21 Korrik 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019

- Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Mbahet konferenca për media e drejtorit të festivalit Anibar, Vullnet Sanaja dhe regjisorit amerikan nga seria Rick and Morty, Matt Taylor. (Hapësira e Kinemasë “Jusuf Gërvalla”, në Pejë,  ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës mban takimin e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues ku Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Selia qëndrore e AAK-së, ora 17:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)
.

Ngjarjet e datës 18 korrik 2019

- Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, mbahet provimi pranues për studentët aplikantë në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2019-2020. (Universiteti Gjilanit, ora 9:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Autoritetin e Aviacionit Civil. (Ndërtesa e AAC-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e gjashtë për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje Normative të Këshillit Prokurorial të Kosovës mban dëgjim publik lidhur me draftin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive të Kosovës. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane takohet me zëvendës Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri për të diskutuar lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ Komuna e Rahovecit organizon homazhe në ndërim për të rënet. (Fshati Fortesë, ora 10:00)

- Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e shtatë të rregullt. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha takohet me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Tod D. Wolters. (Komanda e KFOR-it në Film City, ora 10:20)

- Komandti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjeneralllejtënant Rrahman Rama takohet me Komandantin Suprem të Forcave Aleate për Evropë, Gjeneral Tod D. Wolters. (Komanda e KFOR-it në Film City, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Agjencinë për Shërbimet e  Navigacionit Ajror. (ASHNA, ora, 11:15)

- Organizata për Cilësinë në Arsim do protestojë kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Para objektit të qeverisë në sheshin Skënderbe, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për produktet biocide, me raport amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00 )

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media në të cilën do të flas deputeti dhe nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri. (Zyrët qendrore në lagjen Arbëri, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për tëe diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00 )

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Fushë Kosovës. (Komuna e Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,  i Kuvendit të Kosovës, do të realizojë vizitë pune në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. (ANP, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Pejë, Gjakovë, Rahovec dhe Shtime, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit e të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:30)

- Një grup i aktivistëve nga Fushë Kosova organizon aksion simbolik lidhur me vrasjen e fundit e 11 vjeçarit, të përdhunuar disa herë dhe i vrarë nga një kriminel i dyshuar 20 vjeçar. (Para stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 15:30)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së dytë të Shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Znj. Zeinah Salahi, Zëvendës Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 korrik 2019

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lansohet Plani i Integritetit të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Mbrojtjes, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec, Komuna e Rahovecit do të bëj homazhe dhe ndërim për të rënet. (Rahovec, ora 10:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Gjykatës Themelore në Gjilan, Kati i III, Salla 306, ora 10:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do prezantohet raporti gjashtëmujor  janar-qershor 2019 duke u fokusuar edhe në aktivitetet më të rëndësishme të policisë gjatë kësaj periudhe. (Stacioni policor Qendra në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Azgan Haklaj, president i Unionit Artistik të Kombit Shqiptar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës. (Sheshi “Para Teatrit” në Gjilan, ora 11:00)      
 
- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore. (Pika kufitare e Merdares, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:30)

- Komuna e Rahovecit organizon akadmi përkujtimore me rastin e 21 vjetorit shënimit të “17 korrikut - Epopesë së Rahovec’’. (Shtëpia e Kulturës 'Mentor Zyberaj" në Rahovec, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.48. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e fshatit Hoçë e Madhe. (Shtëpia e Kulturës në fshatin Hoçë e Madhe, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillonë një vizitë pune në Komunën e Malishevës. (Malishevë, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjim publik për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 më banorët e lagjeve III- dhe IV të qytetit të Rahovecit. (Shkolla fillore “Isa Boletini” në Rahovec, ora 19:00)
    

Ngjarjet e datës 16 korrik 2019

- Banorët e fshatrave të bashkësie lokale të fshatin Zahaq të Pejës organizojnë protestë në kundërshtim të vënies së barrierave rrugore dhe heqjes së stacionit për ndaljen e autobusëve. (Fshati Zahaq, ora 9:00)

- Oda e Përmbaruesve Privat organizon e ceremoninë e pesë vjetorit të përmbarimit privat në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

-Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin britanik, Andrew Page, Shef i Departamentit për Ballkanin Perendimor si dhe Susan Laffey, Zyrtare e Lartë e Sektorit Analist, nga Foreign Office, Londër, të shoqëruar nga ambasadori Ruairi O’Connell. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Postës si dhe Telekomit për vitin financiar të përfunduar më 31 dhjetor 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët votimi i raportit vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Komunën e Suharekës. (Komuna e Suharekës, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e thirrur nga kryesuesi i KPF-së dhe i Kuvendit Komunal në Prizren, z. Artan Abrashi. (Shtëpia e Bardhë, salla e mbledhjeve të KPF-së, ora  14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në fabrikën e këpucëve “Solid” në Suharekë. (Fabrika Solid, ora 14:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në fabrikën e ngjyrave për industrinë e ndërtimit “Graniti” në Suharekë. (Fabrika Graniti, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune me biznese të Suharekës. (Zona industriale, Shkolla Profesionale, ora 16:00)

- Shfaqet filmi “Mjaltë nga Shkëmbi”, dedikuar pikërisht për heroin tone kombëtar Zahir Pajaziti. (Kinema e hapur në sheshin “ Zahir Pajaziti”, ora 20:00)

- Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest nis edicionin e 11 të festivalit me filmin debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave". (Teatri Kombëtar, ora 21:30 dhe Kino ABC, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 15 korrik 2019

