19 Korrik 2018

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Gusht 2017

- Më kërkesë të shefit të Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti takohet Grupi Parlamentar i LDK-së. (Zyra e Grupit Parlamentar të LDK-së, nr. C-303, ora 9:00)

- Mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Përurohet trotuari i ndërtuar në rrugën e UÇK-së në qytetin e Rahovecit. (Rruga “UÇK-së”, Rahovec, ora 10:00)

 

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal te Gjilanit, ku do te zgjidhet kryesuesi i ri. (Salla e Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Zyra amerikane për Kordinim të Mbrojtjes në Kosovë dhuron instrumente kirurgjikale Qendrës Emergjente të QKUK-së me vlerë prej $ 51,000 USD. (Qendra Emergjente e QKUK-së, ora 14:00)

- TheEmojiMovie 3D nga Sony Pictures Animation vjen premierë në Kinemanë ABC. (Kinema ABC, ora 15:15)

- Teatri Mërgimtari i Kroacisë shfaq komedinë "Burri i gruas sime". (Teatri ODA, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 Gusht 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të zhvilloj një aksion për publikimin e emrave të profesorëve të asocuar që janë avancuar me meritë në konkursin e fundit. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli do të nënshkruajnë dy marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të presë në takim ministren e re të Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, znj. Mirela Karabina, me të cilën do të bisedojnë për bashkëpunimin në arsim të të dyja vendeve. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën me temë: "Kosova drejt kolapsit Energjetik". (Oda e Afarizmit të Kosovës, ora 11:00)

- Me rastin e Ditës së Diasporës bëhet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i viti” dhe Gazetari i vitit për diasporën”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Ministrisë së Arsimit, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2017

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Ndarja e subvencioneve nga komunat dhe ministritë - baza ligjore, transparenca dhe llogaridhënia”. (Hotel Sirius, ora 10:00)


- Lëvizja Vetëvendose! mban konferencë për media, me ç'rast flet deputetja Donika Kadaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)


- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga analiza e raporteve të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit mbi shkeljet në prokurimin publik. (Zyrat e KDI-së, rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 11:00)


- Nën organizimin e ministrive të Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë do të mbahet Seminari i mbarëkombëtar për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë, i trembëdhjeti me radhë, i cili këtë vit do të mbahet në qytetin e Gjakovës. (Hotel Pashtrik në Gjakovë, ora 15:00)


- Nën patronazhin e Ministrisë së Diasporës, mbahet manifestimi  Dita e Diasporës. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 31 korrik 2017

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.34. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30) 

Ngjarjet e datës 28 korrik 2017

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do të bëjmë një aksion për publikimin e emrave të profesorëve asistent që janë avancuar me meritë në konkursin e fundit. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, do të shpallë fillimin e punimeve të projektit të ndërtimit të shëtitores moderne mbi shtratin e lumit “Mirusha”. (tek e ashtuquajtura “Ura e Maskatarit”, ora 11:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës do të organizojë pritjen për nxënësit pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që këtë vit u organizua në Brazil. (Gjimnazi i Matematikës, ora 11:00) 

Ngjarjet e datës 27 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa pret pjesëmarrësit nga Kosova në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (ONM), e mbajtur në Brazil. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Nën organizimin e OKB-së dhe zyrës së kryetarit, në Gjilan mbahet forumi i diskutimit ndërkomunal i rajonit Jug-Lindor me temen “Rajoni ynë: Tre sfida kryesore dhe tre zgjidhje kryesore”. (Restorant Planet, ora 10:00)

- Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të Legjislaturës VI. (Ndërtesa e  Kuvendit, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 26 korrik 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbledh Këshillin Konsultativ për Komunitete,  i cili do të mbajë mbledhjen e përgjithshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 10:00)

-  Nis regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të Legjislaturës VI. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Zëvendës drejtori i misionit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditës së hapur fushore për bimë mjekësore dhe aromatike. (Qendra e grumbullimit Agroshqiponja, Malishevë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të pret në takim  nxënësit pjesëmarrës në  "Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës" e cila u mbajt në Brazil. (Ndërtesa e MAShT-kati i parë, ora 11:00)

