29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 qershor 2019

- Qytetarët e Komunës së Gjakovës organizojnë protestë paqësore në fshatin Kusar për të kërkuar ndalimin e gurthyesit në rrëzë Bjeshkëve të Pashtrikut, e cila është zonë me prioritet për mbrojtje  të natyrës me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës.. (Fshati Kusar në Gjakovë, ora 8:00)

- Gjeneral Mirko Shundov, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në. (Ministria e Mbrojtjes, ora 8:30)

- Shkolla Ndërkombëtare për Studime Sociale dhe Biznes nga Slloveni, dhe Fakulteti i Edukimit te Universiteti i Prishtinës organizojnë konferencën e 4-të Ndërkombëtare për Arsim, Biznes dhe Teknologji në program. (Kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Britanike organizon takimin e Drejtoreve te Përgjithshëm te rajonit respektivisht të Ballkanit perëndimor. (Hoteli Sirius, ora 9:15)

- Ministri i  Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha dhe shefi i Mbrojtjes të Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov mbajnë konferencë me temë arritjet e FSK-së dhe rruga përpara. (Salla e Madhe e Konferencave në MFSK, ora 9:25)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të KFOR-it. (Shtabi i përgjithshëm i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 11:00 - të gjitha mediat duhet të mbërrijnë në stacionin e autobusëve para ndërtesës së “RTK Radio Kosova”, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon tryezë pune lidhur me integrimin e shtetasve kosovar dhe familjarëve të tyre të kthyer nga lufta në Siri; Sfidat e Sigurisë dhe konsekuencat ligjore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prishtinës mban seancë solemne për nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunes së Prishtinës, ora 10:00)

- Dega e PDK-së dhe Rinia Demokratike e Kosovës dega në Prizren bëjn pastrimin e hapësirave dhe shesheve gjelbëruese, si dhe mbjellja e disa fidanëve në lagjen Ortakoll. (Tek shkolla e Ortakollit ''Abdyl Frashëri'' në Prizren, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me shqyrtimin e peticioneve nga grupi punues. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Në shënim të 20-vjetorit të çlirimitë Komunës së Gjilanit bëhën homazhe tek varri i Beqir Musliut. (Gjilan, ora 10:00)

- Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë gjeneralit Mirko Shundov mbajn konferencë për media. (Selia e FSK-se, ora 10:15)

- Agjencia kundër Korrupsionit ka ftuar mediat dhe organizatat e shoqërisë civile që të marrin pjesë në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Objektet e Agjencisë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votoj raportn vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës - AKK dhe raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit komuna e Prizrenti oragnizon aktivitet sportive. (Prizren, ora 11:00)

- Në shënim të 20-vjetorit të çlirimitë Komunës së Gjilanit bëhet shpallja e çmimit “Beqir Musliu”. (Tek biblioteka e qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Ceremoninë Solemne të organizuar nga Komandanti i KFOR-it për 20 vjetorin e hyrjes së NATO-s në Kosovë. (Film City, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në aktivitetet përkujtimore në shënim të 20 vjetorit të hyrjes së NATO-s në Kosovë, organizuar nga Komandanti i KFOR-it. (Film City, Prishtinë, ora 11:40)

- Një delegacion nga Komuna e Prishtinës do të bëjë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velan. (Velani, ora 12:00)

- Qendra Kulturore e Fëmijëve e Komunës së Prishtinës organizon "Takime Korale" për nder të 11 Qershorit - Ditës së çlirimit të Prishtinës. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet raporti te Autoritetit rregullator per ujera. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës se Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në takim Ministrin e Infrastrukturës Pal Lekaj. (Komuna se Deçanit, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e mbrojtjes së Kroacisë, gjeneralin Mirko Shundov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian organizon një konferencë përmbyllëse me fokus në përmbushjen e obligimeve nga MSA-ja duke krijuar një administratë publike efikase e cila do të ofronte shërbime më të mira për qytetarët dhe bizneset. Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Komuna se Deçanit fillon me asfaltimin e segmentit të parë të rrugës 'Deçan - Plavë'. (Deçan, ora 14:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret Ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00 - Mediat mund të marrin pamje gjatë hyrjes në takim dhe gjatë ceremonisë së dekorimit, si dhe deklarata në fund të ceremonisë). 

- Shefi i Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov viziton Kompleksin Memorial 'Adem Jashari' në Prekaz, ora 15:20)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ish-presidentin amerikan, Bill Klinton. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30 - vetëm pamje) 

- Baki Automobile organizon eventin për festimin e 20 vjetorit të themelimit të Volkswagen-Baki Automobile në Republikën e Kosovës. (Baki Automobile në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, ora 19:00)

- Mbahet koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen “Shën Nënë Tereza”. (Katedrala 'Shën Nënë Tereza', ora 20:00)

- Për nder të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit komuna e Prizrenti oragnizon shfaqjen ''Komedia e Kuqe'' nga teatri ''Muharrem Qena'' Mitrovicë. (Teatri i Prizrenit ''Bekim Fehmiu'', ora 20:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në koncertin e Filharmonisë së Kosovës. (Salla Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 10 qershor 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Shyqeri Haxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësues të USAID’it në Kosovë, do ta bëjnë përurimin e investimeve të USAID në Zyrën e Prokurimit, ku edhe do të ketë prononcim për media. (Zyra e Prokurimit në Gjilan, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të organizojë konferencë me rastin e  Ditës Botërore të Akreditimit. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj viziton pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut, në Stanqiq - Bellanoc, së bashku me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. (Pika kufitare Stanqiq – Bellano, ora 10:30)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon orë letrare 'Ditët e Lidhjes'. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit Komuna e Prizrenit organizon hapjen e turneve të futbollit dhe basketbollit. (Stadiumi ''Përparim Thaçi'' dhe salla e sporteve "Sezai Surroi", ora 12:00)

- Ish-presidentja Atifete Jahjaga, mban konferencë për media në emër të Këshillit Organizativ për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-225, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefin e shtabit të KFOR-it, në Kosovë, John C.Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen lamtumirëse të organizuar për shefin e shtabit të KFOR-it, John C. Boyd. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Java e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila nis me hapjen e ekspozitës për ngjarjet më të rëndësishme dhe protagonistët e Lidhjes së Prizrenit. (Objektit i Lidhjes në Prizren, ora 17:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje mbahet ligjëratë në të cilën flasin Elvis Hoxha dhe Donik Sallova. (Objekti i Lidhjes së Prizrenit, ora 18:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon festivalin FemArt – Festivali Rajonal për Artiste, që do të mbahet me moto ‘Me Liri kundër Marres’ duke i inkurajuar gratë të marrin pronësinë mbi jetët e tyre dhe në vendim-marrje, duke promovuar një jetë pa paragjykime e gjykime. (Hotel Grand, ora 20:00)

- Për nder të Festave të Qershorit, manifestimit të 141 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Ditës së Çlirimit të Prizrenit Komuna e Prizrenit organizon Koncerti ''Nostalgjia'' me këngetarin Agim Gërguri, Osman Shehu dhe Agim Tejeci. (Oborri i Lidhjes së Prizrenit, ora 20:00)

- Në kuadër të Javës së Lëvizjes Vetëvendosje organizohet marshimi me flakadanë në Prizren. (Nisja nga Kalaja deri te objekti i Lidhjes së Prizrenit, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 9 qershor 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me klubin e pingpongut Lidhja e Prizrenit, të mbështetura nga Drejtoria e Sportit e Komunës së Prizrenit, organizojnë Turneun e seniorëve "Lidhja e Prizrenit". (Salla Sezai Surroi në Prizren, ora 10:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban   konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)
 

