16 Maj 2022

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)

 
 
 

Ngjarjet e datës 15 maj 2022

- Federata e Pingpongut organizon Kupa e Republikës së Kosovës për Senior. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, 10:00)

- Në edicionin e dytë të festivalit Max fest me te vegjelit do te mund te argetohen me Palaqo, Maskota te tjera, Face Painting, Mini dicso dhe shumë befasi te tjera. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Grupi i Organizuar i Qytetareve për Ndalim te Fabrikës se Çimentos, organizon protestës gjithë popullorë në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës se çimentos ne Dollc të Klinës. (Dollc i Klinës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 14 maj 2022

- Federata e Pingpongut organizon Kupën e Republikës së Kosovës për Junior U17. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit, hyrja tek sheshi "Ibrahim Rugova", ora 11:00)

- Grupi i Organizuar i Qytetarëve mban protestë gjithëpopullore në kundërshtim të ndërtimit të fabrikës së çimentos në fshatin Dollc të Klinës. (Dollc, Klinë, ora 12:00)

- Në kuadër të Festivalit Polip autorët ngarajoni do të prezantojnë veprat e tyre. (Teatri Oda, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 13 maj 2022

- Takimi Panshqiptar Ndërballkanik Euroatlantik i quajtur “Takimi i Madh i Prishtinës" fillon veprimtaritë me homazhe nderimi tek Monumenti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu. (Sheshi Skenderbu në Prishtinë, ora 8:00)

- "Takimi i Madh i Prishtinës" organizon shpërndarjen zyrtare ceremoniale e mbi 3.000 librave-dhuratë për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi dhe për një pjesë të Maqedonisë Veriore. (Hotel “Sirius”, ora 9:00)

- Në kuadër të "Javës së Dëshmorëve" të komunës së Rahovecit, do të bëhet zbulimi i bustit të Dëshmorit Skender Kastrati. (Malësi e Vogël, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës  vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (ndërtesa e KQZ-së, ora 11:00) 
 
- Me rastin e 85 vjetorit të lindjes se ish sekretares së ShBA-së znj. Madeleine Albright, Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën "Miqtë e Amerikës" do të bëjnë hapjen e teatrit të shkollës me emrin e znj. Madeleine Albright. (Gjimnazi “Hivzi Sulejmani”, ora 13:00)

- Ambasada e Zvicrës organizon ngjarjen e nisjes së Programit të Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2022–2025. (Hotel Garden, ora 13:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të mbaj konferencë për media, lidhur me vizitën në Izrael, takimin me përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep  Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. (Salla e Konferencave në ministri, ora 16:00)


- Mbahet nata e tretë finale e festivalit “Anadrinia Jehon” në Dejnë. (Dejnë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 maj 2022

- Nën organizimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbahet në nivel vendi Greva paralajmëruese 1-Orëshe e të të gjithë të punësuarve në të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës. (Të gjitha Institucionet, ora 8:00)

- Kryetari i SBASHK-ut  Rrahman Jasharaj bashkë me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist, do të përcjellë nga afër rrjedhën e grevës një-orëshe në disa institucione arsimore të Prishtinës. (Shkolla fillore “Asim Vokshi”, ora 8:15)

- Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, do të bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe për nder të ish-boksierit Xhevdet Peci. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:30)

- Programi i USAID-it 'Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt' organizon një takim për te diskutuar qëndrueshmërin e aktiviteteve të cilat ndihmojnë sforcimin e shkathtësive të buta tek nxënësit e shkollave të mesme. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Në shënimin e Javës së Dëshmorëve, Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Pastasel. (Lapidari i Dëshmorit Milaim Krasniqi në Pastasel, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te varri i heroit Agron Rrahmani. (Varrezat e Dëshmorëve, Velani, ora 10:00)

- Auditores se Përgjithshme, Vlora Spanca mban konferencë për media me rastin e fillimit të publikimit të raporteve të auditimit për sezonin auditues 2021/22. (Ambientet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, lagjja Arbëria, ora 11:00)

- Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Vrajak. (Lapidari i Dëshmorëve në Vrajak, ora 11:00)

Shkrimtarja gjermane Mechild Henneke do të prezantojë librin e saj 'Ach, mein Kosovo'. (Autostrada Biennale Hangar në Prizren, ora 11:00)

- Komuna Rahovecit organizon homazhe në fshatin Ratkoc. (Varrezat e Dëshmorëve në Ratkoc, ora 12:00)

- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile do të lansojë Programin për Angazhim Qytetar. (Kinema “Lumbardhi” në Prizren, ora 12:30)

