18 Tetor 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Ministrisë se Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, për financimin e projektit “Qendra e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në UP". (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Mbahet tryeza e kampanjës informuese “Kodi Civil ndikon në statusin ligjor të qytetarëve”, organizuar nga  projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”. (Hotel Happy në Gjakovë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, të cilin do ta nderojë me medaljen e Gjergj Kastritot - Skenderbeu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Pesë profesorë  nga Budapesti do të vizitojnë  Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ku edhe promovohet libri “Distribution atlas of vascular plants in Albania” botuar nga botanisti prof. dr. Zoltán Barina dhe mbahet një ligjëratë nga prof. dr. Antal Molnár. (Amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të nënshkruajë Udhëzimin Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore. (Kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet plotësimi dhe ndryshimi i Ligjit për Automjete, për Efiçiencë të energjisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përuron objektin e Qendrës Rinore në Vushtrri. (Vushtrri, ora 11:00)

- Drejtori i Mbrojtjes dhe Shpetimit, Sami Spahiu nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizoj aksionin e pastrimit në Lipjan. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën do të shqyrtoj vlerësimet e sindikatës së MPJ-së lidhur me shkeljet në shërbimin e jashtëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 15:00)

-  Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takim me struktura drejtuese të Nismës në Vushtrri dhe Mitrovicë. (Restaurant Holiday në Vushtrri, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 16 tetor 2018

- Ambasadat franceze dhe gjermane organizojnë një takim të iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare, kushtuar 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. (Instituti i Historisë, ora 9:30)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimin e raportit të auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencë ku do të prezantojë raportin “Zbatimi i MSA-së  në nivel komunal - të arriturat dhe sfidat në shtatë komunat më të mëdha”. (Hotel Swiss Diamond, ora  10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu në 550 - vjetorin e vdekjes”. (Salla e Institutit të Historisë në Bibliotekën Universitare, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të rrugës së fshatit Potërq të Komunës se Klinës. (Fshatit Potërq, ora 10:00)

- Fillon fushata ndërkombëtare  “Tetori - muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla 37, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Standardizimit me përkrahje nga Projekti Lëvizja e Lirë e Mallrave, shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Rishikimi Funksional i Sistemit të Drejtësisë: Tranzicioni 2020”. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi  Projektligjit për Gjykatat, për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Skenderajt, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Klina”, i financuar nga MMPH. (Në hyrje të qytetit, afër zjarrëfikësve, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e librit, Ekonomiksi i Parasë, Bankingut dhe Tregjeve Financiare, që është përkthim i librit The Economics of Money, Banking, and Financial Markets e autorit Frederic Mishkin. (Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit te punimeve në rrugën Gjurgjevik të Madh të Komunës se Klinës. (Fshati Gjurgjevik i Madh, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët propozim - vendimi i Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debati publik me temën “Pozita dhe problemet e komunitetit LGBTI në Kosovë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Drejtori i Administrates, Bardhyl Syla nga Komuna e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në parakalimin e ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve "Shota" me rastin e 550 - vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizojn takimin e përbashkët me Zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, Ministrin Reçica dhe bizneset. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Avokatit të Popullit në lidhje me organizimin e votimit jashtë vendit për zgjedhjet parlamentare dhe lokale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina do të mbajë konferencë për media lidhure me garen e Fiba Europe Cup, ku Z Mobile Prishtina do ta luaj ndeshjen e parë në kuadër të kësaj lige. (Zyret e Klubit, ora 13:00)

- Shoqata e Mullisëve të Kosovës mban mbledhjen e Kuvendit të Shoqatës dhe konferencën për media ku përfaqësuesi i Shoqatës do të prezentojë lidhur me temën ’’Faktorët të cilët kanë ndikuar dhe janë duke ndikuar në dëmtimin e industrisë së blojës se drithërave të Kosovës”. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 14:00)

- Ambasadat franceze dhe gjermane mbajnë konferencë për media rreth iniciativës së koordinimit të donatorëve franko-gjerman në lidhje me trafikimin e armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor. (Zyra e UNDP-së, rruga Zagrebi, ora 16:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në Universitetin Europian të Tiranës. (Objekti i Universitetit Europian të Tiranës, ora 18:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës, në kuadër të veprimtarisë së tyre në fushën edukimit dhe librit, sjellin në Kosovë shkrimtarin dhe përkthyesin e njohur nga Franca Mathias Enard. (Aleanca Franceze e Prishtinës, rruga Lah Nimlani 15, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 15 tetor 2018

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla C-301, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë. (Rruga “Muharrem Fejza”, ora 10:00)
 
