18 Prill 2024

Audio drama të reja nga Ballkani do të jepen si premierë në Javën e Refugjatëve

Prishtinë, 11 qershor - Një seri e re e audio dramave subversive është realizuar për të hedhë dritë mbi Kosovën, një vend ky në Ballkan që është lënë në hije nga e kaluara e saj e shkatërruar nga lufta.

Këtë vit, gjatë Javës së Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara që është në qershor, shkrimtari britaniko-boshnjak Miran Hadžić, Tamasha Theatre Company, një kompani fituese e çmimeve që zhvillon talent,  artistë të rinj me prejardhje të ndryshme dhe INTENT New Theatre, një kompani kosovare-britaneze  e cila krijon bashkëpunime midis Ballkanit dhe artistëve britanikë për të promovuar teatrin në rajon, do të prezantojnë pjesët përmes 'ngjarjeve të dëgjimit' të drejtpërdrejta në Zoom, përpara se ato të bëhen të disponueshme në internet përmes të gjitha platformave kryesore të podkastit javën vijuese.

Out of the Woods është një seri audio dramash të reja, qesharake dhe provokuese që prezantojnë një brez të ri shkrimtarësh nga një rajon i etur për të rimarrë dhe treguar historitë e veta për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.  

Ky set i ri gjithëpërfshirës i dramave është një dritare në skenën kulturore të gjallë dhe inovative në rajon dhe do të ekzistojë si një medium për dialog dhe lidhje shoqërore konstruktive. Tri audio drama do të jepen pas Javës së Refugjatëve duke shënuar kështu një bashkëpunim ndërkombëtar të vazhdueshëm midis skenës së teatrit në Mbretërinë e Bashkuar dhe shkrimtarëve kosovarë.

Seria e parë është frymëzuar nga Kosova dhe përfshin shkrime të reja nga artistet Kosovare: Ulpianë Maloku dhe Agnesa Mehanolli. Shkrimet janë zhvilluar që nga viti 2019 në bashkëpunim me INTENT-in, drejtorin artistik të Tamasha-s, Fin Kennedy dhe shkrimtarin britanezo-boshnjak, Miran Hadzic  Katër dramat e para do të kenë premieren në muajin Qershor, me datë 17, 19 dhe 20 gjatë UN Refugee Week dhe do të ndiqen nga një diskutim me pyetje-pergjigjje me artistët, Tamasha-n dhe drejtorët e INTENT-it, Kushtrim Koliqin e Mary Martin.

Në vitin 2016, Fin Kennedy, dramaturg dhe drejtor artistik në Tamasha, u angazhua për të prodhuar një seri për BBC Radio 4 duke përdorur këngë të pa publikuara nga muzikantja dhe kompozitorja, PJ Harvey.

Rrëfimet për këtë seri, Në fushat e Kosovës (On Kosovo field), u frymëzuan nga fletoret, poezitë dhe demot e këngëve të PJ Harvey nga udhëtimet e saj në Ballkan. Fin kreu një hulumtim të gjerë, duke përfshirë edhe udhëtimin në Kosovë, ku ai riktheu disa nga hapat e PJ Harvey dhe foli me gazetarë, politikanë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut që punojnë në zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin.

Drama që ka 5 pjesë ndjekë (përcjellë) motër e vëlla Rebekën dhe Dardanin, të cilët u larguan nga vendlindja e tyre si fëmijë të pashoqëruar refugjatë në vitet 1990. Kur një varr masiv zbulohet afër fshatit të tyre të lindjes, ata kthehen në vendlindje për herë të parë si të rritur, për të parë nëse më në fund mund të zgjidhin misterin e asaj që u ndodhi prindërve të tyre.

Gjatë udhëtimeve të tyre, ata zbulojnë një komb të ri që përpiqet të krijojë një rrugë për shpresë dhe pajtim që i frymëzon ata të adresojnë të kaluarën e tyre dhe të vazhdojnë përpara. Kjo pjesë e mëparshme nga Kennedy ndihmoi për të financuar dhe zhvilluar zëra të rinj nga Kosova dhe rajoni i Ballkanit për të shkruar dhe prodhuar audio dramat Out of the Woods.

Tamasha ka një kolektiv të dramaturgëve në zhvillim me prejardhje të larmishme kulturore, të udhëhequr nga Fin Kennedy. Këtu është zbuluar Miran Hadžić, një shkrimtar i ri i trashëgimisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Miran u bashkua me muzikantin e njohur kosovar, Trimor Dhomi, dhe ndoqi një proces të ngjashëm krijues me atë të Kennedy, i cili u zhvillua në dramën e tij Fifth Dimension (Dimensioni i pestë), një satirë e zezë 45 minutëshe në një Mbretëri të Bashkuar distopiane, e cila u ndikua nga shpërbërja e Jugosllavisë.

Dy pjesët e tjera  të kësaj serie, të zhvilluara me INTENT, janë shkruar nga gra të reja kosovare. Shfaqjet janë komedi të çuditshme të stilit ‘tongue-and-cheek’ që prishin pritjet dhe dalin jashtë tyre. Ato nxjerrin në pah talentin dhe zërat origjinal që po dalin nga ky vend i izoluar.

 Fin Kennedy thotë, "Ajo çka më pëlqen shumë tek shfaqjet kosovare është që ato nuk e përmendin fare luftën ose historinë e trazuar të Kosovës. Në vend të kësaj, ata shikojnë nga e ardhmja, dhe gjithashtu nga e përditshmja, dhe duke bërë kështu, ata vërtet duken si zëri i një brezi të ri, të cilët as që mbajnë mend luftën por thjesht dëshirojnë të jenë artistë, duke treguar çfarëdo historie që duan, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre në të gjithë Evropën.”

Out Of The Woods do të ketë premierën në Counterpoints Arts’, në Javën e Refugjatëve (14-20 qershor 2021) si një seri ngjarjesh “listening parties” përmes platformës Zoom. Do të ketë gjithashtu edhe P&P (pyetje/përgjigje) pas ngjarjeve online me shkrimtarët, regjisorët dhe producentët e pjesëve artistike, si dhe akademikë që diskutojnë rolin e kulturës në vende pas konfliktit. Këto shfaqje përfaqësojnë serinë e parë të një iniciative të vazhdueshme për të përdorur audio dramat e pavarura për të prezantuar historitë bashkëkohore kosovare dhe ballkanike në botë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)