29 Mars 2024

Aguilera lexon libra erotikë në vaskë

SHBA, 9 prill - Christina Aguilera, nënë e një djali dy vjeç me emrin Max, ka një hobi shumë të veçantë: të lexojë libra erotikë ndërsa ndodhet në vaskë.

Duket se nuk ka gjë më të bukur për këngëtaren sesa të lexojë letërsi të tillë ndërsa ndodhet duke u relaksuar në vaskën e banjës plot me aroma të mira.

Christina nuk e ka mohuar kurrë rëndësinë e jetës seksuale me bashkëshortin e saj, producentin muzikor Jordan Bratman.

Sigurisht që djali i saj është para së gjithash, por nuk harron të kalojë edhe plot qaste intime me Jordanin.

"Kur kemi kohë të lirë dhe djali ynë ndodhet në duar të sigurta, dalim diku për të kthyer nga një gotë dhe më pas kthehemi në shtëpi, ulim ndriçimin dhe kalojmë çaste të magjishme me njëri-tjetrin", thotë Christina.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)