17 Tetor 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2016

- Kolegji ISPE mban një ligjëratë me Ministrin e Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni i cili do të mbajë një ligjëratë për sesionet e përbashkëta të studentëve të Universitetit të Heidelbergut dhe Kolegjit ISPE. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 9:00)

- Iniciativa Globale për Astmë- GINA organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare te Astmës përmes mbajtjes së Simpoziumit të V-të ndërkombëtar, kushtuar kësaj sëmundjeje. (Restaurantin Natyral, në kilometrin e tretë të rrugës Ferizaj - Gjilan, ora 9:00)

- Mbahet kongresi i 11-të Nacional i Urologjisë me pjesëmarrje ndërkombëtare, me temën bosht “Urolitiaza”. (ndërtesën e Re e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 116-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, - ish-objekti i Inspektoratit Komunal, rruga Enver Zymberi, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilen do të behët raportimi nga ana e përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme rreth zbatimit të dokumenteve strategjike të sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e tretë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, ora 10:00)

- Deputeti i GP 6+ Kujtim Pacaku do ta mbajë konferencë lidhur me riatdhesimin e pjesetarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sladjan Nikolçeviq, do të realizojë një vizitë në Komunën e Prizrenit, ku do të pritet nga kryetari Ramadan Muja. (Ndërtesa e Komunës së Prizrenit, ora 10:30)​

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Arti i Grave në Lindjen e Mesme". (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në inaugurimin e Fabrikës së Ujit në Vushtrri. (Fshati Balincë i Vushtrrisë, ora 11:00)

- Federata e Sindikatave të Shërbyesve Civilë organizon konferencë për media lidhur me Ligjin e pagave për nëpunësit civilë, moszbatimi i vendimeve për mos ngritjes në pozitë dhe ngritja e koeficienteve për shërbyesit civilë, etj.. (Hotel Parlament, tek Muzeu i Kosovës, ora 11:00) 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikës së Stiroporit “Daka Term” në Pozheran të Vitisë. (Objekti i kompanisë në Pozheran, ora 13:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Trupi im zgjedhja ime". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëjn vizitë në fabrikën për Protektimin e Gomave, prodhimit të styroplit dhe përurimi i repartit të rrjetave fasaduese në kompaninë “Eurofisi”. (Objekti i Fabrikës në Komunën e Vitisë, ora 13:30)

- Fillojnë aktivitetet për shënimin e Ditës Olimpike ku do të vrapojnë mbi 1 mijë fëmijë nga shkollat e Prishtinë, të lindur në vitin 2008. (Sheshi "Skënderbeu", ora 13:30) 

- Kryeministri Isa Mustafa takohet me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti. (Ndërtesa e Komunës së Vitisë, kabinetin e kryetarit, ora 14:00)

- Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas - Departamenti i të rinjve në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, organizon aksionin vullnetar të dhurimit të gjakut. (Sheshi i qytetit “Fehmi Lladrovci” në Drenas, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Fabrikën për prodhimin e materialeve elektrike "ElektroStublla“. (Komuna e Vitisë, ora 15:10)

- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fshatin Letnicë të komunës së Vitisë. (Fshati Letnicë, ora 15:40)
 
- Kryeministri Isa Mustafa zhvillon një vizitë në fshatin Stubëll të komunës së Vitisë. (Fshati Stubëll, ora 16:40)

- Fillon dezinsektimi hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lagjja Aktash, Lagjja e Muhaxherrëve, Parku i Qytetit, Vellushë, Qendra e Qytetit dhe Qyteza Pejton, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 26 Maj 2016

- Zyra e Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Këshilli i Evropës organizojnë një konferencë lansusese të nivelit të lartë për të shënuar fillimin e projektit të përbashkët kundër krimit ekonomik në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 9:00)

- Studentë të Parlamentit Studentor të Universitetit "Fehmi Agani" në Gjakovë mbajnë protesta para Rektoratit të Universitetit. (Universiteti i Gjakovës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, do të takohet me Ministrin e Kulturës se Republikës së Kroacisë, Zlatko Hasanbegović. (Ndërtesa e MKRS-së, kabineti i ministrit Shala, ora 9:30 - vetëm pamje)

- Rrjeti CSR Kosova me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të publikojë e shpërndajë Udhërrëfyesin e CSR Europe për Integrim të të Drejtave të Njeriut në Funksione Kyçe të Kompanisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë mban konferencën me temë “Monitorimi dhe Vlerësimi i Integritetit në Institucionet e Sigurisë në Kosovë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim  dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar e Shteteve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të lansojnë raportin Mozaiku i Kosovës 2015. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ministrin e Kulturës të Kroacisë, Zlatko Hasanbegoviq dhe ministrin e Çështjeve të Veteranëve, Tomo Medved. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe MDA organizojnë tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Kosovë.( Vali Ranch në Gjilan, ora 10:45)

- Instituti Riinvest organizon tryezen e diskutimit “PTK - Nga Agimi deri ne muzg”, ku do  te diskutohet rreth procesit te privatizimit dhe gjendjes momentale te PTK-se. (Hapesirat e Institutit Riinvest, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. (Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e 32-të të Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Mitrovicës, ora 11:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Diversiteti Kulturor nga perspektiva e gruas". (Galeria e Fakultetit të Arteve, ora 11:00)

- Kryetari i Komisionit për organizimin e Ditës Olimpike, Ramadan Selimi do të mbajë një konferencë për shtyp, për të folur rreth Ditës Olimpike që në Kosovë do të organizohet të premten në Prishtinë me disa aktivitete. (Shtëpia e Sporteve, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Prizren, mbanë konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes në rrugën Adem Jashari  200 metra mbi Hamam, ora 13:00)

- Drejtori i Adminstratës Publike, Muhedin Nushi, do të mbajë konferencë për media, me ç'rast do të bëjë prezantimin e projektit "Open Data" dhe do të publikojë raportin e parë të ndotjes së ajrit në Prishtinë. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, salla numër 37, ora 13:00)

- Në kuadër të festivalit për të drejtat e njeriut - "Femart" mbahet tyreza e diskutimit me temë "Regjia dhe Mizogjinia". (Teatri Oda, ora 13:00)

 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton shtandet e kompanive Contour Global dhe Skoda, pjesëmarrëse në Panairin Ndërkombëtar “EXPOKOS”. (Pallati i Rinisë, ora 13:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion të UNOPS-it, të kryesuar nga Grete Faremo. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:00)

 

- Qendra Kulturore e Fëmijëve në Prishtinë, organizon debat nga Grupi i Ambasadorëve të rinj me temë “Fëmijët a duhet të dalin nga shtëpia (të pavarësohen) në moshën 18 vjeçare?”.  (​Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 25 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Ivan Tomiq do të vizitojë komunën e Vushtrrisë me ç’rast do të nënshkruajë Memorandumin me kryetarin  e komunës, Bajram Mulaku për renovimin e Shtëpisë së Kulturës në Prilluzhë.  (Ndërtesa e Komunës, ora 9:00)

- Ambasadori i ShBA-ve në Republikën e Kosovës, Greg Delawie do t’u drejtohet pjesëmarrësve në Festivalin e Gjelbër, festival ky i cili ka për qëllim të promovoj energjinë e ripërtëritshme, mjedisin afarist të gjelbër, dhe ndërgjegjësimin e publikut lidhur me praktikat e qëndrueshme mjedisore. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, ora 10:00)

- Mbahet Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

- Hapja zyrtare e panairit ndërkombëtar të ndërtimit “Expokos 2016”. (Pallatin e Rinisë, ora 10:00)

- Community Building Mitrovica & Qendra për Rini, Burime dhe Media organizojnë ceremoninë përmbyllëse të projektit “Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’. (Ambientet e Agjensionit Rajonal për Zhvillim dega në veri të Mitrovicës, ora 13:00)

- Me rastin e mbylljes së kampit FCBESCOLA Summer Camp Kosovo 2016, organizatorët e këtij kampi – EEK Capital Partners Group dhe Penya Kosovar Del Futbol Club Barcelona organizojnë ceremoninë përmbyllëse te këtij kampi. (Fushat e K.F. “KEK” në Obiliq, ora 13:30)

- Hapet ekspozita nga koleksioni i Galerisë Kombëtare të Kosovës me temë “Rindriçim kompozicionesh figurative”. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina, fituesi i Kupës së Kosovës, fitues i Ligës Ballkanike dhe fituesi i kampionatit të Kosovës, organizanon një koktel me rastin e përfundimit të njërit prej sezoneve më të mira të historisë së klubit. (Hotel Emerald, ora 20:00)

