26 Maj 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 Mars 2016

- Më rastin e 8 marsit Ditës Ndërkombëtare të Gruas mbahet performancë  kundër dhunës në baza gjinore me moto "Mjaft më me arsyetime". (Para Qeverisë, ora 8:00)

- Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç do të bëj një vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, po ashtu ai do të pritet në familjen Jashari. (Prekaz, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, vendos lule pranë monumentit “Heroinat” në Prishtinë. (Prishtinë, ora 9:45)

- Mbahet ceremonia e pranim- dorëzimit të detyrës më ç'rast kryesuesi i zgjedhur Nehat Idrizi, do ta pranoj  pozitën e re  nga kryesuesi në largim, Enver Peci. (Ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovë, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP organizon konferencën me temë ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e 8 Marsit - Ditës së Gruas, shfaqet filmi dokumentar “Mendoj për Ty” ku Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të mbajë një fjalë rasti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla alternative, ora 10:00)

- Lansohet shërbimi i Punësimi i cili ka për qëllim ofrim të këshillimit të drejtëpërdrejtë tek të paktën 60 persona me aftësi të kufizuara me qëllim të punësimit; si dhe përzgjedhjen dhe subvencionimin me grante për 15 persona me aftësi të kufizuara, për zgjerimin e bizneseve të tyre apo themelimin e një biznesi të ri, në shërbim të vetës së tyre dhe familjës së tyre.  (Zyrat e HandiKos në Veternik, afër fshatit ndërkombëtar, ora 10:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me disa organizata tjera organizon Klubin e Leximit dhe Diskutimit të Librave Feminist. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-se, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së do të inaugurojë fushën e futbollit në komunën e Ferizajt. (Komuna e Ferizajt, rruga "Sazani", ora 10:30)

- Në kuadër të organizatës “Thirrjet e Nënave" bëhet inaugurimi i punëtorisë së ëmbëlsirave ”Duart e Arta”.  (Rruga “Skënderbeu”, përballë Stacionit Policor të Gjakovës, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i informatës së Agjencisë së Statistikave të Kososvës, lidhur me publikimin e statistikave për rritjen ekonomike, investimet, punësimin dhe prodhimim industrial. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën S-I, ora 11:00)

- Në një ceremoni  solemne, rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi, do ta nderojë më çmimin “Excellence Leadership Award”, humanisten e madhe austriake, dr. Marianne Graf. (Ambientet e UBT-së, në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, vendos buqetë lulesh në Memorialin Heroinat në Prishtinë. (Memoriali Heroinat, përballë Pallatit të Rinisë, ora 11:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas - 8 Mars organizohet marsh protestues me moto "MARShojmë S`Festojmë". (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 12:00)

- Mbahet ceremonia për trevjetorin e themelimit të Universitetit “Kadri Zeka”. (Universiteti “Kadri Zeka",  ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremoninë inauguruese te shkollës së mesme të re në Pasjan. (Fshati Pasjan, ora 12:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Turqisë Cenap AŞCI viziton Doganën e Kosovës më ç'rast do të takohet me drejtorin, Lulezim Rafuna ku pas takimit mbajnë konferencë për media. (Drejtoria e Doganës, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon tubim lidhur me moszbatimin e qëllimshëm nga Qeveria e Kosovës të ligjit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. (Hotel Grand, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës me disa organizata tjera organizon intervenim në hapësirën publike me moto "Gjinorëzimi i qytetit". (Prishtinë,  ora 14:00)

- Forumi i Gruas i LDK -se organizon akademi solemne  për përvjetorin e 26-të FGLDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Programi Universitar për Studime dhe Hulumtime Gjinore, Artpolis, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Barazi dhe Liri - CEL, Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe Feminizmi Shqiptar organizojnë aktivitet si Teori, Art, Aktivizëm – Artivizëm, Shfaqje Filmi dhe Disktutim. (Fakultetin Filozofik, salla 101, ora 16:00)

- Komuna e Prishtinës do të jepet shfaqja “Më fol për dashurinë”. (Teatri Dodona, ora 19:30)
 

Ngjarjet e datës 7 Mars 2016

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Josip Buljeviç viziton Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari" në  Prishtinë, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon punëtorinë ku do të prezantojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport. (Hotelin "Nartel", ora 9:30)

- Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Josip Buljeviç dhe Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli mbajnë konferecë për media.  (Kazerma "Adem Jashari" në  Prishtinë, ora 10:10)

- Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, viziton Avokatin e Popullit. (Zyret Qendrore të IAP-së, ora 10:30)

-  Hilmi Jashari, Avokat i Popullit në Republikën e Kosovës dhe Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, do të nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit.(Zyret Qendrore të IAP-së,  ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me Partnerët e Projektit SD@UHZ, bënë lancimin e Strategjisë për Sigurimin e Cilësisë së Universitetit ‘Haxhi Zeka’ 2016-20. (Ndërtesa e Rektoratit të Universitetit ‘Haxhi Zeka’ në Pejë, ora 11:00) 

- Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, znj. Anila Statovci, do të vizitojë shkollën Fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë. (Shkolla Fillore “Meto Bajraktari”, ora 11:00)

- Me rastin e 7 Marsit - Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të vizitojë Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:15)

- Me rastin e shënimit të 26- vjetorit të Forumi të Gruas së  LDK-së , homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, pas homazheve  vizitë në familjen e Presidentit  Rugova. (Velani, ora 12:00)

- Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, takohet me Kadri Veselin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës i bën vizitë Memorialit Heroina ku edhe do të vë buqetë lulesh. (Memoriali Heroina, ora 13:00)

- Igli Totozani, Avokat i Popullit në Republikën e Shqipërisë, takohet me Lirije Kajtazi, kryetare e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore , Persona të pagjetur dhe Peticione.(Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

- Nënshkruhet Marrëveshje e Mirëkuptimit në mes të KEK dhe KEDS/KESCO, lidhur me implementimin e ligjit për faljen e borxheve. (Drejtoria e KEK –ut, TC Kosova B , hyrja 03, Obiliq, ora 13:00 - ndryshon ora 14:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban manifestimin qendrore të shënimit të 26- vjetorit të themelimit. (Restorani “Apollonia”, ora 17:30)

- Hapet dyqani Yves Rocher, krijues i kozmetikës bimore e vetmja markë kozmetike me mbi 700 produkte. (Qendra tregtare Grand Store, ora 18:00)



 

Ngjarjet e datës 6 Mars 2016

- Me rastin e 18 vjetorit të epopesë së UÇK-së, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje! i prirë nga kryetari Visar Ymeri bashkë më deputete dhe anëtarë të kryesisë, do të bëjnë homazhe të varrezat e të rënëve të familjes Jashari dhe me pas vizitë të familja. (Prekaz, ora 9:00)

