02 Qershor 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Prill 2016

- Shkolla "Loyola-Gymnasium", në Prizren organizon njëmbëdhjetë vjetorin e vënies së gurthemelit. (Objekti i shkollës në rrugën e transitit Petrovë, në Prizren, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton fshatin Reçanin më ç'rast do të takohet më banorët e fshatit. (Salla “Fuad” në Reçan, ora 11:00)

- Shoqata “Miqtë e Amerikës” organizon konferencë me gazetarë ku do të bëhet hapja e konkursit publikë për esen me titull “Edhe unë e festojë 4 korrikun”, ku të drejtë konkurrimi kanë të gjithë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës. (Rruga “Agim Ramadani” Hy/54, Kati I, Nr.1, perballë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, mbrapa qebaptores “Jeta” dhe “California”, ora 11:00)

- Departamenti i Administrates i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencë për medie, për "Falimentimin e  Ferizajt". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)  

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me përfaqësues të fermerëve të mjedrës, biznesmenë, përfaqësues të fshatit dhe përfaqësues të OJQ-ve. (Fshati Reçan, ora 11:40)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë në fshatin Ljubinjë ku do të takohet me banorët e fshatit. (Lubinjë, ora 13:00)

- Dorëzim pranimi solemn i çelsave të shkollës fillore Loyolan si dhuratë nga Bashkësia Evropiane. (Pranë Katedralës në Prizren, ora 13:00)  

- Fondit për të Drejtën Humanitare shfaq premierën e filmit dokumentar “Thellësia dy” ku pas projeksionit të filmit do organizohet debat me regjisorin e filmit dhe të ftuar të tjerë. (Teatri “Oda“, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 15 Prill 2016

- Programi për Arsim Themelor i USAID-it dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizojnë konferencën e katërt të përbashkët dy-ditore të vlerësimit me temë “Reformat në vlerësimin e nxënësve sipas kurikulës së re”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International-Kosova organizon konferencën për shtyp mbi publikimin e punimit rreth “mekanizmave institucional për luftimin e korrupsionit.” (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:30)

- Ambasadori i Shqiprisë, Qemajl Minxhozi, merr pjesë në veprimtarinë përkujtimore kushtuar Eksodit 1999, organizuar nga  Komuna e Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 11:00)​

- Pomovimi i librit shkencor “Tranzicioni ekonomik - Një rrugëtim pa mbarim” i autorëve prof. dr. Luljeta Minxhozi, prof. dr. Arben Malaj dhe prof. dr. Selami Xhepa. (Qendra Mediale, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të bëhët shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës  si dhe shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i 3 librave të botuara nga Kolegji Evropian “Juridica”, Dr.Sc. Shpresa Kursani – “Politikëbërja në Bashkimin  Evropian“, PhD.Cand Përparim Gruda – “Ndarja e pushteteve” – Analizë Kushtetuese dhe PhD.Cand. Salihe Salihu – “Migracioni dhe Shteti Komb në Epokën Globale“. (Klinika Ligjore e Kolegjit Juridica, prapa Hotelit Sirius, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës do të prezantoj lansimi i dy aplikacioneve në Komunën e Prishtinës, E-Rekrutimi dhe E-Shpenzimet, projekt ky i përbashkët i UNDP dhe i Komunës së Prishtinës. (Objekti i vjetër të Komunës e Prishtinës, salla nr. 37, ora 14:00)

- Ministria e Drejtësisë shpërndan certifikatat pёr 57 kandidatët tё cilёt e kanё dhёnё provimin e Jurisprudencës. (Amfiteatër nё ndërtesën e Ministrisë se Drejtësisë, ora 14:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Shoqatën Autizimi të Kosovës organizon konferencën e cila do të mbahet me qëllim të promovimit dhe mbështetjes së personave me autizëm në vendin tonë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. ( Qendra për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, ora 15:30)

- Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës organizon një koncert me rastin e binjakëzimit të shkollës së muzikës Prenk Jakova në Prishtinë dhe asaj Dëshmorët e Lirisë Tiranë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 18:00)

-  Premiera e radhes qe Kinemaja ABC do te shfaq ne ekranin e saj është Premiera Botërore e Filmit të bazuar në Librin e Xhungles “The Jungle Book” 3D. (Kinema ABC, ora 20:00)


Ngjarjet e datës 14 Prill 2016

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon Konferencën Ndërkombëtare dy ditore “Kultura dhe Arsimi". (Hotel Sirius Prishtinë, ora 09:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e Radiatorëve “Enrad” në Gjilan. (Objekti i fabrikës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest dhe partnerët e projektit mban Forumin për Mjedisin ku do të prezantohen të gjeturat e raportit “Mbrojtja e Mjedisit në 16 komunat”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të vizitojë komunën e Istogut më ç'rast do të takohet me kryetarin e komunës, Haki Rugova. (Zyrat e kryetarit të komunës, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton shtëpinë e Rinisë në Gjilan. (Objekti i shtëpisë në Gjilan, ora 10:30)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon konferencë per medie lidhur me nismën e Inspektoratit të Punës për t`i inspektuar kompanitë mediale lidhur me respektimin e ligjit të punës. (Hotel Grand, ora 11:00)

- FOL në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo dhe Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit, mbajnë konferencë për media me ç'rast do të bëhet lansimi i koncept dizajnit të portalit shtetëror E-KOSOVA, që bëhet i mundur falë mbështetjes së Ambasadës Britaneze në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zyra e BE-së, në bashkëpunim me komunën e Gjilanit do të inaugurojnë Parkun Dardania.(Lagja Dardania në Gjilan, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën inaugurimin e Parkut “Dardania” në Gjilan. (Qyteti i Gjilanit, ora 11:00)

- Ministrja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami do të marrë pjesë në hapjen e Bau Market në Istog. (Istog, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati mban konferencë për media për zgjedhjet e përgjithshme dhe për iniciativën e Lëvizjes për Bashkim për krijimin e tryezës së Liderëve. (Zyret e Lëvizjes për Bashkim, ora 11:30)


- Presidenti e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të presë në takim kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.( Kabineti i Presidentit, C-101, ora 11:45)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë në Palestrën sportive në Kamenicë. (Objekti i palestrës, ora 12:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- IPKO prezanton rezultatet financiare për  2015, numrin prej 1 milion përdoruesve dhe planet për 2016. (Hotel Swis Diamond, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Istogut, me ç’rast me kryetarin Haki Rugova, do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi, për financimin e projektit Rregullimi i Parkut Memorial “Ibrahim Rugova”. (Objekti i Komunës, ora 13:00)

- Diskutohet për rrugën e Kosovën drejt anëtarësimit në UNESCO si dhe do të prezentohet analiza e shkurtër e EC Ma Ndryshe mbi shkaqet e dështimit në përpjekjen e parë dhe sugjerimet drejt anëtarësimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën një në Komunën e Kamenicës. (Objekti i komunës, ora 13:00)


- Koordinatori Nacional Kundër Dhunës në Familje organizon dëgjimin publik të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit kundër Dhunës në Familje 2016-2020.(Ndërtesa e Qeverisë, salla  P38, ora 14:00)


- Bëhet inaugurimi i Institucionit Parashkollor “Xhevë Lladrovci” në Komunën e Klinës. (Komuna e Klinës, ora 14:00)

- Mbahet panairi i Universiteteve Amerikane "EducationUSA University Fair - Kosovo. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti thërret mbledhjen urgjente  të Kuvendit të Komunës. (Salla e Komunës, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 13 Prill 2016

