18 Shtator 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2020

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtimi Veselit. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Institutin Albanologjik. (Kabineti i Ministrës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në shqiptimin e dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani do të bëjnë fillimin e projektit “Ngritja e pemishtes me pemë të imëta-dredhëza”, me ç'rast do të bëhet mbjellja e parcelës së parë. (Hoçë e Qytetit, ora 10:00)

 - Lëvizja FOL organizon konferencë për media rreth zbatimit të vendimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin dhe luftimin e Covid-19, nga vet institucionet publike. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merrë pjesë në aktivitetin 'Debat n’shilte'. (Parku i qytetit në Prishtinë, ora 10:30)

- Pas përfundimit të seancës gjyqësore për rastin e vrasjes së Kujtimit, aktivistja e fushatës Drejtësi për Kujtimin, Rina Kika dhe avokatja e familjes së tij flasin para mediave. (Tek Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Amnistia e krimeve të luftës në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës. (Komuna e Klinës, ora 12:30)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Kampin për restaurimin e mozaikut, bashkëpunim ndërmjet MKRS, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës. (Dresnik, Klinë, ora 13:00)

- Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për media rreth ndeshjes se kombëtareve të femrave të Kosovës dhe Estonisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Estonisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2020

  - Përfaqësues të Unionit të Bashkive Shqiptare takohen me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytahet Haskuka . (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 9:30)

- Iniciativa Qytetare do të vazhdoj protestën kundër punimeve që kanë filluar për zgjerimin e rrugës “Nënë Tereza” në Gjakovë në të cilën do të kërkojë që menjëherë të ndërpriten punimet në qendër të Gjakovës, deri në publikimin e projektit, debatit me qytetarë dhe realizimin e procedurave ligjore. (Te hyrja e rruges Nëna Terezë afër TEB-bankes në Gjakovë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media mbi temën “Vlerësimi i 100 ditëve të para të Qeverisë Hoti”. (Zyra e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton materialet e pranuar nga Policia kufitare dhe Ministria e Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Unioni i Bashkive Shqiptare dhe Komuna e Prizrenit organizojnë hapjen e “Muzeu Lëvizës - Tirana vjen tek ne” për të nder të 100 vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin e kryeministrit Avdullah Hoti me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medias në të cilën do të diskutohet lidhur me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë si dhe pritjet nga procesi i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Inspektorati i Tregut i MTI-së me prezencen e ministrit, Vesel Krasniqi do të realizojë një vizite inspektuese për të konfirmuar produktet të cilat prodhohen në kompaninë “SharrCem” se a janë në përputhje me dispozitat e Udhëzimit Administrativ për përcaktimin e kushteve për vendosjen e çimentos së zakonshme në treg. (SharrCem, Hani i Elezit, ora 11:00)
 
- Delegacioni i Unionit të Bashkive Shqiptare se bashku me zyrtar të Komunës se Prizrenit vizitojnë Panairin e Artizanateve. (Sheshi i Lidhjes në Prizren, ora 11:00)

- Federata Atletikes mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të Prishtina Virtual Maratonë e cila do të mbahet me 27 Shtator. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) do të ndërmarrë një aksion kundër dënimeve të ulëta të shqiptuara nga institucionet drejtësisë. (Para Prokurorisë në Prishtinë, ora 12:00)

- Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësor të Kosovës proteston  lidhur me inicimin e procedimit të Ligjit për Paga. (Para Klinikës së Kirurgjisë, ora 12:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë një projekt të përkrahur nga MKRS për të rinj të Gjilanit. (Qendra Rinore në Gjilan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë një projekt të përkrahur nga MKRS për të rinj nga komuniteti serb. (Objekti i Komunës Ranilluk, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Rashit Qalaj, do ta nënshkruajnë  betimin, për ta përçuar mesazhin tek opinioni në shenjë të shënimit të ‘Javë së Sigurisë Rrugore’. (Objekti i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ora 14:00 )

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan Memorandumi për bursa studentore me Universitetin e Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do te shqyrtohet kërkesa e Agjencisë  për Informim dhe Privatësi si dhe do te njoftohet komisioni nga nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. (Ndertesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kombëtarja e Kosovës ekipi i femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë. (Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren. (Tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00 - pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit, ora 10:40)

- Ministrja Vlora Dumoshi bënë homazhe për Adem Mikullovcin. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 10:45)

- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren Komuna e Prizrenit organizon shpërndarjen e mirënjohjeve për gratë veterane të luftës. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)
 
- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 12:30)  

- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovci, me rastin e ndarjes nga jeta. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:00) 

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan vendimin për shpalljen e AFA Rugova trashëgimi shpirtërore. (Rugovë, Pejë, ora 13:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim - demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në eventin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik 5781. (Hotel Emerald, ora 17:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e kupës fituese në eventin Women Streetball AA Prishtina. (Marigona Residence, ora 19:00)
 


 
 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 10:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në  përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët " Haradin Bajrami". (Magure, Lipjan, ora 10:00)  

- Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojnë shkollën fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren dhe shkollën fillore “Ekrem Rexha” në Lubizhdë. (Shkolla "Motrat Qiriazi" në Prizren, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Agrokosova Holding në Suharekë organizon aktivitetin 'Vjelja e Rrushit Kosova 2020 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po Ju?'. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe prodhimit të Verës i Agrokosova në zonen industriale në Shirokë të Suharekës, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)  

- Nënshkruhet edhe marrëveshje e parë për bashkëpunim ekonomik në mes kompanisë Kosovare dhe të Serbisë për eksport pas nënshkrimit të marrveshjes se Washingtonit. (Kompleksi i Vreshtarisë dhe prodhimit të Verës i Agrokosova në zonen industriale në Shirokë të Suharekës, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2020

 = Ministria e Arsimit dhe Shkencësorganizon konferencë për media me rastin e fillimit të vitit shkollor 2020/2021 në kushte pandemie, pjesëmarrës në konferencë janë kryeministri, Avdullah Hoti, Ministri, Ramë Likaj, Armend Zemaj, etj.  (Ndërtesa e MASh, ra 11:00)

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2020

- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj, projekt i realizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë. (Fshati Gjonaj, ora 10:00 - transporti i organizuar nga ana e Komunës nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:15)

- Në nderim të viktimave te aktit terorist mbi kullat Binjake në SHBA, zjarrfikësat e Prishtinës  bëjnë pastrimin e platos dhe vendosjen e flamurit të ri te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Sheshi Bill Clinton në Dardani, ora 10:00)

- Në kujtim të viktimave të sulmit terrorist në SHBA, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani së bashku me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, do të vendosin kurora me lule tek pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit. (Hapësira ndërmjet objektit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mbanë konferencë me gazetar.  (Salla e konferencave në zyren e kryetarit në Gjilan , ora  10:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Policia e Kosovës, zjarrfikësat dhe pjestarët e Qendrës së Mjekësisë Urgjente i ndezin alarmet në nderim të viktimave të 11 shtatorit në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 11:00)  

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të mbajë konferencë për media lidhur me disa raste të cilat janë në trajtim nga ky institucion. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati IV, ora 11:00)

- Punëtorët teknik si dhe ata te sigurimit fizik te cilët punojnë ne QKUK, ne Spitalet Rajonale, ne Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat, do te protestojnë  për një ore, ne vendet e tyre te punës. (Udhëheqja sindikale gjatë kohës së protestës  do ta vizitoj Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare në Prishtinë  dhe QKUK-në, ora 13:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Komuna e Prizrenit, organizojnë prezantim publik për pilot ndërhyrjet e përzgjedhura si Veprimet e Duhura Kombëtare për Zbutje ndaj ndryshimeve klimatike. (Ambienti i mbrendshëm i kinemasë Lumbardhi, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA. Në këtë ceremoni merr pjesë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 10 Shtator 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Sulltan Badalli lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e Propozim – vendimit, për alokimin e mjeteve nga fondi rezervë prej Grantit Qeveritar për vitin 2020. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, ministren Etilda Gjonaj. (Ministria e Drejtësisë,  Bulevardi  “Zog I”, Tiranë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi -Dukagjini. (Fshati Doblibarë, Komuna Gjakovë, ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të punimeve rehabilituese në sistemin e ujitjes Radoniqi - Dukagjini. (Fshati Doblibarë në Komunën e Gjakovës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë komunën e Gjilanit ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri. (Objekti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojnë Komitetin e Emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale dhe do të prononcohen për media. (Kompleksi i Shkollave të Mesme, objekti i Konviktit të nxënesve dhe studentëve, ora 12:15)  

- Ministri i MTI-së Vesel Krasniqi së bashku me inspektorët e tregut do ta vizitojnë Terminalin Doganor në Vërmicë të Prizrenit. (Terminali Doganor në Vërmicë, ora 12:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon një vizitë në Komunën e Deçanit. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 13:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton punimet në qendër të qytetit te Deçanit. (Deçan, ora 14:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Ndërmarrjen “Higjiena”. (Deçan, ora 14:15)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, do të prezantojnë Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë. (Ambientet e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, ora 14:30)

- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë e Shqipërisë, Besa Shahini, do të prezantojnë Platformën e përbashkët digjitale të arsimit parauniversitar të Kosovës dhe Shqipërisë. (Ambientet e shkollës “Faik Konica”, ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2020

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i SBASHK-ut bashkë me Ministrin Likaj do të vizitojnë komunën e Shtimes, përkatesisht Gjimnazin "Naim Frasheri" e pastaj vazhdojnë në shkollën "Lasgush Poradeci" në Myzeqinë, për t'i parë nga afër përgatitjet sipas udhezimeve të IKPSHK-së për fillimin e vitit të ri shkollor. (Gjimnazi "Naim Frasheri", ora 10:00)

- OJQ “CULTURAT” Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës prezantojnë ekspozitën “Uniforma Blu gjatë pandemisë COVID-19”. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi zhvillon vizitë në Komunën e Klinës ku do te takohet me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj. (Ndërtesa e Komunës, ora 13:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi takohet me Agron Tiganin, kryeshefi i Kompanisë së Ujësjellësit “HidroDrini”. (Klinë, ora 13:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi takohet me Nexhat Abdullahin, kryeshefi i K.R.M. ”Ambienti”. (Klinë, ora 14:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi viziton Kompanin e Ujësjellësit “HidroDrini” në Klinë. (Klinë, ora 15:15)

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes në Arbëri, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2020

 - Me një aktivitet vetëdijesues nga studentë të juridikut, organizuar nga Aktiviteti i USAID-it Drejtësia Vlen dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas hapet Java e Ndihmës Juridike. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mban konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 11:00)

- Shënohet 7 Shtatori, respektivisht 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut në të cilin do të marrin pjesë delegatë të përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, të cilët morën pjesë në shpalljen e Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator të vitit 1990. (Galeria e sallës së Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për medie lidhur me Gjykatën Speciale. (Zyret e Organizatës, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Kaçanikut. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2020

- Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik në Komunën e Prizrenit për nder të Ditës Botërore të Turizmit, do të organizojë vendosjen  e tendave të shitjes me produkte artizanale të punuara nga zejtarët dhe OJQ- të e ndryshme në regjionin e Prizrenit. (Sheshi i Dëshmorëve në Prizren, ora 17:00)    

- Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19 mban takimin e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - konferencë për medie, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi mban konferencë për medie, lidhur me takimin në Washington. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:30)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të zbuloi pllakat përkujtimore të UÇK-së në Krumë të Hasit - Shqipëri. (Zbulimi i Pllakës në Nikoliç, ora 12:00 - zbulimi i Pllakës në Vlahen, ora 13:00)
    
- Hapja Solemne e Konferencës Ndërkombëtare Virtuale Shkencore “Transformimet dhe pasojat në shoqëri nga pandemia Covid-19”(Në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB, ora 15:00)

 

Orari i konferencave dhe stërvitjeve të Kombëtareve në stadiumin "Fadil Vokrri":

17:15 - Konferenca e Greqisë

18:00 - Stërvitja e Greqisë

19:00 - Konferenca e Kosovës

19:30 - Stërvitja e Kosovës

Në konferencë marrin pjesë vetëm gazetarët e akredituar për sallën e konferencës

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2020

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi realizon vizitë fushore në Rahovec ku do te pritet nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi me e cilin do të diskutoj për zyrtarizimin e memorandumit për financimin e projektit të rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe deri në Krushë të Madhe dhe prezantimi i konkursit për Dizajnimin e Sheshit Qendror të Rahovecit. (Rahovec, ora 10:00)

- Për nder të 21-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës organizohet ceremonia zyrtare ku pritet të marin pjesë personalitete të larta shtetrore, menaxhmenti i lartë i PK-së dhe të ftuar të tjerë. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, ora 10:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi vizitojnë lokacionin ku planifikohet të ndërtohet sheshi. (Parku i Qytetit në Rahovec, ora 11:00)
 
- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi vizitojnë biznesin “Osa termosistem. (Rahovec, ora 11:30)

- Organizata Joqeveritare “Culturat”, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bëjnë prezantimin e monografisë “Yje mbi dafina”, libër ky që u kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në detyrë. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

-  Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore në shtëpinë e Heroit Adrian Krasniqi. (Lagja “Dardania” në Pejë, ora 12:00)

