Ngjarjet e datës 12 gusht 2015
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 9:00)- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës në bashkëpunim me Fondin për Popullsi të Kombeve të Bashkuara organizojnë tryezën e rrumbullakët " Angazhimi qytetar i të rinjve. (Hotel Sirius, ora 10:00)
- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë USAID-i, Sara Buchanan, e shoqëruar nga Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, do të flasë me rastin e përurimit të Doracakëve për gjyqtarë në fushën civile dhe penale. (Hoteli Sirius, ora 10:00)
- Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës organizon konferencë për media për nderë ditës botërore të rinisë. (Ndërtesën e Rilindjes, Kati 18, ora 10:00)
- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim përfaqësuesit e Këshillit Qendror të Veprimit Rinor të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 31, ora 10:30)
- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon kalimin e çiklistëve. (Nga lagjet e Prishtinës, ndalojnë në Parkun e Gërmisë, ora 11:00)
- Shoqata e Sigurimeve do te vizitoj vendkalimin kufitar ne Merdarë, qe te shohim se si eshte duke u respektuar zbatimi i marreveshjes Kosove - Serbi per njohjen reciproke te policave te sigurimit kufitar. (Kufiri ne Merdare, ora 12:00)
- Qendra Mediale në Çagllavicë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, organizon debatin publik me temën Sundimi i ligjit në Kosovë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Deçanit ku do të takohet me kryetarin e komunës së Deçanit, z. Rasim Selmanaj dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Deçanit, ora 11:00)
- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon caktimi i grupeve të gjakut, kontrollimin e gjakut, aktivitete akrobatike të parkour, bilardo dhe futboll dhe pikado. (Pishina e Gërmisë, ora 12:00)
- Ars Club Beqir Musliu" nga Gjilani promovon romanin Triumf dashurie i Drita Fejzës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)
- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të vizitojë komunën e Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari Lila dhe Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi. (Komuna e Gjakovës, ora 13:00)
- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prishtinë organizon debat me temë Roli i të rinjve në zhvillimin e kryeqytetit. (Pishina e Gërmisë, ora 15:00)
- Komuna e Prishtinës në bazë të vendimit për caktimin e komisionit për konsulta paraprake publike për rregulloren e rrugëve komunale, organizon diskutime publike me qytetarë, shoqatat e ndërtimtarëve, kryetarët e bashkësive lokale, OJQ të dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, shërbyesit civil të Komunës së Prishtinës dhe Policinë e Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 16:30)