- Zyra për Qeverisje të Mirë bashkë me Zyrën e  BE-së në Kosovë, organizojnë konferencë për media më ç'rast bëjn lansimin e projektit të ri të financuar nga BE-ja, "Mbështetje për implementimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile". (Ndërtesën e Qeverisë, salla P37, ora 9:00)

- Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit-TKKK organizon Tryezën e Rrumbullakët mbi Kancerin Testikular me titull “Diagnostikimi dhe menaxhimi protokolar i kancerit testikular”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave mban tryezë të rrumbullakët "Monitorimi i Sektorit të Sigurisë së Kosovës: Nëntor 2015 – Mars 2016" në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e tretë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Partners Kosova - Qendra për Menaxhimin e Konflikteve nga Prishtina të përkrahur nga  Ambasada Amerikane në Kosovë, organizon debatin me temën "Masat parandaluese për luftimin e fenomenit të ekstremizmit dhe radikalizmit fetar që shpie në  terrorizëm‘’. (Salla e Kuvendit Komunal të Vitisë, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin për Sponzorim dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 10:00)

- Organizata Çohu! organizon tryezë diskutimi me rastin e prezantimit të hulumtimit mbi procesin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Euro-Atlanic Association of Kosovo, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën “Nato and South East Europe: Challenges and Perspectives”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Sponsorizime dhe Donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 10:00)

- Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm organizon panelin diskutues me temë ‘Ndikimi i Veturave në Shëndet dhe Siguri Rrugore’. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në kuadër të projektit ‘Efiçienca e energjisë për zhvillim’ të mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë, organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për 48 biznese të vogla dhe të mesme nga Komuna e Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Podujevës dhe Obiliqit. (Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)

- Nën patronatin e Rektorit, Prof. Dr. Marjan Dema, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, organizon një Akademi Përkujtimore kushtuar Prof. Dr. Zef Mirdita i cili u nda nga jeta para disa ditësh. (Ndërtesa e Rektoratit, salla e senatit të UP, ora 11:00)

- Promovimi i librit "Paqja afatgjate në Ballkanin Perëndimor përmes integrimit në BE. Procesi i integrimit në BE si mundësi për tejkalimin e konfliktit serbo-kosovar ” të Prof. Dr. Arben Hajrullahu. (Departmentin e Shkencës Politike, Universiteti i Prishtinës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, merr pje​së në ceremoninë e “Certifikimit të Administratorëve për Administrimin e Ndërtesave në Bashkëpronësi”. (Lokalet e Kampusit te UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi raporton në mbledhjen e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me planin dhe prioritetet e ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nënshkruhet protokolli për inspektim të përbashkët në mes të Inspektoratit Policior të Kosovës dhe Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa. (objektin e IPK-së në Hajvali, ora 11:30)

- Me ndihmën e Misionit të OSBE-së në Kosovë, komunat Prishtinë, Graçanicë, Shtime, Lipjan, Fushë Kosovë dhe Obiliq do të nënshkruajnë një deklaratë që ka për qëllim avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit mes komuniteteve. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Agjencia e Pronesise Industriale – MTI, Zyra për të Drejtat e Autorit – MKRS, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës, organizojnë debatin me panelistët për “Të Drejtat Pronësore Intelektuale dhe Obligimet nga MSA”. (Qendra Informative e BE-së, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Mamushës. (Objekti i Komunës së Mamushës, ora 15:00)

- Organizata Cyano's Day organizon eventin e tretë me temën “Morali” ku të ftuar në panel janë Albin Kurti dhe Naim Telaku. (American School of Kosova. ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 12 Prill 2016

- Përfaqësuesit e autoriteteve gjyqësore të Kosovës dhe të Zyrës së BE-së/PSBE-së do të përfundojnë projektin "Mbështetje për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës". (Sirius Hotel, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në Universitetin "Hasan Prishtina". (Rektorati i UP-së, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport i Kuvendit në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Odën Ekonomike Amerikane mbajn dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet vazhdimi i mbledhjes së dytë të Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Kuvendit komunal, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për Patentë Shofer. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Isa Mustafa. (Kabineti i presidentit, ora 10:10 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konfeerencë me temë  “Si raportohet për Kosovën nga media në Beograd?”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së,  ora 10:30)

- Mbahet takimi bilateral ndërmjet Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe István Jakab, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Agjencinë e Kosovës për Pajisje dhe Produkte Medicinale. (Objekti i Agjencisë, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore në bashkëpunim me Friedrich Ebert Stiftung organizojnë konferencën për media me rastin e prezantimit të analizës së politikave "Taksat e dedikuara në Kosovë - çka po marrim në këmbim të pagesës?". (Zyret e Fondacionit Friedrich Ebert, rruga “Pashko Vasa”, nr.23 në Qytezën Pejton, ora 11:00)

- Ceremonia e hapjes së projektit të binjakëzimit „Përkrahja e mëtejme për Kuvendin e Kosovës“. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 12:00)

- Ambasadori i Sllovenisë në Kosovë, Miljan Majhen mban ligjëratë me temë "Politika e jashtme e Sllovenisë”. (Objekti i AAB-së, ora 12:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të 8-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ministria e Drejtësisë organizon ceremoninë për nder të ditës së Kushtetutës. (Hotel Emerald, ora: 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Ceremoninë e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Yunus Emre Enstitüsü Qendra Kulturore Turke në Prishtinë organizon edicionin e pestë te Turkish Jazz Week. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 11 Prill 2016

- Instituti \"Yunus Emre\" mban konferencë për media në lidhje me Javën e Xhazit Turk në Kosovë ngjarje kjo e cila këtë vit shënon edicionin e pestë. (Instituti \"Yunus Emre\" në lagjen Pejton në Prishtinë, ora 12:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore - Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së Heroit Agim Ramadani. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina  organizon konferencë për shtyp lidhur me ndeshjen finale të Ligës Ballkanike, që zhvillohet të martën ndaj KK Mornar. (Zyret e klubit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 9 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares. (Varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00) 

- Me rastin e 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”  që organizohet nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti. (Amfiteatri A1 në ndërtesën e Fakultetit Juridik, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të promovojë fillimin e përgatitjes së Raportit Kombëtar PISA 2015, me të cilin edhe nisë procesi i reflektimit dhe diskutimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka do të takohen me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. (Hotel Dukagjini, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

- Zëvëndesministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci Demaj,  sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, znj. Henriette Kötter dhe ekspertja ndërkombëtare për PISA, znj. Simone Bloem, do të mbajnë konferencë për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë përurimin e linjës për ambalazhimin e sheqerit, ku do të punësohen së paku 5 persona me aftësi të kufizuar. (Lokalet e punëtorisë “Humaniteti” në Ferizaj, rruga “Epopeja e Jezercit”, tek zyrat e LDK-së në Ferizaj, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën, dega në Lipjan, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Restaurant “Marigona” në Lipjan, ora 15:00)

- NISMA për Kosovë, dega në Prizren, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Hotel Theranda në Prizren, ora 17:00)

- HandiKOS, B-Models dhe IB Event organizojn sfilatën e shtatë "Prishtina Fashion Nights Pranverë/ Verë 2016- Istambul Dantel" ku për herë të parë do të sfilojnë 15 anëtarë të organizatës HandiKOS, prej tyre 9 të rritur dhe 6 fëmijë më aftësi të kufizuara. (Hotel Golden ne Emshir, ora 19:00)

- Promovohet videoklipi nga Oborri & Taste2 me emrin “Karrigat”, këngë kjo e cila është shkruar dhe komponuar nga grupi legjendar “Gjurmët”. (Kafe librari Dit’ e Nat’, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 8 Prill 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim drejtorin e Divizionit për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Andrea Orizio. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)