 

- Për herë të katërt në Kosovë, Artpolis  organizon festivalin e Artisteve për të drejtat e njeriut - "Femart". (Teatri Oda, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 24 Maj 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë dy studime për profilet e sektorit të industrisë së plastikës dhe gomës dhe të sektorit të industrisë kimike. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” organizon hapja zyrtare të aksionit tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria, afër hotel Garden, ora 10:00. (Nisja e vullnetarëve për këtë pikë bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën  e prezantimit të dy studimeve për profilet e sektorit të industrisë së plastikës dhe gomës dhe të sektorit të industrisë kimike. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët votimi i pakos së projektligjeve të energjisë pas komenteve të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shqyrtimi i Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova si dhe me pas do të vizitojë familjen Rugova. (Lagja Velania, ora 10:00)

- Organizata Çohu dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr, organizon tryezë diskutimi me rastin e prezantimit të hulumtimit mbi ndikimin e granteve dhe subvencioneve në zhvillim e bujqësisë në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikës e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës , do të organizoi tryezën e rrumbullakët  “Arsimi për punësim  - roli i ndërmarrjeve në zhvillimin e shkathtësive”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor i Punës se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shqyrtimi i Raportit me amendamente i grupit punues në Projektligjin për Kundërvajtje, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Themeluesi i ndërmarrjes ndërkombëtare “Replay”, Luigino Buziol do të mbaj një ligjeratë pë të treguar se si u themelua ndërmarrje e tij, si u zhvillua dhe ku do të shkojë. (Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim Akademia Folke Bernadotte, OSBE dhe Lëvizja FOL do të prezantojnë rezultatet dhe të gjeturat e pilot projektit “Matja e Sundimit të Ligjit në Administratën Publike në Komunat e Kosovës”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi Shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë me amendamente të Komisionit funksional për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Spor, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ndërtimi i Komunitetit në Mitrovicë dhe Qendra për Burime, të Rinje dhe Media organizojnë konferencën përmbyllëse zyrtare të projektit “Shoqëria civile ju vëzhgon. (Objekti i Agjencisë Rajonale për Zhvillim në Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të merr pjesë në aksionin për largimin e disa deponive të mbeturinave,  që do të organizohet nga “Let's Do It Kosova”. (Fshati Plemetin në Obiliq, ora 13:00)

- Komisioni për Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, do të organizojë dëgjim publik lidhur me monitorimin e Ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-2, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës si dhe shqyrtimi i Projektligjit për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në komunat e Kosovës që nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Këshilli i Investitorëve Evropian organizon një platëformë të dialogut mes Investitorëve Evropian dhe Qeverisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të merr pjesë në aksionin për largimin e disa deponive të mbeturinave,  që do të organizohet nga “Let's Do It Kosova”. (Pranë Universitetit Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 23 Maj 2016

- Forumi për Iniciativa Qytetare organizon për herë të pestë, konkursin kombëtar për “Biznes Plane - Të gjelbërta dhe Inovative” 2016. (Orion Centre, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ministrat Memli Krasniqi dhe Bekim Çollaku, viziton kompaninë për prodhimin dhe përpunimin e qumështit “Eurolona”. (Fshati Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Instituti për Studime në Edukim, EdGuard organizon konferencën e prezantimit të raportit të projektit "Vlerësimi i mësimit gjithëditor në Komunën e Prishtinës ". (Qendra e konferencave "Orion", ora 10:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Agjencinë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë mbështetur nga Ambasadën Britanike në Kosovë, prezanton të gjeturat e hulumtimit After Care, i cili ka për qëllim identifikimin e barrierave të investitorëve të huaj në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të shqyrtohet Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani  organizon një tryeze te rrumbullaket me media për të bashkëbiseduar në hollësi për të gjitha detajet e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e re e Qeverisë, kati i 17, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së sapo-rinovuar të administratës komunale në Shtërpcë. (Ndërtesa e komunës se Shtërpcës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë shpërndarjen e certifikatave të trajnimit për liderët dhe punëtorët e rinj nga Rrjeti Botëror Kristian i Qendrave Rinore, të trajnuar në Britani të Madhe dhe Irlandë Veriore. (Hotel Sirius, ora 13:30) 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpen Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia,  vizitojnë shkollën "Meto Bajraktari", ku nga afër do të inspektojnë vizitat sistematike të mjekëve për nxënësit. Pas shkollës ata do të vazhdojnë në Qendrën Kryesore Familjare të Mjekësisë. (Objekti i shkollës, ora 14:00)

- Kolegji ISPE organizon ligjëratë me Ministrin për Integrime Evropiane i Republikës së Kosovës, Bekim Çollaku. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 15:00)

 

- Departamenti për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së mban Konferencë nacionale me temë “Bujqësia, alternativë e zhvillimit ekonomik”. (Hotel Sirius, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 22 Maj 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizon shënimin e \"Ditës Botërore të Biodiversitetit\". (Vendi i quajtur “Te sharrat” në hyrje të  Grykës së Rugovës - Pejë, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 21 Maj 2016

- Mbahet Kuvendi zgjedhor i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës. (Amfiteatri i American School of Kosova tek Pallati i Rinisë, ora 9:15)

- Mbahet ceremonia e hapjes se FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016. (Prishtinë, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, organizon Testin e Arritshmërisë për klasat e IX. (Testi mbahet në 32 komuna të Republikës së Kosovës, në 102 Qendra të Testimit, ora 10:00)

- Para konceritit që do të mbaj në Pishinën e Gërmise, bendi "Mary Mc Bride" do të defilojë në në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë. (Sheshi "Skënderbeu", ora 11:00)

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencën për medie, me temë" Bossi” i tenderëve". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Arsimit, znj. Anila Statovci- Demaj do të vizitojë nxënësit në ShFMU “Faik Konica”, në Prishtinë për të parë nga afër Testin e Arritshmërisë. (Shkolla fillore “Faik Konica”, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e rënies së dëshmorit Ekrem Gudaqi dhe 13 martirët e rënë më 21 maj të vitit 1999: Hanife Jaha, Selvije Krivanjeve, Hanife Gudaqi, Ramush Jaha, Baki Bela, Ibush Rrushi, Ramadan Dashi, Fahri Mani, Bahrije Elezi, Sevdije Guri, Hamdi Dashi, Brahim Dashi dhe Fitim Gudaqi. (Oborri i shkollës në Fshatin Stagovë të Kaçanikut, ora 15:00)

- Shkolla e Muzikës Misbah & Friends dhe Rotary Club Prishtina organizojnë Festivalin e Muzikës dhe Artit për fëmijë “El Maestro, festival ky i cili organizohet për herë të dytë në Kosovë. (Teatri “Faruk Begolli” në Kolegjin AAB, ora 19:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane organizojnë koncertin e bendit "Mary Mc Bride". (Amfitetrin pranë pishinës së Gërmisë, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 20 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Noel Malcolm, të cilit ia dorëzon Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:15 - pamje dhe deklarata)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e lëshimit në punë të sistemit për prodhimin e tubave prej çeliku, në Fabrikën “Exim Metal”, në Shtime. Koshare, Shtime, ora 10:20)

- Qendra për Hulumtim, Dokumentim dhe Publikim bën lansimin e raportit ''E drejta në reparacione në Kosovë''. (Zyret e QHDP-së, rr. Shaban Polluzha, mbrapa Teatrit Kombëtar, ora 10:30)

- Shkolla e Muzikës Misbah & Friends dhe Rotary Club Prishtina organizojn konferencën për media për të shpalosur programin e Festivalit të Muzikës dhe Artit për fëmijë “El Maestro”, i cili do të filloj këtë të shtunë. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Ministria i Arsimit, shkencës dhe Teknologjisë dhe Programi për Arsim Themelor i USAID-it në bashkëpunim me Fondacionin IPKO organizojnë aktivitetin “Teknologjia Arsimore në shkolla dhe Sfida e Dizajnit 2016” . (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të vizitojë trasenë e re në rrugën 6-të, të autostradës “Arbën Xhaferi”. (Nisja e organizuar nga Parkingu i Kuvendit, ora 11:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të kryesojë takimin e parë zyrtar të organit koordinues të sapokrijuar për mbikëqyrjen së tregut. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të shqyrtohet Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ndërmarrja Publike “Posta e Kosovës SH.A”, do të nënshkruajnë Marrëveshje Mirëkuptimi për “Blerjen e Motoçikletave/Biçikletave Ekologjike E Bicycle”. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri Stavileci i shoqëruar nga Ministri, Ferid Agani vizitojnë fshatin Shipitullë, Komuna e Obiliqit. (Fshati Shipitullë, ora 12:00)

