22 Gusht 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Korrik 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit sektorit të teknologjisë informative dhe komunikimit. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2016. (Kazerma "Skënderbeu" në Ferizaj, ora 10:00)

- Këshilli Rinor i Ambasades Amerikane në Kosovë do të realizoj projektin "Healthy Living Campaign", ka për qëllim edukimin e fëmijëve të kopshteve rreth higjienes orale, specifikisht pastrimit të drejtë të dhëmbëve dhe të ushqyerit të shëndetshem në Kopshtin e Endrrave, Fushë Kosovë. (Apollonia 2- E6 afër Bau Market, kthesa e rrugës për Uglarë, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të Koordinatorëve të Cilësisë dhe Drejtorëve të shkollave për zhvillimin e cilësisë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

 

- Policia e Kosovës mban konferencë për media pasi qe turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë fillon sot kur edhe do të filloj implementimi i memorandumit. (Pika e Kalimit Kufitar Vërmice, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se shkollës së Lartë Profesionale - Cacttus Education, ku do të marrin pjesë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arben Abrashi. (Sheshi 21, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit të përformances Menaxhimi i procesit të pajisjes së nxënësve me tekste shkollore, i ftuar ministri Arsim Bajrami. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, merr pjesë në promovimin e  Programit të Vetëpunësimit në Mitrovicë. (Agjensia për Zhvillim Rajonal Veri, Parku i Biznesit në Mitrovicë, ora 11:30)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë salla P-38, ora 14:00) 
 
- Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj do të mbaj konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:45)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim senatoren amerikane, Joni Ernst. (Kabineti i Kryetarit, ora 15:40)

- Me rastin e shënimit të ditës së pavarësisë së SHBA-ve, Ambasadori Greg Delawie organizon gosti. (Shtëpia e Ambasadorit Amerikan - vetëm fotografët apo kameramanët munden të mbulojnë pjesën formale të ceremonisë, ora 18:30 - Pajisjet do të kontrollohen dhe do të lihen në shtëpinë e Ambasadorit, nën vëzhgimin e sigurimit, ora 16:00)    

 

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim senatoren amerikane Joni Ernst. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:35 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 30 Qershor 2016

- Mbahen konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore, të organizuara nga Ministria e Integrimit Evropian, Agjencia për Barazi Gjinore dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 9:20)

- Administrata Tatimore e Kosovës mban konferencën e organizuar në bashkëpunim me GIZ-in në të cilën do të prezantohen të gjeturat e anketës “Perceptimet e tatimpaguesve lidhur me Administratën Tatimore të Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konsultimet e Nivelit të Lartë rreth procesit të Integrimit Evropian dhe Barazisë Gjinore. (Ndërtesa e Qeverisë, P-38, ora 9:30)

- Instituti Riinvest në kuadër të projektit Partneriteti për Qeverisje të Hapur në Kosovë mban ‘Forumin Kombëtar për Shkëmbimin e Eksperiencave mbi Qeverisjen e Hapur’. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria për Forcën e  Sigurisë së Kosovës organizon konferencën “Lansimi i Planit të Integritetit të MFSK-së”. (Objekti i MFSK-së në Kazermën "Adem Jashari", ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Rektorin e Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni. (Kabineti i Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet ceremonia  e fillimit të bartjes së disa kompetencave nga Ministria e Shëndetësisë te Odat e profesionistëve shëndetësor, si përgjegjësitë për edukimin e vazhdueshëm profesional dhe rilicencimin. (Ndërtesa e MSh-së, salla 128, ora 10:30)

- Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale shënon 5 vjetorin e themelimit te saj njëkohësisht të pesë mbikëqyrësit e emëruar nga Kuvendi i Kosovës do bëjnë përmbylljen e mandatit të parë pesëvjeçar. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema pret ne takim Mynyr Koni, Rektor i Universitetit të Tiranës së bashku me delegacionin nga Universiteti i Tiranës më ç'rast do të nënshkruajnë marrëveshje  bashkëpunimi mes Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit te Tiranës. (Ndërtesa e Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Komisioni Shtetëror i Maturës  do të mbajë konferencë për media ku do të publikojë rezultatet e Provimit të Maturës dhe do të japë informata të përgjithshme rreth procesit të organizimit dhe administrimit të testit. (Ambientet e MAShT, ora 11:00)

- Koalicioni i Strehimoreve të Kosovës mban konferencë për media ku do të paraqesë të gjeturat e hulumtimit për analizimin e përgjithshëm të implementimit të kornizës ligjore lidhur me dhunën në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore. (Qendra e konferencave “Orion”,  ora 11:00)

- Zyra e BE-së do të organizojnë  ngjarjen lansuese të projektit  "Rritja e konkurrencës dhe promovimi i eksportit". (Qendra Informative e BE-së, ora 11:00)

- Bëhet promovimi i librit “Hyrje në Politikat e Sigurisë”, i autorëve Bahri Beqiri e Nur Çeku. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të flasë me rastin e hapjes së Konferencës mbi Çertifikimet e Kualitetit për NVM-të. (Hoteli Emerald, ora 13:30)



- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbaj konferencë për media, ku do të flas për raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me rezultatet e punës së Republikës së Kosovës kundër  trafikimit të qenieve njerëzore.(Objekti kryesor i MPB-së, ora 15:45)


- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim MG Timothy Orr, Komandant i Gardës Kombëtare të IOWA-s. (Kabineti i Presidentit, ora 16:00 - vetëm pamje)

- Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës mban serinë e debateve të antropologjisë muzeore me temën: “Përgaditja e ekspozitës”. (Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, ora 18:00)

- Zëvendësshefja e Misionit të ShBA-ve Jennifer Bachus, e shoqëruar nga Ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Marian Dema, do të flasë me rastin e nisjes së Programit të Lidershipit Transformues - komponenta Korpusi i Qytetarëve. (Restauranti Rron, ora 18:00)

- Në kuadër të fushatës së EUICC-së, BE ka të bëjë me Mjedisin e qëndrueshëm, EUICC organizon një ekspozitë me fotografi të titulluar Fotografët e Rinj të Mjedisit, është përzgjedhur nga fotografi i mirënjohur, Atdhe Mulla. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. (Hoteli “Swiss Diamond”, ora 20:00)
 

Ngjarjet e datës 29 Qershor 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të fakulteteve të Prishtinës protestojnë për të kërkuar pagesën e 0.5 për qindshit të stazhit të punës. (Para Rektoratit “Hasan Prishtina”, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, mban Dëgjim publik për Projektligjin për Kinematografinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore dhe Grupi për Qasje në Zgjedhje të përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar lanson Doracakun për Qasjen dhe Terminologjinë e Drejtë për Personat me Aftësi të Kufizuara. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Zyra e Programit Zhvillimor të OKB-së në Kosovë organizon tryezë diskutimi me temën “Vlerësimi i rrezikut nga korrupsioni në industrinë nxjerrëse: Gjetjet dhe rekomandimet” në të cilen do të prezentohet raporti mbi gjendjen dhe shkallën e rrezikshmërisë së korrupsionit në industrinë nxjerrëse në vend. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese do ta publikojë raportin e monitorimit të prokurimit publik të titulluar “Nder me Tenderë” për vitin 2015. (Salla e konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Bletaria “Apimedica”, do të hap Qendrën për Kultivimin  e Ëmave. (Fshati Klinë e Epërme në komunën e Skenderajt, ora 11:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Vushtrrisë. (Vushtrri, ora 12:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati, në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës për pritjen sa më të mirë të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në atdhe, takohet me kryetarin e Obiliqit. (Obiliq, ora 13:30)

 