- Banka Botërore do të prezantojë Raportin e Rregullt Ekonomik për Europën Juglindore. Raporti fokusohet në performancën dhe perspektivën ekonomike në vendet e Europës Juglindore si dhe faktorët që ndikojnë në parashikimet për rritjen ekonomike. (Zyrat e Bankës Botërore, rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 9:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala bën ndarjen e çmimeve vjetore për Teatër. (Kabineti i ministrit Shala, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Presidentit. (Sheshi Skenderbe, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, İsmail Kahraman. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim Hoyt Yee Zëvendës Ndihmës Sekretar përgjegjës për çështjet evropiane i SHBA-ve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:40 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerim pranë Ministrisë së Jashtme britanike, Fiona Mcilwham. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

- Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee takohet me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic. (Zyra e zëvendës-Kryeministrit në ndërtesen e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryetari i Gjykatës së Lartë të Shqipërisë, Xhezair Zaganjori, i shoqëruar edhe nga Tom Ndreca - gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe Arben Dakos – shoqërues i Gardës do të bejë vizitë zyrtare në Gjykatën Themelore në Gjilan ku do të takohet me kryetarin e Gjykatës Themelore në Gjilan, Zyhdi Haziri. (Gjykatës Themelore në Gjilan, ora 14:30)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pret në takim zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:15 - vetëm pamje)

- Zëvendës ndihmës sekretarin amerikan, Hoyt Yee takohet me Presidentin Hashim Thaçi. (Zyra e Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Hapet ekspozita e cila titullohet “3P3D” me posterat e artistit Péter Pócs të artistit hungarez me banim në Shqipëri. (Galerinë Kombëtare të Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 7 Prill 2016

- Zyra e Kryeministrit organizon konferencën ceremoniale për kremtimin e Ditës Ndërkombëtare Rome. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon takimin informativ lidhur me Instrumentet  matëse me temë “Importimi, Shpërndarja  dhe vendosja  në treg  e mjeteve matëse ligjore”. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me m​inistrin e Mirëqenies nga Republika e Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-37, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladnjan Nikolçeviç, do të vizitojë Komunën e Rahovecit dhe fshatin Hoçë e Madhe. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

-  Shoqata Humanitare Bamirëse në Kosovë, Nëna Terezë, mban konferencën përmbyllëse të projektit “Fuqizimi socio ekonomik i grupeve të cenueshme sociale në Kosovë,” projekt ky i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hotel Afa, ora 10:30)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë bashkë me Klinikën e Endokrinologjisë të QKUK-ës dhe Shoqatën e diabetikëve të Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Shëndetit, me një konferencë të përbashkët për media e cila i dedikohet Ditës Botërore të Shëndetit është Diabeti, ndërsa, motoja: “Bëhu aktiv-Lufto diabetin”. (Objekti i MSh-së, ora 13:00)

- Kryetari Veseli pret në takim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:15)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim ministrin e Mirëqenies së Republikës së Letonisë, Jānis Reirs. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00 - vetëm pamje)

- Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari - Lila mban ligjeratë më studentë të Universitetit Amerikan në Kosovë ku do të ndajë me studentë përvojën e sajë si kryetare e Komunës së Gjakovës dhe në qeverisjen qendrore. (Universiteti Amerikan në Kosovë, ora 16:00)

-  Kryetari Veseli pret në takim të dërguarin e posaçëm të Ministrisë së Jashtme gjermane për Evropën Juglindore, Ernst Reichel. (Kabineti i Kryetarit, ora 16:00) 

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Objekti i komunës, ora 16:00)

- Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.(Ora 16:00)

Ngjarjet e datës 6 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji në bashkëpunim me Shoqatën Austriake - Kosovare, Institutin liberal për hulumtim të politikave dhe me përkrahës të tjerë, organizon konferencën njëditore më temë: “Perspektiva kosovare e tregut të lirë – 2016”. (Kampusi Inovativ i UBT-së, në Lipjan, ora 9:00)

- Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi do të marrë pjesë në takimin e përbashkët të përfaqësuesve të Prokurorisë, Gjykatave, Policisë dhe Doganave të dy anëve të kufirit, me temë “Bashkëpunimi ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Kompleksi Iliria në Vermicë të Prizrenit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përbashkët i përfaqësuesve të Prokurorit të Shtetit, gjykatave, Policisë së Kosovës dhe Doganave të Kosovës, me përfaqësues të Prokurorisë, Gjykatës, dhe Policisë nga Republika e Shqipërisë më ç'rast do të diskutohet për bashkëpunimin ndërkufitar dhe lufta kundër krimit të organizuar”. (Restorant “Iliria” në Vërmicë, Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ku anëtaret e komisioni do të takohen me me Auditorin e Përgjithshëm Besnik Osmani si dhe do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Komunën e Prishtinës dhe partnerët tjerë, organizon tryezën e rrumbullakët “Ndërtimi i Urave”, e hartuar për të adresuar dhe diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me parandalimin e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si në nivel lokal dhe atë qendror. (Ndërtesa e re e komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të shqyrtohet Raporti tremujor financiar 2016 të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Programit të Shpenzimeve të RTK-së, për periudhën Prill-Qershor 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministria e Financave organizon tryezën e diskutimit lidhur me ecurinë e procesit të deritashëm për faljen e borxheve, me të gjitha institucionet e përfshira në zbatim të Ligjit për faljen e borxheve publike. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi si dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj do të promovojnë Vërtetimin për njohjen e përvojës  së punës  së arsimtarëve gjatë periudhës 1990-1999. (Ndërtesa e MASHT-it, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet propozim vendimit nga Qeveria rreth Bordit të mjedisit me të ftuar anëtarët e propozuar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Virgjërat e përbetuara-Jeta ndërmjet detyrimit dhe vetëflijimit”, të autorit Anton Berishaj. (Amfiteatri 101 në Fakultetin Filozofik, ora 11:00)

- Në prag të Festivalit Eurosong që do të mbahet në Stokholm të Suedisë, përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision Znj. Eneda  Tarifa mban konferencën për media. (Swis Diamond Hotel, ora 12:00)

- Federata e PingPongut të Kosovës do të festoj Ditëns Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Federata Sindikale e Pavarur Elektrokosova, proteston para objektit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe mban konferencë për media, lidhur me një mashtrim që do ta bëjnë publik gjatë konferencës. (Objekti i Ministrisë së Punës, ora 12:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri, Isa Mustafa marrin pjesë në konferencën me temën “Zhvillimi Ekonomik Lokal”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 13:00)

- Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve pranë Zyrës së Kryeministrit, Ivan Tomiq raporton para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e strategjive të Qeverisë që kanë të bëjnë me komunitetet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet takimi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:45)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të Shkollës Katolike në Prizren të restauruar së fundmi. (Shkolla Katolike në Prizren - isha Shkolla e Mesme e Mjekësisë, ora 14:30) 

- Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur pas takimit mban konferencë per media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:30)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe mban një fjalim para studentëve. (Amfiteatri i Fakultetit Juridik, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 5 Prill 2016

- Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Komuna e Mitrovicës organizojnë ushtrimin fushor “Veprimi i Shpejtë 7” ku pjesëmarrës do të jenë edhe institucionet e  tjera si Policia e Kosovës, NJPZSH, Kryqi i Kuq, Shërbimi Mjekësor dhe Kombinati Trepça. (Salla e medieve të Kuvendit të Komunës - Hapësirat e  Kombinatit Trepça në Fabrikën e Akumulatorëve, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Klinës me ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Klinës, Sokol Bashota. (Ndërtesa e komunës, zyra e krytarit Bashota, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon lansimin e ngjarjes për projektin e binjakëzimit ‘Përkrahja e mëtutjeshme e reformës së arsimit në drejtësi’. Objektet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët përzgjedhja e ekspertit për projektligjin ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një Vizitë në Fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “AMO”. (Objekti i fabrikës në komunën e Klinës, ora 10:45)

