28 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Mars 2018

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me kryeshefin e Agjencionit për Produkte dhe Paisje Medicinale si dhe shqyrton raportin e performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe Qendra për Kurajo Politike organizojn tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezentohet Punimi për Diskutim “Studimet e Doktoratës në Fakultetin e Edukimit dhe ate Filzofik të Universitetit të Prishtinës”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Agjencia Kundër Korrupsion organizon konferencën për shtyp në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2017 i Agjencisë nga Drejtori i AKK-së, Shaip Havolli. (Ndërtesa e Agjencisë kundërKorrupsion, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)

- Ministri i Financave, Bedri Hamza raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha dhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri raportojn para Komisionit për Integrime Evropian lidhur me procesin e liberalizimit të vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- BIRN dhe Internews Kosova do ta publikojnë raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi , Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, etj marrin pjesë  në publikimin e raportit me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave. (Objektit A i Pallatit të Drejtësisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës nis punimet për rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Fehmi Agani”. (Tek kafet e vogla, ora 11:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj organizon takimin e parë të Task-forcës ndërministrore lidhur me trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit. (MMPH në ndërtesen e re e Qeverisë, kati 17, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Miniera dhe Minerale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës dhe Komisioni për Legjislacion i Kuvendi të Kosovës, organizojn dëgjimin publik lidhur me Projektligjin për Parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik. (Hotel Sirus, ora 11:00)

- Studentë dhe studente, qytetarë e qytetare, të shqetësuar nga deklaratat skandaloze të Prorektores së Universitetit të Prishtinës, Teuta Pustina - Krasniqi, të cilat arsyetojnë ngacmimin seksual do të organizojnë një aksion simbolik për t'a kundërshtuar dukurinë e ngacmimeve seksuale në UP. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës organizon dhurimin e gjakut në shenj nderimi për banorët e Tauk Bahcces që 18 vjet më parë ishin dëbuar nga forcat serbe, e shumë prej tyre edhe ishin vrarë, si dhe 74 veprimtarëve që ishin vrarë në atë park në vitin 1944. (Parku i Tauk Bahcces, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do te behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku do te behët shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit dhe shqyrtimi i raportit të auditimit për raportin financiar vjetor të Fondeve të Mirëbesimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 27 Mars 2018

- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të vizitojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, lidhur me aferën e importit të mishit në Kosovë. (Zyrat e Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, ora 9:30)

- Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), do të hap nesër kampanjën “Drejtësia dhe biznesi”. (Restorant “Orchide” në Ferizaj, ora 9:30)

- ATRC organizon tryezën e gjashtë të ekspertëve me temën  “E Drejta në Kompensim për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësiri në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian organizon konferencën "Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor - Çka mund të presim". "(Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për transmetuesin publik të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon konferencën "Barrierat e të bërit biznes në Kosovë", ku çështjet të cilat do të ngriten, Dhënia e tokës në shfrytëzim për 5 vjet dhe 5 hektar, si dhe Taksat e dyfishta që paguajnë bizneset. (Zyret e OAK-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Metrologji, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Mbahet tryeza e rrumbullakët me temën “Sfidat në skenën politike serbe pas vrasjes së liderit të SDP-së  Olivera Ivanoviqit”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- anulohet - Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic, do të vizitojë komunën e Graçanicës, dhe me këtë rast do të takohet dhe do të nënshkruajë një marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin, Srgjan Popovic. (Komuna e Graçanicës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Pajisjet nën Presion, me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve vjetore për teatër. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me raportin vjetor të punës për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Komuna e Fushë Kosovës organizon Akademi Përkujtimore në shënim të  Nëntëmbëdhjetë Vjetorit të Masakrës së Fushë- Kosovës. (Qendra e Kulturës në Fushë- Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i 149-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për  Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguri nukleare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)
 
- Komisioni i Maturës Shtetërore do të mbajë takim, ku do të diskutohet rreth përgatitjeve për organizimin e Maturës Shtetërore 2018. (Ndërtesa e MAShT, ora 14:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti. (Zyrët e Vetëvendosje,  ora 16:00)

- Ekipet Kombëtare U21 të Gjermanisë dhe Kosovës do të takohen në Mitrovicë. (Stadiumi në Mitrovicë, ora 18:45)


Ngjarjet e datës 26 Mars 2018

- Projekti i Bashkimit Evropian ‘Mbështetje Profesioneve të Lira Ligjore dhe Odës së Avokatëve’ organizon hapjen e fushatës për rritjen e vetëdijesimit dhe Informimit për Ministrinë e Drejtësisë, avokatët, noterët, përmbaruesit privat, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit (PLL). (Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Shefja e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë, Znj. Nataliya Apostolova, kryetar i Odës së Avokatëve, Osman Havolli, Kryetarja e Odës së Noterëve, Arbena Shehu, Kryetari i Odës së Përmbaruesve Privat, Arben Gashi, Ndërmjetësuesi, Faton Morina, si dhe kryetari i Odës së Administratorëve Falimentues, Flamur Keqa. (Hapësirat e Sallës së Kuqe në Prishtinë, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L- 031 për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban aktivitet simbolik te Sheshi "Skenderbeu". (Sheshi "Skenderbeu", ora 10:00)

- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Kryesuesin e Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave organizojn një takim pune “Qytetaria Aktive dhe roli i këshillave lokale në Kosovë”. (Vila Gërmia, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Pajisjet nën Presion. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, në 19 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- FDH Kosovë organizon tryezën e rrumbullaket ku do të diskutohet mbi temën "Gjykimet për krimet e luftës – çka më tutje?". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Universiteti "Kadri Zeka' në Gjilan organizon shënimin e përvjetorit të 37-të të demonstratave studentore të vitit 1981. (Mjediset e universitetit, ora 11:00)

- Mbahet promovimi i librit “Ekokultura - Natyra në kulturën popullore shqiptare” dhe hapjen e ekspozitës “Arterren - Fotografi 2007 - 2017” të profesorit Shemsi Krasniqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”  ora 12:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në tubimin përkujtimor të organizuar për 19 vjetorin e masakrës në Krushë të Vogël. (Krushë e Vogël, ora 12:00)

- Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me Projektin e Përbashkët të Bashkimit EvropianKëshilli i Evropës kundër Krimit Ekonomik organizon tryezën e rrumbullakët “Mbrojtja e Informatorëve”,  për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Informatorëve, që shënohet çdo vit në mbarë globin më 24 mars. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl. (Ministria e Punëve të Jashtme,  ora 14:15)

- Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe Ministrja e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Dr. Karin Kneissl mbajn konferencë të përbashkët për media. (Ministria e Punëve të Jashtme,  ora 15:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Kabineti i Presidentit, ora 15:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

 

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pret në takim Ministren e Jashtme të Austrisë, Karin Kneissl. (Ndërtesa e Qeverisë, kati IX-të, ora 16:40 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 25 Mars 2018

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me takimet Thaçi - Vuçiq. (Zyret e Vetevendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 24 Mars 2018

- Organizohet një ecje prej Parkut të Gërmisë deri në Pyllin e Arinjve Prishtina në shenjë të 5 vjetorit të ariut të parë që është shpëtuar në Kosovë, ariut Kasandra. (Nisja bëhet prej rampës së Gërmisë, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Odën Amerikane të Kosovës organizojnë konferencë për media, ku do të trajtohet aktualiteti politik dhe ekonomik në Kosovë e në vecanti sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

- Në kuadër të edicionit të 18-të të Frankofonisë, 12 shkolla fillore dhe të mesme nga Gjilani, Drenasi, Vushtrria, Klina, Mitrovica dhe Prishtina marrin pjesë ne garën e organizuar nga Ministria franceze e Kulturës dhe Komunikimit, spektakli i nxënësve që mësojnë gjuhën frenge në Kosovë. (Salla e kuqe në Prishtinë, ora 11:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale  organizon “Orë Përkujtimore në shënimin e  19 vjetorit të Betejës së 24 marsit 1999 në Kotlinë, komuna e Kaçanikut". (Shkolla e fshatit “Naim Frashëri” në Kotlinë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Mitrovicë bën homazhe te varri i Prof. Latif Berisha, me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së tij. (Varrezat e fshatit Smrekonicë, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore kushtuar të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Fshati Gllogjan, ora 12:00) 

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale   ben vizitë në vendin e rënies se dëshmorëve dhe martirëve të Betejës së 24 marsit 1999 në Kotlinë. (Fshati Kotlinë, ora 12:00)

- Në Pyllin e Arinjve Prishtina hapet ekspozita në të cilën do të mund të shihet rrugëtimi i Kasandrës për 5 vite me rradhë permës fotografive. (Pylli i Arinjve Prishtina, ora 13:00)

-  Gjimnazi Hasan Nahi në kuadër të Fondacionit për Arsim dhe Kulturë Atmosfera organizon edicionin e pestë me radhë Gara e Intelegjencës "Eureka 5". (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 13:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale   ben homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. (Fshati Kotlinë, ora 13:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Obiliq shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restorani i KEK-ut, ora 17:00)

 

 

Ngjarjet e datës 23 Mars 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin për Sundimin e Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë presim nga faza e re e dialogut Kosovë-Serbi”, në një diskutim të përfaqësuesve të shoqërisë civile rreth të ardhmes së këtij procesi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Vazhdimi i Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S3, ora 11:00)

- Me rastin e 19 vjetorit të rënies së dëshmorit Asllan Fazliu, do të bëhen homazhe në fshatin Gllanasellë të Komunës së Drenasit. (Gllanasellë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me IKSHP, Zyrën e OBSh-së në Kosovë dhe partnerët e tjerë shënon Diten Botërore e Tuberkulozit. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ora 11:00)

- Përfundon Java e Gruas 2018 ku do te diskutohet 'promovimi i përgjegjshmërisë, integritetit dhe llogaridhënies në institucionet qeverisëse'. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet tubimi përkujtimor për koreografin dhe drejtorin e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit SHOTA në Zvicër, Agron Bajramin, i cili u nda nga jeta në moshën 54 vjeçare. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 14:00)
 

Ngjarjet e datës 22 Mars 2018

- Instituti Gap organizon debatin "Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar". (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të ujit do të realizojë shpërndarjen e materialeve promovuese me moton botërore “Natyra për Ujin” në Prishtinë. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e nivelit të lartë për Arsim. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon një aktivitet në Kompleksin e Akumulacionit në Përlepnicë të Gjilanit ku grupe nxënësish të komunës do të vizatojnë me temën “Natyra për Ujin”. (Përlepnicë, Gjilan, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Fondin Kosovar për Garanci Kreditore së bashku me KfW-në e mbështetur nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim organizojnë ceremoninë e lansimit të dritares agro. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhes, ku në rend dite është edhe miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në statutin e Komunës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me rastin e Ditës  Botërore të ujit do të realizojë shpërndarjen e materialeve promovuese me moton botërore “Natyra për Ujin” në Gjilan. (Gjilan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministrit të Financave, Bedri Hamaz raporton para Komisioni për Buxhet dhe Financa lidhur me Shpenzimet e Paparashikuara për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të  Kosovës, Nehat Idrizi dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, do të mbajnë sot një takim të përbashkët me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive të Republikës së Kosovës lidhur me me procedimin  e rasteve të korrupsionit në përgjithësi, përfshirë mekanizmin përcjellës si kusht për liberalizim të vizave. (Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ora 11:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mbajn konferencë për media lidhur me projektin "Asistenca për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Direktiva e Shërbimeve të BE-së". (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon tryezën me temën “Natyra për Ujin” në kontekst të Planit Zhvillimor Komunal për Gjilanin. (Hotel Kristal, Gjilan, ora 13:00)

- Ministria e Integrimit Evropian, organizon Konferencë për medie ku Ministrja Dhurata Hoxha, në konferncën për media, do të diskutoj për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën. (Salla a konferencave e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet manifestimi i 20 vjetorit të Epopesë së Dukagjinit të ngjarjes së 24 marsit 1998 - pengmarrjes së dy mësuesve të ish-shkollës fillore "Hasan Prishtina", tash "Heronjtë e Dukagjinit", në Gllogjan të Deçanit. (Salla e Asamblesë së Komunës së Deçanit, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën "Java e gruas 2018", organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar (NDI), me mbështetjen e USAID-it. (Hotel Emerald, ora 13:45)

- Ambasadorit Kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën Klinike Universitare të Kosovës- QKUK ku prezent do të jetë edhe Ministri i Shëndetësisë Uran Ismajli. (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti bashkë me Drejtorin e Shendetësisë dhe Mirëqenjes Sociale, Arben Vitia do të marrin pjesë në hapjen e Qendrës Kulturore-Sociale për të moshuar. (Objekti i ish Qendrës së Mjekësisë Familjare Nr.1 te Xhamia e Llapit, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Një jetë bardh e zi,” të autorit Avni Pantina. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Mars 2018

