29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2018

 - Zyra e BE-së dhe Misioni i OSBE-së në Kosovë do të organizojnë një punëtori të përbashkët me temë “Financimin e Partive Politike”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

-  Instituti i Kosovës për Administratë Publike me mbështetjen e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit do të organizojë Konferencën Rajonale "Trajnimi dhe ndikimi i tij në zhvillimin e shërbimit civil". (Hotel International Prishtina, ora 9:30)

- Agjencia Kundër Korrupsionit organizon hapjen e punimeve të Konferencës Rajonale Kundër Korrupsionit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën rajonale Kundër Korrupsionit. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë organizon një konferencë për gazetarë ku do të prezentohet numri më i ri i Raportit të Rregullt Ekonomik të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor.  (Zyret e Bankës Botërore, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përfaqësuesve të shëndetesisë primare nga 14 Komuna te Republikës së Kosovës, të cilët do të qendrojnë në Komunën e Gjilanit për programin e vizitave shtepiake për nëna dhe fëmijë. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin e lartë nga Qeveria Gjermane, kryesuar nga Thomas Richard Silberhorn, Sekretar Shteti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Maria Dr.Flachsbarth, Sekretare Shteti në Ministrinë për Bashkëpunim Ekonomik. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:15)

- Autori dhe filozofi i njohur nga Franca Jean Paul Mongin mban ligjerat në departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge, me studenta dhe profesor të departamentit të Filozofisë. (departamentin e gjuhës dhe letërsisë frënge, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Task Forcës ndër-ministrore për përmirësimin e cilësisë së ajrit në të cilen do të prezantohen veprimet që kanë ndërmarrë ministritë anëtare në kryerjen e obligimeve ligjore që kanë në fushën e përmirësimit të cilësisë së ajrit si dhe veprimet që do të ndermirën në të ardhmen. (Salla e takimeve në kabinetin e ministrit, kati 17, ish objekti “Rilindja”, ora 14:00)

- Inaugurohet fillimi i punimeve të rrugës së lagjes Hade e Re. (Para objektit të komunës së  Obliqit, ora 14:00)

-  Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit në bashkëpunim me Shoqatn e Onkologëve të Kosovës do te organizojë punëtorinë ku do te ligjerojne mjekët-ekspertë. (Lipjan, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin lamtumirës nga ushtarët e KFOR-it gjerman. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 16:30)

- Autori dhe filozofi i njohur nga Franca Jean Paul Mongin mban punëtori me nxënës të shkollave të mesme. (Aleanca Franceze e Prishtinës, ora 17:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen solemne organizuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, për KFOR-in dhe delegacionin e lartë gjerman, ku do të bëhet edhe lansimi i “Parkut Inovativ dhe Trajnues”. (Ndërtesa e Komunës në Prizren, ora 18:00)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, BIRN Kosova, në bashkëpunim me Qendrën e Avokimit për Kulturë Demokratike do ta organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri storiet më të mira gazetareske në çështje të të drejtave të komuniteteve pakicë, të drejtat e gruas dhe të komunitetit LGBT, të transmetuara në mediat televizive, shtyp apo online. (Dit’ e Nat’, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 3 tetor 2018

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës bën publikimin e raportit final “Kapja e shtetit: Ekonomia Politike e Zhavorrit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza do të mbajë takim publik me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Republikës së Kosovës ku do të informojë bizneset në lidhje me ndryshimet e politikave fiskale. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë ne ngjarjen e cila shënon sukseset e aktivitetit Avancojmë Kosovën së Bashku - Zgjidhjet vendore. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bën lansimin në konsultime publike të Projektligjit të Punës dhe Projektligjit për Pushimin e Lehonisë dhe Prindëror, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave në MPMS, ora 11:00)

- Drejtoria e Sherbimeve Publike, Infrastruktures dhe Banimit dhe Drejtoria e Inspeksionit nga Komuna e Gjilanit mban konferencë per media. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit sot do të mbaj ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.41. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 12:30)

 - Mbahet mbledhja Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do te informohen lidhur me shkeljet e dispozitave të Ligjit për komunikime elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Nën përkujdesjen  Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj  në bashkëpunim më DKA-në behët promovimi i Librit 'Zhvillimi i Kulturës Fizike dhe Sportit Deçanas' të autorit Prof.Muhamet Alaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit me krerët e Ministrisë së Infrastrukturës, Ministrisë së Shëndetësisë, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe Agjencisë Qendrore të Prokurimit, me qëllim të rritjes së llogaridhënies, transparencës dhe qeverisjes së mirë në procesin e prokurimit. (Objekti i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 14:00)

- Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova në bashkëpunim me Rrjetin e Grave të Kosovës do të lansojë analizën gjinore të Kosovës. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:15)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të ndjekë nga afër fillimin e asfaltimit të segmentit të katërt të zgjerimit të rrugës Prishtinë - Podujevë. (Tek nënkalimi i Gllanikut, afër shkollës, ora 15:30)

 

Ngjarjet e datës 2 tetor 2018

- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Innovation Center Kosova organizon dhurimin e gjakut për të aksidentuarit nëpër rrugët e Kosovës. (Objekti i ICK-se, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Dialogu Kosovë Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi ne parim i Projektligjit për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Këshillit organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Morinë mban konferencë për media në të cilën do të bëhen të ditura ecuritë, sfidat dhe rezultatet e punës  së deritashme. (Lokalet e MFSK-së, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Ndryshimit dhe Plotësimit Nr.1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Drejtoria për Gjeodezi, Kadaster dhe Pronë në Komunën e Gjilanit mban konferencën për media. (Zyra e kryetarit te Komunës, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të mbajë konferencë për media, ku do të flasë për procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve (VPM), që ka filluar ditë më parë në Kosovë. (Ndërtesa e MAShT, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i fillimit të punimeve për  asfaltimin e rrugës në fshatin Sferkë. Në përurim do të marrë pjesë Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj. (fshati Sferkë, Klinë, ora 11:45)

