22 Janar 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 21 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministri e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 9:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i Ynë. (Objekti i Çerdhen Gëzimi i Ynë në Mitrovicë, ora 9:10)

- Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen “Rrita Jone”. (Obiliq, ora 9:10)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët Shkollen Filloren të Mesme dhe të Ulët 'Migjeni'. (SHFMU 'Migjeni', ora 9:50)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj pret në takim përfaqësuesin e Organizatës Gjermane 'Humanity First' Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser. (Zyra e kryetarit, Bashkim Ramosaj, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer në partneritet me 8 organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe me financim nga Programi Erasmus+ i Unionit Evropian themelojnë qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve. (Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, ora 10:00)

- Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do të lansoj “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore” që do t'pasohen me një ekspozitë. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova. (Velani, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë në Ndërmarrjen e re Feronikeli. (Ndërmarrja Feronikeli në Drenas, ora 11:00)

- Organizata Gjermane 'Humanity First' Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser bashkë me kryetarin i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj  do të dhurojnë një donacion SHFMU 'Heronjetë e Dukagjinit' në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës për të bashkëbiseduar me grevistët në SHFMU “Selman Riza”. (Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Shkollen Fillore të Mesme dhe të Ulët. (Vushtrri, ora 11:10)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Çerdhen “Foleja”. (Vushtrri, ora 11:40)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. (Golden Imperial, lagjja në Veternik, ora 12:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën Elvana Shala marrin pjesë në hapjen e ekspozitës me fotografi nga shfaqja e modës "Bukuria brenda të gjithë neve".  (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 12:00)

- Hapet ekspozita personale e Rifat Kasapollit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës shënon 50 vjetorit të Arkivit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Arkivit rr. Nazim Gafurri, afër ish shkollës teknike 28 Nëntori, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kryesuesit e Ekipit Negociator, do të mbajë konferencë për gazetarë. (Kabineti i Presidentit, ora 14:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Skender Rexhepi dhe Dëshmorit të Kombit Fitim Duraku. )(Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 20 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban mbledhjen e Këshillit të saj. (Objeti i ASK-së,  ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative kushtuar jetes dhe vepres së të ndjerit Hevzi Matoshit, shef i Zyrës ligjore. (Salla e teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit të lapidarit  përkujtimor për 34 dëshmorë në Mitrovicë.  (Afër Urës së Gjakut në  Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon manifestimin për 29 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Vushtrri. (Hotel Kalaja në Vushtrri, ora 12:30 )

- Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe vepres së veprimtarit të cështjes kombëtare, Jonuz Musliu. (Salla e teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 17 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)

Ngjarjet e datës 16 janar 2019

- Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 15 janar 2019

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në çerdhen  “Lulevera”. (Objekti i çerdhes  “Lulevera”, ora 9:15)

- Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! i prirë nga Kryetari Albin Kurti do të bëjnë homazhe në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut. (Fshati Reçak, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në shkollën  fillore e të mesme të ulët “Elena Gjika”. (Shkolla “Elena Gjika”, ora 10:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora 10:20)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën nderime te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetin “Pëllumbat e Paqes" mbi Reçak. (Reçak, ora 10:45)

- Media Centar në Çagllavicë  do të mbaj konferencë për shtyp mbi temën "Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje ". (Media Centar në Çagllavicë, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në orën përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 11:00)

- Banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth do ja mësyjnë Ministrisë së Ambientit, për të kërkuar nga ministri Fatmir Matoshi për mjetet buxhetore të cilat ishin ndarë me ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit” . (Para Ministrise se Ambientit, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje lidhur me grevën e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 13:00 - nisja nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 7:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 14 janar 2019

- Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik mban mbledhjen e nëntë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

​- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë në çedhen “Fatosat”. (Objekti i çedhes “Fatosat , ora 9:20)