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Ambasada Gjermane në Prishtinë do të nënshkruajnë një marrëveshje për të mbështetur sektorin e sigurisë në Kosovë. (Ambientet e UNDP-së në Arbëri, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare 'Pjeter Bogdani' organizon ceremoninë e hapjes së ekspozitës "Jeta dhe vepra e heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu'. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e seancave plenare të Kuvendit, ora 10:00)

- Zyrja e UNICEF-it në Kosovë bën lancimin e aplikacionit “Shnet”. (Sheshi 21, ora 11:00)

- Kryeministri Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit “Lindja e Vështirë e Shtetësisë së Kosovës”, të autorit Nexhat Daci. (Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e drejtorit te Shëndetesisë dhe Mireqenies Sociale, Selami Xhemajli nga Komuna e Gjilanit. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilin do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilin do të behët shqyrtimi i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajnë ceremoninë e 13-të të ndarjes së Çmimeve për arritjet më të mira në Gazetari për temën e Varfërisë 2018. (Kino Armata pranë Hotelit Grand, ora 16:00)

- Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Instituti për Integrime Evropiane dhe Qendra Grotius organizojnë debat për Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. (Kolegji UBT,  ora17:00)

- Ambasada e Kroacisë shënon vitin e 5-të të integrimit të Kroacisë në Bashkimin Evropian. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore të Universitetit në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 tetor 2018

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studimet pasdiplomike – Master, për vitin akademik 2018/2019. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

 - Teatri i qytetit te Prishtinës Dodona shfaq “Qeni që nuk dinte të lehë”. (Teatri “Dodona”, ora 12:00)    

 - Mbahet edicioni i dytë i garës komunale të gjuhës angleze Engvid. (Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, merr pjesë në takimin me struktura drejtuese të Nismës në Prizren dhe Dragash. (Prizren, ora 15:00)
 
 - Artistja turke Gaye Su Akyol performon në koncert te Lumbardhi. (Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 12 tetor 2018

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim Komisioneren e Bashkimit Evropian per Ekonomi dhe Shoqëria Digjitale, Mariya Gabriel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40)

- Këshilli i Evropës zyra në Prishtinë në bashkëpunim me Institucioni e Avokatit të Popullit në Kosovë, organizon Konferencën rajonale për mekanizmat kombëtar për  parandalimin e torturës, keqtrajtimit dhe trajtimit jo human. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ambasada e Francës dhe Universiteti i Prishtinës organizojnë një ngjarje të përbashkët për Erasmus Days 2018. (Amfiteatri i madh i Fakultetit Ekonomik, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe AdMovere mban konferencë për shtyp ku do t’i adresojnë 16 rastet e plagjiaturave me emra konkret dhe 8 raste të profesorëve të rregullt po ashtu duke zbuluar emrat e tyre. (Para rektoratit të UP-së, ora 10:00)

- Mbahet konferenca ndërkombëtare “Digitalks” në të cilën do të merr pjesë Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Dixhitale znj. Mariya Gabriel. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Coca-Cola HBC Kosova fillon me implementimin e fazës së dytë të programit “Coca-Cola përkrah Rininë”. (Ndërtesa e ICK-së, ora 10:30)

- Grupi Parlamentar i LDK-së konferencë për media. (Kuvendin e Kosovës, salla S-III, ora 11:00)

- Selami Xhemaili, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Cineplexx Kosovo organizon premierë e filmit “The Brave”, enkas për gazetarët e kulturës. (Cineplexx në Albi Mall, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkences, Kultures dhe Teknologjise, Shyqyri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me përfundimin e vitit shkollor 2017-2018 dhe fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Cineplexx Kosovo organizon një konferencë për shtyp për premierën e filmit “The Brave”, i cili sjellë një kast të shkëlqyer aktorësh amerikanë, shqiptarë e rusë, në një produksion me përmasa hollivudiane. (Cineplexx në Albi Mall, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvnedosjes, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit te 7 të KosICT. (Teatri Kombëtar, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 tetor 2018

 - USAID-i në partneritet me IPKO Foundation do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave (DNV). (Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Aeroportin e Prishtinës, ora 9:00)

- Dorëzohen dosjet-lendet e radhës ne Gjykatën Kushtetuese te Kosovës rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se aktit juridik te Gjykatës Supreme te Kosovës, me rastin e refuzimit te padive për kompensimin dëmeve te luftës. (Gjykata Kushtetuese, ora 10:00)

- Free Libre Open Source Software Kosovo dhe Qendra Kosovare Kundër Korrupsion do të zhvillojë sesionin informues rreth Platformës AntiCorr. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova mban aksion pastrimi në afërsi të Liqenit të Batllavës. (Liqeni i Batllavës, ora 11:00)