- Ministrit të Ministrisë së Diasporës dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me Ligjin për Diasporë dhe çështje tjera nga fushëveprimtaria e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori i Francës, Didier Chabert do t’i dorëzojë titullin Kalorës i Legjionit të Nderit, Njomza Emini, ish deputete dhe kryetare e Komitetit paraolimpik të Kosovës. (Rezidenca e Francës në Prishtinë, ora 17:00)

- Reprezentacioni i meshkujve kosovar do të ballafaqohet me pingpongistët nga Izraeli, ndeshje e rëndësishme për të kaluar në fazën e dytë të në Kampionatin Evropian 2018-2019. (Palestra e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 18:00)

- Mbahet takimi me strukturat e degës së II të Lidhjes Demokratike te Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e degës, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 1 tetor 2018

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shpend Maxhuni raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” për herë të parë do të organizojë një pritje të tillë me pjesëmarrjen e të gjitha njësive akademike ku studentët e rinj do të informohen nga afër lidhur me studimet në UP. (Kampusi para Bibliotekës Kombëtare, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media ne te cilen do te prezantoj indikatorin e matjes së Klimës të Biznesit si dhe shqetësimin rreth shtimit të numrit të grabitjeve dhe vjedhjeve në biznese. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 303, ora 10:00)

- Anëtarët e Klubit të Prodhuesve të Kosovës do të vënë gurë themelin e ndërtimit të shtëpisë për një nga familjet e prekura nga vërshimet e fundit në komunën e Suharekës, e cila u bë e mundur pas aksionit për ndihmë nga bizneset. (Komuna e Suharekës, ora 10:30)

- Drejtoria per Buxhet dhe Financa e Komunes se Gjilanit mban konference për media, ku do te permbledhet puna në ketë sektor sa i përket financave, të hyrave, shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor për vitin 2019. (Zyra e kryetarit te Komunes, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan,  ka organizuar pritjen e studentëve të rinj për t’ ju uruar fillimin e vitit të ri akademik 2018/2019. (Universiteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet për auditimin e raporteve fiannciare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Drejtoria per Buxhet dhe Financa  organizon konferencën për media, ku do të përmbledhet puna sa i përket financave, të hyrave, shpenzimeve dhe planifikimit buxhetor për vitin 2019. (zyra e kryetarit te Komunës në Gjilan, ora 11:00)

- Kryesia e LDK-së mbanë takimin me strukturat e degës së LDK-së në Klinë. (zyrat e degë së LDK-së në Klinë, ora 17:30)

- ORCA organizon aktivitetin përkujtues të studentëve  lidhur me 1 Tetorin 1997. Me këtë rast në Qendrën e Studentëve (Konvikte), do të lansohet numri i dytë i Tempullit të Dijes (gazeta studentore kritike-satirike) dhe menjëherë pas kësaj fillon marshi i 21 pishtarëve (që shënojnë 21 vjet nga 1 tetor 1997) nga konviktet deri në kampusin e universitetit. (Qendra e Studentëve (Konviktet), ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 30 shtator 2018

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në turneun e “Mini Rugby”, fushën e futbollit “Vigani” pranë Prishtina High School në Matiqan, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pas kthimit nga vizita zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbanë konferencë për media. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 12:00)

- World Vision organizon Ditën e Rinisë ku 200 të rinj nga vende të ndryshme do të takohen tek Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare. (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare, ora 14:00) 

- Mbahet ceremonia e përmbylljes se Javës Evropiane të Sportit në të cilen merr pjesë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 17:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 29 shtator 2018

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe komandanti i KFOR-it në Kosovë bëjnë hapjen e aktivitetit për ekspozimin e makinerisë ushtarake të KFOR-it amerikan. (Afër çerdhes në Lagjen Dardania, Gjilan, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, Komiteti Paraolimpik i Kosovës mbanë ceremoninë e fillimit të aktiviteteve të saj në Komunën e Vushtrrisë. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike, Vushtrri, ora 11:00) 

- Mbahet konferencë për medie në lidhje me koncertin e hapjes së sezonit 2018/ 2019 të Filharmonisë së Kosovës. Të pranishëm në konferencë do të jenë violinisti Visar Kuçi, dirigjenti Fernando Briones dhe drejtori i Filharmonisë, Baki Jashari. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 11:00) 

- Kryetari Haziri, ambasadori i Kuvajtit të Shqipëri, Myftiu i Kosovës dhe investitori nga shteti i Kuvajtit, do të vendosin gurthemelin e konviktit në SOS fshatin, në lagjen Zabeli i Sahitagës. (Zabeli i Sahitagës, Gjilan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon protestë me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, kundër paralajmërimeve për “korrigjim territoresh” nga presidenti Hashim Thaçi. (Para Bibliotekës Kombëtare, ora 14:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të ketë një adresim publik para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 28 shtator 2018

- Zyra për Çështje të Komuniteteve organizon koktej për festimin e Ditës së Komunitetit Boshnjak. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja  e Kuvendit Komunal të Prishtinës me rend dite propozimvendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2019 dhe Kornizës afatmesme buxhetore për periudhën 2019. (Salla e Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e betimit të kadetëve të rinj të Forcës se Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, në të cilën do të paraqiten rezultatet e sondazhit të shtatë të opinionin publik, lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta vizitoj Komunën e Rahovecit, ku do të nënshkruhen katër memorandume bashkëpunimi si “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Komunën e Rahovecit”, “Ndërtimi i Stadiumit në Ratkoc”, “Ndërtimi i Palestrës Sportive në Krushë të Madhe - Komuna e Rahovecit” dhe “ Ndërtimi i Stadiumit të Qytetit në Komunën e Rahovecit”. (Rahavec, ora 13:00)

- Presidenti Thaçi, sot pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 13:30)

- Federata e Atletikes së Kosovës organizon Javën Evropiane te Sportit në Mitrovicë. (Stadiumi Olimpik “Adem Jashari”, Mitrovicë, ora 14:00)

- Ambasada e Francës, në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë organizon hapjen e qendrës frankofone të kulturës dhe gjuhës në Vushtrri, pranë shkollës SHMU-2. (Qendra frankofone në SHMU-2, ora 14:45)

- Universiteti i Prishtinës organizon “Konferencën Shqiptare të Biologjisë dhe Mjedisit”. (Salla e madhe të Bibliotekës Universitare, rr. Eqrem Qabej, ora 17:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të merr pjesë në shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Kulturore Evropiane dhe Vitit Evropian të trashëgimisë kulturore në Lokalitetin arkeologjikë në Dresnik. (Dresnik, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 shtator 2018

 - Balkan Green Foundation në kuadër të Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temën: “A është Kosova e gatshme për të trajtuar ndryshimet klimatike?” (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 9:00)

- GIZ dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizojn konferencën 'Opportunity Scouting‘. (Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës, ora 9:30)

- Mbahet Panairi i Sportit në Gjilan. (Para teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 10:00)

 - Instituti Demokraci për Zhvillim organizon punëtorinë "Dialogu social për fuqizim" e cila sjell rreth vetes pjesëmarrës nga shoqëria civile, organizimet sindikale, aleancat dhe odat ekonomike, si dhe akterë tjerë relevantë të zhvillimit të dialogut social në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Demokratit i Kosovës në bashkëpunim me Komisionin parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione organizon tryezën e diskutimit “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Me rastin e Javës Evropiane të Sportit ju ftojmë të përcjellni tryezën me temën "Sporti në Shkolla". (Restoran "Residenca", në Klinë, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Bëhet përurimi i tregut të gjelbër në fshatin Kmetoc. Në këtë ngjarje marrin pjesë kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O'Connell. (Fshati Kmetoc, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të vizitojë Kullën e Zenel Beut në Pejë. (Kulla e Zenel Beut, rr. 51 William Walker, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Turizmit organizohet ecje në shtegun drejt Liqenatit në Rugovë. (Pejë, ora 13:40)

- Prezantohet raporti hulumtues i përgatitur në lidhje me Kontratën për Zgjatjen e Pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës. (Auditorium i RIT Kosovo, AUK, rrugës për Gërmi, ora 14:00)

 - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pret në takim, Ministrin e Austrisë, Gernot Blümel me bashkëpunëtorë. (Ndërtesa e Qeverisë salla e mediave, ora 14:15)

- Në kuadër te Panairi i Sportit në Gjilan mbahet turneu “Fadil Vokrri”. (Stadiumi i qytetit në Gjilan, ora 15:00) 

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018

 - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 25 shtator 2018

- Instituti Demokraci për Zhvillim me mbështetje të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë organizon diskutimin mbi temën “Reforma zgjedhore e papërfunduar: Çfarë më tutje?”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi pret në takim Presidentin e Federatës Evropiane të Sportit Universitar, Adam Roczek. (Kabineti i ministrit, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet për auditimin e raporteve fiannciare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata "Pema Kovrage" në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Kuvendit Komunal të Istogut organizon ditën tradicionale të vjeljes së mollës. (Fshati Kovrage në Istog, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin që themelon Komunitetin e Transportit dhe Shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Efiçiencë të energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj mbajnë një konferencë për media në të cilën do të prezantojnë planin e përbashkët  “Drejtësia 2020”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Me rastin e lansimit të sistemit bashkëpunues për menaxhimin e performancës, "Drejtësia 2020",  i dezajnuar për të përmirësuar funksionimin e institucioneve të drejtësisë përmes zgjidhjes strategjike të problemeve, Ambasadori Delawie do tu drejtohet të pranishmëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton qendrën tregtare Albi Mall. (Qendra tregtare Albi Mall në Veternik, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)  

- Me rastin e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi, Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’ mbanë konferencën për media. (Foajeu i Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 14:00)

- Komuna e Klinës do të filloj punimet për  ndërtimin e urës në lagjen Mustafaj të fshatit Ujmirë të Komunës së Klinës. (Fshati Ujmirë, ora 14:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, takohet me zv.ministrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Besnik Hoti. (Zyra e Kryetarit, ora 14:00)

- Me rastin e përvjetorit të 10-të themelimit të Odës Tregrare Kosovaro Turke mbahet kokteji. (Hotelin Swiss Diamond, ora 18:00)

- Shfaqet prova gjenerale e premierës së koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevaz e cila i kushtohet heroit tonë kombëtar Gejrgj Kastrioti-Skënderbeu. Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Partia Socialdemokrate bën hapjen e zyrave në qytetin e Mitrovicës. (Zyrat gjenden në afërsi të Raiffeisen Bank dhe IPKO-s, ora 18:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)

Ngajrjet e datës 23 shtator 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare te Javes Evropiane te Sportit. (Hotel Swis Diamond, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

Ngajrjet e datës 22 shtator 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ju njofton se në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër” ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e 22 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare pa Makina. (Hapësirat para Objektit Qeveritar gjegjësisht “Ish objekti Rilindja”, ora 10:00)
 