Ngjarjet e datës 8 qershor 2019

- Asociacioni i Hematologëve të Kosovës organizon për herë të parë në Kosovë, konferencën shkencore “Trendet e reja të trajtimit të sëmundjeve malinje në hematologji”. (Hotel Emerald, ora 8:00)

- Vrapohet në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale. (Para objektit të Kuvendit Komunal në Prizren, ora 8:30)

- Themelohet Federata e Gruas për Paqe Botërore si dhe diskutohet roli i grave në ndërtimin e paqes dhe krijimin e urave të bashkëpunimit. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Themelohet Inciativa e të Rinjve dhe Studëntëve për Paqe si dhe diskutohet liria dhe paqja në Kosovë dhe prespektiva e gjeneratës së re. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 11:30)

- Mbahet nata e tretë e Festivalit e festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Fshati Çabiq, të kulla e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 7 qershor 2019

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim më Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë "Panairin e Vetëpunësimit 2019” ku do të marrin pjesë mbi 100 biznese të reja. (Sheshin 'Nënë Tereza', ora 9:00)

- Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë me Kryetarin i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Enver Peci, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë bën lansimin e Raportit Indeksi i Politikës së NVM-ve: Ballkani Perëndimor dhe Turqia 2019. (Ndërtesa e Qeverise, salla P - 38, ora 9:30)

- Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi organizon konferencën përshendetëse me medie. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media mban dëgjim publik lidhur me amendamentimin e Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek do të vizitojë Komunën e Prizrenit, me ç’rast do të pritet nga nënkryetari i Komunës, Eshref Memaj, nënkryetarja për Komunitete Memnuna Ajdini dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtojë raportin e auditimit të performances, procesi i menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Zhvillim Ekonomik - Ekonomiks organizon konferencën rajonale me titull "Ndjek paranë gjej krimin". (Qendra Kulturore e BE-së, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtojë raportin e Auditimit të Performancës Procesi i Menaxhimit të Grandeve dhe Subvencioneve në sektorin e bujqësisë, e ftuar Ministrja znj.Dijana Živić. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës se Prizrenit organizon një manifestim solemn për nder të “Ditës Botërore të Mjedisit”, ku do të shpallen fituesit e ballkonit më të bukur me lule, kopshtit më të rregulluar, rrugës më ekologjike dhe lagjes më të pastër. (Parku i Qytetit në Prizren, ora 10:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, znj.Alessandra Roccasalvo do të adresohen para medieve në "Panairin e Vetëpunësimit 2019”. (Në afëri të shtatores “Zahir Pajaziti”, ora 10:30)

 - Mbahet mbledhja e komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)  

- Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti pret në takim Avokatin e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bilek do të do të bëjë hapjen e ekspozitës me temën “Përvjetori i anëtarësimit të Republikës së Çekisë në NATO dhe BE”, si dhe do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e OJQ-ve të cilët kanë realizuar projekte të financuara nga Republika e Çekisë. (Hotel Theranda, ora 11:00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri organizon tubim publik me qyetarët. (Teatri qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Ferizaj. (Qendra e Kulturës në Ferizaj, ora 11:30)

- Në kuadër të shënimit të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë shtëpia botuese “Buzuku” promovon librin e veprimtares Sevdije Ahmeti "Ditari i një gruaje të Kosovës - Lufta përpara luftës". (Biblioteka Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike në të cilën do të behën përgatitjet për organizimin e dëgjimit publik për Projektligjin e Diasporës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë konferencë për media. (Zyrat e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 168-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Kuvendi i Komunës së Mitrovicës organizon debatin publik me qytetarë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 14:00)

- Qendra për Zhvillimin e Bashkësive organizon konferencën Grat në Media. (Qendra e energjisë qytetare në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Avokatja e Popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca me bashkëpunëtorë takohet me znj.Duda Balje dhe anëtarë të tjerë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 14:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj mban konferencë për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Mbahet konferenca rajonale “Domosdoshmëria e bashkëpunimit - sfidë dhe nevojë për Integrim” në të cilen do të nderohen me titullin "Ambasador i Paqes" edhe disa persona që kanë dhënë kontribut për ndërtimin e paqes në vend. (Ambientet e Kuvendit të Kosovës, ora 16:00)

- Mbahet nata e dytë e Festivalit e festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Fshati Çabiq, të kulla e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 qershor 2019

- Nisja e ciklisteve të Cycle Kosovo for Children, ngjarje kjo bamirës për të përkrahur misionin e organizatës humanitare Aksioni për Nëna dhe Fëmijë. . (Bike Café, Dragodanmengjes, ora 7:30)

- “Let’s Do It” organizon aksionin e pastrimit të Ujëvarës së Mirushës dhe njëkohësisht do të organizojë shumë aktivitete atraktive. (Nisja e organizuar tek Monumenti “New Born”, ora 9:00)

- Bëhet tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione. (Ambientet e Ministrisë së Arsimit, ora 9:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala intervisiton eksperitet e telekomunikacionit, Agron Dida, Naim Maloku dhe Ismet Hamiti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë në Prizren, ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës  do të mbajë konferencën e rradhës për media në të cilën do të diskutohet pjesa ekonomike e raportit te progresit, paga minimale, etj. (Objekti i OEK, ora 10:00)

- Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “WBIF – storie e pa treguar e suksesit”. (Hapësirat Shtëpisë së BE-se, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, do të organizohen homazhe (Varrezat e dëshmorëve në Shipol, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizojnë tryezën e rrumbullakët mbi temën "Rëndësia e sigurisë në punë". (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:30)

- Hapet edicioni i 19-të i festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Fshati Çabiq, të kulla e Mujë Krasniqit – Komandant Kapuçit, ora 11:00)

- Drejtori për Urbanizëm i Komunes se Gjilanit, Bekim Bajrami mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

-  Mbahet mbledhja e komisionit  për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, shqyrtimi i raportit me Rekomandimet për mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për Energjinë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë konferencë për media para udhëtimit për në Bratisllavë të Sllovakisë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga “GlobSec”. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 11:30)

- Ambasadori Kosnett do t’i bashkëngjitet përurimit të zyrës së rinovuar komunale të prokurimit publik në Vushtrri. (Ndërtesa e Komunës në Vushtrri, ora 11:45)

 - Mbahet akademi përkujtimore me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, buzë lumit Ibër, ora 12:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të ditës së dëshmorëve të UÇK-së të Komunës së Mitrovicës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica” - Mitrovicë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media. (Selia e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim do prezantojë punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë me temë “Akreditimi në Kosovë - sfidat dhe planet” për diskutim rreth procesit të akreditimit që ushtrohet nga Agjencia e Kosovës për Akreditim. (Hotel Swiss Diamond ora 13:00)

- Federata Atletike e Kosovës ne bashkëpunim me Komunën e Prishtinës organizon aktivitetin sportiv  Atletika për Fëmijë  ku është planifikuar te marri pjese rreth 436 fëmijë te klaseve te 5-ta te shkollave fillore te komunës së Prishtinës. (Studioni “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ora 16:00)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis do të prezantojë ekspozitën “Hyjnesha në Fron". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Defilimi i grupeve pjesëmarrëse të i festivalit mbarëkombëtare folklorik “I këndojmë lirisë”, në Klinë. (Qendra të qytetit në Klinë, ora 18:00)

