19 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 janar 2017

- Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prizren. (Qendra rajonale për trashëgimi kulturore, objekti I komunës së vjetër në Prizren, ora 9:30)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa organizohet ceremonia e rivarrimit dhe Akademia Përkujtimore në 20- vjetorin e vrasjes së Heroit Kombëtar Zahir Pajaziti. (Kompleksin Memorial në Turuqicë të Podujevës, ora 10:00)

- Komisioni Komunal për Vlerësimin dhe Përzgjedhjen e Familjeve të Mundshme Përfituese nga Programi i Veçantë i Banimit Social, do të bëjë vlerësimin dhe verifikimin e gjendjes së banimit të të gjithë atyre që kanë aplikuar në programin e veçantë për banim social, ashtu që drejtpërdrejt nga terreni të konstatohet vërtetësia e aplikacioneve. (Prishtinë, ora 10:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe të shtatorja e Zahir Pajazitit. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore  “Shkencëtari i vitit” dhe “Shkencëtari i ri i vitit” 2016 ku ndarjen e çmimeve do ta bëjë ministri Arsim Bajrami. (Ambientet e MAShT-it, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar organizon konferencë për media, ku bëhet prezantimi i raportit mbi “Rishikimin e Institucioneve dhe Agjencive të Pavarura të Kuvendit dhe Organeve Qendrore të Qeverisë”. (Pallati i ish- “Rilindja”, Kati V, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Imet Rrahmani raporton në komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me sigurimet shëndetësore, implimentimi i marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK, furnizimi me barna nga lista esenciale dhe diskutim me përfaqësuesin e SHSKUK, Shemsi Veseli, lidhur me punësimin e stafit shëndetësor në spitale dhe në QKUK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet akademia përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, ora 14:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit për realizimin e projektit për edukim qytetar “Demos” mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe OJQ Toka. (Lokalet e OJQ Toka, rr. “Meto Bajraktari”, nr. 4-1, në Prishtinë, në ora 14:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejmes Houpe do t’u dorëzoj çertifikatat 21 të rinjve në pjesën veriore të Kosovës, të cilët sapo kanë përfunduar praktikën profesionale në industrinë e përpunimit të drurit. (Ndërmarrja Fontana në Zubin Potok)


 

Ngjarjet e datës 30 janar 2017

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të diskutohet lidhur me raportin e Transparency International. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00) 

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)  

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së diplomave gjeneratës së parë studentëve të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë. (Ambientet e Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë, ora 11:00)

- Me rastin e  përvjetorit të shtatë të vdekjes të Kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati, anëtarët e Kryesisë e LDK-së, do të bëjnë homazhe  dhe do të vendosin kurora lulesh pranë varrit të tij. (Fshati Gurrakoc, ora 11:00)

 

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon evenimentin përmbyllës te projektit "Ambasadorët e rinj". (Sheshi 21, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 janar 2017

- Mbahet konferenca vjetore e prokurorëve të shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, të organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni do të pres në takim, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri. (Objekti kryesor i MPB-së, ora 10:30)

- Partia Demokratike e Kosoves mban konferencë në të cilen do të shpalosen argumentet e PDK-së përse nuk mund të hyjë Komuna e Mitrovicës në kredi dhe sa është e dëmshme ajo për qytetin. (Selia e PDK-së në Mitrovicë, ora 11:00)

- Nën moton “Ramush Haradinaj është Kosova\" organizohet marsh protestues në mbështetje të Haradinajtnë Rahovec. (Rahovec, ora 12:00)

- Shoqëria civile në Gjakovë dhe Aleanca e Gruas mbajnë tubim protestues në mbështetje të Ramush Haradinajt, me moton \'\'Ramushi është Kosova\'\'. (Lama e Drithit në Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 27 janar 2017

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, si institucion koordinues i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik organizon takimin e institucioneve, asociacioneve të biznesit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ku do të diskutohen çështjet e ngritura nga komuniteti i biznesit lidhur me furnizimin e rregullt dhe cilësor me energji elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon konferencën dhe lansimin e punimit "Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e shkollave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e punës". (Salla e Konferencave "Orion" nga ora 10:00)

- Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, organizojnë Konferencën jubilare-shkencore "Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së akademik Idriz Ajetit". (Mjediset e ASHAK-ut, në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi parlamentar, Albulena Haxhiu kryetarja e komisionit parlamentar për Legjislacion  dhe Komiteti për Drejtësi i Lëvizjes Vetëvendosje! organizon diskutimin “Procedimi dhe miratimi i Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikuar”. (Ambientet e Kuvendit, salla N-409, ora 11:00)

- Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Berthamore do të dorezojë licencen për ushtrim të praktikës Klinikës së Onkologjise në kuader të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Zyret e Agjencisë Rr. Johan V. Hahn nr 11, Prishtinë, ora 11:00)

- Bashkimi i Sindikatave te Pavarura te Kosovës do te nenshkruj Memorandumi i Mirekuptimit Sindikaten e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës. (Lokalet e BSPK-së, ora 11:30)

- Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së, mbajn protestë për padrejtësitë ndaj komandantit, Ramush Haradinaj në Istog. (Para Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 11:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton familjen e dëshmorit Edmond Hoxha dhe bën homazhe te përmendorja e tij në Junik. (Junik, ora 14:00 - Transporti para objektit të Kuvendit, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit shënon 25- vjetorin e fillimit të mësimit Shtëpi-Shkolla, me planprograme të Republikës së Kosovës. (Salla e Asamblesë Komunale të Deçanit, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media me ç'rast do të flasë Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet takimi i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane në Kosovë, ku do të diskutohet në lidhje me Pakon  e re Fskale 2.0. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 26 janar 2017

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon lanson projektin “Intervenimi i BE-së dhe lehtësimit horizontal të Këshillit të Evropës në sektorin e edukimit me dy komponente specifike: “Forcimi i integritetit dhe luftimi i korrupsionit në edukimin e lartë” dhe “Nxitja e kulturës demokratike shkollore dhe diversitetit në shkolla”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Projekti i UNDP-së Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të organizojë punëtori innovative të trashëgimisë kulturore në Prishtinë. (Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani, ora 9:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Ferizajt. Objekti i komunës së Ferizajt, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i rezultateve të hulumtimit "Gratë në Ekstremizmin e Dhunshëm: Mësimet e nxjerra nga rasti i Kosovës“. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Inspektorati i Punës do të mbajë një konferencë për media ku do të raportoj rreth punës së Inspektoratit të Punës për vitin 2016 si dhe Planin e Punës për vitin 2017. (Salla e takimeve të MPMS-së, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Fabrikën e ëmbëlsirave Rolleo. (Fshati i Vjetër në Ferizaj, ora 10:45)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën me temë “Inovacioni dhe Rritja Ekonomike” për të disktuar rëndësinë e inovacionit si një nga nxitësit e prosperitetit ekonomik. (Salla e konferencave Orion, ora 11:00)

- Punëtorët e administratës së Komunës së Deçanit mbajnë grevë me moton “Ramush Haradinaj është Kosova !”. (Deçan, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi bën vizitë në Fabrikën e ujit Miros. (Fshati Mirosal në Ferizaj, ora 11:15)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilin do të behët inicimi i procedurave për Auditimin e Subjekteve Politike, shqyrtimi dhe miratimi i amendamenteve për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi bën vizitë në Fabrikën e Këpucëve Hit Shoes. (Prelez i Jerlive në Ferizaj, ora 11:45)

- Ipeshkvia e Kosovës bën prezantimin e Mesazhit të Paqes për 2017 të Papa Françeskut. (Rezidenca e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës  me mbështetje të degëve të AGK-së mbanë aktivitetin e radhës në përkrahje të lirimit të plotë të kryetarit Haradinaj. (Te “Monumenti  Heroinat", përballë Newborn-it, ora 12:30)

- Shoqata e Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit organizojnë konferencën, ku do të shpalosen fakte të reja në sektorin e qumështit, si dhe përdorimin e vajit të palmës në disa produkte të cilat pastaj prezantohen si produkte qumështi. (Salla e konferencave Orion, ora 13:00)

- Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie do të diskutojë lidhur me projektligjin për RTK-në. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Nën organizimin e Ministrisë së Financave do të mbahet takimi me temën “Përshpejtimi i bashkimit të Doganës dhe Administratës Tatimore të Kosovës” i cili ka për qëllim prezantimin e të gjeturave dhe rekomandimeve nga raporti i fundit i FMN-së. (Ndërtesa e  Qeverisë,  kati 11, ora 13:00)
 
- Organizuar nga Kolegji ILIRIA mbahet “Ligjeratë e Hapur" me të ftuar Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili do të mbajë një ligjeratë për studentët me temë: Perspektiva e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, ku ndër të tjera do të flas për të ardhmen ekonomike, sfidat dhe arritjet e këtij dikasteri. (Kolegji ILIRIA, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi mban takim me përfaqësuesit e bizneseve të Ferizajt. (Objekti i Komunës së Ferizajt, ora 13:45)

- NISMA për Kosovën do të mbajë konferencë për medie ku do të flas kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi. (Selia qendrore e NISMA’s, ora 14:30)

 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. (Teatri Kombëtar, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 janar 2017

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të miratohet raporti vjetor e punës së Komisionit për vitin 2016 si dhe miratohet plani i punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës/Transparency International Kosova organizon konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme në të cilën do të miratohet plani dhe programi i punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim shefat e misioneve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të akredituara në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i planit të punës së komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00) 

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temën mbi të drejtën për reparacione të viktimave civile të luftës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën Janar-Mars 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)  

- UNDP dhe USAID do të lansojnë Pulsin Publik XII, dokument ky që ofron një vështrim të treguesve kyç dhe rezultateve të anketës, në një konferencë për media. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës si dhe miratimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit nga Brukseli do të mbajë konferencë për gazetarë. (Kabineti i Presidentit, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 24 janar 2017

- Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezen me titull “Procedura e Falimentimit: çfarë duhet të dini”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës për vitin 2016 dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike organizon lansimin e projektit elektronik e-kutia. (Ndërtesa e ish-Rilindja, kati përdhesë, salla nr.015, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2017 dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 05/L-135 për Ndërmjetësim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet takimi i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me Këshillin e Investitorëve Evropian. Ku do të diskutohet në lidhje me Pakon fiskale 2.0. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane ku do të behët miratimi i Raportit të Punës së Komisionit për vitin 2016 dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe shqyrtimi i planit të punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00) 

- Mbahet takimi konstituues i Komisionit të ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:30)

- Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes!-s Glauk Konjufca, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj dhe Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami mbajnë konferencë të përbashkët për media e cila ka të bëjë me vazhdimin e bisedimeve në Bruksel. (Ambientet e Kuvendit, ora 13:00)

- Hapet ekpozita "Shtegu i Vërtitjes" i artistës Betul Burnaz, të organizuar nga Instituti Yunus Emre. (Galeria Qahili, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, dhe formimi i Grupit të punës për hartimin e Nismes Legjislative „Ligji për miniera dhe minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon debatin publik të organizuar me studentë dhe të rinj nga rajoni i Mitrovicës, si formë e angazhimit të tyre për të kërkuar llogari nga të zgjedhurit politik. (Universiteti Publik i Mitrovicës ”Isa Boletini”, salla S01, Mitrovicë, ora 14:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe  Industri i Kuvendit të Kosovës, do të takojë Janez Kopac, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, me seli ne Vjenë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora, 14:30)

 

- Për herë të parë në Kosovë vihet në skenë vepra e Át Zef Pllumit " Rrno vetëm për me tregue" nga regjisori Esat Brajshori. (Teatri Dodona në Prishtinë, ora 19:30) 

Ngjarjet e datës 23 janar 2017

- Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës ndan mirënjohje për ambasadorin William Walker. (Salla e Institutit, ora 9:00)

- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, do të vizitojë Komunën e Drenasit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, z. Ramiz Lladrovci. (Ambiente e Komunës Drenas, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit, ku do të diskutohet në lidhje me Pakon fiskale 2.0. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati i 11, ora 11:00)

- Promovohet libri i veprimtarit mitrovicas, profesor Fetah Bahtiri, me titullin “Fragmente të zgjedhura”. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 12:30)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilen do të miratohet raportit vjetor i Punës së Komisionit për vitin 2016 dhe hartohet plani dhe Programi i punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon përmbylljen e projektit “Perspektivat e ardhshme të shërbimeve të forenzikës në Kosovë’. Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

-  Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, organizon konferencë shkencore me titull "Gjenocidi serb në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Mbahet takimin me një delegacion të prodhuesve të djathit nga Zvicra, të cilit do t'i prijë Ramadan Avdiu Konsull i Pergjithshem i Kosovës në Gjenevë. (Lokalet e Odes Ekonomike te Kosove, sora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 21 janar 2017

- Me rastin e 11-vjetorit të vdekjes të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, Kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjnë homazhe tek varri i tij, më pas do të vizitojnë familjen Rugova. (Velani, ora 10:30)

- Organizata joqeveritare “Kosova për Sanxhakun”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizon konferencë shkencore më temë “72-vjetori i ekzekutimit të Aqif Blytës dhe Ahmet Dacit – Masakra në Haxhet të Pazarit të Ri.” (Instituti Albanologjik i Prishtinës, ora 11:00)

-  Kosova do t’i bashkohet marshit botëror “Gratë Marshojnë” i cili organizohet nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovë. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 11:00)
 
- Mbahet Akademia Përkujtimore për 11-vjetorin e vdekjes të Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, do të organizojnë protestë gjithëpopullore në mbështetje të Komandantit Ramush Haradinaj. (Sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë, ora 13:00 - zhvendoset në Sheshin Skenderbeu)

Ngjarjet e datës 20 janar 2017

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike "Tempulli" dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS do të organizojnë konferencën e katërt ndërkombëtare me temë “Siguria si sfidë kyçe për transport të qëndrueshëm dhe mobilitet". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë . (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami do të zhvilloj një takimit me përfaqësues të këshillit iniciativë për projektin e realizimit të mësimit shqip në shtëpitë shkolla në vitet 90-ta. (Ambiente të MAShT-it, ora 10:00)

- UBT organizon konferencën “Paqendërtimi në Kosovë: transformimi i kushteve të konfliktit për paqe të qëndrueshme”. (Objekti i UBT-së, në lagjen “Kalabria”, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të prezantohen rezultatet e sondazhit për Dialogun Kosovë-Serbi “Dialogu dhe marrëveshjet në sytë e qytetarëve”. (Zyrat e KDI-së, rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 11:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj raporton para komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Ministrit të Financave Avdullah Hoti me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, si dhe me përfaqësues tjerë të bizneseve, ku do të diskutohet në lidhje me Pakon fiskale 2.0. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 11:00)

- Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së do të mbajnë konferencë për shtyp, ku do të njoftohet opinioni me detajet e protestës që organizohet të shtunën në Prishtinë në mbështetje të Komandantit Ramush Haradinaj. (Zyrët e OVL të UÇK-së, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, së bashku me përfaqësuesin e kompanisë Mott MacDonald, do të mbajnë Konferencë për Media, në të cilën do të flasin për Planin e Mobilitetit për Prishtinën. (Ndërtesa e vjetër të Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 19 janar 2017

- Mbahet takimi për informimin dhe promovimin e mundësive të perfitimit që do të ketë Kosova nga nënshkrimi i marrëveshjes për qasjen në programet e Bashkimit Evropian. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Pejës. (Objekti i komunës së Pejës, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton Shkollën e Mesme Teknike Profesionale “Shaban Spahia “. (Ish-shkolla e Mjekësisë në Pejë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Elektroteknika” i autorit  Lutfi Bina. (Objekti i UBT-së, në lagjen “Kalabria”, ora 10:30)

 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti  do të mbajë konferencë për media për të sqaruara shqetësimet e ngritura për ligjin për pagat në sektorin publik, i cili është aprovuar në Qeveri në fund të dhjetorit 2016. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 10:30)
 
- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi takohet me bizneset dhe fermerët e Komunës së Pejës. (Hotel Dukagjini, ora 11:00)

- Zyra e Rinisë Evropiane në Kosovë ndan medaljen  e parë të meritave për promovimin e qytetarisë aktive dhe humanizmit Labinot Tahirit. (Salla Alternative në Kuvendin e Kosovës, ora 12:00)

- Aleanca e Gruas së Kosovës e prirë nga kryetarja Magbule Shkodra së bashku me nëna, motra, bija nga mbarë Kosova nderojnë dëshmorët e rënë për lirinë që e gëzojmë ne sot. (Gllogjan, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë organizon debatin lidhur me gjendjen e tanishme të ndotjes së ajrit në Kosovë, politikat dhe ligjet e BE-së për cilësinë e ajrit, reagimin institucional ndaj shifrave alarmante rreth ndotjes së ajrit. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, 13:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për Hua për financimin e Projektit të Trajtimit të ujërave të zeza për komunën e Prishtinës, Obiliqit dhe Fushë Kosovës ndërmjet Ministrisë së Financave të Kosovës dhe  NATIXIS, e cila vepron në emër dhe për llogari të Qeverisë së Francës. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla  P32, ora 14:00)

- Shfaqet repriza e fundit të shfaqjes Forum Teatër “Çështje Zakoni” e cila do të përcillet me diskutim pas performancës. (Teatri Dodona, ora 19:30)

 

Ngjarjet e datës 18 janar 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! organizon debat në Kuvendin e Kosovës me temën “Gjendja e arsimit parauniversitar në Kosovë - rezultatet e testit PISA”. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 11:00)

- Ministristria e Administrates Publike organizon  promovimin e "Sistemit Elektronik për Organizata Jo-qeveritare. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ish Rilindja, salla P-015, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për përkitazi me themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitjes së Aseteve në Likuidim - 28. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën do të flasë Dardan Molliqaj. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Hapet ekspozita e piktorëve në mbështetje të Ramush Haradinaj. (Biblioteka Kombëtare, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe te varri i Haki Imerit. (Fshati Turiqec i Skënderajt, ora 13:45)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës organizohet Akademia Përkujtimore për Haki Imerin. (Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Abedin Rexha” në Turiqec, ora 14:00)
 


Ngjarjet e datës 17 janar 2017

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes të Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ish-përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, baroneshën Catherine Ashton. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoninë e ndarjes solemne së bursave për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe bursave për studentët e të gjitha komuniteteve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth situatës së sigurisë në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00) 

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi në parim i Projekligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-149 për Ekzekutimin e saksioneve penale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)  

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të pres në takim Ambasadorin e Suedisë në Kosovë Henrik Nilsson, të shoqëruar nga përfaqësuesja e SIDA-ës suedeze në Kosovë Mia Nidesjö, si dhe përfaqësuesi i Agjencisë Kadastrale të Suedisë Göran Paulsson të cilët pas takimit do të mbajnë konferencë për media lidhur me projektin në tatimin në Pronë E-FATURA. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:30)

- Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore, me rastin e 15-vjetorit të vrasjes së deputetit, Smajl Hajdaraj. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Për ndër të 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës, do të mbahet shënimin simbolik i këtij përvjetori, në të cilin pjesëmarrës do të jenë përfaqësues nga Qeveria e Republikës se Kosovës, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, palët e interesit dhe donatorët. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve-ATK, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 13:00)

 

- Oden Ekonomnike të Kosovës e viziton Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi dhe Kryetari i Dhomes se Tregtise dhe Industrisë Tiranë. Nikolin Jaka. (OEK, ora 15:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim baroneshën Catherine Ashton me ç'rast do ta dekorojë baroneshën Ashton edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave. (Presidenca, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 16 janar 2017

- Ministri i Financave, Avdullah Hoti mban takim me anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë do të diskutojë rreth përmbajtjes së të ashtuqujaturës pako fiskale 2.0. (Villa Gërmia në Prishtinë, ora 8:15)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Iliria” në Prishtinë. (Shkolla “Iliria”, ora 10:00)  

