19 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2016

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon prezantimin e Nick Gurr, Drejtor për Politika Ndërkombëtare të Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe. Prezantimi i tij është i fokusuar në temën: Sfidat botërore, britanike dhe ato bashkëkohore të mbrojtje. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e Panairit dhe Konferencës Ndërkombëtare 2016 “Bussines Forum Prizren”. (Hotel Theranda, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë do të lansojë publikimin “Procesi i Berlinit – rruga për në BE, apo rruga për askund?”, ku do të diskutohen  gjetjet kryesore. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Shkollën Model në Prishtinë, për të parë nga afër pilotimin e projektit “School Me” - Më mëso mua. (Shkolla Model, ora 11:30)

- Mbahet  Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në të cilën do të diskutohet kërkesa për bordin e AKP-së lidhur me çështjen e Ish punëtorëve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. (salla N 302, ora 13:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 13:30)

- Handikos organizon hapjen e punishtes se karrocave për fëmijët me aftësi të kufizuara. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Hendikos, rruga Nekibe Kelmendi, ora 13:30)

-  Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Handikos” nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi, e cila në vete ngërthen mbështetjen e të dy ministrive për “Handikos”, në hapjen e punishtes për prodhimin dhe montimin e karrocave për personat me aftësi të kufizuara. (Zyrat e Handikos në Hajvali, ora 13:30)

- Vazhdon seanca e shqyrtimit gjyqësor me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale ndaj të pandehurit M.A i akuzuar për shkak të veprës penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 14:30)

 

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2016

- Behët promovimi i librit  "E drejta penale ndërkombëtare - Me komentarin e shkurtër të Ligjit për Gjykatën Speciale”, i autorit prof.dr. Ismet Salihu. (Objekti i UBT-së, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon fushatën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare pa makina. (Para ndërtesës se re të Qeverisë, ora 10:00)  

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare pa makina organizohet defilimi me biçikleta duke filluar nga ndërtesa e Ministrisë së Ambientit nëpër rrugën “Ukshin Hoti” duke vazhduar në rrugën “Garibaldi” përmes rrugës “Geroge Bush” te Katedralja “Nënë Tereza” dhe do të vazhdohet në drejtim të hotel “Grandi”. (Para ndërteses se re të Qeverise apo Ministrise se Ambienit, ora 10:20)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Fabrikës së Kartonave në Prizren “Kosova Pack”. (Prizren, ora 11:00)

- Hapet Panairi dhe Konferenca Ndërkombëtare 2016 “Bussines Forum Prizren”. (Qendra Sportive "Sezair Surroi" në Prizren, ora 12:30 - Transporti për gazetarët do të sigurohet nga hoteli Grand, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, merr pjesë dhe mbanë fjalim në Panairin Ndërkombëtar të Forumit të Biznesit. (Qendra Sportive, Prizren, ora 12:30 - Transporti i siguruar nga Kuvendit, nisja para objektit të Kuvendit, ora 11:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Teatri Profesionist i Qytetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantojë rezultatet e punës në pjesën veriore të Kosovës në një konferencë për media. (Lokalet e kolegjit IBCM në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën veriore, ora 13:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bën homazhe tek varri i Fehmi e Xhevë Lladrovcit. (Fshati Shkaba, Drenas, ora 14:00)

 

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica e deputeti Zafir Berisha , si dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini  e nënkryetarja, Valdete Bajrami, do të takohen me Drejtorin Politik Lovrençiç  nga Ministria e Punëve te Jashtme e Republikës së Sllovenisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora  17:30 - vetëm pamje)

- Aleanca Kosova e Re, mban Konventën e IV-të Zgjedhore të Forumit të Gruas - dega në Prishtinë. (Hotel "Swiss Diamond Prishtina", ora 19:00)

- Kinemaja ABC në ekranin e madh te saj do të shfaq premieren botërore të filmit “Blood Father” - një aksion/triller, ku në rolin kryesor paraqitet aktori i famshëm Mel Gibson. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2016

- Kontributi i kulturës në zhvillimin e shoqërisë është fokusi i konferencës që do të mbahet me mbështetje të projektit prej 1 milion euro nga BE-ja. (Biblioteka Kombëtare, ora 8:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shyrtohen raportet e Auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, inistrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, te ftuar ministrat përkatës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)
 
-  Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen dhe zbatimin e Ligjit për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 18-vjetorit të vrasjes së ish-Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit F.K etj, të akuzuar për veprën penale shpërdorimi i pozitës zyrtare apo autorizimit nga neni 339 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 11:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me ministrin e Infrastrukturës Lutfi Zharku dhe  kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi do të inaugurojnë fillimin e punimeve në rehabilitimit e rrugës regjionale Kramovik-Xërxë. (Rruga  Kramovik-Xërxë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flasin deputetja Besa Baftiu dhe drejtuesi i komitetit për shëndetësi, Jusuf Ulaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet takimi i rradhes për të riatdhesuarit kosovarë kryesishtë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe  Egjiptas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S I, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Paqes, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses "Identiteti" nga Ferizaj organizon Festivalin e Paqes. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2016

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Avdullah Hoti, do të vizitojnë Komunën e Rahovecit ku do të priten në takim nga kryetari i  Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi. (Zyrët e krytarit Vehapi në Rahovec, ora 10:00 - Transporti për gazetarët do të sigurohet nga Ministria e Financave, nisja nga ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët aprovimi i rekomandimeve lidhur me vendimin e Qeverisë për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC dhe vendimin për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë i KFOR-it në Kosovë. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 10:00)

- Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit do të takohen me përfaqësues nga Instituti Demokratik i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit te Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë të BPrAL “qeap-heimerer’’. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Kujtim Shala se bashku me Ministrin e Financave, Avdullah Hoti dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi  inspektohen punimet në Sallën e Sportit në këtë qytet. (Rahovec, ora 10:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët “Etika në Biznes dhe Korrupsioni” më çrast Greg Delawie, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë do të mbaj fjalimin kryesor. (Hotel Sirius, ora 10:45)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrat e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të studentëve të parë të Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. (Ambientet e Universitetit “Kadri Zeka”, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Shoqata "Pema" nga fshati Kovragë i komunës së Istogut organizon manifestimin tradicional të i dites se vjeljes se molles. (Kovragë, Istog,  ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  do të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Mollës”. (Fshati Kovragë, Istog, ora 12:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Teatri Profesionist "Istref Begolli" në Pejë, ora 12:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të prezentohen rekomandimet e nxjerra nga tryeza me temë “Gratë/Vajzat dhe çështjet e Trashëgimisë së Pronës”- Sfidat dhe problemet. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Gjeneral Sir Michael David Jackson, të cilin për kontributin e dhënë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë, do ta dekorojë me Medalje Ushtarake. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)



-  Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit Rinor të degës së AKR-së në Skenderaj.(Konventa mbahet përballë Shkollës së Mesme Teknike në Skenderaj, na ora 18:00)



- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Takimi me gazetarë bëhet tek "Trekëndëshi", afër ndërtesës së Komunës, ora 19:20)

Ngjarjet e datës 19 Shtator 2016

- Këshilli Drejtues i shkollës së mjekësisë "Dr. Xheladin Deda" - Mitrovicë , me iniciativën e Këshillit të prindërve se bashku me nxënës protestojn për moskrijimin e kushteve për fillimin e vitit shkollor. (Para objektit te ri shkollor në Mitrovicë që gjendet në lagjen Bair, pranë Spitalit Regjional, ora 7:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me komunën e Ferizajt organizon "Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat" në Ferizaj ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restaurant "Orchide", rruga “Ahmet Kaçiku”, Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Profesionet e Rregulluara, shqyrtimi i Raportit për Projektligjin për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ejt,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Istogun, me ç’rast do t’i inspektojë punimet që po bëhen në Palestrën e Sporteve. (Istog, ora 10:00)

- Kompania “Pozhegu Brothers” do të organizojë konferencën për shtyp në Prishtinë, në kuadër të programit “Pozhegu Brothers për komunitetin”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban Diskutimin Publik me temë “Progresi në Zbatimin e MSA-së: Sfidat në Agjendën Evropiane dhe Reformat në Sundimin e Ligjit”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, viziton fermerë në fshatin Krushë e Vogël në Komunën e Prizrenit, për të parë nga afër vjeljen e specave në ara. (Krushë e Vogël, ora 12:30 - transpori i organizuar nisja nga kuvendi, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do t’i inspektojë punimet në Fushat e Tenistit në Pejë. (Pejë, ora 11:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Komunën e Vitisë me ç'rast do të pritet në takim nga kryetari i Komunës Sokol Haliti. (Zyra e Krytarit Haliti, ora 13:00 - nisja e organizuar nga ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, Ushtruesi i detyrës së Shefit të Policisë Ekzekutive Jean Michel Cede, Prokurori i EULEX-it Damare Theriot dhe Komandanti Rajonal i PK-së në veri,  Nenad Djuric do të flasin para mediave me rastin e përvjetorit të vrasjes së Audrius Šenavičius, Zyrtar Doganor i EULEX-it. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, ora 12:00)

 

- Kolegji Riinvest organizon hapjen solemne të programit “Specialist për Zhvillim Lokal”. (Objekti i Kolegjit, ora 12:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do t’i inspektojë punimet te Qendra Rinore në Pejë. (Pejë, ora 12:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë serave me tranguj në fshatin Piranë të Komunës së Prizrenit. (Piranë, ora 12:45)

- Lëvizja Vetëndosjes! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetarja Fatmire Kollçaku. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë në “ABI - Qendra e Grumbullimit” dhe drekë e përbashkët në restaurant ABI. (“ABI-Grumbullimi”, ora 13:00)
 
- Ministri i Financave Avdullah Hoti se bashku me kryetarin e Komunës se Vitisë, Sokol Haliti do ta vizitojnë kompaninë “Euro Fisi” në Viti. (Viti, ora 13:40) 

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë Palestren e Sporteve në Deçan. (Deçan, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të vizitojë fshatin Dubovik te Shtëpia e Jusuf Grëvallës. (te Shtëpia e Jusuf Grëvallës, ora 14:30)


- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pret në takim Shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Selia e AAK-së në Prishtinë, në ora 15.00, mediat mund të marrin foto dhe pamje nga takimi)

 

- Në përmbyllje të javës së ECOWEEK bën prezentimin e hapur të pesë projekteve që janë zhvilluar gjatë kësaj jave. (Qendra Rekreative në Gërmi, te Koshat, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 18 Shtator 2016

