Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2021
- Në kuadër të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mbahet seminari i dytë shkencor. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, ora 8:30)
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Planet të Përformances të agjencioneve të pavarur, që i raportojnë Komisionit AKP, AKK, ARKEP, ARRU, KPMM dhe ZRRE. (Ndërtesa e Kuvendit, sall C203, ora 9:00)
- Mbahet takimi i 207-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportet e Komisioneve Kryesore për Projektligjin për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)
- Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)
-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:00)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të mbajë konferencë për media për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit Hajrulla Çeku, ora 13:00)
- Grupi Protestoj organizon protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike. (Pranë objektit të KEDS-it, ora 13:00)
- Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me nderime ushtarake do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar me delegacionin e tij. (Ministria e Mbrojtjes, ora 13:30)
- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë "Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës". (Salla e konferencave të AKB-së, Lagja Tophane, ora 14:00)
- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes, ora 15:00 - vetëm pamje)
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 dhe festave të fundvitit organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)