- Kosovo 2.0 organizon lansimin e Monografisë së Kulturës - “Kultivimi”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Hapja e ekspozitës personale të piktores Lebibe Topalli-Shabani, e titulluar "Freeling". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 5 qershor 2019

- Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit "Fuqizimi i mëtutjeshëm i Shërbimit Korrektues dhe Sprovues në Kosovë", Zyra e BE-së dhe Ministria e Drejtësisë organizojnë ngjarjen "Ngritja e vetëdijes për aplikimin e sanksioneve dhe masave alternative". (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra Kombëtare e Auditimit, organizojnë tryezën me temën” Mjedisi i sigurt dhe i shëndetshëm - e drejtë e njeriut dhe përgjegjësi kushtetuese”,  (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të realizojë një vizitë në Shkollën e Gjelbër në Prishtinë, për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. (Shkolla e Gjelbër, ora 10:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi takohet me Zëvendës ministrin e Estonisë, Meelis Munt. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe  Planifikimit Hapësinor mbështetur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim shënojnë Ditën Botërore të Mjedisit. (Parku i Gërmisë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në organizimin e Komitetit Olimpik të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Ambient dhe Sport. (Amfiteatri përballë sheshit "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Drejtori i i Bujqësisë i Komunes se Gjilanit, Ramiz Ramadani mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- “Let’s Do It” në bashkëpunim me Lëvizjen Globale ‘River Cleanup” do të organizojnë aksion pastrimi në Ujëvaren e Drinit të Bardhë në Radavc. (Mbledhja e vullnetarëve tek Monumenti “New Born”, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë për media, ku do të flasin Liburn Aliu dhe Avni Zogiani. (Selia e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në tv cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin. (Ndërtesa e Kuvendit sallën N204, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të nënshkruajë memorandum bashkëpunimi me organizatën Nevo Koncepti për projektin “Risocializimi i të rikthyerve Romë, Ashkali dhe Egjiptian nga Evropa Perëndimore në Komunën e Prizrenit". (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 4 qershor 2019

- Bashkësia Islame e Kosovës organizon pritje me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e Festës së Fitër Bajramit, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 9:00)

 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton Bashkësinë Islame të Kosovës për nder të Festës së Fitër Bajramit. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 3 qershor 2019

- Hapet Festivali Prishtina Lexon. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve të rrugës që lidhë Junikun e Deçanin. (Komuna e Junikut, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për Diten Nderkombëtare të Femijeve  mbahet mbledhja inauguruese të Asamblesë  se femijeve. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, ora 10:00)

- Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit i Komunes se Prishtinës do të zhvillojë një aksion në Rrugën B. (Takimi me gazetarë bëhet tek kryqëzimi me semaforë në Rrugën B, ora 10:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, bashkë me Inspektoratin do të dalin në inspektime nëpër markete. (Nisja e organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Myftiu NaimTërnava do të japë mesazhin me rastin e  Festës së Fitër Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, në Prishtinë, ora 11:00)
 
- Klubi i Prodhuesve dhe Oda Ekonomike e Kosovës organizojnë konferencë për media në të cilën do të diskutohet për problemet dhe barrierat tregtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunes se Gjilanit, Naser Korça mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të Francës dhe të Gjermanisë. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 11:30)

- Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. (selia e VV-së, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me kryetarin e Komunës së Dardanës Qëndron Kastrati. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 1 qershor 2019

- Komuna e Fushë Kosovës, Njësiti për të Drejtat e Njeriut  në bashkëpunim me organizatën “AKTI”  do të realizojnë marrshin paqesor per promovimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Fushë Kosovës me qellim te sensibilizimit me të madhe për të drejtat e tyre. (Shkolla 'Mihail Grameno' në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon aktivitetet “Prishtina Këndon dhe Vallëzon” ku fëmijët kanë mundësinë të argëtohen dhe të shijojnë performancat me këngë dhe valle të ndryshme me programe artistike të organizuara enkas për ta. (Sheshi “Zahir Pajaziti, ora 11:00 )

- Komuna e Mitrovicës respektivisht Njësia për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me Shoqatën Kulturo Artistike AD Libitum për nder të 1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, do të organizojnë aktivitete të shumta për fëmijët e qytetit të Mitrovicës. (Sheshi kryesor e qytetit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Komuna e Fushë Kosovës, Njësiti për të Drejtat e Njeriut  në bashkëpunim me organizatën “AKTI”  do të realizojnë projektin :”Promovimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Fushë Kosovës”. (Hapësira rekreative “Te Pishat” në fshatin Sllatinë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 31 maj 2019

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviziton Kryetarin e Sindikatës së Pavarur së PTK-së, Lamih Balaj pastaj Arsim Gjinovcin nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve, Muhamet Xhemajlin nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve dhe Shkelzen Blajakj nga ish Departamenti Kundër Mashtrimeve në PTK. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës organizon kongresin ndërkombëtar me Shoqatën Oftalmologjike të Evropës Juglindore. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Në shenjë simbolike për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i dorëzon detyrën Olti Suliqit, ndërkaq për një ditë edhe fëmijët tjerë do të ushtrojnë pozitën e nënkryetarit, shefit të Kabinetit e kryesueses së Kuvendit. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim ministrin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, me të cilin do të nënshkruajnë memorandume bashkëpunimi për projekte të ndryshme ku edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. (Zyra e krytarit Haskuka, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon tryezë me temë diskutimi “Mbrojtja e Konsumatorëve në Sektorin Bankar”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës organizon konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C 301, ora 10:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasëve të nënta, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë në ambientet e gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik.  (Gjimnazi “Skenderbeu” në Kaçanik, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri së bashku me donatorët bëjnë inaugurimin e tri shtëpive për familjet në nevojë. (Zyra e kryetarit, ora 11:00)

- Drejtoresha për Zhvillim Ekonomike Komunës së Gjilanit, Valbona Tahiri mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore “Idriz Seferi” në Kaçanik. (Shkolla fillore “Idriz Seferi” , ora 11:30)

- Për nder të Ditës Botërore Kundër Duhanit, “Let’s Do It” do të organizojë aksion për mbledhjen e filterave të cigareve, shpërndarje e broshurave, ekspozim i figurave të punuara nga filterat e cigareve si dhe shpalosje e statistikave për ndotjen e shkaktuar nga duhani. (Mbledhja e vullnetarëve bëhet në sheshin “Nënë Tereza”, ora 11:45)

- Njësia e të Drejtave të Njeriut dhe Barazisë Gjinore, në bashkëpunim me Asamblenë Komunale të Fëmijëve te Prizrenti organizojnë programin e organizuar për nder të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve. (Shtëpia e kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore në ditën e rënies së Heroit, Xhemajl Fetahaj, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes 2019”, që organizohet nën patronatin e Kryeministrit. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Aleanca Koosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Kontrabanda, Fajdet dhe Korrupcioni a po e shkatërrojn Kosovën?". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të “Epopesë së Gorozhupit”, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka së bashku me zyrtarët komunalë do të bëjnë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve në fshatin Gorozhup. (Fshatin Gorozhup, ora 13:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën Prizrenit do të organizojnë aktivitete vetëdijesuese dhe sensibilizuese me rastin e “Ditës Botërore Kundër Duhanit”. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Katarina Josipi në Zym të Prizrenit. (Fshati Zym, ora 13:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban konferencë për media. (Objektet e Komunës së vjetër të Prishtinës, ora 13:30)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha raporton para komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Raportin për Vendin për vitin 2019. (Ndërtesa Kuvendit, salla N 302, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”, në shënim të 1 Qershorit -  Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zbulon pllakën përkujtimore për vëllezërit Bytyqi. (Afër shkollës “Abdyl Frashëri”, Ortakoll, Prizren, ora 15:00)

