06 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2019

- Fondacioni Jahjaga organizon tryezën “Punësimi i rinisë dhe grave: Qasja dhe vështirësitë në tregun e punës”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-  Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala, organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së degët në Drenas, organizojnë homazhe. (Kleçkë, ora 10:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Shoqëria Civile nga komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të ditës së rënies së heronjëve të kombit  Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët. (Kompleksi 'Zahir Pajaziti' në Orllan, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Deputetja Arbërie Nagavci dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi mbajnë konferencë për media. (Holli e Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së degët në Drenas, organizojnë  akademi perkujtimore me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala. (Salla e kulturës në Drenas, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli vendos lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

- Kryesia e Sindikatës së Pavarur të  Doganës së Kosovës, mban konferencë urgjente për media lidhur me grevën. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 15:30)

- Koordinatori Kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj, pret në takim një delegacion të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Në përmbyllje të manifestimit “Flaka e Janarit” organizohet manifestimi “Pena e Flakës” në të cilën do të shpallen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar në prozë e poezi. (Biblioteka e qytetit në Gjilan, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon bisedën e shkurtër "Jemi në grevë" me ç'rast, ndër të tjera, do të diskutohet rreth efekteve të grevave në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, vazhdimin e punës së mësimdhënësve dhe mjekëve, kërkesave të sindikatave dhe kapaciteteve e vullnetin shtetëror për t’i plotësuar kërkesat e grevistëve. (Zyra e Kosovo 2.0, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 30 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët  shqyrtimi i Draft planit të punës për vitin 2019-të. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 9:00)

- Internews Kosova do të organizojë tryezën e diskutimit “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës - Ku po çalon zbatimi?”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Një grup i organizatave të shoqërisë civile organizojnë konferencë për media  për problemet që ka verzioni aktual i Ligjit për OJQ-te, dhe pasojat kryesore në rast të miratimit të tij. (Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:45)

- Mbahet seanca e parë plenare për sezionin pranveror e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. (Salla e Kuvendit Komunal në Junik, ora 11:00)

- Me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati kryesia e LDK-së me strukturat e saj, bën homazhe te varri i tij. (Fshati Gurakoc në Istog, ora 12:00)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Pejës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 12:00)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Istogut për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 15:30)

- Me rastin e kremtimit të 56-vjetorit të Traktatit mbi bashkëpunimin franko-gjerman i quajtur Traktati iI Elizesë, Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me ambasadën Gjermane prezantojnë filmin “Transit” nga Christian Petzold. (Cineplexx Albi Mall, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 janar 2019

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në komunën e Ferizajt,  pikërisht ne ne çerdhen “Ardhmëria Jonë”. (Objekti i çerdhës “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj, ora 9:15)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në shkollen fillore "Gjon Sereqi" në Ferizaj. (Objekti i shkolles 'Gjon Sereqi' në Ferizaj, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rastin e hapjes së Thirrjes së Dytë për Propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi dhe Kosovës 2014-2020 mbahet konferenca “Kick-off”. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2018” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në shkollen e mesme 'Dr Shaban Hashani'. (Objekti i shkolles se mesme 'Dr Shban Hashani' në Ferizaj, ora 10:20)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal  në të cilën do të shqyrtohet plani i Punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi, me ç‘rast do të publikohet raporti me gjetjet e monitorimit të procesit të shpronësimit të parcelave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Ndertësa e Komunes së Prishtinës, ora 11:00

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  12:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban mban tryezën me temë ''Projektligji për arsimin e lartë - ndikimi në sistemin arsimor''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike organizon një konferencë për media për të prezantuar raportin "Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor dhe prokurorial - Raport i monitorimit sistematik të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial në vitin 2018”. (Zyrat e IKD-së, ora 13:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhe në të cilën do të formoj grupin punues për amendamentimin e Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

 - Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e radhe në të cilën do të  miratoj Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 17:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare zyra në Kosovë organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Rogovës”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 28 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” në Bresalc. (Bresalc, ora 9:30minuta)
 
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik mban takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 161-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Para Qeverisë, ora 10:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë institucionin parashkollor “Ardhmëria 2”. (Gjilan, ora 10:20)

- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës mbajnë takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka. (Objekti i MZHE, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë SHFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve. (Ojekti kryesor i ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës pas takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, mban konference per media për gjendjen në Telekom. (Para objekti i MZHE, ora 11:20)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku do te shqyrtohet Draft plani i punës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 17:00)

