18 Prill 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 korrik 2017

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38 ora 10:00)

- Instituti Demokraci për zhvillim organizon konferencën ku do të bëhet prezantimi i punimit 'Zhvillimi i turizmit përmes politikave dhe legjislacionit efikas'. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu! në partneritet me Organizatën Komunikimi për Zhvillim Shoqëror - CSD, me përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë bejnë publikimin e raportit me titull 'Qajsa në Drejtësi dhe të Drejtat e Njeriut'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Pas përfundimit të takimit, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur do të mbajë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:45)

- Ministria e Diasporës organizon hapjen e panairit “Panairi tradicional 2017”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës “Veçoritë më të hershme të qytetërimit në Europë”, nga autori Tomor Kastrati. (Muzeun e Kosovës, ora 12:00)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit në çështjen penale, të evidentuar si PKR.nr.23/17, lidhur me rastin e të pandehurit N.N,. i akuzuar për veprat penale vrasja e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. (Gjykata Themelore Ferizaj, ora 14:30)

- Në kuadër të  ‘Karavanit te Dialogut” me përkrahje të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Misionit të OSBE-së në Serbi mbahet debati me temë “Gjinia dhe ndërtimi i paqes”. (Exit bar në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 11 korrik 2017

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunimin me Projektin  ECA Agro-Financave i implementuar nga Korporata Financiare Ndërkombëtare Grupi i Bankës Botërore organizon takimin e sektorit për sigurime Bujqësore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi merr pjesë në hapjen zyrtare të degës së ‘Teleperformance’, në Prishtinë. (Rruga 'Ilir Konushefci' afer Xhamis se Llapit, ora 10:00)

- Ansambleistë të Kuvendit Komunal të Kyçykçekmexhes së Stambollit do ta bëjnë vizitë në Ministrinë e Diasporës, me rastin e një donacioni. (Ministria e Diasporës, ora 10:00)

- Koalicioni K10 i mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara organizon shënimin e Ditës Botërore të Popullsisë ku mbajne tryezën e rrumbullakët me temë “Rëndësia e Planifikimit Familjar në Shëndetin e Popullsisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në kuadër të Karavanin e dialogut, gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë punëtori për “rolet gjinore”. (Hotel Boss në Partesh, ora 11:00)

- Gratë e reja aktiviste, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe misioni i OSBE-së në Serbi organizojnë debat lidhur me rolin e grave në qeveritë lokale dhe politik-bërje. (Qendra Rinore në Gjilan, ora 16:00)

- Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Komunës së Gjilanit fillon të martën  fazën e dytë të dezinsektimit e hapësirave publike në të gjitha lagjet e qytetit dhe në fshatra. (Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 korrik 2017

- Misioni i OSBE-së në bashkëpunim me qeverinë gjermane do të lansojë projektin e dytë për fuqizimin e kapacitetit të institucioneve të Kosovës në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. (Hotelin Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit nis zyrtarisht fushatën e korrje shirjeve. (Fshati Përlepnicë, ora 11:00)

 

Ngjarjet e datës 8 korrik 2017

- Iniciativa FEMaktiv organizon performancën publike të rradhës “Burrat hekurosin”, ku nëpërmjet kësaj performance publike synon t\'i sfidon rolet tradicionale gjinore. (Përpara “Lidhjes së Prizrenit”, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 7 korrik 2017

- Shoqata Down Syndrome Kosova hap Bistro Garden X 21, program ky i cili do te trajnoje dhe aftësojë personat me sindromën Down  duke i  përgatitur për treg te punës si dhe duke  synuar  punësimin e personave me sindromën Down brenda kësaj Bistro Garden X 21. (Qendra e Shoqatës Down Syndrome në Prizren, afër ABI Center, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të rekrutëve  të FSK-së nga radhët e komunitetit jo shumicë. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në kazermën “Skënderbeu”, në Ferizaj, ora 11:00)

- , Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të rekrutëve të FSK-së nga komunitetet, gjenerata e parë 2017. (Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Kazerma “Skënderbeu” në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllë e shkolles verore te BE-së e cila organizohet në bashkëpunim me projektin “Young Cell Scheme” dhe “European Young Cell Alumni” me përkrahjen akademike dhe logjistike të Universitetit të Prishtinës.  (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universitetit te Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, viziton qendrën e kujdesit ditor “Pema”, me c’rast do të bëhet publik aksioni i madh humanitar për mbështetje të fëmijëve të sëmurë. (Selia e qendres “Pema”, afër Shtëpisë së Rinisë, ora 14:00)

- Nisin punimet për implementimin e projektit  “Rehabilitimi i shtratit të lumit”, projekt i financuar  nga Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku me këtë rast do të merr pjesë edhe ministri i MMPH-së z.Ferat Shala si dhe strukturat e pushtetit komunal. (Afër Shkollës së Mesme Teknike te ish tregu i plaqkave në Klinë, ora 14:30)

- Akademia jCoders organizon garën më të madhe të programimit,elektronikës dhe  robotikës e cila organizohet për fëmijët dhe të rinjët e Kosovës. (Teatri Faruk Begolli – Universitetit AAB, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 6 korrik 2017

