06 Dhjetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 maj 2019

- Klubi i pingpongut “Ahmet Hoxha” nga Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Ping Pongut të Kosovës dhe nën patronatin e Kuvendit Komunal të Ferizajt - Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport organizon turneun e XX përkujtimor ndërkombëtarë “Ahmet Hoxha 2019”, për nder të veprës dhe kontributit të Heroit të Kosovës –“Ahmet Hoxha”. (Palestra Bill Klinton në Ferizaj, ora 9:30)

- Organizata Toka organizon konferencën e parë të vullnetarizmit edukativ “Vullnetarizmi Edukativ për Fuqizim të Rinisë“. (Hotel Sirius, ora 10:15)

- Grupi i arbëreshëve do të takohet me me Kryetarin e Komunës së Prishtinës. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Dega e Alternativës në Gjakovë do të mbajë konferencë për media mbi punësimet familjare dhe politike që po behën nga qeverisja e AAK-së në Komunën e Gjakovës. (Zyret e Alternativës në Çarshin e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Mbahet tubimi perkujtimore me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit Njazi Rexhepi, në Betejen e Kosharës si dhe me rastin e ditës së shkollës në fshatin Sllatinë e Eperme - Komuna e Vitisë, e cila mbane emrin e deshmorit "Njazi Rexhepi". (Lokalet e shkollës në Sllatinë të Eperme në Viti, ora 11:00)

- Grupi i arbëreshëve vizitojnë Muzeun e Kosovës, New Born, memorialin Heroina, në sheshin ‘’Skënderbeu’’ dhe sheshin -‘’Ibrahim Rugova’’. (Muzeu i Kosovës, ora 11:00)

- Organizata Toka organizon Panairi i projekteve të klubeve te Vullnetarizmit Edukativ. (Hotel Sirius, ora 12:10)

- Defile festive në qendër të qytetit të Deçanit nga grupet pjesëmarrëse në Festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Deçan, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon 19 vjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj mbahet cermeonia e hapjes se edicionin e 9-të më radhë të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”. (Pallati I Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 19:00)

- Mbahet performancë nga Ansambli i Arbëreshëve dhe “Shota”. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti’’, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 3 maj 2019

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një instalacion artistik të vendosur në qendër të qytetit që do të përcojë mesazhin e fjalës së lirë. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 9:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe Kryetari i Bordit të ARKEP-it, Kreshnik Gashi raportojn para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës do të mbajë një ceremoni me rastin e përurimit  të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” donacion nga OSBE. (Ndërtesa e IPK-së në Hajvali, ora 10:00)

- Fillojnë punimet në zgjerimin e rrugës nacionale përgjatë gjithë qytetit të Vushtrrisë Nadakovc - Smrekonicë. (Tek semaforat në hyrje të Vushtrrisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, studentët e vitit të tretë të Degës së Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës do të bëjnë prezantimin e të gjeturave nga analiza e teksteve shkollore, kulturës së popullarizuar, rrjeteve sociale dhe mesazheve tjera masive duke i nxjerr në pah vlerat që i transmetojnë ato. (Fakulteti i Filologjisë, salla e Dekanatit, ora 10:00)

- Në ndërim të vepres së heroit Agim Ramadani kur edhe shënon dita e tretë e organizimeve pas aktiviteteve sportive dhe orës letrare ne behen homazhe para shtatores se Agimit ne qender të Gjilanit për të vazhduar pastaj me zbulimin e figures se Agimit te pergatitur nga gezhoja te mbi 300 mije fyshekeve te armeve te ndryshme. (Gjilan, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të organizojë një tryezë debati për lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve me përfaqësues të medieve, shoqërisë civile dhe të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e nënshkrimit të protokollit të Manifesta 14 e cila është Bienalja e Evropës Nomadike, e mbajtur në një qytet pritës të ndryshëm çdo dy vjet. (Modelariumin e Arkitekturës prapa Ministrisë së Arsimit, ora 10:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në kompaninë ELKOS. (Objekti i kompanisë në Zahaq, Pejë, ora 11:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 13:00)

- Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, K2.0 lanson kampanjën “Jo Pyetje Pa Përgjigje”. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 13:00)

- Në kuadër të “Ditëve te Arbëreshëve në Kosovë” grupi i arbëreshëve do të takohet me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha. (Kabineti i ministrit Berisha, ora 13:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Babush - Tërn - Luboc - Koshare - Slivovë, Ferizaj. (Fshati Babush i ri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe Projektligjit për mbrojtjen e femijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 14:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet mbledhje ye veçantë në kuadër të “Ditëve te Arbëreshëve në Kosovë” . (Salla e seancave plenare, ora 15:00)
 
- Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa pas takimit me kryetarë të degëve të LDK-së mban konferencë për media. ((Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 15:30)

- Në vendlindjën e Agim Ramadanit mbahet tubimi qendror “I këndojmë Agimit”, ku do të ketë pjesëmarrje masive në nderim te Heroit, Agim Ramadani Katana. (Fshati Zheger, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të bëjë  aderimin anëtarëve të rinjë në Degën e Prishtinës ku do të jetë prezent edhe Kryetari i AAK-së, Kryeministri Ramush Haradinaj. (Salla e Kuqe në “Pallatin e Rinisë” në Prishtinë, ora 18:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj organizon pritje për delegacionin e komunave të Arbëreshëve të Italisë. (Hotel Emerald, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 2 maj 2019

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me IAFeS organizon hapjen  e konferencës ndërkombëtare NETTIES e cila mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në koordinim me përfaqësuesit e Policisë, Prokurorisë së Shtetit, Panelit Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon Programin Orientues te Sigurisë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, merrë pjesë në panairin “Ditët e Promovimit të Asparagut”, i cili organizohet nga MBPZHR-ja dhe programi i USAID-it “Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale (AGRO).(Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë  ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi raporton para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me hidrocentralet dhe problemet tjera mjedisore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në shënimin e 20-vjetorit të masakrës në fshatin Studime të Vushtrrisë dhe bën homazhe në Kompleksin Memorial te varrezat e 117 martirëve. (Kompleksi Memorial në Studime në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të bëjnë përurimin e objektit të ri të Ambulantave të reja specialistike në QKUK. (Objekti i ri i Ambulantave Specialistike - QKUK, ora 13:00)

- Pas rinovimit të tërësishëm përurohet tuneli në hyrje të Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë në të cilën do të shqyrtohet Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Bëhet hapja zyrtare e Panairit të automjeteve “Prishtina International  Autoshow”. (Salla e Panaireve në Shkabaj, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 1 maj 2019

