Ngjarjet e datës 20 Nëntor 2020
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione diskuton Çështjen e gërmimeve tÑ‘ fundit nÑ‘ Serbi për zbardhjen e fatit tÑ‘ personave tÑ‘ pagjetur nga lufta nÑ‘ KosovÑ‘ si dhe shqyrton draft-rezolutën nga debati parlamentar lidhur me problemet e banorëve shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe komunave të tjetra në pjesën veriore të Kosovës lidhur me pengesat që u bëhen për t’u kthyer në pronat e tyre dhe pengesat për renovimin e shtëpive të djegura gjatë luftës. (Ndertesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Këshilli Rinor Kosovar lanson Lojën 2D “Be in my shoes” të krijuar nga fëmijët me nevoja të veçanta pjesë të projektit “Mos supozo nevojat e mia”, mbështetur nga Save the Children. (Kino Armata, ora 10:00)
- Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës mbajnë konferencë për media lidhur me veprimet sindikale për arsye të neglizhencës të institucioneve bartëse në shqetësimet e ngritura deri tani.. (Para objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ora 10:00)
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së dhe Entitetin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim të Grave do të ndajnë katër çmime të gazetarisë. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)
- Komisioni i përbashkët Parlamentar për Stabilizim Asociim BE - Kosovë diskuton për programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2020 – 2024. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve zhvillon një aktivitet në Fabrikën Extra Fruit Fillings në Prizren ku do të percjellet një kontigjent me produkte vendore për Bukuresht. (Fabrika Extra Fruit Fillings në Prizren në Zonën industriale në Prizren, ora 12:30)
- Shefi i Zyrës së BE Tomas Szunyog dhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti nënshkruajnë një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19. (Facebook @EuropeanUnionInKosovo dhe YouTube EU, ora 13:30)
- Zyra e UNICEF në Kosovë do të lëshojë balonin me ajër të nxehtë, “Fly High Balon for Kids” për nder të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Baloni do të niset nga fusha e gjelber tek Fakulteti Teknik, ora 13:30)
- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për media në të cilën do të shpalos dhe inicojë procesin e projektit të Sallës Koncertale dhe përgatitjet për thirrjen e konkursit ndërkombëtar për projektin kryesor. (Ndërtesa e vjeter e komunës, ora 14:00)