- Shënohet 19 vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. (Sheshi 21, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 janar 2019

- Mbahet mbledhja e XXXVI e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! Grand Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në mbledhjen komemorative, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci. (Pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:35)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova do të mbahet turniri tashmë tradicional i Shahut, kushtuar “ Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe” në Uçë. (Restorant “Butrint” në Istog, ora 11:00)

- Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit mbahet mbledhja komemorative për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës se Deçan, Bashkim Ramosaj për nderë të shënimit të Ditës Përkujtimore të Holokausit shfaqet filmi dokumentar 'Trashëgimtarët e një Historie Shpëtimi', një rrëfim personal për marrëdhënien mes trashëgimtarëve të mbijetuarit dhe shpëtimtarit të tij, Arsllan Rezniqit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit e Arian Dacit. (Varrezat e qytetit të Prishtinës, Lagjja Arbëria, 13:00)

- Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019” shfaqet “Kur hana del” me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit. (Teatri “Adriana” të Ferizajt, ora 19:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës” ku edhe behët ndarja e çmimeve sipas kategorive konkurruese. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 26 janar 2019

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi "Arti si një protestë kundër shtypjes". (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Në kuadër të konferencës për sigurinë në rrugë jepet shfaqja e filmave konkurues në kuadër të Festivalit të I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”. (Kino Armata, ora 12:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovs, dega në Suharekë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Hotel Rozafa, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të autorit Luan Tashi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Drejtori Artistik i Festivali te I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”, Imer Veliu dhe Juria në një Konferencë për shtypsh palosin para opinionit qëllimin dhe programin e Festivalit. (Kino ABC, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”. (Kino ABC, ora 19:00)

- Shfaqet monodrama "Artisti i vetëm" në të cilën do të jetë prezent autori i tekstit dramatik, dramaturgu dhe romansieri i njohur gjerman Ralph Hammerthaler, i cili do të vij enkas nga Berlini për t'a parë shfaqjen, bashk me publikun Prishtinasdo. (Teatri i Qytetit të Prishtinës - Dodona, ora 19:00)

- Jepet shfaqja e autorit Jeton Neziraj e titulluar “Hipokritët ose pacienti anglez” regjinë e së cilës e kanë bërë Blerta Neziraj dhe Agon Myftari. (Qendra Multimedia, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 25 janar 2019

- Kolegji “Tempulli”, AMRKS, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë me mbështetjen nga Ministria e Infrastrukturës organziojnë Konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si  dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P 02,  ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën “Sfidat në mjekësi dhe bujqësi nga perspektiva akademike” ku do të flasin Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë dhe Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, të cilët do t’i prezantojnë sfidat me të cilat përballen këto dy fakultete e rrjedhimisht edhe vendi ynë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takon përfaqesues nga Oda Ekonomike e Kosovës; Oda Ekomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, Oda Tregtare Kosovaro Turke, Aleanca Kosovare e Biznesit, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe shoqatat të tjera nga fusha e ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” do të mbahet punëtori për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, mbështetur nga projektit i BE-së “Mbështetje e vazhduar institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. (Swiss Diamond, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet Projekt - Statuti i Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së zyrave të Ministrisë, së Kulturës, Rinise dhe Sportit në Prizren. (Sheshi Shadërvan, ndërtesa e ish rektoratit në Prizren, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN204, ora 13:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune ndërmarrjes M-Technologie. (Lebanë, Komuna e Prishtinës, ora 14:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council prezantojnë projektin më të ri, që vjen si rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ekspozita e quajtur "Përceptimet". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 24 janar 2019

- Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, i cili po mbështetë Ministrinë e Drejtësisë organizon ngjarjen “Rruga drejt një Kodi Civil modern të Kosovës,”. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 9:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Kodit të ri Civil për Kosovën në Ministrinë e Drejtësisë. (Amfiteatri i Madh në ndërtesën e re të Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Kosovës organizojnë aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut për nevojat e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut. (Komanda e  Forcave Tokësore të FSK-së, kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj pret në takim kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me të cilin do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi. (Kabineti i ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 100 vjetorin e vdekjes së Ismail Qemalit me homazhe tek shtatorja në Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet lidhur me kërkesën e Rektorëve të Universiteteve Publike rreth programeve të pa akredituara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Me rastin e 90 vjetorit të lindjes së regjisores së mirënjohur të kinemasë shqiptare Xhanfise Keko, nën patronatin e Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës së Shqipërisë, do të shfaqet premierë filmi dokumentar "Koha e pelikulës" i regjisorit Mevlan Shanaj, dedikuar artistes që ia kushtoi krijimtarinë, botës së madhe të fëmijëve të vegjël. (Kino ABC, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit te Kosovës do të nënshkruaj Memorandum Bashkepunimi me Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në ndërmarrjen “Fox Marble”. (Fshati Poturovc në Lipjan, ora 12:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do te shqyrtohet draft-Planit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmani. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 14:30)