- Fillon qarkullimi i autobusti të Trafikut Urban për në Aeroportin Ndërkombetar të Prishtinës. (Stacioni i Autobusëve në Prishitnë, ora 3:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë protesta kundër vdekjeve në vendin e punës, pagave të ulëta të punëtorëve, si dhe skemave pensionale. (Sheshi ‘Nënë Tereza’ në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Gllogjan, në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Agim Selmanaj. (Kompleksi i Dëshmorëve në Gllogjan, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Në ditën ndërkombëtare për të drejtat e punëtoreve dhe punëtorëve, Rrjeti i Grave të Kosovës i bashkohet protestës, duke ngritur zërin kundër diskriminimit në baza gjinore për pranim në punë, mundësisë së pabarabartë për t’u promovuar në punë, pagës së pabarabartë për punë të njejtë, etj. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 30 prill 2019

- Me rastin e shënimit të 20-vjerorit të rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 275 martirëve të lirisë do të nisin me homazhe në Kompleksin Përkujtimor "Adem Jashari" në Prekaz. (Prekaz, ora 8:30)

 - Instituti Demokrati i Kosovës organizon tryezën e diskutimit në lidhje me të drejtat e punëtorëve ku do të shpaloset edhe raporti një vjeçar i këshillave ligjore dhe shkeljeve nga e drejta e punës të raportuara në KDI me titull: “Të drejtat në letër’’. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Vazhdon aksioni "Ta pastrojmë Gjilanin", në dy lokacione të ndara, ne qendren e qytetit - rruget kryesore dhe në lokacionin tjetër në Kodren e Dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi nën dritën e Takimit në Berlin”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 10:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëj tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike dhe kandidatëve në fletevotimet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. (Salla e mbledhjeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt dhe e Drenasit organizojnë manifestimin përkujtimor me rastin e rënies heroike të dëshmorëve dne martirëve të Drenicës dhe më gjerë. (Sheshi i Drenasit, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në përurimin e shtatores së heroit Ilaz Kodra. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Pas kthimit nga Berlini Presidenti Thaçi mban konferencë për media. (Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 18:30)

- Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Francës për të shënuar njëzetë vjetorin e përfundimit të luftës dhe mbështetjes së librit në Kosovë,  Ambasada e Francës në bashkëpunim me Aleancën Franceze të Prishtinës organizojnë promovimin e librit të gazetares Nerimane Kamberi “Hotel Grandi dhe reportazhe të tjera”. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 29 prill 2019

- Mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet dokumentari kushtuar tre dëshmoreve të kombit Sokol Pretenit, Qazim Cimilit dhe Esat Mehollit. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, ora 12:00)

- Në prag të Samitit të Ballkanit, i cili do të mbahet sot në Berlin, Lëvizja Vetëvendose! - Qendra Gjermanido të protestojë kundër pazarëve Thaçi-Vuçiq. (Para Zyrës së Kancelarës së Gjermanisë në Berlin, ora 18:00)

- Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë mban koncert koral pranveror në Prishtinë. (Termokiss, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 prill 2019

 - Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike do të vijë një grup i arbneshëve të Kroacisë të cilët do të vizitojnë katedralen “Nëna Terezë”. (Katedralja “Nëna Terezë” në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Obelisku i të Pagjeturve në nderim të tyre, me rastin e 27 Prillit – Ditës së të Pagjeturve të Kosovës​. (Sheshi ‘Ibrahim Rugova’, ora 9:00)

- Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike. (Objekti i ministrisë, ora 10:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë organizojnë Programin e shkëmbimit të nxënësve mes Kosovës dhe Shqipërisë “Si n’shtëpinë tëndë”, me qëllim integrimin e tyre në sistemin arsimor, qytetarisë dhe kulturës së vendit pritës, socializimit me komunitetin, të fituarit e një përvoje unike që lë gjurmë në të ardhmen dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e arsimit dhe rinisë. (Hotel CITY në Prizren, ora 11:00)

- Një grup i arbneshëve të Kroacisë vizitojnë  Muzeun Kombëtar të Republikës së Kosovës. (Muzeun Kombëtar në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli Organizues i Gjysmë Maratonës së Prishtinë mban konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, bën homazhe të Obelisku i të Pagjeturve në nderim të 27 Prillit- Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor për shënimin e 27 Prillit - Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, që do të mbahet në Meje të Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Përkujtimor për shënimin e 27 Prillit - Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 12:00)

- Shtëpia botuese “Plejad” nga Tirana në bashkëpunim me librarinë “Dukagjini” nga Prishtina, organizojnë promovimin e librit të studiuesit, kritikut dhe publicistit të mirënjohur nga Tirana, Ndriçim Kulla “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës”. (Libraria “Dukagjini” në Prishtinë, ora 18:00)

- Ansambli i Armatës së SHBA-ve për Evropë vazhdon turneun koral pranveror në Prizren. (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 26 prill 2019

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Me rastin e ditës ndërkombëtare të Vajzave në TIK, nën mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik organizohet Konferencë “Girls in ICT 2019” “ Vajzat në TIK 2019. (Kampusi i RIT, ish-AUK në Gërmi, ora 9:15)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në ngjarjen e organizuar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Kampusi i RIT, ish-AUK në Gërmi, ora 9:15)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese BIRN organizon tryezën publikimin e gjetjeve nga monitorimi i shpenzimit të parasë publike nga zyrtarët e Komunave të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon takimin përmbyllës të projektit “Fuqizimi i pjesëmarrjes së të rinjve në proceset politike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, 10:00)

- Kryeredaktori i Rrjetit për Raportim të Krimit dhe Korrupsionit, Stevan Dojčinović do të mbajë një Masterklasë me fokus në temat e rolit të krimit të organizuar në jetën e përditshme në Ballkan dhe se sa potencial ka krimi i organizuar në formësimin e politikave vendore. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme mban stërvitje shkollore me simulator në shkollën e komunës së Podujevës. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me rastin e Ditës ndërkombëtare të Pronësisë Industriale, do të organizojë konferencën “Të Drejtat Pronësore Intelektuale”. (Hotel Emerald, 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban konferencen kombëtare "Të Drejtat Pronësore Intelektuale". (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Programi Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të dorëzoj grante financiare dhjetë organizatave të shoqërisë civile në Istog, Lipjan, dhe Viti. (Ndërtesa e UNDP-së, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin e shiritit rrugor shtesë në pikën doganore Morinë, kufiri Kosovë - Shqipëri. (Pika kufitare Morinë, ora 11:00)

- Let’s Do It mban ceremonin e ndarjes së 500 kontenjerëve dhe 500 shportave për komunat fituese, përzgjedhja e të cilave është bërë në bazë të angazhimit të tyre në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Lokalet e ndërmarrjes “KRM Pastrimi” në Adresa: Rruga "Bill Clinton" nr. 5., ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 interviston Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministria e Mbrojtjes shpall rezultatet e Garës Ndërkombëtare 'Ushtari më i mirë - 2019'. (Kazerma 'Adem Jashari',  Amfiteatri i Brigadës për Mbështetje Operacioneve, ora 13:00)

-  Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinësdo kundërshton ndërhyrjet politike dhe pakënaqësitë për kushtet e krijuara në Universitetin e Prishtinës. (para Rektoratit të UP-së, ora 13:30)