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Aleanca Kosova e Re mban Konventën e Forumit Rinor të degës së AKR-së në Lipjan, ku i pranishëm do të jetë edhe Presidenti i partisë, Behgjet Pacolli. (Lokali "Sirena", në dalje të Lipjanit, përballë ETC-së, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 Shtator 2016

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media  ku do të prezantohet  raporti i titulluar “Vlerësimi i punës së institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit”. (Salla e koferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të mbajë konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 11:00)

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj mbanë konferencën për medie, me temë "A’ka filluar “referenat” tonë opozitar të i vërteton drejtësia?!”. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 12:00)

- Lëvizja 'Studim Kritikë Veprim' së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, do të realizoj një aktivitet pran Kishes Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së ciles do ta kundershtojm funksionalizimin e saj. (Pran Kishes Ortodokse Serbe, në Kampusin e Universitetit, ora 13:00)

- Mbahet nata finale dhe përmbyllese e edicionit të gjashtë të Etno Fest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 18:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Shtator 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Bëhet promovimi i librit "Metodat e hetimeve dhe analizës së aksidenteve rrugore" i autorit Mrs. Alishukri Shkodra, nga shtëpia botuese 'Rugova Art'. (Biblioteka Kombëtare, "Pjetër Bogdani", ora 10:00)

- #Protestoj do ta realizojë një aksion lidhur me paraqitjen e padinjitetshme të Adem Grabovcit në prokurori për intervistim. (Para zyrës së Prokurorisë Speciale në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilen do të behët informimi rreth Platformës Vjetore të Politikes se Inteligjencës dhe Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 120-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit në objektin e ri, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve viziton fabrikën e këpucëve Solid në Suharekë me rastin e percjelljes se Exportit per herë të parë në Rumani te kompanise prodhuese Solid. (Suharekë, ora 11:00)

- Mbahet konferenca me temën “Një vit i reformës fiskale” e cila organizohet nga  Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Sociale - STRAS,  ku do të prezantohet raporti për efektet e pakos fiskale, një vit pas aplikimit të tyre. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të bëjë përurimin e objektit të shkollës fillore në fshatin Raushiq, komuna së Pejës . (Shkolla fillore në fshatin Raushiq, ora 11:30)

-  Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 12:00)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni”. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi", ora 12:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media në të cilen do të flasin kryetari, Visar Ymeri dhe anëtari i Komitetit për Energjetikë, Naim Hoxha. (Zyrët e Vetëvendosjes,  ora 14:00)

 

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Republikën e Kosovës Greg Delawie, do të vizitojë Podujevën sot me, 16 shtator 2016.  Ai do të vizitojë fermën e mjedrrave në fshatin Katunishtë. (Ferma e Mjedrrave e Mehmet Brymës, Katunishtë, Podujevë, ora 14:30)

- Fillon edicioni i gjashtë i Festivalit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan ku do të tubojë këtë fundjavë poetë, shkrimtarë, muzikantë, artistë dhe adhurues të kulturës te Liqeni i Batllavës. (Restorant “Liqeni” në Orllan - Nisja e organizuar libraria Dit’ e Nat’, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 15 Shtator 2016

- Mbahet dita e dytë e kongresit të 20-të Evropian i Shoqatës Ndërkombëtare për Shëndetin e Adoleshentëve. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Organizohet konferenca ndërkombëtare “Zhvillimi i Sistemit Hekurudhor në Evropën Jug-Lindore” e drejtuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe e organizuar nga Hekurudhat e Kosovës Trainkos Sh.A. (Hotel “Sirius”, ora 9:00)

-  Grupi i Bankës Botërore dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës organizojn ngjarjen informuese “Trajtimi i papunësisë së të rinjve dhe fragmentimi etnik në Kosovës”, në të cilën do të prezentohen mësimet nga angazhimi 11-vjeçar i Bankës Botërore në përkrahje të zhvillimit të rinisë në Kosovë, si dhe një studim i ri socio-ekonomik për pjesën veriore të Kosovës. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e emërtimit të gjimnazit shoqëror të Prishtinës, me emrin e personalitetit të madh shqiptar Ahmet Gashi. (Ndërtesa e ish objektit të Shkollës  Teknike "28 nëntori", në rrugën "Haxhi Zeka", ora 11:00)

- Behët lansimi dhe promovimi i Planit të Veprimit për Kuvend të hapur dhe transparent (Ndërtsa e Kuvendit, salla-409, ora 11:00)

- Në kuadër të  Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë shfaqet filmi dokumentar “Çka do të thotë Demokraci për ju”, të përgatitur nga OSBE. (Ndërtsa e Kuvendit, salla 409, ora 11:40)

- Shfaqet premiera dhe reprizat e Forum Teatrit “Çështje Zakoni” e cila do të përcillet me diskutim Post Performancës në Teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 12:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media në të cilen flet deputetja Albulena Haxhiu. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kinema ABC shfaq për media premieren e filmit shqiptar “Amanet” nga regjisori Namik Ajazi. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Mbahet takimi i Këshillit Drejtues të Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. (Selia e SBASHK-ut në Qendrën e Studentëve, ora 14:00)

- Në kuadër të  Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë organizohet shfaqje teatrale me temë “Demokracia dhe pjesëmarrja qytetare”. (Holli i Kuvendit, ora 14:30

