Ngjarjet e datës 19 Gusht 2020
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, si reagim i menjëhershëm ndaj COVID-19, dhe në përputhje me mandatin për të zhdukur varfërinë dhe për të zvogëluar pabarazitë, do t’i dorëzoj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale kuponë që do t’ushpërndahen 2 mije familjeve që janë përfituese të Skemës së Ndihmës Sociale. (Në ambientet e jashtme të MPMS-së, ora 10:00)
- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, viziton Zonën Ekonomike në Suharekë. Më pas ai viziton edhe disa bizneseve në Prizren. (Zona Ekonomike, Suharekë, ora 10:00)
- Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës, voton për zgjedhjen e rektorit të ri. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
- Festohet Ditëlindja e 74 e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë (Seliae shoqatës “Miqtë e Amerikës, ora 11:00)
- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë lidhur me shkarkimet e fundit të drejtorëve të shkollave, nga ana e kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka. (Zyrat e degës së PDK-së, Prizren, ora 11:00)