- Instituti KIPRED dhe Syri i Vizionit organizojnë tryezën e rrumbullakët “Sektori i Sigurisë në Kosovë nga Këndvështrimi Gjinor”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton kompaninë Entermedia. (Zyret e Entermedias, rruga Isa Kastrati në Prishtinë, ora 13:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të marrë pjesë në ceremoninë përmbyllëse të Trajnimit Rajonal për Ndalimin Kufitar, të financuar nga Komanda Evropiane e Ushtrisë së SHBA-ve dhe e ndihmuar nga Programi Ndërkombëtar i ShBA-ve për Ndihmë në Trajnime  për Hetime Penale. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 13:15)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci viziton kompaninë Data Lab. (Bulevadri Bill Klinton – Objekti 270, ora 14:30)

- Vazhdon seanca gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e Zekiria Qazimit i akuzuar për dy vepra penale rekrutimi për terrorizëm dhe nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 19 Maj 2016

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri ku do të shqyrtohet Projektligji për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, Projektligji për Falimentim. raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, ejt.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim shefen e UNICEF-it për Kosovë, Layla Omar Gad. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:30)

- Agjencia Kadastrale e Kosovës organizon takimin e Komisionit Ndërministror për Administrimin e Tokës. (Hotel Gorenje, ora 9:30)

- Qendra për Kurajo Politike mban konferencën ndërkombëtare "Rruga përpara - Roli i komunitetit akademik dhe hulumtues në zhvillimet e politikave dhe në vendimarrjen e bazuar në evidencë”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim grupin e aktorëve të serialit "O sa mirë". (Kabineti i Kryetarit, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, viziton universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të zhvillojë takim me drejtuesit e universitetit. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë inauguron projektin "Ndërtimi i shkollës fillore “Zenel Salihu”. (Shkolla fillore “Zenel Salihu”, fshati Pomozotin në komunën e Fushë Kosovës, ora 11:00)

- Kolegji ISPE organizon një ligjëratë me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës Imet Rrahmani me temë "Shëndetësia në Kosovë - Sfidat dhe Sukseset". (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e inagurimit të çerdhes për fëmijë "Shkronjat ku do të marrin pjesë zyrtarë nga zyra e BE-së si dhe nga Komuna e Prishtinë, me në krye Kryetarin, Shpend Ahmeti.​(Oborrin e çerdhes të sapo ndërtuar në lagjen Arbëria,  pran ndërtesës së re të komunës së Prishtinës, ora 12:30)

- Portali Foltash organizon konferencën me temë “Qasja e shoqërisë ndaj ekstremizmit”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencë për media me rastin e publikimit të Analizës Hulumtuese “Cefta 10 vite pas, shkëmbimet tregtare ne mes Kosovës dhe vendeve anëtare te saj”. (Zyret e reja të AKB-së, Lagja Tophane, ish objekti i Bota Sot, ora 13:00)

- Kryetarët e AAK-së dhe NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot mbajnë konferencë për shtyp. (Selia qendrore e AAK-së, ora 13:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon panelin diskutues me temë “Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Kosovë”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e përurimit te Palestrës Sportive në Komunën e Klinës në të cilen do të marr pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala. (Komuna e Klinës, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës vë gurthemelin e çerdhes për fëmijë në lagjen Kodra e Trimave. (Pranë shkollës "Hilmi ​Rakovica", ora 14:00)

- Dega e V-të e LDK-së, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoranin “ Brilant”, Hajvali, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 18 Maj 2016

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeu i Kosovës organizon një sërë aktivitetesh nën emërtimin “Muzeu 360o”, duke synuar të rrisë ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e muzeve në zhvillimin e shoqërisë. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 9:00)

- Shoqata e Filozofëve të Kosovës organizon konferencën nderkombëtare me temë "Mulla Sadra dhe Martin Heidegger: Dy filozofë të qenies". (Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës, ora 9:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren organizon punimet e Simpoziumit Ndërkombëtar me temë "Rëndësia e Arsimit Profesional në Botë". (Objekti i Universitetit të Prizrenit, ora 10:00)

- KEDS bën prezantimin e Planit zhvillimor të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 26 vjetorit të vrasjes së Jetullah Deskut në ish-APJ. (Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 11:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj - Lulzim Aliu mban konferencën për medie, me temë “Qeveria paushalle e Sfarqes po ndërton objekte pa leje ndërtimi". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF bën lansimin zyrtar të platformës “Miqtë e Fëmijëve” i cili do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në të gjithë Kosovën. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një grup specializantësh të Fakultetit të Mjekësisë. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës se bashku me punëtorët teknik te disa shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës si dhe punëtorët  e QKMF-ve do te protestojnë për të kërkuar pagesen prej  0.5 për qind nga ana e Komunës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 12:00)

- Hapja e ekspozitës personale e autorit Xhevdet Pantina me titull "Identiteti Im". (Ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ora 13:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi viziton komunitetin malazias në fshatin Gorazhdec të Pejës. (Familja Beshoviq në Gorazhdec, ora 14:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope do t’u dorëzojë çertifikatat e përfundimit të praktikës profesionale 40 praktikantëve të ndërmarrjes së përpunimit të drurit Dekoriti. (Objekti i Dekoritit, pasi të kalohet ish-qendra tregtare QMI në të majtë rruga për Lipjan, ora ora 15:30)
 

Ngjarjet e datës 17 Maj 2016

- Grupi i Grave Deputete  të Kuvendit të Kosovës takojnë zëvendëspresidenten e Parlamentit Evropiann, Ulrike Lunacek, me rastin e vizitës së saj në  Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 302, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë në të cilin do të diskutohet për stimulimin e ekonomisë, vendeve të punes, fuqizimin e rinisë e anti-radikalizmin, dialogun social, shëndetësinë, arsimin, etj. (Swiss Diamond Hotel., ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në hapjen e Konferencës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. (Swiss Diamond, ora 9:00)

- Kryeministri Mustafa merr pjesë në hapjen e konferencës “MSA-ja si stimulues i rritjes ekonomike dhe punësimit". (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave - KIPRED organizon tryezë në kuadër të projektit rajonal “Studim krahasues i sistemit zgjedhor në Ballkan: Ndikimi i votës personale në demokracinë e brendshme partiake”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, mbajnë konferencë të përbashkët për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla p-38, ora 10:20)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim komisionerin e BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:50)

- Mabhet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media ku do behët Rishqyrtimi i Projektligjit për Procedurën e përgjithshme administrative. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me rastin e kremtimit të “Festës së Abetares” organizon manifestimin qendror. (Salla e Sporteve “Bashkim Selishta” në Gjilan, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të diskutohet raporti vjetor për vitin 2015 i Autoritetit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të Institucionit të Avokatit të Popullit, të Instituti Gjyqësor të Kosovës, të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2015, etj... (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës do të organizojë tribunën "Ura mbi Ibër", ku do të diskutohet mbi rreziqet që i kanosen Mitrovicës nga projektet e Serbisë. (Hotel Grand, ora 12:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Kabineti i Presidentit, ora 12:45 - pamje dhe deklarata)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i raportit për Projektligjin për Falimentim, ejt... (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, së bashku me Nënkryetarin, Dardan Sejdiu do të mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr 37, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione ku do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin Nr.05/L-067 përstatusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje takohet me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S1, ora 13:20 - vetëm pamje)

- Kryetari Veseli merr pjesë në tryezën e rrumbullakët të kryetarëve të partive politike. Në tryezë merr pjesë edhe komisioneri Johannes Hahn ku Pas punimeve të tryezës,komisioneri Hahn do t’u adresohet mediave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 409, ora 14:00)

- Për nder të shënimit të 17 majit - Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë, Zyra për Qeverisje të Mirë në bashkëpunim me Organizatat Joqeveriatare të cilat merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të Komunitetit LGBT organizon konferencën me temën “Të Drejtat e Komunitetit  LGBT në Republikën e Kosovës-Progresi dhe Sfidat”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P/38, ora 14:00)