- Universiteti 'Fehmi Agani' në Gjakovë mban ligjeratën e Major Ivan Nastenko, udhëheqes i forcave të Ukraniës në kuadër te KFOR-it. (Universiteti i Gjakovës, ora 13:00)

- Në shënimin e Javës së Dëshmorëve, Komuna Rahovecit organizon manifestimin qendror në komplesin e Dëshmorëve në Gradish. (Gradish, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të të ish-boksierit Xhevdet Peci. (Fshati Zhazhë në Komunën e Mitrovicës, ora 16:30)

- Mbahet nata e dytë e festivalit "Anadrinia Jehon” në Dejnë. (Dejnë, ora 19:00)

- Mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 11 maj 2022

- Punëtorët e KEDS/Kesco fillojnë grevën me kërkesën e vetme ngritjen e pagave në vlerë 100 euro. (Ndërtesa e KEDS/Kesco, ora 8:30)

- Mbahet takimi ndërmjet hoteleve dhe kompanive turistike nga Saranda dhe atyre nga Kosova, me slloganin "Saranda në Prishtinë".  (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të mbajë mbledhjen e 287-të. (Zyrat e KGJK-së, ora 9:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë prezanton “Raportin e shoqërisë civile për të drejtat e njeriut 2021”. (Hotel Sirius, 10:00)

- Innovation Centre Kosovo bashkë me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara organizojnë Panairin e Gjelbër të Bizneseve Start-up. (Objekti i ICK-së, Rr.Rexhep Mala, 28A, ora 10:00)

-  Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akcizën në produktet e duhanit, Projektligjin për Turizmin, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, 10:00)

- OSBE në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës organizon eventin përmbyllës të ciklit të parë pilotues të programit Transmetuesit e Paqes, si dhe lançimin e ciklit të dytë të të njëjtit program. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të shpaloset mungesa e strategjive kombëtare për ndërlidhjen e arsimit të lartë me tregun e punës. (Para objektit të Qeverisë, ora 11:45)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Inaugurohet Shoqata për Prommovimin e Turizmit Malor të Kosovës. (Hotel Magra Austria në Bërnicë të Eperme, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Organizata Joqeveritare " Qendra për Zhvillime Humane" benë inaugurimin e “Parkut Japonez”. (Pas ndërtesës së Rektoratit të Prishtinës dhe përball Fakultetit të Arteve të Prishtinës, ora 15:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (salla e Grupit Parlamentar të LV-së, ora 15:00)

- Kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma dhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi orgnizojnë promovimin e turizmit të Sarandës. (Salla e Kuqe, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit organizon Festivalin Folklorik Tradicional “Anadrinia Jehon 2022”. (Fshati Dejnë, komuna e Rahovecit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 10 maj 2022


- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias. (Kabineti i kryet​arit, ora 9:00) 

- Zyra e UNFPA-së dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve së Kosovës organizojnë një tryezë të rrumbullakët mbi temën “Të shohësh të padukshmen”, duke shqyrtuar çështjet që lidhen me autonominë trupore dhe shtatzënitë e adoleshentëve në Kosovë. (Hotel “International”, ora 9:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar, Samir Shahini raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- AGORA Energiewende në Gjermani dhe Instituti për Politika Zhvillimore në Kosovë organizojnë tryezën me temën ‘Marrëveshjet e blerjes së energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor- Mundësitë dhe pengesat’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Bashkimi Evropian së bashku me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit, mbajnë një aktivitet në kuadër të Javës së Evropës. (Shtëpia e BE-së, ora  10:00)

- Minstrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari para Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 3", i cili do të informoj rreth sfidave me të cilat është përballë Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyra e ORCA's  11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon prezantimin e hulumtimit publik “Parkingjet brenda Qendrës Historike të Prizrenit”. (Shadërvan në Prizren, ora 11:30)

 - Shkolla Fillore në Pjetërshticë organizon zbulimin e bustit të Idriz Ajetit. (Shkolla e fshatit Pjetërshticë, ora 12:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, zhvillon një aktivitet me të rinjtë e Dragashit, në kuadër të Javës së Evropës. (Dragash, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton propozim vendimin e Avokatit të Popullit lidhur  me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për turizmin, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të programit tonë Volume Up, për të cilin do ta mirëpresim në Prishtinë gazetaren meksikane, laureate e disa çmimeve, Marcela Turati. (Rruga Ferhat Dragaj nr 25, prapa Furrës Qerimi 1 në lagjen Bregu i Diellit, ora ora 14:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon Sallonin e së Martës me temën “Mospajtimet në relacionin BE-Kosovë dhe integrimi në Bashkimin Evropian”. (Libraria “Dukagjini”, ora 17:00)