- Pas shfaqjes se premieres filmit shqiptar “Amanet” do te organizohet konference për media, me ç’rast do te jene present: Namik Ajazi - regjisor dhe producent, Alfred Trebicka - aktor dhe Amos Zaharia - Aktor protagonist. (Kinema ABC, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 dhe forumZFD organizojnë bisedë të shkurtër për ta shënuar lansimin e edicionit të ri në shtyp të forumZFD të titulluar "Gjinia dhe Ballafaqimi me të Kaluarën". (Oborri i Kosovo 2.0, ora 17:30)

- Vazhdon dita e dytë e edicionit te gjashtë te festivalit Etno Fest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 17:30)

- Hapet ekspozita “Metamorfoza e kujtesës”, e dy autorëve të njohur në skenën e artit bashkëkohor shqiptar znj. Lulzime Leka Mulaku dhe Zenun Sherifi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Shtator 2016

 - Mbahet kongresi i 20-të Evropian i Shoqatës Ndërkombëtare për Shëndetin e Adoleshentëve me temë “Mediat sociale dhe shëndeti i adoleshentëve”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Riinvest fillon trajnimin per çertifikim për specialist te zhvillimit lokal. (Lokalet e Riinvest në rrugen Lidhja e Prizrenit 42, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet problematika e sëmundjes gungore të gjedhit si dhe shqyrtimi i iniciativës së OJQ FIQ për mbajtjen e një takimi të përbashkët rreth zhvendosjes së banorëve të Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Qendra per Hulutmime Strategjike e Sociale- STRAS organizon konferencën “Siguria e depozitave në Kosovë- Ndikimi i FSDK-së në stabilitetin e sistemit bankar“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me planin e punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Në kuadrër të ditës së dytë të vizitës të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe delegacionit nga Tirana do të bëhet hapja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Tophane. (Ish ndërtesa e Gjykatës së Qarkut, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu, do të përurojnë rikonstruktimin e rrugës Regjionale R126, segmenti Pollatë - Demë Ahmetaj. (Te Ura në fshatin Sllatinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes në mes Ministrisë së Tregtisë  dhe Industrisë, përkatësisht Agjencisë  për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë dhe Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP, për implementimin e Projektit: “Ndihmë Tregtisë” në Kosovë. (Zyrat e Agjencisë  për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në  Kosovë, ora 11:00)

- Deputetët e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohen me kryetarët e Odave të profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës organizon tryezën me temë “Gratë/Vajzat dhe çështjet e Trashëgimisë së Pronës”- Sfidat dhe problemet. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për gjashtëmujorin e parë të vitit 2016 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu do të inaugurojnë fillimin e punimeve në projektin: “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti Rreth-Rrotullimi Besi – Podujevë, Loti 5”. (Te kyçja e parë për Podujevë nga drejtimi i Prishtinës, ora 11:00)

- Shënohet 100-vjetori i lindjes së atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr Xhelal Mitrovica. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 12:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për kamatëvonesat në transaksionet tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00) 

- Mbahet konferenca përmbyllëse e vizitës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe delegacionit nga Tirana. (Ndërtesa e re të Komunës, ora 12:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pret në një takim Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. (Selia e AAK-së,  ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Maryse Daviet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 15:30)

- Fillon edicioni i gjashtë i festivalit Etno Fest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 17:00)

- Në nderim të veprës se prof. Gani Hoxha, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante, organizon mbrëmjen kulturore “Gjuha italiane në Kosovë”. (Kafe-librari Dit’ e Nat’, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozites personale të Venera Kastratit "Imazhet e Munguara". (Lokalët e Galerisë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 Shtator 2016

 - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e përkrahur nga GIZ organizon konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, e cila synon të vë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë “Rëndësia e Financimit të Arsimit në Kosovë”, organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe e përkrahur nga GIZ. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë lidhur me lëshimi e licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC, si dhe shqyrtimi i vendimit të Qeverisë lidhur lëshimin e licencës për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00 )

- Instituti Riinvest organizon tryezën me temë “Vlerësimi i korrupsionit në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Policia e Kosovës dhe misioni i OSBE-së në Kosovë organizojnë konferencën informative ku do ta zyrtarizojnë publikimin e dokumentit strategjik “Vlerësimi i Kërcenimit nga Krimet e Rënda dhe Krimi i Organizuar”. (Salla e re e Administratës së Policisë së Kosovës, ora 10:00)

- Shtyhet për të premten - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim njoftues shefen e re të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit Veseli, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të shqyrtohet propozimi për anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga shoqëria civile; shqyrtimi i propozimeve për emërimin e anëtarit në Komision për kërkesa pronësore, shqyrtimi i shkresës së dërguar nga Avokatura Shtetërore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Dogana e Kosovës mban konferencë për shtyp në të cilen merr pjesë edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti e e cila përveç karakterit informues ka edhe atë të bashkëbisedimit me gazetarët e interesuar. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim njoftues shefen e Zyrës së BE-së/përfaqësuese e posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. (Objekti i Qeverisë, ora 11:15 - vetëm pamje)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 12:00)

 

- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arrin në Komunës e Prishtinës për vizitë dyditore. (Zyra e krytarit Shpend Ahmeit, takimi, ora 15:05 - konferenca për shtyp, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 11 Shtator 2016

