17 Janar 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 17 janar 2020

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi mbahet “Konferenca vjetore e prokurorëve”, për vitin 2019. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit të saj në të cilën do të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga institucionet e larta vendore dhe atyre ndërkombëtare. (Emerald Hotel, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e njëzet vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Drenasit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon konferencë për media gjatë së cilës do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit për zbatimin e projektit “Skema e Praktikes me të diplomuarit nga fakultetet teknike”. (Zyret kryesore të GIZ Kosova, rr. Anton Çetta, Nr.1, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Skenderajt. (Qendra e Kompetencës në Skenderaj. ora 14:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet “Akademia e Flakës” që e shënon zyrtarisht hapjen e manifestimit “Flaka e Janarit 2020”, i cili sivjet i kushtohet kryengritësit të Anamoravës, Abdullah Tahiri. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Për të përmbyllur projektin e EUNIC Cluster Prishtina “Promovimi i turizmit  në Prishtinë”  Ambasada Franceze dhe EUNIC Cluster Prishtina në bashkëpunim me komunën e Prishtinës organizojnë konferencën “Promovimi i turizmit kulturor në Prishtinë”. (Shtëpia e Evropës, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e ekspozitës kolektive e arteve pamore - Peneli i Flakës. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ish shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin William Walker. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 16 janar 2020

- Mbahet seanca përfundimtare në procesin gjyqësore kundër prof. dr. Sadri Ramabajës, i njohur edhe si rasti “Syri i Popullit”.  (Gjykatën Themelore në Prishtinë, ora 9:30)

- Policia e Kosovës do ta bëjë prezantimin e raportit vjetor të vitit 2019, ku do të shpalosen të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore përgjatë këtij viti. (Salla e takimeve në drejtori të përgjithshme, ora 10:00)

- Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe Komuna e Drenasit bëjnë inaugurimin e laboratorit të teknologjisë dhe inovacionit në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas. (Objekti i gjimnazit në Drenas, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës "Mensur Zyberaj" në Rahovec, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Studentët protestojnë përmes grafiteve për mos formimin e Qeverisë. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjakovës. (Shkolla "Prenk Jakova" në Gjakovë, ora 14:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës në nderë të leximit do të organizoj një punëtori për fëmijë  'Nata e Leximit' e cila synon promovimin e leximit pranë të rinjve. Me këtë rast, Aleanca Franceze e Prishtinës. (Aleanca Franceze, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 15 janar 2020

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 203 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Gjilanit. (Shkolla "Selami Hallaqi" në Gjilan, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:20)

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Reçak, ora 10:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës me qëllim të informimit të opinionit publikë do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e raportit vjetor të punës për vitin 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e Reçakut. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën nderime në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Reçak, ora 13:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 57 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Mamushës. (Salla e Kuqe tek Shkolla Fillore "Anadolu" në Mamushë, ora 15:00)

 
 

Ngjarjet e datës 14 janar 2020

- Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinëss do të fillojë rrënimin e një mbindërtimi pa leje në qendër të qytetit. (Rruga “Fehmi Agani”, pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 9:45)

- Mbahet takimi i 176-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati III, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vitise. (Shtëpia e Kulturës në Viti, ora 11:00)

- Drejtori për Bujqësi në Komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Aktivistët e “Dhunuesi je ti!” do të këndojn himnin feminist “Dhunuesi je ti” apo “Një dhunues në rrugën tonde” i grupit 'Las tesis' nga Kili e cila është protestë dhe përpjekje për të ngritë vetëdijen kundër dhunës ndaj grave. (Përpara Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Hanit te Elezit. (Shkolla "Ilaz Thaci" në Han të Elezit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 janar 2020

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 96 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Fushë Kosovës. (Shkolla e mesme e lartë "Hivzi Sylejmani" në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Down Syndrome po e organizon në bashkëpunim me Kolegjin Universum organizojnë për mbështetjen e të drejtave për punësim të personave me sindromë down. (Kolegji Universum në Lipjan, ora 10:00)

- Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Gjilanit, Sami Spahiu mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 173 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kamenicës. (Shkolla "Dëshmorët e Kombit" në Kamenicë, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 11 janar 2020

- Në kuadër të manifestimit 'Flaka e Janarit', Komuna e Gjilanit organizon nderime para dëshmorëve dhe lapidarit. (Kompleksi i varrezave të dëshmorëve në Gjilan, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e FSK-së në Gjilan, ora 11:30)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim koordinatorin nacional nga Ministria e Kulturës në Turqi në zyrën e tij, e më pas, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit, bëhet shpërndarja e 80 certifikatave për pjesëmarrësit, të cilët kanë ndjekur trajnimet në disa fusha. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:30)

- Behët ndezja e flakadanit të 'Flakës së Janarit'. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 janar 2020

- Në kuadër të manifestimit 'Flaka e Janarit', Komuna e Gjilanit organizon homazhe në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Gjilan, ora 11:00)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e parë për këtë vit. (Zyret e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore në nderim të dëshmorit të kombit Xhevat Qerimi. (Teatri i Qyteti të Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbaj konferencë për media, ku do të prezantoj raportin vjetor për vitin 2019, të arriturat dhe sfidat e Gjykatës. (Objekti i Gjykatës Themelore Gjilan, ora 13:30)

-  Kryetari i Kamenicës  Qëndron Kastrati bashkë me Drejtorinë Komunale të Arsimit mbajnë konferencë për media në lidhje me riorganizimin e shkollave në Kamenicë. ( Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 janar 2020

- Aleanca Franceze e Prishtinës organizon ditën e dyerve të hapura për të prezantuar aktivitetet e saj. (Objekti i Aleanca Franceze, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Si dështuan institucionet në trajtimin e rastit "Pronto" - Një reflektim mbi procesin në tërësi”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Gjilanit, Nevzad Rushiti, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 8 janar 2020

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e Vetëvendosje, 10:00) 

- Drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës në Komunën e Gjilanit, Salih Fazliu, mban konferencë për medie, ku do të shpalos punë njëvjeçare. (Zyra e Kryetarit, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicë, Agim Bahtiri, dhe Shoqatave të dalura nga lufta e UÇK-së do të mbahet manifestimi “Shala Heroike” si dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Shkëmbimi”, në regji të Fazli Muharremit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 13:00)
   
- Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00) 
   
 - Shfaqet premiera e filmit “Love”, me regji të Nis Papadhimitrit. (Cinepexx, 20:00)

Ngjarjet e datës 6 janar 2020

- Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Komunën e Gjilanit, Deniza Limani mban konferencë për media. (Zyra e krytarit te Komunës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia qendrore e LDK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së të Lidhjes Demokratike e Kosovës. (Selia qendore e LDK-së, ora 14:30)  

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për ta mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2019

- Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pret në takim liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për t’ia dhënë mandatin për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do ta mbajë konferencën e fundit të vitit për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:30)

 - Për nder të festës së vitit të ri, Komuna e Gjilanit organizon koncerti Festiv “Rockfest”. (Parkingu i banesave të hotel “Kristal” në Gjilan, ora 15:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, ora 17:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Merdare. (Pika kufitare, Merdare, ora 19:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Policinë e Kosovës. (Qendra Operative e Policisë së Kosovës, ora 20:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj viziton Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës. (Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës, afër Stacionit të autobusëve të trafikut urban dhe Fakultetit të Bujqësisë, ora 20:20)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Repartin e Emergjencës në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Reparti i Emergjencës, SHSKUK, ora 20:40)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 21:00)

- Komuna e Gjilanit bën lëshimin e balonave në shenjë të ndërrimit te moteve. (Sheshi “Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala”, Gjilan, ora 00:00)

  - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Policinë Rajonale. (Objekti i Policisë së Gjilanit, ora  00:15)

- Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosjes! i përbërë nga Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha - Kollçaku, anëtarët e Kryesisë dhe deputetët, Arben Vitia e Arbërie Nagavci, si dhe drejtuesi i Komitetit për Shëndetësi, Jusuf Ulaj, do të vizitojë Repartin e Gjinekologjisë. (Reparit i Gjinekologjisë, ora 00:30)