- Mbahet takimi i 160-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Shkollën “Hasan Prishtina” . (Shkolla “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet analiza e projekt-ligjit mbi Detyrime, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike te Kosovës te cilen e kryeson kryetari Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Pas mbledhjes se grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike te Kosovës mabhet konferenca për media. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media ku do t'i shpalosin detajet e protestës e cila do të mbahet me 16 janar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Para Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ora 14:30)

 
 

Ngjarjet e datës 13 janar 2019

- Organizata joqeveritare “ Rotary Clu b Podujeva” , në qendër të qytetit do të nis ndërtimin e dordolecit më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë. ora 10:00­

Ngjarjet e datës 12 janar 2019

- Federata e Pingpongut e Kosovës organizon ceremoninë e më të mirëve për vitin 2018. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.(Komuna e Gjilanit, përballë hotel Kristal, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. (Komuna e Gjilanit - Kompleksi i Dëshmorëve, ora 12:20)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, salla 303, ora 9:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, në 20 vjetorin e vrasjes së tij. (Lagja Kodra e Diellit, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nis manifestimi kulturor mbarëkombetar "Flaka e Janarit 2019", edicioni i 28-të që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri. (Varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Enver Malokun. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Gjilanit vizitojnë familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. (Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një grup studentësh nga Iowa. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31 14:00)
 
- Nën kryesimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mbahet mbledhja me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 13:00 - Mediet mund të marrin pamje, ora 14:15)
 
- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë. (Hotel Sirus, ora 14:30)

- Në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombetar "Flaka e Janarit 2019" behët ndezja e flakadanit të "Flakës...". (Para shtatores së heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 janar 2019

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Let’s Do It Kosova organizojnë konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës mban konferencën e parë të organizuar për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, ora 12:00)

- Promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Banorët e lagjës Makolli se bashku me lagjet tjera të fshatit Qikatovë e Vjetër organizojnë protestë lidhur me problemet pronësore me komunën e Drenasit dhe Feronikelit. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë Odën Ekonomike Amerikane me ç'rast do të takohet me Drejtorin Ekzekutiv si dhe me Bordin e Guvernatorëve të Odës Amerikane, prandaj ju ftojmë të përcillni këtë ngjarje. Qëllimi i takimit është diskutimi lidhur me përshpejtimin e zhvillimit ekonomik. (Zyrat e Odës Amerikane në Lagjjen Pejton, ora 13:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e jashtëzakonshëm lidhur me qasjen e avokatëve në objektet e Gjykatave të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 13:30)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do ë jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje rreth veprimeve sindikale nga 14 janari e tutje. (Zyret e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë prezent në mbledhjen e kryesisë së AAK-së. (Zyret e AAK-së, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 9 janar 2019

- Shoqata për Deme të Luftes "Ngritja e Zerit" do te dorëzoj për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës, rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se Aktvendimeve te Gjykatës Supreme te Kosovës. (Gjykatën Kushtetuese, ora 9:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 11:00)

 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media gjatë se cilës do të shpalosen të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. (Objekti i komunës në Lipjan, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me Luan Hasanaj, drejtorin e Let’s Do It Kosova, do të presin në takim udhëheqësen e Rrjetit të Let’s Do It World, znj. Heidi Solba dhe znj Anneli Ohvril- anëtare e Bordit, me të cilat do të diskutojnë mbi rezultatet e aksionit për pastrimin e Kosovës si dhe për bashkëpunimet në të ardhmen. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Doganën e Kosovës. (Dogana e Kosovës, ora 15:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e  20 vjetori të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, akademi kjo e  cila organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë dorëzon kallëzim penal pas të cilit mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore në Kompleksin Qafa, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 7 janar 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet deputeti Liburn Aliu. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc, komuna e Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 2 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2018

- Shoqata Sindikale Postieri e punëtorëve të Postës së Kosovës, me kërkesën e anëtarëve të saj, do të shpërndajë dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar në repartet e Klinikës Pediatrike në Prishtinë. (Klinikës Pediatrike, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 11:00)