 

- Mbahet ceremonia e venies se gurthemelit te Palestres Sportive në fshatin Zheger të Komunës së Gjilanit. (Në qender të fshatit Zheger, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 25 korrik 2017

- Ekipi i OKB-së në Kosovë organizon “Forumin e Diskutimit mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm” ku folës  do të jenë kryeministri Isa Mustafa; James Hope, drejtor i USAID-it; Luigi Brusa nga Zyra e BE-së etj. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Kuvendit Komunal, ora 10:00)

- Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë e viziton një delegacion i Shërbimit Veterinar të Qipros Veriore, i kryesuar nga drejtori i këtij autoriteti Dr. Huseyin Ataben. (Objekti i AUV-it, ora 10:30)

- Komisioni Komunal i Gjilanit mban konferencë për media ku edhe do të publikojë punimet fituese të shtatores së heroit Idriz Seferi dhe pesë busteve për heronjtë tjerë. (Zyra e kryetarit, objekti i ish gjykatës, ora 11:00)  

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 11:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me përfaqësuesit e partive parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 24 korrik 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban takim konsultativ me përfaqësuesit e partive parlamentare për caktimin e datës për mbajtjen e mbledhjes së parë të Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 11 qershor. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministra e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të presin në vizitë zyrtare zëvendësministren e Financave të Republikës së Shqipërisë Irena Beqirja. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, kati 11, ora 10:00)

- Ministria e Diasporës organizon hapjen e kampit veror me të rinjtë nga diaspora, Kosova dhe Shqipëria, si dhe agjendën për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të këtij kampi. (Qendra rekreative “Gërmia”, ora 12:00) 

- Komuna e Prishitnës do të hap Kuzhina Qendrore për përgatitjen e ushqimit të institucioneve parashkollore. (Brenda kompleksit të çerdhes \"Gëzimi Ynë\" në Ulpianë, ora 13:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë organizojn debatin e radhës: “Perspektiva e deputetëve/eve të rinjë/reja mbi bashkëpunimin rajonal”. (EU Information and Cultural Centerora 13:00)

- Në kuadër të programit të ligjëratës dhe debatit Galeria Kombëtare e Kosovës bën prezentimin publik të kuratorit të mirënjohur Alfredo Cramerotti. (Salla për konferenca e GKK, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 22 korrik 2017

- Lëvizja Vetëvendosje organizon konferencë ku njofton për shpalljen e Zgjedhjeve të Brendshme për përcaktimin e kandidatëve për Kryetar Komune dhe Asamble në  Zgjedhjet Lokale 2017. (Zyrat e Levizjes, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan mban provimin pranues për studentë të rinj për vitin akademik 2017/18. (Gjilan, ora 9:00)

- Organiztata joqeveritare ETEA me mbështetjen e Ministrisë së Diasporës organizon ekskursion dy ditor për të rinjtë nga diaspora dhe Kosova, me fokus mbi monumentet arsimore. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri”, Kodra e Trimave,  Te Hertict), ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim komandantin suprem te NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, i cili shoqërohet nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Giovanni Fungo. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Komandanti i Komandës së SHBA-ve për Evropë dhe Komandant Suprem i  Forcave Aleate të NATO-s,  gjeneral Curtis M. Scaparrotti viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku do të pritet nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Objekti i MFSK-se, ora 10:30)

- Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi në Komunën e Shtimes, me ç'rast do te bëhet pastrimi i lumit 'Shtimjana". (Shtime, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vendos gurëthemelin e Shkollës Fillore në fshatin Busovat të Kamenicës. (Fshati Busovat, ora 11:00)

-  Me rastin e ndarjes nga jeta të publicistit dhe gazetarit Qani Mehmedi, Radio Televizioni i Kosovës organizon mbledhje komemorative. (Kino ABC, ora 12:00)