 - Shoqata “Miqtë e Amerikës” ndez qirinj në nderim të policëve dhe stafit civil që kanë vdekur si pasojë e pandemisë Covid-19. (Para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2020

- Lëvizja “Politike” bën vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës te Liqeni i Ujmanit. (Nisja bëhet nga ndërtesa e vjetër e komunës së Prishtinës, Liqeni i Ujmanit, ora 9:30)

- Këshilli i prindërve të Kamenicës proteston para ndërtesë së ministrisë së Arsimit, kundër vendimit të mbylljes së shkollave nga kryetari Qëndron Kastrati. (Para ndërtesës së MASh-it, ora 10:00)
    
- Lëvizja “FOL” organizon debatin lidhur me shfuqizimin e vendimit të ministrisë për moratorium në ndërtimin e hidrocentraleve dhe konsultimet me publikun. (Zyrat e Lëvizjes ” FOL”, ora 11:00)
    
- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie  rreth të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm, për shkeljet e shumta nga Komuna e Prizrenit. (Selia e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj viziton Klinikën e Radologjisë dhe Klinikën e Padiatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2020

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri do të vizitojë Komunën e Ferizajt. (Komuna e Ferizajt, ora 10:00)

- Për të parë nga afër përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, përfaqesuesit e SBASHK-ut, se bashku me Ministrin Likaj dhe drejtoren e DKA - Prishtinë znj.Shala vizitojnë shkollën "Pjeter Bogdani" e pastaj edhe shkollën "Xhemajl Mustafa" në Prishtinë. (Shkolla 'Pjeter Bogdani", ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të 22 vjetorit të "Epopesë së UÇK-së në Vërri", nënkryetari i Komunes së Prizrenit, Visar Shehu do të bëjë homazhe në fshatin Hoçë e Qytetit. (Fshati Hoçë, ora 10:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të bëj nënshkrimin në mënyrë virtuale te Memorandumit të Mirëkuptimit në mes Agjencisë së Regjistrimit të Binzeseve Kosovare të Republikës së Kosovës dhe Agjencisë për Regjistrat Ligjor, Publikë dhe Shërbimet Përkatëse të Republiksës së Sllovenisë. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunes së Prizrenit, Visar Shehu do të bëjë homazhe në fshatin Jeshkovë. (Fshatin Jeshkovë, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunes së Prizrenit, Visar Shehu do të bëjë homazhe në fshatin Malësi të Vërrinit. (fshatin Malësi , ora 12:00)  

 - Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri do të vizitojë Komunën e Vitisë. (Komuna e Vitisë, ora 13:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mban konferencë për media ldhur me ndeshjen Moldavi - Kosovë. (Permes platformes ZOOM, ora 18:15) 

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovic. (Landovic, ora 10:00 - nisja dot ë bëhët nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:30)

- Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME) do të ndajë dy automjeteve për Zjarrfikës dhe Shpëtim,  për Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (NjPZSH) për  komunën e  Zveçanit dhe Zubin Potokut. (selia e AME-së në Prishtinë, rruga Dëshmorët e Gollakut pn , Hajvali, ora: 10:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë nderime pranë shtatores së Heroit Xhevat Berisha në Shatërvan. (Shatërvan, ora 11:00)

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë homazhe pranë Lapidarit të dëshmorëve në fshatin Kushnin. (Fshati Kushnin, ora 12:00)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të bejë nderime te Lapidari i dëshmorëve në fshatin Lez.  (fshati Lez, ora 12:30)

 - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizojë një konferencë për media ku do të njoftojë lidhur me gjendjen e arsimit në Komunën e Prizrenit. (Objekti Shtëpisë së Bardhë. ora 14:30

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2020

- Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet rreth gjendjes së arsimit në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 184-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mban konferencë për media në prag të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë dhe kundër Greqisë. (Hotel Emerald, ora 11:00)  

- Pas dorëzimit të kërkesave të peticionit Drejtësi për Kujtimin bashkë me listën e nënshkruesve, bëhet prononcimi për media. (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e Zyrës së Gjendjes Civile në Reçanë ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari. (Tansporti i organizuar nga ana e Komunës, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 12:10)

- Mbahet prezantimi publik i rezultateve të Projektit të Hulumtimit Shkencor që ka të bëjë me përdorimin e internetit në Kosovë nga fëmijët e moshës 11-16 vjeçare. (Ambientet e Bibliotekës Universitare të Kolegjit AAB, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2020