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencë për media ku do të prezantoj planet dhe objektivat e Ministrisë së Financave për vitin 2017. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Për të shënuar përfundimin e projektit, projektit “Diversifikimi i ekonomisë rurale në komunën e Kllokotit”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon një vizitë në Thesari Company. (Thesari Company në fshatin Terpeze, komuna e Kllokotit, ora 11:00)

 

- Oda Ekonomike e Kosovës do të prezanton Valën e 16. të Klimës së Biznesit IFO për tremujorin e katër të vitit 2016. (Ndërtesa e OEK-ut, ora 11:00)

- Kolegjin Riinvest organizon ceremoninë e dekorimit të Ambasadori William Walker me Çmimin për Paqe. (Bibliotekën "Ekrem Beqiri" në Kolegjin Riinvest, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 15 janar 2017

- Bëhen homazhe për dëshmorët e martirët në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut. (Reçak, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. (Kompleksi Memorial në Reçak, ora 9:00) 

 

- Policia e Kosovës organizon konferencë për media e cila ka të bëjë me veprimet policore të realizuara dje në pikën kufitare në Jarinjë të Mitrovicës. (Salla e stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e 18-vjetorit të Masakrës së Reçakut, mbahet Akademia Përkujtimore. (Qendra e Kulturës në Shtime, ora 12:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj. (Hotel "Kalaja" në Vushtrri, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 14 janar 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak, ku do të bëhet edhe zbulimi i shtatores së ish-ambasadorit William Walker. (Reçak, ora 10:45 - Nisja e organizuar nga parkingu i Kuvendit të Kosovës, ora 9:45)

- Federata e Pingpongut e Kosovës organzion ceremoninë "Laureatët 2016" në të cilën do të shpall pingpongistët më të mirë të vitit 2016, si dhe do të ndan mirënjohje për kontribute të ndryshme në sportin e pingpongut! (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci zhvillon një vizitë në Korporatën Energjetike të Kosovës. (Termocentralin Kosova A, ora 11:30)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së dëshmorit Ismail Luma në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan. (Lipjan, ora 12:45)


Ngjarjet e datës 13 janar 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet takimi i 127 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit,  ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti do të takohet me përfaqësuesit e Klubit te Prodhuesve të Kosovës, ku do të diskutojë për Pako e dytë fiskale. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Doctor Honorsi Causa “ znj. Mania Felicke  Dierck nga Gjermania të cilin e ndanë Universiteti “Haxhi Zeka“ në Pejë. (Ambientet e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, ora 11:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për medie lidhur me masat dhe angazhimet që do të ndërmarr SBASHK-u për pengimin e aprovimit të këtij ligji nga parlamenti, në këtë formë çfarë e ka propozuar Qeveria për punonjësit e arsimit. (Selia e SBASHK-ut, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni do të pres në një takim, ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Austrisë, Wolfgang Sobotka. (Objektin kryesor i MPB-së, ora 14:45)

- Aleanca Kosova e Re mban Kuvendin e IV të Forumit të Gruas, në nivel qendror. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

 

- Shoqata e të Shurdhërve në Prishtinë shfaqë pantomimë ''Antonymous''. (Teatrin i Prishtinës Dodona, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 janar 2017

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në konferencën zyrtare përmbyllëse të Projektit të Binjakëzimit të BE-së "Së bashku për mësimnxënie cilësore". (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit në Prishtinë, ora 10:00) 

- Kuvendi Komunal i Gjakovës mban seancë për ndalimin e Ramush Haradinjat.  (Kuvendi Komunal i Gjakovës, ora 10:00)

- Mbahen homazhe para arkivolit të gazetarit, publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi. (Holli i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 10:30) 

 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bën homazhe dhe vendos kurorë lulesh tek arkivoli i publicistit dhe profesorit Ramiz Kelmendi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja komemorative për shkrimtarin dhe Ramiz Kelemendi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

Ngjarjet e datës 11 janar 2017

- Me rastin e përvjetorit të vrasjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku, Kryetari i LDK-së njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa, me anëtarët e Kryesisë së LDK-së do të bëjnë homazhe tek monumti i tij. (Lagjja “Kodra e Diellit” në Prishtinë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë së bashku me Ministrinë e Punës organizojnë ngjarjen për prezantimin e pikave kryesore të projektit për rritjen e masave aktive të tregut të punës për grupet e cenueshme. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, zëvendësdrejtoresha në Departamenti për Infrastrukturë Komunale dhe Mjedisore në BERZh znj. Lin O’Grady,  Ambasadori i Çekisë Ivo Šilhavý, Drejtoresha për Kosovë në BERZh Elena Petrovska si dhe Anëtari i Bordit dhe Drejtor Industrial në IVECO Bus Antoine Garnier prezantojnë autobusët e rinj, të trafikut urban në kryeqytet. (Hapësirat e ndërmarrjes “Trafiku Urban”, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të bëhet vlerësimi i punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2016. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00) 