 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Njësinë Profesionale te Zjarrfikësve. (Gjilan, ora 00:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Spitalin Regjional. (Gjilan, ora 00:45)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare “Dardania”. (Gjilan, ora 1:00)
 


Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2019

- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë do të organizoj ceremoninë e fund vitit gjatë së cilës do të bëhet prezantimi apo pasqyra e aktiviteteve dhe angazhimeve policore për periudhën 11 mujore 2019, dhe prezantimi i aktiviteteve  te përbashkëta me partneret. (Objekti i Drejtorisë Rajonale në Pejë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencën e fundvitit në të cilën do të paraqesë punën 1 vjeçare, sukseset e sfidat, sikurse edhe planifikimin për vitin 2020. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban tubim publik me qytetarët e komunës së Istogut. (Salla e Kuvendit Komunal te Istogut, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës se Veteranit të UÇK-së, Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bën homazhe në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. (Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Junikut organizon takim publik me qytetar ku do të paraqiten të arriturat e Komunës për vitin 2019 dhe shqyrtohen propozimet e pranuara nga qytetarët. (sallen e Asamblesë Komunale,ora 11:00)

- Në kuadër të festave te fundvitit, komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga ansambli “AKV Gjilani”. (Pllatoja e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora 15:00)

- Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon Ditën e Veteranit të UÇK-së. (Hotelit Venus në Prishtinë, ora 18:30)



Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2019

- Në kuadër të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit organizon shpërndarjen e dhuratave për fëmijët ne Spitalin Regjional te Gjilanit. (Spitali i Gjilanit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje me ç'rast Kryetari i Lëvizjes! Albin Kurti mban fjalim. (Grand Hotel, ora 12:00)   

- Besim Ugzmajli për herë të parë për publikun në Kosovë do të shfaqë katër nga filmat e tij të fundit si filmi "Erë", "The Eaters", "Rruga". (Teatrin Adriana në Ferizaj, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2019

- Komuna e Gjilanit organizon konferencën e fundvitit të drejtorit të kompanisë publike lokale tregu në Gjilan. (Ambientet e kompanisë Tregu, ora 11:00) 

- Në kuadër të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit organizon shfaqje teatrale për fëmijë “Të Ëndërrosh Borën Përsëri”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv per fundvit nga Shkolla e Muzikes. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 16:00)

- Dega e PDK-së në Prizren feston 20 vjetorin e themelimit të saj, si dhe përmes një kokteli, përmbyll vitin 2019. (Restaurant ''Vila 100'' Prizren, ora 18:00)

- Mbahet koncerti i fundvitit të shkollës së Pianos "Fiona's Music Center". (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)  

- Artpolis - Qendra për Art dhe Komunitet prezanton Lexim Skenik të veprës “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha. (Teatri ODA, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2019

- Me rastin e publikimit të Raportit “Mos supozo nevojat e mia”, i njerrë nga projekti që Këshilli Rinor Kosovar zbaton nën përkrahje të Save the Children, mbahet tryeza e rrumbullakët me temën diskutuese “Gjithëpërfshirja në Arsim”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni do të mbajë konferencën vjetore për media ku do të prezantojë punën një vjeçare të KPK-së. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe drejtues të FSK-së mbajnë konferencë për media në të cilën do të bëhet njoftimi mbi aktivitet dhe rezultatet e  arritura gjatë vitit 2019. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 11:00)

- Drejtoresha për Kulturë Rini dhe Sport nga Komuna e Gjilanit, Deniza Limani do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës organizon promovimin e librit "Misioni i parë" i autorit Avni Spahiu. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00) 

- Me rastin e shënimit të 330 vjetorit të vdkejes se Pjeter Bogdanit Biblotetka Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Cuneus" në të cilën do të ekspozohen libra e artikuj nga koleksionet dhe dorëshkrimet e pa publikuara nga Pjeter Bogdani. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