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla do të bëjë zbulimin e pllakës përkujtimore për nder të tridhjetë vjetorit të vizitës në Kosovë të delegacionit të parë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar asokohe nga senatori i mirënjohur Bob Dole. (Sheshi “Zahir Pajaziti" përpara Grand Hotel, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri bashkë me ministrin e Infrastruturës, Arban Abrashi, inaugurojnë projektin e madh të ndërtimit të rrugës, në qendër të qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Me rastin e 30 vjetorit të vizitës së delegacionit të senatit amerikan në Kosovë, do të hapet ekspozita e fotografit Hazir Reka e cila do t'i paraprijë inaugurimit të bustit të senatorit amerikan Bob Dole. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:10)

- Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe dhe vendos lule te Obelisku i personave të pagjetur. (Obelisku i personave të pagjeturve, afër Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përballë Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në ceremoninë e ngritjes së shtatores së Senatorit Bob Dole. (Rruga “Bob Dole”, Lagjja Dardania, ora 13:30)  

- Youth Initiative for Human Rights në Kosovë organizon një aksion rrugor në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme. (Sheshi “Skenderbeu” në Prishtinë, ora 18:00)

- Këshilli Organizativ i KKAFZHK-së, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Krushë të Madhe dhe ndezja e flakadanëve. (Krushë të Madhe, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2020

- Në 184 qendra të testimit në 30 komuna të Kosovës mbaheet Testi i Maturës, ora 10:00

- Me rastin e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi do të vizitojë shkollën “Abdyl Frashëri” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku”. (Vizita fillon në shkollën Abdyl Frashëri”, ora 11:00 dhe më pas në gjimnazin “Gjon Buzuku”)

- OJQ Pishtarët organizon takim me bjeshkatarë në vendin Zallë i Rupës Bjekshët e Deçanit, aty ku do të shihen për së afërmi dëmet e shkakuara në mjedisë nga kompania Kelkos Energy pikërisht deshtimi që të ndertohet "bazeni akumulues" siç ishte i paraparë nga ku do te kërkohet nga insitucionet që të dëgjohet thirrja e bjeshkatarëve, para se te ketë ndonjë fatalitet, sidomos pasi ka edhe fëmijë atje. (Zallë i Rupës Bjekshët e Deçanit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 28 Gusht 2020

- Qeveria e Republikës së Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës mban konferencë për medie lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për virusin SARS-Cov-2. (Objekti i ish-bankës së Lubjanës, ora 10:00)   

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi viziton Komunën e Podujevës. (Objekti e Komunës së Podujevës, ora 10:30)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka mban takim me qytetarë, ku do të njoftojë për punën e Komunës së Prizrenit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat e Kosoves do të mbaj konferenëc për mendia lidhur me gjendjen në sektorin privat në Kosovë. (Zyrë e sindikates, tek objekti Ish Germia, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, merr pjesë në hapjen zyrtare të trajnimeve që do të mbahen në kuadër të projektit “Përgatitja e të rinjve për përpunimin e të dhënave përmes SPSS dhe platformave të ngjashme për hulumtime” (Hotel Sonoma në Fushë Kosovë, ora 11:00)

 - Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj merr pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të oksigjeno koncentratorëve, donacion i OBSh-së për QKUK-në. (QKUK, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj bën homazhe te lapidari i Heroit të Kosovës Ismet Rrahmani dhe viziton kullën e tij. (Aqarevë, Komuna e Skenderajt, ora: 12:00)

 Disenjatorja e modës, Lia Stublla përmes fondacionit të saj “LS” dhuron çanta, mjete mësimore e maska, për nxënësit me kushte të rënda në Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës, Ferizaj, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për medie. (Ministria e Drejtësi, objekti i ish-Rilindjes, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2020


- Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes në mes të Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë dhe Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë për kalimin e fondit drejt FKEE-së për zhvillimin e projekteve të Efiçiencës së Energjisë. (Objekti i Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, ora 13:30)

- Promovohet libri “Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza, një sagë për jetën e shqiptarëve katolikë të Shkupit”. (Pranë shtatores Nënë Tereza në Prishtinë, ora 14:00)

- Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora: 16:00)

 

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2020

- Komuna e Prizrenit nis punimet në parkun e ri në lagjen Lakuriq në Prizren projekt i cili bashkëfinacohet nga Komuna e Prizrenit dhe EC Ma Ndryshe. (Lokacioni tek parku që gjendet afër ndërtesës së KEDS-it në Prizren,  ora 11:00)