- Ministria e Punëve të Brendshme e mbështetur nga Zyra Qendrore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta do të shkatërrojë një numër të madh të armëve të Vogla dhe të Lehta. (Metal Holding në Ferizaj, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizojnë punëtorinë me temë "Mësimet e nxjerra për qeveritë e ardhshme lokale - Përvojat nga Kryetarët, Përfaqësuesit e zgjedhur, Shoqëria Civile dhe Komuniteti i Biznesit". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të  vizitojë punimet të cilat janë duke u zhvilluar në zgjerimin e rrugës Prishtinë-Podujevë. (Në hyrje të fshatit Gllamnik, të komunës së Podujevë, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu do të takohen sot me përfaqësuesit e bizneseve, ku do të diskutojnë për nevojën dhe  avancimin e dialogut me bizneset. (Ndërtesën e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

- Organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të Betejës së Lavdishme të Loxhës, rënies së Luftëtarëve të Lirisë, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli, Enver Alaj si dhe përkujtimi për Komandantin e Zonës së III-të Operative të Dukagjinit, Kolonel Tahir Zemaj. (Teatri “Istref Begolli”, në Pejë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit te veprimtarit të çështjes kombëtare, i burgosuri politik i viteve të 80’ta Skender Ibishi. (Varrezat e Komunës se Prishtinës, ora 15:00)

- Hidhet shorti për turneun pingpongut "Dita e Çlirimit". (Kolegji Universi, ora 16:30)

 

- Në kuadër të Festivalit te Arkitektures mbahet ligjerata nga Hanif Kara. (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 korrik 2017

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, pret në takim kryesuesin e divizionit të Rotary Leadership Institute për Kosovë dhe Shqipëri,Dr. Neshat Asllani. (Zyra e kryetarit, ora 9:45)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Gjakovës do të inaugurojnë përmirësimin e resurseve ujore në Gjakovësi. (Radoniq, Gjakovë, ora 11:00 - shtyhet për javën tjetër)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë se bashku me përfaqësues të komunës së Junikut do të inaugurojnë rivitalizimin e komuniteteve lokale për turizëm dhe zhvillimin e rinisë në Junik. (Komuna e Junikut, ora 12:15 - shtyhet për javën tjetër)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe një raport nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë së bashku me autoritetet lokale të Deçanit do të inaugurojnë valorizimin e eko-produkteve në zonën ndërkufitare të Deçanit. (Komuna e Deçanit, ora 15:20 - shtyhet për javën tjetër)

- Universiteti Amerikan i Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit të kandidatëve që janë në programin e USAID “Transformational Leadership Program”. (Objekti i AUK-it, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës përsonale të artistes Leunora Salihu. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)




 

Ngjarjet e datës 4 korrik 2017

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” për nder të përvjetorit e 241-të të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Gardën Ceremoniale e FSK-së do të bëjnë ngritjen e Flamurit Amerikan. (Sheshi Bill Clinton, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetesore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut vazhdon fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesetarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 11:00)

- Studentët e Universitetit 'Haxhi Zeka' në Pejë mbajnë protestë për arsye të mos-akreditimit të shtatë programeve kryesore si shqetësimi kryesor. (Pranë Rektoratit të Universitetit 'Haxhi, Zeka', ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ogranizon debatin me temë “Historia në tekstet shkollore”. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 13:00)

- Ambasada Zvicerane dhe Fondacionit Kosovar i Arkitektures organizojn hapjen e ekspozites "Swiss touch in Landscape Architecture", e kuruar nga Prof.Michael Jakob dhe e mbeshtetur nga Pro-Helvetia. (Hapesirat e Institutit Albanologjik, ora 14:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon hapjen zyrtare të dyqanit të dytë bamirës "Teshavesha". (Rr. Armend Daci, nr.12, Bregu i Diellit, përballe memorialit të Enver Malokut,  ora 15:00)
 
- Fondacioni Kosovar i Arkitektures në bashkëpunim me Future Architecture Platform do hapin ekspoziten "Playing with Places" e kuruar nga grupi i arkitekteve dhe artistëve nga Glasgow "Pidgin Perfect". (Hapësirat e Muzeut te Kosovës, ora 15:00)

 

- Ligjerate nga Prof.Michael Jakob, profesori Jakob bo flas mbi historine e arkitektures pejsazhore Zvicerane, ora 19:00

- Prezentin nga Ibai Rigby dhe shfaqja e dokumentarit te shkurt "Parallel Sparwls" ne bashkpunim me Rozafa Basha'n; shfaqja do percjellet me nje debat te shkurter me Ibai'n, Prof.Florina Jerliun, Nita Luci dhe Srdjan Jovanovic Waiss, ora 20:00

- Ligjerate nga Srdjan Jovanovic Waiss, GSAPP, Columbia do flas mbi mundesine e arkitektures se shteteve te pavarura "Nonaligned States", ora 21:00

