21 Tetor 2019

Ambasada Franceze organizon shfaqjen e filmit Demain

Prishtinë, 23 shtator - Në kuadër  të Javës së BE-së për sensibilizimin për ndryshimet klimatike, Ambasada Franceze organizon shfaqjen e filmit Demain në frëngjisht me titra anglisht.

Ky film i Cyril Dion dhe Mélanie Laurent tregon disa zgjidhje të zhvilluara në vende të ndryshme për të përshtatur mënyrën tonë të të jetuarit dhe të merremi me krizat ekologjike, ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga ndryshimi i klimës.

Prezantimi i filmit do të bëhet nga Ambasadorja e Francës në Kosovë, Zonja Marie-Christine Butel.

Pas shfaqjes së filmit do të ketë diskutim me audiencën dhe një koktej, sponsorizuar nga Akuo Energy.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)