- FEMaktiv vazhdon Javën e Debateve Feministe me temë 'Arkitektura dhe Feminizmi'. (Hapësira e Lumbardhit, ora 18:00)

- Në kuadër të European Sommer Music Academy 2017 mbahet koncerti me titull "Metamorphoses II" në të cilin do të luaj orkestri i ESMA-s 2017, i cili përbëhet nga studentë të dalluar të muzikës që vijnë nga i gjithë rajoni. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 20 korrik 2017

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e hapur me temën “Politikat e punësimit - Ndikimi i sigurimit shëndetësor në punësim, me fokus në rini”. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Qendra Rinore SHL-K, në Rahovec organizon konferencë për hulumimin e tregut të punës. (Restorani, ESRA Palace, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e promovimit te librit të atletikës nga Prof. Kamber Ejupi me titull "Atletika". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- FEMaktiv organizon Javën e Debateve Feministe me temë "Drejtësia, Siguria dhe Feminizmi" (Hapësira e Lumbardhit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 19 korrik 2017

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, organizojnë tryezë të rrumbullakët me temën “Platformat Online për Vetëqeverisjen Lokale – Shkëmbimi i përvojave dhe informatave me Shoqërinë Civile”. (Hotelin Emerald, ora 9:45)

- Ffillon zyrtarisht fushata e vaksinimit të kafshëve të llojit të gjedhit kundër Sëmundjes Gungore të Lëkurës.  (Fshatin Dardani në fermën “Agro Loni”, Komuna e Pejës, ora 11:30)

 

- Grupi “Qytetarët në Mbrojtje të Kalasë” mban një konferencë për media lidhur me vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, si dhe për prezentimin e kërkesave tutje të inicativës që kanë të bëjnë me fatin e Kalasë së qytetit të Vushtrrisë. (Para Kalasë së qytetit të Vushtrrisë, ora 14:00)

 

- Fillon renovimi i Teatrit "Dodona" ku nisjen e punimeve do ta ndjek nga afër Drejtori i Kulturës, Besart Vllahinja dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Teatri Dodona, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 18 korrik 2017

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç‘rast do të publikoj raportin “S’ka tatim pa informim: Transparenca në prokurimin publik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Asociacionin e Agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA. (Zyrat e KIESA/MTI, ora 10:00)

- Demokraci Plus organizon tryezën me temë “Transparenca në shpenzimet e fushatës nga subjektet politike: Kur do të kemi raportet e publikuara?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon diskutimin mbi implementimin e Strategjisë Nacionale si dhe Planit të Veprimit në Parandalim të Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpije në Terrorizëm 2015 – 2020, të titulluar “Bashkëpunimi ndërmjet akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm: Të Arriturat dhe Sfidat në Komunën e Prishtinës”. (Salla e Konferencave \'Orion\' , ora 10:30)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon takimin përmbyllës me 58 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Salla konferenciale e APPK-së, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 17 korrik 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti organizon konferencën për media ku do të prezantoj Pakon fiskale 2.0 të aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 15 korrik 2017

- Mbahet ceremonia e inagurimit të kompanisë \"Auto - Moto Universum G-LAN” përfaqësues gjeneral për Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri i kompanive dhe brendeve të njohura Gjermane në fushën e furnizimit me Autopjesëve, Servisimit  dhe Modifikimit të veturave. (Fshati Malishevë në Gjilan, ora 18:00)

- Shfaqet “Pylli i pashkelur i ishullit TamTum”. (Sheshi Shadërvan në Prizren, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 14 korrik 2017


- Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit organizojnë simpoziumin ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology”. (Universiteti 'Ukshin Hoti', ora 9:00)

- Shënohet Dita e Teqes Bektashiane të Gjakovës. (Ambientet e Hotel Pashtrikut në qendër të Gjakovës, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim bën prezantimin e raportit të ORCA-s “Dembelët e Hasan Prishtinës”. (Qendra e Bashkimit Evropian për Informim dhe Kulturë, ora 11:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të vizitojë qendrën përpunuese të perimeve Eurofood në Xërxe, ku do të përurojë linjën e re përpunuese. (Eurofood në Xërxe të Rahovecit, ora 14:30)