-  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban takim me strukturat e Forumit të Rinisë. (Selia e LDK-së, ora 15:00)

- Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve organizon konferencën ndërkombëtare dedikuar “Shëndetit, Mirëqenies dhe të Drejtave të Fëmijëve”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 15:00)

- Kosovo 2.0 sjell filmin “Tri dritare dhe një varje’’ për të nisur diskutimin e parë në kuadër të Programit të Lokomotiva i cila synon të përfshijë të rinjt e të rejat në diskutim kuptimplotë rreth gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës. (Hapësira e Kosovo 2.0, ora 16:30, kurse diskutimi fillon prej ora 18:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e shtëpisë së pleqve në fshatin Gjinoc të Komunës së Suharekës. (Fshati Gjinoc i Komunës së Suharekës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 30 maj 2019

- Banorët e fshatit Kusar si dhe fshatrave për rreth organizojnë protestë paqësore për ndalimin e gurthyesit në Bjeshkët e Pashtrikut, e cila është zonë e mbrojtur me Planin Zhvillimor të Komunës së Gjakovës. (Para Kuvendit Komunal të Gjakovës, ora 9:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do vizitojnë Ministrinë e Diasporës. (Ministra e Diasporës, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e pestë për vitin 2019 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit, Artan Abrashi. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë  ora 10:00)

- Mbahet seanca e e pestë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimi me temën: Ushqim dhe produkte më të sigurta. (Salla e konferencave të ABC group, përballë shkollës fillore  “Thimi Mitko” në Gjilan, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me përfaqësuesit e Zyrës së BE-së në Kosovë, bëjnë inaugurimin e investimeve në “Lura Agroturizëm”, donacion ky nga Bashkimi Europian. (Stanishor, ora 10:45)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon panelin e diskutimit me temë “Të rikujtojmë të dukshmën - Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”. (Shtëpia e Evropës, ora 11:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do vizitojnë shkollën e Mushtishtit të Suharekës. (Shkolla e fshatit Mushtisht, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të bëjë publikimin e raportit “Paraja publike e shpenzuar në medie 2018”. (Qendra Kulturore e BE-së, ora 11:00)

- Drejtori i Shërbimeve Publike i Komunes se Gjilanit, Naser Korça mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi merr pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala. (Sheshi “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 12:00)

- Qendra për zhvillimin e bashkësive organizon konferencën Grat në Media në të cilën do të prezantohet deklarata e përbashkët e grave në gazetari. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizon Konferencën e parë DiGiDay 2019. (Ambientete e Vali Ranch, ora 13:00)

- Mbahet konventa e studentëve të Prishtinës e cila mbahet për herë të parë në Republikën e Kosovës, me ç ‘rast do të miratohen një Rezolutë lidhur me kërkesat dhe nevojat e të rinjve drejtuar, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit  dhe Kryeministrit të  Republikës së Kosovës. (Amfiteatri i Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 13:00)

- Nxënësit e shkollës shqipe të Sllovenisë do të udhëtojnë për në Prekaz në Memorialin “Adem Jashari”. (Prekaz, ora 14:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla e konferencave, ora 14:00)

- Komuna e Prizrenit organizon hapjen e ekspozitës me punimet e realizuara në kuadër të Kurseve të Aftësimit Profesional. (Ambientet e Institutit Yunus Emre në Prizren, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 29 maj 2019

- Bëhet inaugurimi i Autostradës “Arbën Xhaferi”, Prishtinë - Hani i Elezit. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë te hyrja e Kuvendit të Kosovës, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj te shoqëruar nga Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, merr pjesë në ceremoninë e hapjes së Qendrës për Zhvillim të komunitetit malazez. (Lagja Arbëria, rr. Eduard Lir, 4, ora 9:30)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit te Ligjit për shërbime. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)
 
- Presidenti Thaçi merr pjesë në konferencën “Njëzet vite pas: Perspektivat dhe Sfidat për Ballkanin Perëndimor”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Grupi Ballkanik për Hulumtime të Politikave. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe votimi i rekomandimeve për Raportin e Auditimit të raporteve vjetore financiare dhe atyre të deklarimit financiar të fushatës së subjekteve politike për vitin 2017, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302,ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Kryeministrin e Malit të Zi, SH.T.Z. Dushko Markoviq ku pas takimit do të ketë prononcim të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:25)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 10:30)

- Grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate organizon tryezën me temën "Vettingu - hapi drejt forcimit të gjyqësorit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit". (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 11:00)

- Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, Shpresë Hajdari, mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Këshillin Ekonomiko-Social dhe amendamenteve të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenies Sociale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaC 203, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, Presidenti Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës "Arbën Xhaferi". (Hani i Elezit, ora 12:00)

- Transmetohet drejtpërdrejtë nga Brukseli konferenca për shtyp nga Përfaqësuesesja e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionari për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së, ora 12:45)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova mban konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës, Rruga e UÇK-së, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Ambasadoren Nataliya Apostolova, me rastin e pranimit të Raportit për Kosovën për 2019 nga Komisioni Europian. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 15:00)

- Nënshkruhet “Memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes policisë së Kosovës dhe policisë së shtetit Shqiptarë ne territorin e Republikës se Shqipërisë”. (Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ora 16:30)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli do të mbajë një takim me strukturat e PDK-së, dega në Prizren.  (''Nafron Exclusive'' në Arbanë, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim shefen e zyrës së BE-së, në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me rastin e pranimit të Raportit për Kosovën 2019 i Komisionit Europian ku pas takimit do të ketë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit të gjashtë  të  festivalit “Mirëdita, dobar dan!”. (Beograd, ora 19:00)
 


Ngjarjet e datës 28 maj 2019

- Banka Botërore organizon konferencën me temë “Punojmë së bashku për të rritur mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit për ri-shpalljen e konkursit për zgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamenti i Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë një konferencë për media për të prezantuar raportin "Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i Këshillave”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon punëtorinë me qëllim të diskutimit të politikave mjedisore dhe sfidat në zbatimin e tyre. (Restaurant “Golden”, lagjja Ulpiana, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, kryetarja e Komunes se Ranillukut, Vladica Aritonoviq dhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari raportojn para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me kërkesën e disa punëtorëve të arsimit të Komunës së Ranillukut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe përfaqësuesi i BERZH’it, nënshkruajnë marrëveshjen multimilionëshe për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 10:00)

- INC (Rrjeti i Radiove Lokale) organizon konferencë/ takim në mes të mediave në Kosovë dhe atyre në Serbi me temën Gjuha e urrejtjes në media dhe si mundë të ndihmojnë mediat në procesin ri-pajtimit. (Swiss Diamond, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues të 15 bizneseve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Shoqata për personat me fibrozë cistike me rastin e muajit të senzibilizimit të fibrozës cistike do të bëjë mbjelljen e 65 trendafilave, pasi qe 65 trendafilat janë pseudonim i fibrozes cistike. (Oborri i Repartit të Pediatrisë në QKUK, ora 11:00)