Ngjarjet e datës 3 korrik 2017

- Mbahet ceremonia e fillimit të shkollës verore të Bashkimit Evropian e cila në fokus ka çështjet e BE-së, zbatimin e MSA-së dhe marrëdhëniet Kosovë-BE. (Amfiteatri i Fakultetit Filologjik i Universiteti i Prishtinës, ora ora 10:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri do të mbaj konference per media, në të cilën do te prezantohen të arriturat e ATK-se per periudhën Janar-Qershor 2017. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së  do të bëj promovimin e librit "Sandokani Rron" i autorit Zymer Mehani. (Lokalet e OVL të UÇK-së, selia qendrore në Prishtinë, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon ceremonin e hapje së tregut të luleve. (Sheshi Skenderbeu, ora 10:30 - shtyhet për nesër)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon hapjen solemne të Universitetit Veror Ndërkombëtar. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 korrik 2017

- Komuna e Gjilanit organizon ceremonine e ndarjes se mirenjohjeve, per delegatet e Kuvendit te Kosoves, nga Gjilani, te cilet kane marre pjese kuvendin e mbajtur me 2 korrik 1990 ne Kaqanik, ku edhe eshte lexuar deklarata e pavaresise. (Zyra e kryetarit te Komunes, Lutfi Haziri, ora 17:20)
 

Ngjarjet e datës 1 korrik 2017

- Mministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë fillimin e punimeve për ndërtimin e rrethrrotllimit në rrugën  Nacionale N2, në fshatin  Banullë. (Fshati Banullë, ora 10:30)

- KFOR-i do të organizojë koncertin për bamirësi me qëllim të promovimit të bashkëjetesës dhe tolerancës. (Teatrin Kombëtar, ora 18:00)
  

Ngjarjet e datës 30 qershor 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Projekti "Përmirësimi i kapaciteteve administrative në fushën e prokurimit publik në Kosovë" i cili financohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe implementohet nga Planet SA. organizon konferencën "Prokurimi Publik Nesër - Hapat Përpara". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, së bashku me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të bëjë ndarjen e certifikatave për kandidatët që kanë dhënë provimin profesional nga siguria dhe shëndeti në punë. (Objekti i Kryeministrisë  ora 11:00)

- Let’s Do It Kosova do të organizojë aksion për largimin e mbeturinave në hyrje të Parkut të Germisë. (Parkut të Germisë, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova do t'ju bashkohet aktivistëve dhe vullnetarëve të organizatës joqeveritare "Let's Do it Kosova" për pastrimin e Parkut të Gërmisë në Prishtinë. (Hyrja në Parkun e Gërmisë, ora 11:45)

- Instituti i Historisë “Ali Hadri” në bashkëorganizimi me Kuvendin Komunal të Vushtrrisë do të organizojë një sesion shkencor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së heroinës shqiptare Shotë Galica. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje komemorative në nderim të atdhetarit Rexhep Berisha. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 15:00)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori e ShBA-ve në Kosovë Greg Delawie organizon gosti, ora 18:00. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, ora 16:00)

- Organizuar nga Komuna e Gjilanit mbahet ceremonia e varrimit te atdhetarit, Rexhep Berisha, babait te kolosit, Nuhi Berisha. (Varrezat e Deshmoreve ne Gjilan, ora 17:15)

- Mbahet dita e fundit e ekspozitës “Kotësia e dallimeve të vogla” me ciceronin e rradhës Rebeka Qena, e cila do të ndajë një perspektivë tjetër të ekspozitës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 qershor 2017

- Kuvendi i Komunës së Gjilanit mban seancën e gjashtë. (Objekti i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizojnë tryezën e dytë diskutuese me temën “Avancimi i zbatimit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë me Ekonominë Cirkulare.”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim dhe komuna e Vitisë do të organizojnë një ceremoni nënshkrimi të granteve me sipërmarrës të ndëmarrjeve të vogla. (Salla e kuvendit komunal në ndërtesën e Qendrës Kulturore të Vitisë, ora 11:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” do të bëj dorëzimin e shpërblimeve dhe mirënjohjeve për fituesit e 10 eset më të mira me temën “Pse e dua Amerikën”. (Zyret e shoqatës në Lagjen Dardania, objekti 18/10 nr. 39 afer Ordinanca "Elita+", përballë Stacionit të Autobusve, ora 11:00)

- Organizohet aktivitet mbi ndarjen e mbeturinave, mbledhjen e veçantë dhe hedhjen e veçantë "Çfarë mund të bejë unë për një ambient me të pastër". (Sheshi Nënë Tereza, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Selia e KQZ-së, ora 14:00)  

- Përurohet libri universitar “Operacionet kryesore në trajtimin e ujërave të pijshëm” me autorë dr. Lavdim Osmanaj dhe dr. Alfred Lako. (Amfiteatri i Madh i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 15:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon hedhjen e shortit për Kampionatin Individual të Kosovës për veteran për vitin 2017. (Kolegji Universi, ora 16:30)

- Në kuadër të Javës së Diplomacisë Klimatike shfaqet filmi "Huricane", ku me pas do të ketë edhe diskutime.  (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 18:00)

- Mbahet promovimi i albumit “Albanika” nga rock bendi “4x4” i përbëre prej  punëtorëve të IPKO’s. (Sheshin 21, ora 19:00)