- Kosovo Twopointzero organizon biseda të shkurta me temë "Bashkë apo vetëm? Qysh mu mobilizu?". (Kosovo 2.0, Rr. Rrustem Statovci, Nr. 50, te hyrja kryesore e Parkut të Qytetit të Prishtinës, ora 18:30) 

Ngjarjet e datës 28 Qershor 2016

- Misioni i OSBE-së së bashku me Policinë e Kosovës do të mbaj konferencë dy ditore për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim prezanton të gjeturat dhe rekomandimet e hulumtimit për qendrimet e të rinjve Kosovarë mbi qështjet politike dhe sociale në Aktualitetin e sotëm. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Profesionet e Rregulluara në Republikës e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Ambasada e Mbretërisë së Holandës organizon tryezë me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, për të diskutuar rreth prioriteteve të Presidencës Holandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2016 dhe presidencën e rradhës së Sllovakisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian se bashku me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë konferencë lidhru me rolin e metrologjisë në procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me arritjet e BE-së në metrologji. (Hotel Sirius, 10:15)

- Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi raporton në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët edhe shqyrtimi i Projektligjit për Kundërvajtje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400kw Shqipëri-Kosovë. (Kashar - Tiranë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e  e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit ku behët propozimi i anëtarit në Komisionin për kompensimin e viktimave të krimit, shqyrtimi i rekomandimeve të institucioneve që bien në fushëveprimin e Komisionit lidhur me kërkesat buxhetore, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të USAID-it Mike de la Rosa, i shoqëruar nga Presidentja e AUK Dr. Sharon Hart, do të flasë me rastin e ceremonisë së shënimit të përfundimit nga gjenerata e 3-të e Programit tonë të Lidershipit Transformues - komponenta e Trajnimeve Intenzive. (Qendra e librave Soma, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës orgnizon hapjen e ekspozites përsonale të Luka Mjeda. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 20:00)

- Me rastin e mujait të Ramazanit Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava shtron iftar të posaçëm për përfaqësues të mediave. (Hotel Sirius, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 27 Qershor 2016

- Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës organizon forumin e parë për profesionistët e fushave të ndryshme me qëllim që të promovojmë specializimin profesional të individëve. (Shkolla Amerikane dhe District Club në Prishtinë, ora 9:00)

- KIPRED bënë prezentimin e punimit “Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës: Roli i religjionit në identitetin etnik në periudhën e shtet-ndërtimit”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës - STIKK, do të organizojë Konferencën Lansuese të “Strategjisë së Kosovës për Teknologji Informative”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori i Përgjithshëm Lulzim Rafuna, mbajnë konferencë për media, ku do të flasin për "Implemetimin e MSA-së, procesi dhe ndikimi në të hyra, Lirimet për lëndën e parë dhe makineri dhe impakti i tyre në të hyra dhe në biznes, Ri-vlerësimet  e mallrave dhe të hyrat e gjashtë mujorit 2016. (Drejtoria e Doganës, ora 11:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me Projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve lidhur me artikujt dhe storiet e botuara nga gazetarët pjesëmarrës në udhëtimin njoftues për sektorin e turizmit, gjegjësisht turizmit në Kosovën perëndimore. (Qendra e Konferencave “Orion”, ora 11:00)

- Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në bashkëpunim me Institutin Albanologjik të Prishtinës, organizojnë Akademi Përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kroacisë dhe 85-vjetorit të vrasjes së historianit dhe albanologut të shquar kroat me famë botërore, Dr. Milan Shuflaj në shenjë vlerësimi, nderimi dhe mirënjohjeje të përhershme për jetën dhe veprën e Tij në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Mbahet konferencë për media e Galerisë Kombëtare të Kosovës.(Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

 

- Mbahet konferencë për media në lidhje me deportimin e aktivistëve Boiken Abazi dhe Arbër Zaimi. Në konferencë merr pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti. (Zyra e avokatit Tomë Gashi, ora 14:00)

 

- Dega e LDK-së në Malishevë, do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restorani “Mani”, në Malishevë, ora 17:30) 

 


- Gruaja Demokratike e PDK-së – dega në Ferizaj, organizon tryezën ku do të diskutohet tema “Ndërrmarrësia dhe zhvillimi ekonomik regjional”. ( Restauranti “Orchide” në Ferizaj, ora 15:00)

Ngjarjet e datës 26 Qershor 2016

- Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me OSBE- në,mban konferencën vendore e cila shënon 26 qershorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Abuzimit dhe Trafikimit me Droga. ( Hotel “Sirius”, ora  09:30)         

- Vazhdon mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara “Kosova 2016”, ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj. (Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtri, ora 10:00)

 

-  Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë prezanton pjesën e dytë të projektit Re:Act, të quajtur “Mural Weekend”, në kuadër të një nisme që synon rimendimin dhe transformimin e peizazhit urban të qyteteve.( Sheshi kryesor i qytetit të Vushtrrisë. ora 10:00 deri në 16:00)

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2016

- Mbahet mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara “Kosova 2016”, ku do të marrin pjesë më shumë se 400 të rinj. (Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Vushtri, ora 10:00)

- NISMA për Kosovën mban Kuvendin e I-rë Qendror Zgjedhor, ku do të marrin pjesë delegatët nga të gjitha degët e NISMA për Kosovën.(“Salla e Kuqe” (Pallati i Rinisë) në , ora 10:00)

- Këshilli Rinor i ambasadës amerikane në Kosovë prezanton pjesën e dytë të projektit Re:Act, të quajtur “Mural Weekend”, në kuadër të një nisme që synon rimendimin dhe transformimin e peizazhit urban të qyteteve.( Sheshi kryesor i qytetit të Vushtrrisë. ora 10:00 deri ne 16:00)

Ngjarjet e datës 24 Qershor 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- 120 studentë të komunitetit Egjiptian vizitojnë Kuvendi e Kosovës, me c'rast do të bisedojnë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli,  Ministrin e Punës, Arban Abrashin dhe Ministrin e Arsimit Arsim Bajramin.(Salla e Kuvendit të Kosovës, ora 9:30)

- Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve në temën “Tregu i Punës / Punësimi”. (Orion Conference Center, ora 9:45)

- Mbahet konferenca “Siguria në trafik”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami merrë pjesë në konferëncën përmbyllëse të projektit “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkollë”, i cili është zbatuar përgjatë dy viteve nga Qendra për Arsim e Kosovës - KEC me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it dhe të BE-së në Kosovë dhe në bashkëpunim me MAShT. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në të cilën do të ketë njoftim nga Projekti i BE-se rreth propozim- ndryshimeve të kornizës ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë, në të cilën do të Raportojë Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Shkelzen Sopjani. (Kuvendi I Kosovës, salla N 302, ora 11:00)

- Mbahet konferencë Ceremoniale për festimimin e Ditës së komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë salla nr.P38, ora 11:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, 11:00)

- Rektori i Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina''  Marjan Dema  dhe Rektori i Universitetit të Zagrebit  Damir Boras, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. (Ndartesa e Rektoratit të UP-së, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të bëjë inaugurimin e fillimit të punimeve për asfaltimin e tri projekteve rrugore në komunën e Kaçanikut. (Komuna e Kaçanikut, ora 12.00)

- Studentë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të tjerë politik dhe jo politik të komunitetit Egjiptian do të mbahjnë PROTESTË  simbolike. (Sheshi Skenderbeu, ora 12:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, viziton Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). (Objekti i ATK-së, Bulevardi “Bill Clinton”, pranë Katedrales “Nënë Tereza”, ora 13:00)

- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi viziton kompaninë KOSTT. (Ambiententet e KOSTT-it, rr. Isa Boletini nr. 39, ora 14:00)

- Jepet shfaqje teatrale dhe program Muzikor, për nder të  Ditës së komunitetit Egjiptian. (Pallati i Kulturës "Asim Vokshi" në Gjakovë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 23 Qershor 2016

- Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Komitetin Olimpik të Kosovës, organizojnë “Panairin e Sportit”, një aktivitet ky që ka për qëllim të promovoj sportin si dhe klubet e ekipet sportive të komunës së Gjakovës. (Platoja e Namazgjahut, ora 9:00)

- Me rastin e përfundimit të projektit të financuar nga BE "Mbështetje për Kodin Civil dhe të Drejtat e Pronës", do të organizohet ceremonia përmbyllëse me qëllim të prezantimit të të arriturave të këtij projekti me vlerë prej 1,9 milionë euro. (Hotel Sirius, 10:00)

- ANP 'Adem Jashari' ne bashkepunim me kompanine mediale KOHA  sjell sherbimin e ri 'Kendi i Leximit' per te gjithe udhetaret qe udhetojne nga ky aeroport. Ky sherbim është i vetmi në rajon.(ANP, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, bën inaugurimin e fillimit të punimeve për realizimin e dy projekteve: rehabilitimit dhe rikonstruktimit të rrugës nacionale N9 - pjesa Rrethrrotullimi Prishtinë - Rrethrrotullimi Fushë-Kosovë dhe riorganizimit të rrugës nacionale N2 – segmenti Veternik (udhëkryqi për Gjilan) – QMI. (Tek hyrja e FSK-së, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, bën inaugurimin e fillimit të punimeve në rrugën N2. (Veternik, te rrethi QMI, ora 11:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, dhe Ministri i Arsimit Arsim Bajrami, marrin pjesë në ceremoninë e mbylljes së Programit të Arsimit Themelor të USAID-it. (Hoteli Swiss Diamond, ora 14;00)



- Një grup i mbi 40 organizatave të shoqërisë civile do të mbajnë konferencë për media në lidhje me tragjedinë e 6 qershorit në Prizren, ku humbi jetën një fëmijë i moshës tre vjeçare.(Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Sheshin Ibrahim Rugova, ora 14:00)


- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim diplomatin gjerman Ernst Reichel. (Kabineti i Kryetarit, ora 17:00)

- Mbahet debati me temën: ”Dokumentimi audiovizuel në Muze”, si rrjedhojë e bashkëpunimit të Muzeut të Kosovës, me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës!. (Lapidariumi I Muzeut të Kosovës, ora 18:00)


- Shfaqet filmi "INDEPENDENCE DAY: Resurgence" 3D, Premier Botërore.(Kino ABC, ora 22:00)

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2016

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore e organizon diten e dytë të punëtorisë me temën Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Forumi për Iniciativa Qytetare mban eventin Programi Përshpejtues në Bujqësi dhe Turizëm për të Rinjtë - ATAR, "Rritja e mundësive për punësimin e grupeve në nevojë”. (Sirius Hotel, ora 10:00)

- Mbahet Takimi i Krerëve të Institucioneve të Drejtësisë. (Hotel Sirius, ora 10.00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, në të cilën do të bëhet Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon diskutim paneli për akseleratorin e bujqësisë dhe ekoturizmit për të rinj. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit vjetor për funksionimin e sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike të Republikës së Kosovës për vitin 2015, I ftuar z.Kosum Aliu Drejtor në NJQH. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) në bashkëpunim me programin për ndërtim të paqes dhe të drejtat e njeriut në kuadër të Universitetit të Kolumbias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mban konferencën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”. (Hotel “Sirius” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, në të cilën do bëhët Intervistimi i kandidatëve për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në Konferencën për etikën parlamentare dhe krijimin e Komisionit për etikën parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla 409, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 21 Qershor 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim drejtorin e Komitetit për Etikë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Omar Ashmaëy. (Kabineti i Kryetarit, ora 9:00)

- Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, në mbështetje të programit TAIEX të Bashkimit Evropian, organizojnë punëtorinë me temën “Sistemi i Menaxhimit Kolektiv të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta”. (Hotel AFA, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës në bashkëpunim me Bankën Botërore e organizon punëtorinë me temën Programi për Ekonominë Dixhitale të Kosovës. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Ministria e Integrimit Evropian së bashku me Ambasadën e Republikës së Francës dhe Rrjeti i Qendrave Rinore të Kosovës organzion konferencën “Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rinor - nga perspektiva rajonale tek ajo evropiane”. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në të cilën do të diskutohet për Harmonizimin e qëndrimeve me Komisionin për Buxhet dhe financa, lidhur me Projektligjin për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla S-I, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës shënon “Festën e Muzikës”. (Sheshi “Zahir Pajaziti", ora 10:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, mban mbledhje komemorative për Tomë Hajdaraj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, i cili ndërroi pas një sëmundjeje të rëndë. (Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremoninë e hapjes së qendrës “Evropa” në Prizren. (Qendra Evropa, Prizren, ora 10:30)

- Instituti GAP organizon konferencën për media me temë "Sa i zbatojnë ligjet komunat e Kosovës?". (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Ministria e Financave dhe Oda Ekonomike e Kosovës organizojnë tryezë publike me përfaqësuesit e Ndërtimtarëve ku do të diskutohet për Tatimin e Vlerës së  Shtuar. (Ndërtesa e Odës Ekonomike të Kosovë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i Raportit të punës së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për Ndihmë Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Diasporës, Valon Murati për të zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Valën, pret në një takim drejtorin e Valës, Agron Mustafa për të nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit. (Ministria e Diasporës, ish objekti i Gjykatës Themelore - prapa Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Forumi i Gruas  së LDK-së organizon konferencën me temë "Politikat e Qeverisë në fuqizimin ekonomik, social e politik të gruas". (Swis Diamond, ora 12:00)

- Varroset Tomë Hajdaraj, anëtar i Kryesisë së AAK-së, i cili ndërroi pas një sëmundjeje të rëndë. (Varrezat e fshatit të tij të lindjes, në Palabardh, ora 13:00)

- Përfaqësuesit e Zyrës së BE-së-PSBE dhe Komuna e Mitrovicës së Veriut, do të shënojnë nisjen e punimeve ndërtimore për tri projekte të ndryshme në Mitrovicën e Veriut. (Ndërtesa e Qendrës Shëndetësore dhe parku i qytetit, Mitrovica e Veriut, ora 14:00 )

 

- Parlamenti Studentor  i Univeritetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" për nder të mujait të shenjtë të Ramazanit shtron iftar në menzën e studentëve për studentët dhe stafin akademik të UP-së pa dallim. (Menza e Studentëve te konviktet, ora 20:15) 

Ngjarjet e datës 20 Qershor 2016

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i Kuvendit të Republikës së Kosovës mban dëgjim publik lidhur me "Zbatimin e Ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, në mbështetje të programit TAIEX të Bashkimit Evropian do të organizojnë punëtorinë me temën “Sistemi i Menaxhimit Kolektiv të Drejtave të Autorit dhe të Drejtave të Përafërta”. (Hotel AFA, ora 9:30)

- Shoqata e Prodhuesëve të Qumështit të Kosovës mban konferencën ceremoniale të projektit "Transparenca". (Hotel Golden, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Higjiena”që mirëmban qendrën studentore të Prishtinës do ndërpresin punën dhe do protestojnë për të kërkuar tu paguhet stazhi I punës 0.5% nga Qendra Studentore. (Para Qendrës Studentore, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja konstitutive e Kuvendit të Shoqatës Sindikale të Punetorëve të Teatrit Kombetar të Kosoves. (salla e vogël ë TKK-së, ora 10:00)

