25 Janar 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)  

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 23 janar 2020

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit për vitin 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha dhe asambleisiti i komunës së Prishtinës, Leutrim Retkoceri, do të mbajnë konferencë për media lidhur me situaten rreth liqenit të Badovcit. (Zyret e Degës së PDK-së, afër stadiumit dhe ambasadës kroate, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, ora 11:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pret në takim të dërguarin e posaçëm të ShBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadorin Richard Grenell. (Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ora 11:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizon sesionin e diskutimit me Ndihmës Asistentin e Sekretarit të Departamentit të Shtetit, Jorgan K. Andrews, Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Promovohet partneriteti në mes të Kolegjit Iliria dhe Swiss UMEF University. (Kolegji Iliria, ora 12:00) 

-  Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-ve Jorgen Andrews do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit te donacionit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit pajisje me vlerë rreth 100,000.00 dollarë. (Shërbimi Korrektues in Kosovës, Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ora 14:00)

- Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 14:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Suharekës. (Shkolla e Mesme Profesionale "Abdyl Rama" në Shirokë, ora 14:30)

- Bëhet lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje të publikut, projekt ky i cili është realizuar në Komunën e Prizrenit, me financim të OSBE-së dhe e implementuar nga ana e kompanisë Appdec. (Shtëpia e Bardhë, ora 15:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2019” për Kosovën i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 18:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. (Restoranti “Renaissance” në Prishtinë, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 22 janar 2020

- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 janar 2020

- Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e parë të rregullt të Komiteti për Politik dhe Financ. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Me rastin e 14-vjetorit të vdekjes së Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova bëjnë homazhe te varri i tij. (Velani, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 10:30)

- Anëtarë të Kryesisë së Lidhjes Demokratike vizitojnë Familjen Rugova. (Velani, ora 10:45)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media në lidhje me projektet e ndërtimit në Liqenin e Badovcit. (Qendra e Lëvizjes në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës shënon Ditën e Arkivit me promovimin e katallogut të dokumenteve Osmane në Arkivin Komunal të Prishtinës. (Salla e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjeter e Komunës, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore në Prizren mban konferencë për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. (Zyra e Kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon prezantimin e librit "Qyteti në Miniaturë". (Shkolla speciale për të verbër në Pejë, ora 14:00)

- Me rastin e vdekjes së ish Kryetarit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, Esat Haxhijaha, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Afrim Dina, organizon mbledhjen komomerative, në nderim të jetës dhe veprës së tij. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahoveci, ora 15:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi Përkujtimore për Presidentin Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:30)

- Komuna e Rahovecit organizon debat publik me banor të fshatit Opterushë dhe fshatrave për rreth për krijimin e Zonës Ekonomike. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ”Lidhja e Prizrenit” në fshatin Opterushë, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 20 janar 2020

- Zyra e BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së në bashkëpunim me Qendrën për Arsim të Kosovës dhe organizatat e tjera joqeveritare, anëtare e “Rrjetit të Kosovës për punësim dhe arsim” do të organizojnë konferencën përfundimtare e cila do të përqendrohet në arsim dhe punësim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të mbajë takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë vitit 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Prishtinës. (Shkollën Model në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka thirrur mledhjen e parë të Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VII. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore, në dy vjetorin e vdekjes së veprimtarit të Çështjes Kombëtare, Jonuz Musliu. (Shtëpia e Kulturës në Bujanoc, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Obiliqit. (Shkolla "Ismail Dumoshi" në Obiliq, ora 14:00)

- Hapet ekzposita "Cikël me Peizash" nga piktori Anton Krasniqi. (Kafe Atelie +S, rruga 'Avdyl Frasheri' nr. 42, Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 17 janar 2020

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, për vitin 2019. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare. (Emerald Hotel, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media gjatë së cilës do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (Zyret kryesore të GIZ Kosova, rr. Anton Çetta, Nr.1, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj. ora 14:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë”  Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive e arteve pamore - Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 16 janar 2020

- Mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.  (Gjykatën Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Policia e Kosovës do ta bëjë prezantimin e raportit vjetor të vitit 2019, ku do të shpalosen të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore përgjatë këtij viti. (Salla e takimeve në drejtori të përgjithshme, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Drenasit bëjnë inaugurimin e laboratorit të teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. (Objekti i gjimnazit në Drenas, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Studentët protestojnë përmes grafiteve për mos formimin e Qeverisë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjakovës. (Shkolla "Prenk Jakova" në Gjakovë, ora 14:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizoj një punëtori për fëmijë  'Nata e Leximit' e cila synon promovimin e leximit pranë të rinjve. Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës. (Aleanca Franceze, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 janar 2020

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 203 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjilanit. (Shkolla "Selami Hallaqi" në Gjilan, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:20)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Reçak, ora 10:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publikë do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e raportit vjetor të punës për vitin 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën nderime në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Reçak, ora 13:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 57 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Mamushës. (Salla e Kuqe tek Shkolla Fillore "Anadolu" në Mamushë, ora 15:00)

 
 

Ngjarjet e datës 14 janar 2020

- Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinëss do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. (Rruga “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 9:45)

- Mbahet takimi i 176-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati III, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vitise. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 11:00)

- Drejtori për Bujqësi në Komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Aktivistët e “Dhunuesi je ti!” do të këndojn himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit 'Las tesis' nga Kili e cila është protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave. (Përpara Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Hanit te Elezit. (Shkolla "Ilaz Thaci" në Han të Elezit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 janar 2020

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 96 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Fushë Kosovës. (Shkolla e mesme e lartë "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Down Syndrome po e organizon në bashkëpunim me Kolegjin Universum organizojnë për mbështetjen e të drejtave për punësim të personave me sindromë down. (Kolegji Universum në Lipjan, ora 10:00)

- Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Sami Spahiu mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 173 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kamenicës. (Shkolla "Dëshmorët e Kombit" në Kamenicë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 janar 2020

- Në kuadër të manifestimit 'Flaka e Janarit', Komuna e Gjilanit organizon nderime para dëshmorëve dhe lapidarit. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së në Gjilan, ora 11:30)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim koordinatorin nacional nga Ministria e Kulturës në Turqi në zyrën e tij, e më pas, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit, bëhet shpërndarja e 80 certifikatave për pjesëmarrësit, të cilët kanë ndjekur trajnimet në disa fusha. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:30)

- Behët ndezja e flakadanit të 'Flakës së Janarit'. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 janar 2020

- Në kuadër të manifestimit 'Flaka e Janarit', Komuna e Gjilanit organizon homazhe në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e parë për këtë vit. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qyteti të Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbaj konferencë për media, ku do të prezantoj raportin vjetor për vitin 2019, të arriturat dhe sfidat e Gjykatës. (Objekti i Gjykatës Themelore Gjilan, ora 13:30)

-  Kryetari i Kamenicës  Qëndron Kastrati bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit mbajnë konferencë për media në lidhje me riorganizimin e shkollave në Kamenicë. ( Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 janar 2020

- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj. (Objekti i Aleanca Franceze, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit "Pronto" - Një reflektim mbi procesin në tërësi”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, Nevzad Rushiti, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 8 janar 2020

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e Vetëvendosje, 10:00) 

- Drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në Komunën e Gjilanit, Salih Fazliu, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, dhe Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së do të mbahet manifestimi “Shala Heroike” si dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shkëmbimi”, në regji të Fazli Muharremit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 13:00)
   
- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00) 
   
 - Shfaqet premiera e filmit “Love”, me regji të Nis Papadhimitrit. (Cinepexx, 20:00)

Ngjarjet e datës 6 janar 2020

- Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Gjilanit, Deniza Limani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit te Komunës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia qendore e LDK-së, ora 14:30)  

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2019

- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pret në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë konferencën e fundit të vitit për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

 - Për nder të festës së vitit të ri, Komuna e Gjilanit organizon koncerti Festiv “Rockfest”. (Parkingu i banesave të hotel “Kristal” në Gjilan, ora 15:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, ora 17:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare, Merdare, ora 19:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Policinë e Kosovës. (Qendra Operative e Policisë së Kosovës, ora 20:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. (Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, afër Stacionit të autobusëve të trafikut urban dhe Fakultetit të Bujqësisë, ora 20:20)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Repartin e Emergjencës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Reparti i Emergjencës, SHSKUK, ora 20:40)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 21:00)

