06 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 nëntor 2019

- Bëhen homazhe te varri i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në njëvjetorin e vdekjes. (Zllatar, ora 9:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Vitisë, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti I DKA-së në Viti, ora 9:30) 

- Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit organizon protestë për të shprehur paknaqësitë për mospërfshirjen e Fakultetit të Edukimit në konkurs të bursave dhe afati i nëntorit i cili me vendim të Senatit është paraparë që studentët të mbajnë vetëm një provim. (Nisja nga Fakulteti i Edukimit, ora 10:40)

- Demokracia Plus organizon tryezën e diskutimit për të diskutuar të gjeturat nga raporti Roli i Organit Shqyrtues të Prokurimit në mosefikasitet në prokurim publik. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Punëtorët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) protestojnë kundër vendosjen së Presidencës në objektin e kësaj ministrie. (Para objektit të MKRS-së, ora 10:00)

- Zyra e Komisionerit  për gjuhët dhe përfaqësuesit e komunitetit rom organizon shënimin e “Ditës Botërore të gjuhës rome”. (Lokali  Dit’ e Nat’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Aktivistët e Lëvizjes studentore për barazi - "Studim - Kritikë - Veprim", do të përurojmë pushimoren tek bibloteka e fakultetit të mjekësisë në nder të aktivistit Astrit Dehari. (Bibloteka e fakultetit të mjekësisë,  ora 11:00)

- Mbahet marshi me moton “Një Popull për Drejtësi” që ka gjetur mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, personave publik dhe organizatave politike  (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e objektit të Komunës së Lipjanit. (Oborri i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” ne Gjilan mbanë ceremoninë e diplomimit të studentëve. (Palestra e Sporteve "Bshkim Selishta" në Gjilan, ora 13:00)

 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Komunën e Rahovecit, për të diskutuar rreth zhvillimit të Garës Nacionale në Sport si dhe Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i Komunës në Rahovec, ora 13:30)

- Qeveria në detyrë e Kosovës mban mbledhje lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore të organizatave buxhetore, shqyrtimi i raportit të Thesarit për të hyrat dhe shpenzimet nëntëmujore etj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon aksion për dhurim vullnetar të gjakut, në njëvjetorin e vdekjes së aktivistit të saj, Astrit Dehari.  (Selia e VV-së në Arbëri, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së minibibliotekës së parë në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Parku i vjetër i Lagjes Dardania, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 4 nëntor 2019

- Me rastin e hapjes së edicionit të tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”, PITF2019 mbahet konferencë për media. (Teatri AAB, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe përfaqesuesit e Organizatës Terre des hommes përurojnë Qendrën për trajtimin e fëmijeve në situatë rruge. (Objekti i Bashkesise Lokale ne lagjen e Muhaxhereve, ora 11:00)

- Sigal Prishtina mban konferencë për media ku do ta prezantojë sponsorin e ri të klubit. (Zyrat e Sigal Prshtinës, Pallati i Rinisë, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, sot (e hënë, 04.11.2019), merr pjesë në fillimin e punimeve për rehabilitimin e rrugës Pantinë - Oshlan, komuna e Vushtrrisë. (Fshati Oshlan, afër xhamisë, ora 12:00)

 - Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, proteston kundër vendimit të MAShT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filozofik, ora 13:00)
 
- Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. (Selia e Lidhjes Demokratike, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival”. (Teatri AAB, 19:00)
 

Ngjarjet e datës 3 nëntor 2019

 - Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shëtitje nëpër Prishtinë. (Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon top turneun për Junior më të mirë të Kosovës për vitin 2019. (Salla e Sporteve, ora 10:00)

- Me rastin e zbulimit të lapidarit të atdhetarit Osman Bajriqi-Shala në 100 vjetorin e rënies së tij, e cila do të realizohet në prani të personaliteteve të njohura nga sfera politike dhe publike në Kosovë. (Fshati Burojë në Skenderaj, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it  do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia civile në Kosovë, ligji vs praktika”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të mbahet diskutim 'Kosovari në Kornizë'. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 14:00)

