29 Mars 2024

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2019

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë hapjen e ekspozimit dhe promovimit të prodhimeve vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror organizon konferencë nacionale për të diskutuar për situatën e strehimit familjar në Kosovë, për të arriturat, sfidat dhe planet e ardhshme për të zhvilluar me tutje këtë shërbim për fëmijët pa përkujdesje prindërore. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale organizon takim vjetor informues për përfaqësuesit dhe personat përgjegjës të ndërmarrjeve që merren me shfrytëzimin dhe përpunimin e lëndëve minerare, përpiluesit e plan-programeve të hulumtimit, përpiluesit e projekteve gjeologjike dhe të shfrytëzimit. (Salla e madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publike, ora 10:00)

- Instituti Columbus organizon tryezë diskutimi me temë "Efekti i korrupsionit tek qytetarët: Diskutimi i fondit për trjatimin e pacientëve jashtë institucioneve publike të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese për zhvillimin e sektorit privat ku do të behet edhe ndarja e mirënjohjeve për “Ndërmarrjet me të suksesshme të vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Demokraci Plus në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer organizon konferencën lidhur me Procesin e Berlinit dhe obligimet për Sundim të Ligjit dhe Mirëqeverisjen. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Ministrinë e Mbrojtjes, për të shënuar  një vjetorin e miratimit të tri Ligjeve, Ligjin për Forcën e Sigurisë, Ligjin për Shërbimin në FSK dhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Komuna e Istogut organizon diskutim publik me qytetar për projekt rregulloren komunale për taksa, ngarekesa dhe gjoba. (Ndërtesa e Komunës së Istogut, ora 11:00)

- Ekipi i Kombëve të Bashkuara në Kosovë së bashku me Klubin Ndërkombëtarë të Prishtinës  organizon panairin e festave të fundvitit. (Ndërtesa e Termokiss në Dardani, ora 12:00)

- Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 do të konkurrojnë në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 12:00)

 - Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me fotografi 'Bukuria e betonit' nga autori Etienne Rémond. (Muzeu Kombëtar, ora 12:00)

- Kryeministri në detyrë Haradinaj, në përvjetorin e rënies së dëshmorit dhe heroit Mujë Krasniqi, bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit. (Klinë, ora 13:00​)

- Hapet panairi “Punimet artizanale përtej kufijve” i organizuar për nder të festave të fundvitit, në kuadër të projektit ndërkufitar Kosovë - Maqedoni Veriore, “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale’’. (Restorant ‘’Planet’’ në Gjilan, ora 14:00)

- Instituti Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë diskutimi me temë: “Ligjërisht (t’pa) diplomuar?” e cilan mbahet me qëllim të diskutimit rreth problemit të verifikimit të diplomave të studentëve të cilët kanë ndjekur studimet pranë Bartësve Privatë të Arsimit të Lartë. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Projekti Climate 4 Change, i cili mbështetet nga Ambasada Norvegjeze dhe nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile organizon një debat politik - publik në të cilën do të diskutotohet për klimën. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 17:00)

- Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, organizon një pritje e cila si qëllim ka promovimin e djathit të Sharrit. (Rezidenca e Francës në Arbëri, ora 17:30)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon shfaqjen e dokumentarit “Java Kundër Korrupsionit 2018”.  (Modelarium i Fakultetit te Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 dhjetor 2019

- Zyrtarja për Demokraci dhe Qeverisje e USAID-it në Kosovë, Christina Davies, do të flasë në hapjen e konferencës së titulluar Rritja e Transparencës së Gjyqësorit. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezën e diskutimit me titull “Sinjalizuesit në luftën kundër korrupsionit në prokurim publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Sheshi “Adem Jashari” në Prihtinë. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:00)

- UBT dhe Radio Deutsche Welle, në kuadër të projektit “Balkan Booster”, organizojnë debatin më temë diskutimi: “Degradimi i mjedisit dhe qasja e medias ndaj mjedisit”, debat në të cilin shfaqet kontributi dhe qasja e medias ndaj këtij problemi. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 11:00)

- Drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani dhe drejtoresha e organizatës për zhvillim rural “Mëshqerra”, Florentina Kida-Gërguri mbajnë konferencë për media më qëllim sqarimin lidhur me keqinformimin e opinionit nga disa media, rreth shpërndarjen e lopëve qumështore. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- RIT Kosova dhe Instituti për Trajnime Zhvillimore organizon ceremoninë e ndarjes së çertifikatave për studentët që i kanë përfunduar me sukses kurset të Koslift. (Objekti i RIT Kosova AUK, ora 11:30)

- Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë organizon tryezën “Sigurimet Shëndetësore po fillojnë ?!” (Hotel AFA, ora 12:00)

- Ojq ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojn hapjen e minibibliotekës në Kampusi Universitar. (Kampusi Universitar në Prishtinë, ora 12:00)

- Aksionari i institucionit jo-bankar Monego organizon konferencë për shtyp, rreth vendimit të Bankës Qëndrore dhe revokimit të licencës së Monego. (Shoqëria e Avokatëve “Koci & Vokshi”, Rr. Robert Doll Nr.19, ora 13:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, do të flasë në ngjarjen e shënimit të sukseseve të aktivitetit të USAID-it Fuqizimi i Sektorit Privat, i cili filloi në vitin 2014. (Hoteli Emerald, ora 13:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Lufta kundër pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme: Ku qëndron Kosova?”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 14:00)

- Kolegji Heimerer organizon tryezë diskutimi me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Sistemit Informative Shëndetësor në Kosovë”. (Kolegji Heimerer, ora 14:00)