- Në Teatrin Dodona, do te jepet shfaqja "Mustaqoshi Larosh" me regji te Melihate Qena. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë në të cilën do të flasin Albin Kurti, Agim Bahtiri, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Faruk Mujka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 shtator 2018

- Kolegji “Tempulli” i mbeshtetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë. (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 9:00)

- Let’s Do It Kosova organizon aksioni i radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aksionin e pastrimit në kuadër të Task Forcës “Ta pastrojmë Kosovën”. (Deponia pranë Stadium “Fadil Vokrri”, ora 9:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 9:00)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë”. (Salla e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtritjes Urbane në Evropën Juglindore" organizon një ceremoni nënshkrimi të Marrëveshjes Ndër - Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe me rastin e rivarrimit të Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bënë homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  do të vizitojë Komunën e Prizrenit, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për ndërtimin e deponisë së mbeturinave inerte. (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15) 

-  Promovohet raporti 'Stafi Akademik i UP-së - studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë', mes tjerash, do të publikohen rastet e 16 profesorëve të Universitetit të Prishtinës që ndër vite kanë kryer plagjiaturë. (Qendra Informative Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin për 20 vjetorin e rënies së Dr. Lec Gradica. (Fshati Gradicë në Drenas, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe EuroMetal-it. (Rektorati i UPHP-së, ora 14:00)

- Academic English Center KS  organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënje në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti” , mbrapa bankës TEB, ora 19:00)

Ngajrjet e datës 20 shtator 2018

 - Këshilli i Investitorëve Evropianë në bashkëpunim me Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Bankën Evropiane për Rindertim dhe Zhvillim organizojn konferencën e nivelit të lartë 'Drejt një klime miqësore të biznesit dhe investimeve në Kosovë, “White Book 2018”. (Hotel Emerald, ora 8:30)

- Komuna e Gjilanit organizon aktivitetin "Dita pa Makina", që shënohet në kuadër të aksionit "Ta pastrojmë Kosovës". (Para shtatores se Rexhep Males e Nuhi Berishes, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon konferencën “Siguria Njerëzore, Problemi dhe Reagimi Institucional”. (Salla e konferencave Orion, përballë KINO ABC, ora 10:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës bëhet përurimi i shtatoreve të heroit Fehmi Lladrovci dhe heroinës Xhevë Krasniqi-Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e shtatoreve të Heroit Fehmi Lladrovci dhe Heroinës Xhevë Krasniqi - Lladrovci. (Sheshi “Fehmi Lladrovci”, Drenas, ora 12:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Pejës dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodini” në Pejë. (Komuna e Pejës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të mbahet shqyrtimi i Projektligjit pÑ‘r Ratifikimin e Marrëveshjes për Pjesëmarrjen e Kosovës në programin Evropa Kreative për Mbështetjen e Sektorëve Kulturorë dhe Kreativë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)  

- Fillon asfaltimi i rrugëve në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. (Oborri i QKUK-së, ora 15:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore, Nebi Hoxha. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 15:00)

- Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës dhe forumZFD Programi në Kosovë organizojn konferencën tre ditore 'Rishikimi i ballafaqimit me të kaluarën dhe drejtësia tranzicionale në Ballkan' . (Fakulteti Filozofik, ora 15:30)

-  Kyetari i LDK-së Isa Mustafa mban mbledhje me kryetarë të degëve të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 17:00)
 

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018

 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)


Ngajrjet e datës 18 shtator 2018

- Ambasadori gjerman, Christian Heldt dhe ambasadori francez, Didier Chabert, do të mbajnë  ligjeratë në hapjen e ketij sesioni të Universiteti Veror  gjermano-francez. (Fakulteti Juridik i  Universitetit të Prishtinës, ora 8:30)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës vazhdon mbledhja e pestë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë. (Salla e mbledhjeve plenare të Kuvendit, ora 9:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të flitet për iniciativën “ Komiteti i biznesit dhe zhvillimi i sportit”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)
 
- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka viziton Telekomin e Kosovës me ç’rast do të pritet nga Kryeshefi i kësaj kompanie Gent Begolli dhe Bordi i Drejtorëve. (Telekomi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, Elisabetta Trenta. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30 vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministren e Mbrojtjes së Italisë, Elisabetta Trenta. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)


- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  mbanë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 11:15)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal se  bashku me  Zyren e Rregullatorit për Energji dhe Federaten e Sindikatave të Pavarura ElektroKosova diskutojn lidhur me "Raportet Konsultative për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale" si dhe "Raportin Konsultativ për përcaktimin e Faktorit të efikasitetit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Hapet e dyqani i tretë të bamirsisë "Teshavesha" në Ferizaj. (Ferizaj, rr. Ahmet Kaqiku, afër stacionit të autobusave, ora 12:00)

-  Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimit letrar "Beqir Musliu". Ky çmim ndahet tashmë tradicionalisht dhe është ndër çmimet e veçanta në fushën e letërsisë. (salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Të dy kryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë mbajn konferencë për shtyp. (Holli i Kuvendit, ora 12:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, organizojnë pritje lamtumirëse për ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngajrjet e datës 17 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit bën homazhe në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi te 17 shtatorit 1999, kur është berë rivarrimi i dëshmorëve te renë në luften për lirinë e Kosovës. (Memoriali i dëshmorëve në Gjilan, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj do të takohet me kryetarin e Klinës Zenun Elezaj. (Objekti i komunës, ora 10:30)