- Teatri i Prishtinës Dodona organizon shfaqjen 'Im atë e donte Adolfin'.  (Teatri Dodona, ora 16:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës shfaq performansën e baletit 'O.TAKA'. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 2 nëntor 2019

 - Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin USAID, organizon Kuvendin e themelimit të Odës së Ndërmjetësuesve. (Objekti i ish Rilindjes, ora 8:30)

- Forumi i Gruas i LDK-së, përkrahur nga Fondacioni Konrad Adenauer Stiftung, mban konferencën “Gratë si forcë shtytëse në politikë” e cila udhëheqët nga  kryetarja e Forumit të Gruas të Partive Popullore Evropiane, znj. Doris Pack. (Resort Planet, në Gjilan, ora 10:00)

- Kompania teatrore Liria dhe Simon Pitaqaj prezantojnë Lexim e diskutim me Rexhep Mitrovicën e Arben Bajraktarin: Inkuizatori i madh. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet turneu i dytë memorial i shahut "Astrit Dehari". (Shkolla fillore e mesme dhe e ulet "Abdyl Frashëri" në lagjen Ortakoll, ora 11:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Prokurorët në Kosovë ngrisin aktakuza ndaj të vdekurve”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe me rastin e shënimit të 30- vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit në Prishtinë, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shfaqja 'Un Inpsektori'. (Teatri i qytetit “Adriana” në Ferizaj, ora 15:00)

- Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 30 vjetorit te rënjes se Dëshmorëve të Kombit  Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Salla e kuqe e Pallatit te Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët shfaqja  'Sfinga'. (Teatri Kombëtar i Kosovës,, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 1 nëntor 2019

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezën me temën “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo dhe Oda Ekonomike e Kosovës lansojnë platformën ‘The Future Workplace’. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën e diskutimit me temën “Studentët përballë keqpërdorimeve financiare në universitetet publike”. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizojnë ceremoninë e ndarjës së shpërblimeve për garën “Shkolla ideale”. (Muzeu Kombëtar, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe dhe vendos kurora me lule te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës do të behët promovimi i teatrit kosovar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:00)

- Organizatat Jo Qeveritare Avoko, EC Ma Ndryshe, ISDY, KDI, PRAK mbajnë konferencën e përbashkët në të cilën do të prezantohet raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Ndërtimi i pishinës olimpike në Prizren në vlerë prej 2,4 milionë euro. (Zyret e KDI, sheshi i Lidhjes, në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze Hipkritet apo Pacienti Anglez. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë komunën e Bujanocit, ku do të takohet me kryetarin  e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi. (Komuna e Bujanocit, ora 13:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të SHBA-së  për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pritet në takim nga Kryetari i  Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafa. (Bujanoc, ora 14:30)

- Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit të Shtetit i SHBA-ve, njëherësh Përfaqësues Special i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, do të flasë para një publiku të përbërë nga studentë dhe pjesëtarë to shoqërisë civile. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 15:00)

- Teatri i qytetit në Gjilan ben shfaqjen në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze 'Erdhi Godoja'. (Teatri i Gjilanit, ora 16:00)

 

- Mbahen garat e Kuranit në nivel të medreseve në Ballkan. (Medresea “Alauddin” në Prishtinë, ora 18:00) 
 

Ngjarjet e datës 31 tetor 2019

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë për Komunitete dhe Kthimi organizon panairin e bizneseve me qellim që pjesëtarëve të komunitetit të ju ofrohet mundësia për të paraqitur punimet e tyre, produktet, si dhe për të gjetur lidhjet e reja tregtare dhe rrjetëzim. (Qendra e Kulturës në Shtërpcë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tetë e rregullt për vitin 2019 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledha e 22-te me radhe e Kuvendit Komunal te Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë: “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit” e cila ka për qëllim që të diskutojë mbi propozimet, axhendat dhe prioritetet e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme për numërimin e fletëvotimeve të votuesve jashtë Kosovës. (Objekti i KQZ-se, ora 11:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon ndarjen e çmimeve për esenë më të mirë rreth kursimit të financave me moto “Kursimet për një të ardhme më të mirë“. (Auditoriumi i BQK-së, ora 15:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia mbyllin shfaqjen e filmave dokumentar "Gardianet e Parajsës - zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut me shfaqjen e filmit Lufta e Artit. (Biloteka Kombëtare, ora 19:00)

- Qendra Multimedia në bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar të Kosovës, teatrin e qytetit të Gjilanit dhe teatrin “Adriana” në Ferizaj nisin edicionin i dytë te Showcase-it Teatror të Kosovës. (Teatrin Kombëtar, ora 20:00)

- Vjen në ekranin e madh të kinemasë si producent i filmit #Terminator Dark Fate - Aksion - Aventurë 2 orë 14 min, me aktorët Linda Hamilton, Arnold Schwarzenegger, Edward Furlong, etj. (Kino ABC, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 30 tetor 2019

- Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe Aleancën Franceze organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të dytë të Panairit të Edukimit "Studioni në Francë". (Amfiteatri i madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani", ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të bën prezantimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Armët e Vogla dhe të Lehta, për zbatimin e udhërrëfyesit, duke përfshirë prioritetet kryesore. (Objekti kryesor të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 9:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave publikon një analizë gjinore të Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes mbi Stabilizim Associimin të Kosovës me Bashkimin Evropian. (Zyrat e Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në partneritet me Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë organizojnë aktivitetin 'SDG BRUNCH 5: Ndotja e ajrit në Kosovë: Prej perspektivës së OZHQ-ve dhe Agjendës 2030' në të cilën do të paraqesë disa nga gjetjet e hulumtimit të fundit dhe gjithashtu të tregojë disa zgjidhje të mundshme si të testuara. (Kino Armata, ora 10:00)

- Ambasada Britanike, përmes partnerëve të saj implementues - Axiom International dhe Agencia limited dhe në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të mbajë ceremoninë e fillimit të projektit të saj “Forcimi i Sistemit të Drejtësisë në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Objekit i KQZ-se, ora 11:00)

- USAID Empower Private Sector në bashkëpunim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e katërt të Festivalit të Gjelbër.  (Salla e sporteve “1 Tetori”, ora 11:00)

- Zëvendës Shefi i Misionit Nicholas J. Giacobbe do të flasë me rastin e hapjes së edicionit të katërt të Festivalit të Gjelbër. (Salla 1 Tetori, ora 11:00)

- Qendra Burimore për Personat e Zhdukur organizon takimin mujor të përbashkët me familjarët e personave të zhdukur nga të gjitha përkatësitë etnike ku do të mbahet një seancë informuese për familjarët, rreth të gjeturave në terren dhe situatën në morgun e Prishtinës. (Hotel Garden, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj promovohet libri 'Resurset Malore te Deçanit dhe Turizmi' monografi e Prof. Adem Lushaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Në kudër të shfaqjes se Filmave të artistëve në Itali nga vitet '60 e deri më sot mbahet një bisedë me Antonello Matarazzo. (Fakulteti i Arteve në Prishtinë ora 15:00)

- Ambasadori Italian Piero Sardi viziton Galerinë Kombëtare të Kosovës ku do të mbahet edhe një koktej rasti organizuar nga Ambasada Italiane në Kosovë. (Galerinë Kombëtare te Kosovës, ora 16:45)

- Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor Ballkanik organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve për "Shperblimet e Gazetarisë Investigative të BE në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi", me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë. (Shtëpia e Evropes, ora 17:00)

- Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze organizojnë hapjen e ekspozitës "France eMotion: udhëtimi i animuar". (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 tetor 2019

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Gjenerallejtënant Rrahman Ramën dhe ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës që mori pjesë në garat ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ku fituan medaljen e argjendtë. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00)