- Prezantohet shfaqja multidisiplinore Alter..."Një rrugetim në vete të parë" , e cila do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 19:30)


Ngjarjet e datës 11 dhjetor 2019

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë lanson platformën "Forumi i Gruas për Siguri”, aktivitet ky që implementohet në kuadër të projektit “Ndërtimi i Qëndrueshmërisë: Komunitetet kundër Ekstremizmit të Dhunshëm". (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Aksion për Nëna dhe Fëmijë organizon konferencën për përmirësimin e cilësisë me temë "Mbështetja në të ushqyerit me gji nëpër QMF". (Hotel Sirius. ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi lidhur reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Avokati i Popullit organizon 'Ditët e hapura me qytetarë të Pejës" ku do të takojë në mënyrë individuale secilin qytetarë që lajmërohet për takim, duke u respektuar parimi i konfidencialitetit, që të parashtrojnë ankesat e tyre për shkeljet eventuale apo t'i drejtohen për këshilla, në rast të shkeljes së të drejtave të njeriut nga autoritetet publike. (Zyra e Institucionit të Avokatit të Popullit në ndërtesën e Komunës së Pejës,, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit Të Kosovës organizon promovimin e librit për biznes "Nga zero në njëqind", të autorit Dritan Shpuza. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC,  ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës do të mbaj konferencë për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj,  do të prezantoj rezultatet e aktiviteteve për mbledhjen e borxheve, me theks të veçantë aktivitetet për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj. (Zyra Qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit "Traumatologjia e sistemit osteomuskular" e autorit, Prof.dr. Cen Bytyqi. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

kryetari i degës së PDK-së në Prizren z.Shaqir Totaj, nesër mban konferencën e radhës. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store Adresa, Rruga e Tiranës -Prizren, ora 13:00)  

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsionit organizon tryezë diskutimi me temë "Lufta për meditje - politikat kundërthënëse të qeverisë për udhëtimet zyrtare. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Këshilli Drejtues i Sindikatës se Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës mban takim lidhur në të cilin do të diskutojë situatdn aktuale, nëse pagat nuk merren me Ligjin e ri të Pagave, se cilat do të jenë veprimet sindikale duke respektuar fuqishem zërin e andtaresisë të cilën përfaqësojnë. (Zyrat e SBASHK-ut, ora 15:00)

- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon bisedën hapur te titulluar “Metodologjia e re per zgjërim: pengesë apo inspirim”. (Swiss Diamond, ora 18:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon koktejin e fundvitit me gazetarë. (Hotel “Venus” në afërsi të Lipjanit, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 10 dhjetor 2019

- Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me OJQ-në Grupi kosovar për  Avokim, organizon një konferencë me fokus dhunën në baza gjinore, kundër grave nga pakicat rome, ashkali dhe egjiptiane. (Aleanca Franceze në Prishtinë, ora 9:30)

- Open Data Kosovo së bashku me Zyrën e Bashkimit Evropian organizon sesionin me titull "Si mund teknologjia të promovoj qeverisje të mirë të institucioneve publike". (Shtëpia e Europes, ora 9:30)

- Ambasadori i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, do të flasë në hapjen e Konferencës mbi Dezinformimin. (Hoteli Emerald, ora 10:00)

- Këshillit Prokurorial do të bën lansimin e ndërlidhjes së sistemeve elektronike të Prokurorit të Shtetit, prokurorive dhe Policisë së Kosovës. (Salla e takimeve te Këshillit Prokurorial, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me transparencen në financimin dhe në procesin e auditimit të partive politike, si qëndron Kosova në këtë aspekt?. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut. (Bibloteka Kombëtare, ora 10:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës organizon konferencë për shtyp lidhur me situaten e krijuar dhe problemet qe ballafaqohet ky shërbim Emergjent, si dhe situata e krijuar e pa kjart dhe konfuze qe pritet ta percjell edhe ne vitin qe vjenë. (Lokalet e BSPK-es, ora 11-të) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe në  Kompleksin Përkujtimor në Reçak. (Kompleksi Përkujtimor në Reçak, ora 11:30)

- Avokati i Popullit në bashkëpunim me shoqërinë civile në Kosovë për nder të shënimit të të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon marshin me moton “Çohu për të Drejtat e Njeriut”. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 12:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të mbajë konference për media. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 14:00)

- Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nënshkruan kontratat e para në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve rajonale të Kosovës”, i financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. (Kabineti i Ministrit te Infrastrukturës dhe Transportit, ora 14:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion organizon tryezë diskutimi lidhur me amnistinë e korrupsinit të profilit të lartë - "sinjalizimet e padegjuara të korrupsionit nga drejtesia'. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Muzeu i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Gjenocidi XX, ta kujtojmë të kaluarën, ta ndërtojmë të ardhmen" me autor Enver Hoxha. (Muzeu i Kosovës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019

- Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hermarck Ahliny. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)

 

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës me rastin e shënimit të 5 vjetorit të pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. (Hotel Emerald, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2019

- Federata e pingpongut organizon 7 xhirot e TOP 8 për Senioret më të mira të Kosovës për vitin 2019. (Palestrae Sporteve në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Mbahet koncert humanitar i Krishtlindjes me grupin muzikor amerikan "The Hall Sisters" ku fondet e mbledhura do të përdoren për familjarët nga Shqipëria që janë strehuar si pasojë e termetit. (Teatrin Kombëtar i Kosovës, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019

 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)  

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të shpalosen vendimet e fundit nga mbledhja e Bordit Ekzekutiv. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2019

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon konferencën për gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Shoqata nacionale e mjedrës “Mjedra e Kosoves” se bashku me donatorët e saj GIZ,  USAID, SWISS Caritas, organizojnë konferencën e nivelit kombëtar të mjedrës “Konferenca e 4-të e Mjedrës në Kosovë”. (Emerald Hotel, ora 9:30)

- Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara dhe UNICEF do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve 2019 me moton 'Të Bëjmë Punë Vullnetare për një Ardhmëri Gjithëpërfshirëse'. (Qendra për Komunitete Termokiss në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e 5 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kolegji Heimerer organizon konferencën “Thuaj Po vullnetarizmit". (Kolegji Heimerer, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve dhe rrjeti i marketeve Viva Fresh Store organizojnë hapjen e Ekspozimit dhe Promovimit të Prodhimeve Vendore në kuadër të “Javëve të Biznesit Kosovar 2019” me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU? (Objekti i Viva Fresh Store në Veternik, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, OSBE-në, Zyrën e UNICEF-it, UN Volunteers dhe OJQ-në Lens, do të jenë nikoqirë të njërës nga ngjarjet më të mëdha të të rinjve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, me moton ndërkombëtare “Volunteer for an inclusive future”. (Hotel Emerald, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozitës së titulluar "Albanian Village Life - Isniq, Kosovo 1976", të fotografes dhe shkrimtares suedeze, Ann Christine Eek e cila përbëhet nga fotografi bardh e zi të realizuar në vitet e 1970-ta gjatë qëndrimit të saj në rajonin e Dukagjinit në Kosovë. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e katërt për vitin 2019, shfaqjen “Exil”. (Teatri Kombëtar, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 4 dhjetor 2019

- Zyra e Koordinatorit Nacional për Mbrojtjen nga dhuna në Familje  prezanton Bazën e  të dhënave të rasteve të dhunës në familje. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë i regjistruar në Kosovë organizon konferencën dyditore për Gazetarët e zhdukur dhe të vrarë në Kosovë. (Restorantin Etno Kuca në Graçanicë, ora 9:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, do të mbajë takim me kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës me të cilët do të diskutojë sigurinë në trafikun rrugor në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit do të bëj shpërndarjen e motokultivatorëve për fermerët përfitues nga thirrja publike e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Parkingu i Komunës prapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

- Demokracia Plus do të organizojë një tryezë për publikimin e raportit “Dy vite pas: Progresi në Qeverisje të Mirë Lokale” për shtatë komunat e mëdha. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim kryetarin e Grupit të EPP-së në Parlamentin Evropian, Manfred Weber. (Selia e LDK-së, ora 10:15 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:30) 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Ujëvarën e Mirushës për të parë nga afër realizimit të projektit “ Pastrimi i ambientit dhe rregullimi i shtigjeve për këmbësor dhe biçikleta, me ndriqim dhe pushimore, nga rruga regjionale Klinë – Gjakovë deri tek Ujëvara e Mirushës”. (Ujëvara e Mirushës, ora  10:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar për ndarjen e dekoratave nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik. (Ministria e Mbrojtjes, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media në të cilën do të shpaloset analiza, “Legjislacioni i porositur: A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim në Kosovë?”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit do të bëj përurimin e objektit shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit. (Fshati Lukinjë e Hasit, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Deçanin për të parë nga afër fillimin e punimeve në projektin “Pastrimi i shtratit të lumit në Prilep – Deçan”. (Prilep  – Deçan, ora 12:00)

- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri do tëqëndrojnë në familjen Abazi për vizitë ngushëlluese. (Shtëpia e familjes Abazi në Gjilan, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën për media me temë "Taksa 100% një vite pas" në të cilën do të publikojë një studim Hulumtues për Efektet e Taksës 100%  një vit pas si dhe ndikimi i saj në Ekonominë Vendore. (Zyret e AKB-së, ora 13:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim në zyrën e tij presidentin Meta dhe kryeministrin Haradinaj, e më pas do të ketë prononcim për media. (Zyra e Krytarit Haziri, ora 13:15)

- Në Kinema “Jusuf Gërvalla” shfaqen filmi “Zana”. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 19:00)

- Shfaqet premiera “Unë jam vetë grua” nga Doug Wright, me regjisorin Kushtrim Koliqi dhe me aktorin Adrian Morina. (Teatrin Dodona, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 3 dhjetor 2019

- Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës, së bashku me Ambasadën Britanike do të organizojnë një punëtori dyditore me temën “Pastrimi i parave - riparimi i aseteve”. (Hotelin Sirius, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” organizon panairin “Ekologji(k)a kosovare” ku edhe do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Handikosin organizojnë konferencën vjetore me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Organizatat e shoqërisë civile Voice of Roma Ashkali and Eygptians, BSFK – Balkan Sunflowers Kosovo, Vizion-02, Terre Des Homes, Roma and Ashkali Documentation Center dhe Syri  i Vizionit organizojnë iniciativen avokuese për shtyrejen e implementimit të Udhëzimit Administrativ për regjistrimin dhe funksionalizimin e qendrave mësimore. (Para objektit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ora 10:00)

- Komiteti Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara i Komunës së Prishtinës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të PAK organizon debat të hapur tematik lidhur me realizimin e të drejtave ligjore të PAK në nivelin local, si dhe për obligimet institucionale për zbatimin e atyre të drejtave. (Salla e Prokurorimit, kati II, në Komunën e Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mban një konferencë për media në të cilën do të bëjë publik raportin e vlerësimit ndërkombëtar të nxënësve PISA 2018. (Ambientet e MASHT, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, nënshkruan marrëveshje të partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore. (Kabineti i Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me ambasadoren e Francës në Kosovë​, Marie-Christine Butel. (Ambasada e Republikës së Francës në Kosovë, ora 11:30)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë do të lansojë raportin me titull “Vlerësim i kthimit vullnetar në Kosovë” dhe filmin dokumentar mbi kthimin me titull “Të jesh në vendin tënd”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 13:00)