- Atletët dhe delegacioni i Kosovës të cilët morrën pjesë në Kampionatin Ballkanik U18 që u mbajt në Stamboll do të khehen sot në Prishtinë. (Aeroporti i Pirshtinës, ora 8:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do të hapë solemnisht kryesimin e Republikës së Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore apo siq e quajmë shkurtimisht SEECP dhe njëherit do t’i prezantoj prioritetet e Republikës së Kosovës gjatë këtij kryesimi. (Hapësirat e MPJ-së, ora 9:50)

- Për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohen homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë. (Landovicë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin Federal të Gjermanisë për Shëndetësi, Jens Spahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “E ardhmja e raporteve Kosovë-Serbi nga perspektiva e qytetarëve në Kosovë”, në një diskutim mes qytetarëve dhe deputetit Dukagjin Gorani, zëvendësministrit Anton Berisha, ish-deputetes Rada Trajković, si dhe ish-ministrit Nenad Rašić. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00) 

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, për nder të 1 vjetorit të vdekjes së Kapiten Sejdi Krasniqit, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 11:00)

- Pjesëmarrësit e Festivalit te Animacionit “Anibar” do të mund të ndjekin prezentime nga artistë dhe prodhues filmash në “Coffee & Talk”, pjesën e festivalit ku do të kanë mundësi të ulen për të pirë kafe dhe për të bashkëbiseduar me regjisorët e filmave që do të shfaqen në Anibar. (Kafiteri “Exit Bar”, në Pejë, ora 11:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane, në bashkëpunim me Projektin e GIZ-it “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë”, mbanë takim lidhur me zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Komunën e Vushtrrisë ku do te takohet me kryetarin e Komunës Xhafer Tahiri. (Ndërtesa e Komunës, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të mbajë konferencë për medie, në të cilën do të prezantohet përmbajtja e Udhëzimeve Administrative që dalin nga Ligji për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje të cilat hyjnë në fuqi sot. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Mbahet një debat rreth sistemit arsimor dhe arsimit të boshnjakëve ku në panel do të jetë edhe Emilija Rexhepi nga Sanxhaku. (AUK, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë bizneset e Komunës së Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 14:30)
 
 - Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri vizitojnë kompaninë Pestova- Vipa Chips. (Pestovë, ora 15:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet turnir futbolli dedikuar diasporës, në qytetin e Mitrovicës.  (Sheshi “Mehë Uka”, ora 21:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Ndërkombëtar të Animacionit, organizohet mbrëmje me muzikë reggae dhe afrobeats ku artisti Blend Mishkin bashkë më grupin Roots Evolution do të ju sjellin tinguj të afrobeats dhe muzikë reggae.. (Parku i qytetit të Pejës, ora  23:00)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2019

- Pre Hardh Fest Party mban një konferencë për media në të cilën do të shpaloset slogani i Festivalit si dhe programi i ditëve të festivalit. (Shtëpia e Verës në Rahovec përballë bodrumit Stone Castle, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2019

- Mbahet Kuvendi e lX-të zgjedhor i Degës së LDK-së në Lipjan. (Hotel Venus, magjistralja Lipjan - Prishtinë, afër QMI, ora 10:00)

- Organizata ERA, në bashkëpunim me qytetarë dhe antarë të shoqërisë civile do të zhvillojë një protestë paqësore në Deçan për të protestuar kundër hidrocentraleve të paligjshme në Kosovë. (Përpara HEC Deçan, të hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për të Gushavci, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik me biznese të komunës së Rahovecit për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 14:00)

- Mbahet dëgjimi publik me grupin e Grave-Buxhetimi gjinor dhe të gjitha OJQ-ve Rahovecit për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 16:00)

- Me rastin e kremtimit të Festës kombëtare të Francës Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert do të organizojë pritje për personalitetet e Kosovës dhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare si dhe për komunitetin francez që jeton në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 12 korrik 2019

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzojë 36 kompjuterë me monitorë Policisë së Kosovës. (Ndërtesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ora 8:30)

- Mbahet gara Republikane e Diturisë në të cilën do të garojnë mbi 1,600 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Hapësirat e Kolegjit AAB, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara Zyra në Kosovë organizon tryezën me temën globale “Çka ka Ndryshuar?” “Ku kemi qene?” “Ku jemi?” dhe “Ku synojmë të shkojmë?”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryetarin i Bordit të ART-së Anton Berisha, inxhinierin në Telekom Abdullah Havolli dhe Shefin i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom Arben Halili. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim punë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:00)

- Komuna e Klinës mban seancë solemne dhe ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qytetit”, Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i Universitetit Publik “Hasan Prishtina”, dhe Shkelzen Gashi, Sportis-Futbollist. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese Preportr organizon konferencë në të cilën do të publikohet hulumtimi “Industria e shkatërrimit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton fermën e lopëve të fermerit Blerim Aliu në fshatin Zajqec të Komunës se Kamenicës. (Fshati Zajqec, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e radhes në të cilën do të shqyrtojë Raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit mban takimin e taskë forcës për menaxhimin e thatësisë. (Komuna e Gjilanit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, në të cilën do të prezantohet një analizë lidhur me neglizhencën e Kuvendit të Kosovës, ndaj mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, si një prej elementeve më të kritikuara në vazhdimësi në raportin e Komisionit Evropian për Kosovën. (Zyrat e KDI-së në Rr. ”Bajram Kelmendi”, Nr.45, ora 11:00)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Raporti Vjetor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Bëhet shpërndarja e librave të botuara dhe të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, donacion për 36 biblioteka komunale. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të behët shqyrtimi i çështjeve vijuese administrative, nga fushëveprimi i Kryesisë​. (Ndërtesa e Kuvendit, salla, C-301 11:00) 