- Në shënim e Ditës së Refugjatëve, Departamenti për Diasporën i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Aleancën e të Rinjëve të Kosovës bën shpërndarjen e fletëpalosjeve me moto ‘’Shqiptarët nuk do duhej te jenë refugjatë’’. (Aeroporti “Adem Jashari”, ora 10:00) 

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takon përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar. (Kabineti i Kryetarit, ora 10:00)

- Drejtoresha e Kulturës, Saranda Bogujevci, përfaqësues të Ambasadës Franceze, si dhe interpretues e krijues muzikor mbajnë konferencë për media lidhur me shënimin e “Festës së Muzikës” që mbahet të nesër në sheshin “Zahir Pajaziti". (Komunës së Prishtinës, salla nr. 37, ora 10:30)

- Mbahet Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit, në tyë cilën do të bëhët Shqyrtimi i Raportit Vjetor i Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për vitin 2015. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 11:00)

- Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon turne basketbolli për juniorë. (Qendra Rekreative e Gërmisë, ora 14:00)

- Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani dhe zv/ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Ibrahim Al-Alavi, do të shpërndajnë pako ushqimore në Ferizaj. (Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, ora 14:00)
 
- UNHCR, agjencia e OKB-së për refugjatët, misioni në Kosovë, shënon së bashku Ditën Botërore të Refugjatëve. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- Departamenti për Diasporën i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në bashkëpunim me Aleancën e të Rinjëve të Kosovës zhvillon aktiviteti kulturor, kolonia e piktorëve nga e gjithë Kosova, me temën “Refugjati”, ku do të bëhen punime artistike, dhe do të ekspozohen punime të shumta. (Sheshi ‘’Skenderbeu”, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 19 Qershor 2016

- Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mbahet Takimi Ndërkombëtar i Lidershipit, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të shteteve nga të gjitha kontinentet. (Hotel Emerald, ora 8:00) 

 
- Sonte në prag të ndeshjes së futbollit Shqipëri – Rumani Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë organizon një koncert festiv madhështor me artist nga grupet artistike të Vlorës, Tropojës dhe Kukësit së bashku me këngëtaret Ilir Shaqiri dhe Ermira Babaliu. (Sheshi Skënderbeu në Prishtinë, ora 19:45)
 

Ngjarjet e datës 18 Qershor 2016

- Mbahet pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për rreth 32 mijë maturantë sa ka këtë vit Kosova, ora 10:00.

- Hapja solemne e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare ICLLC 2016, “Gjuhësi, letërsi dhe kulturë",  të organizuar me rastin e 400-vjetorit të vdekjes së Shekspirit nga Kolegji AAB. (Objekti i Kolegjit AAB, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që do të testohen në qendrën e testimit në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frashëri” në Prishtinë. (Objekti i Gjimnazit, ora 10:00)

- Partisë Demokratike të Kosovës - Dega e Mitrovicës mban konferencë të jashtëzakonshme me temën ''Zhvillimet e fundit që kan ndodhur në Mitrovicën Veriore''. (Selia e PDK-së, sheshi ''Adem Jashari'' - në Mitrovicë, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë nxënësit që do të testohen në Shkollën Ekonomike në Prizren. (Objekti i shkollës, ora 11:30)

- Iniciativa Qytetare për Veprim organizon aksion simbolik për të kërkuar përgjegjësi publike dhe dorëheqje nga kryetari i komunës Agim Bahtiri për fjalën dhe premtimet e dhëna për heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër. (Përpara komunës së Mitrovicës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Maturës do të mbajë konferencë për media, ku do të paraqesë rrjedhën e Provimit të Maturës Shtetërore. (Objekti i MSH-së, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 Qershor 2016

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione, në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. (Kuvendi i Kosovës, salla S-II, ora 9:30)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, respektivisht Drejtoria e Akreditimit e Kosovës organizon festimin e Ditës ndërkombëtare të Akreditimit. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në të cilën do të ketë diskutim lidhur me gjendjen në infrastrukturën sportive, si dhe do të shqyrtohet Raporti me rekomandime për Projektligjin për Kinematografinë. (Kuvendi i Kosovës, salla N 303, ora 10:00)

- Handikos pranon donacion 450 karroca dhe pajisje ndihmese. (Zyrat e HandiKOS - Qendra e Resurseve për Persona me Aftësi të Kufizuara afër fshatit ndërkombëtar, ora 10:00)

- Ministri Bajrami do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e lansimit të Projektit të Përmirësimit të Sistemeve në Arsim në Kosovë, projekt i financuar nga kredia e Bankës Botërore. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi misionin e Bashkimit Evropian për sundim të ligjit në Kosovë, etj.  (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren bëhet vendosja e gurthemelit për shtatoren e Ukshin Hotit-Profesorit dhe intelektualit të shquar Shqiptar. (Oborri i Universitetit, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shtatores së prof. dr. Ukshin Hotit në Prizren. (Oborri i Universitetit, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të presë në takim ministrin e Arsimit të Maqedonisë, Pishtar Lutfiu. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 16 Qershor 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituive të Konferencës së Rektorëve, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë rektorët e institucioneve publike të arsimit të lartë, të cilët janë edhe anëtarë të këtij organi. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe rektorët e institucioneve publike të arsimit të lartë. (Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, ora 9:45)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Instituti Riinvest mban ceremoninë përmbyllëse të Akademisë Zhvillimore II për ta pranuar solemnisht certifikatën e grantit. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, do t’u bashkangjitet fermerëve me rastin e ditëve të promovimit të boronicave. (Sheshi Nëna Terezë,  ora 11:00)  

- Agjencia kundër korrupsionit mban ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. (Rruga” Nazim Gafurri” Nr. 31 Prishtinë, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pret në takim Auditorin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Besnik Osmani. (Kabineti i Kryetarit, ora 11:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabineteve të informatikës në Qendrën Burimore “Përparimi” në Prishtinë. (Qendra Burimore “Përparimi”, ora 13:30)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon diskutim lidhur me bisedimet  e BE-së mbi "Mbrojtja e Mjedisit të Kosovës: Si Ndotja e ajrit dhe Shpyllëzimi Ndikimet Mjedisi ynë". (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 13:30)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabineteve të informatikës në Shkollën Profesionale “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë. (Shkolla Profesionale “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë, ora 14:30)

- Shfaqet premiera e filmit botër “Finding Dory” në 3D. (Kinema ABC, ora 16:00)

- Mbahet faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. (Lgjaet Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, Vreshtat dhe Kolovica,ora 19:30)

Ngjarjet e datës 15 Qershor 2016

- Fillon trajnimi “Vlerësimi Doganor, Klasifikimi dhe kontrollet pas-importuese për Doganën e Kosovës II” që mbahet nga ekspert amerikan të Departamentit Amerikan për Tregti. (Drejtoria e Doganës, Lagjja Emshir, ora 9:15)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Rajonale me temë “Kërcënimet ndaj Sigurisë Bërthamore“. (Hoteli Sirius, ora 9:15)

- Bëhet ndarja e certifikatave për 136 këshilltarë bujqësor të sektorit publik dhe privat, të cilët kanë vijuar trajnimin në kuadër të projektit “Asistencë në forcimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, i financuar nga MBPZHR-ja dhe Bashkimi Evropian. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës do të dhurohet një donacion në barna dhe pajisje mjekësore nga Emiratet e Bashkuara Arabe. (Klinika e Neonatologjisë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth raporteve kthyese të organizatave buxhetore, për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikqyrje të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Organizata Mjedisore “Let’s Do It Kosova” dhe vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të realizojnë aksion pastrimi në fshatin Besi të Komunës së Prishtinës. (Fshati Besi, ora 10:00)