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016” Instituti “iCHAT’ - Kosovë dhe “ICCTW” - Gjermani do të simulojnë Parlamentin e Bashkimit Evropian në Parlamentin e Republikës së Kosovës ku edhe do të jetë ceremonia kryesore e këtij eventi. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bën homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem JASHARI dhe varrezave të Familjes JASHARI në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 10:00)

- Delegacioni i Këshillit Komëbtar Boshnjak dhe një grup i të rinjve i shoqëruar nga anëtarët e organizatës "Kosova për Sanxhakun" do të vizitojë Memorialin në Prekaz, homazh tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj do të vizitojë familjen Jashari, ku do të pritet nga  Rifat Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Ministri Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama së bashku me delegacionin e Ministrisë për FSK dhe të FSK-së do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial "Adem Jashari". (Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bën homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 10:30)

- Delegacioni i Këshillit Komëbtar Boshnjak dhe një grup i të rinjve i shoqëruar nga anëtarët e organizatës "Kosova për Sanxhakun" do të vizitojë familjen Shaban Polluzhës si dhe do të bërë homazhe te varri i Shaban Polluzhës. (Fshati Polluzhë ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e XXIII Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në të cilen do të flasë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Visar Ymeri. (American School of Kosova në Pallatin  e Rinisë në Prishtinë, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë në Prishtinë, ora 18:00)



Ngjarjet e datës 5 Mars 2016

- Në kuadër të konferencës ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016” Instituti “iCHAT’ - Kosovë dhe “ICCTW” - Gjermani do të simulojnë Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës,salla S I, ora 9:30)

- Me rastin e 18 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi do të bëjë homazhe te varrezat e familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:30)

- Nën patronatin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbahet Manifestim në FSK për nderë të Epopesë së UÇK-së, rënies së Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. (Kazerma e FSK-së "Adem Jashari" në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të manifestimit për shënimin e 18 vjetorit të "Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", merr pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore - INDEP, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Shkollën e Gjelbër, organizojnë një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të ditës botërore të Efiçiencës së Energjisë. (Sheshi Zahir Pajaziti, në Prishtinë, ora 11:00)

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës organizon ceremoninë festive të ndarjes së mirënjohjeve pensionistëve të arsimit nga e tërë Kosova në respekt të 7 Marsit  ditës së madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe. (Salla e kuqe  e Pallatit të Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, ora 12:00)

- Zhvillohet ndeshja lamtumirëse për zonjën Resmije Juniku - legjenda e basketbollit kosovar. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, salla e basketbollit në Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Në konferencë flet kryetari, Visar Ymeri. (Zyret qendrore te Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,  do të marrë pjesë në një tubim të madh me qytetarë të Deçanit. (Sheshi përballë Pallatit të Kulturës në Deçan, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Këshilli i Rinisë Evropiane në Kosovë organizon cermoninë e ndarjes së Mirënjohjes “Nderi i Kombit” për familjen legjendare shqiptare Jashari nga Prekazi. (Kulla e Jasharajve në Prekaz, ora 14:15)

Ngjarjet e datës 4 Mars 2016

- Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani do të pres në takim delegacionin  e Inspektoratit Shëndetësorë të Shqipërisë të Shoqëruar nga Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi. (Ndërtesa e ministrisë, salla 128, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ceremonia e Lansimit te Paktit Evropian për Rininë në Kosovë, një nismë e CSR Europe dhe Komisionit Evropian e cila është lansuar më 17 Nëntor 2015 në Bruksel. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:30)

- Hapja solemne e konferencës së parë ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016”. (Ndërtesa e re e Qeverisë, Ministria e Administrates Publike, salla e Kuqe, ora 9:30)

- Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani,  Ambasadori shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi dhe delegacioni i  Inspektoratit Shëndetësorë të Shqipërisë do të japin një prononcim për media. (Ndërtesa e ministrisë, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport ku do të bëhët Shqyrtimi i Projektligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta si dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00 )

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Paktit për Rininë, një angazhim ky i përbashkët i biznesit dhe liderëve të Bashkimit Evropian. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret ekipin e filmit kandidat për Oscar "Shok". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Instituti për Studime ne Edukim, EdGuard mban konferencën e prezantimit të raportit të projektit "Kuptimi dhe Qëndrimi I të Rinjve ndaj Qytetarisë", projekt ky i mbështetur dhe i financuar nga Fondi Kosovar për Shoqëri të Hapur, KFOS. (Qendra e Konferencave "Orion", ora 10:00)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociali, Arban Abrashi do të vizitojnë kompaninë Ahas Holding. (Objektet e kompanisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i  Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë, sot do të vizitojë Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. (Gjilan, ora 11:00)

- Educational Centre Kosova organizon promovimin e librave akademikë të përkthyer në Gjuhën Shqipe në përshtatje dhe përdorim të vlefshëm nga pedagogët dhe studentët e çdo fakulteti të ekonomisë dhe biznesit si në Shqipëri, ashtu edhe në territoret shqipfolëse jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës viziton Klubin e Xhudos në Pejë më ç'rast do t’i dorëzojë Klubit të Xhudos mirënjohjen e ndarë në 10-vjetorin e krijimit këtij grupi. (Klubi i Xhudos në Pejë, rruga Aslan Çesma, nr. 10, ora 11:00)

- Bëhet shpërndarja e licencave të punës për dhjetë federata të sportit, për një afat 4 vjeçar, përmes të cilave këtyre federatave u mundësohet zhvillimi i aktiviteteve sportive dhe përkrahja institucionale. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 14:00)


- Opozita e bashkuar e dërgon në Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit. (Gjykata Kushtetuese, ora 14:00)


- Liderët e tri partive opozitare, Haradinaj, Ymeri dhe Limaj, mbajnë konferencë për shtyp, në të cilin dop të bëjnë të ditur hapat e më tutjeshëm të opozitës.(Përpara shkallëve të Teatrit Kombëtar, ora 15:00)


- Mbahet ligjeratë publike me Dr. Grida Duma, politikane dhe sociologe e shquar nga Shqipëria. (Objekti i Universum, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 3 Mars 2016

- Të rinjtë evropian dhe ata Kosovarë do të arrinjnë në Prishtinë ku do të marrin pjesë në konferencën e parë ndërkombëtare “Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016” e cila organizohet nga Instituti– “iCHAT’ nga Kosovadhe “ICCTW” nga Gjermania. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetjen e Këshillit të Evropës, organizon tryezën me temë  “Personat e moshuar nën përkujdesje institucionale, të drejtat dhe trajtimi i tyre i barabartë”. (Hotel Victory, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e parë e Këshillit për Siguri në Bashkësi. (Salla nr. 37 në ndërtesën e vjetër së Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurrma. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Për nder të 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon ceremoni solemne, në të cilën ministri, Arsim Bajrami do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”,  për kontribut të veçantë në fushën e arsimit dhe edukimit ku mirënjohje do të marrin edhe mësimdhënës të dalluar nga komunat e Kosovës. ( ambientet e MASHT, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Administrates se Kosovës organizon konfernencë për shtyp dhe bënë publike, të arriturat, sfdat dhe kërkesat e artikuluara substanciale te SPAKU-ut per sherbyesit civil te Kosoves, drejtuar Qeveris së Kosovës për implementim për vitin 2016. (Ish ndertesa e Gërmisë në perdhesë, zyret e ATK -es, ora 11:20)

- Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Thomas Melia, i shoqëruar nga Zëvendës-shefja e misionit Jennifer Bachus, I ngarkuari me punë i ambasadës suedeze në Prishtinë Henrik Nilsen, dhe Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të përurojë linjën e re prodhuese në Rolleo. (Fabrika Rolleo në Ferizaj, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të mbahet diskutim lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Institucionit të Avokatit të Popullit me të ftuar Avokati i Popullit Hilmi Jashari. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:00)

- Anulohet - Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 15:00)

- Kinema ABC shfaq premieren botërore të filmit te animuar për fëmijë “Zootopia” në 3D. (Kinema ABC, ora 16:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Ndihmës Administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Thomas O. Melia.(Ndërtesa e Qeverisë, VETËM PAMJE, ora 16:15)
 
- Albanian ICT Awards mban takim Informativ për tu njohur nga afër me kriterët dhe mundësitë rreth garës mbarëkombëtare në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. (Innovaticon Center Kosova, rr. "Rexhep Mala" 28 A, ora 17:30)

- Shfaqet premiera botërore e filmit “The Brothers Grimsby”, një komedi perfekte me aktorin e njohur nga filmat Ali G, Borat, etj, Sacha Baron Cohen dhe Mark Strong e Penelope Cruz. (Kinema ABC, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 2 Mars 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 9:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do hapë ekspozitën me temë “7 dhe 8 Marsi”. (Objekti i Galerisë së Fakultetit të Arteve, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 113-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, Ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon prezantimin e master planit për lagjen Kodrina i cili është rezultat i konkursit ndërkombëtar organizuar nga NTN Tregtia në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës. (Zyret e OEK, ora 10:30)

 

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së Akademik Ali Hadrit, para objektit të ri të Bibliotekës Universitare. (Biblioteka Universitare, ora 11:00)

- Komunës së Prishtinës organizon konferencë për media për projektin e ri të Gërmisë si pejsazh i mbrojtur dhe fillimin e bashkëpunimit në mes të  Komunës së Prishtinës dhe "WWF Adria" përmes projektit “Zonat e mbrojtura për Natyrën dhe Njerëzit”. (Salla nr. 37 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 15:00)

- Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Thomas Melia, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Enver Peci, do të flasin me rastin e nisjes zyrtare të programit të ri të USAID-it Forcimi i Sistemit të Drejtësisë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Drago Kos nga OECD do të mbajë një ligjeratë me temë "Korrupsioni në vendet në zhvillim". (Biblioteka e Kolegjit Riinvest "Ekrem Beqiri", ora 17:00)

- Ekipa e filmit 'Shok' do të kthehet në Prishtinë me fluturimin Munich - Prishtinë. (Aeroporti i  Prishtinës, ora 17:50)

Ngjarjet e datës 1 Mars 2016

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me projektin e USAID-it, Repower - Kosovë, organizojnë Forumin e Nivelit të Lartë “Siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2016 dhe Programit për Pagesat Direkte 2016, të cilat sivjet përfshijnë një buxhet prej 46 milionë eurove. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe DokuFest organizojnë konferencë për media me temë “Ndikimi Ekonomik i DokuFestit 2015 si dhe parashikimet per periudhën 2016-2018”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë "Siguria e Furnizimit me Energji Elektrike në Kosovë". (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Bëhet inagurimi i Qendrës për Këshillim në Karrierë, e themeluar me iniciativë të Komunës së Prishtinës dhe e përkrahur nga Ambasada Britanike, si dhe Helvetas Swiss Intercooperation. (Ish Shkolla Politike dhe së fundmi Shkolla e Tregtisë, rrugë anësore nga rruga "Nazim  Gafurri", ora 10:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, mban Dëgjim publik për Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Agjencia e Kosovës për Forenzikë do të mbajë konferencë për media për të prezantuar raportin vjetor për vitin 2015. (Objekti kryesor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:00)

 - Community Building Mitrovica organizon konferencën “Our Matters”, në të cilën do të publikohet  raporti për “tri ciklet e debateve” nga periudha 2013-2015 i mbajtur në Jug dhe Veri të Mitrovicë. (Hotel Palace, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilin do të shqyrtohet edhe Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 29 Shkurt 2016

- Me rastin e vizitës së Zëvendëspresidentit të Grupit të Bankës Botërore për Evropën  dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller mbahet takimi i përbashkët i Ministrisë së Financave dhe Bankës Botërore në të cilin diskutohen sfidat e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016 – 2021. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:45)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezë diskutimit me temë “Indeksi i Transparencës në Prokurimin Publik për komunat e Kosovës” ku do të shpalosen të dhënat e mbledhura nga komunat nga KDI-së në lidhje me prokurim publik. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Me rastin e përfundimit të projektit të binjakëzimit "Mbështetje për statistikat", i financiar nga BE, Agjencia Kosovare e Statistikave organizon një ceremoni përmbyllëse për të prezantuar të arriturat e këtij projekti që zgjati 27 muaj, me një buxhet prej 1,5M€. Denmark Statistics është partneri implementues i projektit. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Institutin “SETA” dhe “DC Center”  nga Turqia, mban konferencë me temë “Mbyllja e korridorit për luftëtarët e huaj - Forcimi i bashkëpunimit Kosovë - Turqi”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, në të cilin do të raportoj  Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Hapja solemne e ekspozitës me bukuritë e Kosovës, nga fotografi tashmë i mirënjohur jo vetëm në Kosovë por çdokund ku Kosova bën promovimin e saj në botë, z. Bujar Gashi. (Hapësirat e ANP 'Adem Jashari' Limak Kosovo, ora 11:00)

- Në kuadër të programit "Guest Speaker" të Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan mbahet ligjërata e drejtorit te përgjithshëm te Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili do të ligjëroj me temën: "Reformat në Doganën e Kosovës dhe tejkalimi i parashikimeve të mbledhjes së të hyrave shtetërore". (Objekti i Universitetit te Gjilanit, ora 11:00)

- Filharmonia e Kosovës mban konferencën për media lidhur me dy koncertet e rradhës të Filharmonisë. (Filharmonia e Kosovës prapa Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon konferencë për media në të cilën do të prezantoj Akademinë e Ndërmarrësisë. (Zyret e OEK-ut, ora 13:00)

- Ambasadorja gjermane në Kosovë znj. Angelika Viets do të vizitojë Doganësn e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 15:30)