- Kryeministri Isa Mustafa bën vizitë në eventin përmbyllës të projektit “ More Quality Domestic Cheese for the Domestic Market” të implementuar nga korporata “Rugove” dhe të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Hapësirat e fabrikës “Djath Rugove” në Drelaj të Rugovës, ora 12:30)

- Për nderë të kujtimit për dëshmorët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe martirëve të lirisë, në 17-vjetorin e rënies , në fshatin Vraniq të Suharekës, mbahet tubim përkujtimor. (Pranë lapidarit të dëshmorëve të kombit, në qendër të fshatit Vraniq, ora 14:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së Samuel Žbogar takon kryetarin e Pejës Agim Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 4 Prill 2016

- Komuna e Gjakovës organizon dëgjim publik për ndarjen e granteve për bizneset e vogla e të mesme të nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik e Komunës së Gjakovës. (Kuvendi Komunal, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Telekomin e Kosovës. (Ndërtesa e Telekomit të Kosovës, ora 11:00)

- Një grup i invaliëdeve civili të luftës, të cilët janë lënduar gjatë luftës dhe pas luftës nga minat dhe mjetet tjera eksplozive të mbetura si pasojë e luftës, për "Diten Ndërkombëtare të Vetëdijesimit të Minave" do të organizojnë një takim para Qeverisë. (Para ndërteses së Qeverisë, ora 12:00)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton Ferronikelin. (Ferronikel, ora 14:30)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë "MSA rrezikon importuesit dhe prodhimet e Serbisë, përparësit dhe rreziqet e kësaj Marrëveshje, çka fiton dhe humb ekonomia e Kosovës?". (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme takohet me delegacionin e Grupit të miqësisë, të Parlamentit Gjerman, për marrëdhëniet me shtetet e Evropës Juglindore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 16:00)

- Hapet ekspozita e 'Activist Lab'. (Kolegji Internacional i Biznesit ne Mitrovicë, ora 16:00)

- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj viziton Gjakovën, me ç'rast takon strukturat udhëheqëse të degëve nga rajoni i Gjakovës. (Hotel Pashtriku, ora 18:30)  

Ngjarjet e datës 3 Prill 2016

- Mbahen homazhe tek varri i dëshmorit të pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Sllatinë  e Poshtme e Vitisë, ora 10:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore për dëshmorin e pranverës shqiptare ’81, Sherif Frangu.(Komuna e Vitisë, Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

 

Ngjarjet e datës 2 Prill 2016

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, shënon përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 me ç\'rast do të vëhen kurora lulesh në tri lokacione ku kanë rënë dëshmorët. (Sheshi \"Skënderbeu\", ora 12:00)

- NISMA për Kosovën mban Kuvendin Zgjedhor të NISMA e Rinisë për Kosovën. (Hotel Grand, ora 13:00)

- Dega e LDK-së në Prizren, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Kabash” në Prizren, ora 13:00)

- Komuna e Prishtinës së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve, do të mbajn akademi përkujtimore për përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe përvjetorin e rënies së dëshmorëve të 2 prillit, 1981 . (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 14:00)

-  Akademia jCoders organizon Hackathonin më të madh në Kosovë për fëmijë, ngjarje kjo e cila ka për qëllim të shtyjë fëmijët të moshës 8-15 vjeçare që brenda një dite të programojnë dhe zhvillojnë video lojëra si Legend of Zelda, Piano Tiles, etj. (ICK, ora 16:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe disa përfaqësues të bizneseve. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 18:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit) 

Ngjarjet e datës 1 Prill 2016

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtor do të vizitojë prodhuesin vendor farmaceutik "Trepharm". (Fshati Sllatinë e Madhe, ora 10:00 - Për mediat do të sigurohet transporti nga Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Dogana organizon zyrtarisht fillimin e implementimit të marrëveshjes së MSA-së, një moment shumë I rëndësishëm për Republikën e Kosovës ku do të do të bëhet zhdoganimi i parë nga ana e Kryeministrit në prani të përfaqësuesit special të BE me tatim doganor të reduktuar konform Marrëveshjes së stabilizim asocimit, ky moment shënon fillimin e implementimit të MSA nga ana e shtetit të Kosovës. (Drejtoria e Doganës, në Lagjjen Emshir, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të zhvilloi një takim me rektorin e ri  të Universitetit  të Prishtinës, Marjan Dema. (Ndërtesa e rektoratit, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik. (Takimi me media bëhet para Teatrit Kombëtar, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizojnë konferencën për shtyp mbi publikimin e Raportit të Monitorimit të Prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë “Virusi Transparentitis”. (Instituti Demokratik i Kosovës, Rr. Bajram Kelmendi Nr. 45, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton prodhuesin farmaceutik Trepharm. (Objekti i Trepharm, në Sllatinë të Fushë Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa vizitë në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Biznesit në Drenas, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministri i  Administratës  Publike, Mahir Yagcilar, do të vizitojnë shkollën “Emin Duraku” në  Shtimje për t`parë nga afër se si po zhvillohet pilot projekti E- Shkolla. (Objekti i shkollës në shtimje, ora 14:00)

- Në përkrahje të shoqatës Down Syndrome Kosova, përkatësisht të qendrës në Gjakovë dhe Prizren, me vetiniciativë nga artistët, mbahet Koncerti Recital nga Natyrë Elezi dhe Lekë Salihu (piano). (Salla e Shkollës së Muzikës "Lorenc Antoni" në Prizren, ora 19:00)



 

Ngjarjet e datës 31 Mars 2016

- Punëtorët teknik si dhe ata të sigurimit që punojnë në Qendrën Regjional të Spitalit në Gjilan do të hynë në Grevë. (Qendra regjionale e Spitalit, ora 8:00)

- Forumi i gjyqtareve dhe prokuroreve të Kosovës do të bëj promovimin e Doracakut për gjyqtarë dhe prokurorë, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbledhja e Nën-komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kuvendin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të takohet me kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.(Kabineti i kryetarit në Pejë, ora 10:30)

- Bëhet prezantimi i studimit "Praktikat në mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojat e fuqisë punëtore në Evropën Juglindore ” i cili organizohet në kuadër të projektit “ Qendra Burimore Rajonale për Mbrojtjen e Fëmijëve në Evropën Juglindore". (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave dhe OJQ Syri i Vizionit mbajnë tryezën e rrumbullakët "Reagimi ndaj Pastrimit të Parave në Kosovë: Në Mes të Politikave dhe Praktikës", në të cilën do të prezentohen dhe diskutohen të gjeturat kryesore dhe rekomandimet e raportit me të njejtin titull. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e rregullt të Kuvendit të Komunës Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe ELKOS GROUP.(Kompania ELKOS, ora 11:15)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga viziton panairin e grave, në hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë. (Hapësirat e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Prishtinë, ora 11:30)

- Shoqata për Personat e Prekur nga Fibroza Cistike hap fushatën vetëdijesuese për Fibrozën Cistik. (Sheshi Nëna Terezë afër Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ora 11:30)

­ - Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë edhe DEVOLLI GROUP.(Devolli Group, ora 11:35)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë kompaninë TOP REKLAMA.(Zyret e kompanisë, ora 12:00)