Ngjarjet e datës 28 qershor 2017

- Programi Nderkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale dhe Zyra Tejoqeanike për Trajnim, Asistence dhe Zhvillim Prokurorial në Kosovë, në kuader të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve te Bashkuara do të mbajnë punëtorinë “Financimi i Terrorizmit dhe Shpërlarja e Parasë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni organizon konferencë për media lidhur me Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin me qenie njerëzore, për Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Brendshme, ora 11:00)

- UNDP dhe USAID do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik, një product hulumtues me temë parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm, në një konferencë për media. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhje komemorative ne nderim te atdhetarit Rexhep Berisha. (Salla e Teatrit të Qytetit, ora 11:00) (aktiviteti shtyhet për nesër)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim delegacionin nga Shteti Iowa i SHBA-ve që po viziton Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.33. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

- Nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë regjimenti i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe Carabinieri do të organizojë, koncert bamirësie në favor të Fshatit të fëmijëve Sos dhe të Down Sydrome Kosova. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:30)

- NISMA për Kosovën - Dega Gjakovë organizon takim me anëtarët e simpatizantët e NISMËS në Gjakovë për të falenderuar për mbështetjen dhe suksesin e arritur te NISMA për Kosovën. (Restaurant Swiss Bistro, afër stacionit të autobusav në Gjakovë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 qershor 2017

- Ministri i Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar edhe nga disa ministra të tjerë, do të presë në takim një delegacion nga shteti Iowa i SHBA-ve, ku do të bisedohet për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
 
- Fakulteti i Shkencave Politike të UBT-së do të fillojë punimet e aktivitetit ku në fokus do të ketë temën më titull: "Siguria regjionale dhe ndërkombëtare”, e cila trajtohet do të trajtohet nga profesorë dhe ushtarakë të Kolegjit të Mbrojtjes i NATO-s, në përbërje nga Gjeneral-lejtnant Giorgio Battisti, kolonel Giuseppe Morabito dhe presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, etj. (Objekti i UBT-së, ora 9:30)

- Ministri i MPMS-së Arban Abrashi dhe Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, bëjnë vënien e gurthemelit të Qendrës për Aftësim Profesional në Podujevë. (Rruga për në fshatin Letanc, afër Qendrës për Punë Sociale në Podujevë, ora 11:00)

- OJQ AKTIV nga Mitrovica e veriut organizojnë konferencë lidhur me shpalljen e hulumtimit “Qasje në dokumente në Kosovë - Pengesa kryesore në integrimin e komuniteteve jo-shumicë”. (Hapësirat e Qendrës për Energji Qytetare në Mitrovicën e Veriut, rruga Mbreti Pjetër I, 183a, ora 11:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova dhe ambasadorja gjermane Angelika Viets  do te lansojn Javën e Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Diskutohet për rritjen e vetëdijës mbi ndarjen e mbeturinave, mbledhjen e vecantë dhe hedhjen e vcantë' Cfarë mund të bëj unë për një ambient më të pastër. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicën e Veriut, ora 13:00) 

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të presë në takim një delegacion nga IOWA – ShBA, i pëbërë nga rektorë, dekanë dhe profesorë të universiteteve të IOWA-s me të cilat universitete, ministri Bajrami paraprakisht ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. (Ambientet e MAShT, ora 14:00)

- Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon tryezën diskutuese me temën “Rruga përpara për Efiçiencën e Energjisë në Kosovë.” (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 14:00)

- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të flasë në ceremoninë zyrtare e cila shënon themelimin e Shoqatës së Grave në Sektorin Energjetik të Kosovës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:00)

- Koalicion K10 organizon diskutimin e hapur  me temë “Ndikimi i Duhanpirjes në Shëndetin Seksual Riprodhues”. (Kafe “CupO'Tea”, ora 17:00)

- Në kuadër të Javes se Diplomacisë Klimatike në Kosovë Shfaqet filmi 'This changes everything' ku me pas do te diskutohet edhe per filmin.  (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian, ora 18:00)

- EC Ma Ndryshe së bashku me organizatat tjera të shoqërisë civile bejnë prezentimin e vizionit të banorëve për komunitetin e lagjës për Kejin përgjatë Lumbardhit. (N'Kej, Prizren, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 24 qershor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon Provimin e Maturës 2017, afati i qershorit, pjesa e dytë, për rreth 25 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova.

- Mbahet Manifestimi Rajonal I Poezisë, “Treëkëndëshi Poetik I Paqes”, ediicioni I shtatë  2017. (Ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët “Bajram Curri” në Shurdhan,  fshat qendror I trekëndëshit  kufitar, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 23 qershor 2017

- Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Zëvendës Ministri i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj do të prezantojnë aktivitetet për pjesëmarrjen e kompanive dhe produkteve kosovare në panairin në Rijekë të Kroacisë, përgatitje për pjesëmarrjen në Samitin e Berlinit dhe riçertifikimin e OEK-ut me Iso standarde. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative  për nderë të jetës dhe veprës së profesor Hafiz Gashit. (Salla e teatrit të qytetit, ora 11:00)