- Akademia e Dialogut për gratë e reja organizon diskutim mbi fuqizimin ekonomik të rinjve. (Sheshi 'Zahir Pajaziti' në Prishtinë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia mbyllëse e edicionit të 17-të të Universitetit Veror Ndërkombëtar të Prishtinës. (Ambientet e Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, ora 18:00)

- Shfaqet “Pylli i pashkelur i ishullit TamTum”. (Lagjja Tranzit në Prizren, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 13 korrik 2017

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i dorëzon detyrën Festina Kurteshit, kryetare e Asamblesë së Fëmijëve në Gjilan, për 24 orë, e cila në fund do ta marrë një vendim për realizimin e një projekti komunitar. (Zyra e kryetarit, ora 9:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon panair tregtar dy-ditor në Prishtinë për gratë pronare të bizneseve nga jugu dhe veriu i lumit Ibër. (Shehin Zahir Pajaziti, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencën për shtyp në të cilën do të deponojë ankesë dhe prova të reja për rastet e avancimeve të paligjshme akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 11:00) 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e lansimit të programit bamirës për fëmijë - Fondacioni “MoneyGram Cares” i cili do të aplikohet nga shtatori i këtij viti në Kosovë dhe Maqedoni. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Fondacioni i MoneyGram, Majlinda Kelmendi dhe Qendra për Arsim e Kosovës organizon hapjen e programit Bamirës “MoneyGram Cares”, i cili do të filloi aplikimin nga Shtatori, në Kosovë dhe Maqedoni. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Akademia e Dialogut për gratë e reja organizon evenimentet përmbyllëse të Karavanit të Dialogut në Prishtinë. (Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 korrik 2017

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38 ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i punimit 'Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas'. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror - CSD, me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bejnë publikimin e raportit me titull 'Qajsa në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Pas përfundimit të takimit, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministria e Diasporës organizon hapjen e panairit “Panairi tradicional 2017”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”, nga autori Tomor Kastrati. (Muzeun e Kosovës, ora 12:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, të evidentuar si PKR.nr.23/17, lidhur me rastin e të pandehurit N.N,. i akuzuar për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 14:30)

- Në kuadër të  ‘Karavanit te Dialogut” me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi mbahet debati me temë “Gjinia dhe ndërtimi i paqes”. (Exit bar në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 korrik 2017

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunimin me Projektin  ECA Agro-Financave i implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare Grupi i Bankës Botërore organizon takimin e sektorit për sigurime Bujqësore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi merr pjesë në hapjen zyrtare të degës së ‘Teleperformance’, në Prishtinë. (Rruga 'Ilir Konushefci' afer Xhamis se Llapit, ora 10:00)

- Ansambleistë të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit do ta bëjnë vizitë në Ministrinë e Diasporës, me rastin e një donacioni. (Ministria e Diasporës, ora 10:00)

- Koalicioni K10 i mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara organizon shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë ku mbajne tryezën e rrumbullakët me temë “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në kuadër të Karavanin e dialogut, gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë punëtori për “rolet gjinore”. (Hotel Boss në Partesh, ora 11:00)

- Gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë debat lidhur me rolin e grave në qeveritë lokale dhe politik-bërje. (Qendra Rinore në Gjilan, ora 16:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit fillon të martën  fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 korrik 2017

- Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me qeverinë gjermane do të lansojë projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. (Hotelin Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit nis zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 8 korrik 2017

- Iniciativa FEMaktiv organizon performancën publike të rradhës “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance publike synon t\'i sfidon rolet tradicionale gjinore. (Përpara “Lidhjes së Prizrenit”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2017