 

Ngjarjet e datës 9 maj 2022

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të vizitojnë një grup artistësh grafiti që punojnë në muralin e Ardhmërisë së Gjelbër dhe Transformimit Digjital. (Rrethrrotullimin kryesor në hyrjen jugperëndimore të qytetit, ora 10:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do t’iu bashkohen përfaqësuesve të shteteve anëtare të BE-së në një shëtitje me biçikleta dhe trotinete elektrike dhe aktivitete të tjera që promovojnë lëvizshmërinë alternative dhe të ardhshme. (përpara Grand Hotel, ora 11:00)

- Me rastin e 24-vjetorit të rënies së heronjve të kombit, gjeneral-major Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, në nderim të jetës dhe veprës së tyre, do të mbahen homazhe. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 11:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog do të vizitojë më pas Mini Ekspozitën “E Ardhmja e Gjelbër”. (Shtëpinë e Evropës, ora 12:00)

- Udhëheqësi i Zyrës së BE-së, Ambasadori Tomas Szunyog do të marrë pjesë në koncertin hapës të Ditës së Evropës dhe Chopin PianoFest. (Instituti i Historisë “Ali Hadri”. ora 19:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë pritjen e Ditës së Evropës dhe ceremoninë e ndarjes së çmimit Evropiani i Vitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 20:30)
 

Ngjarjet e datës 8 maj 2022

- Me rastin e kampanjes se pastrimit “Green & Clean”, Klubi Alpin Gjilani organizon Hiking. (Gjilan, ora 8:00)

- Komuna e Gjilanit organizon eliminin e deponisë ilegale dhe pastrimin e fshatit Përlepnicë. (Fshati Përlepnicë, ora 10:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Në përmbyllje të Konferencës Ndërkombëtare Arabo-Evropiane në Kosovë: "Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës" të organizuar nga Ministria e Mjedist, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrushëm dhe Mjedis me seli në Kajro të Egjiptit.  (Hotel Sirius, ra 11:15)

Ngjarjet e datës 7 maj 2022

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Akademia Diplomatike e Kosovës dhe Unioni Arab për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedis organizojnë konferencën ndërkombëtare dy ditore Arabo Evropiane me temë “Ndikimi i ndryshimeve klimatike në degradimin e tokës - Modalitetet dhe Zgjidhjet”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Baleti Kombëtar i Kosovës organizon Akademinë Përkujtimore në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të ish balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Mbahen homazhe me rastin e 24-vjetorit të rënies së Heroit të Kosovës, Bahri Fazliu. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 12:00)

- Në kuadrë të "Javës së Dëshmorëve", Komuna e Rahovecit organizon turneun në futboll të vogël. (Palestra e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ora 17:00)

- Mbahet dita e tretë e edicionit të 33 të Festivali tradicional folklorik “Hasi Jehon”. (Në Gjonaj të Hasit, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 6 maj 2022

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton me ndërmarrjen TrePharm lidhur me mundësin e investimeve të huaja, në fushën farmaceutike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sahat Kulla në Malishevë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Universiteti i Mitrovicës organizon promovimin e librit, “Betejat e humbura të Tiranës”, me autor, Bamir Topi. (objektin e rektoratit të Universitetit “Isa Boletini”, ora 10:00)  

- Grupi i Grave Deputete mban tryezë me temën “Zbatueshmëria e legjislacionit dhe sfidat për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion arab. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Përfaqësues të Komunës së Ulqinit mbajnë konferencë për media për të prezantuar ofertat turistike. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)

- Shkolla e Mesmje e Mjekësisë "Dr.Ali Sokoli" organizon ditën e shkollës. (Hapësirat e shkollës, ora 13:00)

- Biblioteka e qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani”, në bashkëpunim me organizatën “ETEA” organizojnë promovimin e librit “Autoritarizmi dhe poltronizmi si rrënues të demokracisë” të autorit prof. dr. Belul Beqaj. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Dardani, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për medie, me ç’rast Kryetari Rama do të informojë më shumë rreth disa ngjarjeve me rëndësi të cilat pritet të ndodhin së shpejti në Kryeqytet. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit organzion hudhjen e shortit për ekipet pjesmarrëse nê turneun e futbollit. (Rahovec, ora 17:00)
 
 - Mbahet nata e dytë e edicionit të 33- të të festivalit folklorik “Hasi Jehon”. (Në Gjonaj të Hasit, ora 18:30)

 


 