- Grupi i çiklistëve nga Prishtina do të organizojnë një aktivitet simbolik para objektit të komunës së Prishtinës për të shprehur pakënaqësinë për kushtet dhe sigurinë e çiklistëve në trafik. (Sheshi Adem Jashari në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet kuvendi i dytë të përgjithshëm i Shoqatës "Kosova  për Sanxhakun". (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- KEDS organizon ndarjen e dhuaratave që do të bëjë kompania për nxënësit e shkollës fillore “Aziz Sylejmani “ në Qabër të Mitrovicës Veriore. (Fshati Qabër, ora 13:00)



 

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës do të organizoj ceremoninë e fund vitit gjatë së cilës do të bëhet dhënia e medaljeve, lëvdatave, shpërblimeve si dhe mirënjohjeve për zyrtarët policor, të cilët me kontributin e dhënë në punë kanë arritur rezultate të larta. (Objekti i administratës së re të PK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dymbëdhjetë  e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e fundvitit të Policisë së Kosovës. (Administrata Qendrore e Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Organizata Syri i Vizionit nga Peja në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Stacioni në Pejë organizojnë një konferencë të përbashkët me media lidhur me publikimin e raportit mbi “Kënaqshmerin dhe Besueshmerine e qytetarëvë të Pejës në policinë e Kosovë” . (Zyrat e Organizatës “Syri i Vizionit” rr, Isa Demaj, nr.14, Pejë, ora 11:00)

- Forumi për Udhëheqje dhe Diplomaci organizon debatin me grate dhe vajzat për proceset e vendimmarrjes, projekt ky i financuar nga GIZ. (Kafiteria Dit e Nat, ora 11:00)

- OJQ ETEA organizon hapjen ee minibibiliotekës në sheshin “Ibrahim Rugova”. (Sheshi "Ibrahim Rugova", ora 12:00)

- KEDS bën ndarjen e dhuaratave për nxënësit e shkollës fillore ““Hasan Prishtina” në Busavatë të Kamenicës. (Fshati Busavatë, ora 13:00)

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët dhënia e betimit të deputetëve dhe zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)

- OJQ Etea organizon ngjarjen përmbyllës te fundvitit te “Hyjnesha n’libër” dedikuar minibibliotekave në të cilën diskutohet rreth 12 minibibliotekave të lagjeve të Prishtinës dhe planeve e mundësive për bashkëpunim në zgjerimin e projektit gjatë vitit 2020 në lagjet dhe qytetet tjera të Kosovës. (Libraria Dukagjini, ora 18:00)

- Për nder të festave të fund vitit Komuna e Gjilanit organizon koncertë festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj't e Qytetit". (Teatri i Qytetit te Gjilanit, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 25 dhjetor 2019

- Për nder të festave të fundvitit Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët në “Hendikos”. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët në OJQ-në “LIRIA”. (Gjilan, ora 12:30)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër – Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen e Spitalit. (Rrethrotullimi mes Rr. “Muharrem Fejza” dhe Rr. “B”, 13:00)

- Komuna e Gjilanit shpërndan dhurata për fëmijët për kategorinë social dhe për fëmijët nga komunitetet. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv për fëmijë nga “Mollëkuqet”. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Bregu i Diellit. (Parku i ri afër sallës “1 Tetori”, ora 14:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Parku i Qytetit. (Afër hyrjes kryesore te Parkut te Qytetit , ora 15:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibibilioteka në Lagjjen Taukbashqe. (Në mes të parkut te Taukbashqes, ora 16:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një event të përbashkët relaksues me kolegë dhe bashkëpunëtorë te komunitetit te gazetarëve. (Lokalin Grand Depo, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 24 dhjetor 2019

- Zyra Kombëtare e Auditimit prezanton raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”. (Zyra Kombëtare e Auditimit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti merr pjesë në ceremoninë e pranimit të donacionit nga "Neptun" dhe "JumboO" në çerdhen "Fatosat". (Cerdhja Fatosat në Ulpianë,  oren 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipi i tij, më 24 dhjetor 2019, mbajnë takimin e madh publik, ku qytetarët mund të njoftohen dhe bëjnë pyetje për gjithçka që ju intereson rreth investimeve e projekteve. (Salla e teatrit të qytetit në Gjilan, ora 11:00)

