Ngjarjet e datës 1 Dhjetor 2015
- Mbahet seanca gjyqësore në lëndën penale ndaj të akuzuarit Xhevat Bislimi etj., për shkak të veprës penale keqpërdorim i pozitës zyrtare, kryetare e trupit gjykues, Emine Salihu. (Gjykata Themelore e Gjilanit, ora 9:30)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, si dhe tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)
- Me rastin e 1 Dhjetorit-Ditës Ndërkombëtare të HIV/AIDS-it, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Zyrën e OBSh-së në Prishtinë organizojnë një tryezë profesionale kushtuar kësaj dite. (Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ora 10:00)
- Mbahet takimi i 109-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i ri i Prokurorisë së Shtetit, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)
- Ministria e Forcës se Sigurisë së Kosovës organizon ceremoni ushtarake për nder të Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës , ora 10:15)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për themelimin e fondit Kosovar për garanci kreditore, si dhe tjera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- BIRN Kosova, Internews Kosova dhe ACDC bëjn analizimin e rezultateve të pjesës së tretë të hulumtimit tonë për implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara mes Serbisë dhe Kosovës, Big Deal. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci raporton mbi para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me ecurinë e realizimit te Projektit "TC Kosova e Re". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Ministri i Forcës se Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli japin deklaratë për media. (Ndërtesa e Ministrisë së Forcës se Sigurisë së Kosovës, ora 11:30)
- Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli viziton Qendrën për Studime Univerzitare. (Objektin e Qendrës, brenda kazermës Adem Jashari, ora 11:50)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 13:00)
- Gjyqi i Apelit, i përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të hap zyrtarisht dyert e bibliotekës së re dhe do të lansoj Buletinin e Praktikave Juridike. (Pallati i Drejtësisë, në Gjyqin e Apelit, ora 13:00)
- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje!, ora 16:30)
- Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mban konferencë shtypi me temë aktualiteti politik në vend. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 17:00)
- Forumi për Iniciativa Qytetare në bashkëpunim me Rockefeller Brothers Fund organizon ceremoninë e dhënies së Çmimit FIDES 2015 për të nderuar bizneset dhe individët nga Kosova dhe diaspora.që gjatë vitit 2015 kanë kontribuar në të mirën e përbashkët. (Hotel Emerald, ora 18:00)
- Mbahet mbrëmje teatrore-letrare e aktorit, shkrimtarit dhe regjisorit të mirënjohur të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zijah Sokolloviq. (Qendra Multimediale në Prishtinë, ora 20:00)