11 Gusht 2020

Anibar, Dokufest dhe Prifest planifikojnë të mbahen këtë vit

Prishtinë, 5 maj - Në konsultimin e fundit të përbashkët në mes tri festivaleve të Kosovës, Prifilm Festit, Dokufestit, e Anibarit, dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, u diskutua rreth mënyrave të organizimit të edicioneve të këtij viti në kontekstin e ri të krijuar përshkak të pandemisë Covid 19.
 
Të trija festivalet do të mbahen këtë vit por duke zbatuar dhe përshtatur mënyrën e organizimit që të respektohen në plotni rekomandim e dhëna, dhe vendimet që do të mirren nga Ministria e Shëndetësisë, Qeveria dhe organet e rendit.
 
Drejtori artistik i Dokufest z. Veton Nurkollari tha që: “DokuFest-i vazhdon me përgaditjet për organizimin e edicionit të XIX të Festivalit, e paraparë të mbahet në Prizren nga data 7 Gusht 2020. Në ndërkohë Festivali do ti përcjell masat e rekomanduara nga qeveria e Kosovës në lidhje me ngjarjet publike dhe ato të distancimit social dhe bazuar në to do ta dizajnoj edhe aktivitetet.

Ndërsa Vjosa Berisha drejtoreshë e PriFest-it u shpreh: "Ne jemi duke punuar bashkë me konsulentët ndërkombëtar të festivalit, dhe në të njejten kohë duke shikuar mundësitë se si do t'a modifikojmë festivalin për t'u përshtatur me situatën e krijuar për shkak të pandemisë. Datat nuk do t'i lëvizim janë 14-19 korrik, por do të detyrohemi që t'i bëjmë disa aktivitete online përshkak të vështirësive që mund të hasim për të sjellur ekspert dhe profesionist të industrisë nga vendet tjera në Prishtine këtë vit. Kurse filmat po i shikojmë mundesitë që të shfaqen në disa lokacione open air për të evituar cfarëdo rrezikshmërie nga virusi. Gjithsesi planet janë në përpunim e siper dhe sapo të kemi informacione me definitive duke u bazuar edhe në ndryshimin e masave, do të marrim edhe vendimin se si do të duket edicioni i 12të i PriFest."

Arba Hatashi - Drejtoreshë e festivalit të Anibar-it shtoi: "Momentalisht ekipi i festivalit Anibar është duke punuar në organizimin e festivalit si dhe të aktiviteteve që ky edicion do të ketë, sidomos në kushtet e krijuara nga pandemia COVID-19.

Si festival që veç kemi hyrë në vitin e 11 e së bashku edhe me festivalet e tjera, patjetër se do të ndikohemi nga situata e krijuar nga pandemia e cila tashmë ka prekur çdo pore të jetës.

Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet të cilat po ndodhin në vendin tonë por edhe në botë, ne do të veprojmë në bazë të rekomandimeve në nivel kombëtar por edhe në bazë të këshillave të organizatave ndërkombëtare lidhur me mbarvajtjen e aktiviteteve të festivalit dhe modifikimet e tyre të nevojshëm. 

Ne jemi duke punuar në mënyrë të vazhdueshme lidhur me krijimin e kushteve që festivali i cili është paraparë që të mbahet me data 13-19 korrik, të vazhdojë të jetë në shërbimin të komuniteit lokal, kombëtar e ndërkombëtar."

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .