Ngjarjet e datës 24 korrik 2015
- Policia e Kosovës oranizon ceremoninë përkujtimore, të përvjetorit të katërt te rënies së Heroit të Kosovës Enver Zymeri duke filluar me vendosjen e kurorave me lule tek lapidari i heroi. (Kompleksi i Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë në Prishtinë, ora 10:00)- Mbahet takimi i 102-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, kati i IV, ora 10:00)
- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat e punimit Zgjedhja e Presidentit nga Populli: Nevojë e kohës apo retorikë e zakonshme?. (Zyrat e KDI-së përballë Bashkësisë Islame, ora 10:00)
- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton komunën e Ferizajt më ç'rast do të pritet në takim nga kryetari Muharrem Sfarqa. (Objekti i komunës, ora 10:30)
- Anëtari i Kuvendit Komunal të Drenasit Sokol Bylykbashi nga Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Drenas do të dorëzojë kallëzim penal për Komunën e Drenasit, e cila jashtëligjshëm ka lejuar që një kompani private të fitoj qindra mijëra euro nga eksploatimi i resurseve publike. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 11:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe Drejtori i Përgjithshëm i PK-se Shpend Maxhuni, do të bejnë homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, ora 11:00)
- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. Pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 38, ora 11:00)
- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Vushtrri, organizon aksionin "Ku është uji", e që ka të bëjë me shprehjen e pakënaqësisë së Qendrës sonë dhe të qytetarëve me mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në komunën e Vushtrrisë. (Para objektit të Komunës në Vuashtrri, ora 11:00)
- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon performansën publike Sa m2 një vendparking?!. (Segmenti i rrugës Remzi Ademaj, pranë ish-librarisë së qytetit, ora 11:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Vushtrrisë do të takohet me kryetarin, Bajram Mulaku dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Vushtrrisë, ora 13:00)
- Dejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci do të merr pjesë në hapjen e kampit interaktiv që do të zgjasë tre ditë me radhë, në parkun e Gërmisë. (Shtëpizat e Qendrës Rekreative në Gërmi, ora 13:00)
- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Mitrovicës do të takohet me kryetarin, Agim Bahtiri dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Objekti i Komunës se Mitrovicës, ora 14:00)