- Ish ambasadori i OSBE-së William Walker, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 11:00) 

- AAK-së dega në Ferizaj organizon protestë në mbështetje të ish Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. (Sheshi i Ferizajt përballë  bibliotekës “Sadik Tafarshiku”, ora 11:55)

 

- Mbahet protestë gjithë popullore për lirimin e ish kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me moton “Kundër fyerjes dhe padrejtësisë” në qytetet Prizren, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Gjakovë. (Prizren, Sheshi “Shadervan”, ora 11:55 - Gjilan, Sheshi “Agim Ramadani” para Teatrit, ora 11:55 - Pejë, Sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, ora 11:55 - Mitrovicë, Sheshi “Isa Boletini”, ora 11:55 dhe Gjakovë, Parku i Qytetit përballë Hotel Pashtrikut, ora 11:55)

 

- Ambasada Gjermane në Prishtinë do të hapet libri i zisë, per vdekjen e ish-Presidentit Federal gjerman Roman Herzog në të cilin mund të nënshkruhen të gjithë të interesuarit. (Ambasada Gjermane në Prishtinë, ora 12:00)

- Zyrja e UNICEF-it në Kosovë organizon ngjarjen vjetore “Activate Talks” me pjesëmarrje të me shumë së 150 të rinjëve nga e terë Kosova dhe donatorëve kryesore nga Belgjika, Turqia, Gjermania e Holanda si dhe zyrtare te larte të UNICEF-it nga Gjeneva dhe New York-u. (Fakulteti i Edukimit, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 10 janar 2017

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me mbajtjen në arrest të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Antoine Garnier, anëtar i bordit dhe drejtor industrial i kompanisë "Iveco" do ta prezantojnë kombi-busin për transport të personave me nevoja të veçanta, dhuruar nga kjo kompani për Komunën e Prishtinës. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

 

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, përmes deputeteve Aida Dërguti dhe Time Kadrijaj, dorëzojnë sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të ligjit për plotësimin dhe ndryshimiin e ligjit për veteranë. (Gjykata Kushtetuese ora 14:00)

Ngjarjet e datës 7 janar 2017

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për mbajtjen në arrest te kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë. (Ndërtesa e Kosovës, salla  C-301, ora 12:00) 

Ngjarjet e datës 6 janar 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) 

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj do të mbajë një Konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla  e konferencave, ora 12:00) 

- Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të tubohen te Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë për të filluar marshin protestues paqësor deri te Ambasada e Francës, ku do të protestohet për lirimin e komandantit Ramush Haradinaj. (Te New Born, ora 13:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina do të mbajë konferencën e parë për shtyp për vitin 2017 në të cilën do të prezantohen lojtarët e ri, do të diskutohet për të rejat në klub si dhe infrastrukturën. (Salla e konferencave të KB Sigal Prishtina, ora 13:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës përsonale "Në zgjerim të intimës" të artistirt Alish Shima. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 5 janar 2017

- Ministria e Shëndetësisë do t’i dhurojë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës 7 automjete, të cilat do të shërbejnë në përmbushjen e nevojave të Institutit në teren. (Hapësirat e IKSHPK-së, ora 11:00) 

- Në nderim të pesë vjetorit të vdekjes së Gjeneralit, Shaban Shala bëhën homazhe pranë varrit të tij. (Varrezat e Dëshmorëve në Velani, ora 12:00)

- Avokati i rastit të Astrit Deharit, Tomë Gashi, mbanë konferecë për media. (Zyrët e avokatit, Sheshi Nënë Tereza, mbi Kino ABC, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 4 janar 2017

- Departamenti për Bashkëpunim Civilo Ushtarak i MFSK-së në bashkëpunim me KFOR-in Amerikan, do ta dorëzojnë një donacion për qytetarët e komunitetit jo shumicë, në Kishën Ortodokse në Graqanicë. (Kisha Ortodokse në Graqanicë, ora 12:00)

- Dega e LDK-së në Deçan dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të  bëjnë homazhe pranë varrezave të Tahir, Enis dhe Hasan Zemaj. (Fshati Strellc e Epërm në Deçan, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 31 dhjetor 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në orën 11:00, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së nyjeve lidhëse të fshatrave Konjuh dhe Babush në Rrugën 6 “Arbën Xhaferi”. (Fshati Babush, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të hapjes së nyjës lidhëse Konjuh dhe Babush të Autostradës Prishtinë-Han i Elezit, Rruga 6 “Arbër Xhaferi” në fshatin Babush. (Fshati Babush, ora 11:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi mban konferencën e fundvitit me gazetarë dhe mediet e vendit. (Salla e medieve të Kryeministrisë, ora 13:30)

 