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën e ujit “Zajqeci”, në fshatin Zajqec. (fshatin Zajqec, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet drejtuesi i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj në takim me fermerë në plantacionin e arrës, përfitues të programeve mbështetëse nga Qeveria e Kosovës. (Fshati Kopërnicë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën hapjen e fushatës së korrje-shirjeve dhe takon bujqit e kësaj ane. (Fshati Kopë​rnicë, ora 12:40)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri, organizon pritje për Ambasadorën e Shtetit të Izraelit në Beograd, znj. Alona Fisher-Kamm. (Zyra e krytarit Haziri, ora 13:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evroipan. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Komuna e Gjilanit organizon hapjen e fushatës për korrje-shirjet e grurit në fshatin Perlepnicë. (Perlepnicë, ora 15:00)

- Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës mbajn konferencë për shtyp pas kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit. (Aeroporti “Adem Jashari", ora 19:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, partneri implementues i UNFPA, Artpolis organizon një shfaqje mbi fuqizimin e të rinjve. (Të obelisku Newborn, ora 20:00)

- Me rastin e kthimit nga ekspedita në Majat e Shtatë Kontineteve e Mrika dhe Arianit Nikqit mbahet një koktej. (Oborri i Mullirit të Haxhi Zekës në Pejë, ora 22:00)


Ngjarjet e datës 11 korrik 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Drejtorin Teknik në Telekom, Mehdi Latifaj, zyrtarin ligjor, Sabaudin Ramaxhiku dhe Menaxherin i Produkteve, Nysret Jashanica. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, pas takimit deklarohet për media. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00)

- Mbahet lansimi zyrtar i Koalicionit të Kosovës për Pajtim. (Shtëpia e Evropës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Rinore në Pjetërshtan. (Pjetërshta, ora 11:00)

- Kryetarit i komunës së Rahovecit do të prezantoj para qytetarëve raportin e punës së tij për periudhën Janar-Qershor 2019. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të projektit “Cilësi, llogaridhënie, integritet dhe transparencë në arsimin e lartë”. (Restorant “Rron” në Veternik, ora 18:30)

- Fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve,  Vellusha dhe Tophane, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 10 korrik 2019

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të përurojnë ambientet e rinovuara të Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare. (Kardiologjia Invazive në QKUK, ora 9:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të pres në takim një delegacion të sipërmarrësve nga Republika e Turqisë për të diskutuar mundësit e investimeve në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik mes deputetëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Lëvizja FOL me mbështetjen e USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, ju fton në eventin e një vjetorit të lansimit të “Portalit të Prokurimit të Hapur dhe Transparent”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet takimi konstituiv i TaskForcës Shtetërore Kundër Narkotikëve tek të rinjtë dhe Siguri në Shkolla. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- “Let’s Do It” organizon aksion pastrimi në Banjë të Istogut. (Afër shkollës në Fshatin Banjë, ora 10:00)

- Me rastin e hapjes së pikës së tretë të njërit ndër rrjetet më të mëdha të supermarketeve në botë në lokacionin strategjik të Swiss Mall në Prishtinë, mbahet një konferencën për media e organizuar nga SPAR Kosova. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”. (Afër Valoni Petrol në Veternik, ora 10:30)

- Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj realizon vizitë pune në Komunën e Vitisë ku edhe do të takohet me kryetarin e Komunës. (Komuna e Vitisë, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Dr. Ilirjana Bajraktari eksperte e sistemeve dhe politikave shëndetësore ku do të diskutohet për politikat shëndetësore në nivel vendi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha do të raportojë para Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj realizon vizitë pune në Komunën e Ferizajt ku edhe do të takohet me kryetarin e Komunës. (Komuna e Ferizait, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit orgnizon dëgjimi publik me banor të fshatit Xërxë për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Hamëz Thqai”, në fshatin Xërxë, ora 19:00)

- Në prani të Ambasadorit të Francës në Kosovë, z Didier Chabert, prodhuesit e verës së Kosovës do të nënshkruajnë një marrëveshje partneriteti me qytetin e verës së Bordos. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 9 korrik 2019

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë Pengesat dhe sfidat e bizneseve me energji elektrike. (Zyrët e AKB-së, ora 10:00)

- Ministri i Financave, Bedri Hamza njëherit edhe koordinator nacional për Programin për Reforma në Ekonomi dhe udhëheqësja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova hapin takimin lansues për hartimin e Pogramit për Reforma në Ekonomi 2020-2022. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë ku do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për implementimin e projektit për digjitalizimin e legjislacionit dhe harmonizimin gjuhësor të tij, i cili do të financohet nga Norvegjia dhe do të kushtojë mbi 2.5 milionë euro. Vendi: Kabineti i Kryeparlamentarit. (Kabineti i kryeparlamentrit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporti financiar vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore dhe shqyrtimi i Raportit vjetor financiare të Akademisë së Drejtësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Qendrën Mediale në Çagllavicë organizon debatin e hapur me temë “Pse është e rëndësishme transparenca e institucioneve dhe sa janë transparente në punën e tyre institucionet e Kosovës?  (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival mban konferencë për media rreth hapjës së edicionit të dhjetë të Festivalit të Filmit të Animuar në Kosovë - Anibar. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Ndërmarrjes Publike Kompania Regjionale e Ujitjes "Drini i Bardhë" dhe shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e KRU Hidroregjioni Jugor sh.a Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj inspekton shtresimin me asfalt në rrugën R220, Segmenti Obiliq-Plemetin-Prilluzhë. (Objekti i Komunës së Obiliqit, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, or 13:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjimi publik me banor të fshatrave Fortesë, Sapniq, Pataqan i Ulët dhe Pataqan i Epërm për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020. (Shkolla Fillore “Liria” në fshatin Fortesë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 8 korrik 2019


- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të jetë mikpritës i delegacionit të Komisionit homolog nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë Veriore. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillim të OKB-së nënshkruajn Marrëveshje Mirëkuptimi mes të dyja institucioneve. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e disa projekteve infrastrukturore në Gjakovë si dhe takohet me kryetarin e komunës në ndërtesën e komunës. (Gjakovë, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë në konferencën për media për të prezantuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë ndaj padisë së organizatave për Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për moslejim të qasjes në dokumente zyrtare për termocentralin ‘Kosova e Re’. (Zyrën e BGF, afër Librarisë Buzuku, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit mbajn ceremonin e ndarjes së çmimeve për Artet Pamore Muslim Mulliqi. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës organizojnë protestë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media lidhur me gjendjen e ujit të pijshëm në Komunën e Gjilanit. (Hapësira e konferencave në Komunën e Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi diskuton rreth organizimit të dëgjimeve publike nga grupet punuese lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, alla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Egzon Elshani, do t'i vizitojnë bujqit në fshatin Korishë gjatë procesit të korrje-shirjes së grurit, ora 15:00. (Nisja e organizur nga nga Shtëpia e Bardhë, ora 14:30)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me banor të fshatrave Çifllak, Polluzhë dhe Dobidol. (Shkolla Fillore “Rilindja” në fshatin Çifllak, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjime publike për përgatitjen e buxhetit për vitit 2020 me  banor të fshatrave Kramovik, Guri i Kuq dhe Mrasor. (Shkolla Fillore ”Mustafë Ibishi” në fshatin Kramovik, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2019

- Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin mbahen takimet B2B (biznes to biznes) mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora. (Parku e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ora 9:30)

Ngjarjet e datës 6 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim kongresistin amerikan, Eliot Engel. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Në kuadër të Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit, të organizuar nga Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin mbahet prezantimi me temën 'Çka ofron Prizreni për Investitorë'?.. (Parku i Inovacionit dhe të Trajnimeve në Prizren, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Teatri i Qytetit "Istref Begolli" në Pejë, ora 12:00)

- Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari - Lila dhe nënkryetari, Reshat Nurboja mbajn konferencën për media. (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, ora 13:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj bëhet rivarrimi i Dëshmorëve Xhemë Bajraktari dhe Azem Gjelaj. (Varrezat e Martirëve në Pejë, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike me banor të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore “Skender Kastrati”, në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike me banor të të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratatin për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Katër Dëshmorët”, në fshatin Ratkoc, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2019

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta. (Fshati Sekiraqë i Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon debat publik ku do të prezentohet dhe do të diskutohet projekti ideor “Sheshi i Bazhdarhanes”. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të MediaLabit, projekt i financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Departamentin e Gazetarisë në UP. (Fakulteti i Filologjisë, kati i dytë, ora 10:00)

- Hapet ekspozita e Grupi i Grave Deputete në shënim të përvjetorit te 14-te. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Sport organizon debatin me temë “Çfarë përfitime sjellë zbatimi i Ligjit për Sponsorizim në fushën e Sportit, Kulturës dhe Rinisë”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Caritasi Zviceran i dhuron pajisje Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për analizat dhe testimin e cilësisë së mjaltit dhe të polenit. (Lokalet e laboratorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 10:30)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në fillimin e asfaltimit të rrugës Bibaj -  Driton Islami Feriazaj. (Fshati Talinoc i Muhaxherëve, Ferizaj, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Republikës së Kosovës shënon 14-vjetorin e themelimit të tij. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit "Kështu Foli Tahir Zemaj I - II ". (Kino Armata, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit Ramush Haradinaj mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së intelektualit, Xhemshit Duriqi. (Teatrin Kombëtar, ora 11:00)

- Artmotion organizon konferencë për media për të njoftuar rreth 40 kanaleve më të njohura dhe shikuara televizive. (Klan Kosova, ora 11:30)

- Bëhet hapja zyrtare e sezonit të paragllajdingut si një produkt i ri turistik në qytetin e Prizrenit, por edhe në gjithë Kosovën. (Pikënisja e paragllajdistëve në Cvilen, Prizren, ora 12:00)

- Misioni i OSBE-së përmbyll kampin rinor për restaurimin dhe dokumentimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Letnicë. (Mulliri i Frok Dokiqit në Letnicë, Komuna e Vitisë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në punimet e rrugës së Verbicës së Zhegocit – Gjilan. (Lapidari në Verbicë të Zhegocit, Gjilan, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupi punues. (Ndërtesa e kuvendit, salla N 302 ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Krushë e Madhe dhe Celinë  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Qendra Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Klinës për herë të parë organizon Festivalin Kulturor, “Camping Fest”. (Fshati Dresnik i Komunës së Klinës, ora 19:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatën Germin organizon ceremoninë e hapjes së Forumit të Bashkë-Investimeve dhe Rrjetëzimit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit organizon dëgjime publike banor të fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestoc  për përgatitjen e  buxhetit të Komunës së Rahovecit për  vitit 2020. (Shkolla Fillore ”Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:20)

Ngjarjet e datës 4 korrik 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media lidhur me veprimet që institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Delegacionin Shtetëror.  (Zyrat e KDI-së, ora 10:00) 

- Garda Ceremoniale e FSK-së do ta bëjë ngritjen e flamurit të SHBA-së në sheshin që mban emrin e ish presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e Stadiumit në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare te Ministrisë së Zhvillimit Rajonal (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan organizon takim me pronarët e autokombajnerëve. (Salla e mbledhjeve te Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Komuna e Kamenicës organizon eventin e shpalljes se rezultatit për konkursin “Ndërtimi i Bulevardit në Komunën e Kamenicës”. (Objekti i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, ora 13:00)