- Policia e Kosovës realizon një prezantim mbi sigurinë në trafikun rrugor. (Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të lansojë gjetjet e Raportit mbi Vlerësimin e Rrezikshmërisë nga Korrupsioni në sektorin e noterisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fillon nënshkrimi i peticionit, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëmtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla. (Sheshi Skenderbeu, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa. (Sallae mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve zhvillojn nje bisede me prof. Di Marino dhe shfaqin videot e artistëve në Itali nga vite 2000 e deri më tani. (Fakulteti i Arteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj.Valbona Berisha dhe Rektorin e Universitetit të Prishtinës zotin Marjan Dema me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Autoriteti i Aviacionit Civil informon organizon fushata e vaksinimit të kafshëve të egra kundër tërbimit. (Në territorin e Republikës së Kosovës)

Ngjarjet e datës 28 tetor 2019

- Agjencia e Statistikave të Kosovës në kuadër të përgatitjeve për realizimin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në vitin 2021 organizon Konferencën e radhës: Java e Regjistrimit të Popullsisë 2021. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e Javës Globale për Edukimin mbi Median dhe Informacionin, Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Institutin për Politika Zhvillimore organizojnë tryezë diskutimi me temë “Rregullatorët e mediave dhe edukimi mbi median dhe informacionin. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra e BE/Përfaqësuesja Speciale e BE-së, në bashkëpunim me Zyrën e Erasmus+ në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të organizojnë Ditën qendrore informuese për Programin Erasmus+. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Shoqata për Krimet e Luftës “Gjakova 98-99“ dorëzon kontingjentin e trembëdhjetë të padive me rreth 102 kallëzime penale të bëra nga qytetarët e Gjakovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte. (Policia Kosovës, Departamenti i Krimeve të Luftës në Prishtinë, ora 11:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës, Instituti Italian për Kulturë dhe Ambasada Italiane në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve bejnë prezentimin 'Doppio Schermo - Ekrane Përballë -filma dhe video të artistëve në Itali nga vitet '60 e deri më sot. (Salla e Fakultetit të Arteve të UP, ora 15:00)

- Mbahet takimi i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! përbërë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Zyra e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ora 15:00)

- Në kuadër të muajit të sigurisë kibernetike, CACTTUS së bashku me Cyber Academy dhe Cacttus Education organizojnë panelin mbi sigurinë kibernetike. (Objekti i Cacttus Education, ora 16:00)

- Federata e Pingpongut e Kosovës me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojnë turne të hapur, "PINK-PONG Breast Cancer Awareness" për personat e prekur nga kjo sëmundje. (Salla e pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 17:00)

- Grupi organizativ i marshit “Unë jam Astriti!” organizon aktivitetin simbolik në përkujtim të Astrit Deharit. (Rruga Rexhep Luci, afër Kino ABC, ora 18:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe travvik.info nga Norvegjia hapin shfaqjen e filmave dokumentar "Gardianet e Parajsës - zemrat dhe mendja në Korenë e Veriut. (Biloteka Kombëtare, ora 19:30)

- Jepet premiera e dramës “Shfaqja e fundit e Marie Gjonit” e autorit Veton Surroi; regjia nga András Urbán. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 26 tetor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet Panairi i Filigranit në të cilin do të marrin pjesë filigranistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi të cilët do t’i prezentojnë punimet e tyre. (Kino Lumbardhi, Prizren, ora 11:00)

-  Organizata Jo-Qeveritare Lady se bashku me Balkan Women Association organizon aktivitetin e Woman Book. (Premium Park Hotel në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim zonjën Shyhrete Tahiri Sylejmani e dhunuar gjatë luftës së fundit. (Zyra e kryetarit, ora 11:30)

- Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit 'Jeta - Vita' organizon manifestimin informativo kulturor dhe ecje me moton 'Zbulimi i hershëm - mbijetesë'. (Para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

  

Ngjarjet e datës 25 tetor 2019

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Shoqata e Onkologëve të Shqipërisë organizojnë së bashku Konferencën e parë mbarëkombëtare për Kancerin e Gjirit. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takoj Kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jasharaj për të diskutuar rreth Garave Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Selia e SBASHK-ut, ora 9:15)