 - Me rastin e inaugurimit të Teatrit të Kolegjit AAB “Faruk Begolli”, mabeht konferencë për media. (Salla e konferencave të Teatrit “Faruk Begolli”, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon aksion simbolik tek KEDS-i. (Pranë ndërtesës kryesore të KEDS-it, ora 12:00)

- Shënohet 17 vjetori i masakrimit te 106 martirve në Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i martirëve në fshatin Pastasel, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të vizitojë LINE GROUP.(Zyret e LINE group, ora 12:20)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Pejës, ku do të viziton Çarshin dhe ArtaTex, ora 12:40)

- Mbahet takimi i 114-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti iProkurorisë së Shtetit, kati i III, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit me rekomandimet për Projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të takohet me kryetarin e Komunës së Junikut, Agron Kuçi. (Zyrja e kryerarit, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilen do të behët i Projektligjit për të drejtat dhe statusin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media, në lidhje me vendimin e Komisionit Ndërkombëtar për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Në konferencë do të flasë drejtuesi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje!-s, Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Junikut me ç'rast do të ketë edhe një vizitë tek një fermer i suksesshëm (Lokacioni: 2km nga ndërtesa e Komunës, ora 14:40)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban takim me strukturat e degëve të Prishtinës, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Obiliqit. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Inaugurohet AAB Teatri “Faruk Begolli” me premierën e shfaqjes “Profesor, jam talent...” në regji të Luan Dakës.(AAB Teatri “Faruk Begolli", ora 19:45)
 

Ngjarjet e datës 30 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- NLB Prishtina  dhe IFC-ja organizon ceremoninë e lansimit të produkteve të reja kreditore për efiçencë të energjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet konferenca përmbyllëse e Projektit për kontrollin e brendshëm të financave publike, të financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. (Hotel “Sirius”, ora 10:00) 

- Mbahet Mbledhja e Dytë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën e diskutimit me titull “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura, sfidat dhe rruga përpara” më ç'rast do të prezantohet edhe punimi “Funksionalizimi i punës së agjencive të pavarura: mundësitë për fuzionim, rritje të mbikëqyrjes dhe balancim të pavarësisë dhe llogaridhënies”, përgatitur nga INDEP. (Salla e konferencave “ORION”, ora 10:00)

- Komuna e Vitisë dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), do të nënshkruajnë marrëveshjen për hartimin e Planit për Integritet. (Kabineti i kryetarit në Kuvendin Komunal në Viti, ora 10:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF organizon konferencën për media lidhur me dhunën, keqtrajtimin dhe fyerjen e nxënësve në shkolla si dhe ngacmimeve seksuale ndaj nxënësve. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Kolegji ISPE organizon ceremoninë e ndarjes së çmimit Doctor Honoris Causa për Dr. Alfred Moisiu për kontributin e tij të çmuar në avancimin e pozitës e të gjithë shqiptarëve në arenën ndërkombëtare; tranzicionin e Republikës së Shqipërisë drejt një shoqërie moderne, demokratike dhe të orientuar drejt integrimeve Euro-Atlantike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për paqe dhe stabilitet të shtetit të pavarur të Kosovës. (Objekti i ISPE-së, ora 12:00)

- Nën drejtimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, mbahet takimi përmbyllës  i Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë luftës. (Hotelin Emerald, ora 12:30)

- Mbahet konferencë e jashtëzakonshme e cila organizohet sot ngadisa anëtarë të  bordit të drejtorëve ( Nënkryetar dhe drejtor bordi) tëAleancës Kosovare të Biznesit lidhur me vendimin që mos te jenë mëpjesë e AKB-së dhe arsyet që kanë ardhur deri te ky vendim. (Hotel Swiss Diamond, ora 13:00)


- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp, do të përurojë njësinë e re prodhuese në Elnor. (Fabrika Elnor, magjistralja Prishtinë - Shkup, ora 14:00)

 

- Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mban një konferencë për media, së bashku me ekspertët ndërkombëtarë, anëtarë të komisionit ad-hoc për vlerësimin e procesit të demarkacionit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.(Kabineti i Presidentes, ora 17:30)

 

Ngjarjet e datës 29 Mars 2016

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon tryezën e rrumbullakët në të cilen bën prezantimin e raportit vjetor mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2015. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet konferenca informuese "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë - BE dhe zbatimi i saj. (Ndërtesa e re e Qeverisë, amfiteatri i madh, ora 9:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë” në një tryezë të rrumbullakët. (Salla e konferencave e UNDP-së në Arbëri, Prishtinë, ora 10:00)

- Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë përmes Sektorit për Parandalim të Krimit dhe Delikuencës së të Miturve, me përkrahje nga UNDP-ia do të organizojë një kamp shumë etnik me nxënësit e shkollave të mesme nga Komuna e Prishtinës, Gjilanit, Ferizajt, Shtërpcës, Graçanicës dhe Mamushës. (Hotel Sharri në Prevallë, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, mban Dëgjim publik për Projektligjet e pakos së enërgjisë, për Gazin Natyror,për Rregullatorin e Enërgjisë; Projektligji për Enërgjinë Elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla-SI, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, në të cilën do të diskutohet lidhur me mandatin e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Kuvendi i Kosovës,salla S-II, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa.(Kuvendi i Kosovës,salla C 203, ora 13:00)

 

- Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore dhe punëtorët e kësaj gjykate kanë vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës për dy orë në Pallatin e Drejtësisë, për shkak të kushteve të këqija te punës, përkatësisht  mungesë e oksigjenit, ku si  pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore. (Pallatin e Drejtësisë, ora 13:00)

-  Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, nënshkruajnë marrëveshjen e ekstradimit midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (Kabineti i Presidentes, C-101, ora 13:30)

-  Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon konferencën ‘Gratë me Ndikim’. ( Hotel Sirius, ora 15:00)

- ICK organizon minikonferencë "Mundësitë për startups në Kosovë". (Zyret e ICK-së, ora 17:00) 

 

Ngjarjet e datës 28 Mars 2016

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në manifestimin përkujtomor me rastin e 17-vjetorit të masakrës së Izbicës. (Fshati Izbicë në Skenderaj, ora 12:00)

- Pjesëtarët e këshillit të lagjeve “Sofali” dhe “Taukbahqe” kanë vendosur që të organizojnë aksion për dhurimin e gjakut. (Parku “Taukbahqe” afër lokalit “Parku i Princave”. ora 12:30)

- Filharmonia e Kosovës dhe Festivali Ndërkombëtar i Muzikës DAM ogranizojnë konferencë për media lidhur me koncertin e radhës së Orkestrës Simfonike të Filharmonisë së Kosovës i cili organizohet në bashkëpunim me Festivalin DAM në kuadër të serisë së koncerteve \"Përplasje\". (Pallati i Rinisë dhe Sportit - Salla e Kuqe, ora 14:00)
 
 

Ngjarjet e datës 26 Mars 2016

- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Gjendja e prodhuesve të materialit ndërtimorë nga argjila". (Swiss Diamond Hotel, ora  10:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shenjë të 17 vjetorit të masakrës së popullatës civile në Krushën e Madhe. (Fshati Krushë e Madhe, ora 10:30)

- Mbahet mbledhje e jashtezakonshme e Keshillit te Pergjithshem dhe e kryetareve te Degeve te AAK-se. (Mediat mund te marrin pamje si dhe pas mbarimit te saj, do te kete prononcim per media, ora 11:00)

- Mbahet Kuvendi i bashkimit Demokristian - Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës dhe Partisë Demokristiane për Integrim. (Grand Hotel, ora 12:00)