- Handikos do ë të mbajë konferencën vjetore ‘’Promovimi i pjesëmarrjes dhe lidershipit të personave me aftësi të kufizuara’’. (Qendrën e Resurseve Handikos në Veternik, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 2 dhjetor 2019

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj vendos kurora me lule ta shtatorja e  ish-Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 9:55)

- Demokracia Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, organizojnë tryezën për Integritetin në Administratën Tatimore të Kosovës ku edhe do të publikohet raporti për gjetjet nga monitorimi i drejtpërdrejtë i ATK-së. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e dokumentit të historikut të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa 2000-2017. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon ngjarjen e publikimit dhe diskutimit të titulluar “Përfshirja e Kuvendit në planifikimin e qëndrueshëm urban: Hartimi i politikave të favorshme për mobilitetin e qytetarëve, lehtësimin e trafikut dhe mjedis më të shëndetshëm”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Gjilanin ku do nis realizimi i projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”. (Fshati Dobërqan në Gjilan, ora 10:30)

- Me rastin e ditëlindjes së Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, anëtarë të Kryesisë së LDK-së, bëjnë homazhe te varri i tij dhe vizitojnë familjen Rugova. (Të varri në Velani, ora 10:30 - ndërsa vizita të familja Rugova, ora 10:45)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU! organizon konferencën për media me temë “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Foundaioni MUTE bashkë me Komunën e Prishtinës organizojnë forumin e I-rë në kuader të projektit “unë/ty dashuri në paketë”. (Ndërtesa e komunës se re të Prishtinës, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të merrë pjesë në fillimin e punimeve në projektin “Patrimi i shtratit të lumit Katushnicë - Karaqevë. (Katushnicë i Kamenicës, ora 11:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Kamenicën ku do të nisin punimet në projektin “Rregullimi i shtratit të lumit Kriva reka - Faza e parë. (Kamenicë, ora 12:45)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të takohet me ambasadoren e Republikës së Finlandës,  Znj. Pia Stjernvall.  (Ambasada e Finlandës, ora 14:00)

- Komuna e Istogut organizon promovimin e librit të 19-të "Libri gdhend fjalët me të bukura". (Salla e kuvendit të komunës së Istogut, ora 14:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon ekspozitën vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit etj. (Galeria e Fakultetit të arteve në Prishtinë, ora 19:00)

- Lansohet “Arkivi Rilindja” të realizuar nga Ervina Halili dhe në diskutimin e hapur rreth arkivistikës, çështjes së të drejtave të njeriut në të gjitha përmasat e saj, veçanërisht në raport me harresën kulturore. (Kino Armata, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon turneun e seniorve për ditën e Flamurit, që përveç shpërblimeve të parapara për 3 vendet e para, do të jetë edhe mundësia e fundit për lojtarët që të rezervojnë një vend në TOP 12 / 8 turneun e Seniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

Ngjarjet e datës 30 nëntor 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës në bashkëpunim me Klubin e pingpongut Ahmet Hoxha organizon turne për Ditën e Flamurit. (Shkolla ‘Tefik Çanga’ në Ferizaj, ora 10:00)

- Teatri Dodona jep premierën e shfaqjes me kukulla për fëmijë “Pantallonat e Kangusë” nga Vesa Qena e në regji të Melihate Qena. (Teatri Dodona, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 29 nëntor 2019

- Vazhdojnë gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për mbetje mortore. (Afër Fakultetit të Arteve, Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) në bashkëpunim me WBF, organizon konferencën rajonale “Mediet dhe demokratizimi në Ballkanin Përendimor- A jemi afër qëllimit? (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën përmbyllëse të projektit “Zhvillimi i Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me lokacionin e ardhshem të varrezave të qyteti. (Salla e mbledhjeve të Kuvenit të Gjilanit, ora 10:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve bën publikimin e pjeses se pare te  “Hulumtimi Vlerësimi i Nevojave te tregut të Punës 2019” në mbështetje të  Programit  të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. (Salla e konferencës në AKB, ora 10:30)

- Në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë, organizon aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për ndihmë të prekurve nga tërmeti i ditës në Shqipëri. (Pas namazit)

Ngjarjet e datës 28 nëntor 2019

- Mbahet ceremonia zyrtare të kalimit të të gjithë numrave ZMOBILE në platformën e VALA-së. (Ndërtesa kryesore e Telekomit të Kosovës, ora 00:00)

- Komuna e Rahovecit nis shënimin e ditës së 28 nëntorit me homazhe dhe nderime te varrezat dhe përmendoret e dëshmorëve. (Rahovec, ora 9:00)

- Ambasada e Republikës se Shqipërisë në Prishtinë hape një libër ngushëllimesh. (Selia e Ambasadës së Shqipërisë, ora 10:00 - 13:00)

- Komuna e Gjilanit nis shënimin e ditës së 28 nëntorit me homazhe tek varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës, Nënkryetari, drejtorët e Komunës së Prizrenit do të bëjnë homazhe dhe do të vëjnë buqeta e kurora me lule në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, të busti i Remzi Ademajt dhe busti i Sylejman Vokshit, Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit në kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (Homazhet fillojn nga Varrezat në Landovicë, ora 10:00) 

- Komuna e Gjilanit bën zbulimin e shtatores së heroit Mulla Idriz Gjilanit. (Qendra e qytetit te Gjilanit, ora 10:30)