- Zyra e Bashkësisë Evropiane dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë Panairin e Programit të granteve te ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. (Sheshi Nëna Terezë, ora 10:00)

- Ministri Rrahmani do të marr pjesë në përurimin e Ambulancës së Mjekësisë Familjare në fshatin Zaskok të Ferizajt. (Fshati Zaskok, ora 10:00)

-  Mbahet takimi i 117-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, në ish-objekti i Inspektoratit Komunal, ora 10:00)

-  Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në promovimin e Udhëzimit Administrativ për Masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.  (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:30)

- Iniciativa Qytetare për Veprim organizon ekspozitë me fotografi ku i do të prezantohen ndërtimet dhe kolonizmin që Serbia e ka bërë dhe po vazhdon ta bëjë në veri të Kosovës, dhe në anën tjetër shtëpitë e djegura dhe të shkatërruara të shqiptarëve të cilët Serbia i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe ua ka djegur e shkatërruar ato. (Përpara qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Organizat Jo qeveritare organizojnë protesta qytetare për të kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës, atij të kulturës dhe atij të planifikimit hapësinor, si dhe ndjekjen penale të të gjithë përgjegjësve institucional që me mosveprimin e tyre shkaktuan tragjedinë e tre vjeçares Xheneta Gashi. (Sheshi Shadërvan Prizren, 12:00)

- Behët promovimi i librit  ”Politika në fokus”, të autorit Dr. Belul Beqaj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

 

- Komiteti Olimpik i Kosoves dhe MABETEX Group firmosin marreveshjen e Partneritetit ekskluziv Gjeneral per 5 vite 'Nga Rio ne Tokyo". (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e vendosjes së gurthemelit të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Ferizaj. (Në afërsi të Parkut Liria, kilometri i 2-të i rrugës Ferizaj - Shtime, ora 14:00 - ndryshon, ora 15:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticiione në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në vënien e Gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Ferizaj. (Në dalje të Ferizajt (kilometri i parë majtas, rruga për Shtime, ora 14:00 - ndryshon, ora 15:00)

- Shoqata e Bujqëve  Prodhues te Grurit te Kosoves, organizon konferencë për media me temen “Fushata e korrjeshirrjeve për vitin 2016 dhe politikat mbeshtetese për ketë sektor në vendet te rajonit”. (Lokalet e Odes Ekonomike të Kosovës, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 14 Qershor 2016

- Shoqata e Bankave të Kosovës organizon forumin e hapur lidhur me sektorin bankar dhe sistemi i zbatimit të kontratave në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:00)

- Fakulteti i Edukimit, Universiteti “Hasan Prishtina” organizon hapjen e simpoziumit shkencor me temë "Avancimi i Hulumtimeve në Arsim në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës". (Amfiteatri i Madh i Fakultetin te Edukimit, ora 9:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon tryezën ku do të diskutohen mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit të tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkure këpucëve. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me harmonizimin e qëndrimeve me Komisionin për Buxhet dhe financa, lidhur Amendamentetin 32 të Projektligjit për Investimet strategjike në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizojnë tryezë diskutimi me temën “Parandalimi i korrupsionit në prokurimin publik”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bën Inaugurimin e projektit "Rinovimi i varrezave në fshatin Dubravë, Komuna e Ferizajt". (Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt, ora 11:00)

- EC Ma Ndryshe ogranizon konferencën për media lidhur me protestën së 15 qershorit në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar . (Kino Lumbardhi në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit Vjetor i Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, etj.. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ramush Haradinaj dhe anëtarë të tjerë të AAK-së, do të dhurojnë gjak. (Qendra e Transfuzionit të Gjakut, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:15)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon ceremonin e inaugurimit për ndërtimin e kopshtit të ri të fëmijëve në Ferizaj. (Ferizaj, ora 12:20)

- Komisioni i Pavarur i Mediave mban dëgjim publik me përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara lidhur me Rregulloren për shpërndarjen e shërbimeve mediale audio dhe audiovizuale. (Hotel Prishtina, ora 13:00)

- Mbahet tryeza e dytë publike të Ministrisë së Financave me palët e interesit për Projektligjin  për Agjencinë e Tatimit dhe të Doganës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla - P38, ora 13:30)

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2016

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa, merr pjesë në takimin e radhës të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P37, ora 9:00)

- EMPOWER Sektori Privat i USAID-it në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve lansojnë web portalin që do të jetë adresa e përbashkët online e të gjitha kompanive të veshmbathjeve dhe dizajnerëve të Kosovës e që ka për qëllim nxitjën e eksportit të produkteve vendore dhe krijimi i lidhjeve të biznesit mes kompanive kosovare dhe të huaja. (Ndërtesa e Bankës Botërore dhe Deloitte në Fushë Kosovë, ora 10:00)

-  Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, do të marrë pjesë në evenimentin e nisjes së portalit informativ të Shoqatës së Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve. (Ndërtesa e Deloittes dhe Bankës Botërore në Fushë Kosovë, ora 10:00)

 

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në manifestimin për 90-vjetorin e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët në Turiqec të Skënderajt. (Fshati Turiqec, komuna e Skënderajt, ora 11:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën ku do të prezantohen rezultatet e edicionit special të sondazhit nga Barometri Kosovar i  Sigurisë, me titull“Pikëpamjet e qytetarëve ndaj ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Kosovë”. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 11:00)

 

- Mbahet tryeza e rrubmbullakët e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me fokus në Industrinë e Qumështit. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj kuvendin zgjedhor në Komunën e Gjilan. (Restaurant Luli në Gjilan, ora 17:00) 



- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.  (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 12 Qershor 2016

- Shoqata e Botueseve të Kosovës mban konferencë për media, ku do të flitet për ecurinë e panairit, si dhe do të bëhen të ditur pesë librat më të shitur të autorëve tanë dhe pesë librat më të shitur të autorëve të huaj. (Panairi i Libirit në Pallatin e Rinisë, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj Kuvenden Zgjedhore në Komunën e Obiliqit. (Shkolla fillore "Ibrahim Rugova", ora 13:00)

- Lëvizja Vetëvendosej mban konferencë për media në të cilën do të flasë kryetari Visar Ymeri. (Selia qendrorer e Vetëvendosej!-s, ora 13:00)NISMA për Kosovën, po vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën.

- NISMA për Kosovën do të mbaj Kuvenden Zgjedhore në Komunën e Klinës. (Zyrat e NISMA's, në Klinë, ora 16:00)

- Behët mbyllja e Panairit të librit në Prishtinë. (Panairi i Libirit në Pallatin e Rinisë, ora 16:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj Kuvenden Zgjedhore në Komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj", ora 17:00)

- NISMA për Kosovën do të mbaj Kuvenden Zgjedhore në Komunën e Rahovecit. (Hotel Plaza në Rahovec, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 11 Qershor 2016

- Nën organizimin e Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat të Kosovës 60 punëtorë të kompanisë “Beni Dona” do të nisen për pushime në Malin e Robit Shqipëri. (Kompania Beni Dona në Ulpianë, ora 5:45)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Pishinës së Gërmisë e cila do të jetë në shërbim të tyre gjatë tërë sezonës. (Gërmi, ora 10:00)

- Bëhet zbulimi i Lapidarit te luftetarit Shiqiri Makshana, qe ka marr pjese në luften e Koshares. (Fshati Drenoc, Komuna e Rahovecit, ora 10:00)