- Nën patronatin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorët e Epopesë së Melenicës. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

-  Mbahet manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së Dega në Lipjan. (Restoran “Golden AGI”, në Lipjan, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 25 prill 2019

- Parlamenti Studentor së bashku me Këshilllin e Studentëve të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës do ta bllokojë Fakultetin e Arteve të UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menagjmentin e UP-së, sepse nuk u morën seriozishtë asnjëherë kushtet tejet jo të mira në këtë Fakultet, ku mungojnë shumë hapësirat adekuate, materialet dhe shumë gjëra të tjera për punën praktike që bëhet aty. (Tek objekti i Dekanatit, ora 8:20)

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme mban stërvitje shkollore me simulator në shkollën e komunës së Drenasit. (Drenas, ora 9:30)

 - Bordi dhe Menaxhmenti i Telekomit raporton para Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në lidhje me gjendjen në Telekomin e Kosovës si dhe mbahet dëgjimi i sindikatës se punëtoreve para Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 166-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Komuna e Klinës ka bërë përzgjedhjen e përfituesve të banesave për familjet që i përkasin kategorive të dala nga lufta ku edhe do të shpërndajën e çelësave për 35 banesa. (Klinë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i raportit të monitorimit, zbatimi i Ligjit për Produkte dhe Pajisje Medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca dorëzojnë një padi në Pallatin e Drejtësisë ku para dorëzimit do të ketë edhe prononcim për media. (Pallati i Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të mbajë konferencë për media lidhur me procesin e teksteve të reja shkollore.  (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

Sekretari i Pergjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Fitim Krasniqi raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publik lidhur me shpenzimet e Kuvendit dhe Qeverisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Cacttus Education dhe Down Syndrome Kosova organizojn aktivitetin “The Hour of Code: Kodimi për të gjithë”. (Cacttus Education, rr. 'Bashkim Fehmiu' në Arbëria 3, BC2/14 nr.4, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Selia qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim deputeten kantonale të Cyrih, gjilanasen Qëndresa Sadriu. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 13:00)

- Agjencia për Menaxhim të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme mban stërvitje shkollore me simulator në shkollën e komunës së Lipjanit. (Lipjan, ora 13:30)

- Drejtoresha per Sherbime Punlike, Medina Braha dhe Drejtori per Mireqenje Sociale Dren Kukaj do te mbajne konference per shtyp mbi ceshtjen e rrezikshmerise se banimit. (Rr. Murat Mehmeti, lagja Tophane te Bahollet, perballe servis Ardi, ora 14:00).

-  Grupi i nxënësve dhe mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Kroacia viziton  Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike . Kjo vizitë bëhet në kuadër të ekskursionit mësimor- njohës në Kosovë e Shqipëri, i cili organizohet nga MDIS-i. (objekti i Ministrisë, ora 14:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në takimin e Komitetit Drejtues për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hoteli Sirius, ora 15:00)

- Drejtorja e Misionit të USAID-it, Lisa Magno, dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të flasin në koktejin pas mbledhjes së Komitetit Drejtues të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Kryeredaktori i Rrjetit për Raportim të Krimit dhe Korrupsionit, Stevan Dojčinović, do flasë për bashkimin e gazetarëve nga Ballkani në luftën kundër krimit të organizuar. (Kosovo 2.0, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes solemne të palestres Transformohu dhe restorantit Ha Mirë. (Kompleksi Ramiz Sadiku në lagjen Pejton, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 24 prill 2019

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon takim mikpritës për drejtorët e Drejtorive Komunale për Arsim. (Rektorati i UP-së, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. (Selia e KQZ-së, ora 9:00 - ndryshim - ora 11:00)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon debat për projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Hotel AFA, ora 10:00)

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Komisionit Kombëtarë Zviceran për Parandalim të Torturës dhe Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili vepron si Mekanizëm Kombëtar për Parandalim të tortures, për monitorim të përbashkët të operacioneve të kthimit me forcë ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. (Salla për konferenca e Avokatit të Popullit, ora 10:00)

- Qendra e Karrieres në kuadër te Drejtorise se Planifikimit dhe Zhvillimit të Qendrueshem organizon hapjen e “Panairit te Karrieres” 3 ditor. (Hapsirat e Qendres se Karrieres, në lagjen Taslixhe, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së aktivitetit “Ditët e Orientimit për Maturantë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Hapet Panairi i Studimeve, ku universitete të ndryshme të Kosovës dhe regjionit, do të prezantojnë profilet akademike. (Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do të organizojë Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”, me qëllim të promovimit të kompanive Kosovare dhe produkteve të tyre brenda Kosovës, rajonit dhe më gjerë. (Qendra e Panaireve, fshati Shkabaj, Magjistralja Prishtinë – Mitrovicë, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2019”. (Fshati Shkabaj, Qendra e Panaireve, ora 10:30)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe incidentet që kanë motive ndëretnike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2018, shqyrtimi i Raportit vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë mban debat publik me temën 'Uzurpimi i pronës në Kosovë - problem edhe pas 20 viteve'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente të Grupit Punues të Komisionit për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të muajit botëror të Ergoterapisë, Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temë “Rëndësia e Ergoterapeutëve në Institucione Publike". (Kampusi i Kolegjit Heimerer, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizon aktivitetin kryesor të shënimit të javës së imunizimit për këtë vit. (Fshati Magure i Komunës së Lipjanit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Mitrovicë organizon aksion simbolik lidhur me zhagitjen e punimeve në tunel, i cili vazhdon ende të jetë i bllokuar duke shkaktuar kështu kaos total të trafikut në qytetin e Mitrovicës. (Tek tuneli i bllokuar në Mitrovicë nga ana e Zhabarit, ora 12:00)

- Mbahet seanca përfundimtare për rivendosje në lidhje me kërkesën e profesorit te Fakultetit Juridik, Mejdi Bektashi i cili e ka paditur organizatën joqeveritare Admovere për shpifje, pas publikimit të raportit 'Stafi Akademik i UP-së'  në të cilin Bektashi ishte radhitur si njëri nga profesorët plagjiatorë. (Gjykata Themelore në Pallatin e Drejtësisë, objekti A, numër 204, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 23 prill 2019

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës do ta bllokoj Rektoratin e UP-së, për të kundërshtuar Bordin Drejtues dhe Menagjmentin e UP-së. (Rektorati i UP-së, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë prezanton ofertën turistike për këtë sezon për pushuesit nga Kosova. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Me rastin e 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës,  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Arsimit, komunën e Prishtinës dhe OJQ- të mjedisore “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, “Ekovizioni”, do të shënojnë këtë festë mjedisore në qendrën “Pylli i Arinjve“, në Prishtinë. (Hapësira e Qendrës “Pylli i Arinjve”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të behët caktimi i orarit dhe listës së deshmitareve që do të intervistohen si dhe plotësimi i listes së eksperteve që do të angazhohen. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen në nder të Ditës së Komunitetit Turk, organizuar nën patronatin e zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe shqyrtimi i nismës legjislative për Komisionerin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Në kuader të projektit “Projekti për Ngritje te Kapacitetit për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit" i cili po realizohet nga Agjencioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe i perkrahur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor, ekipi hulumtues do te vizitojë ndërmarrjen e transportit publik “Trafiku Urban” në Prishtinë, për të kryer hulumtimin në mënyrë që të mblidhen të dhena lidhur me qarkullimin e trafikut urban. (Ndërmarrja e transportit publik “Trafiku Urban” në Prishtinë, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Tokës, Let’s Do It në bashkepunim me Universitetin e Prishtinës, Komunën e Prishtinës dhe OJQ të tjera organizon aksion pastrimi dhe mbjellje fidanesh në hapësirat e Kampusit Universitar. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Turk. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon disa aktiviteteve me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Tokës ku do të angazhohen zyrtar policor të profileve të ndryshme, përfshirë edhe njësitet kufitare me barkë, të cilat do të vendosen në liqenin e Badovcit. (Liqeni i Badovcit, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me procesin e integrimit evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Qendra për Zhvillim Multikulturor - Impact e shënon ditën vëndore të përkujtimit të viktimave në kumunikacionin rrugorë në tri rrugë të kryeqytetit. (Përbrall Hotelit Grand në vendkalim të këmbësoreve, para Hotel Sirius në vendkalim të këmbësoreve dhe para New Born në vendkalim të këmbësoreve, ora 12:00)
 
- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale organizon diskutimin publik me temën “Politikat e Ambientit në Nivel Lokal”. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq interviston Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Organizata "ETEA" dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjeter Bogdani" organizojnë panel diskutimi mes fëmijëve me temë "Kultura e leximit të te rriturit dhe roli i prindërve në kultivimin e kulturës se leximit të femijet"me rastin e Dites Botërore të Librit dhe të te Drejtes së Autorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)
 
- Komisioni Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë shqyrton Draft-rezoluten për dënimin e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 14:30)

- Shoqëria Lëvizja me rastin e 30 - vjetorit të mbajtjes së konferencës së parë të OMLK-LPK-së në Divjakë, organizon Akademi Jubilare. (Instituti Albanologjik të Prishtinës, ora 12:00)

- Shoqëria Lëvizja me rastin e 30 - vjetorit të mbajtjes së konferencës së parë të OMLK-LPK-së në Divjakë, bën zbulimin e Pllakës. (Divjakë, ora 16:00)

- Organizata "ETEA" dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës "Pjeter Bogdani" organizojnë mbremjë e poetikes dhe letersisë në kuader të të cilit do të përfshihet edhe një diskutim i shkurtër për të drejten e autorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 19:00)

- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq me zyrtarë e afaristë nga kjo komunë organizojn një koktej rasti, ku oferta turistike e Ulqinit do të prezantohet para mysafirëve të ndryshëm. (Hotel Emerlad, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 22 prill 2019

- Komuna e Prishtinës së bashku me "Miqt e Tokës" në kordinim me Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi dhe mbjelljen e drunjve në Fushën e Pajtimit. (Fusha e Pajtimit, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me "Miqt e Tokës" në kordinim me Let's Do It Kosova organizon aksion pastrimi dhe mbjelljen e drunjve mbi Fakultetin Teknik. (Rr. Fadil Vata, mbi Fakultetin Teknik, ora 11:00 - Këndi Finlandez Ish Selia e Presidentit Rugova, mbrapa stadiumit, afër çerdhes, ora 12:00 - Oborri i SHFMU Dardania, ora 12:40 - Ulpiane, rr. 17 Shkurti, afër kopshtit Fatosat, ora 13:20 -Ulpiane, parkingu mbrapa banesave të Lesnas, ora 14:30)

- Let’s Do It në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit do të organizoj aksion pastrimi në Fshatin Shillovë në Gjilan. (Te Kisha në Fshatin Shillovë, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku Green Art Center shpall fituesit për garën në veprën më të mirë të artit me materiale ricikluese në kordinim me organizatën. (Shkolla e Gjelbër, ora 14:00)

- Banorët e lagjeve rreth Parkut në mes të Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Bregut të Diellit, si dhe banorë të gjithë Prishtinës, me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojnë një tubim paqësorë në mbrojtje të Parkut ku edhe do të mbillen disa fidane që në mënyrë simbolike të protestohet kundër degradimit të Parkut. (Pakru i Velanisë, ora 14:15)

- Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për Javën e Tokës mbahet shfaqja e filmit dokumentar "Samsara" (Kino Armata, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 21 prill 2019

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilen flet Kryetari Albin Kurti. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve që po mbahen për Javën e Tokës, Let’s Do It mbjell fidane dhe vendos shporta në Lagjen 028 në Fushë Kosovë, në bashkëpunim me Kosovo CSR. (Lagjja 028 në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë 60 nxënës nga Kosova, të cilët kanë qëndruar për disa ditë në familje në Shqipëri, si dhe 60 të tjerë nga Shqipëria bashkëmoshatarët, në familjet e të cilëve kanë qëndruar, të cilët tash do të qëndrojnë në familjet e këtyre nxënësve në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 15:30) 

 

Ngjarjet e datës 20 prill 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00) 

Ngjarjet e datës 19 prill 2019

- Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në festivalin olimpik për fëmijët parafillor. ))(Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve për ndërmarrësit e rinj. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e Ditës së Veteranëve të Koshares dhe rënies së Heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional "Ditët e Shqipes 2019", që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Enver Hoxhaj mban konferencë të përbashkët për media me Ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku”, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 16:00)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Drenas. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 16:30)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Në kuadër të tubimeve Kundër PANhajnisë dhe për zgjedhje të reja Lëvizja Vetëvendosje  mban tubim në Prizren. (Shtëpia e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbanë mbledhjen e radhës. (selia e KQZ-së, ora 11:30) 

- Kryetari Shpend Ahmeti dhe Drilon Pireva, Udheheqës i projektit për investimet në hyrjet e banesave, do të mbajnë konferencë për shtyp. (lagja Dardania, rr. Kadri Zeka, Blloku 7/1, hyrja A te Bast Trade, ora 17:00)
 

 

 

