29 Mars 2024

Artpolis hap ekspozitën shitëse "Rruza t'zemrës"

Prishtinë, 27 shtator - Me qëllim të mbledhjes së fondeve, Qendra për Art dhe Komunitete - Artpolis organizon ekspozitën shitëse "Rruza t'zemrës".

Aksesorë të ndryshëm, të punuara me dashuri dhe energji shumë të mirë nga  viktima të mundshme të trafikimit, nën mentorimin e artistes Njomëza Luci, do të prezantohen sot.

Fondet e mbledhura nga shitja e produkteve punëdore, do t'iu dedikohen grave që i kanë punuar këto aksesorë.

Pije, ushqim, muzikë, shoqëri do të jenë pjesë e ekspozitës.

Projekti “Fuqizimi Socio-Ekonomik dhe Psikosocial i Viktimave të Trafikimit dhe Viktimave të Mundshme të Trafikimit” financohet nga projekti i BE “Lëvizja Përpara: Promovimi i Efikasitetit dhe Efektivitetit me te Madh ne Luftë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore." Projekt i zbatuar nga konzorciumi i udhëhequr nga Family and Childcare Centre (KMOP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)