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret sot në takim ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në bashkëpunim me GIZ-in, do të organizojë konferencë për medie për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për të lansuar fushatën përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT-së, ora 10:00)

- Kolegji AAB, KFOR-i dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mbajnë konferencë të përbashkët lidhur me misionin e KFOR-it në Kosovë. (Teatri i Kolegjit AAB, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës ku pritet te behet votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të merr pjesë në fillimin e punimeve për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.  (Lagja Arbëria, ora 11:30)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Poezisë, studentët e Degës së Letërsisë Shqipe të Fakultetit të Filologjisë në bashkëpunim me mësimdhënësit e tyre, organizojnë aktivitetin kulturor të pagëzuar Mesdita poetike. (Amfiteatri i vogël i Fakultetit të Filologjisë, ora 12:00)

- Promovohen dy vepra, libri "Nato intervenation in Kosova' dhe filmi dokumentar "Deshmit e heshtura' të autorit Nysret Pllana. (Universiteti i Prizrenit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

-  Vazhdon Java e Gruas mban sesione plenare lidhur me këndvështrimin e një përfaqësuesi të zgjedhur se si të ndërtohen dhe mbahen marrëdhëniet me votuesit. (Hotel Emerald, ora 13:40)

- Mbahet takimi i radhës në Odën e Librit ku do të shënohet Dita Botërore e Poezisë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 20 Mars 2018

- Kryetari i Komunes, Lutfi Haziri do të organizojë pritje për përfaqesuesin më të lartë politik, të Misionit Diplomatik të Japonisë në Kosovë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Shefi i Njësisë për Kosovën në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të BE-se, në Komisionin Evropian, David Cullen do të vizitojë Kosovën ku do të marrë pjesë në punëtorin për Programin e BE-së për konkurrueshmëri të ndërmarrjeve dhe NVM-ve. (Hotel Afa, ora 9:30)

- Lansohet Fondacioni Jahjaga ku si qëllim ka të sjellë një qasje të re në angazhimin dhe përfaqësimin efikas dhe domethënës të grupeve të margjinalizuara, me theks të veçantë të grave dhe të rinjve në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunimme USAID-in organizojnë Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”. (Hotel Swis Diamond, ora 9:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”, organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in. (Swiss Diamond, ora 9:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon lansimin e punimit “Gjendja e vullnetarizmit në Kosovë: Sfidat dhe perspektivat”. (Dit’ e Nat’, ora 10:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon një tryezë diskutimi lidhur me Ligjin e ri për Sponsorizimet, me qëllim të diskutimit të të gjitha aspekteve të tij të cilat mbesin të panjohura për bizneset dhe për publikun. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gruas diskutohet "Përpjekja e përbashkët: Obligimi qytetar dhe i qeverisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm". (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Ambasadori i Japonisë në Austri përgjegjës për Kosovën Kiyoshi Koinuma dhe Sekretari i parë pranë kësaj Ambasade Mitsunori Ogasawar vizitojn Odën Ekonomike të Kosovës ku do të priten nga Kryetari Safet Gërxhaliu. (Objekti i Odës Ekonomike, ora 10:20)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic do të vizitoj komunën e Novo Bërdës dhe me këtë rast do të takoj dhe të nënshkruaj marrëveshjen e mirëkuptimit me Kryetarin, Svetislav Ivanovic. (Komuna e Novo Bërdës, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të paraqitet një vlerësim rreth punës së deritashme të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës dhe shqyrtimi i Projektligjit për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencë për media bashkë me Nënkryetarin e Komunës së Konyas, Ziya Yalçinkaya. (Objekti i Komunës se Prishtinës, ora 11:30)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic do të vizitoj fshatin Prekovc të komunës së Novo Bërdës. (Fshati Prekovc, ora 11:40)

- Ministri i  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijevic manastirin Draganac të komunës së Novo Bërdës ku me pas do të jap edhe një deklarat për media. (Manastirin Draganac, ora 12:30)

- Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojnë prezantimin e Projektit të Binjakëzimit “Mbështetja e institucioneve të Kosovës në zbatimin e MSA-së”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ambasadori Delawie do të jetë folësi kryesor në panelin “Korrupsioni si Kërcënim ndaj Demokracisë” që do të mbahet në ditën e dytë të aktivitetit vjetor “Java e Grave”. (Hoteli Emerald, ora 13:00)

- Me rastin e Ditës Botëore të Shëndetit Oral, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës. (Klinike Stomatologjike, ora 13:30)

- Lansimi i Raporti i monitorimit për Kosovën për administratën publike, SIGMA 2017. (Hotel International Prishtinë, ora 14:00)

- Ambasadori kanadez Daniel Maksymiuk viziton Qendrën për Shëndetin e Gruas ‘Klasat për Nëna’. (Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ora 14:00)

- Me rastin e ceremonisë së dhurimit dhe nënshkrimit të dokumenteve për pranim-dorëzim të një sërë përfitimesh dhuruar Prokurorisë Themelore të Gjilanit, përfshirë këtu pajisje për video konferenca, arkivë, dublikues DVD-sh dhe pajisje përkthimi, Drejtoresha e Zyrës për Europë dhe Azi pranë Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Erin Sawyer. (Prokuroria Themelore në Gjilan, ora 14:30)

- Zëvendësja e Ndihmës Administratorit për Europë dhe Euroazi pranë USAID-it, Gretchen Birkle, do të flasë me rastin e hapjes së punëtorisë kreative “makerspace” në shkollën e mesme Xhevdet Doda. (Shkolla e mesme Xhedet Doda, ora 15:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të bëj shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon debatin publik me temë "Hapësirat e braktisura të Kosovës". (Parku arkeologjik - Lapidariumi i Muzeut të Kosovës,  ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Mars 2018

- Kryetari i Komunes, Lutfi Haziri do të organizojë pritje për përfaqesuesin më të lartë politik, të Misionit Diplomatik të Japonisë në Kosovë. (Ndërtesa e Komunës së Gjilanit, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për Radio Televizionin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Mangësitë ligjore në legjislacionin e Kosovës në çështjet lidhur me sektorin e arsimit të lartë”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministrit së Zhvillimit ekomomik Valdrin Lluka raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me Trepçën, Postë e Kosovës dhe Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në konferencën e “Women for Women”, me temën: Përtej Mbështetjes Financiare”, organizuar nga CDF. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për sportisten Gentiana Beqa dhe trajnerin e saj Elvin Beqa. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ora 11:00)