Udhëheqësi i task forcës për pastrimin e Kosovës, ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi së bashku me anëtarët tjerë të task forcës do të mbajë një konferencë për media ku do të prezantoi rezultatet mbi aksionin  e pastrimit dhe planin e aktiviteteve për ditët e javet në vijim. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj dhe kryetari i Klinës Zenun Elezaj marrin pjesë në fillimin e ndërtimit të rrugës në Krushevë të Klinës. (Krushevë, ora 11:30)

 - Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. (Klinika e Emergjencës, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e repartit të renovuar të Emergjencës. (QKUK, ora 12:00)

- Mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të Projektligjipër statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99;(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim delegacionin e  Parlamentit Evropian, anëtarë të KPSA-së BE-Kosovë, të kryesuar nga Tonino Picula. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 15:20)

- Mbahet mbledhja e Pestë e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë, i cili përbëhet nga deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe të Parlamentit Evropian. (Salla  Plenare e Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)

- Mbahet mbledhja e kryesisë së LDK-së. Mbledhja kryesohet nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. ( Hotel Sirius, ora 17:30)

- Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ - seri ngjarjesh letrare i cili mbahet sot në Prishtinë. (Mbi Kurriz në Dardani, ora 18:00)

Ngajrjet e datës 16 shtator 2018

- Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësonir Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në aksionin e pastrimit në Komunën e Mitrovicës, me ç’rast fillon edhe java e levizshmërisë në Kosovë me rastin e Ditës Botërore pa Makina. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën fotografike kushtuar migracionit me titull “Unë jam Shqiptar”, e realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj ttë Shqipërisë. (Muzeu Arkeologjik i Regjionit, Prizren, ora 18:00)

Ngajrjet e datës 15 shtator 2018

  - Let’s Do It Kosova organizon të gjithë vullnetarët në Prishtinë për aksionin “Ta Pastrojmë Kosovën”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 8:30)

-  Në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit të Ambientit zyrtarët e MAShT do të bëjnë pastrimin e hapësirave të këtij institucioni, si pjesë e aksionit të nisur nga Kryeministria. (Oborri i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ora 8:30)

- Fillon punën simpoziumi i 9-te Ndërkombëtar te Shkencave Shëndetësore. (Hoteli Swiss Diamond, 9:00)

- Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën”, i organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të fillojë nga ora 10:00 pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, përveç Prizrenit ku do të nisë në ora 9:00.

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri merr pjesë në aksionin "Ta pastrojme Gjilanin", në kuader te aksionit te Qeverise se Kosoves, "Ta pastrojme Kosoven". (Qendra e Gjilanit në sheshin "Agim Ramadani", ora 9:30)

- Bëhet hapja zyrtare e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” (Deponia ilegale afër restorantit “Garden”, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia ilegale më e madhe në kryeqytet. (Afër hotel “Garden”, në lagjen Kalabria, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike në konferencën për media ku do të prezantohet Raporti i Politikave i titulluar “Të (pa) barabartë: Sa po implementohen objektivat e MSA-së në fushën e konkurrencës?”, (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Rexhep Luci, 16/1 , Prishtinë (përballë Kino ABC, mbi Maxi Market,  ora 11:00)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj u bashkohet aktivistëve të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”. (Zona industriale në Prishtinë te ura afër rreth rrotullimit te objekti i Deloitte Kosova, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton përfaqësuesit e banorëve nga rajoni i Zhupës. (Restorant “Fuad –AS”, në Reçan, ora 14:00)

- Në përmbyllje të aksionit në ditën ndërkombëtare të pastrimit “Ta Pastrojmë Kosovën” mbahet konferencë për media. (Zyra e Kryeministrit, ora 17:00)

- Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2018. (Sheshi “Adem Jashari” te platoja tek Komuna e vjetër, ora 17:00)

Ceremonia e hapjes së festivalit festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës” 2018. (Amfiteatri i hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 18:00)

Ngajrjet e datës 14 shtator 2018

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Mbahet takimi i Task Forces "Ta pastrojme Gjilanin". (Salla e Kuvendit te Komunës, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli takon Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 9:20)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim mban konferencën për shtyp ku do të paraqesim të dhëna ekskluzive për përpjekjen e një profesori të UP-së për ndërhyrje në zbulimin e mashtrimeve me revista të dyshimta gjatë procesit të avancimeve akademike. (Para rekoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Shtime, zhvillon aktivitet simbolik mbi shpenzimet marramendëse të Komunës së Shtimes. (Sheshi i qytetit në Shtime, ora 10:00)

- Lansohet platforma me profilet e deputetëve në web faqen e Kuvendit dhe Faqes Zyrtare të Kuvendit në Facebook. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:10)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati mbajn një konferencë të përbashkët për media. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 10:10)

- Grupi i Grave Deputete dhe NDI organizojn tryezë diskutimi me temë “Demokracia në udhëkryq: si të ç’rrënjoset pabarazia gjinore në vendimmarrje”. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:15)
 
- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në prezantimin e projektit të ri “Shkolla e Lartë Profesionale ‘Loyola”. (Gjimnazi “Loyola”, Prizren, ora 11:00)

- Në praninë e ambasadorit Idalian, Piero Cristoforo Sardi, Komandanti i KFOR-it, Salvadore Cuoci dhe komandantit te divizionit Carabineri, Maurizio Detalmo Mezzavilla mbahet ceremonia e ndërtimit të komandantit të regjimintit Carabinier MSU.  (Baza MSU, selia e regjimentit Carabinieri, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:15)

- Në kuader të Simpoziumit te 9-te Nderkombetar te Shkencave Shendetesore mbahet punëtoria. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri, ora 16:00)

- Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ ku do të lexohey dhe flasitet për letërsinë dhe punën profesionale të Shpresa Vinca Tudës. (Sheshi “Ismail Kadare” në Ferizaj