- Orkestra Simfonike të Filharmonisë mban koncertin nën udhëheqjen e dirigjentes Nathalie Marin. (Kisha katolike "Shën Ndou" në Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 28 Shkurt 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bën homazhe në Likoshan dhe Qirez, për të përkujtuar viktimat e masakrës së forcave serbe në këto fshatra. (Likoshan, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli merr pjesë në Akademinë përkujtimore kushtuar Likoshanit dhe Qirezit. (Shtëpia e Kulturës në Drenas, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Lëvizjes, ora 13:00)

 

 

 

 

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2016

- Ministria e Punës dhe Mirëqenie Sociale, në bashkëpunim me Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ-in dhe Komunën e Ferizajit, organizojnë Panarin e Punës. (Palestra e Shkollës Fillore “Tefik Çanga”, Ferizaj në ora 9:30)

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2016

- Subjektet opozitare organizojnë protestën e radhës për largimin e Qeverisë dhe kundër zgjedhjes së Presidentit. (Sheshi Skenderbeu, ora 10:00)

- Mbahet seremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të Projektit Femrat në TIK. (Auditorium i Universitetit Amerikan të Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë për vitin 2016 e Kuvendit të Komunës  së Gjakovës. (Salla e madhe të Kuvendit të Komunës  së Gjakovës, ora 10:00)

- Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Këshilli Danez për Refugjatë dhe Green Art Center bëjnë lansimin  e nismës “Mitrovica Riciklon”, një nismë që mundëson qytetarët, institucionet dhe bizneset në Mitrovicë për të kontribuar në riciklim dhe njëherësh mbështet punësimin dhe përfshirjen sociale të mbledhësve joformalë të mbeturinave me anë të Ndërmarrjes Sociale “Treciklo” . (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë , ora 11:00)

- Në 80-vjetorin e lindjes së veprimtarit të shquar, Adem Demaçi, nën patronatin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbahet Akademi solemne. (Hoteli Emerald, ora 18:00)

 

- Subjektet opozitare mbajnë konferencë për media. (Selia e Vetëvendosjes, ora 20:30)

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2016

- NTN Tregtia në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës bëjn prezentimin dhe shpalljen e fituesit për Master-Planin me të mirë për Kompleksin Kodrina, prezentimet e projekteve dhe përzgjedhja e fituesit do te jenë e në publik. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, ora 9:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Përfshirja e kapitullit mbi drejtësinë tranzicionale në planin mësimor të edukimit qytetar në shkolla të mesme”. (Hotel Victory, ora 9:30)

-  Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit organizojnë Forumin për Menaxhimin e Mbeturinave ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Menaxhimi i mbeturinave në 16 komunat”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Lëvizja FOL mban konferencë për media me ç'rast do të bëhet publikimi i hulumtimit "Korrupsioni në Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Publik në Kosovë" si dhe prezantimi i Platformës së Statistikave Anti-Korrupsion. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean-Claude Schlumberge.  do ta vizitoj Komunën e Gjakovës ku do të takohet me kryetaren e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila më të cilin do të mban edhe konferencë për media. (Ndërtesa e Komunës së Gjakovës, ora 10:00)

- Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” organizon konferencë për media në të cilën do të prezantohet progresi teknik i fabrikës së përpunimit të ujit në “Shkabaj”. (Fshati Shkabaj, rruga Kastriot-Muzakaj, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të vizitojë Komunën e Malishevës me ç’rast me autoritetet e pushtetit lokal do të diskutojë për  Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale të Etheve Hemorragjike. (Ndërtesa e Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Open Data Kosovo dhe Girl’s Coding Kosova, do të bëjnë lansimin e aplikacionit për telefoni të mençur “Ec Shlirë”, i cili do të bëjë të mundur raportimin e ngacmimit seksual. (Hotel Sirus, ora 11:00)

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës. (Salla e Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 11:00)

- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti. (Zyra e nënkryetarit Haliti, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e PDK-së do të organizoj një ekspozitë të hapur me fotografi ku do të përfshihen fotografi para, përgjatë dhe pas luftës, e deri tek shpallja e pavarësisë të Republikës së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 12:00)

 

- Përfaqësues të komunitetit të Rugovës flasin për kufirin. (Tribuna në ''Sheshin e Kundërshtimit, ora 12:00)

- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të takohet me nënkryetarin e Kuvendit, Fikrim Damka, Lirije Kajtazi dhe Duda Balje. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 12:20)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të vizitojë Komunën e Rahovecit me ç’rast me autoritetet e pushtetit lokal do të diskutojë për  Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe përgatitjet për ballafaqim me rastet eventuale të Etheve Hemorragjike. (Ndërtesa e Komunës së Rahovecit, ora 13:00)

- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq, do të ketë takim me Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, Aneks, ora 13:00)

- Kryetari i Komisionit për Tregti të Jashtme dhe doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviq do të takohet me Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-14, ora 15:45)


Liderët e tri partive opozitare, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, do ta mbajnë sot një konferencë për medie. (Sheshi para Teatrit Kombëtar, ora 16:00)

 - Në Galerinë e Ministrisë së Kulturës hapet ekspozita personale e autorit Butrint Morina. (Galeria e Ministrisë së Kulturës të Qafa, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 24 Shkurt 2016

- Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar - GIZ. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet ceremona e nënshkrimit të bashkëpunimit në mes Grupit të Bankës Boterore/IFC dhe Asociacionit të Bankave të Kosoves. (Zyrat e Bankës Boterore, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian bën prezantimin e raportit “Vlerësimi i Llogaridhënies Financiare dhe Shpenzimeve Publike për Kosovë". (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 38, ora 10:30)

- Vazhdon e Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit të udhëhequr nga  Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45)

- Liderët e opozitës sot mbajnë konferencë shtypi.( Sheshi para Teatrit Kombëtar, ora 16:00)


- Komiteti Olimpik i Kosovës mban asamblenë e përgjithshme. (Hotel Sirius, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 23 Shkurt 2016

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën mbi "Të drejtat e pronësisë intelektuale". (Salla e konferencave Orion, ora 9:15)

- Mbahet takimi i 7-të i Përbashkët dhe i fundit ndërmjet Projektit, Agjencionit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar dhe palëve të saj të interesit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lansojn punëtorinë "Procesi Torino 2016". (Ndërtesa e MASHT ora 9:30)

- Mbahet ceremonia solemne e diplomimit të 37 zyrtarëve komunal të 8 komunave të Prishtinës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon diskutim me temë “Lufta kundër Korrupsionit Politik në Kosovë - Sfidat Aktuale në Funksion të Reformave të Ardhshme”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, mban Dëgjim publik, për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora sallën N 302)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit.(Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të bëht shqyrtimi i Raportit me Rekomandime i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare;.(Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, mban konferencë për media, rreth projektit të autobusëve të rinj për qytetin e Prishtinës dhe bllokadës që po ja bën Qeveria këtij projekti. (Salla nr. 37 në ndërtesën e vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Prishtinë dhe Gilan. (Vizita fillon nga Kompania "Logistics Plus” Sh.a., Adresa: Arberia 3, Veranda CD/7, H1/A, Komuna e Prishtinës, ora 12:00)

