- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen për të diskutuar në me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit të dhunimit të nxënëses nga Drenasi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Grupi i Parlamentar i Lidhjes Demokratike te Kosovës mban konferencë për medie. (Holli para sallës C-301 në Kuvendin e Kosovës, ora 10:00)
- Në shënimin e Ditës Internacionale të Epilepsisë mbahet tryeza e rrumbullakët e cila i kushtohet kësaj dite. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)
- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës mbahet akademi për 100 vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)
- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon ceremoni për Kursistët për Komadant Batalioni në Akademinë Ushtarake "Hamzë Jashari" të UÇK-së, gjatë kohës së luftës, shkurt 1999, me ç'rast do të ndajë mirënjohje për ta. (selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, ora 12:00)
- Behët shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore lidhur me sëmundjen e Epilepsisë. (Pranë Newborn, ora 13:00)
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me laborantët e FSHMN-së Departamenti i Kimisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në Pejë. (Kompania Gacaferi, Pejë, ora 14:30)
- Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit. (Restorant Antika në Lë​bushë, ora 16:30)