- Shfaqet premiera e filmit “Spider Man Far From Home”. (Kino ABC, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Komunës së Drenasit dhe Shoqatës së të Burgosurve Politikë organizohet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së veprimtarit Gani Sylaj. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 16:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett, dhe zonja Alison Kosnett, do të jenë nikoqirë të pritjes që do të mbahet për nder të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve. (Ndërtesa e re e ambasadës së SHBA-ve, ora 18:00)

- Fillon edicioni i 7-të i Festivalit te Arkitekturës në Kosovë, që për temë sivjet ka "Qytetin Paralel" dhe meton ti dokumentoj dukurite urbane qe ndodhin ne qytetin e Prishtines. (Kino Armata, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 3 korrik 2019

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përvjetorit të 13- të IPK-së. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e përvjetorit të 13-të, të Inspektoratit Policor të Kosovës. (Ndërtesa e Inspektoratit Policor të Kosovës në Hajvali, ora 10:00)

- Partia Socialdemokrate mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Përgjysmimi i numrit të ministrive përmes një ligji për qeverinë: një debat për kushtetutshmerinë dhe gatishmërinë politike”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 169-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, ora 10:00)  

- Grupi i asambleistëve të Lidhjës Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa. ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i dytë, salla nr. 37, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të ndjek nga afër mbajtjen e testimit elektronik për patentë shoferë. (Njësia e Patentë Shoferit në Stacionin e Autobusëve, ora 13:00)

- Komuna e Gjakovës, Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të fillojnë punimet në revitalizimin e Urës së Terezive dhe Urës së Tabakut. (Tek Ura e Terezive, ora 14:00 dhe tek Ura e Tabakut, ora 14:45) 

Ngjarjet e datës 2 korrik 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për odën e arkitektëve dhe odën e inxhinierëve në fushën e ndërtimit, shqyrtimi i raportit vjetor te agjencise per Menaxhimin e Komplekseve memoriale te Kosoves. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Mbahet ceremonia e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore respektivisht të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Ndërtesa e Infrakosit në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore të segmentit Fushë Kosovë – Hani i Elezit. (Stacioni i hekurudhave në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-176 për Hetim Parlamentar, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kompania nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, "EON Reality Inc" do të realizojë një investim shumë të rëndësishëm në Republikën e Kosovës - krijimin e Qendrës së parë të klasit botëror për realitet virtual dhe të shtuar. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Nën organizimin e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa mbahet mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe të LDK-së, Prof. Dr. Skënder Gashi. (Salla e Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raporton para komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me administratën e sistemit të Drejtësisë si dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 12:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë pune në Qendrën Nacionale Dispeçerike në KOSTT. (Ndërtesa qendrore e KOSTT, rruga Isa Boletini, përballë Katedrales “Nënë Tereza”, ora 14:00)
 
- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Finlandës të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restoranti Collection, Rruga Shefqet Shkupi, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 korrik 2019

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon konferencën ‘Lokalizimi i Agjendës 2030 - Sfidat dhe mundësitë për përmbushjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm'. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:45)

- Turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë. (Pika e Kalimit Kufitar në Vërmicë, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish - Kryeshefin e Telekomit, Agron Mustafa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303 ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën “Të gjithë së bashku me një zë”, e cila mbahet në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panairin e tretë tregtar shumë etnik për gratë pronare të bizneseve. (Platoja e Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenti do të fillojë projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Paliativ. (Prizren, ora 10:30)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të diskutohet situata aktuale e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë - angazhimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të drejtat dhe vështirësitë e tyre. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të mbajë konferencë për media, ku do të bëj të ditura rezultatet e afatit të parë të provimit të Maturës Shtetërore. (Ndertesa e MASHT, këndi i konferencave, ora 11:00)

- Punëtorët e Lotarisë së Kosovës protestojnë për të kërkuar miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

 - Aeroporti Nderkombetar te Prishtines "Adem Jashari" mban konferencë për shtyp lidhur me pergatitjet dhe investimet e bera nga kompania për sezonin e verës. (Terminali i ri, ora 11:30)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do të jepen informacione lidhur me një operacion policor të zhvilluar dje nga njësitet e antidrogës, me ç’rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme, substanca narkotike, automjete dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. (Stacioni policor  “ Qendra në Prishtinë “, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 29 qershor 2019

- Promovohet Partia Euroatlantike e Kosovës. (hotel Emerald, ora 12:00)

- Qendra e Lëvizjes në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret e Lëvizjes në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e Nismës, ora 14:00)

Qendra Multimedia organizon ngjarjen "Flaka Haliti ne bashkebisedim me kuratoren Leonie Radine" (Qendra Multimedia në Dardani, perballë shkollës fillore “Xhemail Mustafa”, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 28 qershor 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prishtinë. (Shkolla “Dardania” në Prishtinë, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e Ndërrimit të Drejtorit të NALT-it, Gjeneral Brigade Uwe A. Becker. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:00)