- Drejtori për për Shëndetësi i Komunes se Gjilanit, Selami Xhemaili mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave - ARH për vitin 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti mban konferencën për media për aktivitetet 20/20 që do të mbahen përgjatë muajit qershor përr nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës, kabineti i Kretarit, ora 11:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do të merr pjesë në nisjen e punimeve të inkubatorit të bizneseve në Malishevë. (Malishevë, afër stacionit të autobusëve, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Prizrenit e thirrur nga kryesuesi i KPF-së dhe i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi. (Salla e mbledhjeve të KPF-së në Shtëpinë e Bardhë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për të rënët gjatë operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 maj 2019

- Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic pritet me ceremoni ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes ku edhe do te takohet me Gjeralin e FSK-se Rrahman Rama. (Objekti i Ministrisë së Mbrojtjes, ora 9:00)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Europian, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në ngjarjen e nisjes të fazës së dytë të projektit Harmonizimi i Arsimit me Tregun e Punës. (Hotel Emerald, ora 9:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në hapjen e ditës Olimpike në Ferizaj. (Ferizaj, ora 9:30)

- Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës e në bashkëpunim me DKRS-në dhe me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Mitrovicës do të organizohet Dita Olimpike e Kosovës dhe me këtë rast do të mbahet një vrapim në të cilin do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e moshës 11 vjeçare të shkollave fillore të qytetit të Mitrovicës. (Sheshi “Adem Jashari” në Mitrovicës, ora 9:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim nënkryetarin e Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 9:35)

- Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Rrustem Berisha takohet me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Malit të Zi, Dragutin Dakic. (Kabineti i Ministrit të Mbrojtjes, ora 9:45)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala shqyrton Plotësim-ndryshimin e kërkesës për buxhet si dhe formimin e grupeve hetuese në kuadër të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 303, ora 10:00)

- 25 kompani vendore që kanë dhënë shërbimet në ndërtimin e autostrades Arben Xhaferi protestojnë për shkak të mos kryerjes se pagesave ndaj këtyre kompanive për punën që kanë kryer. (Para kampit Bectel & Enca në Ferizaj

-  Kuvendi Komunal në Deçan mban mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me zbatimin e vendimit të Gjykatës  Kushtetuese dhe pasojat për Zhvillimin  Ekonomik të Komunës së Deçanit. (Salla e Asamblesë Komunale, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Këshillit Gjyqësor, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin nga North Atlantic, të prirë nga zv.presidenti ekzekutiv Damon Wilson. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:10 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ndihmës sekretarin gjeneral të OKB-së për Evropë, Azinë Qendrore dhe SHBA, Miroslav Jenca. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të zhvilloj vizitë në Komunën e Ferizajit me ç’rast do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve kapitale. (Komuna e Ferizajt, ora 10:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi mban konferencë për media. (Ambientet e Komunës, ora 11:00)

- Drejtori për Buxhet dhe Financa i Komunes se Gjilanit, Zijadin Maliqi mban konferencë për media për 5 mujorin e punës dhe planifikimin për tre-mujorin e ardhshëm. (Zyra e kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, bashkë​ me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit për herë të parë në Kosovë, të Udhëzimin Administrativ për rregullimin dhe unifikimin e çmimit të barnave në nivel vendi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Përurohet sheshi me emrin e dëshmorit të UÇK-së “Mentor Retkoceri”. (Lagja Dardani në Prishtinë, ora 11:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi bashk me kryetarin e Komunës së Ferizajit Agim Aliu, vizitojnë punimet e Qendrës Multifunksionale në fshatin Greme. (Fshati Greme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të operacionit “Shigjeta DO-2” dhe luftimeve në Pashtrik. (Fshati Planejë, Komuna e Prizrenit, ora 12:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të dëshmorit Mentor I. Retkoceri mbahet akademi përkujtimore për nder të dëshmorit. (Instituti Albanologjik, ora 12:15)

- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa takon deputetët nga radhët e LDK-së. (Selinë e LDK-së, ora 12:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)
 
- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Ambasadori Christian Heldt do të mbajnë fjalë rasti gjatë inaugurimit të Katedrales së Novobërdës të restauruar rishtaz. (Novobërdë, afër Kalasë, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (Selia e KQZ-se, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Shtabit Lokal. (Baran- Komuna e Pejës, ora 16:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së Betejës së 29 Majit. (Vranoc, ora 16:50)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e pllakës së betejës së 29 Majit. (Kryshec, ora 17:10)

Ngjarjet e datës 26 maj 2019

- Klubi i vrapimit “XTrailers - fun run” organizon Maratonen 42 kilimetershe Germi Badofc. (Parki Gërmisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bën homazhe te varr i dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Tusuzit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet akademi përkujtimore. (Pranë Kompleksit Memorial të Martirëve të Masakrës së Tusuzit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti merr pjesë në përvjetorin e dytë, Jubilarë, te rënies heroike te dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 11:00)

- Behet zbulimi i shtatores se dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 12:00)

 

Ngjarjet e datës 25 maj 2019

- Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)

Ngjarjet e datës 24 maj 2019

- Nisin punimet për rregullimin e rrugës kryesoret të qytetit të Deçanit Rrugës së  Qendrës konkretisht rrugës 'Luan Haradinaj' dhe 'Dëshmoret e Kombit'. (Në afërsi të pikës së karburantit Agonisi Gas në Carrabreg, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për raportet financiare dhe atyre të deklarimit financiar të subjekteve politike për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të rrugës së qytetit të Deçanit. (Sheshi i qytetit në Deçan, ora 10:00)

- Drejtori i Zyrës për Rritje Ekonomike i USAID-it në Kosovë, Brian Martalus, do të mbajë një fjalim në hapjen e Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa - B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- “Let’s Do It” mban aksion pastrimi në disa fshatra të Hasit, me moton “Për një Has të pastër”. (Fshati Gjonaj tek Ura e Drinit të Bardhë, ora 10:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e prezantimit të gjashtë video udhëzuesve për e-prokurim. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit Ad-hoc për përmirësimin dhe forcimin e procesit zgjedhor në të cilën do të behët shqyrtimi i kërkesës së Grupit për Studime Juridike dhe Politike për pjesëmarrje në Grupin Këshillëdhënës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të shënojnë së bashku Ditën Ndërkombëtare të Grave për Paqe dhe Çarmatim me një konferencë shtypi. (Ambientet e UNDP-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dëshmorëve të Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” bën homazhe në Fshatin Kodrali. (Fshati Kodrali, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abdullah Tahiri. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Prokuroria Themelore e Pejës organizon konferencën për media ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”. (Objekti i Prokurorisë Themelore të Pejës, rruga “Hasan Cermaxhija”. ora 12:00)

- 44 nxënës nga klasa 7 deri në klasën 9, nga të gjitha regjionet e Kosovës do të takohen për të garuar në finalen e garës së tretë vjetore të gërmëzimit.  (Biblioteka kombëtare, ora 13:15)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes  së çmimeve “Nikete Dardani”. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 13:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës, mban aktivitet në Prizren, te Komuna, lidhur me qeverisjen lokale në Prizren dhe kundër korrupsionit si dukuri negative. (Te Komuna, Prizren, ora 14:00)

 - Shënohet 19 vjetori i themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë. (Pallati i Kulturës” Asim Vokshi” , Gjakovë, ora 18:00)