- Shpresë Hajdari, drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se repartit të ri për përpunimin e farërave në fabrikën Agroelita. (Fabrika për përpunimin e farërave, Agroelita në Klinë, ora 12:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e bartjes së lëndëve nga stafi akademik pa titull të profesorit në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 13:00)

-  Mbahet konferenca për media dhe shfaqet premiera e filmit “Albanian Gangster”, me regji dhe skenar te Matthew A. Brown, ku në rolet kryesore paraqiten John Rezaj, Nik Nucullaj, etj të cilët do të jenë te pranishem në konferencë. (Kino ABC, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim të Politikave dhe Programi për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtat Njerëzore mbajnë konferencën ndërkombëtare dhe lancojn publikimin 'Threats and Challenges to Kosovo’s Sovereignty. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Fondacioni Jahjaga organizon diskutimin e hapur me temën “Luftimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë”. (Kino Armata, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 10 tetor 2018

- Komuna e Gjilanit prezanton projektin “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Eknomik Lindor”, ku pos kryetarit Lutfi Haziri, do të marrin pjesë edhe kryetarët e rajonit të lindjes dhe përfaqësues të Zyës së BE’së në Kosovë. (Biblioteka e Qytetit të Gjilanit, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Automjete, shqyritmi i projektligjit për Efiçiencë të Energjisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha së bashku me Ramush Haradinaj, Kryeministër, Znj. Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së dhe Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë, do të bëjnë promovimin e fazës së re të Fushatës për Liberalizimin e vizave. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Pejesë organizon tryezën në të cilën do të prezentohen rezultatet e anketës me nxënësit e shkollave fillore dhe diskutohet mbi sportin dhe nevojën për më shumë sport dhe disciplina sportive dhe sportin për të gjithë pa dallim në shkolla. (Drejtoria komunale e Pejës, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Ministrinë  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural menaxhuar nga  GLV “Gjeravica” në Deçan organizon panairi një ditorë 'Panairin e Bletës dhe Gështenjës'. (Ndërtesa e re e Eko-Tregut në Deçan, ora 10:00)

- Klubi Dëshira organizon shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor me temën Edukimi përmes Iniciativave Avokuese. (Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet takimi për themelimin e Këshillit për Zhvillim të Qëndrueshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e fazës së re të fushatës për liberalizimin e vizave. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvnedosjes, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilen do të behët shqyrtimi i Kërkesës së AKI lidhur me përjashtimin nga fushëveprimi i Projektligjit për Paga në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon tryezën në vazhdën e ciklit të Forumit 2015 me titull “Negociatat Kosovë-Sërbi: Një qasje racionale?”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 11:00)

- Nazim Gagica, drejtor i Arsimit në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Komuniteti LGBTI dhe përkrahësit organizojn Paraden e Krenarisë në Kosovë. )(Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

- Kryeinspektori i Inspektoratit të punës, Basri Ibrahimi raporton par  Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për vdekjet në vendin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

-  Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj merr pjesë në takimin me strukturat drejtuese të Nismës për rajonin e Dukagjinit. (Gjakovë, ora 17:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën për hapjen zyrtare të procesit të zgjedhjeve të brendshme. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Kryetari i Partisë Social Demokrate Shpend Ahmeti do te mbaje një prezantim mbi orientimin politik dhe shtrirjen organizative te PSD-se. (American School of Kosova, ora 18:00)

- Kosovo 2.0 vazhdon programin Volume UP duke e sjellë në Prishtinë, Drejtoren për Shërbime Ligjore Redaktoriale të The Guardian, Gill Phillips e cila do ta mbajë një bisedë publike për sfidat praktike dhe ligjore me të cilat ballafaqohen gazetarët që punojnë online. (Klubi M, rr. Nazim Gafurri, 27, ora 18:00)
 
 

Ngjarjet e datës 9 tetor 2018

- Mbahet takimi i Komitetit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të vazhdoj aksionin për rrënimin e objekteve pa leje.  (Zona e Batllavës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e lansimit të grantit të performancës së komunave i cili organizohet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Agjencia Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Hotel Emerlad, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së dhe shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Produkte të Ndërtimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Studentët e drejtimit të Biokimisë protestojnë lidhur me krijimin e kushteve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të kërkuara nga rektorati i UP-së për organizim të moduleve shtesë për licencim. (Para Ministrisë së Arsimit, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta vizitojë objektin e qendrës së panaireve që gjendet në Bërnicë-Prishtinë për ta inspektuar gjendjen e këtij objekti.  (Objekti i qendrës së panaireve që gjendet në Bërnicë, ora 11:00)

- Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbajë mbledhje përkujtimore me rastin e vdekjes së ish-gazetarit shumëvjeçar dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare afër objektit të Institutit Albanologjik, ora 12:00)

- Përfaqësuesit e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë raportojnë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor për farërat dhe plehrat në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, etj,.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen “Arbëria”, ora 14:00)

- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit në bashkëpunim me Shoqaten e Onkologëve të Kosovës organizon punëtori në Novoberdë ku do të ligjerojnë mjekë dhe ekspertë. (Novoberdë, ora 14:00)

-  USAID-i shënon përmbylljen e grupit të 4-të të praktikantëve të energjetikës në kuadër të tri institucioneve energjetike të Kosovës. (Kampusi i AUK-ut në Gërmi, ora 14:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të ish-gazetarit dhe ekspertit të ekonomisë Ibrahim Rexhepi. (Fshati Slivovë i Ferizajt, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 8 tetor 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Nivelit të Lartë të Sundimit të Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit i për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të rrugëve të Qendres Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK, ora 10:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka së bashku me menaxherin e Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të projektit për renovimin e ndërtesës se Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës, implementuar në kuadër të Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme. (Spitali i Gjakovës, ora 10:00)

-  E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-ve, Colleen E. Hyland, do të mbajë fjalim hyrës në konferencën “Përmirësimi i të drejtave për LGBTI - Çka shkoi gabim dhe çka mund të bëjmë më ndryshe?” e cila është pjesë e Javës së Krenarisë. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shkrimtaren Helena Kadare, të cilën do ta nderojë me Hartën e Artë të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e fillimit të vitit akademik  2018/19 për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP-së, ku merr pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike / Vushtrri, ora 11:00)

- Bekim Bajrami, drejtor për Urbanizëm dhe Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Gjilanit mban konferencë për media. (Zyra e kryetarit te Komunës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së, Projektligji për Sport, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e fazës së II-të të Impiantit të Ujit për Pije. (Stacioni i filtrimit të ujit të pijes, te Liqeni i Radoniqit, Gjakovë, ora 12:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, së bashku me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, do të marrë pjesë në ceremoninë fillestare të projektit "Zgjerimi dhe renovimi i ndërtesës komunale të Gjakovës" financuar nga Bashkimi Evropian. (Ndertesa e Komunës së Gjakovës, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Kabineti i Presidenti, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 7 tetor 2018

- Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do t’i bashkohen aksionit për pastrimin e rrugës Viti - Binçë - Debelldehi, i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të Fushatës më të madhe “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Viti, ora 10:30 - nisja me autobus në nga zyrat e Let’s Do It Kosova në Pejton, ora 8:30) 

- Në kuadër të Javës së Krenarisë i cila mbahet me moton "Në emër të Lirisë" Punëtori nga Stephan Wamena. (Hotel Sirius, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 6 tetor 2018

- Rreth 115 nxënës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja zhvillojnë një vizitë në Prekaz. (Prekaz, oa 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Parlamentit Evropian, David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1, përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim rreth 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Rreth 115 nxënës nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja zhvillojnë një vizitë në Parkun Arkeologjik të Ulpianës. (Parku Arkeologjik i Ulpianës, ora 14:00)

- Kryesuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Air Chief Marshal Ser Stuart Peach viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ambientet MFSK-së, ora 14:40 - vetëm pamje)

-  Nisma Socialdemokrate mban takim me strukturat drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj. (Ferizaj, ora 15:00)

- Nxënësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja zhvillojnë në vizitë në Prizren. (Prizren, ora 16:00)


 

Ngjarjet e datës 5 tetor 2018

- Instituti i Kosovës për Administratë Publike organizon diten e dytë të konferencës ku do të diskutohet inovacioni dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

- Agjencia Kundër Korrupsionit organizon ditën e dytë të punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit në të cilën do të diskutohet për deklarimin e pasurisë për zyrtarët e lartë publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Infrastrukturës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e shkollës së futbollit, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Lagja e Spitalit, ish stadiumi "Ramiz Sadiku", ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin tradicional “Dita e patates”. (Pestovë - Vushtrri, ora 10:00)

-  Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në rivarrimin e 157 dëshmorëve dhe heronjve. (Fshati Marinë në Skenderaj, ora 11:00)

- Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Gjilan bën shpërndarjen e fares së grurit për mbjelljet vjeshtore. (Rruga afër fshatit Perlepnicë, "Te Bunari", ora 11:00)