- shtyhet për me vonë - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj nënshkruhet në librin e ngushëllimeve, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Ambasada e Republikës së Shqipërisë, qyteza Pejton, ora 11:00)

- Komuna e Istogut bën homazhe si dhe vendos lule të Lapidari i Dëshmorëve. (Qendra e qytetit në Istog, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës organizon nisjen e kontigjentit te parë  humanitar për në Shqipëri. (Parkingu i terminalit doganor afër ish fabrikës së amortizatorëve, ora 11:00)

- Komuna e Prizrenit organizon vënien e gurthemelit të shtatores së Skënderbeut. (Te rrethrrotullimi pranë stacionit të autobusëve në Prizren, ora 11:00) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit bën zbulimin e shtatores së heroit Agim Ramadani. (Sheshi 'Agim Ramadani' në Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut bën homazhe të varri i ish Kryetarit Fadil Ferati. (Istog, ora 11:30)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të nderon me titullin “Ambasador të Vullnetit të Mirë të Kosovës”, Trajnerin e Xhudos, Driton Kuka dhe kampionen Olimpike të Xhudos, Majlinda Kelmendi. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në përurimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari. (Sheshi "Fehmi Lladrovci" në Drenas, ora 12:00)

 - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të Shaban, Hamëz e Adem Jashari. (Sheshi i qytetit, Drenas, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon akademi përkujtimore kushtuar jetes dhe veprës së Mulla Idriz Gjilanit dhe Agim Ramadanit. (Salla e teatrit të qytetit në Gjilan, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka merr pjesë në nisjen e mjeteve me ndihmat e grumbulluara në Shqipëri për personat e prekur nga tërmeti. (Te kazerma e FSK-së në Prizren, ora 13:00) 

- Komuna e Fushë Kosovës organizon ceremoninë e zbulimit të shtatores së Komandantit Adem Jashari. (Sheshi i qytetit në Fushë Kosovë, ora 14:00)
 
- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen për nder të 28 Nëntorit për veteranë, invalidë, familje të dëshmorëve, të burgosur politik, e organizuar nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 27 nëntor 2019

- Erasmus+ Information Day. Zyra e Erasmus+ në Kosovë, do të njoftojnë stafin dhe studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren rreth dimensionit ndërkombëtarë që ofron programi Erasmus+.  (Amfiteatri i Fakultetit të Edukimit në Prizren, ora 9:00)

 - Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe te shtatorja e komandantit Adem Jashari në Skenderaj. (Sheshi “Adem Jashari” në Skenderaj, ora 9:20)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial të Jasharajve në Prekaz. (Prekaz, ora 9:30)

- Në kuadër të kampanjës “E Ardhmja është e Gjelbër, Vepro Tani!”, Balkan Green Foundation organizon diskutimin me temën “Roli dhe përgjegjësitë tona në zbutjen e ndotjes së ajrit në Kosovë”. (Hapësirat e Aleancës Franceze në Prishtinë, ora 10:00)

- Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizon panairin e katërt te Karrierës. (Objekti i Fakultetit Ekonomik në Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e njëmbëdhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriu dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren organizojn debat lidhur me mandatin dhe kompetencat e Gjykatës Speciale. (Amfiteatri i Madh i Universitetit te Prizrenit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës organizon ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës - Ushtrisë së Kosovës. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj marrin pjesë në shënimin e Ditës së Forcës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

 - Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe i Fakultetit të Filologjisë i Universitetit te Prizrenit organizon përurimi i librit “Shoqëri e të shtypuri shkronja shqip  1879”. (Fakultetit Ekonomik në Prizren, ora 11:00)

- Platforma Heritage Space organizon hapjen e ateliesë "DHÉ"  e cila promovon punën e profesionistëve të zejeve. (Atelia e cila gjindet kapur me Ambasadën Zvicërane në Prishtinë, ora 11:30)

- Në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë do të hapet një libër ngushëllimesh. (Objekti i ambasadës së Shqipërisë, ora 12:00 deri ora 15:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Prishtinë, ora 12:00)

 - Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj bën homazhe dhe vendos kurora lulesh te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, te varri i Adem Demaqit, heronjve Ilir Konushevci, Hazir Mala dhe te varret e dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 12:15)

- Qendra Mediale në Çagllavicë organizon debatin publik me temën 'Demarkimi, korrektimi i kufijve dhe zgjidhjet tjera alternative të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës?“ (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me hapjen e fushatës dhe shpalosjen e Programit “Javët e Biznesit Kosovar 2019” traditë 17 vjeçare me moto: Unë Konsumoj produkte Vendore, Po Ju?. (Selia qendrore e AKB-së në Lagjën Tophane, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan dhe Kompleksin Memorial te Kulla e Dëshmorëve. (Gllogjan, ora 14:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin simbolik kundër Këshillit të Etikës së UP-së me ç'rast do te njoftoj edhe lidhur me protestën “Veting në Arsimin e Lartë!”. (Para ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ndanë dekorata për dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ora 14:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës "Mbretëria e Macave" për nder dhe vlerësim të jetës dhe veprës së Arian Berishës. (Galeria Kombëtare, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 26 nëntor 2019