Ngjarjet e datës 5 maj 2022

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për mbeturinat nga Industri e nxjerrjes së mineraleve, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit mban seancë solemne në nderim e përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të Kombit. (Kuvendi Komunal i Deçanit, ora 10:00)

- Me thirrjen “Liri shtypit” nga Kosovo 2.0 organohen një varg ngjarjesh për të shënuar Ditën e Lirisë së Shtypit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10.00)

- Për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Deçanit hapet turniri tradicional në futsall "Luan Haradinaj". (Palestra e Sporteve në Isniq, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon hapjen solemne të Panairit të Pëgjithshëm "Prishtina 2022". (Qendra e Panaireve, Fshati Shkabaj, ora 11:00)

- Organizohet hapja solemne e panairit të Turizmit dhe Sportit. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 11:00)

- Me homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Rahovec nis shënimi i Javës Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Rahovec, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministren e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00) 

- Fillon edicioni i 33- të i festivalit folklorik “Hasi Jehon”. (Gjonaj të Hasit ora 18.00)

Ngjarjet e datës 4 maj 2022

- Mbahet seanca gjyqësore fillestare në rastin e “53 milionë eurove” të ndara shtesë për “Bechtel & Enka” ku të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri. (Pallati i Drejtësisë, Departamentin e Krimeve të Rënda, Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

- Ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj raporton para Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një konferencë për të diskutuar lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohen gazetarët dhe profesionistët e tjerë medialë, qasjen e politikëbërësve dhe institucioneve të tjera relevante që do të duhej t’i promovonte të drejtat e gazetarëve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe organizata “Qytetarët Aktivë” mbajnë konferencë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për rastin e “Parkut të Aventurave” në Gërmi. (Zyrat e GLPS-së, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni pret në takim kryetarin e Tetovës, Bilall Kasami, ku edhe do të do nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërkufitar. (Zyra e krytarit Hyseni, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 4 majit, “Ditës Botërore të Zjarrfikësve”, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij, do ta vizitojnë Brigadën e Zjarrfikësve. (Lokalet e Zjarrfikësve në Lagjen Emshir, ora 12:45)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe deputetja e e PDK-së, Eliza Hoxha, mbajnë konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)

- Kompania E Taxi Tesla e licencuar nga Komuna e Prishtinёs pёr operimin nё sektorin e Taksive elektrike organizon hapjen solemne tё veprimtarisё. (Villa Gёrmia, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 maj 2022

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të shënojë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit për t'ua kujtuar qeverive nevojën për ta respektuar zotimin e tyre për lirinë e shtypit. (Para Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Me tubimin qendror “I këndojmë Agimit” përmbyllet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2022”, i cili mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Alban Hyseni. (Shtëpia e Kulturës në Zhegër, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 2 maj 2022

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje me rastin e Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësinë Islame, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia qendrore e BIK, ora 10:30)

- Për nder të Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Selia qendrore e BIK, ora 10:45)

Ngjarjet e datës 1 maj 2022

 - Federata e Pingponut zhvillon xhirot e fundit të Superligës për meshkuj dhe femra si dhe xhiro e fundit në Ligën e parë për meshkuj. sallën e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata Sindikale e Punëtorëve të  Sektorin Privat te Kosovës, organizon  protestën për nder te 1 Majit ditës ndërkombëtare te punëtorëve. (Sheshi  Zahir Pajazitit, ora 11:00)

- Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist proteston nga Blloku Anti-Kapitalist, nën thirrjen: Punëtore e punëtorë të bashkuar kundër shtypjes. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)


Ngjarjet e datës 30 prill 2022

 - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi mban konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit të Performancës Komunale. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 10:00)
 
- Federata e Pingpongut organizon xhirot e fundit të kampionatit ekipor në ligën U17 për meshkuj dhe femra. (SHFMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në nderim të jetës dhe sakrificës së komandant Ilaz Kodra si dhe 40 dëshmorëve e 275 marirëve, Komuna e Skenderajt organizon homazhe përkujtimore. (Kulla Ilaz Kodra në Prekaz, ora 10:00)

- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ngjarjen që do të zhvillohet në kuadër të vizitës së delegacionit të përbërë prej 50-të bizneseve nga Asociacioni i Ndërmarrësve të Rinj të Republikës Federale së Gjermanisë. Parkun për Inovacion dhe Trajnim në Prizren, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 29 prill 2022

- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla  raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë për media ku do të prezantojë raportin “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e zones Dheu i Bardhë. (Dheu i Bardhë, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506, ora 10:00 - Mediat mund të marrim pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së 'Adem Jashari' , ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Konventën e saj programore “Lidhja për të ardhmen” në të cilën do të hapet debati gjithëpërfshirës rreth vizionit, orientimeve themelore dhe platformës programore të LDK-së. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla do t'i pres në një takim mirëseardhje në Republikën e Kosovës, një grup prej 50 afaristëve gjerman, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4- ditore në Kosovë. (Ndërtesa e Ministrisë, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e fshati Bresalc. (Bresalc, ora 13:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪14:30)

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e luleve nëpër rreth rrotullimet e qytetit. (Gjilan, ora 15:00)

- Në shënim të Ditës Botërore të Vallëzimit, mbahet një ceremoni festive. (Teatri Kombëtar, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 28 prill 2022

- Mbahet mbledhja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 9:00)  

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:30)

- Organizata IPKO Foundation në bashkëpunim me AUK TDI për të shtatin vit me radhë sjellin Konferencën “Girls in ICT” e cila organizohet në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, me temën “Qasje & Siguri”. (Kampusi i RIT Kosovo, Germia RIT Campus, ora 9:30)  

- Kuvendi i Republikës së mban seancë plenare në të cilën do të behët propozimi i 40 deputetëve për caktimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Për nder të 'Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë' dhe '1 Majit', Iniciativa Kosovare për Stabilitet organizon diskutimin 'Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’ me ç'rast do të diskutohet rreth kushteve të punës dhe standardeve të sigurisë në vendin e punë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban bledhjen e tretë me radhë. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizpn publikimin e raportit "Konfuzioni i madh - Pse nuk përputhet veprimtaria e institucioneve të Arsimit të Lartë me nevojat e tregut të Punës". (Biblioteka Universitare në ndërtesën e Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- OJQ AKTIV organizon një tryezë me rastin e prezantimit të publikimit “Situata e migracionit në Ballkanin Perëndimor - Kosovë - Mitrovicë". (Qendra për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e kampanjës #VajzatnëTIK22 me ç’ rast Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës znj. Donjeta Sahatçiu do të mbajë një fjalë rasti. (Kino Armata, ora 16:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit Evolution Dance organizon program kulturor me moton “Prishtina Vallëzon”. (Para Teatrit Kombëtarë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 27 prill 2022

 - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë Obeliskut të të pagjeturve. (Oborri i Kuvendit, ora 9:00)

- Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare vendosin kurora me lule para përmendores së personave të zhdukur. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 9:00)

- Handikos në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit organizon aktivitetin e tryezës së rrumbullakët me temë “Shkëmbimi i përvojave me shtete të cilat e kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me aftësi te kufizuara”. (Hotel Nartel, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim realizon aksion simbolik me ç’rast do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. (Para hyrjes kryesore të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:45)

- Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi znj.Krenare Sogojeva Demaku raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me raportin vjetor të vitit 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Mbahet ngjarja përmbyllese e Programit KOSINT 2020, i cili u financua nga Zyrja Rome e  Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe u zbatua nga katër organizata jo-qeveritare në Kosovë, Syri i Vizionit, BSFK, RADC dhe VoRAE. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton një varg projektligjesh. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Në 23 vjetorin e masakrës së Mejës kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te Kompleksi Memorial “Lëndina e pikëllimit”. (Në Mejë të Gjakovës, ora 10:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Meje të Gjakovës. (Meje, Gjakovë, ora 11:00)

- Inaugurohet objekti i ri për ruajtje të ftohtë të kërpudhave dhe frutave pyjore jo-drusore në agrobiznesin “Fungo” në Kamenicë. (Ambientet e reja të Fungo në Kamenicë, ora 11:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Hapet ekspozita ndërkombëtare e postierit "All Against Corruption". (Galeria e Arteve, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla raporton para Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Në Ditën e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje! organizon aktivitet publik me ç’rast fton qytetarët e interesuar t’i bashkohen aktivitetit të mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë aksion pranë Teatrit Kombëtar. (sheshi "Skënderbeu", ora 14:00)
 
- Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë. (Kompleksi Memorial në Mejë të Gjakovës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon panel me temë 'Looking for a career in ICT". (Oda Ekonomike Amerikane, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, Komuna e Prishtinës organizon diskutim me temë "TIK si zgjedhje e karrierës" (Shkolla Fillore Hasan Prishtina, ora 12:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë publikon raportin “Një proces i papërfunduar: Sfidat në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 14:00)

- Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, prezanton të gjeturat e hulumtimit mbi trajtimin e politikave sociale nga ana e organeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Zyrat e Institutit, Rruga B, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. ( Selia qendrore e PDK-së, ora 15:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e grupit parlamentar, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 26 prill 2022

- Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e sheshit te qytetit dhe të Qendrës së Mjekësisë Familajre. (Gjilan, ora 9:00)

-  Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama së bashku me Nënkryetaren Donjeta Sahatçiu do ta bëjnë hapjen e kampanjës #Vajzatnëtik22. (Salla e Kuvendit Komunale të Prishtinës, ora 10:00)

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës dhe shqyrton raportin vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonin e e donacionit nga Dogana e Kosovës për Instituti Special Shtime, ky donacion dhurohet për personat me nevoja të veqanta. (Institutit Special në Shtime, ora 11:30)
 
- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë per media me temë "Gjykata themelore në Prishtinë me vendim antikushtetues krijon monopol në treg dhe eleminon konkurencën në Kosovë". (Salla e konferencave te AKB-se në lagjen Tophane, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes lidhur me koordinimin dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet panel diskutimi me temë "Amplifying Girls Power in Tech. (Oda Ekonomike Amerikane, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton propozim vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tÑ‘ Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrtn Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shqyrton Projektligjin për Krijimin e infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Në kuadër të kampanjës #Vajzatnëtik22 mbahet punëtori paralele me 4 grupe të vajzave me 3d printer, Laser Cutter etj. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 14:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë‘, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.08/L-111 pÑër Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 14:00)

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, mbajnë konferencë për media. (Selia Qëndrore e PDK-së, ora 14:00)

 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 15:00)

- Në kuadër të kampanjes kampanjën “Green & Clean”, Komuna e Gjilanit organizon pastrimin e shkollave fillore 'Musa Zajmi' dhe 'Mulla Idriz Gjilani'. (Gjilan, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 25 prill 2022

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë koperativën bujqësore që udhëhiqet nga znj. Fahrije Hoti. (Krushë të Madhe, ora 12:30)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen E. Donfried, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Gabriel Escobar. (Kabineti i Presidentes, ora 17:00)



 - Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për të Pagjeturit, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, së bashku me Bordin e Grupit të Grave Deputete, do të vizitojnë strehimoren në Gjakovë si dhe do të bëjnë homazhe në varrezat nē Meje, në shenjë të përvjetorit të 23-të dhe kujtimit të të rënëve në masakrën e Mejes. (Gjakovë, ora 17:30)

 

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 prill 2022

- Në kuadër të kampanjës “Green & Clean” komuna e Gjilanit organizon aktivitetin 'Levizim se bashku pa makina' me biciklistet dhe personat me nevoja te veçanta. (Gjilan, ora 9:00)

- Federata e Volejbollit e Kosovës organizon gjysmëfinalet e playoffit 2022, në konkurrencën e femrave, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 22 prill 2022

- Për nder të ditës së tokës Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë do të bëjë mbjelljen e pishave në hyrjen e autostradës së Veternikut. (Rreth-rrotullim të kompania Shell, përballë Rezonancës në Veternik, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit nis kampanjen “Green & Clean” më mbajtjen e një konference për shtyp. (Gjilan, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit hap aksionin e pastrimit të mjedisit në qytet. (Oborri i Komunës së Rahovecit, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu pret me ceremonitë më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit, ora 9:00)  

- Komuna e Gjilanit organizon aksionin për pastrimin e Parkut te qytetit dhe hapësirave të Institucioneve Komunale të Gjilanit. (Gjilan, ora 9:30)

- Për të shënuar Ditën e Tokës UNDP së bashku me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe UNICEF-in do ta nisin fushatën me një ngjarje në të cilën 30 vajza dhe djem nga gjashtë shkolla publike do të mbjellin kopshte vertikale. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 10:00)

- Vullnetarë të Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës të prirë nga kryetari Hysen Sogojeva së bashku me kryetarin e Prishtinës Përprim Rama do të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta për shënimin e Ditës së Tokës. (Ambientet e lagjes Dardania afër restorantit “Villa Natyra”, ora 11:00)

- Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Librit Universiteti i Gjilanit përuron librat “Letërsia nga burgu” të autorit Bajram Kosumi, “Thekse letrare”, “Erosi dhe kozmosi në poezinë e Kadaresë” të Merxhan Avdylit dhe “ Fishta dhe tradita e leximit ”të Flamur Malokut. (Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ora 11:00)

- Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës, do të dorëzojnë në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës. (Zyra e Prokurorisë Speciale, Lagja Lakrishte, Kompleksi Ramiz Sadiku, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Eglis Levits. (Kabineti i kryetarit, ora 12:15 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbanë mbledhje pas së cilës do të ketë deklarim për medie. (selia e LDK-së, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:50)