- Behët promovimi i Monografisë "Toka skuq e qielli nxin" e cila është monografi për masakren e Deliajve të Abrisë së Epërme me autor Afrim Hysenaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjeter Bogdani', ora 12:00)

- Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i librit “Kosova” vëllimi VI, VII dhe VIII, i autorit Jusuf Buxhovi. (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 12:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencën për media për nder të ditës botërore të mësuesit. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e Studentëve, ora 12:00)

- KIPRED bën prezentimin e profilit socio-ekonomik të Komunave të Regionit të Ferizajit. (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 13:30)

- Në kuadër të Panairit Vjeshtor të Librit AAB 2018, do të bëhet promovimi i romanit “Të vdekurit e gjallë” i autorit Ibrahim Kadriu. (Mjediset e Kolegjit AAB, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Suharekës. (Objekti i Komunës në Suharekë, ora 14:00)

- Iniciativa qytetare Orllan dhe OJQ Sundimi i Demokracisë ne Kosovë ne bashkëpunim me banoret e Orllanit me rrethin organizojnë protestë me moton 'Mjaft me rrënime, duam investime'. (Pika e karburantit në Orllan, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media, ku flasin deputeti dhe anëtari i Kryesisë Dardan Molliqaj, dhe Sekretari Organizativ Naim Jakaj. (Zyrat e PSD-së, në lagjen "Arbëria", ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e Shtigjeve të ecjes. (Afër Palestrës Sportive në Suharekë, ora 14:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e përfundimit të rrugës në Shirokë “N25”. (Fshati Shirokë, ora 14:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizion  Kompaninë Frutex me rastin e përurimit të linjës së eksportit. (Rruga magjistrale Suharekë në Prizren, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve në rrugën Delloc-Shterpc. (Fshati Delloc, ora 16:15)

- Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik mbanë takim informues me kryetarët e Këshillave të Fshatrave ku do ti informoj ata rreth grantet të cilat do të ndahen nga donatorët për pëkrahjen e të rinjve.  (Biblioteka e Qytetit, Gjilan , ora 16:30)

- Ramush Haradinaj do të takoj strukturat e degës së AAK-së në Suharekë. (Hotel Rozafa, Suharekë, ora 17:30)

-  Piktorët e njohur kosovarë organizojn ankandin “Humanart” që u ka mundësuar artdashësve që të kontribuojnë në shërimin e Arbër Sadiku dhe Hasan Mehmeti 4 vjeç duke blerë pikturat e disa prej piktorëve më të njohur kosovarë. (“Sonder”, ora 18:00)

 - Organizatat CEL dhe CSGD në bashkëpunim me PRIFes dhe në kuadër të Javës së Krenarisë organizojnë shfaqjen e  filmit 'Women who kill'. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 4 tetor 2018

 - Zyra e BE-së dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojnë një punëtori të përbashkët me temë “Financimin e Partive Politike”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

-  Instituti i Kosovës për Administratë Publike me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit do të organizojë Konferencën Rajonale "Trajnimi dhe ndikimi i tij në zhvillimin e shërbimit civil". (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

- Agjencia Kundër Korrupsionit organizon hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën rajonale Kundër Korrupsionit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentohet numri më i ri i Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.  (Zyret e Bankës Botërore, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përfaqësuesve të shëndetesisë primare nga 14 Komuna te Republikës së Kosovës, të cilët do të qendrojnë në Komunën e Gjilanit për programin e vizitave shtepiake për nëna dhe fëmijë. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Dr.Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:15)

- Autori dhe filozofi i njohur nga Franca Jean Paul Mongin mban ligjerat në departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge, me studenta dhe profesor të departamentit të Filozofisë. (departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Task Forcës ndër-ministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit në të cilen do të prezantohen veprimet që kanë ndërmarrë ministritë anëtare në kryerjen e obligimeve ligjore që kanë në fushën e përmirësimit të cilësisë së ajrit si dhe veprimet që do të ndermirën në të ardhmen. (Salla e takimeve në kabinetin e ministrit, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 14:00)

- Inaugurohet fillimi i punimeve të rrugës së lagjes Hade e Re. (Para objektit të komunës së  Obliqit, ora 14:00)

-  Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit në bashkëpunim me Shoqatn e Onkologëve të Kosovës do te organizojë punëtorinë ku do te ligjerojne mjekët-ekspertë. (Lipjan, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 16:30)