- Evolution Dance organizon workshop Vallëzimi për bamirësi ku do të mësohet vallëzimi sensual Kizomba, vallëzim ky i cili vjen nga Angola e Afrikës. (Studio të Evolution Dance, ora 16:00)
 
- Mbahet akademi përkujtimore në shenjë të 17 vjetorit të masakrës së popullatës civile në Krushën e Madhe ku edhe do të promovohet filmi dokumentar "Dëshmitë e Heshtura" të producentit Nusret Pllana. (Salla e Kuqe e Pallatitë të Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 25 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa viziton shtëpinë e Familjes Kelmendi, në përvjetorin e vrasjes së veprimtarit Bajram Kelmendi dhe dy bijve të tij, Kastriotit dhe Kushtrimit. (Shtëpia e Familjes Kelmendi, Rruga “Bajram Kelmendi” në Prishtinë, ora 9:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të realizojë një vizitë në Komunën e Pejës, me ç’rast me kryetarin Gazmend Muhaxheri, do të nënshkruajë dy Memorandume Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit për rregullimin e shtratit Bistrica dhe rregullimin e kanalizimit në fshatin Raushiq. (Komuna e Pejës, ora 9:00)

- Unioni i Bizneseve Shqiptare në Gjermani dhe Oda Ekonomike Gjermano - Kosovare, organizojnë ceremoninë e ndarjes së 100 bursave për studentet e Universitetit Publik të Kosovës. (Salla e Kuqe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Zëvendës Drejtori I Misionit të USAIDit Mike de la Rosa do të vizitojë komunën e Graqanicës më ç'rast do të takohet me Kryetarin Vladeta Kostiq. (Ndërtesa e komunës së Graqanicës, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Vushtrrisë më ç'rast do të takohet me Kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. (Ndërtesa e komunës, zyrët e Kryetarit Mulaku, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 53-të e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e projektit të kamerave monitoruese në Njësinë e Patentë-Shoferëve në Prishtinë. (Njësia për Patentë-Shofererëve në Prishtinë, stacioni i Autobusëve, ora 11.00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, në të cilën do të ketë edhe dëgjim të kandidatëve të propozuar për pozitën e Ambasadorit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fabrikën “Ciao Berto”. (Objekti i fabrikës, ora 11:40)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në kompaninë “Pestova”. (Objekti i kompanisë "Pestova", ora 12:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Mike de la Rosa do të inauguroj projektin në shkollën fillore të Radevës. (Komuna e Graqanicës, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Obiliqit ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi. (Objekti i komunës, zyrët e krytarit Gashi, ora 12:30)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Korporatën Energjetike të Kosovës. (Obiliq, ora 13:05)

 - Kryeministri Isa Mustafa viziton në Fabrikën e Tjegullave “Apollonia”. (Obiliq, ora 13:30)

 

- Liderët e subjekteve opozitare mbajnë konferencë për media. (Para Teatrit Kombëtar, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Banjën e Malishevës ku ka pasur më shumë dëme gjatë vërshimeve. (Fshati Banjë, ora 15:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa bën një vizitë Digës afër Liqenit të Mirushës. (Mirushë, ora 15:30)

- Kryeministri Isa Mustafa do të takohet me Kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. (Objekti i komunës, zyra e krytarit Begaj, ora 16:00)

- Qendra për Zhvillimin e Artit bën prezantimin e industrisë kreative të Kosovës në Maqedoni, ngjarje kjo kulturore tre ditore me ekspozitë arti, dizajni, bizhuteri, modë, gastronomi dhe muzikë. (Public Room, Rr. 50 Divizija 22 në Shkup, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 24 Mars 2016

- Ministria e Shëndetësisë dhe Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me partnerët e tjerë, organizojnë konferencën një ditore “Përmirësimi i Mirëqenies së Nënës dhe Fëmijëve në Kosovë përmes Shërbimeve të Vizitave Shtëpiake”. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 9:30 -  Transporti i siguruar dhe  nisja nga Ministria, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Zyra Nacionale e Erasmus+ në bashkëpunim me Zyrën e Komisionit Europian në Kosovë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe Ekspertët për Reforma në Arsimin e Lartë do të organizojnë një seminar me temën: “Studentët si akterët kryesorë në reformat dhe zhvillimin e arsimit të lartë”. (Ministria e Arsimit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i Komisioni Koordinues për faljen e Borxheve Publike me Zyrtarë të lartë të Komunës së Pejës, ku do të diskutojnë  për implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 10:30)

-  Në kuadër të "Java e Frankofonisë 2016" mbahet konferenca “Diplomacia Mjedisore”. (Swiss Diamond, ora 11:30)

- Në Kuadër të Ditës Botërore te Tuberkulozit do të barten pano të vendosura në trup “njerëzit reklamë” me porosi edukativo shëndetësore të luftës kundër tuberkulozit, si dhe shpërndarja e materialeve edukative - shëndetësore. (Para Pallatit të Rinisë dhe para Teatrit Kombëtar, ora 12:00)

- Valdrin Sahiti organizon prezantimin e koleksionit "Mokita" Houte Couture Pranverë/Verë 2016. (Hotel Emerald, ora 19:30)

- Shfaqet premiera botërore e filmit “Batman V Superman: Dawn of Justice”. (Kinema ABC, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 23 Mars 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P – 31, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilin behët shqyrtimi dhe miratimi i propozim amendamenteve për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë organizon konferencen e hapjes se projektit të binjakëzimi ‘’Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës’’. (Objekti i AUV-it  në zonën industriale në Fushë Kosove, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës, të përkrahur nga UNICEF dhe në koordinim me Projektin e Binjakëzimit organizojnë konferencën “Arsim cilësorë për të gjithë”. (Restorant Amazona në magjistralen Prishtinë – Vushtrri, ora 10:00)

- Ministria e Financave organizon tryezën me temë “Rëndësia dhe besueshmëria e Raportit financiar”. (Ndërtesa e  Qeverisë, salla - P38, ora 10:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Meteorologjisë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës organizon shënimin e kësaj ngjarje. (Ambientet e Institutit Hidrometeorologjik, ora 11:00)

- Posta e Kosovës dhe Posta e Maqedonisë do të promovojnë emisionin e përbashkët të pullave postare kushtuar Turizmit Malor. (Amfiteatrin e Postës, ndërtesa kryesore e ish-PTK, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, OJQ KeA, Fondi Global, CDF dhe  Shoqata e Pulmologëve të Kosovës shënojnë Ditën Botërore të Tuberkulozit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilin behët shqyrtimi i  i Buxhetit të Komunës së Gllogovcit, Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Komisioni Parlamentar për Medie diskuton për plotësim- ndryshimin e ligjit për RTK-në. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Behët promovimin e librit "Gjuha, zëri dhe figura ne radiotelevizion" e autorit Shaban Arifaj. (Institutin Albanologjik, ora 12:00)

- Dega e LB-së në Podujevë sot kalon në AAK, i pranishëm do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Selia e AAK-së në Podujevë, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Koordinatori Nacional për Tuberkuloz, përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Fondit Global, OJQ-KEA dhe Organiza Botërore të Shëndetësisë mbajn konferencë për shtyp lidhur me Ditën Botërore të Tuberkulozit. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Lëvizja studentore për barazi - "Studim Kritikë Veprim" organizon një tubim me studentë në fakultetin filozofik, përballë të cilëve do të flas aktivisti i shoqërisë civile Dukagjin Gorani. (Fakulteti Filozofik, salla 101, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 14:00)  

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban një tubim me qytetarë të komunës së Istogut. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 17:00)

- Bëhet hapja e ekspozitës personale “Reciklime Formale” e artistit Gëzim Muriqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës “Qafa”, ora 19:00)