- Kryeministri Mustafa merr pjesë në takimin e krerëve të partive politike me komisionerin Hahn. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 14:00 - vetëm pamje)

- Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 409, ora 14:00)

- Ministri i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci do të bëjë një vizitë pune në ”Infrakos” ku do të informohet me gjerësishtë për funksionimin dhe mirëmbajtjen e linjave hekurudhore.  (Objekti i Infrakos në Fushë Kosovë, ora 15:00)

- Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku mbajn konferencë për media pas përfundimi të mbledhjes se Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë. (Hotel Swis Diamond, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 16 Maj 2016

- Delegacioni i Ministrisë së Financave i Shqipërisë, i prirë nga Ministri Arben Ahmetaj takohet me Ministrin e Financave Avdullah Hoti. (Mabineti i ministrit Hoti në ndërtesen e Qeverisë, 9:00 - vetëm pamje)

- Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim i Kuvendit të Kosovës do të ketë takim përgatitor për mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Ministri Financave te Shqipërisë, Arben Ahmetaj mbajnë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:40 - shtyhet në ora 12:20)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim delegacionin e Parlamentit Evropian i cili qëndron në Kosovë për MSA-në. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:45 - vetëm Pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencë informuese me palët e interesuara ku do të prezantohen aktivitetet e deritanishme që ndërlidhen me Raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes,” të ndërmarra nga institucionet kosovare. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Familjeve” organizohet kampanja e atësisë “Super Babai Promovon Barazinë Gjinore dhe Atësinë Pozitive”. (Shkolla Amerikane në Kosovë, ora 10:00)

- Ministrin e Financave të Kosovës dhe Ministria e Financave te Shqipërisë mbajnë tryezen “Dialogu ndërshtetëror: Të bërit biznes - sfidat e qasjes në tregjet respektive”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të kryesuar nga z. Tonino Picula. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Abaz Thaçi. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës, përkatësisht Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës në kuadër të  Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku  me Organizatën “Save the Children International”, organizon  shënimin e 15 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Familjes. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Taukbahce, ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim Komisionin e Parlamentit Evropian për MSA-në. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:10)

- Mabahet mbledhja e parë e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, BE-Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 16:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në sesionin e punës të Komisionit Parlamentar  BE-Kosovë për Stabilizim Asociim. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 15 Maj 2016

 - Lëvizja Vetëvendosje mban tubim mobilizues për zgjedhjet e brendshme. (Hotel Grand, ora 11:00)

 - Lëvizja Vetëvendosje mban konference e rëndësishme ku do të flas Visar Ymeri. (Zyrët e Vetëvendosjes në Viti, ora 13:00)

- Për nder të Ditës Botërore të Familjes, Partia e Drejtësisë-Dega në Gjakovë, organizon tribunën me temë: “Familja-Vlerë e Padiskutueshme”. (Qendra Tregtare “Nertil” në Gjakovë ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës do të vendos pllakat përkujtimore  tek bazat ku është themeluar LKÇK​. (Rr. Avni Rrustemi, përmbi Kishen katolike, ora 12:00)

 

- Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, mban konferencë urgjente për shtyp lidhur me  vendimin e Gjykatës së Apelit në  rastin “Kleçka”. (Selia qendrore e NISMA për Kosovën, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 14 Maj 2016

- Me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UEFA, Universiteti i Prishtinës - Hasan Prishtina organizon turnir në futboll. (Palestra 1 Tetori, ora 10:00)

- Kyetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në përvjetorin e degëve të LDK-së në Istog. (Restorantin Trofta në Istog, ora 12:00) 

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosvës dhe Nisma për Kosovën organizojnë protestë gjithëpopullore. (Sheshi Skënderbeu, ora 14:00)

- Kryetari Kadri Veseli, merr pjesë në inaugurimin e shtatores së dëshmorit Qamil Ilazi - Komandant Bardhi, në Kaçanik. (Parku i Qytetit në Kaçanik, ora 15:00)

- Kyetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në përvjetorin e degëve në Deçan. (Restoranti Swiss në Deçan, ora 16:00)


Ngjarjet e datës 13 Maj 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)  

- Departamenti për Siguri Publike i Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me anëtarët e Komitetit Lokal për Siguri Publike nga komuna e Skenderajt, do të mbajnë takimin e gjashtëmbëdhjetë të Këshillit Ekzekutiv të Komiteteve Lokale për Siguri Publike. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet Kuvendi i VII-të i Odës së Infermiereve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor të Kosovës. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Kryetari Kadri Veseli bën homazhe pranë varrit të atdhetarëve Tahir e Nebih Meha, me rastin e 35-vjetorit të rënies heroike të tyre. (Prekaz, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vendos kurore lulesh në varrin e Tahir Mehës në Prekaz. (Prekaz, ora 10:10) 

- Me rastin e  Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB  në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Terapisë Familjare dhe Qendrën për Shërbime Humane dhe Zhvillim organizon hapjen solemne te konferencës “Familjet, jetë e shëndetshme dhe e ardhme e qëndrueshme”. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 10:00)

 

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë viziton sot Kirurgjinë e Fëmijëve në QKUK, për të parë për së afërmi intervenimet e kryera te fëmijët nga ekipi i kirurgut australian Paddy Dewan. (Kirurgjia e Fëmijëve të QKUK-së, ora 10:30)

- Posta e Kosovës Sh.A. do të bëj promovimin e shërbimit “Gjurmimi i Dërgesave Postare". (Ndërtesa kryesore e Postës në lagjen “Dardania”, ora 10:45)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, merr pjesë në lansimin e shërbimit të ri të Postës së Kosovës  “Gjurmimi i Dërgesave Postare” që në gjuhen angleze njihet si Track&Trace. (Objekti i Postës, ora 11:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese Internews Kosova dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së do të prezantojnë një raport të ri për monitorimin e gjykatave, i cili mbulon vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Kolegjin "Tempulli" oganizon aktivitetin tradicional me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta nga komunat e ndryshme ku nxënësit do të tregojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në ngasjen e biçikletave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani me bashkëpunëtorë do të vizitoj Spitalin e Vushtrrisë, për të parë punën që bëhet aty dhe investimet e kryera së fundi me kontributin e donatorëve. (Spitali i Vushtrrisë, ora 12:00)

- Si pjesë e festimeve me rastin e  Ditës së Evropës 2016, BE-ja në Kosovë do të prezantojë për herë të parë çmimin Evropiani i Vitit, për të falënderuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. (Qendra Kulturore dhe Informative e BE-së, 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileciviziton kompaninë Fingermarket.Inc,  ku do të pritet me drejtuesit e saj, me ç’rast do të informohet për së afërmi me aktivitetin e saj. (Selia e Fingermarket Corporation-Kosovo Branch, rruga e UCK-së, Hyrja 261, Kati I-rë, ora 13:30)

- Nën patronatin e kryetarit Kadri Veseli, mbahet Akademi Përkujtimore, në nderim të figurës së Tahir Mehës. (Teatri Kombëtar, ora 13:30)

- Drejtori i USAID-it James Hope do të jetë prezent gjatë nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të USAID-it, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Gjykatës Themelore të Prishtinës, Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Gjykatës Themelore të Gjakovës, dhe Gjykatës Themelore të Ferizajit. (Hoteli Sirius, ora 14:00)

 

- Kryetarët e dy partivë të boshtit opozitar, AAK-NISMA, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, sot do të mbajnë konferencë shtypi. (Përpara Teatrit Kombëtar, ora 14.00)

- Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me operatoret “Vala”, dhe “Z Mobile” do të bëjnë lansimin e numrit “55244”, në të cilin mund të dërgoni mesazhe dhe ta ndihmoni fushatën "Dhuro 1 euro, kontribuo edhe ti në pastrimin e Kosovës". (Salla e konferencave “Orion”, ora 14:00)

- Dega e I-rë e LDK-së, Kodra e Trimave në Prishtinë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel “Apollonia” në Kondrën e Trimave, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 12 Maj 2016

- Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon eveniment me moton “Infermierët - Forcë për ndryshim – Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë”. (Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizojnë konferencën ”Orientimet Strategjikje të qeverisjen Lokale 2016 – 2026”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në debatin e organizuar nga Lëvizja FOL, si pjesë e forumit FOL Hapur. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë  “Ditën  ndërkombëtare të infermierisë” me ç'rast do të ketë aksion për dhurimin e gjakut. (Oborri i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët dhe stafi i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB do ta shënojnë këtë ditë në mënyre simbolike, duke ofruar kujdes dhe shërbime medicinale falas për qytetaret e interesuar në Prishtinë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën: Orientimet Strategjike të qeverisjes Lokale 2016-2026. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pret homologun e tij nga Maqedonia,  Ministrin e Ekonomisë, Driton Kuqi me bashkëpunëtorë me ç'rat mbajnë edhe një konferencë për media. (Ndërtesa e MZHE-së, ora 10:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë Zveçanin ku do të takohet me Kryetarin e Komunës Vuçina Jankoviqin dhe do të zbulojë pllakën e çerdhes së fëmijëve “Lane”. (Zveçan, ora 10:10) 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Rrjetin Rinor dhe Debate Center organizon ceremoninë e certifikimit të 250 përfituesve të trajnimit pesë ditor ”Debatet” sipas formatit British Parlamentary. (Sheshin 21, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e komitetit për politika dhe financa e Komunës së Mitrovicës. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie do të vizitojë bejë shpërndarjen e kontejnerëve për mbeturina në fshatin Korile në Zveçan. (Fshati Korile11:20)

- Mbahet ceremonia e hapjes se linjë së re për përpunimin e perimeve në Mamushë. (Kooperativa bujqësore "Nektar" në Mamushë, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për medie më ç'rast do të flas kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri. (Zyrët qendrore të Lëvizjes, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takohet me një grup afaristësh izraelitë. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:00)

 

- Kryetari Veseli takohet me Kenneth Deane, udhëheqës i Operacioneve Civile në EEAS. (Kabineti i Kryetarit, ora 13:30) 

Ngjarjet e datës 11 Maj 2016

- Në kuadër të “Programi të javës Evropiane te ndërgjegjësimit të popullatës për Pamjaftueshmërinë e Zemrës” organizohet një prezantime për mjekë. (Klinika e Kardiologjisë në QKUK, ora 7:45)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 8:00)

- Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë organizon ceremoni komemorative në nder të Prof. Dr. Abdylatif Ali Fushës. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me Akreditimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe i ftuar do të jetë Blerim Rexha, kryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Shoqata e Kardiologëve të Kosovës dhe  Klinika e Kardiologjisë, bëjn informimin e popullatës për pamjaftueshmërinë e zemrës. (Sheshin” Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve kthyese të organizatave buxhetore, për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i takojë anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 301, ora 10:00)

- Ministria e Integrimit Evropian në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës organizojnë konferencën për prioritetet e Presidencës së Mbretërisë së Holandës në Këshillin e BE-së, me fokus të veçantë në Ballkanin Perëndimor dhe Kosovën. (Ndërtesa e qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë në emër të Koalicionit "Të drejtat e barabarta për të gjithë" organizonkonferencë që ka për qëllim prezantimin e krijimit të një Koalicion të ri, një projekt katër vjeçar i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë: "Koalicioni të drejtat e barabarta për të gjithë". (Hotel Sirius, ora 10:40)

- Kryetari Veseli merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Frang Bardhit, afër Gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, dhe më pas në manifestimin i cili organizohet me këtë rast, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”. (Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë, ora 11:00)

- Një koalicion prej 7 OJQ-sh dhe 19 Organizatave të Shoqërisë Civile, të financuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, lansuan një projekt të ri për promovimin e barazisë dhe jo diskriminimit. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët hqyrtimi i Raportit Vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, shqyrtimi i Raportit Vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00) 

- KUSA se bashku me Alumni Focus Group 2 do te mbajne nje tryeze te rrumbullaket me temen e diskutimit "Luftimi i Ekstremizmit te Dhunshem". (Objekti i Odes Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me identifikimin e temave me interes të komuniteteve lidhur me vizitën studimore në Parlamentin e Republikës së Kroacisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët monitorimi i Ligjit të Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me bashkëpunëtorë do të  vizitojë Kompaninë Gjirafa. (Dragodan, rruga Ahmet Krasniqi, afër Meridianit. ora 11:30)

 

- Gjimnazi "Frang Bardhi" në Mitrovicë organizon për nderë të 70 vjetorit të themelimit Akademi Solemne. (Shtepia e Kulturës "Rexhep Mitrovica" në Mitrovicë, ora 11:30) 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta vizitojë komunitetin kroat në fshatin Janjevë. (Vizita nis nga Kisha e Janjevës, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” organizon konferencën për shtyp, përkitazi me premierën më të re shfaqjen “Ikja nga Gjermania”. (Skena e Teatrit “Dodona”, ora 12:00)

 

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj takon Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën, si dhe trajnerin e tyre Driton Kukajn. (Zyrët qëndrore të AAK-së, ora 12:00)

- Universiteti Amerikan - RIT Kosova organizon ceremoninë e 12-të të Diplomimit të Studentëve. (Kampusi i RIT Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari Veseli takohet me një delegacion të Komitetit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Danimarkës. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:00) 

- Departamenti për Krime të Rënda, vazhdon seancen gjyqësore me shpalljen e aktgjykimit lidhur me rastin e H.B,  i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK-së, si dhe veprës penale përdorimi i armës apo  i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 paragrafi 2 të KPRK-së. (Gjykatën Themelore në Ferizaj, ora 15:00)

- Organizata Studentore, studentë të pavarur dhe OJQ rinore mbajn konferencën për medie lidhur me kërkesen studentore në protestën e 14 Majit e organizuar nga opozita. (Para Fakultetit të Filologjisë, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 10 Maj 2016

- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë qeap-heimerer organizon tryezën e diskutimeve "Përmirësimi i Reziliencës së sistemeve shëndetësore". (Qeap-heimerer, ora 9:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të bëjë hapjen e Konferencës vjetore kombëtare “Java e Shkencës 2016” në të cilin do të marrin pjesë presidenti i Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Mustafa. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Javën e Shkencës 2016, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Ndërtesa e Re e Qeverisë, ora 10:00)

- Grupi i Grave Deputete i shoqëruar nga ministri Imet Rrahmani, ambasadori i OSBE-së, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Curr Gjocaj dhe Ekipi i Mamografit mobil bën monitorimin e punës së Mamografit Mobil, i cili aktualisht ndodhet në komunën e Vushtrisë. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrrisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilin do të behët raporti vjetor për vitin 2015 i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami së bashku me Ministrin e Punës, Arban Abrashi dhe Christof Stock nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të marrin pjesë në lansimin e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian "Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit  për Integrime Evropiane në të cilin do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

 

- Federata e Sindikatave të Pavarura “ElektroKosova” do të mbajë protestë, në shenjë solidariteti me 74 kolegët e tyre, të cilëve iu ndërpre marrëdhënia e punës të shtunën e kaluar. (Para objektit “ElektroKosova”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli mban konferencë për medie. (Selinë e Partisë Demokratike në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor i Agjencisë Kosovare te Pronës, shqyrtimi i Raportit vjetor i Institutit Gjyqësor të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Pronari i Kompanisë Meka, Burim Piraj mban konferencë për media për prezantimin e kontratës së MEKA me Majlinda Kelmendin Kampione e Botës në Xhudo. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:30)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim xhudisten Majlinda Kelmendi dhe trajnerin e saj, Driton Kuka. (Kabineti i Kryetarit, ora 14:30)

- Hapet ekspozita e 3-të personale e Piktorit Liridon Gashi - Lari, nga Suhareka. (Lokalet e  " Shtepisë së  Felbahut në Suharekë, ora 16:00)

 

- Mbahet ceremonia e promovimit të librit "Për Gjermaninë" histori diplomatike dhe kujtime, te diplomatit të shquar shqiptar Bashkim Zeneli. (Objekti i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 9 Maj 2016

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Friedrich Ebert, organizon edicionin e tretë të Shkollës Pranverore për diplomatë të rinj. (Hotel Theranda, në Prizren, ora 9:00)

- Për nder të “Ditës së Evropës”, Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe  Kompaninë për menagjimin e mbeturinave në Kosovë do të largojnë një nga deponitë më të madhe të mbeturinave në kryeqytet që gjendet në fshatin Bardhosh, pastrimi i së cilës do të bëhet me eskavator. (Fshati Bardhosh, ora 9:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit zyrtar të simbolit "LEtGO EU" i cili shpreh në mënyrë simbolike rrugën shumë të vështirë të shtetit tonë në secilin proces të Bashkimit Evropian, si dhe drejtësinë e vonuar të BE-së në raport me Kosovën. (Para Teatrit Kombëtar, Sheshi Nënë Tereza, ora 11:00)