- Jepet shfaqja “I vetëm në banesë” i autorit gjilanas Avni Shkodra, me regji të Natyra Kallabës, kurse do të luajnë aktorët e Tetarit të Gjilanit. (Teatri i qyteti te Gjilanit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 23 janar 2019

- Punëtorët e larguar nga puna nga KEDS-i protestojnë si dhe  dorëzojb një kallëzim penal ndaj menaxhmentit të KEDS-it. (Para Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj do ta vizitoi Shkollën e Mesme Teknike 'Ismail Dumoshi' në komunën e Obiliqit. (Objekit i shkollës 'Ismail Dumoshi' në Obiliq, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të Punës së komisionit për vitin 2018 dhe draft Plani i Punës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë projektin përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin. (Hotel Amazon në Milloshevë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor të Punës së komisionit për vitin 2018 dhe draft Plani i Punës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja dhe Kulla e Haxhi Zekës, me rastin e shënimit të 120 vjetorit të Lidhjes së Pejës. (Shtatorja e Haxhi Zekës në Pejë, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj do ta vizitoi Shkollën Shkollën Fillore 'Pandeli Sotiri' në në komunën e Obiliqit. (Objekit i shkollës 'Pandeli Sotiri' në Obiliq, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të bëhet konfirmimi për lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla , ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikës e përpunimit dhe prodhimeve nga druri “Ukaj”në Komunën e Pejës. (Objekti i Fabrikës “Ukaj” në Pejë, ora 11:20)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Junikut, për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Junikut, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën e birrës së Pejës. (Birraria e Pejës, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 103-vjetorit të vdekjes së Isa Boletinit. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit sot mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.43A. (Hotel Grand, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton Fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku” në Pejë. (Fabrika Buquku, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton korporatën “Devolli” në Pejë. (Korporata Devolli, ora 14:00)

 - Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Deçanit, për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Deçanit, ora 14:30)

- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës ka ftuar të gjithë prodhuesit e rajonit të Dukagjinit që të jenë të pranishëm në takimin e përbashkët i cili sot në qytetin e Pejës. (Hotel Dukagjini, ora 14:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! në shënimin e 120 vjetorit të “Lidhjes së Pejës” vizitojnë Kullën e Haxhi Zekës në Pejë. (Kulla e Haxhi Zekës në Pejë, ora 15:00)

- Në kuadër të agjendës "Drejtësia 2020", Bordi i përbërë nga Ministri i Drejtësisë, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ambasadorja e EULEX-it dhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane, do të mbajnë konferencë për media. (Hapësirat e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 15:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! në shënimin e 120 vjetorit të “Lidhjes së Pejës” vizitojnë Mullirin e Haxhi Zekës në Pejë. (Mulliri i Haxhi Zekës në Pejë, ora 16:15)
 
- Lëvizja Vetëvendosje! në shënimin e 120 vjetorit të “Lidhjes së Pejës” bejnë homazhe te varri i Haxhi Zekës. (Pejë, ora 16:45)

- Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti, Prof.Dr. Gazmend Rizaj, Prof.Dr. Zymer Neziri, Prof.Dr. Bashim Lajçi, Prof.Ass. Enis Sulstarova marrin pjesë në tribunën me temë ''120 vjet nga Lidhja e Pejës; Shqiptarët sot''. (Kino Teatri 'Jusuf Gerfalla' në Pejë, ora 17:30)
 
- Në shënimin e 120 vjetorit të “Lidhjes së Pejës”, Lëvizja Vetëvendosje shfaq dokumentarin për Lidhjen Shqiptare ''Besa-Besë''. (Kino Teatri 'Jusuf Gerfalla' në Pejë, ora 18:30)

- Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës” shfaq “I ligu për mend”, i autorit Gjergj Fishta me regji të Altin Bashës e ku do të luajnë aktorët e Tetarit Kombëtar të Kosovës. (Tetari Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)
 