 

- Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj mbajnë konferencē për shtyp lidhur me fillimin e protestave non-stop.  (Sheshi para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)

- Organizuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Ministria e Shëndetësisë, do të mbahet Konferenca për lansimin e Projektit për Kujdesin Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor, të financuar nga SDC. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Zyra e BE-së në Kosovë do të inaugurojë fushën e futbollit në komunën e Gjilanit. (Gjilan, ora 15:30)


- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret një delegacion të lartë nga agjencia qeveritare amerikane Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit  të udhëhequr nga Kamran Khan, zëvendëspresident i MCC-së. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 17:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

 

 

Ngjarjet e datës 22 Shkurt 2016

- Mbahet ceremonia e hapjes së Javës së Shëndetësisë Kosovaro-Turke. (Salla e konferencave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Klinika e Kirurgjisë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport të Kuvendit organizojnë tryezë diskutimi për Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës më ç'rast, do të prezantohet “Studimi krahasues për Projektligjin për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës”, i përgatitur nga Qendra për Arsim e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Integrimit Evropian Bekim Çollaku dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane Fatmir Besimi, nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit për çështje të integrimit në BE, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë. (Zyra e Ministrit Çollaku, ora 10:20)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës bën publikimin e raportit më të ri, "Ngacmimi Seksual në Kosovë". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Në shkollen e fshatit Gradicë bëhët zbulimi i bustit të Heroit Mehmet Gradica emër të cilin e mbanë kjo shkollë. (SH.F.M.U "Mehmet Gradica" në Gradicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik në të cilën njëra ndër pikat është edhe diskutimi për "Progresin me zbatimin e reformave të ndërlidhura me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 21 Shkurt 2016

- Mbahet turneu i boksit “Pavarësia 2016”. (Pallati i Rinis dhe Sporteve në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet turneu i seniorve “Dita e Pavarësisë”. (Kolegji Universi në Bardhosh, ora 10:00) 

Ngjarjet e datës 20 Shkurt 2016

- Organizata Jo-qeveritare Iniciativa për Prosperitet në Kosovë PIKS organizon ditën e dytë të konferencës “Akademia Kosovare e Modelit të Kombeve të Bashkuara - (KMUNA)”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Me rastin e 27 Vjetorit të Grevës së  Minatorëve të Trepçës, Ndërmarrja Trepça organizon  manifestimin qëndror “Java e Minatorëve”. (Stanterg të Mitrovicës, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:30)
 
- Shfaqet Premiera Botërore e filmit “The 5th Wave”, një aventurë/triller me efekte fantastike, ku në rolin kryesor paraqite aktorja Chlow Grace Moretz. (Kinema ABC, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Shkurt 2016

- Bëhet ndarja e certifikatave të licencimit për Federatën e Futbollit të Kosovës, Federatën e Atletikës të Kosovës dhe Federatës e Shenjëtarisë të Kosovës. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 9:00)

- OJQ "Kosova për Sanxhakun" dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak do të bëj, homazh tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari, pastaj do të vizitojë familjen Jashari, ku   do të pritet nga  Rifat Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi bashkë me Trupen Ekzekutive e Inspektoratit të Punës do të mbajnë një konferencë për media ku për opinionin e gjerë do të prezantohen të arriturat e TEIP për vitin 2015. (Salla e konferencave të MPMS, Rruga e UÇK-së, Nr. 1, ora 10:00)

- Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i Maqedonisë,  Lirim Shabani nënshkruajnë marrëveshje partneriteti  për asistencë teknike për programin e bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni (2014-2020). (Zyrat e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë në Shkup, ora 10:00)

- OJQ "Kosova për Sanxhakun" dhe Këshillit Kombëtar Boshnjak do të bëj, homazhe te varri i Shaban Polluzhës. (Fshati Polluzhë, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve Greg Delawie, i shoqëruar nga drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do t’i vizitojë aktivitetet e fëmijëve të  organizuara për Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. (Shkolla Fillore “Asdreni” në Novobërdë, ora 11:30)

- Presidentja, Atifete Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e dekorimit të personaliteteve të shquara, që në periudha të ndryshme kohore dhe në fusha të ndryshme të jetës kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për vendin tonë. (Hoteli Emerald, ora 12:00)

- Organizata Jo-qeveritare Iniciativa për Prosperitet në Kosovë PIKS mbajnë konferencën “Akademia Kosovare e Modelit të Kombeve të Bashkuara - (KMUNA)”. (Sheshin 21, ora 18:30)

Ngjarjet e datës 18 Shkurt 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutim rreth performancës së EULEX-it përgjatë viteve të funksionimit, me fokus në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në të cilin do të diskutohet për Plotësim - ndryshimin e Ligjit për RTK. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilin do të bëhët Shqyrtimi i Projektligjit për Pantentë Shofer dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Komuna e Podujevës organizojnë ceremoninë inauguruese e shkollës së re 'Naim Frashëri' në Podujevë. (Podujevë, ora 13:15)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon diskutimet e BE-së me panel diskutimin rreth Reformës së Ligjit të Punës në Kosovë - Të rejat e fundit rreth Dialogut Social. (Qendra Informative e BE-së, ora 13:30)

 

- Komuna e Gjakovës nënshkruan marrëveshje me Organizatën “Help” për mbështetjen me 80,000 euro për fondin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Komunën e Gjakovës. (Kabinetin e kryetares Mimoza Kusari Lila, ora 14:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilen do të flasë kryetar, Visar Ymeri. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të Kolegjit AAB, ish zëdhënësit të NATOS-s, Jamie Shea. (Teatri AAB në Kolegjin e AAB-së, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 17 Shkurt 2016

- Bëhen homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe tek shtatoret e heronjve të Kosovës, ora 09:00)

- Rinia e PDK-së Dega në Prishtinë do të zhvillojë një aktivitet simbolik për nder të 17 Shkurtit,Ditës së Pavarësisë së Kosovës.(Përballë Objektit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ora 09:30)

- Për nder të 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Komunën e Gjakovës, bëhen Homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, Mejë, Çabrat, ora 09;30)

- Sipas Vendimit të Qeverisë së Kosovës do të bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së dhe njësive të Policisë së Kosovës (parakalimi përcillet edhe me aktivitete të tjera akrobatike të kadetëve si dhe të përcillet nga bendi muzikor i FSK-së, sheshi Nëna Tereza, ora ora 10.00).