- Në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA bëhet ulja e flamurit amerikanë në gjysëmshtizë nga Garda e nderit të Policisë së Kosovës si dhe parakalimi i zjarrëfiksave të Prishtinës me sinjalizime të ndezura. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00) 

- Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z Kadri Veseli, organizohet akademi përkujtimore në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, Kulturës e Sportit, ora 12:00)


- Nis  Festivali i Parë dedikuar Trashëgimisë Kulturore të Kosovës.(Kalaja e Harilaqit në Komunën e Fushë Kosovës, ora 12:00)


- Hapet ekspozita me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës për këtë datë. (Pallati i Rinisë Kultures dhe Sportit, ora 12:30)

- Ecoweek Prishtina organizon diten e dytë të konferencës ndërkombëtare për profesionistët e rinjë lidhur me kriteret për ndertime efiçiente. (Fakulteti i Arkitektures, rr. "Karl Gega", Prishtinë, ora 14:00)

 


Ngjarjet e datës 10 Shtator 2016

- Qendra hulumtuese për zhvillimin e Kosovës organizon tryezë shkencore me titull "Strategjitë kreative për zhvillimin ekonomik të Kosovës", përkatësisht për problemet dhe zgjidhjet e mundshme të tyre. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj, mban konferencën për medie me temë "A do të mund të ndalë prokuroria këtë Kryetar?!”, po ashtu do të publikohen dëshmi-dokumenta që do të faktojnë këtë skandal. (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim me struktura e lëvizjes nga e gjithë Kosova. (Salla e kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 14:00)

- Ecoweek Prishtina organizon konferencën ndërkombëtare për profesionistët e rinjë. (Fakulteti i Arkitektures, rr. "Karl Gega", Prishtinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 Shtator 2016

- Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga përfaqësues të AKP-së, viziton një ndërmarrje të liruar nga uzurpatorët. (NSh "Elan", Vushtrri, ora 10:00 - Transporti për gazetarë i siguruar nga oborri i Kuvendit, ora 8:30)

- Mbahet konferenca shkencore ndërkombëtare ““Marrëdhëniet e popullit shqiptar me Austro-Hungarinë nga shek. XIX e deri në ditët tona”. (Kampusi Universiteti për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ora 09:00

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli i shoqëruar nga përfaqësues të AKP-së, viziton një lokal të liruar nga uzurpatorët. (Lokali 193, Rruga "UÇK", Prishtinë, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, hap punimet e konferencës finale të projektit të BE-së “Mbështetje për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në përforcimin e mekanizmave për implementimin e decentralizimit të shërbimeve sociale”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me komunën e Podujevës organizon "Konference Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat" në Podujeve ku do te paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal. (Restaurant "Ora" Magjistralja Podujeve - Merdare, kilometri i 5-të, ora 9:30)

- Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku mban konferencë për media. (Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, salla e mediave P32, ora 11:00)

- Policia e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku do të ipen detaje lidhur me operacionin e zhvilluar dje në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ATK-në dhe Inspektoratin e MTI-së, në shtatë rajone të vendit, në perpjekje për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës me mallra me që rast u konfiskuan dëshmi të rëndësishme dhe u arrestuan disa persona të dyshuar. (Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë, ora 11:30) 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci mban konferencë për media, ku do të prezantojë Strategjinë e Energjisë 2016-2025. (Salla e takimeve të MZHE-së, ora 13:00)

- Grupi i qytetarëve #Protestoj do ta zhvillojë një aksion simbolik, para qeverisë. (Para ndërtesës së qeverisë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media me temën "Sëmundja Gungore e Lëkurës", sëmundje e gjedheve e cila ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë , në të cilen flet deputeti Driton Çaushi. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon ceremoninë e prezantimit  YE! Boost Startup Pitch Event. (Qendra e Inovacionit në Kosovë, ora 14:30)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mban takim me qytetarë të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Shtator 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë 2016 i titulluar Tregu i punës në funksion të grave dhe të rinjve dhe Raportin ndër-rajonal të Zhvillimit Njerëzor me titull Mbrojtja e Qëndrueshme e Ballkanit Perëndimor nga Rreziku: Fuqizimi i njerëzve në parandalimin e fatkeqësive. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për media lidhur me raportimin e faljes së borxheve, aktivitetet shtesë në teren, të hyrat Janar-Gusht 2016”, si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

 

- Dega e PDK-së në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore e PDK-së, sheshi Nënë Tereza, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Zëvendës Ndihmësja e Sekretarit të Shtetit për Energji dhe Resurse Natyrore, Mary Warlick, do të vizitojnë Korporatën Energjetike të Kosovës. (Mjediset e TC Kosova B në Obiliq, ora 15:15)

 

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban takim me qytetarë në Krush te Madhe. (Shtëpia e Kulturës në Krush e Madhe - Rahovec, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 7 Shtator 2016

- Kolegji “Tempulli” organizon tryezen e rrumbullakët “Shërbimet universale dhe liberalizimi i tyre në një treg konkurrues postar”. (Ambientet e Kolegjit “Tempulli”, ora 9:00)

- Vazhdon seanca e hetuesisë së veçantë në rastin e ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për komunat partnere të projektit Demos. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për Komuna, e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe projekti DEMOS. (Hotel Emerald, ora 11:00)

-  Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë, do të bëjë donacion libra dhe gazeta të arkivuara bibliotekës së re "Hivzi Sylejmani". (Objekti i biblotekës në lagjen Dardania, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadi Veseli do të vizitojë Qendrën Inovative të Kosovës. (Zyrat e ICK, përball Mensës së studentëve, ora 13:30)

- Komuna e Prishtinës nënshkruan kontratën me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban. (Ndërtesa e vjetër e komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 14:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do ta vizitojë Pejën, ku do të flas me qytetarët për aktualitetin politik. (Kinoteatri “Jusuf Gervalla”, ora 17:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon ekspozitë retrospektive multidisiplinare të artistit Shyqri Nimani e cila titullohet ‘Një Jetë në Dizajn’. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 6 Shtator 2016

- Anulohet - Drejtoria e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës zhvillon aksion për lirimin e një hapësire publike të uzurpuar. (Objekti i vjetër i Komunës, ora 9:00)

- OJQ Lens, dhe KCIC, orgainzojnë konferencën "Të drejtat e njeriut në epokën digjitale, legjislacioni në fuqi dhe aplikimi". (Hapësirat e Orion Conference Centre, ora 9:30)

- Projekti Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të lansojë punëtorinë e tretë të inovacionit. (Restaurant “Orchide” në  Ferizaj, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet vendimi i Qeverisë me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Envidity Energy Kosova LLC si dhe vendimi me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për Projektin e Kompanisë Sharr Cem dhe Titan America. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizo Panel Diskutimitme temë “Shqyrtimi i Rolit të Gjykatës Kushtetuese si Akter i Ndryshimit Shoqëror në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Me rastin e përvjetorit të 17-të  të themelimit të Policisë së Kosovës do të mbahet një ceremoni zyrtare për ta shënuar këtë ditë. (Salla e Kuqe e Pallatit te rinisë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku” në Kaçanik. (Kaçanik, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Këshillit Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Malishevës, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë stafin e Administratës Tatimore të Kosovës në Komunën e Gjakovës. (Zyra Regjionale e ATK-së në Gjakovë, ora 12:00)

- Anulohet - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, do të inaugurojë fillimin e punimeve të asfaltimit të rrugës Ivajë - Strazhë. (Guri i zi – Kyçja me R116 në Kaçanik, ora 12:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Komunën e Gjakovës më ç'rast do të takohet me Kryetaren e Komunës, Mimoza Kusari Lila. (Zyrët e kyrtarës Kusari Lila, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Akademia e Grave të Reja për Paqe organizon tryezën në të cilën do të bejë prezantimin e “Akademisë së Grave të reja për paqe - Karta Kombëtare e Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Ndërmarrjen Publike “Aeroporti i Gjakovës”. (Gjakovë, ora 14:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të vizitojë Ndërmarrjen Private “Dekorimi”. (Gjakovë, ora 15:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj fillon serinë e takimeve me qytetarë, për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit në vend. (Kaçanik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 5 Shtator 2016

- Më rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017,  ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Meto Bajraktari” në Prishtinë. (Shkolla “Meto Bajraktari”, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e fillimit të programit kombëtar të trajnimit për certifikim të Auditorëve të brendshëm të sektorit publik. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturës, kati dytë, salla nr. 201, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në përurimin e  objektin e ri të shkollës së mesme në Ferizaj. (Shkolla e mesme në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtoresha e arsimit Arberie Nagavci do te vizitojne shkollen fillore "Emin Duraku". (Ojekti i shkollës "Emin Duraku", ora 11:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasë Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

 

- Misioni i OSBE-së në Kosovë, në bashkëpunim me Klubin e Tenisit Prishtina dhe Klubin e Tenisit Gračanica, do të organizojnë një turne multietnik gjashtë-ditor të tenisit. (Klubin e Tenisit Prishtina, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 4 Shtator 2016

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas, të degës në Gjakovë. (Hotel \"President\" në Gjakovë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 3 Shtator 2016

- Kolegji ISPE organizon ceremoninë e diplomimit për gjeneratat bachelor dhe master. (Pallati i Rinisë, salla e Kuqe, ora 11:00)

- Mbahet protesta kundër nominimit të Vuk Jeremiç për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Fitues i çmimit “Vetura më e bukur e vitit 2016” dhe shumë çmimeve që nga lansimi disa muaj më parë për tregun Evropian, Renault Talisman, mban premierën ku edhe do të prezantohet për herë të parë. (Tek Çarshia në Lagjen Marigona në Prishtinë, ora 12:00) 

- Komuna e Prishtinës bën testimin e radhës te sistemit të alarmimit në qytet. (Prishtinë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 2 Shtator 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim shefen e re të Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Nataliya Apostolova. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje për media)

- Mbahet takimi informues me Menaxherët e Prokurimit dhe përfaqësuesit e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, me qëllim të informimit dhe të lehtësimit të hapave që duhet të ndiqen në procedurat e prokurimit elektronik. (Amfiteatër i Ndërtesës së re të Qeverisë, ora 10:00)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim shefen e re te EULEX-it, znj. Alexandra Papadopoulou. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje për media)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të mbajë sot Konferencë për Media në lidhje me Ligjin për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e P32, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marr pjesë në hapjen e Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest" në Rahovec. (Rahovec, ​ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Shtator 2016

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Gjeneral Majorit në largim   Guglielmo Luigi Miglietta dhe Gjeneral Majorit në ardhje Giovanni Fungo. (Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it, në Kampin “Film City”,  ora 10:15)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë për të kundërshtuar Demarkacionin me Malin e Zi. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënjimin e vijës kufitare. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:30)