- - Drejtori për Shëndetësi nga Komuna e Gjilanit, Selami Xhemaili do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Autizëm. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Autizëm, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, do të organizojë një aksion për dhurimin e gjakut. (Salla e Konferencave Orion, ora 11:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 249 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Restaurant "Maturanti", Deçan, ora 12:00)

- Hapet ekspozita artizanale e Thurjes me Tel në Skenderaj. (Hapësirat e shoqatës “Drugëza” në Skenderaj, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për media për vititn 2019, ku do të merr pjesë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradniaj. (Zyret e AKB-së, Lagja Tophane, ora 13:00)

- Policia e Kosovës me rastin e festave të fundvitit ka filluar implementimin e projektit “Urime 2020” me ç’rast ka planifikuar që të realizoj vizita në Shoqatën e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down. (Shoqata e Prindërve me Fëmijë me Sindromë Down, ora 13.30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të mbajë konferencën e fundit për medie për këtë vit, në të cilën do të prezantohet puna një vjeçare e kësaj ministrie. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në Lagjjen “Qafa”. (Lagja Qafa, përball Postës, ora 15:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për 342 nxënës fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Deçanit. (Oborri i shkollës Dardania, ora 15:00)

- Në kuadër të ngjarjes “Hyjnesha n’libër - Java e minibibliotekave” hapet minibiblioteka në lagjen “Arbëria”. (Lagja Arbëria, në fillim të shkallëve, ora 16:00)

- Mbahet pritja solemne nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me rastin e Festës së Krishtlindjes. (Qendra “Bogdanipolis” në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 dhjetor 2019

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përuron "Strocke Center", qendra për reagim dhe trajtim urgjent të rasteve të sulmeve iskemike në tru, që më parë nuk ka ekzistuar në QKUK. (Klinikën e Neurologjisë, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore në fushën e mbrojtjes sociale dhe decentralizimit të shërbimeve sociale, me fokus në mbrojtje të fëmijëve në Kosovë për vitin 2019. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 175-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Demokraci Plus organizon tryezë për të diskutuar mbi efektet dhe pasojat e organizimit të Ministrisë së Integrimit Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme në agjendën për integrime evropiane. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën e përmbyllëse të fundvitit ku në kuadër të konferencës do të ndahet edhe çmimi Ekonomisti i ri. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Për nder të festave të fundvitit Komuna e Gjilanit bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në OJQ-në Pema. (Qendra “Pema” në Gjilan, ora 11:00)

- Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” në bashkëpunim me Kolegjin Universum organizojnë konferencën për projektin e-VIVA, projekt ky i financuar nga programi Erasmus + të Bashkimit Evropian. (Kampusin e Kolegjit Universum, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa nga Komuna e Gjilanit, Zijadin Maliqi do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së, anëtarë të Kryesisë dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon debatin e dytë publik me qytetarë për punën një vjeçare të qeverisjes komunale për vitin kalendarik 2019. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shfaqje teatrale për fëmijë “Kopshti im” te autores Edona Vllasaliu dhe regji Lirim Behluli. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 12:00)

 - Me rastin e përvjetorit jubilar të LDK-së mbahet manifestimi për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së. (Restaurant Golden Imperial. (Veternik, ora 12:00) 

 - Policia e Kosovës do të realizoj një aktivitet ku do të kontrollet siguria e fëmijëve në automjet dhe nuk do të shqiptohen gjoba për kundërvajtje, por do të vetëdijësohen vozitësit, si dhe fëmijëve pasagjerë në automjetet e ndaluara do tu shpërndahen dhurata modeste nga ana e Policisë së Kosovës. (Para Katedrales “Nënë Tereza”, në afërsi të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, ora 12:45)

 - Komuna e Gjilanit organizon koncerti festiv nga Dacing House nga Gjilani. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 22 dhjetor 2019

- Në kuadër të festave tëfundvitit, Komuna e Gjilanit organizon programin festiv për fëmijë "Hello". (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 11:00) 

