- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mbështetur nga GIZ-i gjerman organizon konferencën e dytë të matematikës me temë Korrelacioni mes matematikës dhe fushave të tjera kurrikulare. (Retorant "Xeni Imperlail" në Gjakovë, ora 8:30)
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
- Mbahet mbahet Mbledhja e IV e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)
- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në bashkëpunim me USAID-in dhe IFES-in, do ta publikojnë Planin Strategjik te PZAP-it për periudhën 2016 - 2019. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutf i Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do ti nënshtrohen testit të arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën Selami Hallaqi. (Shkolla Selami Hallaqi, ora 10:45)
- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojë ceremoninë solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)
- Administrata Tatimore e Kosovës, mban konferencë për media rreth raportimit të hyrave për periudhën Janar-Maj 2016 si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së salla e konferencës, kati I, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në të cilën do të ketë diskutim rreth planit të veprimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, sipas planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të Shqyrtohet Projektligji për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, me amandamente të Komisionit Funksiuonal për Mandate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i çështjeve aktuale në komision dhe caktimi i një anëtari të komisionit për seminarin në Durrës sipas kërkesës së Fondacionit SOROS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do ti nënshtrohen Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën Musa Zajmi në Gjilan.(Shkolla Musa Zajmi", ora 11:00)
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa raporte financiare, duke pwrfshirw edhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)
- Behët promovimi i veprave për veprimtarin e çështjes kombëtare, z. Adem Demaçi. (Lokalet e Institutit Albanologjik, ora 12:00)
- Drejtoresha e Zyrës për Demokratizim pranë USAID-it Sara Buchanan, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtori i Programit të të Drejtave Pronësore Brian Kemple, do të shpallë një sërë aktivitetesh në Viti. (Shtëpia e Kulturës, Holli i Galerisë së Arteve, Viti, ora 12:30)
- Mbahet Ceremonia e diplomimit të nxënësve të shkollës "Sami Frashëri". (Amfiteatri pranë pishinës së Gërmisë, ora 18:00)