- NISMA për Kosovën mban Kuvendin zgjedhor në Komunën e Shtimes. (Shkolla fillore "Emin Duraku" në Shtime, ora 11:30)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës do të organizohen "Takime Korale", ku do të marrin pjesë koret e shkollave fillore të Prishtinës. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 14:00)

- KD Events & Communications  transmetimin publik  të ndeshjes së kombëtarës se Shqipërisë kundër Zvicrës me ç'rast do të ketë edhe organizim kulturor me performimin e këngëtarit shumë të njohur shqipëtarë, Kastriot Tusha. (Sheshi Skenderbeu,  ora 15:00)

- Akademia jCoders organizon Hackathonin më të madh në Kosovë për fëmijë. (Objekti i Qendrës  se Inovacionit te Kosoves - ICK, ora 16:00)

- Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës do të hapet ekspozita "Prishtina e Humbur" e organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Organizata "Culture for All - Phase 3. (Sheshi "Adem Jashari" në Prishtinë)

Ngjarjet e datës 10 Qershor 2016

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë diskuton mundësitë e shfrytëzimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për rritje të Eksportit, në kuadër të sektorit të tekstilit, veshmbathjeve dhe lëkure këpucëve. (Hotel Emerald, ora 9:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremonin solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e kinematografisë. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 10:00)

- Oda e Avokatëve të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Ministrinë e Drejtësisë me rastin e 43 vjetorit organizon “Ditën e Avokatisë 2016” dhe konferencën me avokatë dhe juristë nga diaspora. (Swiss Diamond, ora 10:00)

- Drejtoria e  Arsimit në Komunën e Prishtinës organizon aktivitetin për ndarjen e mirënjohjeve për nxënësit e nivelit të arsimit parauniversitar të cilët treguan rezultate të larta në garat e ndryshme si Olimpiada e Matematikës, Shkencëtari i ri, Olimpiada e Kimisë, Garat e diturisë, Poezia më e mirë, Piktura më e mirë dhe Eseu më i mirë, të realizuara gjatë vitit shkollor 2015-2016. (Shkolla fillore “Model”, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe MDA, mbajnë tryezën e diskutimit lidhur me akcizën në produktet e duhanit dhe revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës. (Qarshia e Jupave në Gjakovë, ora 11:00)

- Kompania “Fshati Gjelbërt” Prizren organizon ceremoninë e prezentimit me rastin e hapjes së punëve ndërtimore në fermën lidhur me ndërtim të objektit, për trajtim biologjik të mbeturinave organike dhe shfrytëzim të energjisë së gjelbërt nga burimet e ripërtëritshme. (Objekti i fermës në Prizren në afërsi të magjistralës Prizren-Vërmicë, ora 11:00)
 
-  Shtëpia Botuse Toena, në kuadër të Panairit të Librit Prishtina 2106, promovon përmbledhjen "Libri i Tiranive" të autorit Ismail Syla. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Gruaja Demokratike e PDK-së -Ferizaj organizon tryezën për arsim me temë "Roli i gruas në sistemin arsimor në Kosovë". (Restaurant "Kulla"-Ferizaj, ora 12:00)

- Mbahet tribuna e intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë me temë “Shqiptarët dhe kriza politike në Maqedoni”. (Hotel Prishtina, ora 12:00)

- Fakulteti i Arkitekturës dhe i Arteve të Kolegjit AAB organizon aktivitete tradicionale. (Teatri “Faruk Begolli”, ora 12:00)

- Rinia Demokratike e PDK-së me rastin e 10 Qershorit, të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, organizon një mbledhje solemne për të përkujtuar rolin e rëndësishëm vendimmarrës të cilin kishte kjo Lidhje për Kombin Shqiptar. (Ambientet e objektit të Lidhjes së Prizrenit, ora 12:30)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj vizitojnë Panairin e Librit. (Panairi i Librit në Prishtinë, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Komunën e Graçanicës. (Objekti i komunës së Graçanicës, ora 13:00)

- NISMA për Kosovën mban kuvendin zgjedhor në Komunën e Skenderajt. (Zyrat e NISMA’s në Skënderaj, ora 15:00)
 
- NISMA për Kosovën mban kuvendin zgjedhor në Komunën e Vushtrrisë. (Zyrat e NISMA’s në Vushtrri, ora 17:00)

- Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Podujevë organizon Manifestim me rastin e shënimit të ditës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 80 vjetorit të lindjes së Nderit të Kombit Adem Demaçi që njëkohësisht është Kryetar Nderi i KMDLNj - së. (Kinemaja e qytetit të Podujevës, ora 18:00)


Ngjarjet e datës 9 Qershor 2016

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në Konferencën “Gjendja e kërkimeve shkencore në Kosovë”. (Ambientet e MAShT, ora 9:00)

- Instituti Riinvest organizon konferencën “Potencialet Ekonomike në Rajonin Qender”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00) 

- Lëvizja FOL organizon konferencën për media me ç’rast do të publikoj të gjeturat e hulumtimit "Skenimi i integritetit në institucionet publike në Kosovë”. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” organizon ceremoninë Inauguruse , në kuadër të projektit të  mbështetur nga Zyta e Bashkimit Evropian "Mbështetja e agroturizmit dhe infrastrukturës për te përmirësuar dhe promovuar potencialet e bizneseve për zhvillimin ekonomik të lstogut, si dhe krijimin e rritjes dhe vendeve te qëndrueshme te punës për të  ardhme më të mirë”. (Te burimi në Istog, ora 10:30)  

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë inauguruese të projektit "Mbështetja e agro-turizmit, bizneseve dhe zhvillimit ekonomik në Istog". (Te burimi në Istog, ora 10:30) 

- Qendra për Kurajo Politike në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës organizon tryezën “Informaliteti dhe korrupsioni në Kosovë - Një qasje e re empirike”. (Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, kati 3,  ora 10:30)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të kontratës se renovimit të Stadiumit të Prishtinës. (Stadiumi i Prishtinës, ora 11:00)

- Ministria e Shëndetësisë bën ri-licencimin e profesionistëve shëndetësor. (Ndërtesa e Ministrisë se Shëndetësisë, salla 128, ora 11:00)

- Zyra e BE-së dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojnë një vizitë monitoruese dhe promocionale në terren tek përfituesit e Programit të Granteve për NMVM. (Komuna e Gjakovës, ora 11:30)

 - Mbahet promovimi  e librit 'Ema dhe Pushimet Verore"  e autorës Viona Doberdoli e cila është nxënëse e dalluar në shkollën fillore Meto Bajraktari. (Shkolla fillore Meto Bajraktari, ora 12:00)

 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të realizojë një vizitë në Komunën e Skenderajt, me ç’rast do të pritet nga nënkryetari, Fadil Nura. (Objekti i Komunës, ora 13:00) 

 

- Dega e LDK-së në Dragash, do të shënojë 26-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Palma” në hyrje të Dragashit, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 8 Qershor 2016

- Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës mbështetur nga GIZ-i  gjerman organizon konferencën e dytë të matematikës me temë “Korrelacioni mes matematikës dhe fushave të tjera kurrikulare”. (Retorant "Xeni Imperlail" në Gjakovë, ora 8:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbahet Mbledhja e IV e Kuvendit të Komunës së Prishtinës. (Salla e Kuvendit të Komunës së  Prishtinës, ora 10:00)

- Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në bashkëpunim me USAID-in dhe IFES-in, do ta publikojnë Planin Strategjik te PZAP-it për periudhën 2016 - 2019. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutf i Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën “Selami Hallaqi”. (Shkolla “Selami Hallaqi”, ora 10:45)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, do të organizojë ceremoninë solemne për ndarjen e çmimeve në fushën e muzikës. (Kabineti i ministrit, ora 11:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës, mban konferencë për media rreth raportimit të hyrave për periudhën Janar-Maj 2016 si dhe të arriturat tjera gjatë kësaj periudhe. (Zyra qendrore e ATK-së salla e konferencës, kati I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në të cilën do të ketë diskutim rreth planit të veprimit të grupeve punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, sipas planit të punës së komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në të cilën do të Shqyrtohet  Projektligji për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, me amandamente të Komisionit Funksiuonal për Mandate. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i çështjeve aktuale në komision dhe caktimi i një anëtari të komisionit për seminarin në Durrës sipas kërkesës së Fondacionit SOROS. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të vizitojë nxënësit, të cilët do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta në shkollën “Musa Zajmi” në Gjilan.(Shkolla “Musa Zajmi", ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa, në të cilën do të shqyrtohen disa raporte financiare, duke pwrfshirw edhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shërndarjen e kontigjencës për korrektim të formulës-pjesës së Grantit të Përgjithshëm për vitin 2017 për komuna në vlerë prej 4,000,000 euro. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C 203, ora 11:00)

 

- Behët promovimi i veprave për veprimtarin e çështjes kombëtare, z. Adem Demaçi. (Lokalet e Institutit Albanologjik, ora 12:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokratizim pranë USAID-it Sara Buchanan, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtori i Programit të të Drejtave Pronësore Brian Kemple, do të shpallë një sërë aktivitetesh në Viti. (Shtëpia e Kulturës, Holli i Galerisë së Arteve, Viti, ora 12:30)

- Mbahet Ceremonia e diplomimit të nxënësve të shkollës "Sami Frashëri". (Amfiteatri pranë pishinës së Gërmisë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 7 Qershor 2016

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon konferencën "Roli i shoqërisë civile në reformën e administratës publike – Standardet dhe praktikat e BE-së''. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit për Projektligjin për Enërgjinë, për Rregullatorin e Enërgjisë, për Gazin Natyror, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Bëhet përurimi i librit “Artefaktet në Elektroencefalografi” të autorit dr. Rushit Jashari. (Klinika e Neurologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ora 11:00)

- Ministria e Integrimit Evropian bën prezantimin e përfituesve të bursave nga skema e bursave “Celula e të Rinjve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizon bën prezantim i përfituesve të granteve nga skema e bursave “Celula e të Rinjve”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi shqyrtimi i Informacionit lidhur me vizitën zyrtare të delegacionit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në Republikën e Kroacisë, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

 

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët e ri të licensuar për hartimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis. (Ndërtesa e re e Qeverisë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në vënien e Gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan. (Oborri i Qendrës Spitalore afër Institutit të vjetër në Gjilan, ora 12:45)

- Mbahet ceremonia e vënis se gurthemelit të Institutit Rajonal të Shëndetësisë Publike në Gjilan. (Oborri i Qendrës Spitalore, afër Institutit të vjetër në Gjilan, ora 12:45)

- Zyra për Qeverisje të Mirë do të mbajë konferencë, me qëllim të informimit përmes mediave për fillimin e ofrimit të shërbimeve në gjuhën e shenjave nga institucionet publike për të gjithë qytetarët e shurdhër të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,  salla P37, ora 13:30) 

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe drejtori i kopmanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, Ljupco Georgiev, do të mbajnë konferencë për media, ku do ta inaugurojnë Qendrën Inovative të MAShT dhe do ta paralajmërojnë projektin “Microsoft Showcase Classroom". (Hapësira për konferenca në MAShT, ora 13:30)

- Nënshkruhet "Marrëveshje Mirëkuptimi ndermet Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe Kompanisë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike SH.A”. (Rektorati, ora 14:00)

 - NISMA për Kosovën vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (Shtëpia e Kulturës, "Tahir Sinani", në Malishevë, ora 17:00)

 

Ngjarjet e datës 6 Qershor 2016

- Takohen kryetarët e grupeve të  miqësisë ndërmjet  Kosovës dhe  Sllovenisë më ç'rast kryetari i Grupit të Miqësisë  Kosovë - Slloveni,  Elmi Reçica, do të presë në takim kryetarin e Grupit të Miqësisë  Slloveni-Kosovë Franc Trçek ,  i cili shoqërohet nga një grup studentësh nga Sllovenia. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Bëhet promovimii librit "Syni dhe Mendja e qytetarit përballë shërbimeve të mshefta serbe" të autorit Xhevat Meha. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e inaugurimit të objektit të Qendrës Komunale të Regjistrimit Civil dhe Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve në komunën e Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale organizon debatin me temën: “Iniciativë e të rinjve për ndalimin e konsumimit të pijeve energjike nga personat nën moshën 18 vjeç’’. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-1, ora 11:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë, në bashkëpunim me Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizon prezantimin dhe diskutimin e Raportit për Kosovë për vitin 2015 të Matricës së monitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 13:00)

- Mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të kombit Labinot Krasniqi, Elmi Hoti dhe Visar Krasniqi të renë në bëtejen e Mateçit , të Kumanovës në luftën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001. (Amfiteatri i Shkolles Amirikane në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ora 17:00)

 

- NISMA për Kosovën vazhdon me mbajtjen e Kuvendeve Zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (Zyrat e NISMA për Kosovën, në Fushë Kosovë, ora 18:00)

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2016

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar myftiun Naim Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. (Bashkësia Islame e Kosovës, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisite, Green Art Center - Prishtina organizon aktivitete me karakter promovues për një mjedis të qëndrueshëm. (Parku i Germisë në Prishtinë, ora 10:00)

­- Vullnetarët e Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” do të organizojnë një aksion pastrimi në Komunën e Deçanit. (Afër Stacionit të Policisë në Deçan, ora 10:00)

- Green Art Center - Prishtina organizon aktivitete me karakter promovues për një mjedis të qëndrueshëm në Qytetin e Ferizaj. (Tek Bifurkacioni i lumit Nerodime, ora 10:30)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në përurimin e rrugës që fillon në fshatin Dardani që zgjat deri në fshatin Zllatar, komuna e Ferizajt. (Fshati Dardani, komuna e Ferizajt, ora 10:45)

- Organizata “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër më 5 Qershor, për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, do të organizojë disa aktivitete, të cilat do të konkretizohen me aksione pastrimi. (Parku i Muzeut të Kosovës, afër Xhamisë së Çarshisë, ora 11:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shënon Ditën Botërore të Mjedisit. (Bifurkacioni i lumit Nerodime në Ferizaj, ora 11:30)

- Kryeministri Isa Mustafa në Ditën Botërore të Mjedisit, viziton Bifurkacionin e lumit Nerodime në Ferizaj. (Bifurkacioni i lumit Nerodime në Ferizaj, ora 11:45)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës shënojnë Ditën Botërore të Ambientit me moton ‘Sporti dhe Ambienti’. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 12:00)

- NISMA për Kosovën, mban Kuvendin zgjedhore nëpër degët e saj në gjithë Kosovën. (American School of Kosovo pranë Pallatit të Rinisë, ora 14:00) - (Hotel Theranda, ora 16:00) - (Shtëpia e kulturës "Uk Bytyqi", ora 17:00) - (Hotel Nobel, ora 18:00) - (Restaurant "Swiss Bistro", afër stacionit të autobusëve, ora 19:00) 

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2016

- Ambasada Gjermane për të nëntën herë me radhë do të organizojë turneun e saj të futbollit, me ç'rast në stadionin e qytetit në Prishtinë do të ndeshen ekipet e ministrive të Republikës së Kosovës, organizatave ndërkombëtare, ambasadave dhe zyreve ndërlidhëse. (Stadiumi i FC-Prishtina, ora 9:30)