- Autori dhe filozofi i njohur nga Franca Jean Paul Mongin mban punëtori me nxënës të shkollave të mesme. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 17:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen solemne organizuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, për KFOR-in dhe delegacionin e lartë gjerman, ku do të bëhet edhe lansimi i “Parkut Inovativ dhe Trajnues”. (Ndërtesa e Komunës në Prizren, ora 18:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike do ta organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri storiet më të mira gazetareske në çështje të të drejtave të komuniteteve pakicë, të drejtat e gruas dhe të komunitetit LGBT, të transmetuara në mediat televizive, shtyp apo online. (Dit’ e Nat’, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 3 tetor 2018

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës bën publikimin e raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës ku do të informojë bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë ne ngjarjen e cila shënon sukseset e aktivitetit Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Projektligjit të Punës dhe Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 11:00)

- Drejtoria e Sherbimeve Publike, Infrastruktures dhe Banimit dhe Drejtoria e Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit mban konferencë per media. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit sot do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.41. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

 - Mbahet mbledhja Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do te informohen lidhur me shkeljet e dispozitave të Ligjit për komunikime elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Nën përkujdesjen  Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më DKA-në behët promovimi i Librit 'Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit Deçanas' të autorit Prof.Muhamet Alaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në procesin e prokurimit. (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 14:00)

- Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të lansojë analizën gjinore të Kosovës. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:15)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të ndjekë nga afër fillimin e asfaltimit të segmentit të katërt të zgjerimit të rrugës Prishtinë - Podujevë. (Tek nënkalimi i Gllanikut, afër shkollës, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 2 tetor 2018

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Innovation Center Kosova organizon dhurimin e gjakut për të aksidentuarit nëpër rrugët e Kosovës. (Objekti i ICK-se, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi ne parim i Projektligjit për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Këshillit organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Morinë mban konferencë për media në të cilën do të bëhen të ditura ecuritë, sfidat dhe rezultatet e punës  së deritashme. (Lokalet e MFSK-së, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Ndryshimit dhe Plotësimit Nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtoria për Gjeodezi, Kadaster dhe Pronë në Komunën e Gjilanit mban konferencën për media. (Zyra e kryetarit te Komunës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), që ka filluar ditë më parë në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i fillimit të punimeve për  asfaltimin e rrugës në fshatin Sferkë. Në përurim do të marrë pjesë Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. (fshati Sferkë, Klinë, ora 11:45)

- Ministrit të Ministrisë së Diasporës dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Ligjin për Diasporë dhe çështje tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori i Francës, Didier Chabert do t’i dorëzojë titullin Kalorës i Legjionit të Nderit, Njomza Emini, ish deputete dhe kryetare e Komitetit paraolimpik të Kosovës. (Rezidenca e Francës në Prishtinë, ora 17:00)

- Reprezentacioni i meshkujve kosovar do të ballafaqohet me pingpongistët nga Izraeli, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019. (Palestra e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 18:00)

- Mbahet takimi me strukturat e degës së II të Lidhjes Demokratike te Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e degës, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 1 tetor 2018

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për herë të parë do të organizojë një pritje të tillë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive akademike ku studentët e rinj do të informohen nga afër lidhur me studimet në UP. (Kampusi para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media ne te cilen do te prezantoj indikatorin e matjes së Klimës të Biznesit si dhe shqetësimin rreth shtimit të numrit të grabitjeve dhe vjedhjeve në biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të vënë gurë themelin e ndërtimit të shtëpisë për një nga familjet e prekura nga vërshimet e fundit në komunën e Suharekës, e cila u bë e mundur pas aksionit për ndihmë nga bizneset. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

- Drejtoria per Buxhet dhe Financa e Komunes se Gjilanit mban konference për media, ku do te permbledhet puna në ketë sektor sa i përket financave, të hyrave, shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Komunes, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka organizuar pritjen e studentëve të rinj për t’ ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019. (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet për auditimin e raporteve fiannciare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Drejtoria per Buxhet dhe Financa  organizon konferencën për media, ku do të përmbledhet puna sa i përket financave, të hyrave, shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor për vitin 2019. (zyra e kryetarit te Komunës në Gjilan, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së mbanë takimin me strukturat e degës së LDK-së në Klinë. (zyrat e degë së LDK-së në Klinë, ora 17:30)

- ORCA organizon aktivitetin përkujtues të studentëve  lidhur me 1 Tetorin 1997. Me këtë rast në Qendrën e Studentëve (Konvikte), do të lansohet numri i dytë i Tempullit të Dijes (gazeta studentore kritike-satirike) dhe menjëherë pas kësaj fillon marshi i 21 pishtarëve (që shënojnë 21 vjet nga 1 tetor 1997) nga konviktet deri në kampusin e universitetit. (Qendra e Studentëve (Konviktet), ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 30 shtator 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në turneun e “Mini Rugby”, fushën e futbollit “Vigani” pranë Prishtina High School në Matiqan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pas kthimit nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbanë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 12:00)