- Mbahet hapja solemne e Simpoziumit te 9-te Ndërkombetar te Shkencave Shendetesore. (Swiss Diamond Hotel, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 13 shtator 2018

- Fondacioni Jahjaga organizon konferencën e Donatorëve në të cilen do të prezentohet Strategjia e Punës së Fondacionit Jahjaga për pesë vitet e ardhshme. (Hotel Emerald, ora 10:00)
- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mban konferencë për media. (Kabineti i Presidentit; ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e arsimit dhe këmbimit të nxënësve dhe studentëve, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe organizatës gjermane “Education Unlimited a.V.”.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, me të cilin do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Inicohet projekti "RIRA" i cilli ka për qëllim aktivizimi i bashkëpunimit regjonal në drejtimin e zhvillimit e politikave ekonomike Kosovare me caqet te avancimit te kapaciteteve ekonomike si rezultat te shtyar takimit w6. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Sindikata e Punëtoreve të Postës e përkrahur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura organizojnë protestën. (Sheshi “Skënderbeu”, para Qeverisë, ora 11:00)

- Projekti përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 - Arsim për Integrim bwn shpërndarjen e 38 pakove shkollore në Istog. (Shkolla “Martin Camaj” në fshatin Serbobran, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media, në të cilën do të paraqiten rezultatet e sondazhit me opinionin publik, lidhur me çështjet aktuale politike në vend dhe zgjedhjet. (Zyrat e KDI, ora 14:00)

- Ministri Kujtim Gashi mbanë konferencë për media, pas miratimit të Rregullores për gradimin dhe pagat e krijuesve dhe performuesve të kulturës dhe punonjësve profesional të trashëgimisë kulturore në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. (objekti i MKRS-së, ora 14:30)

- Shoqata e Biokimistëve  Klinik të Kosovës organizon punimet e Kongresit të Parë të Shoqatës së Biokimistëve  Klinik të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 16:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës “Miti për Jetën”, të artistit Avni Behluli. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

 
 

Ngajrjet e datës 12 shtator 2018

- ATRC organizon tryezën e ekspertëve me temën “Kompenzimi i Dëmit Ekonomik dhe Joekonomik Ndaj Viktimave të Shkeljeve të të Drejtave të Njeriut”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Organizata jo qeveritare 'Lens' organizon tryezën “Llogaridhënia e rregullatorëve dhe mbrojtja e konsumatorit”.  (Hotel Sirius, 10:00)

- Inspektori i Përgjithsëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë komunën e Obiliqit ku do te takohet me kryetarin e komunës. (Ndërtesa e Komunës së Obiliqit, ora 11:00)

- Organizata ÇOHU! mban konferencë për media lidhur me financimin e partive politike në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Demokraci Plus organizon konferencë për media për progresin një vjeçar të 100 premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës. (Zyrët e D+, rruga Tirana, përballë Stacionit të Trenit, ora 11:00)

- Kryshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha mban konferencën e jashtëzakonshme për shtyp të që ka të bëj me gjendjen në ndërmarrjen tonë publike. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës, ora 11:00)

- Grupi i Asambleistëve të LDK-së në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi së bashku me krytarin e Komunës së Obiliqt, vizitojnë stadiumin “Agron Rama ” ku pritet të investohet nga UEFA. (Staduimi në Obiliq, ora 11:50)

- Bëhet promovimi i pilot projektit të parë në nivel të Kosovës "Me shumë mësimdhënës", në të cilin do të marrin pjesë kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri me drejtorinë komunale te arsimit, perfaqësues të Universitetit "Kadri Zeka" dhe përfaqësues nga GIZ Gjerman. (Objekti i shkollës "Selami Hallaqi", Gjilan, ora 12:30)

- Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria Federale e Gjermanisë e përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë, do të nënshkruajnë “Marrëveshjen Kornizë”, marrëveshje kjo e cila rregullon bazën e bashkëpunimit teknik dhe financiar në mes të dy Qeverive. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, kati 11, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj  pret në takim kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitave të artistëve Mina Krasniqi dhe Leonid Palushaj. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- Në kuadër të Festivalit të Arkitekturës mbahet Ligjëratë nga David Basulto, CEO the themeluesi i ArchDaily-t. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 11 shtator 2018

- Punëtorët e KEDS-it do të futen në grevë në të gjitha distriktet. Distriktete e KEDS, ora 8:00)
- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Oborri i ndërtesës së Qeverisë, ora 7:45)

- Kryeparlamentari Veseli dhe Ambasada Britanike në Prishtinë, nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bashkërisht me OECD-në dhe mbështetet nga Komisioni Evropian organizon konferencën e nivelit të lartë më temë "Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore: Pikëpamja për Politikat 2018". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës", në mbështetje të Policisë së Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent, Zjarrfiksave, Qendra e Mjekësis Urgjente e nxënësve të shkollës "Hivzi Sulejmani", Fushë Kosovë, e organizojnë konferencw me gazetarë pwr ngjarjen në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA. (Para shtatores së Presidentit Clinton, ora 10:10)

- Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA njē numri nxënësish të shkollës "Hivzi Sulejmani" Fushë Kosovë niset nga Shtatorja "Shën Nënë Teresa" në Prishtinë me emrat e viktimave të vendosur në korniza me marshutën sheshit Zahir Pajaziti, rruga George W. Bush, Katedralja deri te sheshi Bill Clinton. (Shtatorja "Shën Nënë Teresa, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnw tryezën e diskutimit me temë “Humbësja e Madhe e dialogut: Diskutim mbi parimet dhe strategjitë që parandalojnë institucionet e Kosovës të zhbëjnë karakteristikat unike të Kosovës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