- Komuna e Gjilanit bën lëshimin e balonave në shenjë të ndërrimit te moteve. (Sheshi “Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala”, Gjilan, ora 00:00)

  - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Policinë Rajonale. (Objekti i Policisë së Gjilanit, ora  00:15)

- Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosjes! i përbërë nga Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha - Kollçaku, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët, Arben Vitia e Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi, Jusuf Ulaj, do të vizitojë Repartin e Gjinekologjisë. (Reparit i Gjinekologjisë, ora 00:30)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Njësinë Profesionale te Zjarrfikësve. (Gjilan, ora 00:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Spitalin Regjional. (Gjilan, ora 00:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania”. (Gjilan, ora 1:00)
 


Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2019

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të organizoj ceremoninë e fund vitit gjatë së cilës do të bëhet prezantimi apo pasqyra e aktiviteteve dhe angazhimeve policore për periudhën 11 mujore 2019, dhe prezantimi i aktiviteteve  te përbashkëta me partneret. (Objekti i Drejtorisë Rajonale në Pejë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencën e fundvitit në të cilën do të paraqesë punën 1 vjeçare, sukseset e sfidat, sikurse edhe planifikimin për vitin 2020. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban tubim publik me qytetarët e komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal te Istogut, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës se Veteranit të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Junikut organizon takim publik me qytetar ku do të paraqiten të arriturat e Komunës për vitin 2019 dhe shqyrtohen propozimet e pranuara nga qytetarët. (sallen e Asamblesë Komunale,ora 11:00)

- Në kuadër të festave te fundvitit, komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli “AKV Gjilani”. (Pllatoja e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 15:00)

- Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon Ditën e Veteranit të UÇK-së. (Hotelit Venus në Prishtinë, ora 18:30)



Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2019

- Në kuadër të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit organizon shpërndarjen e dhuratave për fëmijët ne Spitalin Regjional te Gjilanit. (Spitali i Gjilanit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me ç'rast Kryetari i Lëvizjes! Albin Kurti mban fjalim. (Grand Hotel, ora 12:00)   

- Besim Ugzmajli për herë të parë për publikun në Kosovë do të shfaqë katër nga filmat e tij të fundit si filmi "Erë", "The Eaters", "Rruga". (Teatrin Adriana në Ferizaj, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2019

- Komuna e Gjilanit organizon konferencën e fundvitit të drejtorit të kompanisë publike lokale tregu në Gjilan. (Ambientet e kompanisë Tregu, ora 11:00) 

- Në kuadër të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit organizon shfaqje teatrale për fëmijë “Të Ëndërrosh Borën Përsëri”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv per fundvit nga Shkolla e Muzikes. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:00)

- Dega e PDK-së në Prizren feston 20 vjetorin e themelimit të saj, si dhe përmes një kokteli, përmbyll vitin 2019. (Restaurant ''Vila 100'' Prizren, ora 18:00)

- Mbahet koncerti i fundvitit të shkollës së Pianos "Fiona's Music Center". (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)  

- Artpolis - Qendra për Art dhe Komunitet prezanton Lexim Skenik të veprës “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha. (Teatri ODA, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2019

- Me rastin e publikimit të Raportit “Mos supozo nevojat e mia”, i njerrë nga projekti që Këshilli Rinor Kosovar zbaton nën përkrahje të Save the Children, mbahet tryeza e rrumbullakët me temën diskutuese “Gjithëpërfshirja në Arsim”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtues të FSK-së mbajnë konferencë për media në të cilën do të bëhet njoftimi mbi aktivitet dhe rezultatet e  arritura gjatë vitit 2019. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 11:00)

- Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit, Deniza Limani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizon promovimin e librit "Misioni i parë" i autorit Avni Spahiu. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00) 