- Instituti Kombëtar Demokratik me mbështetje të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizon Javën e Gruas 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)
 
- E Ngarkuara me Punë Colleen Hyland do të flasë me rastin e Ceremonisë së Hapjes së aktivitetit vjetor Java e Grave. (Kuvendi i Kosovës, ora ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj”,  gjatë së cilës do të publikohet Raporti i hulumtimit të opinionit lidhur me qëndrimet dhe preferencat politike të të rinjve. (Orion Conference Center, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Ministri i MTI-së Bajram Hasani do ta vizitojë Komunën e Vitisë, ku do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet MTI-së dhe Komunës së Vitisë. (Ndërtesa e Komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović. (Zyra e kryetarit, ora 13:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës do të mbajë takimin e radhës me kryetarë të komisioneve parlamentare të Kuvendit me temë "Roli i komisioneve parlamentare në mbikëqyrje të dialogut Kosovë-Serbi". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Zëvendës Asistenten e Administratorit të USAID-it, nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Podujevë shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restoran “Ora” në Merdar, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 18 Mars 2018

- Let’s Do It Kosova organizon aksion pastrimi në fshatin Lubovë të Istogut ku do të pastrohet deponia  qe gjendet buzë rrugës kryesore Vrelle-Banje, përkatësisht në afërsi të Kishës Ortodokse. (Fshati Lubovë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin deputetet, Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli. (Zyret e Lëvizjes Vetëvendosje, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 16 Mars 2018

- Save the Children në Kosovë ju fton të merrni pjesë në konferencën për prezantimin e të gjeturave kyçe të Analizës së Situatës të ofrimit të shërbimeve sociale në Kosovë. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon nesër një konferencë me temë angazhimin e mediave në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, do të merr pjesë në punëtorinë e kampanjës informuese ”Çfarë do të thotë Kodi Civil për ju?” të Ministrisë së Drejtësisë me mbështetjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel Nartel, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- MPMS, MTI dhe UNDP ndajnë 200 çertifikatata për perfituesit e   programit Praktikë në Punë. (Amfiteatri i madh i Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë "Perspektiva Evropiane e Kosovës sipas Strategjisë së Zgjerimit: Çfarë pritet të bëjë Kosova në vitet e ardhshme?”. (Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S3, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të vejne gurthemelin e Qendrës së Kulturës në Rogovë të Hasit, Komuna e Gjakovës. (Rogovë e Hasit, ora 13:00)

- Forumi i Gruas i LDK-së përkrahur nga Fondacioni Hjalmarson organizon konferencën me tema “Fuqizimi  i Gruas në Politikë" dhe "Parimet e Shoqërisë së Lirë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 15 Mars 2018

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do të marr pjesë në Tryezën e rrumbullakët, e organizuar nga Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, me temën “ Të Drejtat e Konsumatorit në Kosovë”.  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, komuna e Vitisë  dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, përmes projektit INTERDEV 2, do të lansojnë analizat për zingjirin e vlerave në sektorët e turizmit dhe bujqësisë. (Salla e Ekspozitave në Qendrën Kulturore në Viti, ora 11:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani do të ketë një aktivitet në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku do të bëhet shpërndarja e fllajerave informues për qytetarët për Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet sot me zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani. (Ndërtesa e Komunës së Kaçanikut, ora 12:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon konferencën e përbashkët për shtyp në të cilën do ta prezantojë Rron Gjinovci dhe Drejtorisë së Qendrës së Studentëve me rastin e dorëzimit të 2000 librave të mbledhur nga donacionet e qytetarëve për bibliotekën e konvikteve. (Objekti i drejtorisë së Qendrës së Studentëve, ora 14:00) 

- Galeria Kombëtare e Kosovës ka kënaqësinë organizon hapjen e ekspozitës së artistit Agron Blakçori, “A mund ta imagjinosh këtë si dicka të bukur?”. (Galeria Kombëtare e Kosovës të, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 14 Mars 2018

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i takimit me homologen e tij nga Kroacia, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Marija Pejqinoviq - Buriq. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 9:30 - vetëm pamje)
 
- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal ku do te behet shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:30)

- Rrjeti i Edukatorëve Baashkëmoshatarë organizon konferencën për mbështetjen e Koventës së ILO-s lidhur me adresimin e dhunës në baza gjinore në vendin e punës. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministrja e Punëve të Jashtme nga Kroacia, Marija Pejqinoviq - Buriq mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministre e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buriq. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:25 - vetëm pamje)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do të flasë në evenimentin i cili shënon një vit nga nisja e Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14:30)

- Anëtari i Klubi i Prodhuesve të Kosovës, S//SPRINT po bënë hapjen e pikës së re të shitjes në Prishtin. (Rrugën Bulevardi i Dëshmorëve, përballë AAK-së, Ulpianë, ora 17:00)

 
 

Ngjarjet e datës 13 Mars 2018

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të setit të fundit të pajisjeve bazike për Kujdesin Parësor Shëndetësor për Komunën e Lipjanit , të ofruar nga projekti “Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor” nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. (Qendra Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ora 9:00)

- Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të takohet me Udhëheqësit e Rinj. (Bonevet Prishtinë, ora 9:15 - Mundësi për të marrë pamje në fillim të takimit)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i takimit me homologun e tij nga Sllovenia, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Karl Erjavec. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në konferencën ku do të shqyrtohen praktikat ekzistuese në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në H2020, me ç’rast do të shpaloset edhe rregullorja e re për funksionalizimin e pikave të kontaktit për rritjen dhe shfrytëzimin e fondeve në kuadër të platformës H2020. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane do të prezantojë Studimin mbi Perceptimin e Korrupsionit, që përmban të gjeturat e hulumtimit të kryer me bizneset që operojnë në Kosovë. (Qendra e Konferencave Orion, ora 9:45)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Karl Erjavec mbajn konferencë për media. (Ndërtesa e MPJ-së, kati i parëora 10:20)

- Mbahet një konferencë shtypi, në të cilën do të paraqitet studimi i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike "Zbulimi i armikut të brendshëm në bashkësinë Serbe". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF, në kuadër të projektit “Fuqizimi i Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – Rrugëtimi vazhdon”, i financuar nga zyra e UNICEF në Kosovë, mban konferencën për media për publikimin e dokumentit “Fëmijëria pa dhunë, një e drejtë themelore”. (Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Europian, ora 11:00)

- BERZH do të lancojë një program të ri në Kosovë, Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër, për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik. (Swis Diamond Hotel, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do ta vizitojë Komunën e Vushtrrisë, me ç’rast do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. (Zyra e Kryetarit, Vushtrri, ora 11:00)

- Zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të protokollit të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni i cili nënshkruhet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe homologu i tij slloven, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Karl Erjavec. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:25)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do ta vizitojë komunën e Obiliqit me ç’rast do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi. (Komuna e Obiliqit, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i  rekomandimeve të grupit punues rreth pagave të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 12 Mars 2018

- Qendra për Arsim e Kosovës, në bashkëpunim me tri organizata të tjera joqeveritare, anëtare të “Rrjetit për arsim dhe punësim në Kosovë - KEEN”, me mbështetjen financiare të BE-së prezantojn raportin e vlerësimit të zbatimit të Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë në 2017. (Hoteli Swis Diamond, ora 9:30)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Insajderin organizojnë tryezën e diskutimit ku do te diskutojë mbi sigurinë e gazetarëve dhe hapave institucional që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë apo sulmojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës do të publikoj raportin e ri hulumtues 'Nga Fjalët në Vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë'. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Prishtinën si dhe shqyrtimi i propozimeve për hartimin e draftligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Rahovecit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, Smajl Latifi. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Presidentin Hashim Thaçi takohet me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell. (Aeroporti i Prishtinës, ora 11:50)

- Presidentin Hashim Thaçi dhe Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell mbajn konferencë për shtyp. (Pres qendraAeroporti i Prishtinës – VIP Lounge, ora 12:15)

- Kryetari i Sindikates se Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, Rrahman Jasharaj do të mbajë konferencë për media lidhur me rrjedhen e greves se sotme një-ditore si dhe hapat e metejme që do të ndermerren ne vazhdimesi për realizimin e kërkesave tashme të njohura te anëtaresisë së SBASHK-ut. (Lokalet e SBASHK-ut, ora 14:00)

- Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:20 - vetëm pamje)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë  Bajram Hasani do ta vizitojë fabrikën “EuroMaks” në Pejë.(Pejë,  ora 15:00)

 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka mban Konferencë për të sqaruar situatën e krijuar në Trepçë. (Objekti i MZHE, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 11 Mars 2018

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon xhirot 1 dhe 2 të Superligës. (Pallati irinisë ora 10:00  

- Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, në bashkëpunim me Federatën e Atletikës së Kosovës dhe Shoqatën e Pedagogëve të Sportit Shkollor, në kuadër të shënimit të pranverës studentore të vitit 1981 organizon vrapimin e qytetit “Gjilani 2018”. (Nisja nga qendra e qytetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Forumi i Rinisë i LDK-së shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restoran “Miracle” Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë,  ora 17:00)


Ngjarjet e datës 10 Mars 2018

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Federatën Skitare të Kosovës organizon garën e skijimit, "Kupa e Gjeravicës 2018. (Nisja për në Bjeshkën e Belegut nga oborri i Komunës së Deçanit, ora 8:00 -  Arritja në Bjeshkën e Blelegut, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon xhirot 3 dhe 4 të ligës së juniorëve, ndeshje interesante është përballja ndërmjet Hasan Prishtinës dhe Ahmet Hoxhes, ndeshjet tjera janë. (Pallatin e rinisë, ora 10:00)

- Kryesia e Forumit të Gruas së LDK-së shënon 28 vjetorin e themelimit. (Restaurant Zhushi, afër Gjimnazit "Sami Frashëri", Prishtinë, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 9 Mars 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Drejtësisë do të fillojë procesin e Rishikimit Funksional të sektorit të Sundimit të Ligjit, rezultatet e së cilit pritet të japin kontribut për fuqizimin e shtetit ligjor në Republikën e Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do te diskutohet organizimi i konferencës rajonale mbi pozitën e femrës në shoqëri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Ministria e Shëndetësisë bën lansimin e Doracakut të Monitorimit dhe Vlerësimit të Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë 2017-2021. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në konferencën “Rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit”, e cila organizohet nga Ministria e Drejtësisë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)
 
- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën e rregullt javore . (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S 3, ora 11:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, viziton sot Qendrën Kosovare të Inovacionit (ICK). të dedikuar për javën: “Sartup Europe Week”. (ICK, Rr. Rexhep Mala, 28A, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C-301, ora 11:00)

- Përurohet libri i Ali Kelmendit me titull "E verteta për kufirin e vjetër Cakorr-Hajle -Zhleb". (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- OVL-UÇK, dega në Kaçanik organizon shënimin e  19 vjetorit të Betejës së 9 marsit 1999 në Kotlinë, komuna e Kaçanikut dhe rënies heroike të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërlla Kuqi. (Shkolla e fshatit në Kotlinë, ora 12:00)

- Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan organizon manifestimin kryesore për festimin e 5-vjetorin e themelimit. (Mjediset e Universitetit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temë "Shënimi i kufirit me Malin e Zi - Korrektimi para ratifikimit". (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla S-II, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 5 vjetorit të themelimit të Universiteti Publik "Kadri Zeka" në Gjilan. (Objekti i Universiteti "Kadri Zeka" në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për pasyqrave vjetore financiare të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universitetit të Prishtinës . (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 14:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale organizon vizitë në vendin e rënies heroike të dëshmorëve: Milaim Loku dhe Emërlla Kuqi. Fshati Koltinë, ora 13:30)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik në bashkëpunim me Institucionet Komunale ben homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”. (Kotlinë, ora 14:30)
 

Ngjarjet e datës 8 Mars 2018

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Alexandra Papadopoulou dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O'Connell do të vizitojnë Institutin e Mjekësisë Ligjore. (Objekti i Institutit, ora 9:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ambasada e Francës organizojnë forumin e nivelit të lartë me temë të drejtat pronësore të grave. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar në lidhje me dhunën në familje dhe adresimin institucional. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
 
- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e  Republikës së Kosovës, organizon konferencën ndërkombëtare me temë “Festimi i pesë vjetorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në Ditëna Botërore të Veshkës, aktivistët e Shoqatës së Nefrologëve të Kosovës do të shpërndajnë fletëpalosje me shumë udhëzime se si t'i mbrojmë veshkat dhe si t’i zbulojmë sa më herët sëmundjet e veshkave, gjithashtu, do të ofrohet matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit të gjakut për qytetarët. (Sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- Innovation Centre Kosovo organizon aktivitetin "Dhuro gjak për nanën dhe bebën". (Objekti i Innovation Centre Kosovo, rr. 'Rexhep Mala' 28A. ora 10:00)