- Nisin gërmimet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, ku dyshohet për varrezë masive. (Afër Kishës Ortodokse, Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Në kuadër të ditës së dytë të Konventës se Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja organizohaet krijimi i lidhjeve të qëndrueshme të biznesit përmes takimeve - B2B. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Komuna e Istogut për nderë të Ditës së Flamurit Kombëtar do të vizitojë muzeun arkeologjik. (Shtëpia e Kulturës në Istog, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS) do të publikojë rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës nëpër shtete, sipas ndarjes territoriale e administrative. Merr pjesë dhe ministri në detyrë, Dardan Gashi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Projekti "Iniciativa Rurale për Qëndrueshmëri Ekonomike' i financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim organizon konferencën përmbyllëse të projektit RESI. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Shërbimi Korrektues i Kosovës organizon ceremoninë e ditës së shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Shërbimit Korrektues. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Sindikata e Qendrës Klinike Universitare do të mbajë një protestë 30-minutëshe kundër sulmeve dhe veprimeve denigruese ndaj personelit shëndetësor. (Para Klinikës Emergjente, QKUK, ora 10:00)

- anulohet - Komuna e Prizrenit bën përurimin e objektit të ri shkollor në fshatin Lukinjë të Hasit. (Fshati Lukinjë, ora 11:00, transporti i organizuar nga komuna, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

 - Komuna e Istogut dhe UNMIK-u organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Not your property” - 'Nuk është prona jote'. (Restorant Trofta  në Istog, ora 10:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës.(Salla e Kuqe e Pallatit te Rinisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës bën përurimin e laboratorit për arkitekturë e ndërtimtari, në shkollën "28 Nëntori". (Shkolla "28 Nëntori", ora 11:00)

- Shoqata e Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve mban konferencë për media lidhur me qëndrimin e shoqatës ndaj vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- OJQ Aktiv dhe Radio Kim organizojnë konferencën e titulluar "Analiza e Trendit 2019: Qëndrimet e Komunitetit Serb në Kosovë" gjatë së cilës do të prezantohen rezultatet e hulumtimit të realizuar me të njëjtin emër. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

 - Komuna e Istogut dhe UNMIK-u organizojnë debat me temën 'E drejta mbi trashëgiminë në pronë dhe dhuna në familje'. (Restorant Trofta  në Istog, ora 11:15)

- Me një recital të lexuesve të bibliotekës “Fan S. Noli”, Komuna e Gjilanit do të nis aktivitetet maratonike treditore në shënim të festave të Nëntorit. (Biblioteka Fan S. Noli në Gjilan, ora 12:00)

- Qeveria e Kosovës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme pas tërmetit në Republikën e Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi 'E Ardhmja e Procesit të Pajtimit përbrenda Kosovës dhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kontekstin e Marrëveshjes Finale Eventuale". (Hotel Sirius, ora 13:15)

- Komuna e Istogut organizon promovimin e Katalogut me punime artistike të nxënësve të shkollave të Istogut. (Salla e Kuvendit të Komunës së Istogut, ora 14:00)

- Komuna e Rahovecit organizon ekspozitë me fotografi nga lashtësia e Rahovecit me rrethinë. (Muzeu Komunal në Rahovec, ora 14:00)

- Ambasada e Republikës së Shqipërisë orgnizon festën për nder të 20 Nëntorit. (Salla "1 Tetori" në Prishtinë, ora 18:00)

- Komuna e Mitrovicës organizon ekspozitën mbarëkombëtare Çmimi "Kadri Kadriu" edicioni i 8-të. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 18:00)

- Komuna e Gjilanit organizon koncert festiv nga Kori i Fëmijëve “Zogj’t e Qytetit”. (Shtëpia e Rinisë në Gjilan, ora 19:00)

- Jahjaga Foundation në bashkëpunim me Ambasadën Hungareze do të shfaqë filmin "Aurora Borealis" të regjisores hungareze Márta Mészáros i cili do të pasohet nga një panel diskutimi ku ambasadroi hungarez dhe ish presidentja Jahjaga do të flasin për përshtypjet për filmin si dhe për dhunën seksuale në kontekstin e Kosovës. (Kino Armata, ora 19:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizon hapjen e ekspozitës vjetore e cila shpërfaq vepra nga fusha e pikturës, skulpturës, grafikës, dizajnit grafik, fotografisë artistike, vizatimit, etj. (Galeria e Fakultetit të arteve në Prishtinë, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 25 nëntor 2019

- Mbahet Konventa e Bizneseve të Diasporës dhe të Huaja me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar nërritjen ekonomike të Kosovës. (Emerald Hotel, 9:00)

- Drejtori i Zyrës së USAID-it për Zhvillim Ekonomik, Xhoshua Majk, do të flasë në hapjen e Konventës së Bizneseve të Diasporës dhë të Huaja. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Jashtëzakonshme të Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit në bashkëpunim dhe për nevoja të Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut do të organizoj një aksion humanitar për dhurimin e gjakut. (Zyrtarët e AKP-së, ora 10:00) 

- Për nder të festave të nëntorit, Komuna e Rahovecit organizon orë letrare - artistike me nxënës të shkollave. (Rahovec, ora 11:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.52. (Salla e konferencave në Hotelin Grand”,  ora 12:30)

- UN Women organizon hapjen e Fushatës "16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore" e cila do të shoqërohet me ndriçimin e Bibliotekës Kombëtare Publike "Pjeter Bogdani" në Prishtinë në ngjyrën portokalli. (Biblioteka Publike Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 19:00)

- Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës se Rahovecit Smajl Latifi, në bashkëpunim me shoqërinë civile në Rahovecorganizon turnir në futboll të vogël - (Palestra “Mizahir Isma”, ora 19:00)
-
 

Ngjarjet e datës 23 nëntor 2019

- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti do të jet mysafir i konferencës "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë" të organizuar nga "Fondacioni Geoffrey Nice" në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosova. (RIT Kosova A.U.K, ora 9:00)

- Në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhen homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit, ora 10:00)

