- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.​ (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
- Mbahet Mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)
- Mbahet debati me temën 'Ku janë miliona eurot e investuar në veriun e Kosovës' me panelistë Adrijana Hodžić, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatmir Gashi, zëvendës i Ministrit të financave, Sanja Sovrlić, bashkë-autorja e hulumtimit "Ku janë investuar 32 milione euro në veri të Kosovës" dhe Ksenija Božović, deputete në kuvendin e komunës së Mitrovicës së Veriut. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)
- Mbahet Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)
- Ambasadori Britanik, Ruairi O'Connell viziton shkollën fillore "Faik Konica" me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd. (Shkolla “Faik Konica”, ora 11:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit. (Ish-Tjegullorja në Prishtinë, ora 11:30)
- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, në kuadër të qëndrimit të Kosovë, do të zhvillojë vizitë në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)
- Departamenti i Muzikës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës mban konferencë për media me rastin e Premieres se Operes se parë bashkëkohore në Kosovë "GOF". (Kino Armata, ora 12:00)
- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës po organizon ceremoninë e mbylljes së projektit "Përmirësimi i Policimit të të Drejtave të Njeriut në Kosovë". (Ministria e Punëve të Brendshme, dhoma P01, ora 12:00)
- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, do të vizitojë Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. (Objekti i Qendres në Drenas, ora 12:40)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për financimin e subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)
- Kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell. (Selia e LDK-së, ora 14:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Presidenti, Hashim Thaçi marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 162 "Agim Bajrami". (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 14:30)
- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore në nderim të 107 të rënëve te fshatit Pavllan, Qyshk, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 16:00)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në Akademi në Përkujtimore në 20 vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 16:00)
- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim
delegacionin “Lutjet e Mëngjesit” nga SHBA-të, të shoqëruar nga deputetë
të Kuvendit të Kosovës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 16:30)
- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton shoqatën “Zëri i prindërve” ku do të takoj përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve. (Zyrat e Shoqatës “Zëri i prindërve” - Mitrovicë, ndërtesa e Muzeut të qytetit, ora 17:30)
- Mbahet Gala mbrëmja “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë” përmes së cilës studentët e talentuar të RIT Kosovo me mjete financiare të kufizuara do të mund të përkrahen financiarisht. (Emerald Hotel, ora 19:00)