04 Korrik 2020

Ambasada franceze dekoron Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike

Prishtinë, 17 tetor - Amasada e Republikës së Francës ka bërë të ditur se Ambasadorja, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj. Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike.

Përmes kësaj dekorate, Republika e Francës njeh kontributin e jashtëzakonshëm të zonjës Kamberi, gjatë gjithë karrierës së saj profesionale, në përhapjen e gjuhës dhe kulturës franceze në Kosovë.

Nerimane Kamberi është ligjëruese e Qytetërimit, gjuhës dhe letërsisë franceze dhe frankofone në Universitetin e Prishtinës.

Ajo merret edhe me përkthime dhe bashkëpunon me mediat ndërkombëtare duke kontribuar me artikuj e reportazhe në frëngjisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Korrik 2020

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", do të organizojë aktivitet në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA ku aktiviteti fillon me pastrimin e sheshit Bill Clinton nga zjarrfikësat e Prishtinës. (Sheshit Bill Clinton, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi do të bëjë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, bashkë me grupin e çiklistëve “Marakli t’biçikletave”. (Parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Në nderim të 4 korrikut - Dita e Pavarësisë së SHBA pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente të Prishtinë do ta ngrisin flamurin. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)
 
- Kryeministri merr pjesë në fillmin e fushatë së korrje shirjeve në Kosovë. (Zona Industriale në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës, ora 14:00)