25 Prill 2024

ARKIV organzon punëtori me artistin Artan Hajrullahu

Pejë, 18 tetor - Instituti i Artit Bashkëkohor ARKIV në Pejë, organizon punëtori të artistit Artan Hajrullahu me nxënësit e klubit të artistëve të shkollës "Vaso Pash Shkodrani" në Pejë.

Punëtoria do të organizohet për të vetëdijësuar të rinjt rreth artit bashkëkohor, teknikave e perceptimeve të artistëve dhe krijimtarisë nga këndvështrimi i artistit Artan Hajrullahu.

Rreth 50 nxënës do të kenë mundësi që nga afër ta shohin dhe kuptojnë ekspozitën "The Silence Took a Hold of the Rooms" të artistit Artan Hajrullahu në Institutin e Artit Bashkëkohor ARKIV dhe njëkohësisht të kuptojnë më shumë rreth frymëzimit, procesit dhe krijimtarisë së artistit.

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor me 23 korrik 2022 bëri hapjen e Institutit ku prezantoi artistin, Artan Hajrullahu, si pjesë e serive për artin bashkëkohor, përmes ekspozitës, "The Silence Took a Hold of the Rooms".

Artani jeton dhe punon në Gjilan të Kosovës, artist që është shfaqur si një nga piktorët kryesorë të Kosovës. Pikturat e tij intime figurative dhe historia kulturore, krijon tregime që kundërshtojnë interpretimin e mirëfilltë.

ARKIV, Instituti i Artit Bashkëkohor është institucioni i parë publik i dedikuar artit bashkëkohor në rajonin e Pejës. Duke bashkuar artistë vendas, kombëtarë dhe ndërkombëtarë në të gjithë disiplinat, ARKIV do të jetë një qendër e krijuar për kërkime të avancuara, të menduarit kritik, eksperimentim dhe dialog.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)