- Mbahet diskutimi publik buxhetor online për vitin 2021 për identifikimin e kërkesave për institucionet edukativo-arsimore. (Platforma Zoom përmes vegëzes https://us02web.zoom.us/j/89591157635 , ora 11:00)

 - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komunën e Deçanit. Kryeministri gjatë vizitës në Komunën e Deçanit do të qëndrojë edhe në Manastirin e Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora: 11:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, do të vizitojë komunën e Podujevës ku do të pritet nga nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari. (Objekti i Kuvendit Komunal të Podujevës, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2020

- Drejtoria për Ekonomi dhe Financa e Komunës se Prizrenit do të mbajë takim me shefat e grupeve të asamblistëve, për të diskutuar për kërkesat dhe sugjerimet lidhur me investimet kapitale që rekomandohen të përfshihen në buxhetin e vitit 2021. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)   

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti takohet me kryetarët e komunave për tu dakorduar për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave  ndaj Covid-19. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)     

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin me kryetarët e Komunave të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 11:00) 

- Dymbëdhjetë infermier/e,  të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), do t’i bashkëngjiten Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, marrin pjesë; Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ud. drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi dhe Shkelzen Syla, drejtor i përgjithshëm i Qendrës Mjekësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Klinika Infektive e QKUK-së, ora 13:30)

- Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pret në takim liderët e koalicionit qeverisës për t’i informuar për zhvillimet në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Washingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)  

Ngjarjet e datës 22 Gusht 2020

- Mbahet ceremonia e hapjes solemne të “ArchiTech Festival” nga Kuvendi Rinor i  Prishtinës dhe përkrahur nga Komuna e Prishtinës. (Salla e konferencave të objektit të ri të Komunës së Prishtinës në Dragodan, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2020

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari do të bëjnë përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e projektit të Memorialit të Martirëve në Korishë. (Fshati Korishë, ora 10:00 - transporti i organizuar nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

 

- Drejtoria e Kultures, Rinise dhe sportit, ne bashkepunim me Policine e Kosoves, Keshilli i Nxenesve te Gjilanit si dhe disa organizata te tjera jo-qeveritare fillojn aktivitetin 'Vendose masken, shpeto jete'. (Para Teatrit te Qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, mban konferencë për medie. (Zyret e AKK-së, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 20 Gusht 2020

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Bëhet zbulimi shtatores së Heroit të Kombit Ismet Ukaj dhe falja e gjakut mes familjes së Heroit dhe familjes Zenelaj nga fshati Strellc i Epërm. (Strellc i Epërm, ora 11:00)
   
- Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku do të takohet me autoritetet e pushtetit lokal. (Komuna e Prizrenit, ora 13:00) 

 

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Zyrat e VV-së, ora  13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim liderët e koalicionit qeverisës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 Gusht 2020

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, si reagim i menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, do t’i dorëzoj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kuponë që do t’ushpërndahen 2 mije familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale. (Në ambientet e jashtme të MPMS-së, ora 10:00)
   
- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, viziton Zonën Ekonomike në Suharekë. Më pas ai viziton edhe disa bizneseve në Prizren. (Zona Ekonomike, Suharekë, ora 10:00)
   
- Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, voton për zgjedhjen e rektorit të ri. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
   
- Festohet Ditëlindja e 74 e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë (Seliae  shoqatës “Miqtë e Amerikës, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë lidhur me shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave, nga ana e kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka. (Zyrat e degës së PDK-së, Prizren, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 18 Gusht 2020

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së III (tretë) të rregullt për vitin 2020 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për medie ku do të prezantohen gjetjet kryesore nga monitorimi i punës së Kuvendit gjatë sesionit pranveror 2020 dhe vlerësimin lidhur me performancën e Kuvendit gjatë këtij sesioni. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2020

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, do të bëjnë përurimin e shtimit të katit të dytë dhe renovimit të katit të parë të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zhur. (Fshati Zhur, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e nëntë e Komiteti për Politik dhe Financa të Komunës së Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në objektin e ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)  

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ketë nje vizitë një grupi të të rinjve të Kosoves, nga etni të ndryshme. (Kabineti i Ministres MKRS, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në mbledhjen komemorative për gazetarin Sulejman Gashi. (Salla “ 1 Tetori ”, ora 13:30)

- Banorët e fshatit Karaçevë të Kamenicës protestojnë pas vendimit për mbylljen e disa shkollave në këtë qytet. (Para objektit të Komunës së Kamenicës, ora 14:00)