- Kolegji “Biznesi” organizon konferencën shkencore me temë “Marrëdhënia dhe ndërveprimi midis Zhvillimit ekonomik dhe Menaxhimit të emergjencave”. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të vizitoj shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Gjergj Fishta" në Prishtinë për të parë mbarëvajtjen e zhvillimit të garave. (Objekti i shkollës, "Gjergj Fishta", ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 11:00)

- Kryeministri në ardhje, Albin Kurti se bashku me një delegacion do të vizitojë Panairin AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 11:45)

- Mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të Monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë në të cilen marrin pjesë Fatmir Matoshi, Ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Jiro Takeichi, Përfaqësues kryesor i zyrës së JICA-s për Ballkanin. (Sheshi “Nënë Tereza”, afër Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ora 13:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të mbaj takim edhe me Drejtorin e Arsimit Afrim Llabjani në Komunën e Ferizajit për të diskutuar rreth mbarvajtjes së garave. (Objekti i Komunës, ora 13:30)

- Për të shënuar Javën Evropiane për siguri dhe shëndet në punë, Zyra e BE-së në Kosovë, përmes projektit 'Mbështetje për Inspektoratin e punës në luftimin e punës së padeklarua', do të mbyll fushatën 'Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019', e organizuar nga BE-ja dhe Administrata për siguri dhe shëndet në punë. (Hotel Sirius, ora 13:45)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizohet festa tradicionale të falënderimeve, Darka e Lamës. (Aambientet e  hotelit Kristal, ora 16:00)

- Mbahet konferencë ndërkombëtare për gjeoinformacion. (Prizren, ora 16:00)

 

Ngjarjet e datës 24 tetor 2019

- Mbahet konferenca më e madhe në rajon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit Tech Festivalitn KosICT8. (Ambientet e “Kino Armatës” dhe në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit mban mbledhjen e radhës te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari, Mytaher Haskuka. (Ndërtesa e Kuvendit të Komunës, Shtëpia e Bardhë, ora 10:00) 

- Zëvendësshefi i Zyrës së BE/PSBE, Riccardo Serri, do të vizitojë Qendrën Mësimore në Fushe Kosove, që është pjesë e projektit të financuar nga BE i cili synon të sigurojë prospekte më të mira për arsim për fëmijët dhe të rinjtë rom, ashkali dhe egjiptian. (Qendra Mësimore në Lagjen 29 në Fushë Kosovë, afër stacionit të trenave, qendra Fidan Lahi, ora 10:00) 

- Për nder të jubileut të 10-vjetorit të punës së Gjykatës Kushtetuese do të mbahet konferenca ndërkombëtare në temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bnë prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë - Serbi për Pretendimet e Serbisë mbi ‘Investimet’ në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- KEDS organizon aktivitetin me rastin e Javës Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë. (Qendra e Trajnimit ngjitur me Parkun e Biznesit në Drenas, ora 10:30)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organizon aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në Shkollën e Mesme të Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”. (Objekti i SH.M.L.P “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ora 10:30)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Fehmi Agani" në Gjakovë Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Gjakovë, ora 11:00)

- SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes zyrtare të projektit “Fuqizimi dhe aftësimi i të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP!”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën e Mesme të Lartë "Gjon Buzuku" në Prizren ku do të takoj drejtorin e kësaj shkolle, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës në Prizren, ora 13:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej 66,429.50 euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Në kuadër të panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit mbahen takimet B2B me bizneset e Malit te Zi. (Salla 1 Tetori, ora 14:00)

 

- Lëvizje Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetëvendosje, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim, kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilin do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 14:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 tetor 2019

- Me rastin e 30 vjetorit të rënies së komunizmit, Instituti Shkencor Kosovaro-Suedez do të organizojë konferencën shkencore ndërkombëtare me titull '30-vjetori i rënies së sistemit komunist'. (Hoteli Sirius, ora 9:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit mbahet dita e dytë e “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë per koordinimin ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore si dhe sfidat në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike pranë misionit të USAID-it në Kosovë, Matthew Cullinane, do të flasë në hapjen e Konventës së tretë vjetore të Industrisë së Veshmbathjeve në Kosovë. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të Fakulteteve të UP-së “Hasan Prishtina” në Prishtinë, do të protestojnë para Rektoratit të UP-së. (Para Rektorati, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri do të mbahet Panairi i Sportit me të gjitha klubet sportive të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 10:00)