- Shoqata Down Syndrome Kosova hap Bistro Garden X 21, program ky i cili do te trajnoje dhe aftësojë personat me sindromën Down  duke i  përgatitur për treg te punës si dhe duke  synuar  punësimin e personave me sindromën Down brenda kësaj Bistro Garden X 21. (Qendra e Shoqatës Down Syndrome në Prizren, afër ABI Center, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve  të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- , Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet, gjenerata e parë 2017. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllë e shkolles verore te BE-së e cila organizohet në bashkëpunim me projektin “Young Cell Scheme” dhe “European Young Cell Alumni” me përkrahjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës.  (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, viziton qendrën e kujdesit ditor “Pema”, me c’rast do të bëhet publik aksioni i madh humanitar për mbështetje të fëmijëve të sëmurë. (Selia e qendres “Pema”, afër Shtëpisë së Rinisë, ora 14:00)

- Nisin punimet për implementimin e projektit  “Rehabilitimi i shtratit të lumit”, projekt i financuar  nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku me këtë rast do të merr pjesë edhe ministri i MMPH-së z.Ferat Shala si dhe strukturat e pushtetit komunal. (Afër Shkollës së Mesme Teknike te ish tregu i plaqkave në Klinë, ora 14:30)

- Akademia jCoders organizon garën më të madhe të programimit,elektronikës dhe  robotikës e cila organizohet për fëmijët dhe të rinjët e Kosovës. (Teatri Faruk Begolli – Universitetit AAB, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 6 korrik 2017

- Ministria e Punëve të Brendshme e mbështetur nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta. (Metal Holding në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizojnë punëtorinë me temë "Mësimet e nxjerra për qeveritë e ardhshme lokale - Përvojat nga Kryetarët, Përfaqësuesit e zgjedhur, Shoqëria Civile dhe Komuniteti i Biznesit". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të  vizitojë punimet të cilat janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. (Në hyrje të fshatit Gllamnik, të komunës së Podujevë, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu do të takohen sot me përfaqësuesit e bizneseve, ku do të diskutojnë për nevojën dhe  avancimin e dialogut me bizneset. (Ndërtesën e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

- Organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së Luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimi për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj. (Teatri “Istref Begolli”, në Pejë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit te veprimtarit të çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80’ta Skender Ibishi. (Varrezat e Komunës se Prishtinës, ora 15:00)

- Hidhet shorti për turneun pingpongut "Dita e Çlirimit". (Kolegji Universi, ora 16:30)

 

- Në kuadër të Festivalit te Arkitektures mbahet ligjerata nga Hanif Kara. (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2017

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pret në takim kryesuesin e divizionit të Rotary Leadership Institute për Kosovë dhe Shqipëri,Dr. Neshat Asllani. (Zyra e kryetarit, ora 9:45)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Gjakovës do të inaugurojnë përmirësimin e resurseve ujore në Gjakovësi. (Radoniq, Gjakovë, ora 11:00 - shtyhet për javën tjetër)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë se bashku me përfaqësues të komunës së Junikut do të inaugurojnë rivitalizimin e komuniteteve lokale për turizëm dhe zhvillimin e rinisë në Junik. (Komuna e Junikut, ora 12:15 - shtyhet për javën tjetër)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Deçanit do të inaugurojnë valorizimin e eko-produkteve në zonën ndërkufitare të Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 15:20 - shtyhet për javën tjetër)

- Universiteti Amerikan i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kandidatëve që janë në programin e USAID “Transformational Leadership Program”. (Objekti i AUK-it, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës përsonale të artistes Leunora Salihu. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)




 

Ngjarjet e datës 4 korrik 2017

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të përvjetorit e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Gardën Ceremoniale e FSK-së do të bëjnë ngritjen e Flamurit Amerikan. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetesore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut vazhdon fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesetarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Studentët e Universitetit 'Haxhi Zeka' në Pejë mbajnë protestë për arsye të mos-akreditimit të shtatë programeve kryesore si shqetësimi kryesor. (Pranë Rektoratit të Universitetit 'Haxhi, Zeka', ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ogranizon debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 13:00)