- Mbahet Konventa e V-të, e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbahet pjesa e parë e Provimit të Maturës Shtetërore për të gjithë maturantët në Kosovë më ç'rast, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të vizitojë maturantët që do t’i nënshtrohen këtij testi në qendrën e testimit në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. (Objekti i gjimnazit “Xhevdet Doda”, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në Tryezën e punës, në të cilin do të diskutohet për Ndërmarrjen “Trepça”. (Hotel Emerald, ora 10:00) 

- Departamenti i Administratës i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizaj mbanë konferencën për medie me temë "Kryetar a ke përgjigje për këtë gjë?". (Zyrat e PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të bejë testimin e sistemit të Alarmimit Publik i cili sistem do të jetë aktivitet i rregullt i Komunës në çdo të shtunë të parë të muajit vijues. (Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci zhvillon një vizitë në kompaninë Solaborate, e cila ofron shërbime online, ku do të takohet me drejtuesit dhe stafin e saj. (Zyrët e Solaborate në rrugën ‘Fazli Grajqevci’, afër restorantit Dit’ e Nat’, ora 12:45)

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2016

- Një grup prej rreth 32 çiklistëve do të nisin udhëtimin e tyre bëmirës me biçikleta për herë të 3-të, në një distancë prej 500 km rreth e rreth Kosovës. (Çiklistët nisen Lulu’s Coffee&Wine në Prishtina, ora 6:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të diskutohet rreth raporteve kthyese të organizatave buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 9:00)

- Njësitet manovruese të KFOR-it, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kazerma e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kampin “Pomazatin”, ora 9:30)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami do të nënshkruajë Protokol Bashkëpunimi me përfaqësuesit e Këshillit për Arsim të Lartë të Turqisë, me të cilin përcaktohet vendosja, pagesa e arsimit universitar dhe pasuniversitar si dhe përcaktohen bursat dhe çështje të tjera për studentët e komunitetit turk të Republikës së Kosovës, të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në instituticionet arsimore në gjuhën turke në Kosovë. (Kabineti i Ministrit, ora 9:30)

- Promovimi i Librit të Xhepit të OBSh-së “Kujdesi spitalor për fëmijë” dhe shpërndarjen e Kartës së të Ddejtave të fëmijëve në spitale. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Mbërritja e Delegacionit Shqiptar në pikën Kufitare Vërmicë të cilët do të priten nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit. (Vërmicë, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Ping Pong. (Pallati i Sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, ora 10:00)

- Zhvillohet mbledhja e tretë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë. (Gazetarët, kameramanët dhe fotografët e akredituar duhet të jenë në Bibliotekë, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon program edukativo-arsimor me fëmijë. (Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova”, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në not. (Pishina “Nertili” në Gjakovë, ora 10:00)

- Mbahe mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

- Fillon shënimi i “Javës së Distrofisë Muskulare” që organizohet nga Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës dhe përkrahet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Arritja e anëtarëve në Sheshin e Lidhjes së Prizrenit në Prizren, ora 11:00)

-Pritja Ceremoniale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:10)

- Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë. (Biblioteka Kombëtare, ora 11:20)

- Shoqata e Onkologëve të Kosovës në partneritet me Zyrën “Së pari shëndeti” organizojnë seminar një ditor me ligjerues nga Neolife Medical Center Istanbul. (Hotel Garden, ora 12:00)

- Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë nënshkruajnë  marrëveshje. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:20)

- Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës,  Isa Mustafa dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:40)

- Organizata joqeveritare “Etea” dhe “Rri Drejt”, në bashkëpunim me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani”, organizojnë “debat mbi të drejtat dhe liritë e fëmijëve” me Avokatin e Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari. (Dega “Përkujtimore” e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” përballë Lunaparkut në Taukbashçe ora 13:00) 

- Mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët informim nga Murat Meha - Kryesuesi i Komisionit Shterëror për Shënjimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

- Njësitet manovruese të KFOR-it, do të kryejnë një ushtrim operacional në bashkërendim të ngushtë me EULEX-in, Policinë e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës. (Kampi “Villaggio Italia” në Pejë, ora 13:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën "Politika Fiskale dhe Ndikimi i Saj në Sektorin e Prodhimit - Përballimi i Konkurrencës së Shtuar". (Sallën e Konferencave Orion, ora 14:00 - shtyhet per ora 14:40)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Xhudo. (Sheshi “Ali Podrimja” në Gjakovë, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2016

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizon konferencën rreth lansimit të publikimit të OECD-së “Indeksi i Politikave për NVM-te - Ballkani Perendimor dhe Turqia 2016”. (Ndërtesa e Qeverise, salla P38,ora 9:00)

- Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për t’u pajtuar për veprimet përcjellëse. (Ndërtesa e Re e qeverisë, salla e kuqe, nr. 015, ora 9:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Interfaith”. (Swiss Hotel Diamond, ora 9:00)

- Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë dhe PAX For Peace bëjnë prezantimin e punës kërkimore, “Asociacioni - Bashkësia e komunave me shumicë  serbe - Kalimi i udhëkryqit”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në Tenis. (Fusha e Tenisit në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Muzeu i Kosovës organizon aktivitete për me moton Luajmë, Mësojmë, Zbulojmë - Trashëgiminë. (Lapidariumi arkeologjik, ora 10:00)

- Në kuadër të "Javës Olimpike" për fëmijë që po mbahet në Gjakovë organizohen gara në futboll. (Stadiumi prapa Pallatit të Sporteve, ora 10:00)

- Me rastin e  praqitjes së parë pubike të Forumit për Politika Zhvillimore do të prezantohet hulumtimi mbi temë “Sfidat e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë në Raport me Vendet e Regjionit si Faktor Zhvillimi”. (Hotel Prishtina, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në takimin e përbashkët informues për çështjen e administrimit të Maturës Shtetërore në afatin e qershorit, ku do të marrin pjesë drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtorët e shkollave të mesme të larta. (Ambientet e Fakultetit Ekonomik, ora 11:00)

- Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës do të publikoj raportin e ri të titulluar “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet inaugurimi i projektit "Ndërtimi i shtëpisë së mysafirëve dhe rinovimi i oborrit të manastirit të Draganacit në Komunën e Novobërdës". (Manastiri i Draganacit në Komunën e Novobërdës, ora 11:00)

- Kompania Hirano Mushroom LLC do te bej inaugurimin e fabrikës me të madhe në Evropë për prodhimin e kërpudhave japoneze Shiitake. (Fshatin Gushavc në Mitrovicë, ora 11:30)

- Zhvillohet ceremonia e anëtarësimit të një grupi të mjekëve në  Partinë Demokratike të Kosovës. (Selia e PDK-së,ora 14:00)

- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, merr pjesë dhe mban fjalë rasti në ceremoninë e hapjes së Fabrikës Solare në Fushë Kosovë. (Sllatinë, Fushë-Kosovë, 15:50)

- Hapet ekspozita e pikturës e titulluar “Koka nëpër shekuj”, e autorit Mervan Mustafa. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Në kuadër të Festivalit Tradicional të Komedisë, Teatri "Aleksande Mojsiu" nga Kamenica shfaq komedinë "Ihhh Viza". (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:30)

- Anulohet - Rrjeti CSR Kosova organizon ceremoninë e ndarjes së Çmimeve “Champion of Youth” për kompanitë anëtare që kanë dhënë kontribut konkret në lidhje me rritjen e punësimit dhe punësueshmërisë së të rinjve. (Hotel Sirius, ora 19:45)

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)