- CLARD dhe Qendra për Ndihmë Juridike e Institutit të Kosovës për Drejtësi  do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i shkurtër: “Ping pongu i gjyqësorit me të drejtën e trashëgimisë të kërkuar nga znj. Afërdita Statovci: Prona objekt i kontestit të trashëgimisë, 13 vjet zvarritje, 2 herë lënda e kthyer në rigjykim”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantoj hapat e ardhshëm, rekomandimet dhe veprimet që duhet ndërmarrë për implementimin efikas të Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit për të shqyrtuar dhe miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore të Komunës së Prizrenit për periudhën 2020-2022. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës me rastin e 20 vjetorit të lirisë, rifunksionalizimit të saj, organizon një koktej rasti në shenjë falenderimi për kontributin e bashkëpunëtorëve ndër vite. (Para objektit të OEK-ut, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s në Ministri të Mbrojtjes. (Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave dhe Artpolis, mbajn takimin përmbyllës të projektit: "Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes Shoqërisë Civile Aktive". (Avokati i Popullit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Prizren. (Shkolla “Abdyl Frashëri” në Prizren, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani”  promovojnë botimin e librave (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës”, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka, në këtë ngjarje merr pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë do të lansojë Platformën e Vizualizimit të të dhënave të Pulsit Publik. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Anulohet - Kyeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Prishtinës- nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett do të mbajë fjalim gjatë ceremonisë së diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të përcjell mbarëvajtjen e Garës së Diturisë në nivelin komunal në Gjakovë. (Shkolla “Zekeria Rexha” në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në ceremoninë e vënies së gurëthemelit për ndërtimin e një shkolle të re në Malishevë. (Malishevë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhje komemorative për dr. Skënder Gashin, për të nderuar veprimtarinë e tij. (Instituti Albanologjik , ora 14:000

- Komuna e Prizrenit do të bëj ndarjen e granteve për përfituesit e projektit "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor 2019-2020", i cili është realizuar në bashkëpunim mes Komunës së Prizrenit dhe organizatës Help, me qëllim të përkrahjes së bizneseve të Prizrenit. (Salla e Kuqe tek objekti i Administratës Komunale, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës në bashkëpunim me Kryesuesin e Kuvendit të Komunës se Mitrovicës mbajn tubim publik me qytetarë. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 27 qershor 2019

- Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar dhe Programi për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Ambasadës Amerikane do të bëjnë "Demonstrim të drejtpërdrejtë" të sistemeve të QKMK-së ku përfshihen: aftësia e pranimit të thirrjeve të telefonatave përmes VOIP, Sistemi për Menaxhimin e Rasteve dhe veglën për Analizë Inteligjente të Biznesit. (Objekti qendrorë i MPB-së, ora 9:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon seminarin për Monitorimin e Treguesve të Kontratës për Reformën Sektoriale të Reformës së Administratës Publike në Kosovë - Rezultatet e para të vlerësimit të ekspertëve të BE-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova” organizon Forumin “EverGreen Kosovo”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi në lexim të dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 - Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e granteve për fermerët përfitues nga projekti i përbashkët i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural me Caritas Switzerland, "Prosperiteti i prodhimtarisë agrare në Kosovë nga investimet e qëndrueshme rurale – PASURI". (Hapësira e parkingut prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës organizon ceremoninë solemne të inaugurimit të Nënstacionit 220kV Drenasi. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ora 11:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Nënstacionit 220/10 (20), në Drenas. (Objekti i ri në Drenas, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019. (Kazerma “Skënderbeu”, Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në arsim dhe vendimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, KOSID, organizon një konferencë për media “Publikimi i letrës së re që KOSID i ka dërguar OPIC-ut, bankës që po e kosnideron përkrahjen ndaj Kosovës së Re”. (Shtëpia e Evropes, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matashi, do të vizitojë komunën e Ferizajit, ku bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi  për realizimin e projekteve në fushën e mjedisit.  (Ferizaj, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë certifikatat për pjesëmarrës e kampit veror “Change-Makers”. (Parku i Gërmis, te koshat, ora 12:00)

-  Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, z. Avdullah Hoti, mbanë konferencë për media me temën: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetshmërisë së Ligjit nr. 06/L-145 për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 sjell themeluesin e revistës MyKali, Khalid Abdel Hadi i cili do të flasë për rolin e artit në ballafaqimin me çështjet si identiteti gjinor në shoqëritë ku dominojnë disa norma të posaçme, si dhe për sfidat dhe përvojat e tij në zhvillimin e revistës MyKali. (Hapësira e K2.0, ora 18:00) 

Ngjarjet e datës 26 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Iowa, kryesuar nga Frank Cownie, kryetar i Des Moines. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkrahje të Viktimave të Torturës, Mekanizmi Kombëtar për Parandalim të Torturës i cili funksionon në kuadër të Institucionit të Avokatit të Popullit, organizon konferencë me qëllim të prezantimit të Raportit të dytë vjetor të MKPT-së, të diskutimit të rekomandimeve të drejtuara autoriteteve, sfidat në përgjithësi të MKPT-së dhe të institucioneve përgjegjëse. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Komuna e Gjilanit organizon konferencen e madhe mbi sfidat dhe alternativat për furnizim të qëndrueshëm me ujë. (Oborri i laboratorit N.P.Hidromorava në Gjilan, ora 9:45)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë komunën e Istogut, ku do te takohet me kryetarin e Komunës së Istogut, Haki Rugova. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të publikojë rezultatet e studimit bottleneck me qëllim identifikimin e barrierave të mëdha që pengojnë mbarëvajtjen e kompanive kosovare. (Ambientet e Kino Armata, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit në të cilën do të publikohet hulumtimi mbi monitorimin e prokurimit në Korporatën Energjetike të Kosovës, konkretisht kontratat për riparime kapitale në KEK të dhëna përmes procedurave të mbyllura me negocim. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Ekipi i OKB-së i Kosovës, i bashkëkryesuar nga UNHCR, IOM dhe UNDP, do të shënojë 20- vjetorin e Parimeve Udhëzuese për Zhvendosjen e Brendshme. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon forumin e titulluar "Identiteti civil përtej ndarjeve etnike". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia  Regjistrimit të Bizneseve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Biznesit të Republikës së Shqipërisë. (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bëjn vënien e gurëthemelit të çerdhes në ketë komunë. (Istog, ora 10:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon një konferencë përmbyllëse me qëllim të promovimit të punës dhe rezultateve të projektit, që është duke ofruar shërbime për fëmijët në nevojë, për fëmijët e braktisur, të keqtrajtuar, të lënë pas dore etj. të vendosur në strehim familjar në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Familjarët e profesorit Universitar Prof. Dr. Sadri Shkodra do të pasurojnë Bibliotekën e Universitetit  “Kadri Zeka’’ me tekste dhe publikime shkencore të tij nga fusha e matematikës. (Bibliotekën e Universitetit ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projekt Kodin e Procedurës Penale dhe Projektligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizon debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismail raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me procesin e revidimit të listës esenciale të barnave dhe përfshirja e barnave për sëmundjet e rralla si dhe informatën rreth furnizimit të SHSKUK-së me infuzione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 303, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë do të jetë pjesëmarrës në debatin “Talk the Talk” me temën “Efekti i taksës 100% ndaj produkteve Serbe dhe Boshnjake në ekonominë e vendit”. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën "Transparenca e punës së komunës së Parteshit". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Kërkesës së Drejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për caktimin e lartësisë së koeficientit dhe të pagës së Drejtorit dhe Zëvendës-Drejtorit të kësaj Agjencie, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova bëjn vënien e gurëthemelit të shkollës në fshatin Uqë. (Fshati Uqë, ora 11:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë takohet me Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të organizojë aktivitete vetëdijesuese me rastin e Ditës Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 12:00)