- Mbahet aktiviteti i "Javes Egjiptiane" i cili po shënohet me rastin e "24 Qershorit Dites Nacionale te Komunitetit Egjiptian. (Hotel Sirus, ora  11:00)

- Prezentohet një pjesë të vogël të dokumenteve te historisë shekullore të qytetit të Prishtinës nga thesari i Arkivit të Perandorise Osmane. (Objekti i vjetër i Komuna se Prishtinës, salla nr 37,  ora 12:00)

- Me rastin e "24 Qershorit Dites Nacionale te Komunitetit Egjiptian" do të mbahët një protest paqësore në Prishtinë. (Sheshi " Skender Beu", ora 12:40)

- Zyra Regjionale e Aleanca Kosovare të Bizneseve në Gjakovë mban konferencën për media me temë 'Zgjedhjet në Kosovë promovuan Demokracinë por tkurren investimet dhe Ekonominë Vendore'.  (Zyret e AKB-së në Gjakovë rreth Parkut të Lirisë tek tyrbja e Shpëtimit, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri inauguron dy shtëpi të renovuara për familjët në nevojë. (Nisja nga zyra e kryetarit, ora 14:30)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rend dite shqyrtimin dhe miratimin e Planit Operacional për Zgjedhjet Lokale 2017 dhe kalendarit të aktiviteteve kryesore për këto zgjedhje, shqyrtimin dhe miratimin e kufizimeve të shpenzimeve të fushatës së Zgjedhjeve Lokale për subjektet politike. (Zyret e KQZ-se, ora 14:30)
 
- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri shperndan mirënjohjeve për shoqata dhe personalitete humanitare, qe kanë ndihmuar në forma te ndryshme Gjilanin. (Zyra e kryetarit, ora 16:00)

- British Council dhe Galeria Kombëtare e Kosovës organizojn vizitën speciale me ciceron VIP, me mysafirin Visar Arifaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 21:00)


Ngjarjet e datës 22 qershor 2017

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) organizon Ceremoninë e publikimit të “Raportit për Peformancë të komunave për vitin 2016“ dhe për “Ndarjen e grantit stimulues për komuna”. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon konferencë për media në të cilën do të prezantojë aplikacionin “përPrishtinën” dhe sistemin tërësisht të digjitalizuar të qendrës së thirrjeve.  (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu pret kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me një grup të përfaqësuesve të komunitetit të biznesit nga kjo Komunë. (Ndërtesa e Odës, ora 11:00)

- Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti i Prishtinës do të prezantojë para nxënësve dhe studentëve kosovarë delagacioni nga James Madison University të ShBA-ve. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 21 qershor 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim konsultativ përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C - 301, ora 9:00)

- Në kuadër të Ditës së Çlirimit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dorëzon mirënjohjet për studentët gjilanas të cilët po shkëlqejnë në universitetet botërore në shkencat e matematikës, sikurse edhe për disa të tjerë për sukseset në shkencat tjera. (Zyrët e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- Agjencia kundër korrupsionit organizon ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Agjencia kundër Korrupsionit në rrugën” Nazim Gafurri”, ora 10:30)

- Presidenti Thaçi pret në takim ambasadorin Zalmay Khalilzad, të cilin do ta dekoroj me medaljen “Urdhri i Pavarësisë”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit do të organizojë tryezë punë me temë “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve’’, në të cilën do të prezantohet edhe drafti i Strategjisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:30)

 

- Drejtoria për Kulturë bashkë me Ambasadës e Francës dhe Aleancën franceze organizojnë Festën e Muzikës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 20 qershor 2017

- Projekti rajonal “Programi rajonal i demokracisë lokale (ReLOaD) në Ballkanin Perëndimor” i financuar nga BE-ja dhe i implementuar nga UNDP do të lansojë programin rajonal mbi demokracinë lokale në Ballkanin Perëndimor. (Emerald Hotel, ora 10:00)  

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojnë Programin e ri Rajonal për Demokraci Lokale në Ballkanin Perëndimor. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland, e shoqëruar nga Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope, do t’i vizitojë fermerët në evenimentin promovues të dredhëzave dhe boronicave. (Sheshi Nëna Terezë, ora 11:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja 'Fuqizimi i organizatave te shoqërisë civile joserbe në Kosovën Veriore' do të mbajë një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar sfidat kryesore dhe metodat e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet OShC-ve jo-shumicë dhe organizatave të tjera aktive të shoqërisë civile në Kosovën Veriore. (“Civic Energy Center” Mitrovica Veriore, ora 11:00) 

- Komuna e Istogut me rastin e 20 qershorit - Ditës së Çlirimit do të bej homazhe tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të qytetit në Istog, (Istog, ora 11:00)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut Haki Rugova mbahet turnir në futboll të madh ku do të marrin pjesë KF " Istogu", KF "Onix-i, KF "Stars-at" nga Peja, KF "Siti Sport" nga Klina. (Stadioni i futbollit në Istog, ora 12:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Refugjatëve dhe Ditës së Kthimit nga Egzodi i vitit 1999, Departamenti i Diasporës pranë AAK-së, hapë ekspozitën me fotografi nga egzodi dhe kthimi i shqiptarëve në shtëpit e tyre në Kosovë. (Sheshi “Nëna Tereze”, ora 12:00)

