25 Shkurt 2020

Alban Muja prezanton përvojen e tij ndëkombëtare si artist

Prishtinë, 12 mars - Në kuadër të edicionit të 19 – të programit të javëve të Frankofonisë në Kosovë, ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me Aleancën Franceze ka kënaqësinë të organizojë një bashkëbisedim dhe prezantim nga artisti Alban Muja.

Alban Muja do ta përfaqësoj Kosovën në ngjarjen më të madhe të artit në Bienalën e 59-të të Venedikut. Alban Muja është një nga artistët më premtues kosovarë.

Ai do të flasë për qëndrimin e tij në Rezidencën 3 mujore në "Arts Cité" në Paris, rezidencë kjo e cila është mundësuar nga Ambasada Franceze në dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjithashtu, Albani Muja do të flasë dhe përvojen e tij ndëkombëtare si artist.  Bashkëbisedimi  do të mbahet sot në Aleancën Franceze në Prishtinë.

Program  ky i cili organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, si dhe përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Hungarisë, Republikës çeke dhe Aleancën Franceze të Prishtinës.

Gjatë muajit mars, Javët e Frankofonisë do të jenë të pasura me një shumëllojshmëri të gjerë të ngjarjeve: koncerte, konferanca,  filma të metrazhit të gjatë, dhe filma të metrazhit të shkurtë, ekspozita dhe takime me artistë dhe realizator të filmave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Policinë i cili do të pritet nga drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Rashit Qalaj. (Drejtoria e Përgjithshëm, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i MPBAP-së, Agim Veliu do ta vizitojë Kampinë e policisë “Vrella“ Sllatinë. (Kampi Vrella në Sllatinë, ora 10:45)

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegatin Apostolik të Vatikanit për Kosovë, Jean Marie Speich. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00  - vetëm pamje)

- Ipeshkvia e Prizrenit organizon meshën e shenjtë kushtuar e Imzot Nikë Prelës në 24 vjetorin e kalimit në amshim. (Katedralja “Nëna Terezë”, nga ora 16:00)

- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të mbajnë konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.  (MAShTI, ora 16:00

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës Infrared: Additions. (Rr. Henrik Bariq, nr 5,  Shtatëmbëdhjetë, Prishtinë, ora 18:00)