- Daut Demaku dhe Qefsere Sokoli organizojnë konferencën për media në të cilën do të shpalosin projektin 'Zbulimi i Lirisë Përsonale - Talenti i pare, Platformë Motivuese për Vetedukim". (Kampusi Gjermani Kosovar, Kolegji Heimerer, Rruga për Veternik, ora 12:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim prezanton hulumtimin se sa shpenzojnë studentët e Universitetit të Prishtinës, mënyrat se si menaxhojnë ata me të ardhurat e tyre, burimet e të ardhurave të studentëve. (Biblioteka Universitare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 25 qershor 2019

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do ta presë në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide. (Hapësirat e MPJ-së, ora 8:30)

- The Siracusa International Institute for Criminal Justice and Human Rigths, një Organizatë Joqeveritare italiane organizon Dialogun Strategjik Kombëtar mbi temën e luftës kundër trafikut të paligjshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesat e Këshillit Kombëtar Shqiptar nga vizita e përbashkët e realizuar në Luginë të Preshevës (Ndërtesa e Kuvendi, salla C 203, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, ku do të bëhet dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i GIZ-it.  (Shkolla “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizojnë konferencën për media lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. (Sheshi “Ibrahim Rugova” përpara objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina organizon ceremoninë me rastin e shënimit të ditës më të madhe për qytetarët e Fushë Kosovës, lëshimin në funksion të linjës magjistrale për furnizim 24 h me ujë të pijshëm. (Rr. Hajrullah ZymiFushë Kosovë, ora 10:30)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit organizon aktivitete solemne me rastin e Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit duke filluar me defileun e automjeteve dhe mjeteve zjarrfikëse në unazën e qytetit. (Nisja nga objekti i Shërbimit Zjarrfikës në Prizren, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNDP do të organizojnë konferencën për media për vazhdimin e kampanjës për legalizimin e armëve. (Objekti qendrorë i MPB-së, salla P-02, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti takohet me Kryetarin e qytetit të Des Moines, Iowa të SHBA,  Thomas  Cownie. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, ora 11:00)

- Drejtoria e Administratës në Komunën e Prizrenit në bashkëpunim me OJQ Nevo Koncepti organizon tryezë diskutimi me temën Trajtimi i Fëmijëve në Raste të Dhunës dhe Abuzimit. (Hotel Centrum, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit bën demonstrimin i ushtrimeve të kërkim-shpëtimit dhe shuarjes së zjarrit në objektin e shkollës fillore “Heronjtë e Lumës” në fshatin Vërmicë. (Vërmicë, ora 12:00)

- Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore organizojnë tryezën e rrumbullakët "Kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme dhe kost-efektiviteti i tyre,". (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj raporton para Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me monopolin në fushën e homologimit të veturave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të kredisë prej 18 milionë eurosh që BERZH-i i ka dhënë parkut energjetik me erë të Kitkës. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Ekspozitën e Artizanaleve të ndryshme, nga organizata e grave “Orkide”, në Prizren. (Qendra Kulturore “Yunus Emre”, Prizren, ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Javës Egjiptiane në Gjakovë. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 19:00)

- Shkolla Amerikane e Kosovës organizon Inagurimi i kampusit të ri të Shkollës Amerikane të Kosovës. (Shkolla Amerikane e Kosovës, Shkabaj, Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 qershor 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin gjerman të kryesuar nga zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën - Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - Vëllimi II - (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, i organizuar nga RIDEA. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Organizatat Syri i Vizionit në partneritet me Save the Children dhe në bashkëpunim me Komsionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione organizojnë fushatën sensibilizuese “Papquja është për tu mbathë, e jo për të goditë” si pjesë e fushatës së Ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve “#RriteMeDashni”. (Para Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të shqyrtohen rekomandimet e Grupeve Parlamentare lidhur me përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

-  Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2020-2022, në mënyrë që të pranojë propozimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me projektet dhe shërbimet komunale. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Le Courrier des Balkans, Ambasada e Zvicrës në Kosovë, Le Courrier d'Europe Centrale dhe Kosovo 2.0 organizojnë konferencën rajonale mbi temën e gjerë të Fake News. (Modelarium - Fakulteti i Arkitekturës, Universiteti i Prishtinës, ora 10:00)

- Drejtoria e Inspekcionit do të ekzekutojë vendimin e rrënimit të objektit "te rrethi i Çagllavicës". (Te rrethi i Çagllavicës, ora 10:30)