Ngjarjet e datës 18 prill 2019

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri marrin pjesë në konferencën mbi drejtësinë komerciale të organizuar nga Ministria e Drejtësisë e cila po zhvillohet në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- COD Kosovo në bashkëpunim me Handicap Kosova, Down Syndrome Kosova dhe Shoqatën Evropiane të Shërbimit për Personat me Aftësi të Kufizuara organizojnë Forumin e Parë të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Kosovë. Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të behët shqyrtimi i dokumentacionit të pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Qendra Klinike Universitare prezanon programin nacional për trajtim të infarktit të miokardit në  dy orët e para. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në prezantimin dhe diskutimin e projekt-ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fuqizim dhe Pjesëmarrje të Rinisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merr pjesë në përurimin i fillimit te punimeve në rrugën Shtërpcë - Brezovicë. (Në hyrje të Shtërpcës, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës së bashku më një grup biznismenësh do të ketë një takim me Ministren e Bujqësisë. (Kabineti i ministres, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe për nder të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës. (Te varret e dëshmorëve në Velani, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe te përmendorja e Zahir Pajazitit . (Përmendorja e Zahir Pajazitit, ora 10:30)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencë ku do të bëhet dhënia e pëlqimeve për armët në proces të legalizimit. (Ndërtesa e MPB-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media ku flet kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, si dhe deputetja Shqipe Pantina. (Selia e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e Batalionit “Atlantiku”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:05)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbahet mbedhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi Ramosaj ku dhe do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi përprojektin: “Ndërtimi  i Qendrës Rinore në Deçan”. (Zyra e kryetarit Ramosaj, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryesuar nga presidenti Suma Chakrabarti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi Ramosaj vizitojnë palestrën sportive dhe stadionin e qytetit. (Deçan, ora 14:40)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mirëpret në takim luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve në ShBA. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 15:20)

Ngjarjet e datës 17 prill 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të takohet me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 9:00)

-  Ministria e Integrimit Evropian” rganizon takimin e “Forumit të Nivelit të Lartë”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Forumit të Nivelit të Lartë për koordinimin e donatorëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Avokat i Popullit, Hilmi Jashari, përfaqësuesit e KEDS-it dhe përfaqësuesit e FSPE-së janë të ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me peticionin e Kryesisë së Federatës së Sindikatave të Pavarura Elekktrokosova për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës për kthimin e punëtorëve në punë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit te renjës se martirëve te fshatit Çikatovë e Vjetër bëhen homazhe te varrezat e fshatit!. (Fshati Çikatovë e Vjetër, ora 10:30)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon aktivitetin “Dita e dyerve të hapura” me ceremoninë e hapjes së objektit të ri të Agjencionit. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ish zyrët e FSK-së, tani zyret e doganës, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe ambasadori britanez, Ruairi O’Connell do të marrin pjesë në aktivitetin: Prezantimi i projektit të revitalizimit dhe integrimit socio-ekonomik i komunitetit lokal në rrugën Marin Barleti në Prizren. (Doku Kino në Prizren, ora 11:00)
 
 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar 20 vjetorit të masakrës së Poklekut. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit marrin pjesë në takimin me komunitetin e biznesit dhe qytetarët e Gjilanit. (Bar "Papaku", Rruga e Gjinollëve, Gjilan, ora 14:00)

- Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon promovimin e veprës “Ilmihal i zgjeruar” të  autorëve Ali Zaimi , Resul Rexhepi dhe Jusuf Zimeri. (Salla e konferencave në Fakultetin e studimeve Islame në Prishtinë, ora 14:00)

- Në kuadër të Ditëve të Kuvendit 2019 mbahet takimi publik i qytetarëve me deputetët e Kuvendit të Kosovës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Klinë, ora 14:00)

- Pas takimit të tretë të Bordit, në kuadër të agjendës “Drejtësia 2020”, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban onferencë për media. (Holli i ish ndërtesës së Rilindjes. ora 14:45)

- Shefja e Zyrës së BE-së Nataliya Apostolova dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Hazirit marrin pjesë në nënshkrimin e praktikës te 100 të rinjve nga rajoni i Gjilanit me një numër të kompanive vendore, me qëllim të gjetjes së vendeve të përhershme të punës në të ardhmen. (Shkolla e Lartë e Agrobiznesit, Rruga Zabeli i Sahit Agës, Gjilan, ora 15:00)

- Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit Kosovë organizon ceremonin e përfundimit të programit përgatitor për 104 punëkërkuesit kosovarë të cilët në fillim të shtatorit 2019 do të fillojnë shkollimin dhe aftësimin trevjeçar profesional në profesionin “Përkujdesës/e ndaj të moshuarve” në Gjermani. (Objekti i AAPK-se në lagjen Emshir, ish zyrët e FSK-së, tani zyret e doganës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 prill 2019

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me Sigurinë, shëndetin dhe kushtet e punës në sektorin privat në Kosovë dhe gjendja momentale lidhur me Koncept dokumentin dhe draftligjin gjithë përfshirës për skemat pensionale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë. (Shtatorja e Shkëlzen Haradinaj në Pejë, ora 10:00)

- Mbahet hapja solemne e Panairi Ndërkombëtar Expokos 2019. (Pallati i Rinisë, ora 10:00)

- Ministrja e Integrime Evropiane, Dhurata Hoxha raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me shqyrtimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit 2019-2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00) 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë përurimin e terrenit sportiv në komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Bëhet hapja solemne e Panairit të Edukimit, edicioni i 13-të. (Pallati i Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me raport amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)  

- Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të shpaloset raporti tremujor i Gjykatës Themelore Gjilanit. (Objekti i Gjykatës,  ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2019-2023 dhe Planit të Veprimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbjell fidanë në oborrin e Kuvendit. (oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 13:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 15:00)
 

Ngjarjet e datës 15 prill 2019

- Shefja i Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova hap serinë e Bashkimit Evropian 'Mësoj një Ditë së bashku' . (Gjimnazi "Xhevdet Doda", ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe tek varrezat e dëshmorëve me rastin e shënimit te 20-vjetorit të Betejës së Zhegocit. (Varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)   

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova dhe Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha marrin pjese në diskutim me temën "Përfitimi nga MSA" me fokus në progresin dhe sfidat e zbatimit të MSA-së. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Zbulimi i busteve të Nushes dhe Tefikut. Lagjja Dardania 1 në Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Sllovi. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, Sllovi, Lipjan, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar Betejës së Zhegocit dhe 50 dëshmorëve të Brigadës “Kadri Zeka”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Përmendorja e dëshmorëve të Zhegocit, Gjilan, ora 13:00)

 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në të cilën flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri. (Selia e PSD-së, në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Komuna e Gjilanit organizon shfaqjen e dokumentarit për Pajazit Ahmetin. (Salla e teatrit të qytetit, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim kundër Pan Hajnisë në Malishevë në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Restaurant Goni në Malishevë, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 13 prill 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në nivelin komunal në fushën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Komunën e Shtimes, ora 9:30)

- Instituti i Medies i Kosovës në bashkëpunim me South East European NETWORK mban trajnimin njëditor me temën “Dezinformata dhe lajmet e rreme". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 14- vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, në Prizren, ora 10:00)