Ngjarjet e datës 31 Gusht 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të shënojë mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE-së që ka mbështetur institucionet e Kosovës për 3 vite, kryesisht policinë dhe prokurorët, në përpjekjet e tyre për të luftuar krimin e organizuar në Kosovë. (Drejtoria e Pergjithshme e Policisë, Objekti i ri i Administratës, ora 10:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, kryeprokurori i Republikës së Kosovës Aleksandër Lumezi, guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Bedri Hamza, Këshilltari për Çështje të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit Edon Myftari, Drejtori i Njësisë për Inteligjencë Financiare  Dardan Nuhiu marrin pjesë në prezantimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Sindikata e Administartes, e Policisë dhe Sindikata e Sherbyesve Civil se bashku me Këshilli për Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut mbajnë konferencë lidhur me kërkesën drejtuar Qeverisë për zgjidhjen e favorshme te gjendjes së puntorëve te debuar me dhunë nga puna për shkaqe politike të viteve 90-ta. (Lokalet e ish nderteses se gërmisë - zyret e ATK-së, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të shqyrtohet ankesa e Ish- punëtoreve të Ndërmarrjes Shoqërore "Sharr-Sallonit" nga Hani i Elezit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Familjarët e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të arrestuar dje mbajnë konferencë për media. (Para Stacionit Qendra të Policisë së Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë për media në të clen flet deputeti Albin Kurti. (Zyret e reja të Lëvizjes, ora 13:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Suharekën më qëllim nënshkrimin e Marrëveshjes për Bashkëfinancimin e projektit të “Zonës Agro-Industriale” në fshatin Samadraxhë të Komunës së Suharekës ndërmjet Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Komunës së Suharekës. (Zyra e Kryetarit të Komunës, Sali Asllanaj, ora 13:30)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, do të mbajnë konferencë shtypi lidhur me Demarkacionin. (Selia e NISMA-s, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratave të studentëve të Grupit të Dytë nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në Ministrinë e Financave, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

 

- Policia e Kosovës do të mbaj një Konferencë për media, ku prezentë do të jenë perfaqësues të policisë , respektivishtë drejtori i drejtorisë  kundër terrorizmit  në Policinë e Kosovës. (Stacioni policor “ Qendra në Prishtinë, ora 15:00)    

Ngjarjet e datës 30 Gusht 2016

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur bën vendosjen e luleve te ‘Përmendorja dedikuar personave të zhdukur’. (Përmendja përballë Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do ta bëjë inaugurimin e fillimit të ndërtimit të segmentit rrugor Gadime e Epërme-Smallushë-Sllovi. (Fshati Smallushë, ora 11:00)

- Mërgim Cahani, CEO i Gjirafa Inc, Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik dhe Debatik Hoxha, Kreu i Departamentit të Biznesit në Gjirafa Inc mbajnë një konferencë të përbashkët për media ku do të flasin për digjitalizimin e Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, mbajn tubimin Qendror për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur. (Merdar, Komuna e Podujevës, ora 11:00)

- Komuna e Ferizajt bën asfaltimin e rrugës “Edmond Hoxha”, pjesë e rrugës “Kadri Zeka” në Ferizaj. (Ferizaj, ora 11:45)

- Promovimi i librit dhe ekspozitës së çmimit Muslim Mulliqi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Komunën e Shtimes më qëllim  nënshkrimin e Marrëveshjeve për Bashkëfinancimin e projekteve Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike. (Zyra e Kryetarit të Shtimes, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë  të jashtëzakonshme për media. (Zyret e Lëvizjes Vetëvedosje, ora 12:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami viziton Komunën e Lipjanit më qëllim  nënshkrimin e Marrëveshjeve për Bashkëfinancimin e projekteve Për Zhvillimin dhe Krijimin e Zonave Ekonomike. (Zyra e Kryetarit të Lipjanit, ora 14:00 )

- Kompania Coca-Cola HBC Kosova në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, organizon aktivitetin vetëdijësues për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesit fizik “Pedalo dhe krijo eko energji”. (Sheshi "New Born" në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 Gusht 2016

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e rrugës Hani i Elezit - Gorancë - Glloboçicë në komunën e Hanit të Elezit. (Hani i Elezit, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të prezantohet “Transparometri Komunal” për komunen e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës që përfshin periudhën janar-qershor 2016. (Zyret e KDI-së, ora 11:00)

- Me rastin e akreditimit të Programit Kombëtar për Trajnim dhe Certifikim të Auditorëve të Brendshëm në Sektorin Publik, nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, Ministria e Financave organizon Konferencë për Media. (Salla e konferencave të Ministrisë së Financave, ora 11:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon takimin përmbyllës me 54 punëkërkuesit kosovarë, të cilët pas përgatitjes se tyre 10 muajshe, në fillim të shtatorit do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. Shkollimi. (Objekti i APPK-së, ora 11:00)

- #Protestoj do ta realizojë një aksion simbolik. (Sheshi Skenderbeu para ndërtesës së qeverisë, ora 11:30)

- Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizojnë tryezen me temë "Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur-rasti i Kosovës”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:55) 