Ngjarjet e datës 30 dhjetor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet tryeza në të cilin do të prezantohen të gjeturat e studimit “Roli i Decentralizimit në përmirësimin e sigurisë si dhe në ndërtimin e paqes në Kosovë” të realizuar nga autorët Samet Dalipi dhe Krenar Shala në bashkëpunim me organizatën partnere “Aleanca  për Paqendërtim në Kosovë”. (Orion Center, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani organizon konferencën e fundvitit. (Ndërtesa e në MSh-së, ora 10:00)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj mban konferencën për media ku do të prezantojë aktivitetet e realizuara nga KPK-ja gjatë vitit 2016. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami mban konferencë për shtyp të ku do të shpalosen të arriturat e MTI-së gjatë vitit 2016. (Mjediset e MTI-së, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj konferencë për medie  me temë "Humbjet e kryeqytetit nga keqqeverisja e Shpend Ahmetit në vitin 2016". (Zyrat qendrore të LDK-së, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri do të mbajë një konferencë për media ku do të publikohet, Raporti për vitin 2016 i Gjykatës Themelore të Gjilanit dhe raporti i lëndëve të korrupsionit. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, salla 305, ora 11:00)

- Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, mban konferencë për media në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj aktivistëve të Vetëvendosjess dhe do prezentojë fakte të reja. (Zyrët e lëvizjes, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e Qendrës Rinore, në Magure të Lipjanit. (Magure, Lipjan, ora 12:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit, ndaj te pandehurit F.R i akuzuar për shkak të veprës penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.II, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës mbajn tubim publik për vitin 2016. (Salla e Kuvendit te Komunes se Mitrovices, ora 14:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon shënimin e Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së. (Hotel Emerald, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 dhjetor 2016

- Ministri i Ministrisë së Diasporës, Valon Murati, mban konferencën e fundvitit me përfaqësues të medieve në të cilen do t’i shpalosë objektivat e arritura të Ministrisë, si dhe realizimin e projekteve të rëndësishme për diasporën. (Ministria e Diasporës, ora 9:30)

- Në vazhden e aktiviteteve të fund vitit, Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do të bejë ndarjen e dhuratave dhe gjesendeve te tjera si pelena, pako me qumësht dhe lodra për fëmijët e shtrire në spitalin e Pediatrisë. (Spitali i Pediatrisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli mban konferencën e fund vitit për media i cili do të bëjë një ekspoze të punës, të arriturave, dhe sfidave të Ministrisë së FSK-së dhe FSK-së gjatë vitit 2016. (Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës në Kazermën "Adem Jashari", ora 10:00)

- OVL-UÇK- Dega në Mitrovicë bën homazhet pranë varrit të heroit të kombit, Mehë Uka. (Fshati Bajgorë, ora 10:00)

- Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Platforma e masave preventive për reduktim të veprimeve delikuente në shkolla”. (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kati IV, salla e konferencave, ora 10:00)

- Dogana e Kosovës mban një konference për shtyp ku do të prezantohet raporti vjetor për vitin 2016, gjithashtu në këtë konferencë merr pjesë edhe ministri Hoti. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti organizon konferencë përmbyllëse në të cilen do të prezantohet raporti i punës për vitin 2016. (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, Lagjia Arbëria, ora 11:00) 

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të mbajë konferencën vjetore për medie. (Hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës,ora 11:00)

- Mbahet ceremonia tradicionale për pasurimin e fondit librar të 36 Bibliotekave brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës, ku do të bëhet shpërndarja e librit. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

 

- Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare dhe Kompania “Kalaja Epox” bëjnë inaugurimin e selisë së re të kompanisë dhe fabrikës për përpunimin e rrëshirave epokside “Kalaja Epox”. ( Shtime, rruga Industria, në ora 11:00)

- Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do të ndaj dhurata për fëmijë të familjeve të përfshira në listen e asistences sociale në lagjen "Kodra e Trimave". (Lagja Kodra e Trimave, ora 11:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt, Bashkim Hyseni mbane konferencë vjetore për media në të cilen do të publikoj raportin e punës për vitin 2016. (Objekti i Gjykatës Themelore të Ferizajt, ora 12:00)

- UBT shënon 15 - vjetorin e themelimit, si institucion i arsimit të lartë në Kosovë. (Objekti i UBT-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike të heroit Mehë Uka, OVL-UÇK- Dega në Mitrovicë organizon akademi përkujtimore. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 12:00)

- Lëvizja Studentore për Barazi - "Studim Kritikë Veprim" organizon aktivitetin për dështimet e fundvitit. (Para Ministrisë së Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë, ora 13:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me fjalën përfundimtare, ndaj te pandehurit F.R i akuzuar për shkak të veprës penale Rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 KPRK-së. (Gjykata Themelore në Ferizaj salla nr.II., ora 13:00) 

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do bëjnë vënien e gurthemelit të objektit të ri të shkollës “Ismet Rraci” në Klinë. (Klinë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 dhjetor 2016

- Ministria e Diasporës në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon simpoziumin mbarëshqiptar në shkencat kompjuterike, që do të mbahet në Prishtinë. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike i UP-së, amfiteatri 408, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së banorëve për çështjen e Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e shpërndarjes së certifikatave për kandidatët e suksesshëm të Programit kombëtar të trajnimit për Auditorë të Brendshëm të Sektorit Publik. (Ndërtesa e Ministrisë së Infrastrukturë, ora 10:00)

- Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti" do te bejë ndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe 150 fëmijëve të familjeve me gjendje të veshtirë sociale dhe qe janë në prag të shturjes si familje, te cilet jane pjese e programeve keshilluese dhe  edukative te SOS. (SOS Fshati, ora 10:00 - shtyhet per or 13:00)

 

- Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa do të prezantojë konceptin e ri të marketingut që vala do të ndërmarrë tani dhe në të ardhmen. (Qendra e Biznesit të Telekomit të Kosovës, në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Grupi i Pavarur Studentor, mban konferencë për media lidhur me koalicionin e ri të organizatave studentore, dhe njëkohësisht do të paraqesim disa gjëra të pa ligjshme që po bën Dekani But Dedaj. (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe drejtori i administratës Muhedin Nushi, do të përurojnë ashensorin dhe platformës lëvizëse në ndërtesën e Komunës së Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyres për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, do të mbaj një konferencë shtypi për të pasqyruar rezultatet e punës për vitin 2016. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, salla N 204, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media ku do të shpalosë rezultatet e punës njëvjeçare të Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 12:00)

- Kyeparlamentari Kadri Veseli viziton objektin kolektiv të ndërtuar për familjet në nevojë. (Stantërg, ora 14:30 - Transporti i siguruar, nisja para Kuvendit, ora 13:30) 

- Me rastin e 28 dhjetorit - Ditës Ndërkombëtare të Kinematografisë, Fakulteti i Komunikimit Masiv dhe AAB Teatri “Faruk Begolli” organizojnë ceremoninë e inaugurimit të Kino-Klubit AAB. (Teatri “Faruk Begolli” në AAB, ora 14:00)

- Ministria e Drejtësisë mban takimin përmbyllës të aktiviteteve të MD-së, me ç ‘rast Ministrja Dhurata Hoxha do të bëjë edhe prezantimin e Raportit të Punës për vitin 2016. (Ish ndërtesa e Rilindjes në amfiteatrin në katin e parë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare shfaq premierën e filmit “BrendaPërBrenda” që synon shembjen e stereotipeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë dhe vetëdijësimin e shoqërisë mbi problemet që u shfaqen atyre gjatë adoleshencës. (Kinema ABC, ora 17:45)

 

- Drejtoria për Kulturë, Sektori i Rinisë dhe Sportit i  Komunës së Prishtinës organizon manifestimin për shpalljen e  “Sportistit të vitit 2016”. (Objekti i ri i Komunës së Prishtinës, në katin e IV, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 dhjetor 2016

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë të rrumbullakët "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: 15 korrik – 15 nëntor 2016", në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen  të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e pestë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca për media e organizuar nga iniciativa MOS e DHEZ, e fundit per këtë vit lidhur me mos zbatueshmërinë e “Ligjit për Kontrollin e Duhanit”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Zbatimi i Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ku do të prezantohen aktivitetet e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, të realizuara gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të mbahet diskutim rreth programit të Kosovës për reforma. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të mbajë konferencën e fundvitit për media, ku do të paraqesë të arriturat dhe sfidat me të cilat është përcjellë arsimi gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Mbahet akademi përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare Bedri Asllani. (Teatri Adriana në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilicim Kiliç, do të prezantojnë Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Ish-hapësirat e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në QKUK, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport n7 të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Komisionit për vitin 2016 dhe orientimet kryesore për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës ndan mirënjohjen e vitit për kompaninë Mabetex Group. (Lokalet e  Mabetex Group, ora 11:00) 

-  Kolegji Heimerer organizon aktivitetin për fëmijët e shtrirë në repartin e Pediatrisë në QKUK nga studentët dhe stafi i Kolegjit Heimerer. (QKUK, ora 12:45)

- Ministria e Punëve të  Brendshme do të organizojë konferencën e fundvitit me gazetarë, për të diskutuar rreth të arriturave dhe sfidave gjatë vitit 2016. (Objekti kryesor i MPB-së,  ora 14:00)

- NISMA për Kosovën dega në Malishevë, me rastin e festave të fundvitit fton të gjithë qytetarët e komunës së Malishevës që të marrin pjesë në tubimin i cili do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës "Tahir Sinani", në Malishevë. (Shtëpia e Kulturës "Tahir Sinani" në Malishevë, ora 15:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në takimin përmbyllës të vitit të Degës së AAK-së në Prizren. (Restorant Alegria, ora 16:30)

- Dega e I-rë  e LDK-së  në Kodrën e Trimave, me rastin e festave të fundvitit, mban një Tubim me strukturat e saj. (Hotel Apollonia në  Kodrën e Trimave, ora 17:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e fundit për ketë vit të autorit nga Maqedonia, Agron Abduli. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 dhjetor 2016

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për media ku do të bëjë prezantimin e Raportit vjetor të Ministrisë së Financave dhe të arriturat gjatë vitit 2016. (Ndërtesa e  Qeverisë, ora 10:00)

Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën përmbyllëse  për media për vititn 2016. (Zyret e AKB-së, Lidhja e Prizrenit p.n - Lagja Tophane, ora 12:15)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)