- Qendra Shqiptare e Studimeve Letrare, "Pjetër Budi", Tiranë, në bashkëpunim me Shtëpinë Botuese SAGA në Prishtinë organizojnë tryezë shekncore "Agim Gjakova në letrat shqipe. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të përcjellë procesin e garës në nivelin komunal në fushën e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik në Ferizaj në shkollat “Çesk Zadeja” dhe “Tefik Çanga”. (Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet konferenca e radhës për media e Alternativës në të cilën do të prezantojë Gurakuq Dobruna, anëtar i Kryesisë qendrore dhe Kryetar i degës së Alternativës në Gjakovë. (Zyret e Alternativës, ora 12:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala do të del në terren bashkë me inspektoratin, ku vendet të cilat do të inspektohen do të vendosen nga gazetarët dhe sa më shumë pjesëmarrje aq më transparente do të jetë edhe inspektimi dhe vendimarrja. (Nisja do të bëhet nga objekti i MTI, ora 13:00 - Transporti është i organizuar nga ministria)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon konferencën mbyllëse të Seminarit Ndërkombëtar ‘Problemet e neglizhuara të malaries dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me mushkonjat’. (Fakulteti i Edukimit, Universiteti i Prishtinës, ora 13:00)

-  Shfaqet “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 12 prill 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media gjatë së cilës do të publikohen rezultatet e opinionit të tetë publik lidhur me Dialogun Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Departamenti i Sociologjisë, i Universitetit të Prishtinës prezanton hulumtimin “Kujtesa përballë Harresës – 20 Vjetori i dëbimit nga Kosova 1999 - 2019”. (Fakultetn Filozofik, salla 014, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, do ta bëjë vënien e gurëthemelit të Kullës Muze, në Lugishtë të Hasit. (Lugishtë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë. (Kompleksi Memorial, Lubizhdë e Hasit, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në vënien e gurthemelit të Kullës Muze, “Kulla e Qëndresës” në Lubizhdë të Hasit. (Lubizhdë e Hasit, ora 13:00)

- Ministri Matoshi, së bashku me GIZ dhe organizatën Jo-Qeveritare GAC, presin në takim nxënësit e shkollave fituese në kuadër të programit për ngritje të vetëdijes në institucione edukative dhe fuqizimin e vullnetarizmit rinor për një mjedis të pastër, me ç ‘rast do të shpërndahen edhe  mirënjohje. (kabineti i Ministrit Matoshi, kati 17, ish objekti Rilindja, ora 13:00)

 - Qendra Amerikane për Këshillim dhe Ambasada e SHBA-së hapin Panairin e Universiteteve Amerikane - Edukimi Amerikan. (Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës, ora 14:30)

- Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Conell mbajnë konferencë për media lidhur me prezantimin e formave të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Këshillit Prokurorial dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë". (Ndërtesa e Prokurorit të Shtetit, salla e konferencave, ora 14:30)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të vizitojë panairin universitar “EducationUSA” në Prishtinë ku do të japë një deklaratë të shkurtër mediumeve dhe do të takojë organizatorët dhe të pranishmit në panair. (Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës, ora 15:15)

- Shfaqet premiera “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Teatri “Dodona” në Prishtinë, ora 17:00) 
 
 

Ngjarjet e datës 11 prill 2019

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen e seminarit ndërkombëtar ‘Problemet e neglizhuara të malaries dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me mushkonjat’. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Komuna Klinës organizon fillimin e punimeve për rregullimin e oborrit te kulla e Mujë Krasniqi. (Fshati Çabiq, ora 9:30)

- Mbahet takimi i radhes i Komitetit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Grupi i Bankës Botërore organizon ceremoninë e lansimi të sistemit të sigurimeve bujqësore në Kosovë, Projekti ECA Agri-Financa. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet kërkesa e 41 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Bashkimin Evropian, Agjencinë për Barazi Gjinore dhe Institucionin e Avokatit të Popullit, do të lansojnë raportin e ri inovativ Diskriminimi me bazë gjinore dhe punësimi në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës bënë hapjen e Qendrës së dytë për të moshuar. (lagja Aktash, prapa restoran Rugova/përballe Meridian Express, ora: 11:00)

- SHL - Kosova së bashku me me DKA-së nga Komuna e Rahovecit organizojnë debat për maturantë për orientim në karierë. (Shtëpia e Kulturës “Mensur Zyberaj”, ora 11:00)

- Promovohen librat “Testamenti” dhe “Kukuta e Sokratit” të akademik Sabri Hamitit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet konferenca me temë “Iniciativa e Dimensionit Social” për Ballkanin Perëndimor “Mos përjashtimi i askujt në procesin e integrimeve të BE-së”. (Hotel Emerald, ora 11:30)

 - Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubimin e radhës Kundër PANhajnisë, merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 prill 2019

- Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 17 te Javës së Bibliotekës. (Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal publikon raportin e funksionimit të komunave për periudhën Janar-Dhjetor 2018 në të cilën do të diskutohen të arriturat njëvjeçare të komunave në ushtrimin e kompetencave të tyre ligjore, sfidat dhe detyrat e mbetura në fushën e vetëqeverisjes lokale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 165-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën behët raportimi i grupeve punuese për Projektligjet në procedurë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Nënkryetari Muhedin Nushi mban konferencë për media për fillimin e implementimit të "Open Contracting Data Standard" në platformën "Kontratat e hapura".  (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në hapjen solemne të bibliotekës digjitale e cila bëhet në kuadër të Edicionit të 17’të të Javës së Bibliotekës. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Kosovës në bashkpunim me  Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror organizon punëtorinë me temën “Veglat e vlerësimit të personelit të Meteorologjisë". (Hotel Afa, ora 10:30)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, së bashku me zhonglerin Agim Agushi, organizojnë konferencën informuese për media, në të cilën do të informoheni me detajet e garës për futjen në librin e rekordeve “Guinness”. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 11:00)

- Mbahet mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së Prof.dr. Adem Limani. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 11:15)

- Përfaqësues nga KIPRED,GLPS dhe Artpolis janë të ftuar ne mbledhjen e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit për të diskutuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërise civile aktive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Shoqata e Turizmit Alternativ të Kosovës pret një grup përfaqësuesish nga Agjensionet Turistike Botrore dhe medium televizive me qëllim promovimin, bashkëpunimin dhe vendosjen e Kosovës në ofertat turistike Ballkanike. (Pikë takimi në parkingun mbrapa pallatit te Rinisë, ora 12:30)

- Promovohet librit "Kështu foli Rugova", liber ky me intervista nga viti 1990 deri 2005. (Biblioteka "Hivzi Sulejmani" në Dardaniora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet deputeti Liburn Aliu. (Zyra e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! në Kuvendin e Kosovës, salla S2 ora 13:30)

- Në kujtim dhe nderim të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën dhe eksodin e 99-ës, në kujtim dhe nderim të gjithë të rënëve për liri, dëshmorëve dhe të zhdukurve, në respekt dhe falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptarë dhe Kosovën në vitin 1999, Zyra e Kryeministrit, më 10 prill 2019, organizon ceremoninë e vënies së gurthemelit të Muzeut të gjenocidit serb “Bllaca 99”. (Bllacë- Komuna e Hanit të Elezit, ora 14:00)