- Komuna e Istogut me rastin e 20 qershorit - Ditës së Çlirimit do të organizoj ese kushtuar 20 Qershorit – Ditës  së Çlirimit të Istogut. (Salla e Kuvendit, ora 14:00) 


Ngjarjet e datës 19 qershor 2017

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, organizon konferencën regjionale “Roli i arsimit të lartë në shoqëritë demokratike”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet provimi i gjuhës italiane i akredituar nga Ministria e Punës së Jashtme, dhe Ministria e Arsimit të Italisë. (Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante në Prishtin, ora 13:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri mban konferencë për media me rastin e pritjes së kampionit të botës në boks, Erzen Rrustemi, i cili u dekorua me titullin “Mjeshër i Madh” nga ana e presidentit shqiptar, Bujar Nishani. (Zyra e kryetarit, ora 15:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me KFOR organizon ligjeratën e Zëvendës Asistentit te Sekretarit Gjeneral Nato-së, John Manza me temë“Nato dhe Ballkani Perëndimor”. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, ora 16:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me rendin e ditës raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-së, ora 16:00)  

- Kryetarët e gjashtë komunave të rajonit të Prizrenit, mbështetur nga Misioni i OSBE-së, do të nënshkruajnë sot një deklaratë të përbashkët për të promovuar bashkëpunim ndërkomunal dhe dialogun mes komuniteteve. (Hotel Theranda në Prizren, ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor të qytetit të Prishtinës. (Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton, ora 19:30) 

Ngjarjet e datës 17 qershor 2017

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës me end dite raporti nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-së, ora 11:00)

- Promovohet libri "Profeti nga Praga" i Musa Ramadanit, fitues i çmimit "Kadare" për vitin 2017. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës​, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 16 qershor 2017

- Ministria e Punës në bashkëpunim me projektin e Assistencës Teknike “Harmonizimi i Legjislacionit të Kosovës me Legjislacionin e BE në Fushën e Kushteve të Punës” mbështetur nga Bashkimin Europian Zyra në Kosovë mbajn konferencën nacionale  "Paketa e re Legjislative nga Fusha e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë  - Sfidat Implementuese" si aktivitet yni përmbyllës i Fushatës për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.(Hotel Sirius, ora 9:00)

 

- Ambassadori Delawie do të flasë me rastin e Pritjes Mirëseardhëse për të diplomuarit e programeve studimore Master. (Restauranti Rron, ora 17:00)

- Hapet ekspozita e fotografisë 'Estetika' e autorit Vigan Nuza. (Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve, afër shkollës “Elena Gjika, ora 17:00)

- Në ekspozitën ‘Kotësia e Dallimeve të Vogla’ e artistit britanik Grayson Perry, në Galeri i ftuar është Fisnik Ismaili, krijuesi i monumentit NewBorn i cili do të ndajë një perspektivë tjetër të ekspozitës. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 21:00)


Ngjarjet e datës 15 qershor 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ambasadori Delawie, i shoqëruar nga Zëvendës-Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë Goran Paulson dhe Kryetari i Federatës së Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit të Kosovës Arben Lila, do të flasë me rastin e përurimit të segmentit kosovar të shtegut malor Via Dinarica. (Vendstrehimi malor Reka e Allagës në Pejë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës se Çlirimit të Komunës së Gjilanit behën homazhe tek varrezat e dëshmorëve të Gjilanit. (Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00)

- Kompania Selmans Network SHPK organizon ceremoninë zyrtare të inaugurimit të fabrikës së përpunimit të lajthive dhe arrave Ko’Nuts e cila gjendet në Komunën e Graçanicës. (Ambientet e fabrikës së përpunimit Ko’Nuts, rr. Princi Lazër në Komunën Graçanicë, ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e zhvendosjes së lapidarëve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës. (Te parku para ish-ekzekutivit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Teatri Dodona mban konferencë për media lidhur me fillimin e Festivalit Ndërkombëtar "Mono Akt". (Salla e Teatrit “Dodona”, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës se Çlirimit të Komunës së Gjilanit mbahet koncert festiv për fëmijë. (Sheshi “Agim Ramadani” në Gjilan, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit shpall me të dalluarit në Sektorin e Rinisë (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 14:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës lidhur me raportin nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve. (Selia e KQZ-se, ora 14:00 - shtyhet, ora 15:00)

- Zëvendës-shefja e misionit të SHBA-ve në Kosovë, Colleen Hyland do të mbajë fjalimin përmbyllës në konferencën tre-ditore të Trajnimit të Specializuar Rajonal për Policinë e cila bashkon departamentet policore të trajnimit nga i tërë Ballkani. (Hotel Amazon, ora 14:30)

- Kinema ABC shfaq filmin e animuar për fëmijë dhe familje “Cars 3” në 3D, luajtur me zerat e tyre brilant nga: Owen Wilson, Cristela Alonzo, Chris Cooper, etj. (Kinema ABC, ora 16:00)