- Me rastin e shënimit të 330 vjetorit të vdkejes se Pjeter Bogdanit Biblotetka Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Cuneus" në të cilën do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet dhe dorëshkrimet e pa publikuara nga Pjeter Bogdani. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik. (Sheshi Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet kuvendi i dytë të përgjithshëm i Shoqatës "Kosova  për Sanxhakun". (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- KEDS organizon ndarjen e dhuaratave që do të bëjë kompania për nxënësit e shkollës fillore “Aziz Sylejmani “ në Qabër të Mitrovicës Veriore. (Fshati Qabër, ora 13:00)



 

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës do të organizoj ceremoninë e fund vitit gjatë së cilës do të bëhet dhënia e medaljeve, lëvdatave, shpërblimeve si dhe mirënjohjeve për zyrtarët policor, të cilët me kontributin e dhënë në punë kanë arritur rezultate të larta. (Objekti i administratës së re të PK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës. (Administrata Qendrore e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Organizata Syri i Vizionit nga Peja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Stacioni në Pejë organizojnë një konferencë të përbashkët me media lidhur me publikimin e raportit mbi “Kënaqshmerin dhe Besueshmerine e qytetarëvë të Pejës në policinë e Kosovë” . (Zyrat e Organizatës “Syri i Vizionit” rr, Isa Demaj, nr.14, Pejë, ora 11:00)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin me grate dhe vajzat për proceset e vendimmarrjes, projekt ky i financuar nga GIZ. (Kafiteria Dit e Nat, ora 11:00)

- OJQ ETEA organizon hapjen ee minibibiliotekës në sheshin “Ibrahim Rugova”. (Sheshi "Ibrahim Rugova", ora 12:00)

- KEDS bën ndarjen e dhuaratave për nxënësit e shkollës fillore ““Hasan Prishtina” në Busavatë të Kamenicës. (Fshati Busavatë, ora 13:00)

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- OJQ Etea organizon ngjarjen përmbyllës te fundvitit te “Hyjnesha n’libër” dedikuar minibibliotekave në të cilën diskutohet rreth 12 minibibliotekave të lagjeve të Prishtinës dhe planeve e mundësive për bashkëpunim në zgjerimin e projektit gjatë vitit 2020 në lagjet dhe qytetet tjera të Kosovës. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

- Për nder të festave të fund vitit Komuna e Gjilanit organizon koncertë festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj't e Qytetit". (Teatri i Qytetit te Gjilanit, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2019

- Për nder të festave të fundvitit Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët në “Hendikos”. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët në OJQ-në “LIRIA”. (Gjilan, ora 12:30)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër – Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen e Spitalit. (Rrethrotullimi mes Rr. “Muharrem Fejza” dhe Rr. “B”, 13:00)

- Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët për kategorinë social dhe për fëmijët nga komunitetet. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv për fëmijë nga “Mollëkuqet”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Bregu i Diellit. (Parku i ri afër sallës “1 Tetori”, ora 14:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Parku i Qytetit. (Afër hyrjes kryesore te Parkut te Qytetit , ora 15:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Taukbashqe. (Në mes të parkut te Taukbashqes, ora 16:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një event të përbashkët relaksues me kolegë dhe bashkëpunëtorë te komunitetit te gazetarëve. (Lokalin Grand Depo, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2019

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti merr pjesë në ceremoninë e pranimit të donacionit nga "Neptun" dhe "JumboO" në çerdhen "Fatosat". (Cerdhja Fatosat në Ulpianë,  oren 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipi i tij, më 24 dhjetor 2019, mbajnë takimin e madh publik, ku qytetarët mund të njoftohen dhe bëjnë pyetje për gjithçka që ju intereson rreth investimeve e projekteve. (Salla e teatrit të qytetit në Gjilan, ora 11:00)

- - Drejtori për Shëndetësi nga Komuna e Gjilanit, Selami Xhemaili do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Autizëm, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të organizojë një aksion për dhurimin e gjakut. (Salla e Konferencave Orion, ora 11:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 249 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Restaurant "Maturanti", Deçan, ora 12:00)