- Në shënimin e 120 vjetorit të “Lidhjes së Pejës”, Lëvizja Vetëvendosje ndejë me muzikë qytetare. (Hotel Qardak në Pejë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 22 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Arban Abrashi bashkë më grupin e asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mbajnë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së te Qafa, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në lansimin e projekteve të reja “Avancimi i institucioneve të Kosovës, demokratizimit të saj dhe bashkëpunimi rajonal”, të udhëhequra nga Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan. (Swiss Diamond Hotel, ora 15:30)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 21 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministri e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 8:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 13 vjetorin e vdekjes së tij. (Velani, ora 9:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen Gëzimi i Ynë. (Objekti i Çerdhen Gëzimi i Ynë në Mitrovicë, ora 9:10)

- Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Obiliqit për të bashkëbiseduar me grevistët në Çerdhen “Rrita Jone”. (Obiliq, ora 9:10)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të qëndrojnë në Mitrovicë për të bashkëbiseduar me grevistët Shkollen Filloren të Mesme dhe të Ulët 'Migjeni'. (SHFMU 'Migjeni', ora 9:50)

- Kryetari i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj pret në takim përfaqësuesin e Organizatës Gjermane 'Humanity First' Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser. (Zyra e kryetarit, Bashkim Ramosaj, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer në partneritet me 8 organizata dhe institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe me financim nga Programi Erasmus+ i Unionit Evropian themelojnë qendrën e parë multidisciplinare në vend për praktika shëndetësore të studentëve. (Universiteti Kadri Zeka në Gjilan, ora 10:00)

- Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do të lansoj “Bisedimet e BE-së mbi barazinë gjinore” që do t'pasohen me një ekspozitë. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bën homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së me kryetarë të degëve dhe struktura të LDK-së bëjnë homazhe te varri i tij dhe pastaj menjëherë vazhdojnë në vizitë të familja Rugova. (Velani, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë në Ndërmarrjen e re Feronikeli. (Ndërmarrja Feronikeli në Drenas, ora 11:00)

- Organizata Gjermane 'Humanity First' Abdullah Uwe Hanse Peter Wagishauser bashkë me kryetarin i komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj  do të dhurojnë një donacion SHFMU 'Heronjetë e Dukagjinit' në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala me anëtarë të tjerë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojë komunën e Fushë Kosovës për të bashkëbiseduar me grevistët në SHFMU “Selman Riza”. (Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Shkollen Fillore të Mesme dhe të Ulët. (Vushtrri, ora 11:10)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist do të vizitojnë komunën e Vushtrrisë për t’u takuar me grevistët në Çerdhen “Foleja”. (Vushtrri, ora 11:40)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. (Golden Imperial, lagjja në Veternik, ora 12:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën Elvana Shala marrin pjesë në hapjen e ekspozitës me fotografi nga shfaqja e modës "Bukuria brenda të gjithë neve".  (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 12:00)

- Hapet ekspozita personale e Rifat Kasapollit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës shënon 50 vjetorit të Arkivit Komunal të Prishtinës. (Objekti i Arkivit rr. Nazim Gafurri, afër ish shkollës teknike 28 Nëntori, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit me kryesuesit e Ekipit Negociator, do të mbajë konferencë për gazetarë. (Kabineti i Presidentit, ora 14:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Skender Rexhepi dhe Dëshmorit të Kombit Fitim Duraku. )(Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)


Ngjarjet e datës 20 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban mbledhjen e Këshillit të saj. (Objeti i ASK-së,  ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative kushtuar jetes dhe vepres së të ndjerit Hevzi Matoshit, shef i Zyrës ligjore. (Salla e teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit të lapidarit  përkujtimor për 34 dëshmorë në Mitrovicë.  (Afër Urës së Gjakut në  Mitrovicë, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon manifestimin për 29 vjetorin e themelimit të degës së LDK-së në Vushtrri. (Hotel Kalaja në Vushtrri, ora 12:30 )

- Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli mbahet akademi përkujtimore për dëshmorët Sami Gashi dhe Afrim Hajrizi. (Qendra e Kulturës në Mitrovicë, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe vepres së veprimtarit të cështjes kombëtare, Jonuz Musliu. (Salla e teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 17 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)

Ngjarjet e datës 16 janar 2019

- Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 15 janar 2019

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në çerdhen  “Lulevera”. (Objekti i çerdhes  “Lulevera”, ora 9:15)

- Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje! i prirë nga Kryetari Albin Kurti do të bëjnë homazhe në 20 vjetorin e masakrës së Reçakut. (Fshati Reçak, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut Rrahman jasharaj me bashkëpunëtorët do të vizitojë grevistët në shkollën  fillore e të mesme të ulët “Elena Gjika”. (Shkolla “Elena Gjika”, ora 10:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora 10:20)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bën nderime te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, me rastin e 20-vjetorit të masakrës së Reçakut. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetin “Pëllumbat e Paqes" mbi Reçak. (Reçak, ora 10:45)

- Media Centar në Çagllavicë  do të mbaj konferencë për shtyp mbi temën "Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje ". (Media Centar në Çagllavicë, ora 11:00)

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të martën merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Gjakovës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në orën përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të Masakrës së Reçakut. (Shtëpia e Kulturës, Shtime, ora 11:00)

- Banorët e Orllanit dhe fshatrave përreth do ja mësyjnë Ministrisë së Ambientit, për të kërkuar nga ministri Fatmir Matoshi për mjetet buxhetore të cilat ishin ndarë me ligjin e buxhetit të vitit 2018, për projektin për “Furnizim me ujë të pijshëm për banorët e Orllanit” . (Para Ministrise se Ambientit, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban mbledhje lidhur me grevën e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në hapjen e Zyrës së Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 13:00 - nisja nga objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 7:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 14 janar 2019

- Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik mban mbledhjen e nëntë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

​- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë në çedhen “Fatosat”. (Objekti i çedhes “Fatosat , ora 9:20)

- Mbahet takimi i 160-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryetari I SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Shkollën “Hasan Prishtina” . (Shkolla “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet analiza e projekt-ligjit mbi Detyrime, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror në Procesin e Dialogut. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV merrin pjesë në takimin koordinues për Dialogun Kosovë - Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje me grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike te Kosovës te cilen e kryeson kryetari Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Drejtësisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Pas mbledhjes se grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike te Kosovës mabhet konferenca për media. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media ku do t'i shpalosin detajet e protestës e cila do të mbahet me 16 janar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Para Qendrës së Studentëve në Prishtinë, ora 14:30)

 
 

Ngjarjet e datës 13 janar 2019

- Organizata joqeveritare “ Rotary Clu b Podujeva” , në qendër të qytetit do të nis ndërtimin e dordolecit më të madh të bërë ndonjëherë në Kosovë. ora 10:00­

Ngjarjet e datës 12 janar 2019

- Federata e Pingpongut e Kosovës organizon ceremoninë e më të mirëve për vitin 2018. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te lapidari i heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.(Komuna e Gjilanit, përballë hotel Kristal, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve, Rexhep Mala e Nuhi Berisha. (Komuna e Gjilanit - Kompleksi i Dëshmorëve, ora 12:20)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, salla 303, ora 9:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës bën homazhe te përmendorja e Enver Malokut në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, në 20 vjetorin e vrasjes së tij. (Lagja Kodra e Diellit, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nis manifestimi kulturor mbarëkombetar "Flaka e Janarit 2019", edicioni i 28-të që u kushtohet të gjithë dëshmorëve të rënë në luftën për liri. (Varrezat e dëshmorëve dhe te lapidarët e shtatoret në qytet, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore për Enver Malokun. (Teatrin Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Gjilanit vizitojnë familjen e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. (Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një grup studentësh nga Iowa. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-31 14:00)
 
- Nën kryesimin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mbahet mbledhja me kryetarët e degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 13:00 - Mediet mund të marrin pamje, ora 14:15)
 
- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u drejtohet gazetarëve në një konferencë. (Hotel Sirus, ora 14:30)

- Në kuadër të manifestimit kulturor mbarëkombetar "Flaka e Janarit 2019" behët ndezja e flakadanit të "Flakës...". (Para shtatores së heronjëve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 10 janar 2019

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me Let’s Do It Kosova organizojnë konferencën përmbyllëse të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën përmbyllëse të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës mban konferencën e parë të organizuar për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, ora 12:00)

- Promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar dëshmorit të kombit, Naser Hajrizi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Banorët e lagjës Makolli se bashku me lagjet tjera të fshatit Qikatovë e Vjetër organizojnë protestë lidhur me problemet pronësore me komunën e Drenasit dhe Feronikelit. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë Odën Ekonomike Amerikane me ç'rast do të takohet me Drejtorin Ekzekutiv si dhe me Bordin e Guvernatorëve të Odës Amerikane, prandaj ju ftojmë të përcillni këtë ngjarje. Qëllimi i takimit është diskutimi lidhur me përshpejtimin e zhvillimit ekonomik. (Zyrat e Odës Amerikane në Lagjjen Pejton, ora 13:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban takimin e jashtëzakonshëm lidhur me qasjen e avokatëve në objektet e Gjykatave të Kosovës. (Objekti i Sekretariatit të Këshillit Gjyqësor, Rr. “Luan Haradinaj”, ora 13:30)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban mbledhjen e jashtëzakonshme Këshillin Drejtues, ku në mbledhje do ë jenë prezentë edhe të gjithë Kryetarët e Sindikatave Komunale si dhe atyre të Universiteteve, në të cilin takim do të diskutohet për këto çështje rreth veprimeve sindikale nga 14 janari e tutje. (Zyret e veta në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ora 14:00)

- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj do të jetë prezent në mbledhjen e kryesisë së AAK-së. (Zyret e AAK-së, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 9 janar 2019

- Shoqata për Deme të Luftes "Ngritja e Zerit" do te dorëzoj për herë të katërt dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës, rreth vlerësimit te kushtetutshmërisë se Aktvendimeve te Gjykatës Supreme te Kosovës. (Gjykatën Kushtetuese, ora 9:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati. (Objekti i Komunës së Kamenicës, ora 11:00)

 - Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media gjatë se cilës do të shpalosen të gjeturat kryesore të raportit “Menaxhimi i parasë publike në sytë e Auditorit të Përgjithshëm”. (Zyrat e KDI-së, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. (Objekti i komunës në Lipjan, ora 14:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me Luan Hasanaj, drejtorin e Let’s Do It Kosova, do të presin në takim udhëheqësen e Rrjetit të Let’s Do It World, znj. Heidi Solba dhe znj Anneli Ohvril- anëtare e Bordit, me të cilat do të diskutojnë mbi rezultatet e aksionit për pastrimin e Kosovës si dhe për bashkëpunimet në të ardhmen. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Doganën e Kosovës. (Dogana e Kosovës, ora 15:15)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore, me rastin e  20 vjetori të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Nikë Hajdaraj, Zef Gjokaj dhe Çelë Ukaj, akademi kjo e  cila organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë dorëzon kallëzim penal pas të cilit mban konferencë për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore në Kompleksin Qafa, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 7 janar 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet deputeti Liburn Aliu. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2019

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyret qendrore të LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Kolonel Tahir Zemaj në fshatin Strellc, komuna e Deçanit, në 16 vjetorin e vrasjes së tij. (Fshati Strellc, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 2 janar 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2018

- Shoqata Sindikale Postieri e punëtorëve të Postës së Kosovës, me kërkesën e anëtarëve të saj, do të shpërndajë dhurata simbolike për fëmijët e hospitalizuar në repartet e Klinikës Pediatrike në Prishtinë. (Klinikës Pediatrike, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Vetëvendosje, ora 11:00)

- Me rastin e ndërrimit të moteve, përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, do të bëjnë homazhe pranë ‘Përmendores dedikuar personave të zhdukur’. (Përmendorja dedikuar personave të zhdukur, përballë ndërtesës së Kuvendit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bënë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë. (Para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2018 dhe festave të fundvitit mbanë konferencën përmbyllëse për medie dhe organizon pritje- koktej rasti për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 11:05)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, viziton Shoqatën “Handikos” ku do të takojë fëmijët e shoqatës. (Handikos, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2018

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në shënimin e Ditës së Veteranit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes se zyres së Këshillit koordinues i asososacioneve familjare të të zhdukurve të kosovës ku edhe do të behët hapja e ekspozitës për përsonat e zhdukur dhe krimet e luftës mbi popullatën shqiptare në kosovë nga terrori serb gjatë luftës së vitit 1998/1999. (Zyret e Këshillit, rr Rrustem Statovci nr 22, afër kolegjit Fama, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë. (Pikë kalimi kufitar Vërmicë - Morinë, ora 17:00)

- Agjenda e ceremonisë komemorative për  zyrtarin policor Izet DEMAJ, e cila mbahet nën patronatin e Policisë së Kosovës, Istog-Koshare. 

Ora 11:00 - nisja e kortezhit nga fshati Vrellë e Istogut për në varrezat e dëshmorëve në Koshare,

Ora 13:30 - arritja e arkivolit në Koshare,

Ora 13:30 -14:00 – homazhe,

Ora 14:00 -14:30 – fjalimet,

Ora 14:30 - ceremonia e varrimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)   

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)