- Komuna e Gjilanit shpall me të dalluarit në sektorin e sportit (Restorant “Planet” në Gjilan, ora 17:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës "Histori personale përmes pikave" e piktores Valbona Karabaxhaku Dërdovski. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Komuna e Gjilanit organizon festivalin e kënges dhe valleve popullore “Gjilani Fest 2017” (Sheshi “Agim Ramadani” në Gjilan, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 14 qershor 2017

- Mbahet takimi i 135 i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon Provimin e Maturës 2017 në 200 qendra testimi në gjithë vendin, ndërsa për mbarëvajtjen e këtij procesi janë të angazhuar rreth 2100 administrues dhe rreth 600 komisionerë, ora 10:30

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Provimit në shkollën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. (Shkolla “Eqrem Çabej”, ora 10:30)
 
- Mbahet dita e vizitorëve në ushtrimin fushorë "Kampi veror 2017’’ të kadetëve te Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Fshati Zhegoc i Komunës së Gjilanit, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 13 qershor 2017

- Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian për Zgjedhjet Parlamentare 2017 në Kosovë do të mbajë një konferencë për shtyp në të  cilen do të prezentojë deklaratën preliminare të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve mbi zgjedhjet e 11 qershorit.. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Hapet ekspozita \"Trashëgimia përmes imazheve\", e organizuar nga studentët e vitit të tretë, të Departamentit Etnologji dhe Antropologji kulturore - Universiteti i Prishtinës. (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 12:00)

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media lidhur me vlerësimin preliminar për procesin zgjedhor. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. “Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 15:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 12 qershor 2017

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës organizon konferencë për media për të shpallur zyrtarisht përfituesit e granteve të Fondit të Grave të Kosovës me shumën prej pothuajse 100 mijë Euro. (Hotel Sirius, ora 14:00)

 - Showroomi i veshjeve moderne Kujta & Meri inauguron ateleun në Prishtinë. (Mati I, rr. Muharrem Fejza, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 11 qershor 2017

- Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas ajo do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra e votimit 1907E, në Fakultetin Teknik, ora 7:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë lidhur me hapjen e qendrave të vendvotimit në gjithë vendin. (Qenda mediale e KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 8:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri voton në Prishtinë. (Shkolla "Faik Konica", qendra e votimit 1903E, vendvotimi - 1903E/09D, ora 9:00)

- I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj voton në Prishtinë. (Shkolla e Mjekësisë "Ali Sokoli", ora 9:00)

- Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Prof. Dr. Avdullah Hoti, voton në Prishtinë. (Objekti i Fakultetit Filologjik, ora 9:30)

- Kandidati për kryeminister nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti voton në Prishtinë. (Fakulteti Ekonomik-Juridik, qendra e votimit 1913E, vendvotimi - 1913E/03R, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri do të votoj në Gjilan, dhe do të ketë deklarimin e tij para gazetarëve. (Shkolla fillore "Abaz Ajeti", ora 10:00)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, akademik Isa Mustafa, voton në në Prishtinë. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, voton në Prishtinë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 10:30)

- Koordinatorja nacionale për zgjedhje, prokurorja Laura Pula së bashku me koordinatorin e zgjedhjeve nga Policia e Kosovës, Naim Rexha do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, rruga "Luan Haradinaj", kati i III-të, ora 10:30)

- Shtabi zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Shtabi zgjedhor i LDK-së Lagjja Pejton, ora 10:45 - shtyhet, ora 14:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Iniciativa për Progres dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizojnë konferencë për media lidhur me të gjeturat nga monitorimi i aktiviteteve të  institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për mbrojtjen e votës.( Rruga Rrustem Statovci, Hyrja 1, Kati 1,Nr. 1, ora 11:00)

- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca voton në Prishtinë. (Salla e Sporteve - Bregu i Diellit, qendra e votimit 1912E, vendvotimi, 1912E/03R, ora 11:00)

- Kryetarja e Alternatives Demokratike të Kosovës dhe Ministrja për dialog, znj. Edita Tahiri, voton në Prishtinë. (Qendra e Votimit në Sallen 1 Tetori, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qenda mediale e KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 11:30)

- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpend Ahmeti voton në Prishtinë. (Shkolla "Faik Konica", vendvotimi, 1903E/01R, ora 12:00)
 
- Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu voton në Prishtinë. (Shkolla "Ismajl Qemali", Bregu i Diellit, vendvotimi 1911E/03R, ora 12:30)

 - Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Sejdiu voton në Prishtinë. (Shkolla "Shtjefën Gjeqovi", ora 13:00)

- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Fisnik Imsaili voton në Prishtinë. (Fakulteti Filologjik, vendvotimi 1906E/12R , ora 13:30)

- Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi voton në Prishtinë. (Shkolla e mjekësë "Ali Sokoli", ora 14:00)

- Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Pantina voton në Prishtinë. (Shkolla "Meto Bajraktari", ora 14:30)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00 dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qenda mediale e KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 15:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Iniciativa për Progres dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike me përkrahje të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizojnë konferencë për media lidhur me të gjeturat nga monitorimi i aktiviteteve të  institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë për mbrojtjen e votës.( Rruga Rrustem Statovci, Hyrja 1, Kati 1,Nr. 1, ora 16:00)