- Hapet ekspozita artizanale e Thurjes me Tel në Skenderaj. (Hapësirat e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për media për vititn 2019, ku do të merr pjesë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradniaj. (Zyret e AKB-së, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down, ora 13.30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të mbajë konferencën e fundit për medie për këtë vit, në të cilën do të prezantohet puna një vjeçare e kësaj ministrie. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në Lagjjen “Qafa”. (Lagja Qafa, përball Postës, ora 15:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 342 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Oborri i shkollës Dardania, ora 15:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në lagjen “Arbëria”. (Lagja Arbëria, në fillim të shkallëve, ora 16:00)

- Mbahet pritja solemne nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Qendra “Bogdanipolis” në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2019

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përuron "Strocke Center", qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë nuk ka ekzistuar në QKUK. (Klinikën e Neurologjisë, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 175-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Demokraci Plus organizon tryezë për të diskutuar mbi efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme në agjendën për integrime evropiane. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën e përmbyllëse të fundvitit ku në kuadër të konferencës do të ndahet edhe çmimi Ekonomisti i ri. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Për nder të festave të fundvitit Komuna e Gjilanit bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në OJQ-në Pema. (Qendra “Pema” në Gjilan, ora 11:00)

- Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Kolegjin Universum organizojnë konferencën për projektin e-VIVA, projekt ky i financuar nga programi Erasmus + të Bashkimit Evropian. (Kampusin e Kolegjit Universum, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa nga Komuna e Gjilanit, Zijadin Maliqi do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shfaqje teatrale për fëmijë “Kopshti im” te autores Edona Vllasaliu dhe regji Lirim Behluli. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

 - Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së mbahet manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së. (Restaurant Golden Imperial. (Veternik, ora 12:00) 

 - Policia e Kosovës do të realizoj një aktivitet ku do të kontrollet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijësohen vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do tu shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës. (Para Katedrales “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, ora 12:45)

 - Komuna e Gjilanit organizon koncerti festiv nga Dacing House nga Gjilani. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2019

- Në kuadër të festave tëfundvitit, Komuna e Gjilanit organizon programin festiv për fëmijë "Hello". (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 11:00) 

- Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ditën e dytë të eventit “eEuro 2020 – Pes2020”, në të cilin do të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në lojërat kompjuterike që do të organizohen nga UEFA. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2019

- Federata e Futbollit e Kosovës më 21 dhe 22 dhjetor do të organizojë eventin “eEuro 2020 – Pes2020”, në të cilin do të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në lojërat kompjuterike që do të organizohen nga UEFA. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane organizojnë konferencë të përbashkët për media para përfundimit të vitit në të cilën drejtuesit e të dyja odave ekonomike do të diskutojnë për zhvillimet ekonomike përgjatë vitit 2019, si dhe do të prezantojnë rekomandimet e tyre për vitin 2020. (Zyrat e Odës Amerikane në Lagjen Pejton, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën, për të marrë pjesë në fillimin e projektit “Shtigjet e atletëve në Roganë”. (Roganë, ora 12:00)

- Kompania ERC Trade organizon ceremoninë e hapjes së fabrikës për prodhimin e gotave të letrës - 'Belux Paper Cups’ si dhe depove të reja të kompanisë. (Fshati Bardhosh në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizohet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi. (Salla e teatrit të qytetit, ora 13:00)

 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në fillimin e projektit“Ndërtimi i parkut në Kopërnicë”. (Kopërnicë, ora 13:00)

- Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në organizim të përbashkët me klubin e rotarianëve Gjilan do të organizohet gala mbrëmje humanitare për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. (Vali Ranch, Përlepnicë, Gjilan, ora 21:00)



 

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2019

- BP Home Investment lanson fabriken ‘’Instabuilt’’, me kapacitet të lartë për eksport në tregjet ndërkombëtare e cila do të ndikoj direkt në nivelin e punësimit dhe ekonomisë së Kosovës. (Fshati Balshaj ish Millosheva, afer pompes Sherifi Petroll, ora 10:00 )

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë studimin bazë mbi digjitalizimin “Transformimi  Digjital i NVM-ve në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në fillimin e ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë të Kamenicës. (Busavatë, ora 10:30)