- Dega e Alternatives në Gjakovë mban konferencë për media. (Zyrët e Alternativës në Çarshinë e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Gjinekologjia me obstetrikë  për infermieri dhe mami” me autore Prof. dr. Myrvete Paçarada dhe bashkautorë  Ass. dr. Vlora Ademi Ibishi dhe Ass. dr. Nyltene Kongjeli. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Më rastin e Ditës Boterore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore mban konferencë për media me temë 'Cilat duhet të jenë prioritete e qeverisë së re në sektorin e energjisë në Kosovë?  - Rekomandime dhe propozime nga shoqëria civile'. (Zyrët e Resource Center (Lagjja Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, përballë Hotel Royal, ora 13:00)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 173-të. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- ETEA organizon premierën e shfaqjes “Muret Flasin” që i dedikohet përkujtimit të organizimit të arsimit paralel gjatë viteve të '90-ta. (Shtëpia - shkollë “Sami Frashëri” e familjes Aliu - Hertica, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)

- Ambasada e Shqipërisë organizon mbrëmje muzikore ‘Serenata me Ermira Babaliun dhe Flamo Trio’. (Teatri Dodona, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019

- Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)
 

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet protestë para Ambasadës së Suedisë, duke kërkuar anulimin e Nobelit për Letërsi 2019.  (Para Ambasadës së Suedisë, ora11:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 13 tetor 2019

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, i financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet do të organizoë një kamp rinor tre-ditor, në të cilin do të marrin pjesë nxënës nga tërë Kosova. (Hotel Graçanica, ora 9:30)

- Mbahen 2 xhirot e radhës në Ligën e parë të Kosovës në pingpong, ndeshja derbi pritet të jetë ndeshja ndërmjet Ahmet Hoxha MK dhe Lirisë. (Pallati i sporteve në Prishitnë, ora 10:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik REDO do të organizohet edhe një udhërrëfim në qytet, i cili organizohen nga Bekim Leka Ramku i KAF Kosovo Architecture Foundation. (Hoteli Grand, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 12 tetor 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me rinumërimin e vendvotimeve sipas vendimit të KQZ-së. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Mbahet turneu i TOP 8 minikadetëve më të mirë të Kosovës për vitin 2019 në Pingpong. (Salla e sporteve në Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare të dizajnit grafik REDO do të ketë performanca muzikore nga Lolina në bashkëpunim me "Servis" - Kris Baha, Leo Lumezi, dhe Genc Elezaj. (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 23:00)

Ngjarjet e datës 11 tetor 2019

 - KOSTT në bashkëpunim me Asociacionin e Grave të Sektorit të Energjisë në Kosovë do të organizojë një ngjarje për të shënuar 11 tetorin-Ditën Ndërkombëtare të Vajzës duke i’u  bashkuar aksionit global #GirlsTakeOver,  përmes së cilës vajzat e reja do të kërkojnë fuqi të barabarta, liri dhe përfaqësim. (Ndërtesa Qendrore e KOSTT, ora 9:00)

- USAID-i, në partneritet me Fondacioni IPKO do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. (Gjimnazi Xhevdet Doda, ora 9:30)

- Mbahet protesta e punëtorëve teknik të Fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Para Rektoratit të UP-së “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Europiane, Muzeu i Kosovës organizon aktivitet me moton Art dhe Argëtim. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e “11 Tetorit- Ditës Ndërkombëtare të Vajzave”, Ngrohtorja e Prishtinës “Termokos” organizon një pritje vajzat e të gjithë të punësuarve për të vizituar vendin e punës së prindërve të tyre. (Ambientet e ndërmarrjes Termokos, ora 10:30)

- Me qëllim të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të fëmijës Vajzë Artpolis organizon ngjarjen “Çikat që s’u lindën kurrë”  - Promovimi i raportit “Abortet në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave mbahet ligjëratë në Fakultetin Filozofik, të Universiteti të Prishtinë në lidhje me barazinë gjinore dhe integrimin e barabartë në shoqëri. (Fakulteti Filozofik, ora 13:00)

- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave bëhet hapja e veprës artistike "Vulose". (Qendra Studentore e Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mirëpret në takim deputetin e CDU-së në Bundestag, Volkmar Klein. (Selinë qendrore të LDK-së, ora 15:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave mbahet Parada e Biçikletave. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 17:00)

- Hapet edicioni i nëntë i REDO-së, i cili është një ngjarje vjetore ndërkombëtare mbi dizajnin grafik. (Kino Armata, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim një delegacion nga Bundestagu Gjerman pjesë të Nënkomitetit për Parandalimin e Krizave Civile, Menagjimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” organizon konferencën Ndërkombëtare të Gjeoshkencës” në të cilën pritet të marrin pjesë studiues dhe shkencëtarë nga shumë vende evropiane dhe nga rajoni.  (Objekti i Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

-  Mbahet vazhdimi i mbledhjes së VII të rregullt për vitin 2019 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal tek Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Klinës do ta vizitoj Ambasadori i Republikës së Turqisë, Çağri Sakar ku do të pritet nga kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. Elezaj së bashku me ambasadorin  Sakar do të marrin pjesë në hapjen e  projektit në shkollën fillore “Ismet Raci”, te realizuar nga KFOR-i Turk. (Objekti i Komunës së Klinës, ora 11:00)

- Komuniteti LGBTI, organizon Paraden e Krenarisë në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 11:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Qendra Mediale e KQZ-së, kati 4, ora 16:00)

- Fillon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, Fushë Kosovë, ora 16:00)

- Fondacioni Together Kosova, në kuadër të projektit për këshillim online për të rinjë në  bashkëpunim me Asociacionin e Psikiatërve të Kosovës, Klinikën e Psikiatrisë dhe me mbështetjen e Komunës së Prishtinës organizon ekspozitën e pikturave të pacientëve të Klinikes Psikiatrike në Prishtinë me titull: “Edhe unë jam Prishtina”. (Hapësirat e Klinikës së Psikiatrisë, në Qendrën Klinike Universitare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 tetor 2019

 - Baker Tilly Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve organizon  konferencën me titull “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”. (Lokalet e Odës Ekonomike, ora 9:30)- Baker Tilly Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Kontabilistëve dhe Auditorëve organizon  konferencën me titull “Rishikimi i pasqyrave financiare, kërkesë ligjore për NVM në Kosovë”. (Lokalet e Odës Ekonomike, ora 9:30)

- GIZ-i gjerman dhe Fondacioni Jahjaga organizon ngjarjen “Drejt garantimit të qasjes së barabartë të grave në drejtësi”. (Kino Armata, ora 10:00)

- Instituti Albanologjik i Prishtinës organizon konferencë shkencore me titull: “Studime për leksikun dhe leksikografinë dialektore”. (Ambientet e Institutit Albanologjik, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell. (Kabineti i Presidentit, ora 13:00 - vetëm pamje)

- Prishtina Pride do të bëj shperndarjen e manualeve për gazetar te cilat kanë për qëllim të shërbejë si një udhëzues praktik, informues dhe arsimor për gazetarë dhe redaktorë të mediave, për të kryer raportime të sakta dhe etike, si dhe të ofrojnë një mbulim me kuptim cilësor dhe thelbësor të personave LGBTI. (Hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, ora 13:30)

 - Lansohet aplikacionin për celular 'Prishtina Ecë' i cili është një hartë interaktive shumë gjuhësore. (Dit’ e Nat’ Café, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 tetor 2019

- Projekti “Rinia, punësimi dhe aftësimi profesional” përmes GIZ gjerman në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit organizon konferencën me temë “Arsimi dhe Aftësimi Profesional”. (Sheshi 21, ora 9:30)

- Kryesuesja e Misionit e EU EOM në zgjedhjet e parakohshme, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencën e parë për shtyp parlamentare 2019 në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:45)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën prezentimin e numrit më të ri, Vjeshtë 2019, të Raportit të Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ju fton të përcillni konferencën për media, në të cilën do të publikohet deklarata preliminare për procesin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 7 tetor 2019