- Zyra e UNICEF-it organizon ngjarjen e titulluar “Activate Talks” e cila mbledh më shumë se 400 të rinj nga e gjithë Kosova, ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe inovatorë të rinj, për të diskutuar dhe treguar përvojat e tyre në ndryshimin e shoqërisë për të mirë. (Amfiteatri i Biblitokës së Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të promovoj shërbimin e ri elektronik "Fleta Poseduese në e-kiosk", projekt i cili po implementohet në bashkëpunim me USAID. (Ndërtesa e re e Komunës në Arbëri, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Selia e KQZ-së, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për veprimtarin e çështjes kombëtare Shaban Viqa-Baci. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, ora 18:00)

- Shfaqet  premiera e filmit të metrazhit të gjatë "Dashuria s'mjafton". (Kinema "Cineplexx" në Albi Mall, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 9 prill 2019

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, organizohet Manifestimi Tradicional “Ditët e Shqipes – 2019”, për nder të Betejës së Koshares. (Homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)

- Federata e pingpongut mban seminar dhe testim për gjyqtarët vendorë me ligjërues Dr.sc. Abedin Bahtiri.  (Shtëpia e sporteve, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe Kryetarëve  të Niveleve Komunale si dhe të Universiteteve për të diskutuar lidhur me takimin me ministrin Bytyqi dhe debatin me Komisionin Parlamentar për Amësim. (Salla e takimeve në Qendrën e studentëve, te zyret e SBASHK-ut, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti do të nënshkruajnë kalendarin e përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri. (Ministria e Kulturës në Tiranë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve dhe merr pjesë në Tubimin Përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, për nder të 20 vjetorit të Betejës së Koshares. (Kompleksi Memorial në Koshare, ora 11:45)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mbahet tubimi përkujtimor për nder të Betejës së Koshares. (Kompleksi Memorial në Koshare, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për shtyp. (Zyrët e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 prill 2019

 - Prokuroria Themelore e Pejës organizon tryezë me temë “Degradimi i pyjeve dhe ambientit”. (Ambientet e Hotel Dukagjinit në Pejë, ora 9:30)

- Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së Kryeministrit organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Rom. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova në Ditën Ndërkombëtare të Romëve do të vizitojë gratë që me guxim luftojnë diskriminimin dhe dhunën në familje. (OJQ-ja Rrjeti i Organizatës së Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane, Rr. UÇK 14, kati përdhesë, Nr. 1A1, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Lagjen Rome në Fushë Kosovë. (Lagja Rome në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit që organizon Let’s Do It. (Lagja Rome në Fushë Kosovë, ora 11:00)

- Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë organizon protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës. (Qendra e qytetit të Pejës, ora 12:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë me mbështetjen e Fondacionit për Shoqëri të Hapur mban debat me temë 'Transparenca e punës së komunës së Kllokotit - Vërbovc'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Kryetarët e grupeve parlamentare të PSD-së, AAK-së, dhe NISMA-s, mbështetur nga 30 deputetë të Kuvendit, do të dorëzojnë në Gjykatën Kushtetuese: Kërkesën për Vlerësimin e kushtetutshmërisë të Dekretit të Presidentit lidhur me emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. (Gjykata Kushtetuese, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit zyrtar të “NutriVida Nutrients”- Fabrikë Kanadeze e plehrave artificial e licencuar në Kosovë, e para dhe e vetmja e llojit të tillë në Ballkan. (Rruga “Marie Shllaku, në magjistralen Gjilan - Bujanoc km/4, ora 16:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, organizon pritje solemne në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në shënimin e 11 vjetorit të Ditës së Kushtetutës të Republikës së Kosovës, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 18:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhje pas shpalljes së Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj 2019. (Objekti i KQZ-se, ora 18:00)

- Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road” do të interpretojë në Gjakovë. (Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 7 prill 2019

- Nën patronatin e Kuvendit Komunal të Skenderajt dhe kryesisë të bashkësisë lokale të fshatit Polac mbahet tubimi përkujtimor në nderim të dëshmorëve dhe martirëve të lirisë si dhe të zhdukurve të fshatit Polac të Komunës së Skenderajt. (Varrezat e Martirëve të Fshatit Polac , ora 11:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së organizon homazhe për eproren e UÇK-së, gazetaren, publicisten, reporteren e luftës, Fetnete Ramosaj. (Holli i Pallatit të Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së organizon mbledhje Komemorative për eproren e UÇK-së, , Fetnete Ramosaj. (Pallati i Kulturës 'Jusuf Gërvalla' në Deçan, ora 13:00 - ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial 'Dëshmorët e Kombit' në Gllogjan, ora 14:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Romëve dhe jubileut “30 vjetori i Teatrit Rom”, shfaqet premiera “Na ishte se ç’na ishte një Kujtim Paqaku” të autorit Nexhip Menekshe dhe regjinë e së cilës e ka bërë Kaltrim Balaj. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë hapjen e sezonit Lumbardhi n’Behar me bendin kanadez Suuns. (Prizren, ora 21:00)
 

Ngjarjet e datës 6 prill 2019

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit, Drejtoria e Sportit e Komunës se Prishtinës  organizon dhurimin e gjakut nga të gjitha klubet sportive, OJQ-të dhe të rinjtë e kryeqytetit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media në të cilën do të prezantohet analiza përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës për dialogun Kosovë Serbi me titull 'Dialogu përmes dokumenteve: një analizë përmbledhëse e rezolutës, projektligjit dhe platformës shtetërore për dialogun Kosovë-Serbi”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, mbi Maxi Market, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për Minikadet, Kadet dhe Junior. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencë për media në të cilën qëndrimin e Alternativës për gjendjen në Sektorin e Arsimit do të prezantojë, anëtarja e Kryesisë Qendrore, Diana Qarkaxhija. (Zyrëe e qendrore te Aleternativës, kompleksi Qafa, kati 1-rë, ora 12:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", në bashkëpunim me UBT-në, do të mbajë një konferencë  të përbashkët me gazetarë, ku do të shpalosen dhuratat që do t’i dorëzohen apo dërgohen Presidentit George W. BUSH dhe ish zonjës së parë znj. Laura Bush. (Lokalet qëndrore të Kolegjit UBT, ora 12:00)

- Inagurohet fillimi i punimeve për rikonstruimin e rrugës Bishtazhin-Damjan. (Rruga Gjakovë - Prizren, në hyrje të fshatit Bishtazhin, ora 12:00)

- Nën Patronatin e Ministrit të  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, për nder të 30 vjetorit jubilar të rënies në altarin e lirisë, të Dëshmorit të Kombit, Prof. Xhemajli Berisha organizohet akademi përkujtimore. (Shtëpia e Kulturës “Xhemajl  Berisha” në Prizren, ora 12:00)

-  Komuna e Prishtinës bën testimin e sistemit të alarmimit në qytet i cili do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar. (Prishtinë, ora 12:05)