- Organizuar nga Ministria e Diaspores dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare mbahet konferenca ekonomike e diasporës shqiptare nga Evropa më B2B. (Hotel Emerald, ora 20:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Konferencën Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa, organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare. (Hotel Emerald, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 23 maj 2019

- Instituti për Politikë të Jashtme të Kosovës organizon konferencën "Politika  e Kosovës në këndveshtrim shkencor." (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e bizneseveve”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese dhe Internews Kosova do ta publikojnë Raportin Vjetor të Monitorimit të Gjykatave për vitin 2018. (Ambientet e objektit A të Pallatit të Drejtësisë, ora 10:00)

- Themelohet Shoqata e Inovacionit Financiar, nga institucione financiare jo-bankare. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

- Anulohet - Forumi Ballkanik organizon tryezën rajonale "Zgjedhjet parlamentare të BE-së dhe implikimet për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor". (Hotel Sirius, ora 10:00)

 - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën e radhës të titulluar Indeksi i Zhvillimit të Sektorit të Prodhimit, ku do të prezantohen të gjeturat e një studimi mbi konkurrueshmërinë e sektorit të prodhimit. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- E Ngarkuara me Punë Coleen Hyland do të flasë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të partnerit implementues të USAID-it Qendrës për Arsim të Kosovës dhe 7 komunave. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të organizojë ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për sportistët dhe trajnerët. (Kabineti i Ministrit të Kulturës, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hernmarck - Ahliny. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Aleanca Kroosvare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% a është ekonomike a politike kundër Serbisë". (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

-  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut. (objekti i KQZ-së, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 22 maj 2019

- Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim ministrin e Mjedisit dhe Turizmit të Shqipërisë, Blendi Klosi, me të cilin do të diskutojnë mbi bashkëpunimin mes dy ministrive në fushën e mjedisit. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 9:00)

- Mbahet takimi i Grupit të Vecantë për Reformën e Administratës Publike GVRAP. (Ministrinë e Administratës Publike, salla e takimeve kati 18, ora 9:30)

- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, do të takohet me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili do të jetë i shoqëruar nga  kryetarët e Bashkive të Vlorës dhe Himarës, përkatësisht Dritan Leli dhe Jorgo Goro, si dhe nga një grup operatorësh turistikë. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë, ora 10:30)

- Ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Fatmir Matoshi takohet me një grup të studentëve të Universitetit të Berlinit- Gjermanisë, ku do të diskutohet për fillimin e projektit mbi analizimin e situatës së mbeturinave nga ndërtim-demolimi në Kosovë,  që GIZ së bashku me këta studentë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës do të realizojnë, (Kabineti i Ministrit, ora 11:00)

- Shefi i Komandës së Bashkuar të  Aleancës në Napoli, admiralit James Foggo viziton Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:15)

- Grupi i asambleistëve të Prishtinës, mbajnë konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Policia e Kosovës në përkrahje nga Departamenti Koordinues i Këshillit për Siguri Rrugore - Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, lanson fushatën vetëdijesuese “Të gjithë jemi këmbësorë”.  (Në udhëkryqin në afërsi të Hotel Grand, që lidhë rrugën Garibaldi me rrugën Gjorgj Bush, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Referendum. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim më MASHT, Universitetin e Prishtinës, komunën e Dragashit, OJQ- të mjedisore  do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Kampingu “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”, komuna e Dragashit, ora 12:00)

- Në shenjë nderimi dhe respekti për të rënët dhe të gjithë ata që përjetuan masakrën në burgun e Dubravës më 1999 mbahet tubimi përkujtimor për shënimin e 20 vjetorit të kësaj masakre. (Hapësirat e burgut të Dubravës, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin përkujtimor me rastin e 20-vjetorit të masakrës në burgun e Dubravës. ​(Burgu i Dubravës, ora 12:00)

- Zyra e Koordinatores Zhvillimore të OKB-së, së bashku me Komunën  e Obliliqit dhe Let’s do it Kosova organizojnë aktivitet të mbjelljes së fidanëve në Ditën Ndërkombëtare të Biodiverzitetit. (Banesat e Plemetinës në fshatin Plemetinë, Komuna e Obiliqit, ora 14:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon Ditët e Kuvendit me qytetarët e Lipjanit. (Kuvendi Komunal i Lipjanit, orën 14:00)

 

Ngjarjet e datës 21 maj 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 9:00)

- Komiteti për Politik dhe Financa i Komunës së Rahovecit mban mbledhjen e pestë të rregullt në të cilen shqyrton Qarkoren e parë buxhetore të Ministrisë së Financave. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reqica dhe Avokati i Popullit raportojnë para komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e statusit të personave të plagosur në Kosovë, para periudhës së luftës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi Ekonomik Mbarëkombëtar, në mbështetje të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Odës Ekonomike të Kosovës dhe Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë organizon konferencën “Mundësitë dhe sfidat e marrëdhënieve tregtare Kosovë- Shqipëri”, konferencë kjo e cila do të adresojë problemet dhe barrierat tregtare që prodhuesit e dy të dy vendeve janë duke i hasur. (Hotel Tirana International në Tiranë, ora 10:30)

- “Let’s Do It” organizon aksion për pastrimin e deponisë më të madhe në Rajonin e Pejës, në fshatin Dydesh. (Fshati Dydesh, ora 10:30)

-  Projekti “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, I financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Integrimit Evropian, organizon panel diskutimime temën: Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Kamenicës, ora 10:30)

- Mbahet seancë e veçantë e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të përkujtohet 20 vjetori i Masakrës në Burgun e Dubravës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Prizren, Podujevë, Shtërpc, Obiliq dhe Novobërdë, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ish objekti Rilindja, kati 17, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova pret në takim zëvendës ambasadorin bullgar në Kosovë ku do të bëje nënshkrimin e një marrëveshjeje për financimin e një projekti në qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog. (Zyra e krytarit Rugova, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 12:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon promovimin e katër librave të profesorëve  të Fakultetit të Edukimit ne UKZ: “Poetika e këngës epike historike”  autore Nevrije Bislimi-Ismaili, “As engjëlli, as djall” autor  Merxhan Avdyli, “Kurrikula dhe të menduarit kritik” autor Mensur Neziri dhe libri “Kërkime në leksikun e Pjetër Bogdanit” i autorit Faton Krasniqi. (Salla A34 në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet raportit vjetor i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për vitin 2018, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të bëjë përurimin e parkut dhe këndit të lojërave për fëmijë. (Prapa Shtëpisë së Bardhë në Prizren, ora 13:00) 

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj merrë pjesë në përurimin e urës së fshatit Topanicë, komuna e Kamenicës. (Fshati Topanicë, rruga Crep - Kamenicë, kilometri i parë, ora 15:00)

- Mbahet Akademi përkujtimore në nderim të 20 vjetorit të rënies së dëshmorëve Kemal Thaqi e Ekrem Gudaqi dhe martirëve të rënë më 21 maj të vitit 1999, Hanife Jaha, Selvije Krivanjeva, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik 16:00)


Ngjarjet e datës 20 maj 2019

 - Vazhdimi i Seancës plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Mbahet takimi i rregullt i Komitetit për Politik dhe Financa i Komunes se Pejes. (Salla e takimeve, zyra e kryesuesit Islam Husaj, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe Koordinatori i testit nacional Rexhep Hoti raportojn para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me testin e organizuar në shkollat e Kosovës. (Ndëresa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)
 