- Partia Demokratike e Unitetit organizon mbrëmje falenderuese për aktivistët dhe të tjerët për punën e palodhshme gjatë fushatës më grupin e muzikës "Ilirët" dhe këngëtarën Kumrie Bibaj. (Fusha e futbollit "2 Korriku" në Dragodan, ora 18:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe ecurinë e procesit zgjedhor. (Qenda mediale e KQZ-së në ndërtesen e KQZ-së, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 10 qershor 2017

- Vazhdon dita e dytë e Kongresit ndërkombëtare te Shoqates se Kirurgeve Maksillofacial dhe Oral te Kosoves. (Hotel International, ora 8:30) 

- Me rastin e 44 vjetorit të themelimit, Oda e Avokatëve të Kosovës organizon “Ditën e Avokatisë 2017” më ç'rast do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Dhomen Kombëtare te Avokatisë së Shqipërisë, për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës. (Hotelin Emerald, ora 11:00) 

- Koalicioni i OJQ-ve  “Demokracia në Veprim” organizon konferencën për media mbi vlerësimin e ecurisë së fushatës zgjedhore si dhe planin dhe përgatitjet e DnV-së për vëzhgim gjatë Ditës së Zgjedhjeve. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 13:00)

- Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”,  Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit të Diasporës, të nxjerra nga të dhënat e të regjistruarve aktivë. (Hoteli Sirius, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 qershor 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00) 

- Mbahet Kongresi ndërkombëtare i Shoqates se Kirurgeve Maksillofacial dhe Oral te Kosoves. (Hotel International, ora 9:00) 

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit e Kosovës shënon ditën ndërkombëtare të akreditimit. (Hotel Nartel, afër stacionit të autobusëve, ora 10:00)

- Ambasada Japoneze në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, organizojnë punëtorinë Kusakizome për fëmijë. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS, në bashkëpunim me Institutin Columbus, organizon konferencë për media lidhur me fushatën “Voto dhe vëzhgo”  . (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Demokracia në Veprim organizon tryezën me temë “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të vazhdimit të asfaltimit të rrugës lokale Botushë – Koshare.  (Rruga Botushë – Koshare, ora 12:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Demokracia në Veprim organizojnë në Prishtinë tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Ambasadori amerikan Grek Delawie dhe Laura Pula, Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, do të flasin në diskutimin e tryezës së rrumbullakët mbi zgjedhjet.  (Hoteli Sirius, ora 12:00) 

- Instituti i Evropës Juglindore për Shkenca Shëndetësore në bashkëpunim me Friedrich-Ebert-Stiftung publikojnë raportin në lidhje me Programet Shëndetësore të partive politike. (Amfiteatri i Kolegjit Heimerer, ora 13:00)

- Ambasada Japoneze në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, organizojnë punëtorinë Kusakizome për të rritur. (Muzeu i Kosovës, ora 13:00)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë hapjen e Qendrës Mediale për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor. (Qendra Mediale në ndërtesën e KQZ-së, Kati 4, ora 13:30)

 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Stadiumin Olimpik “ Adem Jashari” në Mitrovicë. (Stadiumi Olimpik “ Adem Jashari” në Mitrovicë, ora 14:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim në partneritet me Demokracia në Veprim organizojnë në Graçanicë tryezën me temën “Drejtësia zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”. (Etno House, në Graçanicë, ora 15:30)

- Ambasada Japoneze në bashkëpunim me Muzeun e Kosovës, organizojnë hapjen e ekspozitës nga punëtoria kusakizome, si dhe mbrëmja kulturore japoneze. (Muzeu i Kosovës, ora 20:00)

- Fillon edicioni i XIII i garave të muzicientëve të rinj ‘’ArsKosova 2017’’. (Amfiteatrin e Bibliotekës së Re Universitare)


Ngjarjet e fushatës zgjedhore


- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri dhe Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu mbajnë konferencë për media në Ferizaj. (Ferizaj, ora 10:00)

- I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK - AAK - Nisma, Ramush Haradinaj viziton Panairin e Librit. (Ambientet e Pallatit të Rinisë, ora 11:00) 
 
- I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK - AAK - Nisma, Ramush Haradinaj merr pjesë në mbylljen e fushatës zgjedhore. (Palestra “1 Tetori”, ora 15:00)

 

- Koalicioni i djathtë i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca Kosova e Re (AKR), Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi mbajnë tubimin qendror të përmbylljes së fushatës zgjedhore. (Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim zgjedhor në Shtime. (Shtime, ora 17:00)

 

- Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në Gjonaj të Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

 - Lëvizja Vetëvendosje mban tubim përmbyllës të fushatës në Pishtinë. (Sheshi "Skenderbeu", ora 21:00)

 

- Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në fshatit Arbanë të Prizrenit. (Shkolla e fshatit, ora 21:00)

 

- Koalicionit LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe kandidatit për kryeministër, Prof. Dr. Avdullah Hoti mban tubim zgjedhor në fshatin Korillë të Prizrenit. (Sheshi i fshatit Korillë të Prizrenit, ora 22:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)