- Federata e Futbollit e Kosovës vazhdon ditën e dytë të eventit “eEuro 2020 – Pes2020”, në të cilin do të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në lojërat kompjuterike që do të organizohen nga UEFA. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 dhjetor 2019

- Federata e Futbollit e Kosovës më 21 dhe 22 dhjetor do të organizojë eventin “eEuro 2020 – Pes2020”, në të cilin do të zgjidhet ekipi që do ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës në lojërat kompjuterike që do të organizohen nga UEFA. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane organizojnë konferencë të përbashkët për media para përfundimit të vitit në të cilën drejtuesit e të dyja odave ekonomike do të diskutojnë për zhvillimet ekonomike përgjatë vitit 2019, si dhe do të prezantojnë rekomandimet e tyre për vitin 2020. (Zyrat e Odës Amerikane në Lagjen Pejton, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan. (Kodra e Dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën, për të marrë pjesë në fillimin e projektit “Shtigjet e atletëve në Roganë”. (Roganë, ora 12:00)

- Kompania ERC Trade organizon ceremoninë e hapjes së fabrikës për prodhimin e gotave të letrës - 'Belux Paper Cups’ si dhe depove të reja të kompanisë. (Fshati Bardhosh në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, organizohet akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorëve, Tefik e Hanumshahe Zymberi. (Salla e teatrit të qytetit, ora 13:00)

 - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në fillimin e projektit“Ndërtimi i parkut në Kopërnicë”. (Kopërnicë, ora 13:00)

- Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe në organizim të përbashkët me klubin e rotarianëve Gjilan do të organizohet gala mbrëmje humanitare për t’i dalë në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri. (Vali Ranch, Përlepnicë, Gjilan, ora 21:00)



 

Ngjarjet e datës 20 dhjetor 2019

- BP Home Investment lanson fabriken ‘’Instabuilt’’, me kapacitet të lartë për eksport në tregjet ndërkombëtare e cila do të ndikoj direkt në nivelin e punësimit dhe ekonomisë së Kosovës. (Fshati Balshaj ish Millosheva, afer pompes Sherifi Petroll, ora 10:00 )

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezantojë studimin bazë mbi digjitalizimin “Transformimi  Digjital i NVM-ve në Kosovë: Sfidat dhe Mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në fillimin e ndërtimit të parkut rekreativ në Busavatë të Kamenicës. (Busavatë, ora 10:30)

- Qendra e shtypit të IuteCredit mban konferencÑ‘n pÑ‘r media nÑ‘ lidhje me revokimin e licencÑ‘s nga Banka Qendrore e KosovÑ‘s. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tryezën me temë 'Dialogu Shoqëror: Gratë për Zhvillim' në të cilën merr pjesë edhe kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti. (Hotel Orion, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Çka po ndodhë në arsimin kosovar, a është vetingu Zgjidhja?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)
 
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në përurimin e projektit “Ndërtimi i tereneve sportive dhe rekreacionit në Kamenicë” tek Shkollat e Mesme. (Kamenicë, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" emëron Bordin për Inovacion dhe Ndërmarresi dhe nënshkruan  marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Gjakovës, Pejës, Istogut, Decanit, Junikut, Rahovecit, Mlishevës, Klinës, Bashkinë e Tropojes dhe Bashkinë e Hasit. (Universiteti i Gjakovës, ora 11:00)

- Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik nga Komuna e Gjilanit, Valbona Tahiri do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi merr pjesë në fillimin e ndërtimit të parkut për fëmijë në Lagjen Malësia – SHFMU “Deshmoret e Kombit”. (Kamenicë, ora 13:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organion manifestimin tradicional të "Laureatët e vitit 2019". (Hotel Emerald, ora 17:00) 

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, për përzgjedhjen e më të mirëve “Laureatët 2019”. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 19 dhjetor 2019

- MUTE Foundation në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe FSK-në realizoj projektin për fëmijë "unë, ty, dashuri në paketë" ku do të organizohet nisja  zyrtare e kamioneve të FSK-së, duke i mbushur ata me rreth 3 678 pako, për t'ju derguar pastaj fëmijëve nëpër fshatrat e Prishtinës, RAE komunitetit dhe femijeve te margjinalizuar.. (Shkolla Matematikore, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë të përbashkët për media me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪9:30)