- Shoqata Down Syndrome Kosova mban konferencë për media për të njoftuar lidhur me sjellën në Kosovë të grupit te vallëzimit “Larondina” nga Britani e Madhe. (Hotel Parlament në Prishtinë, ora 18:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Enver Topalli. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 19 maj 2019

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të vendovitimeve. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 8:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe ecurin e procesit zgjedhor deri në orën 11:30. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 11:00) 

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë mban mbledhjen e radhës të Këshillit të Qendrës. (Hotel Grand, ora 11:15)

- Në 20 vjetorin e rënies së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri bëhën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve. (Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan, ora 12:00)

- Mbahet konferenca e parë për media e Domokracia në Veprim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora  13:00. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 12:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe ecurin e procesit zgjedhor deri në orën 15:00. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 15:30) 

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në 20 vjetorin e rënies, vihet gurthemeli i shtatores së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri. (Rr. Abdullah Tahiri, afër objektit të FSK, ora 16:00)

- Mbahet konferenca e dytë për media e Domokracia në Veprim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të votimit dhe daljen në zgjedhje deri në ora 18:00. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 17:00)  

 - Mbahet akademi përkujtimore Në 20 vjetorin e rënies së kolosit të kombit, Abdullah Tahiri. (Salla e teatrit të qytetit, ora 17:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencen e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votimet dhe mbylljen e vendvotimeve. (Salla e mbledhjeve në ndërtesen e KQZ-së në Prishtinë, ora 20:00) 

- Mbahet konferenca e dytë për media e Domokracia në Veprim lidhur me daljen në zgjedhje. (Zyrat e organizatës ACDC, në adresën “Čika Jovina 3”, në Mitrovicën e Veriut, ora 20:30)   

Ngjarjet e datës 18 maj 2019

- Hapja solemne e garave te Olimpiadës gjithëshqiptare të Matematikës. (SHMP “Fehmi Agani” në Klinë, ora 9:00)

- Në kuadër të projektit “T’i fuqizojmë vajzat!” organizata TOKA, organizon konferencë motivuese për vajzat e klasave të 10-ta dhe 11-ta të zonave rurale, që ka për qëllim rritjen e vetëbesimit dhe reziliencës së tyre nga presioni i shoqërisë. (Kino Armata, ora 10:50)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Keqpërdorimi i Rezervave Buxhetore: Një këndvështrim mbi vendimmarrjen e Qeverisë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 11:00) 

- Mbahet Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike tnë Kosovës, (Restorantin “Miracle”, zona industriale në Prishtinë, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Selia e Vetëvendosjes, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 17 maj 2019

-  Ambasadori Kosnett do të flasë në konferencën e cila shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. (Hoteli Sirius, ora 9:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Adnan Merovci dhe ish Kryesheftin Ekzekutiv të PTK-së Shyqeri Haxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e certifikimit të zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative të cilët me sukses kanë përfunduar një trajnim javor. (Kampi Vrella i Njësisë Speciale Operative, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, shënon Ditën Botërore të Metrologjisë, ku prezent do të jetë edhe ministri Endrit Shala. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Departamenti i programeve të Universitetit të Londrës me drejtim akademik nga London School of Economics and Political Science në Kolegjin Riinvest organizojnë debatin e parë Talk The Talk në të cilen do të diskutohet Projektligji për Qeverinë. (Biblioteka e Kolegjit Riinvest, ora 10:00)
 
- Mbahet mbledhja e komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Panelit përzgjedhës për Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryeministri Haradinaj bën homazhe me rastin e 20 -vjetorit të Çlirimit të Shqiponjës, organizuar nën patronatin eZyrës së Kryeministrit. (Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Shqiponjë të Gjakovës, ora 10:30)

- Jahjaga Foundation organizon ceremoninë përmbyllëse të projektit: “Roli i mediave në avancimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje”. (Auditoriumi i Bibliotekës Universitare – Ndërtesa e Institutit të Historisë, ora 10:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon manifestimin tradicional  “Festa e Abetares”, në cilin një fjalë rasti do të mbajnë, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, të Shqipërisë, Besa Shahini. (Salla e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në manifestimin e organizuar për nder të “Festës së Abetares”. (Qendra sportive “Sezai Surroi”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
 
- Kryeministri Haradinaj merr pjesë në Manifestimin Përkujtimor me rastin e 20 -vjetorit të Çlirimit të Shqiponjës, organizuar nën patronatin eZyrës së Kryeministrit. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Shqiponjë, Ish Jabllanica e Dushkajës, Gjakovë, ora 11:00)

- Disa organizata të shqërisë civile do të organizojnë konferencën për media, në lidhje me shqetësimet e shoqërisë civile rreth Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media, me temën ‘Shkelja e Ligjit të Punës nga ana e Institucioneve të Kosovës’. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë në përmbzlljen e projektit Roli i Mediave në Promovimin e Pjesëmarrjes së Grave në Qeverisje. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban tryezën profesionale “Korrupsioni i profilit të lartë”. (Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, salla C405, ora 12:00)

- Drejtoria Komunale e Shëndetësisë e Komunes se Prizrenit do të organizojë aktivitetin vetëdijesuese me rastin e Ditës Botërore të Hipertensionit në të cilin do të bëhet matja e shtypjes së gjakut, peshës e të gjatësisë. (Sheshi Shatërvan në Prizren, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Rifat L. Berisha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. (Selia e LDK-së, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 16 maj 2019

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, i shoqëruar nga drejtori i Institutit të mjekësisë ligjore, Arsim Gërxhaliu viziton vendin ku po ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve dhe artefaktet e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. (Parkingu tek ndërtesa e re e Qeverisë, ish-Rilindja, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj do të dorëzojë lumin “Lepenc” tek ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, pas rehabilitimit të tij në kuadër të ndërtimit të autostradës “Arbën Xhaferi’. (Kyçja në Doganaj, Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e BE-së organizon ngjarjen përmbyllëse të projektit të binjakëzimit të BE-së 'Fuqizimi i formulimit të politikave dhe hartimit të legjislacionit'. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në takimin përmbyllës të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i Formulimit te Politikave dhe Hartimit të Legjislacionit’’, i menaxhuar nga Zyra e BE-së dhe i realizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti. (Oborri i Universitetit “Ukshin Hoti”, Prizren, ora 11:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Politike dhe Shkencore me rastin e 20- vjetorit të zhdukjes së veprimtarit Ukshin Hoti, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit. (Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Abaz Thaçi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi do të marrë pjesë në  Diskutimin Publik me qytetarët e Kamenicës për Projektin “Hidrosistemi Kikë - Kremenatë”. (Ambientet e Komunës së Kamenicës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon diskutimin mes qytetarëve dhe kryetarëve të komunës së Mitrovicës dhe Vushtrrisë, rreth deponisë regjionale të mbeturinave në Koshtovë, komuna e Mitrovicës. (restaurant “Ibri” Koshtovë në Mitrovicë, ora 14:00)

- Promovohet libri “Marketing Politik” i autorit Mustaf Pllana. (Biblioteka Kombëtare, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon një vizitë punë në Policinë e Kosovës. (Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ora 15:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, z. Rexhep Hoti, do të mbajë konferencë për media. (Salla për media e Kryeministrisë P32, ora 15:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës Unusual Message e cila shpalos krijime të 72 artistëve e njëkohësisht profesorëve të 12 Universiteteve të ndryshme të botës. (Galeria Qahili, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 maj 2019