- Në kuadër të kampanjes “Green & Clean” Komuna e Gjilanit organizon mbjelljen e drunjeve. (Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e shportave për mbeturina në ambientet e Shkollës “Hasan Prishtina”. (Shkolla Hasan Prishtina, ora 14:30) 

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Kryetarit të Komunës së Prishtinës z. Perparim Rama si dhe Ministrit të MMPHI-së z.Liburn Aliu, për financimin e projekteve infrastrukturore, përcaktimin e obligimeve të MMPHI-së dhe Komunës për realizimin e projekteve, Studimi i Fizibilitetit dhe Dizajni Preliminar për Unazën e Mesme të Prishtinës si dhe ndryshimi i një pjese të projektit e bazuar sipas fizibilitetit të punuar nga SWECO. (objekti i vjetër i Komunës, ora 15:30) 

- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, mban Konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 15:30) 

- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, organizon ceremoninë “Karta për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:00)  

Ngjarjet e datës 21 prill 2022

- Mbahet Forumi Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë, i cili bashkon 16 kompani nga Austria me kompani nga Kosova nga dhjetë sektorë të ndryshëm, me qëllim promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve të mëtejshme direkte nga kompanitë austriake në Kosovë.(Hotel Emerald, ora 9:00)

- Korporata e Ndërkombëtare Financiar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës organizon një takim të nivelit të lartë me temë “Sigurimi i Bujqësisë- Rritja e bujqësisë në Kosovë duke menaxhuar me rreziqet e motit”. (https://www.facebook.com/mjedratnekosove, ora 10:00)

- Projekti DEMOS mban tryezë të rrumbullakët me qëllim të diskutimit mbi rolin e mediave në qeverisjen lokale, si dhe eksplorimin e fushave të bashkëpunimit për ta bërë qeverisjen lokale temë të diskursit publik. (Hotel International, ora 10:00

- Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri, Teatri i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i Republikës së Shqipërisë do të realizojë turneun historik në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe me ketë rast do të mbahet konferencë për media. (Objekti i Komunës së Gjakovës, ora 12:30)

- Me rastin e Ditës së Tokës, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama se bashku me FSK-në, Zjarrfikësit dhe Policinë do të marrin pjesë në pastrimin e Tullëtores. (Kodra e Trimave, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 214-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:05)


- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon ceremoninë për shënimin e “Ditës Botërore të Inovacionit dhe Kreativitetit”, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 prill 2022

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:30)

- Mbahet konferenca 'Siguria kibernetike, identifikimi elektronik dhe digjitalizimi i shërbimeve postare' në të cilën do të prezantohen aktet nënligjore për Sistemin Elektronik të Identifikimit dhe Autentifikimin dhe Draft Ligjin për Sigurinë e Rrjetit dhe Sistemit të Informacionit. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione organizon ryezë me temë “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 10:00)

- Rrjeti CSR Kosova, në bashkëpunim me Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon tryezën e rrumbullakët për të diskutuar rreth Kontributit të Sektorit Privat për të Mirën Kolektive dhe Progresin Socio-Ekonomik në vend. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci do të pres në një takim Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca. (Kabineti i Ministrit Peci, në objektin e MBPZhR-së, ora 10:30)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë mban konferencë për media. (Zyret e LV-së, rruga ''Skënderbeu'', Nr.10 në Mitrovicë, ora 13:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/l-058 dhe ligjin nr. 04/l-122 si dhe ligjin nr. 03/l-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/l-256. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506, ora 13:30)

- Shoqata e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve “PePeKo” publikon “analizën e sektorit të përpunimit të pemëve dhe perimeve”. (Hotel Nartel në Kalabri, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe nënkryetari i parë, njëherësh kryetar i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, zhvillojnë debat lidhur promovimin dhe sensibilizimin e regjistrimit të anëtarësisë në platformën online regjistrohuldk.org. (Hotel Astoria në Gjilan, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 19 prill 2022

 - Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen dhe administrimin e rezervave shtetërore të mallrave si dhe Projektin e Konkurrueshmërisë dhe Gatishmërisë për Eksport-CERP huamarrje nga Banka Botërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të bashkëbisedojë me përfaqësuesit e komunitetit turk për sfidat dhe mundësitë e këtij komuniteti, në tryezën e organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
    
- Kryesues i Kolegjiumit për Arsim parauniversitar Samir Shahini raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport lidhur me gjendjen e arsimit parauniversitar në nivel komunal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)
    
- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Këshilli i Nxënësve të Kosovës mban marrshin e nxënësve "S'po shkohet n'shkollë" si thirrje për cilësi në arsim. (Sheshi ”Zahir Pajaziti”, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Makoc të Prishtinës. (Makofc, ora 12:15)
    
