Ngjarjet e datës 12 Maj 2020
- Mbahet mbledhja Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do të diskutohet lidhur me menaxhimin e situatës se sigurisë në Kosovë gjatë pandemisë globale COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00 - mbledhja mbahet pa prezencën e mediave)- Mblidhet Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të shqyrohet shkresa e Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit si dhe pengimit në kryerjen e detyrave kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me drejtorin e SHSKUK, Basri Sejdiu, me drejtorin e IKSHP Naser Ramadani, menaxherin e Qendere së Karantinës Valdet Hashani dhe menaxherin e Qendres Operative Pashk Buzhala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së mbanë konferencë për media. (Zyret e Organizatës, selia qendrore në Prishtinë, ora 13:00)
- Shfaqet ekspozita virtuale “ART VIZUEL”, për nder të “Javës së Dëshmorëve”në webfaqen zyrtare të Komunës së Rahovecit. 19:00