- Ambasada Zvicerane dhe Fondacionit Kosovar i Arkitektures organizojn hapjen e ekspozites "Swiss touch in Landscape Architecture", e kuruar nga Prof.Michael Jakob dhe e mbeshtetur nga Pro-Helvetia. (Hapesirat e Institutit Albanologjik, ora 14:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon hapjen zyrtare të dyqanit të dytë bamirës "Teshavesha". (Rr. Armend Daci, nr.12, Bregu i Diellit, përballe memorialit të Enver Malokut,  ora 15:00)
 
- Fondacioni Kosovar i Arkitektures në bashkëpunim me Future Architecture Platform do hapin ekspoziten "Playing with Places" e kuruar nga grupi i arkitekteve dhe artistëve nga Glasgow "Pidgin Perfect". (Hapësirat e Muzeut te Kosovës, ora 15:00)

 

- Ligjerate nga Prof.Michael Jakob, profesori Jakob bo flas mbi historine e arkitektures pejsazhore Zvicerane, ora 19:00

- Prezentin nga Ibai Rigby dhe shfaqja e dokumentarit te shkurt "Parallel Sparwls" ne bashkpunim me Rozafa Basha'n; shfaqja do percjellet me nje debat te shkurter me Ibai'n, Prof.Florina Jerliun, Nita Luci dhe Srdjan Jovanovic Waiss, ora 20:00

- Ligjerate nga Srdjan Jovanovic Waiss, GSAPP, Columbia do flas mbi mundesine e arkitektures se shteteve te pavarura "Nonaligned States", ora 21:00

Ngjarjet e datës 3 korrik 2017

- Mbahet ceremonia e fillimit të shkollës verore të Bashkimit Evropian e cila në fokus ka çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universiteti i Prishtinës, ora ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference per media, në të cilën do te prezantohen të arriturat e ATK-se per periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së  do të bëj promovimin e librit "Sandokani Rron" i autorit Zymer Mehani. (Lokalet e OVL të UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 10:30 - shtyhet për nesër)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen solemne të Universitetit Veror Ndërkombëtar. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 korrik 2017

- Komuna e Gjilanit organizon ceremonine e ndarjes se mirenjohjeve, per delegatet e Kuvendit te Kosoves, nga Gjilani, te cilet kane marre pjese kuvendin e mbajtur me 2 korrik 1990 ne Kaqanik, ku edhe eshte lexuar deklarata e pavaresise. (Zyra e kryetarit te Komunes, Lutfi Haziri, ora 17:20)
 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2017

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethrrotllimit në rrugën  Nacionale N2, në fshatin  Banullë. (Fshati Banullë, ora 10:30)

- KFOR-i do të organizojë koncertin për bamirësi me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës. (Teatrin Kombëtar, ora 18:00)
  

Ngjarjet e datës 30 qershor 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Projekti "Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë" i cili financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga Planet SA. organizon konferencën "Prokurimi Publik Nesër - Hapat Përpara". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të bëjë ndarjen e certifikatave për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë. (Objekti i Kryeministrisë  ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në hyrje të Parkut të Germisë. (Parkut të Germisë, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do t'ju bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të organizatës joqeveritare "Let's Do it Kosova" për pastrimin e Parkut të Gërmisë në Prishtinë. (Hyrja në Parkun e Gërmisë, ora 11:45)

- Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizimi me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 15:00)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori e ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie organizon gosti, ora 18:00. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, ora 16:00)

- Organizuar nga Komuna e Gjilanit mbahet ceremonia e varrimit te atdhetarit, Rexhep Berisha, babait te kolosit, Nuhi Berisha. (Varrezat e Deshmoreve ne Gjilan, ora 17:15)

- Mbahet dita e fundit e ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” me ciceronin e rradhës Rebeka Qena, e cila do të ndajë një perspektivë tjetër të ekspozitës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetarit të sapozgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Anulohet - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)