- Për nder të 9 Majit, “Ditës së Evropës” vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me punëtorët e Muzeut të Kosovës, do të pastrojnë parkun e muzeut, në të cilin do të mbjellin pastaj drunj dekorativ, të njohur si “Paulownia”. (Parku përballë Muzeut, ora 11:00)

- Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci mban konferencë për medie në të cilën do të marrë pjesë. (Selia e Partisë Demokratike në Prishtinë, ora 11:00)

- Me rastin e tetëmbëdhjetë vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala organizohet Akademi Përkujtimore. (Salla e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, ora 12:00)

- Me rastin e tetëmbëdhjetë vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala, nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëhen homazhe pranë varrit të Heroit të Kombit, Ilir Konushevci. (Varrezat e Sharrës në Tiranë, ora 13:30)

- Aktivitetet për nder të 9 Majit, do të përmbyllen me pjesëmarrje në aktivitetin e organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:30)
 
- Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special në Kosovë do të bëjë hapjen e ekspozitës me fotografi “Kohërat po ndryshojnë” për të shënuar Ditën e Evropës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:30)




Ngjarjet e datës 8 Maj 2016

- Mbahet dita e dyte e punimeve te Kongresit te VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”. (Swis Diamond Hotel’, ora 10:00)

- Përmbyllja e punimeve të Konventës ku Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, do t’i drejtohet të pranishmëve dhe qytetarëve. (Pallati i Rinisë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 7 Maj 2016

- Zhvillohet java e katërt e kampionatit ekipor të Kosovës në Ligen e Juniorëve në pingpong për vitin 2016.  (Prishtinë, ora 10:00)

- Fillon punimet Kongresi i VI-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISCOMS 6”, ndërsa pjesëmarrës do të jenë studiuesit e rinj të shkencave mjekësore nga trojet shqiptare, por edhe nga shtetet e rajonit.  Swis Diamond Hotel’, ora 10:30)

- Mbahen punimet e Konventës së VII-të të Jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Shoqata e Rapsodëve dhe e Folkloristëve të Kosovës, me Drejtoritë e Shkollave përkatëse të disa komunave të Kosovës organizojnë evenimentin kulturor me nxënëx të gjimnazeve të shkollave përkatëse të komunave për nderë të përfundimit të vitit kalendarik shkollor 2015/2016. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit të Prof. Dr. Abdylatif Ali Fusha. (Varrezat e fshatit Obranqë, Komuna e Podujevës, ora 16:00)

- Anibar organizon shfaqjen e filmit Humen the movie. (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 6 Maj 2016

- Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës detyrës nga Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani te Kryeshefi i ri, Hilmi Mehmeti. (Objekti i IPK-së në Hajvali, ora 9:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama Hajrizi. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e shoqatës gjermane për politikë të jashtme. (Ndërtesa e Kuvendit, alla C 301, ora 10:15)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim një delegacion të gjerë nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie të Jashtme, të kryesuar nga Dr. Harald Kindermann, Sekretar gjeneral i Këshillit. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00 - pamje dhe deklarata për media)

- Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të prof. Fehmi Agani. (Varrezat e qytetit në Prishtinë, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni do të mbaj një konferencë për media, ku do të flasë për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kosovë dhe për punët e Ministrisë së Punëve të Brendshme. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në bashkëpunim me Rotary Club, do të bëjë përurimin e përfundimit të punimeve të ambienteve të renovuara te Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. (Ambienteve Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora ora 12:00)

- Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, 9 Majit, OJQ ‘TOKA, e mbështetur nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Zyra e BE-së/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, organizojnë aktivitetin edukativo-zbavitës “Darka me Evropën”. (Hotel Sirius, ora 15:00)

- Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, do të mbaj konferencë për media.(Selia e PDK-së, ora 15:00)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së Ҫmimit të BE-së për Gazetarinë Hulumtuese i cili do të prezantohet nga Samuel Zbogar, Shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, dhe Nehat Islami, Drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës. (Biblioteka Kombtare, ora 15:30)

- Kryeministri Isa Mustafa mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Kolegji ISPE organizon një ligjëratë me Kryetaren e Komunës së Gjakovës Znj. Mimoza Kusari-Lila me titull "Roli i Gruas në Qeverisje". (Objekti i kolegjit ISPE, ora 17:00)

- Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku dhe Shefi i Zyres së BE-së, Samuel Zhbogar do ta mbajnë një konferencë të shkurtër për media si dhe do ta shpërblejnë ekipin fitues me një dhuratë që e simbolizon BE-në. (Hotel Sirius, ora 17:45)

- Hapja e ekspozitës "Remembered Map" së artistës nga Amerika, Joyce Conlon. (Galeria Qahili në Veternik, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 5 Maj 2016

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim dhe  GIZ-CDBE organizojnë punëtorinë për prezantimin e draftit të Planit Strategjik për Arsim të Kosovës - PSAK 2017-2021. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë  bën lansimin e rezultateve të edicionit të veçantë të sondazhit Barometri Kosovar i Sigurisë mbi Trendet e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike. (Salla e Konferencave "Orion", ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencë për media në të cilën do të flasin Ministri i Financave, Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri lidhur me raportimin e të hyrave për periudhën Janar - Prill 2016. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani takohet me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi. (Ndërtesa e Ministrin se Shëndetësisë, ora 11:00)

- Ministri Kujtim Shala, pret në një takim drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kryetarin Fadil Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së, pas suksesit të jashtëzakonshëm të federatës, tashmë e pranuar në UEFA. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa bëhet inaugurimi i Kompleksit Memorial “Baza e parë e UÇK-së”. (Fshati Lladoc, Komuna e Podujevës, ora 12:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë organizon ceremoninë zyrtare të shpalljes "Ushtari më i mirë, 2016" i Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma "Adem Jashari", ora 13:00)

- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj - Lulzim Aliu, mban konferencën për medie, me temë “Kryetari Sfarqa bën lojë edhe me varreza". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 13:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejsm Houp, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Memli Krasniqi, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të shpargut. (Tregu i Gjelbër, afër kompleksit Qafa në Prishtinë, ora 14:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:45)

- Seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët adresimi i Përfaqësueses së Lartë të  Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, znj. Federica Mogherini, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 16:00)

 

- Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës do të organizoj pritje protokollare me rastin e vizitës së Përfaqësuesve të Konstituencave të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 4 Maj 2016

- Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Administratës Publike organizojnë konferencën dedikuar nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies së Qeverisë “Kosova e Hapur”, ku do të prezantohet portali i parë shtetëror për të Dhënat e Hapura: data.rks-gov.net. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:20)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit përfundimtar për Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi zhvillon takim me përfaqësuesit e BE-së të akredituar në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla 301, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa ku do të mbahet takimi me Doganat dhe Administrata Tatimore, në kuadër të procesit të monitorimit të realizimin e planit të të hyrave për tremujorin e parë të vitit 2016, si dhe një vrag shqyrtimesh të projektligjeve.(Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit me mbështetje financiare nga Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit “Mbështetja për zbatimin e standardeve evropiane për të drejtat e njeriut dhe reformën e Institucionit të Avokatit të Popullit”organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Koordinimi i institucioneve dhe mbrojtja nga dhuna në familje”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Inspektorati Policor i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së medaljeve që u ndahen personaliteteve që kanë dhënë kontribut të dalluar në realizimin me sukses të misionit ligjor të IPK-së. (Objekti i IPK-së në Hajvali, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të publikoj dokumentin punues "Arritja e Ekuilibrit: Opsionet e politikave që synojnë të informojnë amandamentimin e Ligjit të Punës". (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, organizon konferencë për shtyp dhe bënë publike, gjendjen e krijuar e cila është mjaft e vështirë e pa definuar dhe e pa përballuar.(Selia e  Sindikatës se SPAK-ut në ish ndërtesën e Gërmisë në  përdhese, ora 11:00)

- Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së mbajn konferencë për shtyp lidhur me kërken që do t’u dorëzohet institucioneve të Republikës së Kosovës, Kuvendit dhe qeverisë, që ta zyrtarizojnë festën e Dëshmorëve të Kombit, 5 majin, si datë zyrtare për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit. (Lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci pret në takim Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore z. Frans Godts, që njëherit është edhe Drejtor Ekzekutiv i Konstituencës sonë në Bankën Botërore. (Objekti i MZHE-së, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Ministria e Financave dhe Dogana e Kosovës organizojnë një konferencë për shtyp lidhur me katër mujorin e parë të vitit ku do të paraqiten statistikat e këtij katër mujori si dhe rrjedhoja e implementimit të MSA-së. (Drejtoria e Doganës, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Grupi i Grave Deputete i Kuvendit të Kosovës do të takojë deputeten  e parë shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Prljaskaj Lekaj, me rastin e vizitës së saj në Kuvendin e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C- 301, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban koferencë për medie. (Selia e PDK-së, ora 13:00)

-  Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilen do të behët shqyrtimi i Projektligjit për regjistrimin dhe ofrimin e shërbimeve dhe masave për punësimin e të papunëve, punëkërkuesve dhe punëdhënëseve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues Special i BE-së, Samuel Zhbogar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:30)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së do të transmetohet LIVE konferencën e përbashkët për shtyp e Komisionerit për të Migracionit, Punëve të Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopulos me Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, me propozim të Komisionit Evropian për udhëtimin pa viza për qytetarët e të Kosovës. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 15:00)

- UNDP fillon me fazën e dytë të Programit Kundër - Korrupsion të zbatuar në partneritet me Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, Komunat e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

- Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, do të mbajë konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, kompleksi "Qafa", ora 17:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mban fjalë me rastin e lansimit të fazës së dytë të programit kundër korrupsion nga UNDP, me mbështetje financiare nga SDC dhe DANIDA/Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës. (Swiss Diamond, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 3 Maj 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me mbështetjen e UNDP-së organizon punëtorinë në të cilën do të prezantohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, mundësitë e mbështetjes institucionale për Bizneset dhe kërkesat e tregut të BE-së për eksport. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Studentët e Universitetit të Prishtinës, përkatësisht studentët Fakulteteve Ekonomik dhe Juridik organizojnë konferencën ndërkombëtare stundentore të njohur si UPISC’16. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilen do behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina", Marjan Dema pret në takim Deputeten Shqiptare në Parlamentin e Kroacis znj. Ermine Leka. (Rektorati i UP-së, ora 10:00)

- Instituti GAP organizon konferencën për media lidhur me monopolin në homologimin e veturave të importuara. (Zyrët e Institutit GAP, Qyteza Pejton, tek Ambasada Norvegjeze, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon Panelin Diskutues me temë “Anëtarësimi i Kosovës në OBT: Një vlerësim i përfitimeve dhe kostove potenciale”. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 10:30)

- Ministria për Forcën e Sigurisë organizon ceremoninë e dorëzimit të certifikatave të pranimit në Akademinë Ushtarake West Point të dy kadetëve të FSK-së. (Ndërtesa e MFSK-së, ora 10:50)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilen do të behët raporti vjetor për vitin 2015 i Agjencisë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryetari i Vetëvendosjes!-s Visar Ymeri, bashkë me sekretarin organizativ, Dardan Molliqaj dhe me deputeten Donika Kadaj Bujupi, do ta vizitojnë Qendrën e Vetëvendosjes në Ferizaj ku edhe do t'u drejtohen mediave me një konferencë të rëndësishme. (Zyrët e Vetëvendosjes në Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 3 maj 2016, bën vënien e gurthemelit të kopshtit për fëmijë “Nina”, në Mitrovicë. (Lagjja Bair në Mitrovicë, ora 11:00)

- Presidenti Thaçi pret në takim rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Universiteti për Biznes dhe Teknologji organizon prezentimin e rezultateve të sondazhit “Besueshmëria në Mediet Kosovare“. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Profesori polak Walter Janusz Zelazny, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së në temën: “Ku ndodhet në kuptimin politik Perëndimi e ku Lindja, si dhe ku është Veriu e ku Jugu, nëse bëhet e qartë se në mes nuk ka Qendër?”. (Objekti  i Kolegjit AAB, ora 12: 30)

- Ministria e Financave organizon ceremoninë e nënshkrimit te kontratave me grupin e parë të studentëve për angazhimin në punë praktike të studentëve të Universitetit të Prishtinës  “Hasan Prishtina”. (Ndërtesa e Qeverisë,  salla - P38, ora 13:30)

- Kosovo 2.0, Çohu dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës organizojnë konferencë me rastin e lansimit të raportit “Indikatorët e Medias” e cila mbahet më rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. (Salla e konferencave në Orion, ora 14:00)

- AAK dhe Nisma mbajnë tubim të përbashkët mobilizues për protestën e 14 Majit. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 15:00)

- Educational Centre Kosova bën promovimin e librit akademikë të përkthyer në gjuhën shqipe "Vështrim i parë mbi Teorinë e Komunikimit" në përshtatje nga pegagogët dhe studentët e çdo fakulteti të gazetarisë, komunikimit masivë dhe shkencave sociale të institucioneve të arsimit të lartë publiko-privatë si në Shqipëri, ashtu edhe në territoret shqipfolëse jashtë Shqipërisë, si në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. (Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 16:00)

 

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare  Kuvendi i Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 16:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shënon 16 vjetorin e themelimit të saj. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi organizon pritje për përfaqësuesit e medieve. (Hotel Sirius, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 2 Maj 2016

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - Pamje dhe deklarata)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar martirëve të rënë në fshatin Studime të Vushtrrisë. (Varrezat e martirëve në fshatin Studime, ora 11:30)
 

Ngjarjet e datës 29 Prill 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet konferenca inauguruese e projektit të binjakëzimit: “Fuqizimi i institucioneve të Kosovës në menaxhimin efektiv të migrimit”. (Salla e konferencave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës, ndërtesa e administratës, ora 9:00)

- Vazhdimi i Seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qendra Rajonale e Mjedisit REC - Zyra në Kosovë, edhe sivjet vazhdojnë me projektin THEMIS në nivel kombëtar. (Hotel Dukagjini Pejë, ora 10:00)

- Ministria për Integrim Evropian në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon konferencën informuese me komunat e rajonit të Prishtinës, "Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit Kosovë – BE dhe zbatimi i saj". (Ndërtesa e re e Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të marrë pjesë në inaugurimin e objektit të pemëve të imëta në Shillovë të Komunës së Gjilanit. (Fshati Shillovë, ora 11:00)

- Ministria e Financave, Ministria e Tregtisë dhe Dogana e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Odën Ekonomike do të vizitojnë Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i biznesit Drenas, ora 11:00)

- Vas Group në bashkëpunim me partnerët e biznesit, do të prezantojë në Prishtine VAS Travel Fair II - 2016. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Mbahet konferenca “Identitetet sociale të të rinjve në Kosovë: bashkëveprimi i përkatësisë etnike, religjioze dhe nacionale”. (RIT Kosovë/A.U.K, ora 13:30)

- Nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet Akademi Përkujtimore për Heroin Ilaz Kodra. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me arrestimet e fundit për korrupsion. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në Akademinë përkujtimore me rastin e 17-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra. (Teatri Kombëtar, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë takime me degët: Gjakovë, Deçan, Junik ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel “President” në Gjakovë, ora 16:00)

- Evolution Dance me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit organizon program kulturor - vallëzim. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 17:45)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta përcjell finalen e Kupës së Kosovës në Hendboll dhe merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe kupës së Kosovës në Hendboll. (Pallati i Rinisë, ora 17:50)

- Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë takime me degët Pejë, Klinë dhe Istog ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel “Dukagjin”, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 28 Prill 2016

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komuna e Prishtinës, KUR-Prishtina, dhe KEDS-i, do të nënshkruajnë Marrëveshje Bashkëpunimi për formimin e zyrës shërbyese për aplikimin dhe marrjen e pëlqimeve për leje ndërtimore. (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kati 17, ora 9:00)

- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës,  për hir të Ditës Ndërkombëtare të të Vdekurve në Vendet e Tyre të Punës, organizon Konferencën për Siguri dhe Shëndetin në Punë. (Hotelit Sirius, ora 9:30)

- Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në fushën e Teknologjisë Informative e Komunikuese, Ministria e Zhvillimit Ekonomik në partneritet me AUK, USAID, Ipko Foundation, si dhe partnerë tjerë organizojnë konferencën "TIK si mjet për Barazi". (Ndërtesën e AUK - Kampusi Gërmia, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, publikon Raportin e Monitorimit të Komunave për vitin 2015. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:30)

- Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit, do të prezantoj Strategjinë Kombëtare për Zhvillim. (Restaurant Orchide në Ferizaj, ora 10:30)

- Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese “Internews Kosova” dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së do të prezantojnë një Raport Monitorues për Gjykata i cili mbulon vitin 2015. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahinin. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Educational Centre Kosova dhe shtëpia botuese prestigjioze e teksteve akademike të mjekësisë dhe shëndetësisë Elsevier prezantojnë përmbajtjen e teksteve akademike medicinale të të gjitha fushave studimore, profesionale dhe akademike nga botuesi Elsevier. (Qendra Kombëtare e Telemjekësisë së Kosovës në QKUK, ora 12:00)

- Bëhet pranim - dorëzimi i donacionit për Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga Organizata jo-qeveritare amerikane “Globus Relief”. (Salla e konferencave të QKUK-së, Klinika e Kirurgjisë, ora 13:00)

- Organizuar nga studentët e Komunikimit Masiv të Kolegjit AAB mbahet debati me titull "Tolerancë përmes komunikimit". (Objekti i Kolegjit AAB, ora 13:00)

- Qendra informative dhe kulturore e BE-së organizon ligjëratat EU Master Class, me prezentimin e studimit dhe raportit “Historia  e Kosovës në tekstet shkollore të Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të zi dhe Maqedonisë” nga Shkëlzen Gashi. (Qendra informative dhe kulturore e BE-së, ora 14:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistes Afërdita Gërbeshit "Monument". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Dega e II e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Hotel Sirius, ora 19:00)

- Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, organizon takimin e kandidatit për kryetar të PDK-së Kadri Veseli i cili do ta shpalos programin e tij për udhëheqjen e PDK-së. (Swiss Diamond Hotel, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 27 Prill 2016

- Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë mban ligjërata me temën "Trajtimi  i rasteve të ngacmimeve seksuale’’. (Shkolla fillore “Shaban Shala” në Podujevë, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi do të organizojë një tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë, me fokus në luftimin e korrupsionit. (Salla e Konferencave “Orion”, ora 9:30)

- Komuna e Vushtrrisë, në partneritet me Komunën Vaxjo nga Suedia si dhe projektin "Qendra për Grumbullim, Sortim e Paketim të Materialeve të Riciklueshme në Vushtrri " implementuar në partneritet me Prishtina REA dhe përkrahur nga BE, si dhe nga AZHRV mbajnë konferencën rajonale “Ndërmarrësia Sociale dhe Punësimi”. (Kalaja e Qytetit në Vushtrri, ora 9:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- OSBE në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës do të organizojnë konferencë rajonale me temë financimin e transmetuesit publik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Memorandumeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Kolegjit AAB, Kolegjit Universum, Kolegjit Dardania si dhe Kolegjit Pjetër Budi, për angazhimin e studentëve të këtyre kolegjeve për kryerjen e punës praktike në Ministrinë e Financave dhe agjencitë që janë në varësi të MF-së. (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës,  kati 11 -  salla e Konferencave, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara do të fillojnë projektin Krijimi i besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, do të ketë takim me Janez KOPAC, Drejtor i Sekretariati të Komunitetit të Energjisë me seli në Vjenë, Austri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:30)

- Kryetari Veseli pret në takim skuadrën e basketbollit "Sigal Prishtina", e cila ditë më parë ka fituar titullin e kampionit në Ligën Ballkanike në basketboll. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa projketligje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të marrë pjesë në hapjen e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Mitrovicë, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, në të cilën do të ketë Adresim të sfidave që dalin nga raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2015 dhe nga Plani Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në tubimin qendror për shënimin e 27 prillit, Ditës së të Pagjeturve të Kosovës. (Fshati Meje, komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës do të fillojnë protestat kundër Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies  Sociale. (Para selisë së MPMS-së, ora 11:30)

- Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani do të realizojë një vizitë në Spitalin e Përgjithëshëm të Mitrovicës. (Mitrovicë, ora 12:30)

 

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, bën nderime dhe vendos lule pranë Përmendores dedikuar personave të pagjetur. ( Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:30)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM në Parkun e Biznesit në Drenas. (Parku i Bizneit në Korrotice e Eperme, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e lëshimit të funksionalizimit te E- kioskave në Komunën e Mitrovicës. (Para objektit të Komunës së Mitrovicës, ora 13:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës mban konferencën për media e cila organizohet së bashku me specialistët e diskriminuar të mjeksisë, ku do të prezantohen shkeljet ligjore dhe diskriminimi në punë. (Zyret e KDI-së, ora 14:00)

- Prezantohet kampi për grupmosha të reja të shkollës së futbollit të FC Barcelonës, i quajtur zyrtarisht FCBEscola Summer Camp Kosovo 2016. (Hotel Sirius, ora 14:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. Në konferencë do të flasë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri. (Zyret e Vetëvendosje, ora 14:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Gjilanit, Kamenicës, Vitise, Novo Bërdës e Kllokotit ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 16:00)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Ferizajt, Kaçanikut, Han i Elezit dhe Shterpcë ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Teatrin e qytetit “Ardiana Abdullahu” në Ferizaj, ora 18:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes  së ateliesë dhe prezantimit të koleksionit pranverë- verë 2016, të disenjatorës Vjollca Llapashtica. (Ateliea e Vjollca Lapashticës, afër Komunës së re të Prishtinës, rr. Ahmet Krasniqi, Lagjja Arbëria, ora 19:00)


 

Ngjarjet e datës 26 Prill 2016

- Balkan Green Foundation, në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Rockefeller Brothers Fund organizon konferencën rajonale, "Politikat e Qëndrueshme të Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkim Evropian". (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Enërgjinë Elektrike dhe shqyrtimi i Projektligjit për Gazin Natyror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të presë në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamzën. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim në të cilën do të behët shqyrtimi i draft agjendës së takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE-Kosovë të datës 16 dhe 17 maj 2016 dhe ndarja e përgjegjësive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Agjencia e Pronësisë Industriale, Zyra për të Drejtat e Autorit, Dogana e Kosovës, Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës organizojnë konferenca shtetërore “Të Drejtat Pronësore Intelektuale” për nder të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës rinisë dhe sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim edhe drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Pretenin. (Kabineti i Presidentit, ora 10:30)

- Zyra për Planifikim Strategjik e Zyrës së Kryeministrit organizon takim publike përmes të cilit do të prezantoj Strategjinë Kombëtare për Zhvillim në Mitrovicë. (Qendra Kulturore, Mitrovicë, ora 10:30)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku do të behët shqyrtimi i raportit vjetor i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit, për vitin 2015 si dhe rishqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit funksional në Projektligjin për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, Kryeministri, Isa Mustafa, Ambasadorja e Gjermanisë, Angelika Veits dhe Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës Bedri Hamza, do të flasë me rastin e nisjes së Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Kryetari Veseli merr pjesë dhe mbanë fjalë rasti në ceremoninë e themelimit të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive. (Hoteli Swis Diamond, ora 11:00)

- OSBE do të jetë nikoqir i një ceremonie në të cilën përfaqësues të Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Policisë dhe Odës së Avokatëve do të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën themelohet një mekanizëm koordinues për ndihmën juridike falas në rastet penale. (Selia e OSBE-së, Bregu i Diellit, ora 11:00)

- Departamenti i Bujqësisë i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mban konferencë për medie për "Namin" që la Xhemajl Reçica". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

 - Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane ku do të behët shqyrtimi i Projektligjit  për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Javës për Personat e Pagjetur, në vigjilje të shënimit të 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, organizohet tryeza lidhur me sfidat në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë dhe gjendja e familjeve të personave të zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:30)

- Kryetari Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu do të takohet me përfaqësuesit e Heritage Foundation për te diskutuar rreth gjetjeve te Index of Economic Freedom, dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degën e Skënderaj, ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Qendrën e Kompetencës në Skënderaj, ora 16:00) 

- Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë takime me degët Mitrovicë, Vushtrri, Çabër, Zveçan dhe Leposaviç ku i pranishëm do të jetë edhe pretendenti kryesor për kryetar të PDK-së, Kadri Veseli. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 18:00)

- Lansohet edicioni më i ri dhe i fundit i revistës Kosovo 2.0 me temë “Vitet ’90”. (Zyret e Kosovo 2.0, te hyrja kryesore e Parkut të Qytetit të Prishtinës, Rr. Rrustem Statovci, Nr. 50, ora 18:30)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi "Zahir Pajaziti", ora 19:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)