- Me rastin e ndërrimit të moteve, përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, do të bëjnë homazhe pranë ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’. (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përballë ndërtesës së Kuvendit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bënë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mbanë konferencën përmbyllëse për medie dhe organizon pritje- koktej rasti për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 11:05)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Shoqatën “Handikos” ku do të takojë fëmijët e shoqatës. (Handikos, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës së Veteranit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes se zyres së Këshillit koordinues i asososacioneve familjare të të zhdukurve të kosovës ku edhe do të behët hapja e ekspozitës për përsonat e zhdukur dhe krimet e luftës mbi popullatën shqiptare në kosovë nga terrori serb gjatë luftës së vitit 1998/1999. (Zyret e Këshillit, rr Rrustem Statovci nr 22, afër kolegjit Fama, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. (Pikë kalimi kufitar Vërmicë - Morinë, ora 17:00)

- Agjenda e ceremonisë komemorative për  zyrtarin policor Izet DEMAJ, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës, Istog-Koshare. 

Ora 11:00 - nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 - arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 - ceremonia e varrimit.

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 9:00)

- Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur do të vizitojnë Krushën e Vogël, me ç’rast do të takojnë përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur dhe do të bëjnë homazhe në komplekset memoriale. (Kompleksi Memorial, në Krushë e Vogël, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të dekretojë ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2017”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Për nder të 28 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Kolegji AAB dhe KinoKlubi AAB, organizojnë ligjëratë me regjisorin e njohur, Isa Qosja. (Ambientet e Teatrit Kamertal AAB, objekti V, ora 10:45)

- Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur do të vizitojnë Krushën e e Madhe, me ç’rast do të takojnë përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur dhe do të bëjnë homazhe në komplekset memoriale. (Kompleksi Memorial’ në  Krushë e Madhe, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e ATK-së për vitin 2018. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi - Studim Kritikë Veprim organizon aksion simbolik. (Tek Fakulteti Juridik, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi i punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Bëhet  përurimi i hapësirave të rinovuara dhe paisjeve të reja në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. (Shtime, ora 11:00)

- Anulohet - Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin gjatë këtij viti, Grupi Parlamentar i LDK-së organizon koktejin me rastin e festave të fund vitit. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur do të vizitojnë Gjakovën, me ç’rast do të takojnë përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur dhe do të bëjnë homazhe në komplekset memoriale. (Varrezat e Martirëve në Çabrat, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mban konferencën e fundvitit. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e fundvitit, organizuar nga Komuna e Deçanit. (Restorant Antika, Lbushë, ora 13:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media para gazetarëve. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, ora 13:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta ketë konferencën e fund vitit  me media. (Objekti i MTI-së, ora 15:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë zhvillon një aktivitet simbolik për trafikun e dendur në Prishtinë. (Afër shkollës “Ali Sokoli” në Prishtinë, tek Rrethi i Flamurit, në hyrje të kryeqytetit, ora 16:00)

- Komuna e Fushë Kosovës organizon manifestimin e përzgjedhjes së më të mirëve për vitin 2018 në Krijimtari dhe Sport. (Motel “Ana Benz ” në Sllatinë të madhe, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2018

- Kryetari i  SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që është edhe kryetar i Këshillit Qendror Grevist, do të vizitoj grevistët në shkollën fillore ,,Shkolla e Gjelbër' në Prishtinë. (në shkollën fillore ,,Shkolla e Gjelbër’’ ora 8:00)

- Kryetari i Shoqatës së Naftarëve, Fadil Berjani dhe perfaqësues të tjerë të kësaj shoqate mbajn konferencë për shtyp lidhur me akualitetin rreth çmimeve të naftës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, P-37, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Miliona për Cent” nga monitorimi i procesit të prokurimit në Agjencinë Qendrore të Prokurimit. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon përurimin e stacionit policor në Shtime. (Stacioni policor - “Shtime”, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë marrin pjesë në takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë organizon takim përmbledhës ku do të elaborohet puna e policisë dhe të arriturat policore të rajonit Pejë. (Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë, ora 11:00)

