29 Mars 2024

ANIBAR lanson deklaratën rreth temës së edicionit të 11 të Festivalit

Prishtinë, 8 korrik - Ky edicion, i njëmbëdhjeti më radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit – Anibar, përtej sipërfaqësimit të atyre që shërbyen dhe ende po shërbejnë në rendin e parë të detyrës, synon po ashtu të shpërfaqë e të nxis rimendimin e asaj se çfarë na bën neve njerëz.

Të pikëpyes se si është e mundur që ne në rrethana të jashtëzakonshme jemi në gjendje të marrim vendime e veprime që bien në kundërshti me vlerat dhe parimet tona si qenie njerëzore.

Të vë në pikëpyetje se si në këto rrethana ne mund të ndryshojmë në mënyrë që të përmirësohet njerëzillëku ynë, ndjeshmëria për komunitetin dhe marrëdhënia jonë me mjedisin

Për një kohë të gjatë ata kanë qenë duke jetuar në dinamikë të shpejtë, pa hapësirën e nevojshme për të menduar për veprimet e tyre, marrëdhëniet me njëri-tjetrin e sidomos me mjedisin.

E gjithë kjo ndodhi njëherë dhe në një kohë kur frikërat ishin më të mëdha se sa shpresat. Qasja në hapësira publike dhe fjala e lirë ishte e kufizuar. Mjetet e komunikimit jepnin zë terrori dhe frike në vend se të kundërtën. Ishte kohë kur të drejtat dhe liritë po cenoheshin prej atyre në pushtet. Madje, edhe veprimet prej hiçgjëje siç është përhumbja në rrjete sociale sjellte sikurse një karusel episode ankthi. Pasiguritë ishin përcaktuesi i zakonshëm i secilës formë veprimi. Kështu pamundësohej edhe çdo formë e rrugë e duhur përparimi.

Mes përmes kësaj katrahure një pauzë në kohë padyshim se nevojitej. Dhe ashtu ndodhi, koha ndaloi, për pak. Ajo që njihej si mënyrë jetese e shpejtë, kaotike e me ndryshime edhe më të shpejta pësoi një trandje. Një trandje me pamje ndryshimi që  askush nuk e priste.

Ishte me të vërtetë një shans për ndryshim!

Koha e fituar dha hapësirën e mjaftueshme për të rimenduar aksionet dhe mënyrat se si kjo specie do që të vazhdojë të jetojë në këtë botë. Për më tepër, dha edhe hapësirën për të rimenduar marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe mjedisin.

E dha mundësinë për të menduar rolin e gjithsecilit brenda rrëfimit të tyre. Atë se kush duan të bëhen dhe se si dëshirojnë të jetë vendi ku jetojnë. Erdhi si një letër e bardhë e zbrazët që pret krijimin e personazheve dhe mjedisit. Si përherë e në çdo situatë, edhe në këto kushte kjo specie duhej të gjindej; të gjente zgjedhje e zgjidhje.

Dhe si përherë, ne, NJERËZIT, natyrën tonë të vërtetë e zbulojmë nga veprimet që i ndërmarrin nën rrëthana të ngjashme. Disa zgjodhën keqpërdorimin e pushtetit, dezinformimin, përbuzjen e komuniteteve, shkencës e mjedisit duke përfituar në kurriz të masave. Por, shumë të tjerët punuan që ta lartësojnë njerëzinë tonë!

Në këto kohëra pasigurie një grup i njerëzve u zotua se raca jonë do të vazhdojë. Ata na siguruan se të gjithë do të jemi më mirë e më të sigurt. Ata u zotuan se ne mund të tejkalojmë çdo sfidë dhe se mund të mbështetemi tek ta në këtë kohë. Këta janë heronjtë tonë, të cilët vazhdojnë të shërbejnë me përulësi, duke e mbrojtur NJERËZIMIN dhe TOKËN!

Këtë edicion të festivalit ne do t’ua dedikojmë të gjithë atyre që shërojnë, japin mësime, krijojnë, mbrojnë, angazhohen, pastrojnë, shkruajnë, këndojnë, rrëfejnë, shërbejnë, gatuajnë, ndihmojnë, kujdesen, zhvillojnë, ngushëllojnë, mbështesin dhe informojnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)