- World Vision organizon Ditën e Rinisë ku 200 të rinj nga vende të ndryshme do të takohen tek Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 14:00) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se Javës Evropiane të Sportit në të cilen merr pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 17:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 shtator 2018

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë bëjnë hapjen e aktivitetit për ekspozimin e makinerisë ushtarake të KFOR-it amerikan. (Afër çerdhes në Lagjen Dardania, Gjilan, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbanë ceremoninë e fillimit të aktiviteteve të saj në Komunën e Vushtrrisë. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00) 

- Mbahet konferencë për medie në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit 2018/ 2019 të Filharmonisë së Kosovës. Të pranishëm në konferencë do të jenë violinisti Visar Kuçi, dirigjenti Fernando Briones dhe drejtori i Filharmonisë, Baki Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 11:00) 

- Kryetari Haziri, ambasadori i Kuvajtit të Shqipëri, Myftiu i Kosovës dhe investitori nga shteti i Kuvajtit, do të vendosin gurthemelin e konviktit në SOS fshatin, në lagjen Zabeli i Sahitagës. (Zabeli i Sahitagës, Gjilan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, kundër paralajmërimeve për “korrigjim territoresh” nga presidenti Hashim Thaçi. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 14:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 shtator 2018

- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja  e Kuvendit Komunal të Prishtinës me rend dite propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2019 dhe Kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2019. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të paraqiten rezultatet e sondazhit të shtatë të opinionin publik, lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitoj Komunën e Rahovecit, ku do të nënshkruhen katër memorandume bashkëpunimi si “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimi i Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe - Komuna e Rahovecit” dhe “ Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”. (Rahavec, ora 13:00)

- Presidenti Thaçi, sot pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)

- Federata e Atletikes së Kosovës organizon Javën Evropiane te Sportit në Mitrovicë. (Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, Mitrovicë, ora 14:00)

- Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë organizon hapjen e qendrës frankofone të kulturës dhe gjuhës në Vushtrri, pranë shkollës SHMU-2. (Qendra frankofone në SHMU-2, ora 14:45)

- Universiteti i Prishtinës organizon “Konferencën Shqiptare të Biologjisë dhe Mjedisit”. (Salla e madhe të Bibliotekës Universitare, rr. Eqrem Qabej, ora 17:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të merr pjesë në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe Vitit Evropian të trashëgimisë kulturore në Lokalitetin arkeologjikë në Dresnik. (Dresnik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 shtator 2018

 - Balkan Green Foundation në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temën: “A është Kosova e gatshme për të trajtuar ndryshimet klimatike?” (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:00)

- GIZ dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojn konferencën 'Opportunity Scouting‘. (Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, ora 9:30)

- Mbahet Panairi i Sportit në Gjilan. (Para teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 10:00)

 - Instituti Demokraci për Zhvillim organizon punëtorinë "Dialogu social për fuqizim" e cila sjell rreth vetes pjesëmarrës nga shoqëria civile, organizimet sindikale, aleancat dhe odat ekonomike, si dhe akterë tjerë relevantë të zhvillimit të dialogut social në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratit i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione organizon tryezën e diskutimit “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Me rastin e Javës Evropiane të Sportit ju ftojmë të përcjellni tryezën me temën "Sporti në Shkolla". (Restoran "Residenca", në Klinë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet përurimi i tregut të gjelbër në fshatin Kmetoc. Në këtë ngjarje marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell. (Fshati Kmetoc, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të vizitojë Kullën e Zenel Beut në Pejë. (Kulla e Zenel Beut, rr. 51 William Walker, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit organizohet ecje në shtegun drejt Liqenatit në Rugovë. (Pejë, ora 13:40)

- Prezantohet raporti hulumtues i përgatitur në lidhje me Kontratën për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. (Auditorium i RIT Kosovo, AUK, rrugës për Gërmi, ora 14:00)

 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pret në takim, Ministrin e Austrisë, Gernot Blümel me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e Qeverisë salla e mediave, ora 14:15)

- Në kuadër te Panairi i Sportit në Gjilan mbahet turneu “Fadil Vokrri”. (Stadiumi i qytetit në Gjilan, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018

 - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 shtator 2018

- Instituti Demokraci për Zhvillim me mbështetje të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë organizon diskutimin mbi temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pret në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek. (Kabineti i ministrit, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet për auditimin e raporteve fiannciare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata "Pema Kovrage" në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes së mollës. (Fshati Kovrage në Istog, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit dhe Shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Efiçiencë të energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj mbajnë një konferencë për media në të cilën do të prezantojnë planin e përbashkët  “Drejtësia 2020”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Me rastin e lansimit të sistemit bashkëpunues për menaxhimin e performancës, "Drejtësia 2020",  i dezajnuar për të përmirësuar funksionimin e institucioneve të drejtësisë përmes zgjidhjes strategjike të problemeve, Ambasadori Delawie do tu drejtohet të pranishmëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton qendrën tregtare Albi Mall. (Qendra tregtare Albi Mall në Veternik, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)  

- Me rastin e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ mbanë konferencën për media. (Foajeu i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

- Komuna e Klinës do të filloj punimet për  ndërtimin e urës në lagjen Mustafaj të fshatit Ujmirë të Komunës së Klinës. (Fshati Ujmirë, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takohet me zv.ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Besnik Hoti. (Zyra e Kryetarit, ora 14:00)

- Me rastin e përvjetorit të 10-të themelimit të Odës Tregrare Kosovaro Turke mbahet kokteji. (Hotelin Swiss Diamond, ora 18:00)

- Shfaqet prova gjenerale e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevaz e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar Gejrgj Kastrioti-Skënderbeu. Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate bën hapjen e zyrave në qytetin e Mitrovicës. (Zyrat gjenden në afërsi të Raiffeisen Bank dhe IPKO-s, ora 18:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)

Ngajrjet e datës 23 shtator 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare te Javes Evropiane te Sportit. (Hotel Swis Diamond, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngajrjet e datës 22 shtator 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ju njofton se në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër” ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e 22 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare pa Makina. (Hapësirat para Objektit Qeveritar gjegjësisht “Ish objekti Rilindja”, ora 10:00)
 
- Në Teatrin Dodona, do te jepet shfaqja "Mustaqoshi Larosh" me regji te Melihate Qena. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë në të cilën do të flasin Albin Kurti, Agim Bahtiri, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Faruk Mujka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)
 

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)


Ngajrjet e datës 18 shtator 2018

- Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe ambasadori francez, Didier Chabert, do të mbajnë  ligjeratë në hapjen e ketij sesioni të Universiteti Veror  gjermano-francez. (Fakulteti Juridik i  Universitetit të Prishtinës, ora 8:30)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të flitet për iniciativën “ Komiteti i biznesit dhe zhvillimi i sportit”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka viziton Telekomin e Kosovës me ç’rast do të pritet nga Kryeshefi i kësaj kompanie Gent Begolli dhe Bordi i Drejtorëve. (Telekomi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30 vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)


- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  mbanë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:15)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal se  bashku me  Zyren e Rregullatorit për Energji dhe Federaten e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova diskutojn lidhur me "Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale" si dhe "Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të efikasitetit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Hapet e dyqani i tretë të bamirsisë "Teshavesha" në Ferizaj. (Ferizaj, rr. Ahmet Kaqiku, afër stacionit të autobusave, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit letrar "Beqir Musliu". Ky çmim ndahet tashmë tradicionalisht dhe është ndër çmimet e veçanta në fushën e letërsisë. (salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Të dy kryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë mbajn konferencë për shtyp. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, organizojnë pritje lamtumirëse për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2018  - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta dekoroj znj. Vasfije Krasniqi-Goodman. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00) 

- Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve në kuadër të projektit “Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve në Kosovë” organizon konferencën nacionale për të adresuar më tej rekomandimet e dala nga Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës do të mbajë konferencë, e cila organizohet në shënim të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë salla P38, ora 10:00)

- Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit. (Obiliq, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në shënimin e Ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ramiz Ramadani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit të komunës, ora 11:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën hapjen e “Javës me bizneset e diasporës shqiptare”, aktivitet ky i cili organizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike Gjermano - Kosovare. (Hotel Emerald, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në "Javën me bizneset e diasporës". (Hoteli Emerald, ora 11:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë analizën e publikimit shkencor të profesorëve në Universitetin e Prishtinës për vitin 2018. (Dit e Nat, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvnedosjes, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në organizimin për nder të Ditës së Mysafirëve të Nderuar - Ushtrimi Shpata e Argjendt. (Film City në Prishtinë, ora 14:00)

- Hapet ekspozita e Çmimit Muslim Mulliqi e cila do të mbledh së bashku si artistët Kosovar ashtu edhe ata ndërkombëtar. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- OSBE dhe Ambasada Italiane organizojnë trajnim të avancuar kundër korrupsionit për agjencitë e zbatimit të ligjit në Kosovë. (Ambasada italiane në Prishtinë, ora 16:00)