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.(Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00) 

- Hapja e Javës së Krenarisë. (Ndertesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Hapet Ekspozta "Quein" me autore Majlinda Hoxhen. (Instituti për Urbanizëm dhe Dizajn: Inxhinieri EUP Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 6 tetor 2019

- Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka voton në qendrën e votimit 1907 E në Fakultetin Teknik në  Prishtinë, ku pas votimit ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës.  (Fakulteti Teknik, ora 7:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 8:00)

- Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra mediale të KQZ-së, kati 4, ora 8:00)

- Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vendvotimeve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 8:15)

- Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, voton në Shkollën "Faik Konica" në Prishtinë. (Shkolla fillore "Faik Konica", ora 9:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega  e Gjilanit mban konferencë per media. (Zyrët e shtabit zgjedhor në Gjilan, ora 9:00)

- Kryetarja e Alternativës, kandidatja për deputete në listen e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, do të votoj në qendren e votimit "Yll Morina" në Gjakovë. (Qendra e votimit "Yll Morina" në Gjakovë, ora 9:15)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeminister, Albin Kurti voton në Fakultetin Juridik në Prishtinë. (Fakulteti Juridik, ora 9:30)

- Kryeministri në detyrë, i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të votojë në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë. (Shkolla “Faik Konica” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kandidatja e LDK-së, për Kryeministre Dr. Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshorti i saj  Prindon Sadriu voton në Fakultetin Teknik në Prishtinë. (Fakulteti Teknik, ora 10:30)

- Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 10:30)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me bashkëshorten znj. Qefsere Mustafa voton në shkollën fillore “Emin Duraku” në Prishtinë. (Shkolla fillore “Emin Duraku”, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit. . (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 11:00)

- Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëshorten znj. Mike Haziri voton në shkollën fillore 'Abaz Ajeti". (Shkolla fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ora 11:00 - shtyhet për ora 16:00)

- Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu me bashkëshorten znj. Igballe Veliu voton shkollën fillore “Nuhi Gashi” në Bradash. (Shkolla fillore “Nuhi Gashi”, ora 11:00)

- Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu voton në shkollën fillore 'Ismail Qemaili' në Prishtinë. (Shkolla "Ismail Qemali", ora 11:30)

- Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban konferencë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, kati 4, ora 11:30)

- Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca voton në sallen '1 Tetori' në Prishtinë. (Salla "1 Tetori", ora 12:00)

- Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia voton në shkollën "Shkëndija" në Hajvali. (Shkolla "Shkëndija" , ora 12:30)

- Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit. . (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:30)

- NISMA Socialdemokrate sot mban konferencë për media lidhur me zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë. (Selia Qendrore, ora 14:45)

- Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban konferencë për media media lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, kati 4, ora 15:30)

- Koalicioni i OJQ-ve vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit. . (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 18:30)

- Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mban konferencë për media media lidhur me mbylljen e vendvotimeve. (Qendra mediale të KQZ-së, kati 4, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 5 tetor 2019

 - Komuna e Deçanit organizon 'Diten e Gështenjës’’ me ç'rast do te mbahet ora letrare me moton 'Madhështia e Gështenjës Deçanase’' si dhe do kete ekspozitë, ushqime tradicionale , pjekja dhe servisimi i gështenjës dhe një sërë aktivitetesh tjera. (Fshatin Turistik Belle në Deçan, ora 10:00)

- Handikos organizon turnirin e Basketbollit në Karrocë. (Palestra Sportive ‘Bashkim Selishta’ në Gjilan, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon TOP turneun për Kadet me te mirë të Kosovës për vitin 2019. (Salla e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, organizon konferencën për media lidhur me përmbylljen e fushatës zgjedhore si dhe përgatitjet e DnV-së për monitorimin e ditës së zgjedhjeve. (Hotel Sirius, ora 14:00) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019  - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen vendimet e fundit nga mbledhja e Bordit Ekzekutiv. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)