- - Hapet Ekspozita e Librit “Kosova në Udhën e Pavarësisë”.(Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në ora 10:00)

- Bëhen homazhe para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, ora 11:00)

- Bëhet Nënshkrimi i Marrëveshjes me KRU \"Radoniqi\" – Bashkë investimi ne Realizimin e Projektit \"Ekzekutimi i Fazës së dytë të Përpunimit të Ujit të Pijes”.(Kabineti i Kryetares, ora 11;30)

- Bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Prekaz, ora 12:00)

- Ansambli SHOTA do të defilojë në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”, ora 12:00)

- Bëhet Përurimi i rrugëve në Rogovë, ora 12:30)

- Lëvizja VETËVENDOSJE!, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, organizojën protestë kundër qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ajo që të dorëhiqet.(Para Bibliotekës Kombetare, ora 14;00)

- Mbahet Koncert Festiv.(Pallati i Kulturës, Gjakovë, ora 18;00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq: Baletin “Dasma” me regji e koreografi të Mehmet Ballkan,Teatrin Kombëtar, ora 20:00)

 

Ngjarjet e datës 16 Shkurt 2016

- Zyra e Bashkimit Europian dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promovuese në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Vushtrri. (Vizita fillon nga kompania N.P. “L.T.G.- Plast", Bernica e poshtme, ora 9:30)

- Zyra e Bashkimit Europian në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës organizojnë tryezë lidhur me transparencen dhe llogaridhënia në raportimin medial. (Hotel Prishtina, ora 9:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga organizon pritje zyrtare me rastin e vizitës në vendin tonë të presidentes së Republikës së Maltës, Shkëlqesisë së Saj, Zonjës Marie Louise Coleiro Preca. (Pritja ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në Kuvendin e Kosovës më së largu deri në orën 9:45) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te varri i Heroit Legjendar Adem Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës do të mbaj mbledhjen e tij të radhës në të cilën do të shqyrtohet Raporti vjetor i punës së Komisionit për vitin 2015, dhe Plani i punës për 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:30)

- Mbahet takimi bilateral i Presidenteve Jahjaga dhe presidentes së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca dhe delegacioneve të tyre.  (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 10:15 - vetëm pamje pamje në fillim të takimit, ndersa pas takimit mbahet konferenca për media) 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit. (Prishtinë, ora 11:00)

- Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës do tapresin në takim Jason Steinbaum, këshilltar i anëtarit të Kongresit Eliot Engel. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-203, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia  e dorëzimit të kontratave  për programin e praktikes. (Shtëpia e Kulturës në Graçanicë, ora 11:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Rugova. (Velani, ora 11:15)

- Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. (Kabineti i kryetarit të Kuvendit, ora 11:40 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim mobilizues me gra në të cilin do të flasin edhe të tre kryetarët e subjekteve të opozitës së bashkuar.  (Hotel Grand, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së fabrikës së PVC & ALU “Univers” në Mitrovicën Veriore. (Fshati Banov Do, Komuna e Zvecanit, ora 12:00)

- Fabrika e gomave “Newko Ballkan L.L.C” nga Suhareka, organizon konferencën për shtyp me temë Kosova në boshtin e investitorit të huaj dhe prodhuesit vendor - Perspektivat e mbrojtjes së produkteve vendore dhe prodhuesit vendor". (Hotel Sirius, ora 12:30)

- Presidentja Marie Louise Coleiro Preca takohet me kryeministrin Isa Mustafa. (Ndërtesa e Qeverisë, 12:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takohet me drejtorin për Siguri Globale të Hebrenjve, nga Kongresi Botëror i Hebrenjve, Omri Segelman. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)

- Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges takon Ministrin Haki Demolli dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 17:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, organizojnë pritjen zyrtare me rastin e  tetëvjetorit të pavarësisë. (Hoteli Emerald, ora 18:30 - Përfaqësuesit e mediave me kartelat e akreditimit duhet të vijnë para orës 18:15)

- Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Ben Hodges mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla për media, ora 18:15)

- Posta e Kosovës do të promovojë dy pulla postare për dëshmorët Luan Haradinaj dhe Skënder Rexhepi. (Ndërtesa kryesore e Postës së Kosovës në Dardani, ora 11:00)
 

Ngjarjet e datës 15 Shkurt 2016

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe Oda Ekonomike e Kosovës, me rastin e 8-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizojnë Panairin e Punës 2016 në Prishtinë. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 9:00)

- Zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti pret në takim Omer Kaleshin, piktor me famë botërore i cili gjendet në Prishtinë për të pranuar medaljen presidenciale të meritave, Jeton Ahmetajn, regjisor dhe profesor i regjisë së filmit në Universitetin e Prishtinës, Orhan Kerkezin, regjisor dhe Qani Mehmedin, gazetar. (Kabineti i ministrit, ora 9:00)

- Zyra e Kryeministrit mban konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës së komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 10:00)

- Me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bashkë me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, bën ndarjen ceremoniale të Çmimit Letrar Kombëtar për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe për Çmimet tjera vjetore në fushën e letërsisë.(Kabineti i Ministrit, ora 10:00)

- Përfaqesuesit e Parlamentit të nxenesve shqiptarë nga Mitrovica debatojnë me kolegët e tyre serbë nga Leposaviqi. (Lokalet e RTV MIR në Leposaviq, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në hapjen e Panairit të Punës të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 11:00)

 - Lëvizja studentore për barazi "Studim Kritikë Veprim" do të mbaj një konferencë për media së bashku me disa organizata studentore të tjera. (Tek menza e studentëve, ora 12:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur - KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur - Bosnje e Hercegovinë mbajnë konferencë për media. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të shqyrtohet edhe Draft raporti i monitorimit buxhetor të skemave të ndihmës sociale.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 13:00)

- Mbahet manifestimi i ditës nacionale të Ashkanlive. (Pallati i sporteve në Ferizaj, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, do të bëjnë lansimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)

- Kryesuesi i Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e madhe e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, rr. “UÇK”, ora 14:00) 

-  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, dhe në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane, lansojnë Garën për Mjedis të Pastër, në të cilën do të përfshihen 16 komuna të Kosovës. (Hotel Emerald​, ora 14:00)

- Federata e Futbollit të Kosovës organizon turneun tradicional në Futsal me rastin e shënimi të Pavarësisë. (Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 17:00)

- Me rastin e Ditës së flamurit te Ashkalive organizohet  ceremoni festive  për ambasadorë të vendeve mike në Prishtinë, për  anëtarë të  Qeverisë së Republikës së Kosovës  dhe të ftuar të tjerë. (Hotel Emerald, ora 17:00)

- Me iniciativë dhe përkrahje financiare nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur – KFOS dhe Fondi për Shoqëri të Hapur - Bosnje e Hercegovinë jepet shfaqja musafire "Zemra e Huaj" nga Teatri i Sarajevës me regji të DIno Mustafiq. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 14 Shkurt 2016

-  Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Artpolis dhe Girls Coding Kosova organizojnë fushatë për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave me marrshimin "Një Miliardë në Këmbë". (Para Teatrit Kombëtar drejt Sheshit Zahir Pajaziti, ora 12:00)
 
