28 Mars 2024

Ansambli i këngëve dhe valleve të Mitrovicës, në Turqi

Inegol, 18 korrik - Ansambli i këngëve dhe valleve të komunës së Mitrovicës ka arritur në qytetin Inegol të Turqisë ku përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të artit dhe të kulturës që ka nisur me 16 dhe që zgjat deri me 22 të muajit korrik.

Në këtë festival marrin pjesë edhe ansamble të shumta nga shtete si Mali i Zi, Maqedonia, Bullgaria, Hungaria, Bosnja e Hercegovina, Ukraina, Gjorgjia etj.

Në ditën e parë ansamblet kanë defiluar nëpër rrugët e qytetit me flamuj shtetëror dhe me veshje kombëtare. Ndërsa në paraqitjen e parë ansambli mitrovicas është paraqitur para publikut dhe jurisë profesionale me dy valle duke lënë përshtyje të jashtëzakonshme.

Kryetari i Inegolit, Alinur Aktash, ka thënë se ky festival është një mundësi e mirë jo vetëm për prezantimin e vlerave kulturore, por edhe për afrimin e njerëzve të vendeve të ndryshme dhe të kulturave të ndryshme. Ai ka theksuar se gjatë këtyre ditëve në qytetin e tyre do të jetë një festë e vërtetë.

Në qytetin e Inegolit, i cili ka rreth 160 mijë banorë jetojnë edhe shumë shqiptarë të cilët janë shumë të organizuar. Ata në organizim të komunës janë duke u kujdesuar për të gjitha nevojat e ansamblit mitrovicas që është mirëpritur prej tyre.

Bashkë me ansamblin në Inegol, qytet ky në rajonin e Bursës, kanë udhëtuar edhe nënkryetari për komunitete i Mitrovicës, Eroll Zekiria, drejtori për Kulturë, Rini e Sport (DKRS) i Komunës së Mitrovicës, Artan Osmani dhe drejtori i qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica”, Mirsad Ferati. Drejtori Osmani tha se pjesëmarrja e ansamblit mitrovicas që përfaqëson Kosovën në këtë festival është mundësuar nga PTK-ja dhe nga DKRS-ja.

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që ansmbli mitrovicas merr pjesë në këtë festival, mirëpo sivjet është me rëndësi meqë ai është garues. Osmani theksoi se drejtuesit e Inegolit, komunë kjo me të cilën Mitrovica është e binjakëzuar, kanë organiuzuar një pritje madhështore për kosovarët.

Ai në këtë kontekst përmendi edhe kujdesin që janë duke shfaqur shqiptarët që jetojnë në këtë qytet për anëtarët e ansamblit dhe delegacionit mitrovicas. “Është një pritje dhe një atsmoferë vëllazërore.

I gjithë qyteti këto ditë frymon me këtë festival. Shpresojmë se ansambli ynë do të jetë ndër më të mirët ashtu sikur edhe në vitet tjera, ku edhe pse festivali nuk ka qenë garues prezantimi i tyre ka qenë i nivelit ta lartë”.

Ai sqaroi se në përmbyllje të këtij festivali në Inegol do të arrij edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i cili do të ketë takime zyrtare me drejtuesit komunës për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin.

Drejtori Osmani tha se si fryt i këtij bashkëpunimi Komuna e Inegolit do të shtroj sivjet në Mitrovicë iftare për 500 veta gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)