- Ambasada e Suedisë në Prishtinë në bashkëpunim me Global Girl Media në KosovaLive do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Grave duke punuar së bashku për të nxjerrë në pah profilet e grave, ekspertët dhe modelet e roleve nga Kosova. (Global Girl Media, Pallati i Shtypit, Aneksi II, , ora 10:00)

- Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e kryeministrit mban tryezën e diskutimit “Avancimi i agjendës për barazi gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 10:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në konferencën e përbashkët të OSBE-së dhe Ambasadës së Francës me temë “Të drejtat pronësore të grave në Kosovë, Trashëgimia dhe Barazia para Ligjit”. (Hoteli “Swiss Diamond”,  ora 10:00)

- OVL-UÇK, dega në Kaçanik, shënon 19 vjetorin e Betejës së 8 marsit 1999 në Ivajë, komuna e Kaçanikut dhe rënies heroike të dëshmorëve: Osman Luma, Qani Luma, Raif Koraqi dhe Murat Lika. (Vendi i rënies në Ivajë, ora 11:00)

- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Universitetit Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan do te  prezantoj aktivitete e për të shënuar 5 vjetorin e themelimit të Universitetit.. (Objekti i Universiteti të Gjilanit, ora 11:00)
 
-  Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe organizatat e tjera mbështetëse organizojn marrshin protestues 'Marshojmë, S’festojmë' parakalojn rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve lokale dhe globale se do të angazhohen pavarësisht sfidave për një shoqëri diverse dhe të barabartë. (Sheshi Zahir Pajaziti,ora 12:00)

-  Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" organizon konferencen "Gratë në Universitetin e Prishtinës - Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja". (Amfiteatri iAdministratës Qendrore të UPHP-së, ora 14:00)

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! zhvillojnë aksion simbolik me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas. (Sheshi "Skënderbeu", ora 14:30)

- Lëvizja Studentore për Barazi Studim Kritikë Veprim organizon diskutimin me temën “Angazhimi shoqëror e politik i grave”. (Fakulteti Filozofik ne UP, ora 15:30)

- Në kuadër te Javës së Filmave fitues të Çmimeve Oscar do te shfaqet filmi "The Shape of Watter". (Kino ABC, ora 17:20)

 

- Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, mban takim me strukturat e Gruas Demokratike. (Hotel Sirius, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 7 Mars 2018

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit tradicional “Shaban Jashari” për mësuesin më të mirë të vitit si dhe ndan mirënjohje edhe për mësuesit e përzgjedhur nga DKA-të, nga secila komunë. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe drejtorin e Sherbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 9:30)

- Kyesia e Forumit të Gruas së LDK-së me rastin e 28 vjetorit të themelimit bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, për të vazhduar tutje në takimin me Familjen Rugova. (Velani, ora 10:00) 

- Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me “Open Data Kosovo” dhe “Girls Coding Kosova”, do të lansojnë aplikacionin social “Pritjet në Ku­fi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Forumi i Guras së Lidhjes Demokratike te Kosovës bën nderim te Memoriali Heroinat. (Memoriali Heroinat, ora 10:30)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në bashkëpunim me KDI-në, do të mbajë dëgjim publik lidhur me “Përfitimet për ish-zyrtarët e lartë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të mbahet debat parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan organizon mini panairin si dhe do te nënshkruaj marrëveshje të bashkëpunimit me kompanitë pjesëmarrëse në mini panair. (Holli i Universitetit "Kadri Zeka", ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon manifestim madhështor me rastin e shënimit të 7 Marsit - Ditës së Mësuesit. (Kampusi i Shkollave të Mesme, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë organizon konferencë lidhur me fillimin e Javëve të Frankofonisë në Kosovë. (Aleanca Franceze, ora 11:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit  - ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. (Salla e kuqe  e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit ben inaugurimin e pllakës në shkollën “Selami Hallaqi”, objekti i së cilës ka shërbyer për aktivitete kulturore, patriotike e arsimore në vitet 90-ta. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Malishevës organizon "Marshin e Marsit - Mbaje Lapsin, Jo Unazën". (Gjimnazi "Hamdi Berisha" në Malishevë, ora 12:45)

- Mbahet manifestimi 'Nata e Zjarreve' ku fillimisht në kompleksin memorial “Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas në sheshin “Adem Jashari “do te mbahet një program kulturor-artistik. (Prekaz, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 6 Mars 2018

- KFOR-i do të organizojë Ditën e KFOR-it për Perspektivë Gjinore 2018. (Selia e KFOR-it në Kampin “Film City” në Prishtinë, ora 8:45)

- Mbahet konferenca shkencore "Jasharajt dhe Lufta Çlirimtare’". (Salla e Konferencave në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te varri i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, ora 9:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza takohet me një delegacioni nga Komisioni Evropian, i kryesuar nga Uwe Stamm, Shef i Njësisë, DG ECFIN. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 9:15 - vetëm pamje)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim mban konferencën "Zbatimi i angazhimeve institucionale për përmirësimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara". (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kolegji Heimerer dhe Instituti i Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale organizon konferencen Evropiane e Terapisë së Gjuhës dhe të Folurit. (Swiss Diamond Hotel Prishtina, ora 10:00)

- Delegacioni nga Komisioni Evropian mban takim me Koordinatorët e fushave të Programit për Reforma në Ekonomi. (Ndërtesa e Qeverisë, kati përdhese, zyra p-38, ora 10:00)

- Bëhen homazhe pran varrit të Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jasharaj në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpagues, me qëllim që të informohen rreth zbatimi të udhëzimit administrativ për transferimin e çmimit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët adresimi i Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me Sistemin Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Mbahet debati mbi temën "Zhvillimi i ekonomisë në Veri të Kosovës". (Qendrën Mediale në Cagalavicë, ora 11:00)

- Presidenti, Hashim Thaçi bën gradimin e dy gjeneralbrigade në gradën “Gjeneralmajor” dhe pesë kolonelëve në gradën “Gjeneralbrigade”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Këshilli i varrimit të masskrës së Jasharajve në Prekaz e cila u be me 3,4 dhe 5 Mars te vitit 1998 do të bejnë homazhe të varrezat e Jasharajve. (Prekaz, ora 11:00)

- Universiteti Publik ”Kadri Zeka” në Gjilan organizon simulimin e një seance gjyqësore nga studentët e Fakultetit Juridik nën mbikëqyrjen e Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani. (Objekti i Universiteti te Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,  Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi  lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Behën homazhe në të gjitha komplekset memorialë të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë, ora 12:00)