- Qendra e shtypit të IuteCredit mban konferencÑ‘n pÑ‘r media nÑ‘ lidhje me revokimin e licencÑ‘s nga Banka Qendrore e KosovÑ‘s. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën me temë 'Dialogu Shoqëror: Gratë për Zhvillim' në të cilën merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti. (Hotel Orion, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Çka po ndodhë në arsimin kosovar, a është vetingu Zgjidhja?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)
 
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i tereneve sportive dhe rekreacionit në Kamenicë” tek Shkollat e Mesme. (Kamenicë, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" emëron Bordin për Inovacion dhe Ndërmarresi dhe nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, Pejës, Istogut, Decanit, Junikut, Rahovecit, Mlishevës, Klinës, Bashkinë e Tropojes dhe Bashkinë e Hasit. (Universiteti i Gjakovës, ora 11:00)

- Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik nga Komuna e Gjilanit, Valbona Tahiri do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në fillimin e ndërtimit të parkut për fëmijë në Lagjen Malësia – SHFMU “Deshmoret e Kombit”. (Kamenicë, ora 13:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organion manifestimin tradicional të "Laureatët e vitit 2019". (Hotel Emerald, ora 17:00) 

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, për përzgjedhjen e më të mirëve “Laureatët 2019”. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2019

- MUTE Foundation në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në realizoj projektin për fëmijë "unë, ty, dashuri në paketë" ku do të organizohet nisja  zyrtare e kamioneve të FSK-së, duke i mbushur ata me rreth 3 678 pako, për t'ju derguar pastaj fëmijëve nëpër fshatrat e Prishtinës, RAE komunitetit dhe femijeve te margjinalizuar.. (Shkolla Matematikore, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪9:30)

- BIRN Kosova në partneritet me 10 organizata jo-qeveritare të Ballkanit organizon një tryezë diskutimi në të cilën do të diskutohet për borxhin publik dhe kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorë e sigurimit fizik të UP-së do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Para Rektoratit të Universitetit te Prishtinës, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon tryezën diskutuese me temë “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të vizitojë kompaninë Viva Fresh. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, ora 10:00)

- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizon konferencën “Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara” e cila si fokus do të ketë koordinimin e proceseve dhe përfaqësuesve të institucioneve me qëllim të harmonizimit të diskutimeve rreth përpilimit të ligjeve si dhe fushave kyçe, me prioritet integrimin e fmijëve në legjislacionin aktual. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe Policia e Maqedonisë së Veriut do të realizojnë një ushtrim të përbashkët operativo-taktik të koduar “Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet. (Hani i Elezit, ora 10:00 - Glloboçicë, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support mban konferencën përmbyllëse e projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”, me të gjithë aktorët relevant. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer dhe zotit Christian Schmidt, deputetë të Bundestagut gjerman, në Kosovë Ambasada Gjermane mbajn një konferencë me gazetarë. (zyrat e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Glloboqicë, pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, për të përcjellë ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Pika kufitare Glloboqicë, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU do të mbajë konferencë për media, ku do të publikohet raporti "Online Media Monitor" i cili ka bërë përmbledhjen e shkeljeve të etikës së gazetarisë në media online në periudhën 2018-2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Anibar organizon prezentimin e pasqyrës së vitit të parë të iniciativës “Hapësirat Kulturore të Kosovës”. (Shtëpia e Europes, ora 11:00)

- Drejtori i i Arsimit nga Komuna e Gjilanit, Nazim Gagica do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të vizitojë kompaninë Hib Petrol. (Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 11:30)

- Mbahet koncerti i kengëve të romëve, shqiptarëvë,turqve dhe boshnjakëve nga Okteti “Kujtim Pacçaku”, emëruar si “Këngët e vjetra qytetare”, I cili ështe financuar nga MKRS, dhe imlementuar nga OJQ” Romani Baxt”. (DokuKino, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Driant Zeneli "N' përpjekje për me u çue", kuruar nga Claudia Buizza & Alicia Knock. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)





Kalendari

Ngjarjet e datës 25 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës mban ligjëratë kundër kurdisjeve të ndeshjeve nga zyrtari për integritet në FFK. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)