Ngjarjet e datës 3 Maj 2016
- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së organizon punëtorinë në të cilën do të prezantohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport. (Hotel Emerald, ora 9:00)
- Studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht studentët Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik organizojnë konferencën ndërkombëtare stundentore të njohur si UPISC16. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 9:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30)
- Rektori i Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina", Marjan Dema pret në takim Deputeten Shqiptare në Parlamentin e Kroacis znj. Ermine Leka. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
- Instituti GAP organizon konferencën për media lidhur me monopolin në homologimin e veturave të importuara. (Zyrët e Institutit GAP, Qyteza Pejton, tek Ambasada Norvegjeze, ora 10:30)
- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon Panelin Diskutues me temë Anëtarësimi i Kosovës në OBT: Një vlerësim i përfitimeve dhe kostove potenciale. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)
- Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 10:50)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët raporti vjetor për vitin 2015 i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Kryetari i Vetëvendosjes!-s Visar Ymeri, bashkë me sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj dhe me deputeten Donika Kadaj Bujupi, do ta vizitojnë Qendrën e Vetëvendosjes në Ferizaj ku edhe do t'u drejtohen mediave me një konferencë të rëndësishme. (Zyrët e Vetëvendosjes në Ferizaj, ora 11:00)
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 3 maj 2016, bën vënien e gurthemelit të kopshtit për fëmijë Nina, në Mitrovicë. (Lagjja Bair në Mitrovicë, ora 11:00)
- Presidenti Thaçi pret në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)
- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon prezentimin e rezultateve të sondazhit Besueshmëria në Mediet Kosovare. (Hotel Sirius, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)
- Profesori polak Walter Janusz Zelazny, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së në temën: Ku ndodhet në kuptimin politik Perëndimi e ku Lindja, si dhe ku është Veriu e ku Jugu, nëse bëhet e qartë se në mes nuk ka Qendër?. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 12: 30)
- Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit te kontratave me grupin e parë të studentëve për angazhimin në punë praktike të studentëve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 13:30)
- Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës organizojnë konferencë me rastin e lansimit të raportit Indikatorët e Medias e cila mbahet më rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. (Salla e konferencave në Orion, ora 14:00)
- AAK dhe Nisma mbajnë tubim të përbashkët mobilizues për protestën e 14 Majit. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 15:00)
- Educational Centre Kosova bën promovimin e librit akademikë të përkthyer në gjuhën shqipe "Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit" në përshtatje nga pegagogët dhe studentët e çdo fakulteti të gazetarisë, komunikimit masivë dhe shkencave sociale të institucioneve të arsimit të lartë publiko-privatë si në Shqipëri, ashtu edhe në territoret shqipfolëse jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. (Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 16:00)
- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare Kuvendi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 16:00)
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shënon 16 vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 18:00)
- Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi organizon pritje për përfaqësuesit e medieve. (Hotel Sirius, ora 19:00)