- Parlamentit Studentor i Universiteti "Ukshin Hoti" organizon protestën paqësore rreth qështjes së bursave. (Universiteti i Prizrenit, ora 12:00)

- Në shënim të epopesë së UÇK-së, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17 anëtarësh nga Oda Ekonomike Federale e Austrisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Mbahet "Akademi Përkujtimore" kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademi Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

- Kryetari i PDK, Kadri Veseli mban takim me strukturat e Rinisë Demokratike. (Sheshi 21, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes ekspozitës Pixel Collage te artistit te mirënjohur zviceran Thomas Hirschhorn. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- Hapet ekspozita kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari dhe Familjes Jashari në Muzeun e Kosovës në Prishtinë. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

- Paqja Studentore në bashkëpunim me grupin e fansave “Real Madrid C.F. Official Fan Page Albania” organizojn shfaqjen e ndeshjes PSG - Real Madrid. (Salla “1 Tetori” në Prishtinë, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 5 Mars 2018

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës për shënimin ei 20-Vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Komuna e Ferizajt do të nënshkrujn Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e disa projekteve të përbashkëta ekonomike. (Zyra e kryetarit të Komunës së Ferizajt, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës kushtuar “Epopesë së UÇK-së”, rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për liri. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bënë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz. (Prekaz, ora 10:00)

- Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjellë me programin kulturor dhe artistik. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Organizata studentore "Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës" organizon protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë shkaku i përjashtimit te Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës ora 11:00)

- Universiteti Publik  “Kadri Zeka” në Gjilan feston  5-vjetorin e themelimit. (Objekti i Universitetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj do të marrin pjesë në ceremoninë e FSK-së në kazermën “Adem Jashari” e cila organizohet për nder të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Parlamentet Studentore të të gjitha universiteteve publike dhe Këshillet Studentore të kolegjeve private të arsimit të lartë mbajn konferencën për media ku do të shpalosen qëndrimet e përfaqësuesve studentor për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga Regjistri Evropian për Sigurim të Cilësisë në Arsimin e Lartë. (Zyret e Parlamentit Studentor të UP-së, ora 12:00)

- Hapet Qendra Psiko-Sociale​ “Dritë”, në të cilën ngjarje merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë. (Objekti e ri përballë furrës “Aroma”, në lagjen Dardania në Gjilan, ora 12:00)

- Përurohet poema Adem Jashari e poetit dhe artistit Ilir Shaqiri, ku do të referojnë studiues e shkrimtarë dhe do të deklamojnë pjesë të poemës tre artistë të njohur nga Tirana: Bujar Asqeriu, Suela Konjari dhe Llesh Nikolla, kurse do të ketë dhe pika artistike muzikore. (Sheshi 21, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare ku do te shqyrtohet kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të Seancës së jashtëzakonshme per debatin parlamentar lidhur me Vendimin e Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lart për përjashtimin e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.. (Kuvendi i Kosovës, salla  C-301, ora 13:00)

- Zbulimi i Mozaikut i Komandantit Legjendarë Adem Jashari i ndërtuar nga gëzhoja. (Prekaz, ora 14:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës do të mbajë seancë solemne për nder të 20 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. (Objekti i Kuvendit Komunal,  ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj nënshkruan Memorandumin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në Komunën e Prizrenit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon "Artist Talk", bisedë me Artistin e mirënjohur zvicrran Thomas Hirschhorn i cili e viziton Kosovën me rastin e hapjes së ekspozitës së tij. (Galeria Kombëtare, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në prezantimin publik të Projektit për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar. (Sheshi 21, ora 17:00)

- Në Tiranë mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë Adem Jashari, Familjes Jashari dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri. (Muzeu Kombëtar në Tiranë, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 4 Mars 2018

- Federata e pingpongut të Kosovës  organizon garat e turneut 'Adem Jashari". (Salla e pallatit te sportit, ora 10:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan shënon 28–vjetorin e themelimit. (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyra qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00) 

Ngjarjet e datës 3 Mars 2018

- Me rastin e vitit jubilar, 20 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashar, Familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri realizohet vrapimi 'Shtegu i Shpresës'. (Nisja nga Prekazi, ora 13:00)

- Rotary Club Prishtina organizon ceremoninë e dorëzimit të Aparaturës për detektimin e deformiteteve të ijeve tek foshnjet e posalindura. (Qendra Kryesore të Mjeksisë Familjare, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 2 Mars 2018

- Banka Botërore në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës zhvillon një punëtori për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë me përfaqësues të institucioneve relevante të Kosovës dhe donatorëve tjerë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj do të marrë pjesë në punëtorinë për Menaxhimin e cilësisë së ajrit në Kosovë, e organizuar nga  Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Regjistri Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Projekti i financuar nga BE-ja "Mbështetje për profesionet ligjore falas dhe Shoqatën e Avokatëve" organizon trajnim për noterët, agjentët privatë të përmbarimit, ndërmjetësuesit dhe administratorët e falimentimit. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Vazhdon seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, mban konferencë për media. (Zyra e Kryetarit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, do t’i vizitoj Suharekën me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Bali Muharremaj. (Suharekë, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Promovimi i standardeve për produkte vendore dhe implementimi i MSA-së”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Mbahet konferenca e rregullt javore të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës -  salla S3, ora 11:00)

- Kryesia e Forumit  të Gruas do të bëj homazhe te Memoriali i Jasharajve në Prekaz, me këtë rast Kryetarja e Forumit, Deputete e Parlamentit të Kosovës  znj. Lirije Kajtazi do të vendos një buqetë me lule te Memoriali. (Prekaz, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të jetë për vizitë në komunën e Rahovecit, si dhe do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin  Smajl Latifi. (Rahovec, ora 13:00)

- Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë përmes ambasadës Amerikane në Prishtinë bejnë lansimin e Udhëzuesit të 1-rë për politikën ndëshkimore për Republikën e Kosovës. (Hotel Swis Diamond, ora 14:00)

- Kryesia e Forumit të Gruas e udhëhequr nga Deputetja e Parlamentit të Kosovës znj. Lirije Kajtazi do të vizitoj Komunën e Skenderajt. (Komuna e Skenderajt, ora 14:00)

 

- Komisioni për Legjilslacion, Mandate,Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të mbajë mbledhjen e radhës, e cila do të zhvillohet me këtë rend dite Shkelja e Rregullores së Kuvendit nga Kryetari Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1,  ora 14:00)