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala në të cilën do të behët finalizimi i listës së dëshmitareve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018 në të cilën do të behët miratimi i draft-raportit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 9:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt nënshkuajnë marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare.  (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-32, ora 9:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.  (Selia e KQZ-se, ora 10:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ceremoninë solemne të promovimit të doktorëve të shkencës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Hapen punimet e Konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike dhe Privatësi IV. (Hote Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit do të organizoj konferenca për shtyp, ku do të flasin kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skender Susuri, për më të rejat në Drejtorinë e Arsimit dhe qeverisjen komunale. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Promovohet libri “Shënime mbi shtetndërtimin: paqartësia, pavarësia dhe qeverisja në Kosovë” të autorit Adem Beha. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës,  Salla 201, ora 11:00)

- Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Race dhe Moglicë organizojn protestë në mbrojtje të natyrës nga eksplatuesit e gurthyesve pra dëmtuesve të pyjeve dhe natyrës në përgjithësi. (Shpella e Kusarit, rruga Kusar - Goden në Gjakovë, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për ndërtimin e 30 shtëpive për familjet në nevojë. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e MTI-së, Endrit Shala, vizitojnë Fabrikën e Mobileve “Elnor”. (Fabrika “Elnor”, Zona Industriale Prishtinë - Ferizaj, km. 8, ora 11:30 - Transporti i gazetarëve është siguruar dhe nisja nga MTI, ora 11:15)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit. )(Stacioni i trenit në Prishtinë, ora 12:15)

-  Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të pres në takim kryetarët e komunave: Skenderaj, Deçan, Istog dhe Viti, me të cilët do të nënshkruajë Memorandume të Bashkëpunimit për realizimin e disa projekteve mjedisore të cilat financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, pret në takim Përfaqësuesit e Shoqatave të Pagjeturve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 14 maj 2019

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës.​ (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për tremujorin e parë të vitit 2019, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Mbahet debati me temën 'Ku janë miliona eurot e investuar në veriun e Kosovës' me panelistë Adrijana Hodžić, Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Fatmir Gashi, zëvendës i Ministrit të financave, Sanja Sovrlić, bashkë-autorja e hulumtimit "Ku janë investuar 32 milione euro në veri të Kosovës"  dhe Ksenija Božović, deputete në kuvendin e komunës së Mitrovicës së Veriut. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të votohet Vendimi i Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike "Telekomi i Kosovës". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasadori Britanik, Ruairi O'Connell viziton shkollën fillore "Faik Konica" me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd. (Shkolla “Faik Konica”, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit. (Ish-Tjegullorja në Prishtinë, ora 11:30)

- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, në kuadër të qëndrimit të Kosovë, do të zhvillojë vizitë në Prekaz. (Prekaz, ora 12:00)

- Departamenti i Muzikës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës  mban konferencë për media me rastin e Premieres se Operes se parë bashkëkohore në Kosovë "GOF". (Kino Armata, ora 12:00)

- Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Këshillin e Evropës po organizon ceremoninë e mbylljes së projektit "Përmirësimi i Policimit të të Drejtave të Njeriut në Kosovë". (Ministria e Punëve të Brendshme, dhoma P01, ora 12:00)

- Delegacioni i Lutjeve të Mëngjesit, do të vizitojë Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. (Objekti i Qendres në Drenas, ora 12:40)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente për Projektligjin për financimin e subjekteve politike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

-  Kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim presidentin e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI), Derek Mitchell. (Selia e LDK-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Presidenti, Hashim Thaçi marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Komandantit të Brigadës 162 "Agim Bajrami". (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj”, Kaçanik, ora 14:30)

- Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj mbahet akademi përkujtimore në nderim të 107 të rënëve te fshatit Pavllan, Qyshk, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ora 16:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Thaçi dhe Kryeministri Haradinaj marrin pjesë në Akademi në Përkujtimore në 20 vjetorin e masakrave në fshatrat Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan. (Salla e Kuqe e Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 16:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të pret në takim delegacionin “Lutjet e Mëngjesit” nga SHBA-të, të shoqëruar nga deputetë të Kuvendit të Kosovës. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 16:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton shoqatën “Zëri i prindërve” ku do të takoj përfaqësues të shoqatave të të pagjeturve. (Zyrat e Shoqatës “Zëri i prindërve” - Mitrovicë, ndërtesa e Muzeut të qytetit, ora 17:30)

- Mbahet Gala mbrëmja “Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit në Kosovë” përmes së cilës studentët e talentuar të RIT Kosovo me mjete financiare të kufizuara do të mund të përkrahen financiarisht. (Emerald Hotel, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 13 maj 2019

- Mbahet takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP). (salla e takimeve kati 18 MAP, ndërtesa e qeverisë ish Rilindja, ora 9:30)

- Sindikata e Pavarur e RTK-së do të takohet me Avokatin e Popullit Hilmi Jashari ku do te bisedohet lidhur me parregullsinë e zgjedhjes së drejtorit gjeneral të RTK-së nga ana e Bordit të saj. (Objekti i Avokatit te Popullit, ora 10:00)

- Instituti EPIK do jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “Kuadri Kushtetues i Procesit të Dialogut Kosovë - Serbi”. (Objekti i shtepisë së Evropës, përball Zyrës së BE-se),  ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën me temën ‘’Rregullimi Ligjor i Punës Praktike në Kosovë’’, në një diskutim me deputetë, përfaqësues të qeverisë e shoqërisë civile. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt organizon homazhe për Tahri dhe Nebih Mehen. (Prekaz, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesise se Kuvendit te Republikes se Kosoves. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt dhe bashkësia lokale e fshatit Polac organizojnë akademi përkujtimore të tre dëshmorëve Liman Koca, Naim Xani dhe Xheledin Kabashi. (Pallati i Rinisë 'Hasan Prinshtina' në Skenderaj, ora 12:00)

- Mbahet akademi Përkujtimore për Tahir e Nebih Meha dhe 20-vjetorin e rënies së Malush Ahmetit dhe 31 dëshmorëve. (Shtëpia e Kulturës, Skenderaj, 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në Tubimin Përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë. (Memoriali i Martirëve në Korishë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes së Bibliotekës Austriake në Universitetin e Prizrenit. (Amfiteatri i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në Universitetin e Prizrenti, ora 12:30)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës, ku është paraparë edhe certifikimi i listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat do të mbahen më 19 maj. (selia e KQZ-së, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mirëpret në takim kongresmenin, Randy Hultgren. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prishtinë mban konferencë për media në vendin ku sot ka pasur rrëshqitje të dheut. (Afër shkollës "Naim Frashëri, ora 15:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’ e cila i kushtohet fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur si pasojë e luftës në Kosovë, e realizuar nga FDHK dhe kuruar nga Blerta Hoçia. (Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sulejmani”, ora 18:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban diskutim me temën “Punësimi dhe tregu i punës në Kosovë”. (Zyra e Vetëvendosjes, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 maj 2019

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton analizën “Taksa 100%: a po e ndihmon apo dëmton ekonominë e Kosovës?”. (Zyret e Institutit GAP, ora 10:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Kuvendin zgjedhor të Degës në Prishtinë, ku do të zgjedhet kryetari i ri i Degës dhe Këshilli Drejtues. (Hotel Emerald, ora 10:30)  

- Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” organizon konferencën e parë për media, lidhur me misionin vëzhgues të DnV-së, për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, Rr. ”Bajram Kelmendi” Nr.45, ora 13:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)