09 Dhjetor 2021

9 asete të reja i shtohen Listës së Trashëgimisë për Mbrojtje në Prizren

Prizren, 17 tetor - Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme për vitin 2021 i janë shtuar edhe 9 asete të reja nga regjioni i Prizrenit. Regjistri i listës për këtë vit është definuar dhe përmban propozimet dhe vlerësimet përkatëse nga institucionet dhe palët e autorizuara me ligj për këto propozime.

Qendra Rajone për Trashëgimi Kulturore në Prizren në përmbushje të detyrimeve ligjore, gjatë procesit të inventarizimit, dokumentimit dhe vlerësimit për vitin 2021 ka propozuar 9 (nëntë) astete për tu përfshirë në regjistrin e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme në kategorinë arkitekturore.

Të gjitha asetetet nga rajoni i Prizrenit që i janë propozuar Komisionit Profesional Shqyrtues të Kërkesave dhe Propozimeve për Përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme janë aprovuar dhe Lista ka marr miratimin e Ministres së Kulturës znj. Vlora Domoshi.

Disa nga asetet, të cilat janë përfshirë këtë vit si propozime të reja në listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë: Shkolla e vjetër e fshatit Mushnikovë; Kompleksi i Xhamisë së vjetër në fshatin Leskovec; Kompleksi i Sarajit të vjetër; Ish hotel Selaniku (strehimorja e vjetër e grave); Isha Hotel Andi (Qendra Kulturore Hebraike); Shtëpia e familjes Rada; Koji i vjetër në Rahovec; Shtëpi guri e familjes Hoxha në fshatin Zhur, si dhe Rrënojat e xhamisë së vjetër në fshatin Shkozë të Malishevës.

Aktualisht procesi  i vlerësimit është përmbyllur me procedure të brendshme administrative në MKRS për publikim dhe shpallje me akt administrativ, thekson drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha.

Drejtori i këtij institucioni ka falënderuar të gjitha palët e angazhuara, në çfarëdo forme, në debatin dhe procedurat tjera të aprovimit të listës, si zërat e opinionit publik, personat fizik të përfshirë në cilësi të ndryshme në këtë proces,  e me theks të veçantë punonjësit profesional të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për përmbylljen me sukses të këtij angazhimi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2021

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon hapjen e “Konventës Vjetore bankare të SHBK-së 2021”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e gjetjeve nga hulumtimi “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Kolegji IBC-M organizojnë tryezën e diskutimit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Kartelës Matëse të Autonomisë Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, kampusi i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e 2-të e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës në të cilën do të zgjedhet kryesuesi i Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën kryetarit të ri, Alban Hyseni. (Zyra e Kryetarit, ora 11:00)

- Rrjeti Mesdhetar i Grave Ndërmjetësuese së bashku me OJQ-në She Solutions mban konferencën "Gratë në sektorin e sigurisë: ndërmjet sfidave dhe mundësive". (Zyra e BE për informim, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë ekspozitën për fotografinë më të mirë kundër-korrupsion 2021, ku do të shpallen tre fituesit e kësaj gare. (Parku Arkeologjik ‘Lapidariumi’ përballë Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV bën prezantimin e aplikacionit Aber online për celularë Android dhe iOS. (Hotel Ulpiana në Graçanicë, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, 11:30)

- Instituti D4D organizon tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”. (Hotel Prishtina, ora 14:00)