- Në kuadër të javës së Frankofonisë, Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës organizon shfaqjen e filmit “Shok”, me përkthim dhe titrim në gjuhën frënge. (Ambientet e Aleancës Franceze,  ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 Mars 2016

- Përfaqësues të bizneseve të konferencës Ndërkombëtare rreth Ndërmarrësisë së Grave bëjnë vizitë kulturore në Graçanicë. (Manastiri në Graçanicë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilin do të shqyrtohet raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin Parauniversitar dhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Gjendja e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit". (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti organizon konferencë për media në lidhje me zhvillimin e tregut të letrave me vlerë në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 10:00)

- Punëtoret teknik dhe punëtorët e sigurimit të Spitalit të Gjilanit do të mbajnë proteste një orësh lidhur me  kërkesat e tyre për rritjen e pagave dhe implementimi i Ligjit te Punës dhe Marrëveshjes Kolektive. (Para drejtorisë së Spitalit Regjional të Gjilanit, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit me temë “Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik” në të cilën do të publikojë raportin mbi monitorimin e Ministrisë së Infrastrukturës në fushën e prokurimit publik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami raporton në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" organizon ceremoninë diplomimit të gjeneratës së parë të Limak ASI - Instituti i Sherbimeve te Aeroportit ku në ceremoni do të marrin pjesë edhe përfaqesues nga qeveria e Kosoves si dhe ambasadorë të ambasadave të huaja në Kosovë. (Swiss Hotel, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilin do të shqyrtohet raporti i Performances së Ndëmarrjeve Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Në kuadër të konferencës Ndërkombëtare rreth Ndërmarrësisë së Grave mbahen takimet biznesore B2B me komunitetin e bizneseve në Graçanicë. (Qendra e Biznesit në Graçanicë, ora 11:30)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një protestë paqësore. (Para Objektit të Qeverisë në sheshin Skënderbe, ora 11:30)

- Me rastin e 22 Marsit - Ditës Botërore të Ujit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e këtij manifestimi ku përveç ministrit Ferid Agani, në këtë shënim do të merrë pjesë edhe Kryeministri Isa Mustafa, si dhe ambasadorja e Gjermanisë dhe ajo e Zvicrës. (Salla e madhe e Ndërtesës së re e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të bëhët raportimi i drejtorit të zyrë për Komunitete lidhur me implementimin e strategjive të qeverisë që kan të bëjnë me komunitetet. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e ujit në Shkabaj. (Fabrika e ujit në Shkabaj, ora 14:00)

 - Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës personale të Karmon Fan Ferrit - Belegu. (Galeria Kombëtare të Kosovës, orën 19:00)

Ngjarjet e datës 21 Mars 2016

- Ambasadori i Sh.B.A.-ve në Kosovë Greg DelaWie do të flasë në ceremoninë e hapjes së Seminarit “Mbështetja Mjekësore për Ndihmë  Humanitare dhe Reagim ndaj Fatkeqësive”, të organizuar nga Zyra për Bashkëpunim në Mbrojtje (ZBM) e Ambasadës së SHBA-ve. (Hoteli Garden, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidentja Atifete Jahjaga dhe Maitha Al Shamsi, ministre e shtetit e Emirateve të Bashkuara Arabe, do ta vënë gurthemelin e Spitalit Pediatrik-Kirurgjik, në hapësirat e QKUK-së. (QKUK, në afërsi të Transfuzionit të Gjakut, ora 10:00)

- Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit,  për nder të Ditës Ndërkombëtare  të Poezisë, e shpallur nga  UNESKO në vitin 1999,  organizon program kulturoro - artistik me nxënësit e  nivelit të arsimit parauniversitar. (Shkolla fillore dhe e Mesme “Model”, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, prezanton Projektligjin për Inspektoriatin e Arsimit në Republikën e Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani dhe kryetari i Komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, do të nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit te lumit Sitnica”. (Komuna e Lypjanit​, ora 11:00)

- KIPRED prezanton Raportin “Pandëshkueshmëria në Kosovë: Lufta Kundër Korrupsionit të Profilit të Lartë”. (Zyrat e KIPRED-it, rr.Abdyl Frashëri, përballë Viva Fresh, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, mban Dëgjim publik për Projektligjin për Kundërvajtje. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Nën moton “Më përkrah Sot, që nesër të jem i pavarur” shoqata Down Syndrome Kosova shënon Ditën Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down. (Teatri Kombëtarë, ora 11:30)

- Përurohet shkolla në Roganë të Kamenicës, e cila është investim i BE-së dhe inventarin e ka siguruar MAShT në të cilen do të mësojnë 11 paralele të gjimnazit “Ismail Qemali” dhe 15 paralele të shkollës “Andrea Durrsaku” të kësaj komune. (Roganë të Kamenicës, ora 13:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë.( salla N 302, ora 13:00)

- Kryeministri I Republikës, Isa Mustafa do të përurojë fillimin e punës së sistemit të ri në Doganën e Kosovës i cili mundëson procedurat të shkurtuara të eksportit. (Drejtoria e Doganës, në lagjen Emshir, ora 14:00)

- Fillon ekskursioni i nxënësve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe nga Austria ku do ta vizitojnë shkollën fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë. Shkolla fillore “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Prishtina REA organizon konferencën ndërkombëtare me tematik rreth Ndërmarrësisë së Grave “Promovimi i Partneritetit Biznesor në mes të Ndërmarrëseve Gra dhe Ndërkombëtarizimi i tyre”. (Sheshi 21, ora 17:30)

- Dega e Tretë e LDK-së -Dega e Presidentit Rugova  me rastin e 26 vjetorit të themelimit organizon manifestim. (Hotel Sirius, ora 18:00)

- Orkestra Kamertale e Filharmonisë së Kosovës organizon koncert i cili  do të shënojë hapjen zyrtare të Javës Frankofone në Kosovë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 20:00)

- Në repertoarin e Kinemasë ABC fillon të shfaqet Premiera e Filmit Kosovar “Zonjusha” me regji të Genc Berisha. (Kinema ABC, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 20 Mars 2016

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon Kampionatin Individual të Kosovës për Senior. (Suharekë, ora 10:00)

- Organizata për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi "KISCOMS“, në bashkëpunim me Komitetin ndërministror të programit “Shkollat Promovuese të Shëndetit” shënon Ditën ndërkombëtare të shëndetit oral. (Sheshi “Zahir Pajaziti”,ora 11:00)

- Filharmonia e Kosovës mban konferencë për media në të cilen do ë konferencë do të informoj për koncertin e Orkestrës Kamertale të Filharmonisë së Kosovës i cili do të mbahet te henen dhe njëherësh do të shënojë hapjen zyrtare të Javës Frankofone në Kosovë. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet koncerti recital i Petrit Çekut i cili është pjesë e iniciaivës së vullnetit të mirë, e cila ka për synim përkrahjen e Down Dyndrome Kosova, qendra në Prizren. (Shtepia e Kulturës në Prizren, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 19 Mars 2016

- Fondacioni Atmosfera-Gjimnazi Hasan Nahi, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Drejtorive Arsimore Komunale, organizon për të tretin vit radhazi Garën e Inteligjencës EUREKA me pjesëmarrjen e mbi 2500 nxënësve më të mirë nga e gjithë Kosova. (Gjimnazi Hasan Nahi, ora 10:00)

- Mbahet kuvendi i katërt zgjedhor të Organizatës së Veteranëve të Luftës-Dega në Shtime. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 10:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon Kampionatin Individual te Kosovës për Senior/ë. (Suharekë, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e mbylljes së Olimpiadës Matematike të Kosovës. (Lokalet e FShMN-së, ora 11:00)