- Mbahet ceremonia e bashkimit te demokristianve te Kosoves ku Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës dhe PDKI do te zyrtarizojnë bashkimin e dy subjekteve politike në një subjekt të vetëm. (Hotel Grand, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj takim me stukturat e saj në Lipjan në të cilin pranishëm do të jetë kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj. (Restaurant “Luma”, në Lipjan, ora 15:00)

- Opozita e bashkuar mban tubim me qytetarë ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë në të cilin do të flasin Albin Kurti, Ahmet Isufi dhe Jakup Krasniqi. (Teatri i Qytetit në Gjilan, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 13 Shkurt 2016

- Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti i Ferizajt do të nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi. (Objekti i Odës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Këshillin Qendror të Veprimit Rinor Lokal. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Departamenti i Administrates nga Partia Demokratike e Kosovës dega Ferizaj mbanë konferencë për medie me temë "Metastaza e së keqës në Komunën e Ferizajt". (Zyret e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Mimoza Kusari Lila, Kryetare e Komunës së Gjakovës, Ukë Gashi, Kryetar i klubit Gërmia 555, Besim Hasani, Kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe Halil Sylejmani Kryetar i Federates Atletike të Kosovës mbajn konferencë për media lidhur me “Maratona Kombëtare e Malësisë së Gjakovës”. (Restoranti Rings në Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e përvjetorit të rënies në mbrojtje të Mitrovicës, të dëshmorit Avni Hajredini, do të vendosen buqete lulesh tek pllaka përkujtimore në vendin e rënies. (Lagjja e Boshnjakëve, në veri të qytetit, ora 12:00)

- Mbahet konferenca për gazetarë e partisë politike "Serbia Aktive" me temë “Kosova në vitin zgjedhor 2016” në të cilen do të flasin  Dushan Janjiq kryetar i partisë, Vukoje Vukojeviq kryetar i konferencës regjionale “Serbia Aktive” për Kosovë dhe Zoran Boshkoviq kryetar i këshillit komunal “Serbia Aktive” në Shtërpcë.  (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Opozita e bashkuar mbanë tubim me qytetarë ku do të diskutohet mbi situatën politike në Kosovë në të cilen do të flasin Albin Kurti, Donika Kadaj Bujupi dhe Jakup Krasniqi. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 12 Shkurt 2016

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të prezantoj të gjeturat e analizës së sektorit privat dhe do të lansoj Programin e vetë-punësimit për rajonin e Mitrovicës. (Hapësirat e Agjencisë për Zhvillim Rajonal në Parkun Afarist, ora 9:30)

- Lëvizja studentore për barazi- "Studim Kritikë Veprim" do te mbajë një konferencë për media, në kohen kur do të mbahet edhe mbledhja e senatit te UP-se, me ç'rast pritet te votohet për antarët e Këshillit Drejtues të Universitetit. (Oborri e rektoratit te Universitetit te Prishtines, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Lëvizja Fol organizon diskutimin e radhës në Forumin Fol hapur, ku i ftuar do të jetë Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. (Zyrat e Lëvizjes Fol, ora 10:00)

- Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendi të Kosovës, mban takim me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 112-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, kati i III, ora 10:00)

- - Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Gjilan. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 10:00)

- Komisioni i Pavarur i Mediave organizon konferencë për media, ku do të publikojë Listën e të licencuarve të cilët nuk kanë paguar Tarifën e Licencës për vitin 2015 si dhe do të njoftojë për hapat ligjorë që do të ndjek për këto raste. (Zyra e KPM-së, Rr. Perandori Justinian Nr. 14 Qyteza, Pejton, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovë prezanton rezultatin e studimit IFO per valën e 12-të, studim që jep informacione të sakta për zhvillimet ekonomike në baza tremujore. (Zyret e OEK-ut, ora 11:00)

- Përfaqesuesi rezident i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermulen do të mbajë një diskutim publik me studentet e Kolegjit Universum. (Kolegji Universum në Ulpiane, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:15)

- Subjektet opozitare mbajnë tubim në Vushtrri në të cilin marrin pjesë Albin Kurti, Jakup Krasniqi dhe Daut Haradinaj. (Shtëpinë e Kulturës në Vushtrri, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë, Maryse Daviet. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

- Seremb Gjergji mban konferencë me temë "Modeli i Zgjidhjes së Krizës Politike në Kosovë".(Lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin e parë të Komisionit për Planifikim Strategjik ku do të diskutohet rreth përgatitjeve të Qeverisë për Sfidat Korporative të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation).(Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, Avokati i Popullit Hilmi Jashari,  mbajnë konferencë të përbashkët në të cilën do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për të adresuar një prej kushteve në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave.I pranishëm do të jetë edhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar.(Salla e Mediave P32, Ndërtesa Qendrore e Qeverisë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 11 Shkurt 2016

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të flasë me rastin e hapjes së konferencës “Rritja e Pjesëmarrjes së Grupeve të Margjinalizuara në Kosovë”. (Hoteli Sirius, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Mitrovicë. (Salla e ATK-së në Mitrovicë, ora 10:00)

- Ministria e Shëndetësisë e Kosovës dhe Agjensia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim do të nënshkruajnë marrëveshjen e Mirëkuptimit për Projektin e renovimit dhe furnizimit me pajisje në kuadër të instalimit të Njësisë së Kujdesit Intensiv në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese organizojnë Panelin e Diskutimit me temë "Procesi i Privatizimit në Kosovë: Një vlerësim i sfidave dhe problemeve kryesore.". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Bëhet pranimi i donacionit të dhënë nga OSBE për Projektin e Mamografisë Mobile në Fushë Kosovë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, ora 10:30)

- Shoqata e të drejtave të Pacientëve në Kosovë në bashkëpunim me shoqatën Paqe Prosporitet Vlera organizojn aktivitetin me rastin e ditës ndërkombëtare të numrit emergjent (112). (Sheshi Shatervan në Prizren, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me përfaqësuesit e federatave të sportit në Kosovë.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 38, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:15)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” mban konferencën për shtyp, përkitazi me premierën më të re të shfaqjen “Më fol për dashurinë”. (Skena e teatrit “Dodona”, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:30)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina organizon konferencë për media lidhur me organizimin e IPKO Kupa e Kosovës në Basketboll ku do të tregohen detajet lidhur me organizimin e kupës, do të lancohet logoja dhe komplet brendimi i turneut, IPKO Kupa e Kosovës. (Paletra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ora 13:00)

- Subjektet opozitare organizojnë aktivitet. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e Levizjes, ora 15:00)

-  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc do të vizitojnë Shkollën e Mesme Bujqësore “Avdyl Frashëri”. (Shkolla e Mesme Bujqësore, rruga “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë, ora 15:30)

- Liderët opozitarë, Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj mbajnë takim me të rinjtë e Komunës së Pejës. (Restorant Koha 3, ora 17:00)
 
- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz.  (Ndërtesa e qeverisë, ora 17:15 - vetëm pamje - shtyhet për ora 19:00)

