28 Mars 2024

Aleanca Franceze e Prishtinës organizon punëtori gatimi për fëmijë

Prishtinë, 14 dhjetor - Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. 
 
Themeluesi i faqes së internetit të recetave 750g.com, kuzhinieri Christophe mëson gatime në shkolla të mesme në Francë dhe është autor i librave të shumta të gatimeve.

Ai punon rregullisht në Kosovë si pjesë e formimit profesional në shkollat e mesme profesionale dhe restorante. 

Fëmijët që marrin pjesë në punëtori do të mësojnë se si të bëjnë biskota të krishtlindjeve. Punëtoria është e hapur për fëmijë nga mosha 6 deri në 12 vjet, dhe synon të zbulojë gastronominë franceze dhe traditat franceze të Krishtlindjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)