 - Në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001 në SHBA, jarrfikësat dhe emergjenca defilojnë me sinjalizime të ndezura si dhe Garda e Policisë së Kosovës e ulë në gjysëm shtizë flamurin te shtatorja e Presidentit Bill Clinton. (Shtatorja e Presidentit Bill Clinton, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal nw tw cilwn do tw behwt shqyrtimi i Propozim - vendimit të Qeverisë për kandidatet për kryesues të Bordit të ZRRE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Analizë e Pulsit Publik mbi çështjet e rinisë. (Salla e konferencave në UNDP, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro-Kosova” mban konferencë për medie në lidhje me protestën që mbahet të martën. (Para selisë së KEDS-it, ora 11:30)

- Shtyhet - Komuna e Gjilanit bën promovimin e programit për mësimdhënie shtesë. (Shkolla "Selami Hallaqi", ne Gjilan, ora 12:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliun do të vendosin gurthemelin për ndërtimin e Sallës Sportive në Greme të Ferizajit. (Fshati Greme, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, do të inspektojë fillimin e asfaltimit të zgjerimit të rrugës Podujevë - Prishtinë. (Lokacioni i vendtakimit është në hyrje të Podujevës, në afërsi të “Hotel Besianës”, ora 13:15)

- Federata e Sindikatave të Pavarura “Elektro-Kosova” mban konferencë për medie, e dyta gjatë ditës lidhur me mbarëvajtjen e protestës. (Sheshi “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës, ora 13:30)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin diskutues me temën “Iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Familjen: Të drejta të barabarta gjinore apo barazi ekonomike?” (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Alter Habitus, organizon edicionin e parë të ‘Letërsia Lëvizëse’ - seri ngjarjesh letrare nëpër qytete në Kosovë. (Oborri i Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 17:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në homazhe dhe ndezjen e qirinjve në përkujtim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 shtator 2018

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestë paqësore para Gjykatës së Apelit në Prishtinë për të kërkuar drejtësi për Donjeta Pajazitin. (Para Gjykatës së Apelit, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të diskutohet agjenda e projektligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Projekti i BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2 - Arsim për Integrim shpërndaran 174 pako shkollore në shkollën, “Haziz Tola”, në Prizren. (Objekti i shkollës në lagjen Jeta e Re, rr. “Hysni Morina” në Prizren, ora 10:30)

- Shoqëria Lëvizja dorëzon në Prpkurorinë Speciale të Kosovës 12 lendë për hetim dhe ndriçim ku drejtuese te Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Lëvizjes Kombëtare përgjithësisht që janë vrarë ose janë mbytur në burgje, në rrethim, në prita, etj. nga shteti pushtues dhe bashkëpunetorët e tij. (Para Prokurorisë Speciale te Kosovës, ora 11:00)

- Ushtruesi i detyrës së Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Bashkësinë Islame të Kosovës, ku do të pritet në takim nga Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, me të cilin do të diskutojnë për aksionin e pastrimit të Kosovës dhe bashkëpunimin mes MMPH-së dhe BIK-ut. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me liderët e Luginës së Preshevës do të mbajnë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 12:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të diskutohet shqyrtimi i raportit me rekomandime për Projektligjin nr.06/L-049 për Inovacion Shkencor dhe Transfer të Dijes dhe Teknologjisë;. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 shtator 2018

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim mobilizues me vajza e gra ku folës do të jenë Albin Kurti dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku. (Ambientet e Hotel Grand, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 8 shtator 2018

- Shoqata "Kosova për Sanxhakun" mban simpoziumin shkencor me temë "Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri". (Institutin Albanologjik në Prishtinë, ora 9:00)

- Aleanca Franeze e Prishtinës organizon një ditë të hapur për të prezantuar aktivitetet e saj. (Aleanca Franeze, ora 10:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës organizon protestwn kundwr Projektligjit pwr Paga. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 11:30)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” fillon sezoni i ri teatror me shfaqjen për fëmijë “Kësulëkuqja”. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës transitore në Malishevë. (Malishevë, ora 12:00)

- Me rastin e arritjes në Rahovec te artistit Kee Marcello, ish antarë I grupit Europe i cili do të performojë në koncertin e festës së vjeljes së rrushit “ HardhFest 2018”, mbahet konferencë për media. (Hotel Esra Palace, në Rahovec, ora 17:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon lojërat finale të turneut të basketbollit për juniorë. (heshin Zahir Pajaziti, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 7 shtator 2018

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj pret në takim Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Ndërtesa e komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane,  organizon një tryezë diskutimi me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës për zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave. (Hotel Sirius, 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe GIZ, me kryetarë të komunave të Republikës së Kosovës me temë “Zhvillimet dhe planet në sektorin e menaxhimit të mbeturinave”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi i bjenë një vizitë Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 10:45)

- Drejtorja e Misionit të USAID-it Lisa Magno merr pjesë në ceremonin e nënshkrimit një MM e cila shënon fillimin programit të USAID-it për Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt në Komunën e Fushë Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, ora 11:00)

- Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, fillon edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest. (N’Konak të Rahovecit tek shtëpia e verës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi i bjenë një vizitë Shkollës së Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” në Deçan. (Deçan, ora 11:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen zyrtare të festës së rrushit “HardhFest”. (Ambientet e Stone Castle, Rahovec, ora 12:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri bëhet përurimi i kompleksit memorial "Dr.Ibrahim Rugova", kontribut i Shoqates "Sali Çekaj" dhe shume qytetareve, aktivisteve dhe veprimtareve të tjerë. (Fshati Malaj në Rugovë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tribunë me rastin e 20 vjetorit të hapjes së Zyrës së UÇK në Prishtinë. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin do të nënshkruajë dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e dy projekteve në fushën e mjedisit. (Kabinetin i Ministrit, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 6 shtator 2018