- Shtëpia botuese “Magjia e librit”, bën promovimin e librit për grupmoshat 4-5 vjet me titull “Eksploruesit e vegjël”, me autorë Merita Shala dhe Majlinda Gjelaj. (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 12:00)

- Me rastin e ndërrimit të ardhshëm të Komandës së KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta, mban konferencën për shtyp lidhur me aktivitetet e “KFOR XX” të ndërmarra gjatë mandatit të tij. (Kampi qendror i KFOR-it në "Film City", ora 12:00 - të gjitha mediet duhet të mbërrijnë tek porta kryesore në kampin "Film City" jo më vonë se në ora 10:00)

- Hardh Fest në bashkëpunim me partnerin kryesor të festivalit bodrumin e verës Stone Castle, kanë ftuar mysafire speciale gjatë ditëve të festivalit stër-mbesën e heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, Sofie Kastrioti e cila përfaqëson brezin e 14 të familjes me ç'rast bëhet pritja zyrtare. (Aeroporti Ndërkombëtar "Adem Jashari", ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri organizon konferencën e investitorëve për projektin Borea. (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 Gusht 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që i nënshtrohen Provimit te Maturës Shtetërore në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë. (Objekti i shkollës “Gjin Gazulli”, ora 10:30)

- Komiteti Olimpik i Kosovës mbanë një konferencë për shtyp ku do të flitet për prezantimin e Kosovës në Lojerat Olimpike "Rio 2016", si dhe angazhimet për ciklin e ri olimpik. Konferenca mbahet në Hotel Sirius në Prishtinë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet një protestë gjithë popullore kundër Demarkacionit me Malin e Zi. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina do të bëjnë prezentimin e një basketbollisti vendor. (Salla e konferencave të klubit, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvedosje! mban konferencë për media në të cilë do të flasë kryetari i Vetëvedosje!-s, Visar Ymeri , si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00 - ndryshim, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 26 Gusht 2016

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Kompanitë e Hekurudhave Infrakos dhe Trainkos organizon punimet e Tryezës të rrumbullakët “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”. (Ambientet e Kolegjit Tempulli, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë sot një aksion simbolik në Mitrovicë. (Takimi me gazetarë bëhet te stacioni i autobusëve në Mitrovicë, ora 12:00)

- Klubi Basketbollit Sigal Prishtina organizon tryezë  me qëllim të sensibilizimit të çështjes së infrastrukturës sportive për zhvillimin e sportit në Prishtinë. (Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)

 

-  Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasin nënkryetari i VETËVENDOSJE!-s, Dardan Sejdiu dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti. (Zyret  e VV-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 25 Gusht 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, vendos kurorë me lule në varrezat e martirëve në Rrancë të komunës së Shtimes. (Fshati Rrancë, komuna e Shtimes, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie viziton Doganën e Kosovës më ç\'rast do të takohet edhe me Drejtorin e Përgjithshëm, Lulzim Rafuna. (Drejtoria e Doganës, ora 10:45)
 
- Ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie dhe Drejtori i Përgjithshëm, Lulzim Rafuna mbajn konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 11:30) 

- Dega e PDK-se në Prishtinë do të mbaj një konferencë për media rreth zhvillimeve të fundit në Komunen e Prishtinës. (Selia Qendrore te PDK-se, sheshi Nene Tereza, ora 16:00) 

Ngjarjet e datës 24 Gusht 2016

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në kuadër të takimeve që po mbanë në të gjitha rajonet e Kosovës do të mbajë takimin përmbyllës me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Prishtinës. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Shtërpcës dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajnë një marrëveshje për bashkë-financim për të ndihmuar një numër më të madh të banorëve lokal t’i përmirësojnë fermat e tyre të mjedrave dhe t’i zgjerojnë aktivitetet ekonomike në këtë fushë. (Kuvendi komunal, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Dogana e Kosovës, organizon ceremoninë tradicionale të shpërblimit të tatimpaguesve të vitit për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian  organizon ngjarjen përmbyllëse e projektit “Punësimi përmes Programit të BE-së Kosova e Bukur. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, prapa Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ora 11:00) 

- Organizatorët e protestës për skandalet e përgjimeve organizojnë konferencë për media për tu mobilizuar dhe të ngrejmë zërin kundër sistemit politik të instaluar nga klani PRONTO. (Sheshi "Zahir Pajiziti", ora 11:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë takim me drejtorët komunal të arsimit, ku do të diskutohet lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/ 2017. (Ndërtesa e MAShT, Kati IV, ora 13:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore te Lëvizjes Vetëvendosje, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 23 Gusht 2016

- Ministria e Financave organizon forum me autoritetet komunale të regjionit të Pejës dhe Prizrenit mbi zhvillimin e procesit buxhetor komunal 2017-2019. (Hoteli “Çarshia e Jupave” në Gjakovë, ora 9:00)

- Bëhet hapja solemne e objektit të ri të Bibliotekës \"Hivzi Sylejmani\", në lagjen “Dardania” në të cilën do të marrin pjesë Drejtorët e Drejtorive të Komunës së Prishtinës, si dhe Kryetari Shpend Ahmeti. (Pranë shkollës fillore “Xhemajl Mustafa”, ora 15:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, në kuadër të takimeve që do të mbajë në të gjitha rajonet e Kosovës do të takohet me anëtarët e Forumeve lokale të Sigurisë të regjionit të Gjakovës. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë, ora 10:00)
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)