29 Mars 2024

“American Idol”, 12 milionë dollarë për Jennifer Lopez

SHBA, 16 shtator - “American Idol” është një nga spektaklet më të suksesshëm dhe më fitimprurës në SHBA me të ardhura që arrijnë deri në 1 miliardë dollarë.

Duke rezultuar një sipërmarrje kaq e suksesshme, edhe anëtarët e jurisë që janë njerëz të njohur në botën e artit, nuk ka si të marrin pjesë “falas”.

Kështu, sipas një shkrimi të revistës “People”, Jennifer Lopez do të përfitojë plot 12 milionë dollarë për pjesëmarrjen në jurinë e “American Idol”.

Kjo shihet si një humbje për këngëtaren portorikane, e cila shpresontë të fitonte dicka më shumë nga marrëveshja me televizionin Fox. Në panelin e gjykatësve do bëjë pjesë edhe Steven Tyler i Aerosmith. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)