- BIRN Kosova në partneritet me 10 organizata jo-qeveritare të Ballkanit organizon një tryezë diskutimi në të cilën do të diskutohet për borxhin publik dhe kapacitetin e institucioneve për t’i menaxhuar kreditë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës dhe punëtorë e sigurimit fizik të UP-së do të protestojnë në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Para Rektoratit të Universitetit te Prishtinës, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon tryezën diskutuese me temë “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të vizitojë kompaninë Viva Fresh. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, ora 10:00)

- Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizon konferencën “Gjithëpërfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara” e cila si fokus do të ketë koordinimin e proceseve dhe përfaqësuesve të institucioneve me qëllim të harmonizimit të diskutimeve rreth përpilimit të ligjeve si dhe fushave kyçe, me prioritet integrimin e fmijëve në legjislacionin aktual. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe Policia e Maqedonisë së Veriut do të realizojnë një ushtrim të përbashkët operativo-taktik të koduar “Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet. (Hani i Elezit, ora 10:00 - Glloboçicë, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support mban konferencën përmbyllëse e projektit “Për një jetë të shëndetshme, pa qese plastike”, me të gjithë aktorët relevant. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Me rastin e vizitës së zotit Peter Beyer dhe zotit Christian Schmidt, deputetë të Bundestagut gjerman, në Kosovë Ambasada Gjermane mbajn një konferencë me gazetarë. (zyrat e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, viziton pikën kufitare në Glloboqicë, pika kufitare me Maqedoninë e Veriut, për të përcjellë ushtrimin e përbashkët të Njësive të Specializuara të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. (Pika kufitare Glloboqicë, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU do të mbajë konferencë për media, ku do të publikohet raporti "Online Media Monitor" i cili ka bërë përmbledhjen e shkeljeve të etikës së gazetarisë në media online në periudhën 2018-2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Anibar organizon prezentimin e pasqyrës së vitit të parë të iniciativës “Hapësirat Kulturore të Kosovës”. (Shtëpia e Europes, ora 11:00)

- Drejtori i i Arsimit nga Komuna e Gjilanit, Nazim Gagica do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të vizitojë kompaninë Hib Petrol. (Magjistralja Prishtinë-Lipjan, ora 11:30)

- Mbahet koncerti i kengëve të romëve, shqiptarëvë,turqve dhe boshnjakëve nga Okteti “Kujtim Pacçaku”, emëruar si “Këngët e vjetra qytetare”, I cili ështe financuar nga MKRS, dhe imlementuar nga OJQ” Romani Baxt”. (DokuKino, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Driant Zeneli "N' përpjekje për me u çue", kuruar nga Claudia Buizza & Alicia Knock. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)





Ngjarjet e datës 18 dhjetor 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën “Rruga drejt marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, në një diskutim rreth së ardhmes së dialogut Kosovë - Serbi. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon punëtorinë me titull “Angazhimi për ndryshim - Roli i shoqërisë civile dhe mediave në formësimin e ligjeve dhe iniciativave të Kuvendit". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet bledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin 'Kafja e mëngjesit me bizneset e Gjakovës'. (Hotel "La Villa" në Gjakovë, ora 10:00)

- ADMOVERE e të mbështetur nga KFOS publikojnë raportin "Gjendja në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike". (Ndërtesa e Fakultetit te Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, salla 440, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behën përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 301, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Drejtori i Administratës së Përgjithshme nga Komuna e Gjilanit, Bardhyl Syla do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e vënies se Gurë themelit të Shkollës Fillore “Fan S. Noli” në Llukafc të Begut. (Llukafc i Begut, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore  e Pejës organizon konferencën e jashtëzakonshme për media lidhur me arrestimin e disa personave në dy raste, që kanë të bëjnë me veprat penale “Detyrimi” dhe “Mashtrimi”. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës. ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me ecurinë e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor. (Selia e LDK-së, ora 14:30 - pas takimit kryetari Mustafa mban konferencë për medie)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Tabakut dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Tabakut në Gjakovë, ora 15:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon ceremoninë e dhënies së Çmimeve FIDES 2019, për të nderuar kontributin filantropik të individëve, organizatave, dhe bizneseve në Kosovë dhe Diasporë. (Muzeu Kombëtar, ora 18:30)