- Fedarata Sindikale e Postë Telekomit të Kosovës organizon protestë kundër vazhdimi të kontratës me Z-Mobile. (Para objektit te PTK te, ora 11:00)

 - Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq me datën 26 mars 2018. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 24 qershorit - Ditës Memoriale të komunitetit egjiptian, në kuadër të Javës së egjiptianëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me tekstet e reja shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 13:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, për nder të ditës Nacionale të Komunitetit Egjiptian - 24 qershorit, organizon takim me përfaqësueset e grave të këtij komuniteti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e ekspozitës dhe pullës postare me portretin kushtuar 100 vjetorit të Konferencës së Parisit dhe angazhimit të presidentit amerikan, Woodrow Wilson dhe Qeverisë amerikane për të mbrojtur të drejtat dhe integritetin territorial të Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 16:00)

- Mbahet një ceremoni për të festuar suksesin e shënuar në trajnimin e nxënësve dhe profesorëve të dy shkollave, "Gjin Gazulli" në Prishtinë dhe "11 Marsi" në Prizren. (Qendra për Inovacione në Kosovë, ora 16:45)

- KFOR-i më njësitë e veta do të kryej një ushtrim në teren ku përveç pjesëmarrjes së njësive ushtarake do të ketë edhe mjete të ushtrisë përfshirë edhe helikopter. (Në afërsi të fshatit Zhurë të Komunës së Prizrenit)

Ngjarjet e datës 23 qershor 2019

- Mbahet dita e dytë e garave Republikane të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ku do të garojnë mbi 2 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Kampusi i Kolegjit AAB, zona industriale Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 22 qershor 2019

- Mbahet ceremonia solemne e fillimit të garave Republikane të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik, ku do të garojnë mbi 2 mijë nxënës të Republikës së Kosovës. (Kampusi i Kolegjit AAB, përkatësisht në Teatrin "Faruk Begolli", ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, organizon Panairin e Veshjeve Tradicionale. (Sheshi Shatërvan, përballë xhamisë së Sinan Pashës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në karnavalin tradicional organizuar nga Golden Eagle, që do të mbahet në palestrën e sporteve në Suharekë. (Palestra e sporteve në Suharekë, ora 18:30)

- Ambasada e Francës në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës me rastin e Festës së Muzikës dhe në kuadër të aktiviteteve të komunës organizojnë koncert në të cilin do të performojë grupi i njohur nga Franca “Les Coureurs de rempart” dhe emra të njohur të muzikës shqiptare. (Parku i Gërmisë, te koshat, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 21 qershor 2019

- Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Kryeministrit më mbështetjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së organozn konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Zyra e BE-së në Kosovë  në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon konferencën “Transparenca dhe Llogaridhënia për Fondet Publike" gjatë së cilës do të publikohet raporti për mbështetjen financiare publike për organizatat joqeveritare për vitin 2018. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën për publikimin e Raportit të mbështetjes financiare publike për OJQ-të nga institucionet e Republikës së Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston Blerim Devolli, pronar i Kompanisë Dardafon. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile organizojnë protestën e shoqërisë civile në kundërshtim të Projektligjit për financim të subjekteve politike. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët "Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane". (Aleanca Franceze, Rruga Lah Nimani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Pasqyrave financiare të Ndërmarrjes Publike 'Kompania Regjionale e Mbeturinave Pastrimi dhe  shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga raporti i Auditimit të Performancës, Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërteas e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike, për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, organizon shënimin e kësaj dite, e cila i dedikohet shërbimin civil në Republikën e Kosovës. (Amfiteatri i MAP-it, ora 10:30)

- Projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e përurimit të prodhuesit të parë të specializuar për fidanë në Kosovë 'Agrobora'. (Ferma Agrobora në Tërnovc të Skenderajit, ora 10:30)

- ADMOVERE promovon raportin 'Profesorët përballë ligjit' në të cilin mes tjerash, do të publikohen aktakuzat dhe kallëzimet penale, ku janë të përfshirë pjesëtarë të stafit akademik të Universitetit të Prishtinës. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ish ProCredit Bank, përballë komunës së vjetër, ora 11:00)

- Mbahet miniolimpiada për persona me nevoja të veçanta ku gjatë kësaj dite do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si dhe aktivitete të lira. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aktivitetit tradicional të personave me nevoja të veçanta Miniolimpiada “Kosova 2019”, të organizuar nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj përuron urën e Balincës dhe merr pjesë ne fillimin e punimeve te tranzitit të Malishevës. (Objekti i komunës së Malishevës, ora 13:00)

- Aleanca per Ardhmërin e Kosovës mbanë takimin e kryesisë, ku pas takimit të kryesisë Kryetari Ramush Haradinaj do të mbajë konferencë për media. (Selia e AAK-së, ora 16:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 korrik 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Afër Teqes së Madhe të Halvetive, Rahovec, ora 11:00)

- Mbahet dita e dytë e Prishtina Gastronomy Festival i cili ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare duke promovuar kuzhinën dhe traditat kulturore shqiptare. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit hap ofertat e shitjes se aseteve përmes likuidimit nr.49. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kampistët e Kampit Ndërkombëtar vizitojnë Muzeun Etnologjik. (Muzeu Etnologjik i Kosovës, Rruga “Zija Prishtina”, Prishtinë, ora 18:30)

- Festivali Ndërkombëtarë i Filmit të Animuar - Anibar orgsnizon ceremoninë mbyllëse, ku edhe do të bëhen publik fituesit e garave të katër kategorive. (Kinema e hapur në qënder të qytetit të Pejës, Kinemanë “Urban”, ora 20:00)