- Me rastin e ditës se Veteranëve te Betejës se Koshares, Presidentja e vendit Vjosa Osmani dhe Shoqata e ish-Brigadës 138, “Agim Ramadani”  ju ftojnë në ndarjen e Çmimit “Ditët e Shqipes”, për veprimtari te përgjithshme. Laureatët: Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)  

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Hallaq të Vogël të Lipjanit. (Hallaq, ora 13:20)

- Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale organizon ceremoninë e lansimit të Sistemit të Menaxhimit të Përmbarimit ku Drejtoresha e misionit të USAID-it, Zeinah Salahi dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu do tu drejtohen të pranishmëve gjatë fjalës hyrëse. (Hotel Emerald, ora 14:00)      

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14.00)  

- Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari bashkë me Drejtorin  e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 18 prill 2022

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani. (Varrezat e dëshmorëve në Velani, ora 9:00)

- Kryeministri Albin Kurti bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 9:30)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, organizojnë “Ditët e Krenarisë” në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës. (Varrezat e Dëshmorëve në lagjen Velania, ora 10:00)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjnë nderim te shtatorja e dëshmorit Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 10:30)

- Shoqatat e dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizojn dhurimin e gjakut në sheshin Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 10:35)

- Gazetarja urkainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey, Kryetari i Bordit të AGK- së, Xhemajl Rexha dhe Flutura Kusari nga ECPMF mbajnë konferecnë për media. (Zyret e AGK-së, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në fshatin Dyz të Podujevës. (Fshati Dyz, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media në të cilën do të flasin Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar, Eliza Hoxha, deputete dhe Bernard Nikaj, anëtar i Kryesisë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:30)

- Në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës mbahet akademia përkujtimore për dëshmorët. (Sallae Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 prill 2022

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek. (Poklek, Drenas, ora 10:00)

 - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër. (Çikatovë e Vjetër, Drenas, ora 10:30)

Ngjarjet e datës 16 prill 2022

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U9, U13, dhe U17. (Shkolla Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Në shënim të dy vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtares Violeta Rexhepagiqi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Qendrën e Kulturës Alternative-Defy Them, organizojnë mbrëmjen përkujtimore për këngëtaren. (Hapësirat e Qendrës Defy Them, ish Strehimorja, Rr. "Mehmet Gradica", Nr. 2, Bregu i Diellit, ora 20:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 maj 2022

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung, hapin nesër në Pejë edicionin e 8-të të Shkollës Diplomatike Verore. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, viziton familjen e veprimtarit Ukshin Hoti. (Krushë e Vogël, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga Zëvendëskryeministri i Parë i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00‪)

- Konstituohet  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- ECIKS organizon ngjarjen përmbyllëse të programit Access - “Qasja në Treg dhe Shërbimet e Digjitalizimit për Bizneset Kosovare”, program ky i cili përgjatë katër viteve pati për qëllim të lehtësojë zhvillimin dhe transformimin digjital në sektorin privat dhe publik në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, Goethe Zentrum hap dyert për të gjithë të interesuarit për tu njoftuar me ofertart e tyre. (Goethe Zentrum në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet me ekspertin e angazhuar nga UN Women lidhur me përfundimin e draftligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- OJQ Aktiv ka kënaqësinë t'ju ftojë në promovimin e ueb faqes “Miqësia Serbo-Shqiptare”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicë, Mbreti Petri I, 183a, ora 11:00)

- Me rastin e 23-vjetorit të zhdukjes së profesorit, politologut dhe luftëtarit të paepur të çështjes kombëtare Mr. Ukshin Hoti, do të bëhet një vizitë në Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit. (Fshati Krushë e Madhe, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare e edicionit te dytë të panairit Max fest. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:00)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrtion raportin me rekomandime për Projektligjin për turizmin dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Brestoc, Hoçë e Vogël. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Brestoc dhe Hoçë e Vogël, ora 17:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane në Kosovë, shfaqet filmi "Sami, Joe und ich" nga Karin Heberlein si dhe mbahet diskutim me temë "Diaspora në Kinema: Promovimi i imazhit të Kosovës në vende gjermano folese. (Kinema Armata, ora 18:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatra: Nagac dhe Celinë. (Objektet e shkollave fillore të fshatit Nagac dhe Celinë, ora 18:00)

- Shfaqet premiera e dokumentarit “Babai dhe Babai”. (Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë, ora 20:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi organizon takime publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve në këto fshatit Krushë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës “Muhamet Malsori”, ora 20:00)