- CHwB Kosova shfaq premierën e animacionit dokumentarë “Kush mytet kapet për shkume". (Kafenenë Dit' e Nat', ora 18:30)

 

Ngjarjet e datës 17 dhjetor 2019

- Koalicioni “Demokracia në Veprim” organizon konferencën ‘Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara’. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dymbëdhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit të hapur për qytetarë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Konrad Adenauer Sttiftung do të publikojnë rezultatet e anketës Politika Ndërkombëtare dhe Dialogu Kosovë-Serbi: Perceptimet e Qytetarëve Kosovarë. (Shtëpia e Europe, ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin simbolik, ku do të zbulojë emrat e personave të përfshirë në një skemë mashtrimi përfshirë një zyrtar të lartë, të avancimeve akademike që janë në proces gjatë këtij muaji. (Para objektit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 11:00)

- Drejtori i Shërbimeve Publike nga Komuna e Gjilanit Naser Korça do të mbajë konferencë për media në të cilën do të paraqet para publikut punën 1-vjeçare për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 11:00)

-  Me rastin e përmbylljes së vitit kalendarik 2019, Avokati i Popullit organizon konferencë për media për të prezantuar rezultatet e Institucionit të Avokatit të Popullit gjatë vitit 2019. (Mensa Ramiz Sadiku ora 12:00)

- Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e librit "Baladë Muhaxhire" të autorit Nimon Muçaj. (Salla e konferencave të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Kompania ‘SOWI Kosovo’ organizon ceremoninë dhe koktejin e organizuar me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve për projektet e gjenerimit të energjisë elektrike nga era në fshatin Selac, Bajgorë, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 megavatësh. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00)

- OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes ka kënaqësinë t’ju ftojë në hapjen e ekspozitës “Fara e kujtesës”. Ekspozita është një përmbledhje e punimeve të realizuara në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17.00)
 
 

Ngjarjet e datës 16 dhjetor 2019

- Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë dhe Komiteti Lokal për Siguri Publike nga komuna e Vushtrrisë organizon takimin e nëntëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00) 
 
- Komuna e Deçanit dhe Ministria e Arsimit vendosin gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme dhe të Ulët 'Lidhja e Prizerenit'. (Deçan, ora 12:00) 

 

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Neonatologjisë dhe Pediatrisë në Spitalin e Mitrovicës, pajisje keto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë.  (Spitali i Mitrovicës, Klinika e Neonatologjisë, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30 - kontaktoni Fiona Shehu në 049 589 685 ose Besarta Muhaxheri 049 600 962)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Akademi Përkujtimore  për Dëshmorët e Kombit Mujë Krasniqin dhe 40 Dëshmorët e tjerë të rënë ne kufirin Shqiptaro - Shqipëtar. (Pallati i rinisë Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon shfaqjen e dokumentarit “Java Kundër Korrupsionit 2018”.  (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2019

- Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezën e diskutimit me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Sheshi “Adem Jashari” në Prihtinë. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri mbajnë konferencë për media më qëllim sqarimin lidhur me keqinformimin e opinionit nga disa media, rreth shpërndarjen e lopëve qumështore. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (Objekti i RIT Kosova AUK, ora 11:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel AFA, ora 12:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Kampusi Universitar. (Kampusi Universitar në Prishtinë, ora 12:00)

- Aksionari i institucionit jo-bankar Monego organizon konferencë për shtyp, rreth vendimit të Bankës Qëndrore dhe revokimit të licencës së Monego. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. Robert Doll Nr.19, ora 13:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. (Hoteli Emerald, ora 13:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji Heimerer, ora 14:00)

- Prezantohet shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugetim në vete të parë" , e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:30)


Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)