Ngjarjet e datës 30 Shtator 2015
- Mbahet dita e dytë e Panairit Financiar më ç'rast organizohet konferenca vjetore me temen Financimi i Progresit në Kosovë, ku ndër të tjera do të diskutohet për financimin e agrobiznesit në Kosovë, Fondin për Garancion të Kredive në Kosovë si dhe barrierat e përgjithshme në çasje në financa për bizneset e vogla dhe të mesme. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)- Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor mban Kuvendin e V-të të punës, ku do të zgjedhën anëtarët për Komisionin për Çështje Etike. (Hotel Emerald, ora 9:30)
- Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ bën lancimit të projektit "Promovimi i Punësimit të të Rinjëve në Kosovë". ( Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të diskutohen procedurat e pranimit të kandidatëve të komuniutetit jo shumicë për regjistrim në nivel Univerzitar për vitin 2015/16, i ftuar Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)
- Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon Ditët e Rinisë 2015. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të vizitojë Komunën e Obiliqit, me çrast do të zhvillojë takime me strukturat e pushtetit lokal dhe qytetarë për të diskutuar për Projektligjin për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, i cili të premten do të shqyrtohet për herë të parë në mbledhjen plenare të Kuvendit. (Kuvendi Komunal, Obiliq, ora 11:00)
- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit përfundimtar të projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri dhe shqyrtimi i raportit përfundimtar të projektligjit për shëndetin mendor.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
. Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa ku do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2014, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të pres në një takim Ministrin e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti ku edhe do të zhvillojnë një konferencë për shtyp. (Objekti i MBPZhR-së, ora 11:15)
- Mbahet ceremonia e hapjes se Panairit të produkteve bujqerore - agroindustriale. (Qendra e Panaireve, Fshati Orlloviq, Magjistralja Prishtinë Mitrovicë, ora 12:00)
- Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti do të vizitojë Komunën e Junikut ku do të pritet në takim nga kryetari i Junikut, Agron Kuçi. (Objekti i komunës, ora 12:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri do të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të shkollës model për nivelin parafillor, fillor dhe të mesëm të ulët, në lagjen Bair në Mitrovicë. (Lagjja Bair, Mitrovicë, ora 13:00)
- Ministri i Infrastruktures, Lutfi Zharku bashkë me Kryetarin e Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa do të inaugurojnë fazën e dytë të punimeve në rrugen Brahim Ademi & Driton Islami në Ferizaj. (Ferizaj, ora 13:00)
- Komuna e Gjakovës në mbështetje të projektit DEMOS organizon Debatin Publik me qytetarë, me qëllim të diskutimit të Draft Planit Lokal për Menaxhim të Mbeturinave 2015-2020. (Rajoni i Rekes së Mirë, fshati Skivjan në restaurantin Endriti, ora 19:00)