Ngjarjet e datës 1 Mars 2018

- Mbahet ceremonia e lansimit te projektit 'Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim' ju fton të merrni pjesë në ceremoninë e lansimit të të projektit në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Vazhdon seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ambasadori amerikan, Greek Delawie merr pjesë në përfundimin e praktikës profesionale për 47 praktikantë në sektorin energjetik në rritje e sipër të Kosovës. (Fakulteti Elektroteknik i Universitetit të Prishtinës, ora 10:30)

- Anulohet - Ministri i Infrastrukturës do ta vizitoj Obiliqin me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Gashi. (Obiliq, ora 11:00)

- Hapet Qendra e Mjekësisë Familjare nr.3, ku prezentë do të jenë Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, dhe Drejtori i Shëndetësisë Arben Vitia. (Rr. Xheladin Kurbaliu, afër shkollës teknike, ora 11:15)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të fillojë me lëshimin zyrtar të patentë-shoferëve me dizajn të ri ku gjatë kësaj ceremonie, ministri Flamur Sefaj, do të pajisë disa qytetarë të Republikës së Kosovës me patentë-shoferët e rinj. (Objekti i Agjencisë për Regjistrim Civil, ora 13:00)

-  MTI do të mbajë konferencë për media për pranimin e aplikacionit të parë për statusin e investitorit strategjik konform Ligjit për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e MTI-së, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për shtyp. (Selia qendrore e PDK-së, ora 13:00)

- Anulohet - Ministri i Infrastrukturës do të vizitoj komunën e Vushtrrisë me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Xhafer Tahiri. (Vushtrri, ora 13:00) 

- Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! realizojnë një aksion simbolik afër zyreve të ndërmarrjes KEDS në Prishtinë. (Zyret e KEDS përballë Katedrales, ora 17:30)

- Baleti Kombëtar i Kosovës mban shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit” – “The colors of dance”. (Baleti Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 Shkurt 2018

- Instituti KIPRED organizon diskutimin e gjetjeve dhe rekomandimeve kryesore të raportit hulumtues të titulluar “Kompensimi i viktimave të Krimit: Reagimi ndaj rasteve të dhunës në familje dhe trafikimit me qenie njerëzore”. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën pritet te shqyrtohet i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. (Ndërtesa e Kuvendit , ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantojë analizën “Efektet e ligjit për faljen e borxheve”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 Vjetorit të Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së, dega në Kaçanik organizon shënimin e 19 vjetorit të betejës së 28 shkurtit 1999 në Gajre dhe rënies heroike të Komandantit të Togut Hetem Hasaj. (Në vendin e rënies në fshatin Gajre, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 14:00)

- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn mban takim te përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. (Zyra e Presidentit, ora 14:20 - vetëm pamje)

- Fondi për të Drejten Humanitare organizon ligjeratën publike "Sot, 20 vite më parë - Rasti i Likoshanit dhe Qirezit". (Qendra e Dokumentimit Kosovë, bibloteka Hivzi Sulejmani, Dardani, ora 15:00)

- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker bashkë me Presidentin Hashim Thaçi mbajn konference per media. (Korridori në hyrje të Kuvendit, ora 15:25)

- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn mbajn takim me qytetarë. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 16:00)

 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2018

- Ministri Pal Lekaj viziton Vitinë, me ç’rast do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e kësaj komune, Sokol Haiti. (Viti, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohen peticionet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe i ngarkuari me punën e ambasadorit të Suedisë në Kosovë Andres Wolltermbahet nënshkruajn Marrëveshjen e kontributit në lidhje me mbështetjenpër PROTAX2 – Tatimi në Tokë në Kosovë 2014-2017 për vazhdim nga 2018-2020. (Ministria e Financave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 10:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri organizohet Konferenca Rajonale e Teknologjisë Informative, në të cilën marrin pjesë udhëheqësit e departamenteve të IT-ve të Kosovës dhe Malit të Zi. (Restorant “Vali Ranch”, ora 10:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut e publikon raportin për monitorimin e qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit dhe qendrave korrektuese. (Restaurantin Rings, sheshi “Nëna Terezë”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën “Edukimi mbi median dhe informacionin në Kosovë” ku edhe do të lansohet edhe projekti të cilin po e implementon INDEP-i në partneritet me UNESCO, e i cili ka për qëllim të nxisë diskutime në nivel nacional rreth gjendjes së Edukimit mbi Median dhe Informacionin. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi organizon tryezën lidhur me rëndësin e organizimit dhe sfidat në edukimin parashkollor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri takohet me ministrin e Infrastruktures në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë- Përfaqësuesen e Posaçme e BE-së, Nataliya Apostolova. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj raporton Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, do të realizojë vizitë pune në Autoritetin e Aviacionit Civil (AAC). (Zyrat e AAC-së, me seli në lagjen “Dragodan”, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur me shqyrtimin e propozimeve për anëtarë të Komisionit Kosovar për Kërkesa Pronësore, dhe për anëtarë për Verifikim dhe Vendosje të Pronave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Ministri Pal Lekaj do ta vizitojë komunën e Kamenicës dhe do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin, Qëndron Kastrati. (Kamenicë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 14:00)

- Nisma Socialdemokrate shënon katër vjetorin e themelimit. (Hotel Emerald, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2018

- Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Republikës së Kosovës mban tryezë lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit, nga ana e institucioneve lokale dhe qendrore, për vitin 2016. (Kuvendi i Kosovës, Salla 506, ora 10:00)  

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje Përpjekjeve Kundër Korruspionit në Kosovë II, mbështetur nga  qeveritë zvicerane dhe daneze, e në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, do të lansojnë Udhëzuesit Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës për klasën e gjashtë. (Zyret e UNDP-së, në Arbëri, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës bën prezantimin e hulumtimit “10 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës - Pritje, Përvojë dhe Kujtesë”, i realizuar nga Departamenti i Sociologjisë, i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës. (Fakulteti Filozofik, ora 12:00)

- Universiteti i Prizrenit organizon ceremoninë e shënimit të 55-vjetorit të SHLP-së dhe 9-vjetorit të Universitetit “Ukshin Hoti” – Prizren. (Amfiteatri i Universitetit te Prizrenit, ora 12:00)
 
- Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” në Prishtinë organizon ceremonin e përurimit të hapjes së konviktit nr VIII. (Qendra e Studentëve, ora 14:00)

- Behët prezantimi i studimit të politikës "Errësira dhe heshtja pas Marrëveshjes së Brukselit - analiza e zbatimit të Marrëveshjes së Telekomunikacionit dhe Energjisë". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 14:00)

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)