- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan Memorandumi për bursa studentore me Universitetin e Prishtinës. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)
- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)
- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën do te shqyrtohet kërkesa e Agjencisë për Informim dhe Privatësi si dhe do te njoftohet komisioni nga nga përfaqësuesit e Sindikatës së Policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre. (Ndertesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)
- Kombëtarja e Kosovës ekipi i femrave ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese kundër Estonisë. (Stadiumi “Agron Rama” në Obiliq, ora 10:00)
- Nën patronatin e kryetarit Mytaher Haskuka, Komuna e Prizrenit organizon homazhe me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren. (Tek varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ora 10:00 - pranë shtatoreve të dëshmorëve në qendër të qytetit të Prizrenit, ora 10:40)
- Ministrja Vlora Dumoshi bënë homazhe për Adem Mikullovcin. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 10:45)
- Me rastin e Ditës së Dëshmorëve në Prizren Komuna e Prizrenit organizon shpërndarjen e mirënjohjeve për gratë veterane të luftës. (Hapësirat e Lidhjes së Prizrenit, ora 11:00)
- Komuna e Prizrenit organizon përurimin e rifillimit të punimeve për përfundimin e memorialit të heroit “Besim Nrecaj”. (Fshati Malësi e Re, ora 12:30)
- Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bën homazhe për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovci, me rastin e ndarjes nga jeta. (Para Teatrit Kombëtar, ora 13:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi nënshkruan vendimin për shpalljen e AFA Rugova trashëgimi shpirtërore. (Rugovë, Pejë, ora 13:00)
- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë me një uebinar të titulluar: “E ardhmja që duam të shohim - demokracia dhe sundimi i ligjit në kohë krize”. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në eventin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik 5781. (Hotel Emerald, ora 17:00)
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e kupës fituese në eventin Women Streetball AA Prishtina. (Marigona Residence, ora 19:00)