-Federata e pingpongut të Kosovës organizon për herë të parë liga rajonale e pingpongut e quajtur CONNECT Table Tennis Regional Balkan League. (Pallati i rinisë në Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Kuvendin e Republikës së Kosovës bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit të Kosovës ora 10:45)

- Me rastin e 19 vjetorit të vrasjes së veprimtarit Xhemail Mustafa, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Fshati Gllamnik në Podujevë, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, bën homazhe për heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani, me rastin e rivarrimit të tyre. (Holli i Kuvendit të Kosovës ora 11:30)
 
- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj marrin pjesë në Akademinë Përkujtimore për Afrim Zhitinë, Fahri Fazliun, Bahri Fazliun dhe Agron Rrahmanin. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e rivarrimit të heronjëve Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani. (Varrezat e Heronjve në Velani, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 22 nëntor 2019

- UBT në bashkëpunim me Institutin Shkencor Suedez-Kosovar do të mbajnë bashkërisht konferencën “30-vjetori i Rënies së Sistemit Komunist”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno do të flasë në hapjen e konferencës Vetë - Qeverisja Lokale në Kosovë - 20 Vjet. (Hoteli Swiss Diamond, ora ora 9:00)

- OJQ-Voice of Roma Ashkali and Egyptians - VoRAE organizojnë hapjen e ceremonisë të tri projekteve të financuara nga Roma Education Fund dhe Komisioni Evropian organizim ky i mbështetur nga Roma Versitas dhe Roma Education Fund, Kosovo së bashku me VoRAE. (Qendra Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë, ora 9:00)

- Instituti Demokratik të Kosovës organizon tryezën e diskutimit “Tejkalimi i sfidave të Kuvendit - nevoja për një Rregullore të re të punës”, në një diskutim të hapur me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare. (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)

- Në prag të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit, Misioni i OSBE-së në Kosovë do t’i prezantojë rezultatet e Anketës mbi Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Iniciativa për Histori Gojore përmes projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe, do të lansojnë aplikacionin mobil 'Janjeva Ecë'. (Restoran 2000 në Janjevë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Vetingu: Mënyra e vetme për të siguruar pavarësinë e plotë të sistemit të drejtësisë në Kosovë”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në konferencën “Nisja e sondazhit për mirëqenien dhe sigurinë e grave në  Kosovë”, e cila organizohet nga OSBE. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 11:00)

- Komuniteti Merakli t'kerreve organizon protestë kundër rritjes së cmimeve për sigurimin e veturave. (Rr. Luan Haradinaj, pran Bankes Qendrore të Kosovës, ora 13:00)

- Fondacioni Geoffrey Nice në bashkëpunim me “Qendrën për të Drejtat e Njeriut” të RIT Kosov organizon konferencën dy ditore me temë "Narrativat Kalimtare, Post-Kalimtare dhe Strategjike për Luftërat Jugosllave: nga Luftërat dhe Kërkimi i Drejtësisë tek Lojërat Gjeo-Politike të Fuqisë. {RIT Kosova - AUK në Rr. Dr. Shpetim Robaj, në Prishtinë, ora 13:00)

- Promovohet libri "Profili i Bjeshkëve të Nemuna’’ nga Profesor Sadri A Lokaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 14:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan dhe Universiteti “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në mbështetje të Aktivitetit të USAID-it Drejtësia Vlen dhe në bashkëpunim me Odën e Avokatëve të Kosovës, organizojn diskutim në lidhje me “Klinikat Jurdike me raste reale”. (Salla A34 në Universitetin e Gjilanit, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major, Michele Risi. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon shfaqjen e leximit skenik të dramës “Flora”. (Qendra e zhvillimit Malazezeve në Arbëri ish Dragodan, rruga Eduard Lir 4, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 21 nëntor 2019

- Institucioni i Avokatit të Popullit, me mbështetje të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian organizon festimin e përvjetorit të 19-të Institucionit të Avokatit të Popullit. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" organizon hapjen e Panairit te Parë të Punës dhe Karrierës. (Universiteti i Mitrovicës, ora 10:00)

- Me rastin e 23 vjetorit të vdekjes së Dr. Xhavit Ahmetit, anëtarit të Kryesisë dhe veprimtarit të LDK-së, Kryesia e LDK-së, bën homazhe te varri i tij. (Lagjja Arbëria, ora 10:30)

- Kosovo Center for Business Support organizon tryezën me temën “Si ti zëvenësojmë Qeset e Plastikës pa u dëmtuar Bizneset” dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrim lidhur me zbatimin e planit të MMPH-së për zvoglimin e përdorimit të qeseve të plastikës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencë për media, ku temë do të jetë tarifat e vendosura nga kompanitë e sigurimeve. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje do të organizojë bashkëbisedim në mes të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe përfaqëuesve të sindilkatave në Kosovë, me titull: "Mbështetja e fuqizimit sindikal në vendin tonë". (Hotel Grand, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim dhe ADMOVERE organizojnë aksionin protestues lidhur me vendimet e Këshillit të Etikës, për plagjiatura dhe avancime jo meritore në UP. (Para ndërtesës së Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës organizon konferencë me rastin e organizimit “Thirrja e Tretë për Projekte të Fondit të Ballkanit Perëndimor”. (Ministria e Punëve të Jashtme, ora 11:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Velania.  (Lagjja Velania në parkun përballë SOS Fshatit, ora 12:00)

- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nga Tirana do të mbaj një diskutim të hapur me komunitetin teatror, publikun dhe mediat e Kosovës. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen Bregu i Diellit. (Parku afër SHFMU “Ismail Qemali”, ora 14:00)