- Opozita e bashkuar mban tubim mobilizues për protesten e 26 Marsit. (Salla 1 Tetori në Prishtinë, ora 14:00)

- Me rastin e shënimit të Orës se Tokës mbahet organizimi qendror ku do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. (Sheshi "Nëna Terezë", ora 15:00)

- GRANDdecor, e organizon hapjen e edicionit te tretë te panairit të dasmave dhe eventeve Grand Wedding Kosova i cili i i dedikohet dasmave. (Hotel Emerald)

Ngjarjet e datës 18 Mars 2016

- Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Ministrja  e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, do të vizitojnë Odën Ekonomike të Kosovës, ku do të takohen me kryetarin Safet Gërxhaliun me ç'rast pas takimit mbajnë konferencë për media. (Zyret e OEK-ut, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C 301, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe përfaqësuesi i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi, do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për ofrimin e praktikës profesionale në ndërmarrje për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. (Zyrat e drejtorisë së kompanisë ELKOS Group në Pejë, ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete, bashkë me ambasadorin norvegjez në Kosovë, Jan Brathu, do të zhvillojnë një vizitë në Qendrën për promovimin e të drejtave të grave në Drenas. (Qendra për promovimin e të drejtave të grave në Drenas, ora 11:00)

- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të vizitojë Leshakun në Komunën e Leposaviqit, për të inauguruar një infermieri të rinovuar dhe një kopsht të ri të fëmijëve, në vlerë afro 1 milion euro, dhe për të bërë pranim-dorëzimin tek Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Dragan Jablanoviq. (Leshak, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Gracanicës, ku do të nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me kryetarin Vladeta Kostic, për realizimin e projektit “Rregullimi i Kanalizimit”. (Komuna e Gracanicës, ora  ora 11:00)

- Grupi i Grave Deputete, do të vizitojë edhe Shkollën profesionale në Skenderaj, investim ky i shtetit norvegjez. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 12:00)

- Opozita e Bashkuar organizon protestë në Vushtri, kundër krijimit të komunës se Prilluzhës e cila është paralajmëruar të themelohet si komunë me shumicë serbe. (Sheshi "Hasan Prishtina", Vushtri, ora 13:00)

- Bëhët shfaqja e interne e filmit "Zonjusha" të regjisorit Genc Berisha ku pas shfaqjes se filmit ekipa artistike do të jetë e gatshme për pyetje dhe përgjegje. (Kinema ABC, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P - 31, ora 13:30)
 
- Mbahet mbledhje komemorative për te ndjerin Ramadan Shaban Polluzha që është djali i heroit kombetar Shaban Polluzha. (Shkolla Shaban Polluzha në Polluzhë, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të djalit te heroit kombetar Shaban Polluzha. (Varrezat e fshatit Polluzhe, ora 15:00)

- Fillon Java e Frankofonisë në Kosovë, edicioni 2016. (Soma, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 17 Mars 2016

- Shoqata e Bankave të Kosovës në kuader të Javes Ndërkombëtare të Parasë mban ligjeratë për nxënësit e ciklit të ulët në shkollen fillore "International School of Prishtina". (Objektii shkolles ne Marigona Residence në Prishtinë, ora 9:45)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të vizitojë Komunën e Deçanit, me ç’rast edhe do të nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me kryetarin Rasim Selmanaj.  (Komuna e Deçanit, ora 10:00)

- Kompania LTS bën hapjen e linjës prodhuese të profileve metalike për mure gjipsi e cila është mundësuar nga grantet e IOM, EU dhe MTI.  (Rruga "Richard Holbroke" në Veternik, ora 11:00)

- Iniciativa “Kosovo Sports Relief” organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve sportive për Federatën e Sporteve për të Verbrit në Kosovë. (Salla e sporteve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e Mediave të Komunës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën bëhët plotësim - ndryshimi i Ligjit për RTK, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli takon dy anëtarë të Komisionit ad hoc të ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e demarkacionit, Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes. (Kabineti i Kryetarit, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, ora 13:00)

 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbanë Konferencë shtypi me temë "Punësimet e Paligjshme dhe strehimet nga fondi i Siolidaritetit". (Selia Qendrore në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin diskutues në kuadër të Diskutimeve në BE “Cili është impakti i Marrrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA) në ekonominë vendore”. (Objekti i Qendres Informative dhe Kulturore te BE-së, ora 13:30)

- Platforma Albinfo.ch organizon rryezë me partitë politike shqiptare në Maqedoni, "Cila është oferta programore për zgjedhjet e reja?" (Bushi Resort spa në Shkup, ora 15:00)

- Shfaqet premiera botërore e filmit të animuar “Kung Fu Panda 3” në 3D. (Kinema ABC, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 16 Mars 2016

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Vendimit me propozim të Atifete Jahjaga, Presidente e Republikës së Kosovës, për kandidatin për kryesues të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm.(Kuvendi i Kosovës, salla N 302, ora 09:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën e pijeve Frutex në Suharekë, e cila prodhon pijen energjike “Golden Eagle Energy Drink” ku edhe do të bëhet nisja për eksport ndërkombëtar te produkteve të kësaj kompanie. (Fabrika e “Golden Eagle Energy Drink”, Frutex - Suharekë, ora 9:00)

- Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami do të hap punëtorin për shpalosjen e programit për konkurrueshmëri “Competitiveness Outlook” i hartuar nga Organizata Evropiane për Bashkëpunim. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P38, ora 9:30)

- Mbahet seminari i fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit të sigurisë publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet gjykimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes ku në të njëjtën kohë do të ketë aksion simbolik jashtë ndërtesës si dhe deklarim për media. (Pallati I Drejtësisë, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi me temë "A premton Ligji për Buxhetin e Kosovës 2016 një raport më të mirë të progresit për Kosovën?". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të organizojë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për statusin dhe të drejtat e personave  paraplegjik dhe tetraplegjik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën “Rritja e Efektivitetit të Luftës ndaj Pasurisë së Paligjshme në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të vizitojë komunën e Obiliqit ku do të takohet me Kryetarin Xhafer Gashi. (Ndërtesa e komunës së Obiliqit, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të ketë diskutim lidhur me mbështetjen e Projektit të KDI-së, në fushën e hulumtimit legjislativ; (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MAShT- it dhe OEK- ut. (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it Xhejms Houp do të Inauguroj projektin në shkollën fillore të Caravodicës. (Obiliq, ora 12:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë mban konferencën e përbashkët për sigurimin dhe përfshirjen e trajnimit për ngritje të vetëdijesimit mbi barazinë dhe të drejtat e komunitetit në institucionet publike të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa kryesore të qeverisë, salla P 38, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantohet Raporti i Monitorimi të Kuvendit për vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM, kompania Gratis Commerde në Parkun e Biznesit në Mitrovicë dhe Lami Project pranë stadiumit të sportit në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 13:30)  

 

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon Tryezën mbi Integrimin e ATK-së dhe Doganës në një Agjenci për Mbledhjen e të Hyrave, me fokus të veçantë në ndikimin që ky proces do të ketë në sektorin privat dhe ambientin e të bërit biznes në vend. (Salla e Konferencave Orion, ora 13:30)

- Ekipa e filmit 'Shok', skenaristi dhe regjisori Jamie Donoughue dhe producentët Eshref Durmishi dhe Harvey Ascott, pas 6 jave qëndrim në Amerikë për promovimin e filmit 'Shok' si dhe shtetit të Kosovës, kthehen në Kosovë. (Aeroporti i Prishtinës, ora 13:50)

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)