- Në kuadër të tubimeve nëpër komunat e Republikës së Kosovës Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim në Podujevë, merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Salla e teatrit "Avdush Hasani" në Podujevë, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje! mban tubim në Mitrovicë në të cilin merr pjesë edhe Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", në Mitrovicë, ora 15:00)

- Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, “Kyle Dillingham & Horseshoe Road”do të interpretojë në Prishtinë. (Holli i Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 5 prill 2019

- Në shënim të 20-vjetorit të masakrës së Llovcës behën homazhe te varrezat e martirëve në fshatin Llovcë. (Fshati Llovcë, ora 10:00 - nisja nga Zyra e Kryetarit Lutfi Haziri, për në fshatin Llovcë, ora 9:30)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon tryezën “Kushtetueshmëria dhe përgjegjësitë institucionale në procesin e Dialogut me Serbinë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C405, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” organizon tryezën e rrumbullakët “Roli dhe rëndësia e institucioneve të arsimit të lartë, drejt intensifikimit dhe ndërveprimit universitet - industri në Kosovë”. (Objekti universitar në UMIB, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Ministrisë së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të premten viziton një mori projektesh infrastrukturore, përfshirë edhe ato lokale, të financuara nga MIT. (Fshati Bresalc, rruga Prishtinë - Gjilan, afër pompës së derivateve “Kamberi Petrol”, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët formimi i panelit për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti takohet me Kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- UN Women dhe Federata e Futbollit të Kosovës organizojnë shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe me aktivitetin "Sporti për Paqe", me 50 vajza dhe djem. (Sheshi i lojërave të futbollit Ramiz Sadiku në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve te Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me regrutimin e përfaqësuesve të komunitetit joshumicë, në bazë të konkursit të fundit të policisë së Kosovës.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Nën organizimin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mbahet takimi me ambasadorët e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi në Republikën e Kosovës, ku të pranishëm do të jenë edhe kryetarët e komunave të regjionit lindje lidhur me bashkëpunimin ekonomik. (Hotel “Morea” në Prevallë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të mbajë një konferencë për media. (Ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala viziton kompaninë “Relux”. (Objekti i kompanisë 'Relux' në magjistralen Prishtinë - Shkup km 6, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, kati i parë, ora 12:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoni zyrtare e cila i dedikohet  promovimit/gradimit të zyrtarëve të Policisë së Kosovës. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme z.Ekrem Mustafa, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Rashit Qalaj si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. (Salla në objektin e Administratës së Re - Prishtinë, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim me qytetarë në kuadër të serisë së tubimeve nëpër komuna në të cilin merr pjesë edhe Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Sheshi ''Adem Jashari'' te Kalaja në Vushtrri , ora 14:00)

- Mbahet tubim përkujtimor, për të nderuar 7 dëshmorët e kombit dhe 31 martirët e rënë ne Altarin e lirisë, gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së në fshatin Vraniq të komunës së Therandës. (Fshati Vraniq, ora 14:00)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala viziton kompaninë “Kivo” në Komunën e Kaçanikut. (Objekti i kompanisë Kivo në Kaçanik, ora 14:30)

- Mbahet akademi përkujtimore në shënim e 20-vjetorit të masakrës së Llovcës. (Teatri i qytetit te Gjilanit, ora 16:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, mban konferencë për media ku do të bëjë njoftimin rreth përmbajtjes së marrëveshjes për uljen e çmimit të roaming në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, zyra e Kryeministrit, ora 16:00)
 

 

Ngjarjet e datës 4 prill 2019

- Mbahet mbledhja e Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të shqyrtohet dokumentacioni i pranuar nga Posta e Kosovës dhe Telekomi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Shefja i Zyrës së BE-së, Natalija Apostolova dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në konferencën për fillimin e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2019-2023, e mbështetur nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P 38, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa do të vizitojë komunën e Prizrenit, me ç ‘rast do të takohet me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi të kësaj komune. (Objekti komunal “Shtëpia e Bardhë” në Prizren, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari Albin Kurti. (Selia e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në Ditën e të Zhdukurve në Komunën e Klinës. (Shtëpia e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 12:00)

- Folk grupi nga SHBA-të do të interpretojë në qendër të Prizrenit. (Qendra e Prizrenit, “Sheshi i Lidhjes”, ora 13:30)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media në të cilën flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri lidhur me gjendjen në PTK. (Selia e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Hardinaj pret në takim ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në prezantimin Të Drejtat Pronësore në Kosovë –  Të Arriturat, Rezultatet dhe Leksionet e Mësuara. (Sheshi 21, ora 15:00)

- Qendra Koordinuese për Deminim e Ministrisë së Mbrojtjes e Republikës së Kosovë organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Deminimit. (Hotel Swiss Diamond, ora  16:00)

- Kosovo 2.0 organizon edicionin e radhës të Hajde Folim për përvetësimin e kulturës rome. (Zyrët e Kosovo 2.0, ora 18:00)

- Banorët e lagjes 'Të banesat e Bardha' organizojnë tubim për të shqyrtuar peticionin ndaj Komunës së Prishtinës dhe Termokosit për lidhjen e banesave me ngrohtoren e qytetit Termokos. (Shkolla fillore 'Iliria', ora 19:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Password”, të autorit Artan Hasani. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 3 prill 2019

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon konferencën me temë “Përtej margjinalizimit - Çfarë tani dhe çfarë më tutje?”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Përfaqësues të MASHT, SBASHK dhe Këshillit të Prindërve raportojnë para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me kompensimin e orëve të humbura nga greva e mësimdhënësve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, ndërsa pas përfundimit të saj, do të ketë deklaratë për media)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në hapjen e ngjarjes e cila mbahet nën titullin Tejkalimi i margjinalizimit – Çka tani dhe çka më tutje?. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.45. (Hoteli Grand, ora 10:00)

- Instituti GAP në bashkëpunim me Institutin e Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare organizon një tryezë të rrumbullakët ku do të prezantojë raportin: “Ndikimi i ndihmës shtetërore në tregun e energjisë elektrike në Ballkan”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të vizitojë Komitetin Olimpik të Kosovës, me ç‘rast do të nënshkruhet edhe memorandum bashkëpunimi. (Komitetin Olimpik, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët votimi i Raportit vjetor të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 si dhe votimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2018.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Shoqata e të burgosurve politikë dhe Shoqëria Lëvizja organizojnë akademi përkujtimore në pesë vjetorin e vdekjes së veprimtarit dhe atdhetarit të përkushtuar shqiptar, Bali Derivishi. (Institutin Albanologjik, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezën për Amendamentin Kushtetutes në lidhje me Konventën e Këshillit të Europës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje, i propozuar nga Nënkryetarja e Kuvendit tëRepublikës së Kosovës znj. Aida Dërguti, mbështetur nga 80 deputetë, dhe i konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese për procedim të mëtutjeshëm në Kuvend. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 13:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, mban takim me banorë të qytetit e Fushë Kosovës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë, ora 14:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)   

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)