- Anulohet - Nën patronazhin e Komunës së Klinës në bashkëpunim më asociacionin e Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” do të mbahet Akademi përkujtimore dhe zbulimi i bustit të Gjergj Kastriotit - Skënderbeut në qendër të qytetit në shenjë të Vitit Mbarëkombëtar dhe 550-vjetorit të përjetësisë së tij. (Qendra Kulturore 'Jehona e Dukagjinit' në Klinë  ora 11:00)

- Ministri i Financave, Bedri Hamza mban konferencën e fundvitit për media në të cilën prezanton raportin vjetor për të arriturat në Ministrinë e Financave. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj mban konferencën e fundvitit për media ku do të prezantojë të arriturat e Ministrisë. (Hapësira e MIN, objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, kati i tretë, salla numër 303, ora 11:00)

- Jahjaga Foundation dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit me qëllimi të sigurojë mbrojtje falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Me rastin e premierës së shfaqjes “Bretkosa”, në regji të Burbuqe Berishës dhe me aktorët, Ilir Tafa, Donat Qosja, Basri Shala dhe Valmir Krasniqi, mbahet konferenca për medie. (Hapësirat e skenës kamertale të Teatrit AAB, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën me titull "75 vjetori i Konferencës së Bujanit dhe ndikimi i saj!". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse  për media për vititn 2018. (Zyret e AKB-së, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta mbajë konferencën e fundvitit për media, ku do t’i përgjigjet interesimit të gazetarëve. (Kabineti i Presidenti, ora 12:00)

- Kolegji “Biznesi” organizon përurimi i veprave për Festat e fundvitit. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku me bizneset e sektorit të bukëpjekësve, organizon konferencë për media në lidhje me problemet me të cilat ky sektor po përballet dhe  peticionin e realizuar për ta. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica organizon konferencën përmbyllëse të vitit. (Hotel Siruis, ora 13:00)

- Kryetari i  SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të vizitoj grevistët në shkollën “Dr.Ibrahim Rugova” në Obiliq. (Shkolla 'Dr. Ibrahim Rugova', ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2018

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon grevë 24 orëshe në të gjitha institucionet shëndetësore te vendit. (Institucionet shëndetësore, ora 7:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi. (Objekti i komunës së Obiliqit, ora 9:15)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi. (Ndertesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e fundvitit për media e Këshillit Prokurorial të Kosovës, konkretisht të Kryesuesit të KPK-së, Blerim Isufaj. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës do të mbajë konferncë për medie lidhur me aktualitetin në arsim dhe për fillimin e veprimeve sindikale ditën e enjte në kundërshtim të verzionit aktual të Projektligjit për paga. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka. (Objekti i komunës në Prizren, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsioni në të cilën të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës mban konferencën për media lidhur me ecurit e grevës së puntorëve shëndetësor në nivel vendi. (Zyrët Qendrore të FSSHK-së, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e emërtimit të rrugës me emrin e dëshmorit Asllan Gashi, i vrarë në vitet e '80-ta në ish-armatën jugosllave. (Komuna e Suharekës, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj tregun e gjelbër dhe kanalin e Dubiçakut i rregulluar nga komuna e Suharekës. (Suharekë, ora 15:20)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes dhe i LDK-së mbajnë konferencë për media në lidhje me gjendjen në sektorin e shëndetësisë me theks të veçantë grevën e punëtorëve shëndetësor. (Holli i Kuvendit, ora 16:00)
 