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut. (Shtëpia e Evropës në Mitrovicë të Veriut, ora 14:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA, organizon “Alumni Fair - Panairi i të diplomuarëve në SHBA”. (Fakulteti i Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 14:30)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe komuna e Gjakovës do të shënojnë përfundimin e punimeve në rehabilitimin dhe rregullimin e Urës së Terzive dhe hapësirës përreth. (Pranë Urës së Terezive në Gjakovë, ora 16:00)

- OJQ ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizojnë hapjen e minibiblotekës ne lagjen e Spitalit". (Afër SHFMU “Pavarësia”, ora 16:00)

- Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizon panelin e diskutimit “Balancimi mes punës dhe jetës dhe leja prindërore”. (Restoran Tartine Deli, ora 16:00)

- Në kuadër të Global Entrepreneurship Week, do të mbahet ngjarja “Are you a Champion of Success?” organizuar nga Ardian Hoxha dhe Oda Amerikane e Kosovës në bashkëpunim me ICK, Venture UP dhe Jakova Innovation Center. (Swiss Diamond, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 20 nëntor 2019

- Ambasada e Finlandës, UBT dhe UNDP organizojnë bashkërisht konferencën “Towards Small Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”. (Kampusi Inovativ i UBT-së në Lipjan, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në konferencën “Small-Scale Innovative Ecosystems in Kosovo”, organizuar nga ambasada e Finlandës në Prishtinë në bashkëpunim me UBT. (Magjistralja Prishtinë - Lipjan, kampusi i UBT-së, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit të 20 nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve, Komuna e Gjilanit organizon vizitë nga Asambleja e Fëmijëve në tri shkollat fillore: Selami Hallaqi, Thimi Mitko, Rexhep Elmazi për nder të Ditës Ndërkombëtare të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. (Objektete e shkollave, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve hap dyert për fëmijët, prindërit dhe të gjithë qytetarët që dëshirojnë të vizitojnë ambientet e KOMF për të biseduar bashkë për të drejtat e fëmijëve. (Zyret e KOMF, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i parë ndërkombëtarë për trajtimin e hershëm të infarktit të miokardit. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa i Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. (Salla e Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë si dhe Shtëpinë e Evropës në Kosovë organizojn aktivitetin kryesor për shënimin e 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00) 

- OQJ Integra organizon publikimin e raportit “Instituti i Vetizoluar - Vlerësim i Shoqërisë Civile për Institutin Albanologjik të Prishtinës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Fëmijët e çerdhës "Dardania" në Gjilan dhurojnë 120 pako dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta. (Gjilan, ora 11:00) 

- Mbahen aktivitete argëtuese për fëmijët e zgjedhur nga Handikos, Asambleja e Fëmijëve, fëmijët nga komunitetet si dhe nga shkollat SHFMU, Gjilan mbështetur nga 'Albanica' dhe 'Kimi'. (Gjilan, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga Qendra e Vallëzimit Modern “Dancing House” Vallëzim Modern, Balet dhe Popullore. (Teatri i Qytetit, Gjilan ora 15:00)

- Qendra Multimedia shfaq "Pesë stinet e armikut te popullit" me regji të Blerta Nezirajt. (Teatri "Bekim Fehmiu" në Prizren, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 17 nëntor 2019

- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë së Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Objekti përballë Sllovenia Sportit në Prishtinë, ora 13:00) 
 
- Zbulohet pllaka përkujtimore e selisë tjetër të Shtabit Qendror të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. (Lagja Bregu i Diellit rruga Mehmet Gradica, hyrja nr.14 në Prishtinë, ora 14:00)

- Zhvillohet ndeshja Kosovë - Angli. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Stadiumi Fadil Vokrri, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019

 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00)

- Kryetarja e KQZ-së dhe anëtarët, presin në takim deputetët e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, anëtarë të Komisionit të Reformës Zgjedhore: znj. Rudina Hajdari, Myslim Murrizi dhe Ralf Gjoni. (Selia e KQZ-se, ora 12:00)

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 14 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë diten e dytë të konferencës ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Policia e Kosovës, pas përfundimit të të gjitha procedurave dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, do të shkatërrojë një sasi të armëve të cilat i kishte konfiskuar gjatë realizimit të detyrave të saja operativo-hetimore. (Magjistralja Ferizaj - Prishtinë në kompaninë ‘Metal Holding’ në Ferizaj, ora 10:00)

- Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit organizon ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve nga aktivitetet “Opportunity Scouting” dhe “Skema e Praktikës në Punë në Sektorin e Shitjes me Pakicë”. (Menza Ramiz Sadiku, ora 10:00)

- Organizata Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE) mban ditë e dytë të Festivalit Multikulturor u njëkohësisht do të jetë edhe përmbyllja e këtij festivali.. (Hotel Emerald, ora  10:00)

- Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë në bashkëpunim me Zyren e Komisionerit për gjuhët organizon ngjarjen e ndarjes  së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ndërmarrja “Dekoriti” organizon shënimin e përvjetorit të 30-të, me ç’rast do të lansojë linjën e re të prodhimit me dru masiv për interier. (Dekoriti ne fshatin Konjuh të komunës së Lipjanit, ora 13:45)

- Udhëheqja e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës mban takim me kryetarë të disa shoqatave ku do mirët vendim për fillimin e protestave dhe grevave për punëtorët e sektorit privat lidhru me rritjen e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. (Zyret e BSPK–së, ora 14:00)

- Medica Gjakova, me mbështetjen e Bashkëpunimit Gjerman për Zhvillim organizon promovimin e librit “Unë jam Anemone”, i pari i këtij lloji i shkruar në Kosovë i publikuar nga Medica Gjakova. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)