- Ministri Thaçi dhe ministri i Jashtëm austriak Kurz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 32, pas takimit)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi do të mbajë tubim me anëtar dhe simpatizant të PDK-së. (Qendra e Kulturës ‘’Rexhep Mitrovica’’ në Mitrovicë, ora 18:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Austrisë, Sebastian Kurz. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:20 - vetëm pamje)

Ngjarjet e datës 10 Shkurt 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon konferencën “Dita Austriake-Kosovare e strehimit”. (Objekti i UBT-së, Lagjja Kalabria, ora 9:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë në familjen e Mon Balajt. (Familja Balaj në Besiane, ora 10:00)

- Ministria e Financave mban tryezën në lidhje me  “Udhëzimin administrativ për kriteret dhe procedurat për përftimin nga pushimet tatimore”. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Prishtinë. (Salla e Kuvendit Komunal në Prishtinë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Mon Balaj. (Varri i Man Balajt në Besianë, ora 10:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon inagurimin e Parkut Dardania në komunën e Gjilanit. (Lagja Dardania në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e Inaugurimit të objektit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. (Objekti i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin shqyrtohet leximi i dytë i Nismës Legjislative të 13000 qytetarëve për “Amendamentimin e Ligjit për Menaxhim të Financave Publike dhe Përgjegjësitë”. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

- Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës znj. Arberie Nagavci do të bëjë inagurimin zyrtar për nisjen e procesit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në të gjitha shkollat nëntë vjecare në komunën e Prishtines. (Shkolla Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë , ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje bën vizitë të familja  Arben Xheladinit. (Familja Xheladini në Prishtinë, ora 12:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë inaguron rinovimin e shtratit të lumit në fshatin Berivojce. (Fshati Berivojce, Komuna e Kamenicës, ora 12:15)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të varreza e Arben Xheladinit. (Varri i Aben Xheladinit në Prishtinë, ora 12:30)

-  Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, viziton Vitinë më ç'rast do të zhvillojë një takim në zyrat e kryetarit të Komunës së Vitisë më të cilin do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi për Renovimin e Muzeut të Shkollës së Parë Shqipe në Stubëll. (Komuna e Vitisë, ora 13:30)

- Lëvizja Vetëvendosje bën homazhe të pllaka përkujtimore e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit. (Prishtinë, ora 13:30)

- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të jetë prezent me rasti e nënshkrimit të kontratave në mes të 32 të rinjëve dhe Adaptavit-it, një qendre të çertifikuar për trajnime nga fusha e Teknologjisë Informative me seli në Prishtinë. (Lokalet e Adaptivit, rruga drejt Gërmis afër kishës ortodokse, ora 14:00)

- Shfaqet dokumentari për ngjarjet e protestës të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! në datën 10 shkurt 2007 në të cilën policët e UNIMIK-ut vranë dy protestues dhe plagosën me dhjetra të tjerë. (Kinema ABC, ora 14:00)

 

- Këshilli drejtues, Kryesia dhe Kryetarët e degëve të AAK-së, dikutojnë modalitet e moblizimit për protestën gjithëpopullore të 17 shkurtit. (Hotel Sirius, ora 16:00)

- Në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita personale e Ymer Shaqirit "Origjinaliteti i një kulture të lashtë". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)  
 

Ngjarjet e datës 9 Shkurt 2016

-  Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci - Demaj do të marrë pjesë në Konferencën vendore për shënimin e Ditës botërore për internet të sigurt “Vepro për internet të sigurt”  të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Komitetin Kosovar për Ditën e Internetit të Sigurt  dhe Qendrën për studime të avancuara FIT. (Ambientet e MAShT-it, salla 401 ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë bën lansimin e të gjeturave të Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë me fokus të veçantë në “Perceptimet e Publikut për Politikën e Jashtme dhe Dialogun me Serbinë”. (Qendra e Konferencave “Orion” (përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Patentë Shofer dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e organizuar me përfaqësues të medieve dhe të shoqërisë civile, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale në vend. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët shqyrtimi i shpalljes se konkursit per ZRRUK, dhe shqyrtimi i shkreses nga Komisioni per Legjislacion rreth shpronësimeve. (Kuvendi i Kosovës,  salla C 203, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, roa 11:00)

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj do të raportoj para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. (Kuvendi i Kosovës, sala N 303, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Kundërvajtje dhe shqyrtimi i raportit me amendamente i grupit punues në Projektligjin për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Federata e Basketbollit e Kosovës dhe KB Sigal Prishtina mbajnë konferencë për media, ku do të bëjnë të ditura të gjitha detajet rreth organizimit të Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës. (Zyrat e FBK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, do të pres në takim ministrin pwr Mjedis dhe Planifikim Hapësinor Ferid Agani. ( Zyrat e kryetarit, ora 13:30)

-Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë, Greg Delaëie, i shoqëruar nga Kryeministri Isa Mustafa, do të flasë në ceremoninë e dorëzimit të certifikatave grupit të parë të pjesëmarrësve në trajnimin për zhvillimin e politikave publike dhe udhëheqje.(Auditoriumi i AUK-ut, ora 14:00)

-  Lëvizja Vetëvendosje organizon debatin “Reciprociteti i munguar në Arsim – Tekstet shqip në Luginën e Preshevës dhe tekstet e Serbisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ora 14:00)


Ngjarjet e datës 8 Shkurt 2016

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 9:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mabj seminarin me tatimpagues në njësinë regjionale të ATK-së në Ferizaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 10:00)
 
- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angelika Viets, nënshkruajnë  Marrëveshjen për Bashkëpunim Teknik 2014 dhe 2015, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Gjermanisë. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 11:00)

- Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës, organizon tryezën e rrumbullakët kushtuar Ditës Evropiane të Epilepsisë. (Ndërtesa e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki ku do të nënshkruajnë marrëveshjen për kushtet e udhëtimit për shtetasit e Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe Protokolin për mënyrën e ndërtimin dhe hapjen e Pikës së re kufitare të përbashkët për udhëtim rrugor ndërkombëtar ndërmjet dy shteteve- Stançiq-Bellanoc. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 11:30 - vetëm pamje)

- Bëhet promovimi i librit “ Karabina e Gjyshit” me autor Gazmend M. Bytyçi i cili trajton luftën e fundit të Kosovës nag një kënd letrar dhe artistik. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon aktivitet simbolik, lidhur me padrejtësitë e sistemit përballë aktivistëve opozitarë. (Tek Pallati i Drejtësisë, ora 12:00) 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim dhe Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore lanson raportet “Përfshirja e Grave në Trupat Menaxhuese Zgjedhore në Kosovë” të publikuar nga IFES dhe “Manualit për Barazi Gjinore në Procese Zgjedhore” të publikuar nga D4D. (Hotel Sirius, ora 14:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret Qendrore te Vetëvendosjes, ora 15:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)