- Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezën me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)
- Open Data Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës lansojnë platformën ‘The Future Workplace’. (Hotel Sirius, ora 9:30)
- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e diskutimit me temën “Studentët përballë keqpërdorimeve financiare në universitetet publike”. (Swiss Diamond, ora 9:30)
- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizojnë ceremoninë e ndarjës së shpërblimeve për garën “Shkolla ideale”. (Muzeu Kombëtar, ora 10:00)
- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)
- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët promovimi i teatrit kosovar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)
- Organizatat Jo Qeveritare Avoko, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK mbajnë konferencën e përbashkët në të cilën do të prezantohet raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Ndërtimi i pishinës olimpike në Prizren në vlerë prej 2,4 milionë euro. (Zyret e KDI, sheshi i Lidhjes, në Prizren, ora 11:00)
- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze Hipkritet apo Pacienti Anglez. (Teatri Dodona, ora 12:00)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Bujanocit, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. (Komuna e Bujanocit, ora 13:30)
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)
- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pritet në takim nga Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa. (Bujanoc, ora 14:30)
- Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë to shoqërisë civile. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:00)
- Teatri i qytetit në Gjilan ben shfaqjen në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze 'Erdhi Godoja'. (Teatri i Gjilanit, ora 16:00)
- Mbahen garat e Kuranit në nivel të medreseve në Ballkan. (Medresea “Alauddin” në Prishtinë, ora 18:00)