12 Gusht 2020

Arba Hatashi emerohet drejtoreshe e festivalit Anibar

Prishtinë, 27 dhjetor - Anibar në vitin e dhjetë të organizatës zyrtarisht ka emëruar si drejtoreshë të festivalit Arba Hatashin, pozitë kjo që më heret është mbajtur nga Vullnet Sanaja, i cili do të vazhdojë të jetë drejtor ekzekutiv i organizatës Anibar.

Ndërsa edhe Petrit Gora do të vazhdojë të jetë drejtor artistik. Arba Hatashi ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së festivalit nga Tetori i vitit 2019.

Arba ka gjashtë vite që është angazhuar aktivisht në organizimin e festivalit Anibar, festivalin e vetëm ndërkombëtar të filmit të animuar në vend. Për po kaq kohë ajo ishte e përkushtuar në transformimin e kinemasë së vetme në Pejë – Kinema “Jusuf Gërvalla” – në një hapësirë kulturore multifunksionale.

Arba gjatë këtyre viteve ka qenë e angazhuar në festival në role të ndryshme, përfshirë këtu koordinimin e programit, titrimin dhe përkthimin e filmave, menaxhimin e ngjarjeve, komunikimin me media dhe partnerë.

Ajo gjithashtu ka përfunduar studimet për Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit në Prishtinë.

Në nivel të organizatës ajo e ka mbajtur pozitën e koordinatorës së Akademisë së Animacionit Anibar.

Emërimi i saj si drejtoreshë e festivalit vjen në një kohë kur organizata është duke u zhvilluar edhe me tutje si një faktor i rëndësishëm për zhvillimin e kulturës në qytetin e Pejës dhe për këtë arsye, organizata ka vlerësuar se Arba duhet të marrë rolin drejtues për zhvillimin e mëtutjeshëm të festivalit teksa po futemi në një etapë të re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Gusht 2020 - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pret një grup të të rinjve. (Objekti i MKRS-së, ora 9:30)   

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton listën e dëshmitarëve dhe përzgjedh listën e ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Grupi “Vullnetarët/Volunteers #COVID-19” së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, Ministrën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe akterë të tjerë lanson Fushatën “Së bashku kundër #COVID-19”. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)   

 Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me situatën e Sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetem pamje)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj raporton para  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri pret në takim përfaqësuesit e Oranizatave Jo Qeveritare do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)
 
- Mbahet ceremonia e zbulimit te punimit “I love Kosova” nga Ministrja Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari. (Sheshi “Adem Jashari”, Skenderaj, ora 11:50)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi zhvillon një vizitë në ndërmarrjen sociale “Pastiçeria Snap cake” në kuadër të projektit ‘Praktika në Punë” i mbështetur nga Departamenti i Rinisë MKRS. (Skenderaj, ora 12:00)   

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën shqyrtohet propozimi i deputetit Haxhi Avdyli, mbështetur edhe nga 41 deputetë tjerë nënshkrues, për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit,  mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet të hidrocentraleve në Republikën e Kosovës dhe Çeshtje tjera . (Në platformën ZOOM 5.0. ora 14:00)