 - Kryeministri Ramush Haradinaj viziton punimet në Autostradën “Arbën Xhaferi”. (Dalja e Autostradës në Doganaj, Kaçanik, ora 8:00)  
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në konferencën e pestë të Ambasadorëve. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Konsorciumit Kosovar të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon diskutimin publik me temën "Përfshirja e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm brenda komuniteteve në Kosovë,". (Salla e Kuvendit Komunal te Graçanicës, ora 10:00)

- Qendra Mediale në Çagllavicë mban debat publik me temën “Pozita dhe problemet e personave me invaliditet në Kosovë. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 10:00)

- Qendra Kosovare Për Studime të Sigurisë organizon konferencën ku do të lansohet raporti “Pjesëmarrja e Kosovës në misionet paqeruajtëse , një  mjet efektiv për poltiikine e jashtme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të 19-të  të themelimit të Policisë së Kosovës, nesër me 6 shtator 2018 do të mbahet ceremonia zyrtare për ta shënuar këtë ditë.(Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në ceremoninë solemne të 19-vjetorit të Ditës së Policisë së Kosovës. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë qytetin e Pejës. (Komuna e Pejës, ora 11:00)

- Behet hapja solemne  e fabrikes se re te xhamit te kompanise MTechnologie e cila eshte pjese e Mabetex Group, ora 11.00

- Gratë Aktive te Komunës së Gjilanit dhe OJQ Inject organizojnë protestën e radhës kundër dhunës institucionale ndaj grave dhe kundër një drejtësie selektive ku do te kërkon shkarkimin e komandantit të policisë, policëve dhe prokurorit në Gjakovë. (Nisja nga platoja e Teatrit te Gjilanit, ora 12:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fabrikës së përpunimit  të xhamit "Mabetex". (Fshati Lebanë, Komuna e Prishtinës, ora 12:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës bën promovimin e librave 'Gjergj Kastrioti - Skenderbeu në pullat shqiptare 1913 - 2017' dhe 'Nënë Tereza në pullat postare' të autori Hysen Dizdari. (Bibloteka Kombëtare , ora 12:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën për lansimin e studimit të titulluar “Pulsi i Sektorit Privat mbi MSA-në”. (Hotel Sirius, ora 13:30)

-   Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e grupeve parlamentare. (KK, salla  N-10, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Parlamentit dhe kryesues i Grupit të Miqësisë Francë-Kosovë në Asamblenë Kombëtare të Francës, Bruno Questel. (Ndërtesa e Qeverisë, 15:30 - vetëm pamje)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban tubim me qytetarë. Në këtë tubim flasin Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti dhe deputetë e zyrtarë nga Lëvizja VETËVENDOSJE! (Teatri i qytetit në Gjilan, ora 18:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e ekspozitës dhe performancës - “Metamorphosis”. (Objekti i ish-mensës së punëtorëve të “Ramiz Sadikut” në Pejton, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 shtator 2018

- Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ organizon një tryezë diskutimi me liderë politikë nga Kosova dhe Lugina e Preshevës rreth idesë së fundit të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ushtruesi i Detyre se Drejtorit Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi se bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka do të mbajnë një konferencë për media lidhur me prezantimin e kapaciteteve që posedon Qendra e Trajnimeve për aftësimin profesional të të rinjve dhe mundësit që tani do të ofron kjo qendër për trajnime në disa lëmi. (Qendra e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, ora 9:30)

- Hapja solemne e punimeve të Kongresit "6th International Congress on Measurement and Evaluation in Education and Psycholog”. (Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin "Ukshin Hoti", ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”, në një debat të hapur të pjesëtarëve të shoqërisë civile e medias me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në tryezën e organizuar nga KDI me temën “Çfarë do të thotë korrigjimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Let’s Do It Kosova dhe kompania KAWA Group do të nënshkrujn memorandum për aksionin e pastrimit të deponisë më të madhe në Prishtinë. (Zyrat qendrore të KAWA Group, në Rrugën B, pas kafiterive në radhën e parë pranë rrugës kryesore, ora 10:15)

- Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, gjenerallejtënant Salvatore Farina viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ora 10:55)

- Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj dhe Ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert organizojn ngjarjen e përbashkët të prezantimit të sfidës ndërkombëtare për financimin e star-upeve “Hello Tomorrow”. (Zyret e Aleancës Franceze, rruga Lah Nimani nr.15. përballë Bankës BPB, rruga UÇK në drejtim të Komunës së vjetër, ora 11:00)

- Shoqatat sindikale të Teatri Kombëtar, Filharmonisë, Operës dhe Ansambli Shota mbajnë konferencë të jashtëzakonshme për media. (Salla A e Teatirt Kombëtar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në meshën solemne për festën e Shën Terezës. (Katedralja në Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën me temë "Mosndëshkimi i krimeve të luftës - Pasojat për popullsinë dhe shtetndërtimin". (Hotel Grand, ora 12:00)

- Vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Projektit “Mbështetja e mëtejshme për shërbimet e mjekësisë ligjore në Kosovë” , financuar nga BE-ja. (Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, ora 16:00)

- Mbahet protesta e ardhshme e organizuar nga qytetarët dhe shoqëria civile për drejtësi, për barazi para ligjit dhe për siguri civile e politike me moto 'Shkarkim Kryeprokuroti - Veting Gjyqësorit. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 18:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës së artistit Maksut Vezgishi kuruar nga Matilda Odobashi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)