- Promovohet libri “The city is everywhere”, që është produkt i Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut për vitin 2018. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Alter Habitus bën promovimin e përmbledhjes me poezi "Letërsia Lëvizëse” si dhe promovimin e vëllimit të parë të  "Feminizmat në Kosovë". (Qendra Multimedia, Prishtinë ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ngjarjen e organizatës "Autizmi flet', e cila ka për qëllim të ofroj ndihmë për fëmijët me autizëm. (Shtëpiza e drurit në sheshin "Zahir Pajaziti", ora 9:00)

- Kisha Protestante Ungjillore e Kosovës organizon shërbesen e Krishtlindjes. (Emerald Hotel, 12:00)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2018

- Qendra për Politika dhe Avokim dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë në bashkëpunim me Këshillin Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë organizojnë konferencë lidhur me ‘Sfidat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë’. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet takimi i 159-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës,Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të nënshkruaj Statutin e Muzeut. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit. (Auditoriumi i BQK-së, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e fundit për media të vitit 2018. (Lokalet e Odës, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhe në të cilën do të diskutojë lidhur me Projektbuxhetin e MASHT për 2019, dhe raportim i ministrit mbi gjendjen në arsim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Behët përurimi i shtëpive të cilat i ka ndërtuar komuna e Istogut për familjet me kushte të renda ekonomike, ora 12:00. (Nisja do të behët nga objekti  i komunës, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të drekojë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të paraqitet një analizë e faktorëve që ndikuan në humbjen e 53 milion eurove në kontratën për autostradën Prishtinë-Han i Elezit. (Zyrat e KDI, Rr.”Bajram Kelmendi”, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilen flasin kryetari i grupit parlamentar Dardan Sejdiu dhe deputeti Dardan Molliqaj. (Selia qendrore e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Grupi Parlamentar i LDK-së mbna konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Mbahet promovi i dy librave “Moskuptimet” dhe “Psycho”, autorit Ilir Muharremi. (Biblioteka e qytetit të Gjilanit “Fan S.Noli”, ora 16:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, merr pjesë në takimin e fundvitit me strukturat e PDK-së. (Hotel Emerald, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja XXXV e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilën kryetari Albin Kurti mban fjalim. (Amfiteatrin e American School of Kosova ASK, ora 10:00)

- Me rastin e 29 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryesia e LDK-së bashkë me strukturat e LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon manifestimin e 29 vjetorit të themelimit. (Emerald Hotel, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve për storiet më të mira për mjedisin që aplikuan në konkursin e shpallur në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Hotel Garden në lagjen Emshir, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2018

- Kryetari i Lëvizjës për Bashkim, Valon Murati mban konferencë për medie lidhur me zhvillimet e fundit politike rreth bisedimeve Kosovë - Serbi. (Selia e Lëvizjës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 12:00)

- Promovohet libri më i ri të autorit Sali Bashota “Asnjë zë tjetër”. (Kolegji AAB, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2018

- Demokraci Plus organizon konferencë për media në lidhje me kontratat mbi vepër në institucionet publike dhe ushtruesit e detyrës dhe vendimmarrjen në nivel qendror. (Zyret e Demokraci Plus, rruga Tirana, blloku C/4/1, hyrja C, kati VIII-të, Nr. 83/84, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ditën informuese për Planin e Punës 2019-2020 të Divizionit për Edukim Jo-formal dhe Promovim në Departamentin të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti rajonal i organizatave të shoqërisë civile Pointpluse dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizojnë konferencën mbi fuqizimin e integritetit në Policinë e Kosovës, menaxhimin e burimeve njerëzore në Polici dhe rolin e Inspektoratit Policor në mbikëqyrjen e Policisë. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me KQZ-në në të cilën flasin deputetët, Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sveçla. (Holli i Kuvendit, ora 10:45)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e katërt koordinues të komisioneve parlamentare të Kuvendit të Kosovës mbi rolin mbikëqyrës të dialogut Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N204, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Perspektiva Gjinore në Reformën Zgjedhore". (Qendrën e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i LDK-së mban konferencë për media. (Kuvendi i Kosovës, kati III, salla C301, ora 11:30)
 
- Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Parlamenti i Studentëve si organ qeverisës i studentëve do të organizojë një protestë paqësore. (Oborri i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tryezën: “Kriza mjedisore në Kosovë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C-405 kati IV, ora 13:00)

- Fondacioni Mute në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës mbajnë aktivitetin përmbyllës të projektit “Unë/ty, dashuri në paketë”. (Swiss Diamond, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e promovimit te librit  "Unë e përdhunuara…" të autorës Ramize Murtezi Shala. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)

- Instituti Yunus Emre Prishtinë organizon ekspoitën e Klubit të Fotografisë. (Albi Mall në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2018

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e titulluar “Promovimi i Grave në Ndërmarrësi dhe Vendimmarrje”. (Salla e Konferencave të Odës Amerikane, ora 9:45)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon konferencën përmbyllëse të fundvitit në të cilën do të prazantoj aktivitetet, të arriturat dhe sfidat gjatë periudhës Janar-Dhjetor/2018. (Ndërtesa e KPMM-së, Bregu i Diellit, Rr. Armend Daci, ora 10:00)

- Instituti Demokrati i Kosovës mban takimin diskutues në lidhje me analizën e shkurtër mbi financimin e subjekteve politike dhe transparencën në fushatë. (Salla Orion, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se, vizitojnë mbarëvajtjen e projektit të bashkëpunimit ndërkufitar Gjilan - Kumanovë për modernizimin e tregjeve. (Restorant “Planet”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë në bashkëpunim me forumZFD dhe Qendrën për Arsim të Kosovës përmes projekteve EIDHR të financuara nga Bashkimi Europian dhe të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, mbajn ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zëvendësshefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Libor Chlad do të marrë pjesë në ceremoninë vjetore të ndarjes së çmimeve për gazetari në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Gjykata Speciale në vitin 2019: pritjet, problemet dhe pytjet e mbetura”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Përurohet libri “Komandant Jetë Hasani, Heroi që i bashkoi armët me UÇK-në dhe triumfoi në batalionin e II-të, Brigada 121” të autorëve Avdi Ibrahimi dhe Naim Musolli. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mban konferencë për media për procesin e legalizimit në përputhje me Ligjin nr. 05/l –134, si dhe njoftimin lidhur me fushatën për legalizim të armëve. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për Top Ndërmarrjet më konkurrente të vitit 2018. (Objekti i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Zyra e BE-së prezanton rezultatet e studimit te Fizibilitetit dhe Dizajnin Paraprak dhe vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social për zbatimin e seksionit Prishtinë - Autostrada Merdare. (Hotel Surius, ora 11:00)

- ForumZFD organizon festimin e lansimit të jubileut, numrin e 10-të të Balkan - Perspektiv revistë kjo mbi ballafaqimin me të kaluarën. (Kino Armata, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të Zyrës Komisionit Europian në Kosovë dhe përfaqesuar MAPL’se hapin qendren “Open Door” në objektin e Shtëpisë së Rinisë për trashëgiminë kulturore jomateriale, e më pas do të vizitojnë projektin tjetër të agro-biznesit. (Shkolla e Agro-Biznesit “Arbëria”, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjës Vetëvendosje, ora 14:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të formalizojë marrëveshjen me Ambasadën Britanike dhe UNDP-në për implementimin e projektit të përbashkët për rritjen e llogaridhënies institucionale dhe transparencën buxhetore të shpenzimit të fondeve publike. (Ndërtesa e ish - Rilindjes, kati i 13-të, zyra 1308, ora 14:45)

- Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimin e dy operacioneve policore për dy raste të ndara, në funksion të luftimit të krimit të organizuar, duke përfshirë veprat penale të krimit të organizuar, detyrimeve, fajdeve dhe grabitjeve. (Stacioni policor ‘Qendra’, ora 15:15)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Gani Llalloshi “Qielli është I kaltër”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)